Tag: Vlorë

  • Hajduti Palloshi dhe plaçkitësja Balluku në ditët e qametit

    Hajduti Palloshi dhe plaçkitësja Balluku në ditët e qametit

    Palloshi i gjatë është trembur. Ai është zhytur në gropën e mëkateve të korrupsionit të tij qeverisës dhe kërkon në mënyrë të çmendur të shpëtojë pas fijes së kashtës.
    Palloshi kërkon me çdo kusht të shpëtojë veten dhe bandën e tij të hajdutëve duke qëndruar me dhunë në pushtet, në një pushtet që i kanë plasur skandalet, i janë arrestuar banditët dhe ku nuk ka minimumin e moralit qytetar të ikë si një hajdut i rëndomtë që ka grabitur pasurinë e qytetarëve që i besuan.  Palloshi i gjatë në vend të dorëheqjes së tij nga momenti i parë që zëvendës kryeministri, ministri apo kryebashkiaku i tij u kapën duke vjedhur, kërkon me çdo kusht që të mbajë pushtetin për të fshirë provat e krimit të tij, e grabitjes që ka lënë gjurmë gjithandej.
    Palloshi i gjatë është i tronditur se bashkëpunëtorja e tij deklaron hapur para prokurorëve se nuk është ajo grabitësja e parave të shqiptarëve, por ekzekutorja e urdhërave të dhëna nga kryehajduti Pallosh.
    Kryeministri Pallosh ndodhet në një vështirësi  të jashtëzakonshme në momentin që bashkëpunëtorja e tij më e ngushtë është e pandehura e SPAK për grabitjet e qindramilionë eurove dhe po përpiqet me çdo kusht të përdorë pushtetin për të mbyllur skandalin e shekullit. Nëpërmjet fuqive ekzekutive që disponon kërkon me çdo kusht të kthejë në detyrë ortaken e tij në vjedhje, duke e ankimuar në GJK pezullimin e saj nga detyra. Ky hajdut ordiner kërkon me çdo kusht të mbrojë hajdutërinë, duke bërë deklarata amorfe akuzatore ndaj SPAK për shkelje kompetencash me shkarkimin e Ballukut. Këtij hajduti i ka humbur logjika dhe mendja dhe demonstron në çdo moment marrëzinë e një qeveritari hajdut, të papërgjegjshëm, të korruptuar dhe në panik nga trokitja e drejtësisë në portën e tij.
    Palloshi është në terror. Atij po i dridhen këmbët  nga vënia e bashkëhajdutes së tij në bankën e të akuzuarve si një monstër qeveritare, një bandite që komandonte lekët e shqiptarëve ku kishte interesin, ku merrte gjobën, duke nxjerrë jashtë kësaj loje këdo që nuk ishte në preferencat e tyre. Pronat e këtij shteti u kthyen në plaçkë lufte dhe i shërbenin interesave të dy plaçkitësve, Palloshit dhe kryebandites Bela.  Mjafton të lexosh përgjimet për të kuptuar sesi funksionon kjo bandë kriminale, si operon kjo dyshe banditeske me taksat e shqiptarëve, jetën e tyre, bizneset dhe kursimet e tyre.
    Palloshi është bërë barrikadë  përballë drejtësisë për të mbrojtur banditen Bela, duke konfirmuar se po mbron ortaken e tij në të gjitha zullumet që kanë bërë bashkë. Si një njeri i ndërkryer, ai kërkon me çdo kusht të intimidojë drejtësinë për të thyer hallkën e fundit që ka ngelur pa marrë në zotërim nga gjithpushtetshmëria që zotëron aktualisht, pas grabitjes me dhunë të 83 mandateve në zgjedhjet e 11 Majit.
    Pavarësisht dëshpërimit të tij, pozitës së tij mjerane, rolit të tij në ekzekutiv, duket qartë që koha e kësaj qeverisje ka marrë të tatëpjetën. Zullumet kanë mbytur pushtetin dhe babëzia e bandites Belë në bashkëpunim me Palloshin duket se nuk japin shpresë për dalje nga kjo situatë. Buxhetit të shtetit i mungojnë qindramilionë euro, investimet e deklaruara nuk ekzistojnë, shqiptarëve ju janë vjedhur miliarda euro prona dhe banda në fjalë është vënë sot para bankës së akuzuarve, Bela e para në radhë dhe i dyti Palloshi, i cili ka marrë gjykimin absolut nga opinioni publik dhe padyshim e ka të rezervuar një vend pranë bashkëkryetares së bandës së plaçkitësve në të ardhmen e afërt.
    Palloshi i Gjatë kërkon ndihmë te  Robert H. Xheksonit  duke kumtuar citatet e tij si një argument difensor për hallin e tij.
    “Fjalët e tij të kumtuara në mes të shekullit të kaluar, mbeten udhërrëfyese për këdo që beson se drejtësia duhet të jetë e pavarur, por kurrë e papërgjegjshme; e fortë, por kurrë e verbër ndaj kufijve kushtetues”, deklaron Palloshi në një prononcim të tij në mbrojtje të hajdutërisë si grup i strukturuar kriminal.
    Padyshim që Xhekson ka pasur plotësisht të drejtë në fjalën e tij, që drejtësia nuk duhet të jetë e verbër ndaj kufijve kushtetues, por jo në rastin e Palloshit që ka shkelur çdo normë kushtetuese në qeverisjen e vet. Në fakt drejtësia ka qenë e verbër deri më sot. Ka qenë e verbër se nuk ka parë inceneratorët që janë paguar qindramilionë euro dhe nuk janë ndezur njëherë, ka parë tunelin e Llogarasë me  milionë euro vjedhje, ka parë tigrin 1 dhe tigrin 3 të na grabisnin 100 milione euro pa u ndezur njëherë,  ka qenë e verbër me grabitjen e portit mijëvjeçar të portit të Durrësit dhuruar si plaçkë lufte arabëve, ka qenë e verbër se nuk ka parë si grabiten miliona euro me tenderët e energjisë, ka qenë e verbër se nuk ka parë rrugën Tiranë Kashar që janë grabititur miliarda euro, ka qenë e verbër se ka parë koncencionin e aeroportit të Vlorës që i janë falur me kontratë 120 milionë euro Bexhet Pacolit dhe po zihen banda për ti marrë pjesën.
    Nuk flasim për miliarda euro të tjera të buxhetit dhe kredive ndërkombëtare, që i ka përpunuar plaçkitësja Balluku me bekimin e palloshit i cili na akuzon drejtësinë si të verbër, ndërkohë që kjo drejtësi duhet ti kishte hapur sytë shumë vite më parë për të parë sesi i ishin turrur si hijenat dyshja Palloshi plaçkitësja Belë pasurive të shqiptarëve.
     
     
     

  • Përfunduan me makinë në kanal, nisën me urgjencë drejt spitalit të Vlorës dy persona

    Përfunduan me makinë në kanal, nisën me urgjencë drejt spitalit të Vlorës dy persona

    Rreth orës 15:10 ne aksin rrugor Kuç-Vlorë në vendin e quajtur “Gjorm” mjeti tip Volsëagen me drejtues shtetasin Merko Tushi rreth 50 vjeç dhe pasagjer Dorjan Tushi 33 vjeç ka humbur kontrollin dhe ka përfunduare në kanal.
    Dyshohet se për shkak te lagështirës në rrugë, drejtuesi ka humbur kontrollin e mjetit dhe për pasoje ka dalë nga rruga duke përfunduar në kanalin kullues të rrugës.
    Të dy personat u nisën me urgjencë me ambulancë drejt Spitalit Rajonal Vlorë.
     

  • ”Koha për të çliruar Shqipërinë nga grabitësit”, PD kërkon dorëheqjen e Ramës

    ”Koha për të çliruar Shqipërinë nga grabitësit”, PD kërkon dorëheqjen e Ramës

    Kryetari i opozitës, Sali Berisha, në një reagim në rrjetet sociale, deklaroi se “ka ardhur koha për të çliruar Shqipërinë nga grabitësit”, ndërsa Partia Demokratike publikoi një deklaratë zyrtare ku kërkon dorëheqjen e menjëhershme të kryeministrit Edi Rama dhe zv.kryeministres Belinda Balluku.
    Sipas PD-së, takimi 7-orësh i së mërkurës në Kryeministri, i zhvilluar pas vendimit të gjykatës për pezullimin nga detyra të Ballukut, tregon për “përpjekje të maxhorancës për të gjetur rrugëdalje politike” dhe, siç shprehet opozita, për të shmangur përgjegjësitë penale. PD akuzon kryeministrin Rama se po kundërshton shkarkimin e Ballukut, duke bërë “presione dhe manovra juridike”.
    Postimi i plotë i Berishës:
    Koha për të çliruar Shqipërinë nga grabitësit/ PD: Dorëheqje e menjëhershme e Ramës dhe Ballukut dhe gjykim pa kompromis!
    *Deklaratë e Partisë Demokratike të Shqipërisë*
    Takimi 7-orësh i së mërkurës në Kryeministri, menjëherë pas vendimit të Gjykatës për pezullimin nga detyra të zëvendëskryeministres, i cili u shoqërua me akuza dhe presione të ndërsjella mes Ramës dhe Ballukut, nuk ishte asgjë më shumë se një mbledhje tipike mafiozësh për gjetjen e një rrugëdaljeje dhe shpëtimin e Edi Ramës nga ndjekja penale.
    Kundërshtimi i tij për të shkarkuar Belinda Ballukun, duke u fshehur pas spërdredhjeve të jurisprudencës, të cilat në të vërtetë nuk i kupton, nuk është gjë tjetër veçse përçartje për të fshehur një të vërtetë që tashmë është e qartë si drita e diellit: urdhëruesi për vjedhjen e 50 milionë eurove në Tunelin e Llogarasë ka një emër, dhe ai është Edi Rama.
    Ky individ është përgjegjës direkt edhe për vjedhjen me termocentralet e Vlorës Tigri 1 dhe Tigri 3, Unazën e Madhe, koncesionet prej qindra milionë eurosh të rrugëve dhe për çdo akuzë tjetër me të cilën po përballet ekzekutuesi, por jo urdhëruesi.
    Me qëllim zbardhjen e të vërtetës dhe vendosjen e përgjegjësve para drejtësisë, Partia Demokratike kërkon dorëheqjen e Edi Ramës dhe Lubi Ballukut, dhe vënien e tyre para drejtësisë, duke u hequr mundësinë të ndikojnë apo të prishin provat. Kjo duhet t’u hapë rrugën zgjedhjeve të reja, të lira dhe të barabarta.
    Partia Demokratike e akuzon Edi Ramën si njeriun që, me veprimet e tij, po përpiqet të pengojë zbardhjen e të vërtetës për një vepër penale në të cilën është në rolin e organizatorit dhe urdhëruesit.
    Partia Demokratike fton qytetarët t’i bashkohen Foltores qytetaro-parlamentare përballë Kryeministrisë ditën e hënë, më datë 24, për t’i thënë ndal korrupsionit, marrjes peng të vendit dhe për dërgimin para drejtësisë të kusarëve që vodhën zgjedhjet për të vjedhur Shqipërinë.

  • IGJEUM bën paralajmërimin e fortë si pasojë e motit të keq: E shtuna dhe e diela me reshje intensive shiu

    IGJEUM bën paralajmërimin e fortë si pasojë e motit të keq: E shtuna dhe e diela me reshje intensive shiu

    Instituti i Gjeoshkencave ka ndarë një parashikim për kushtet e motit për pasditen e kësaj së shtunë dhe ditën e diel, teksa për këtë fundjavë pritet të vijojnë reshjet intensive të shiut.
    Sipas parashikimit, reshjet do të vazhdojnë të prekin qarqet e vendit, ndërsa pritet erë e fortë dhe ulje temperaturash.
    Reshjet:
    Sot pasdite (e shtunë, datë 22 nëntor) dhe nesër (e diel, datë 23 nëntor) priten reshje mesatare deri lokalisht intensive në qarqet: Shkodër, Lezhë, Durrës, Elbasan, Vlorë dhe Gjirokastër, ndërsa në qarqet: Kukës, Dibër dhe Tiranë priten reshje mesatare. Në qarqet Fier, Berat, Korçë priten reshje të dobëta deri lokalisht mesatare. Në të gjithë territorin, reshjet do të shoqërohen me shtrëngata.
    Temperatura:
    Nesër temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
    Në bregdet: 4 / 11 °C
    Në vendet e ulëta: 9 / 11 °C
    Në vendet malore: 4 / 8 °C
    Era:
    Sot pasdite dhe nesër, era pritet të fryjë mesatare deri e fortë kryesisht në bregdet.

  • Aksident në Gjormë, dy persona të plagosur dërgohen me urgjencë në spital (Emrat)

    Aksident në Gjormë, dy persona të plagosur dërgohen me urgjencë në spital (Emrat)

    Një aksident rrugor u regjistrua këtë të shtunë, më 22 nëntor 2025, rreth orës 15:10, në aksin Kuç–Vlorë, në vendin e quajtur “Gjorm”. Mjeti tip Volkswagen me targa AB173GF, që drejtohej nga Merko Tushi, rreth 50 vjeç, dhe në të cilin udhëtonte si pasagjer Dorjan Tushi, 33 vjeç, doli nga rruga duke përfunduar në kanalin kullues.
    Sipas të dhënave paraprake, dyshohet se humbja e kontrollit të automjetit ka ardhur si pasojë e lagështirës në rrugë. Të dy të plagosurit u transportuan me urgjencë me ambulancë drejt Spitalit Rajonal të Vlorës për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.
    Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

  • Humbën kontrollin e mjetit dhe përfunduan në kanal, nisen me urgjencë drejt spitalit të Vlorës dy persona

    Humbën kontrollin e mjetit dhe përfunduan në kanal, nisen me urgjencë drejt spitalit të Vlorës dy persona

    Rreth orës 15:10 ne aksin rrugor Kuç-Vlore në vendin e quajtur “Gjorm” mjeti tip Volswagen me drejtues shtetasin Merko Tushi rreth 50 vjeç dhe pasagjer Dorjan Tushi 33 vjeç ka humbur kontrollin dhe ka përfunduare në kanal.

    Dyshohet se për shkak te lagështirës ne rruge drejtuesi ka humbur kontrollin e mjetit dhe për pasoje ka dalë nga rruga duke përfunduar ne kanalin kullues te rrugës.
    Te dy personat u nisen me urgjence me ambulance drejtë Spitalit Rajonal Vlore.

    Top Channel

  • ‘Koha për të çliruar Shqipërinë nga grabitësit’/ Berisha: PD kërkon dorëheqjen e Ramës dhe Ballukut dhe gjykim pa kompromis!

    ‘Koha për të çliruar Shqipërinë nga grabitësit’/ Berisha: PD kërkon dorëheqjen e Ramës dhe Ballukut dhe gjykim pa kompromis!

    Kryetari i opozitës, Sali Berisha, në një reagim në rrjetet sociale, deklaroi se “ka ardhur koha për të çliruar Shqipërinë nga grabitësit”, ndërsa Partia Demokratike publikoi një deklaratë zyrtare ku kërkon dorëheqjen e menjëhershme të kryeministrit Edi Rama dhe zv.kryeministres Belinda Balluku.

    Sipas PD-së, takimi 7-orësh i së mërkurës në Kryeministri, i zhvilluar pas vendimit të gjykatës për pezullimin nga detyra të Ballukut, tregon për “përpjekje të maxhorancës për të gjetur rrugëdalje politike” dhe, siç shprehet opozita, për të shmangur përgjegjësitë penale. PD akuzon kryeministrin Rama se po kundërshton shkarkimin e Ballukut, duke bërë “presione dhe manovra juridike”.

    Në deklaratë, PD përsërit akuzat e saj për abuzime financiare në disa projekte publike, përfshirë tunelin e Llogarasë dhe disa koncesione rrugore, duke u shprehur se Rama është “organizatori dhe urdhëruesi” i shkeljeve. Asnjë nga këto pretendime nuk është provuar nga organet e drejtësisë, ndërsa qeveria nuk ka reaguar ende ndaj deklaratës së fundit të opozitës.

    Partia Demokratike kërkon dorëheqjen e Ramës dhe Ballukut “për të shmangur ndikimin e tyre në hetime” dhe thotë se ky hap duhet t’i hapë rrugën “zgjedhjeve të reja, të lira dhe të barabarta”.

    Opozita njofton gjithashtu një “Foltorë qytetaro-parlamentare” të hënën, më 24 të këtij muaji, përpara Kryeministrisë, duke ftuar qytetarët t’i bashkohen protestës kundër korrupsionit dhe, sipas tyre, “marrjes peng të vendit”.

    Postimi i plotë i Berishës:

    Koha për të çliruar Shqipërinë nga grabitësit/ PD: Dorëheqje e menjëhershme e Ramës dhe Ballukut dhe gjykim pa kompromis!

    *Deklaratë e Partisë Demokratike të Shqipërisë*

    Takimi 7-orësh i së mërkurës në Kryeministri, menjëherë pas vendimit të Gjykatës për pezullimin nga detyra të zëvendëskryeministres, i cili u shoqërua me akuza dhe presione të ndërsjella mes Ramës dhe Ballukut, nuk ishte asgjë më shumë se një mbledhje tipike mafiozësh për gjetjen e një rrugëdaljeje dhe shpëtimin e Edi Ramës nga ndjekja penale.

    Kundërshtimi i tij për të shkarkuar Belinda Ballukun, duke u fshehur pas spërdredhjeve të jurisprudencës, të cilat në të vërtetë nuk i kupton, nuk është gjë tjetër veçse përçartje për të fshehur një të vërtetë që tashmë është e qartë si drita e diellit: urdhëruesi për vjedhjen e 50 milionë eurove në Tunelin e Llogarasë ka një emër, dhe ai është Edi Rama.

    Ky individ është përgjegjës direkt edhe për vjedhjen me termocentralet e Vlorës Tigri 1 dhe Tigri 3, Unazën e Madhe, koncesionet prej qindra milionë eurosh të rrugëve dhe për çdo akuzë tjetër me të cilën po përballet ekzekutuesi, por jo urdhëruesi.

    Me qëllim zbardhjen e të vërtetës dhe vendosjen e përgjegjësve para drejtësisë, Partia Demokratike kërkon dorëheqjen e Edi Ramës dhe Lubi Ballukut, dhe vënien e tyre para drejtësisë, duke u hequr mundësinë të ndikojnë apo të prishin provat. Kjo duhet t’u hapë rrugën zgjedhjeve të reja, të lira dhe të barabarta.

    Partia Demokratike e akuzon Edi Ramën si njeriun që, me veprimet e tij, po përpiqet të pengojë zbardhjen e të vërtetës për një vepër penale në të cilën është në rolin e organizatorit dhe urdhëruesit.

    Partia Demokratike fton qytetarët t’i bashkohen Foltores qytetaro-parlamentare përballë Kryeministrisë ditën e hënë, më datë 24, për t’i thënë ndal korrupsionit, marrjes peng të vendit dhe për dërgimin para drejtësisë të kusarëve që vodhën zgjedhjet për të vjedhur Shqipërinë.
     

  • “Mjaft me grabitësit në pushtet”, PD kërkon dorëheqjen e Ramës: Koha për të çliruar Shqipërinë

    “Mjaft me grabitësit në pushtet”, PD kërkon dorëheqjen e Ramës: Koha për të çliruar Shqipërinë

    Partia Demokratike ka kërkuar sot dorëheqjen nga detyra të kryeministrit Edi Rama dhe dërgimin e tij para drejtësisë.
    Përmes një deklaratë, PD shprehet se kjo është koha për çliruar vendin nga politikanët që kanë marrë peng vendin dhe po e grabisin çdo ditë.
    Deklarata e plotë:
    Takimi 7-orësh i së mërkurës në Kryeministri, menjëherë pas vendimit të Gjykatës për pezullimin nga detyra të zëvendëskryeministres, i cili u shoqërua me akuza dhe presione të ndërsjella mes Ramës dhe Ballukut, nuk ishte asgjë më shumë se një mbledhje tipike mafiozësh për gjetjen e një rrugëdaljeje dhe shpëtimin e Edi Ramës nga ndjekja penale.
    Kundërshtimi i tij për të shkarkuar Belinda Ballukun, duke u fshehur pas spërdredhjeve të jurisprudencës, të cilat në të vërtetë nuk i kupton, nuk është gjë tjetër veçse përçartje për të fshehur një të vërtetë që tashmë është e qartë si drita e diellit: urdhëruesi për vjedhjen e 50 milionë eurove në Tunelin e Llogarasë ka një emër, dhe ai është Edi Rama.
    Ky individ është përgjegjës direkt edhe për vjedhjen me termocentralet e Vlorës Tigri 1 dhe Tigri 3, Unazën e Madhe, koncesionet prej qindra milionë eurosh të rrugëve dhe për çdo akuzë tjetër me të cilën po përballet ekzekutuesi, por jo urdhëruesi.
    Me qëllim zbardhjen e të vërtetës dhe vendosjen e përgjegjësve para drejtësisë, Partia Demokratike kërkon dorëheqjen e Edi Ramës dhe Lubi Ballukut, dhe vënien e tyre para drejtësisë, duke u hequr mundësinë të ndikojnë apo të prishin provat. Kjo duhet t’u hapë rrugën zgjedhjeve të reja, të lira dhe të barabarta.
    Partia Demokratike e akuzon Edi Ramën si njeriun që, me veprimet e tij, po përpiqet të pengojë zbardhjen e të vërtetës për një vepër penale në të cilën është në rolin e organizatorit dhe urdhëruesit.
    Partia Demokratike fton qytetarët t’i bashkohen Foltores qytetaro-parlamentare përballë Kryeministrisë ditën e hënë, më datë 24, për t’i thënë ndal korrupsionit, marrjes peng të vendit dhe për dërgimin para drejtësisë të kusarëve që vodhën zgjedhjet për të vjedhur Shqipërinë./

  • Autoritetet: Sot dhe nesër intensitet i lartë reshjesh, mundësi vërshimesh në zonat urbane

    Autoritetet: Sot dhe nesër intensitet i lartë reshjesh, mundësi vërshimesh në zonat urbane

    Instituti i Gjeoshkencave informoi se pasditen e sotme dhe nesër shtrëngatat dhe intensiteti i lartë i reshjeve, për momente rë shkurtra, mund të krijojnë probleme të ndryshme, si dhe vërshime të ujit në zonat urbane, në varësi të sistemit të kanalizimeve në qarqet në qarqet Shkodër, Lezhë, Durrës, Elbasan, Vlorë dhe Gjirokastër.
    Sipas llogaritjeve hidrologjike të IGJEO-s, si rezultat i reshjeve me intensitet të lartë, të rëna gjatë ditëve të kaluara, të cilat do të vazhdojnë deri ditën e dielë, 23 nëntor, do të ketë rritje të prurjeve në lumenjtë e mëdhenj dhe të mesëm Mat, Shkumbin, Seman dhe Vjosa.
    Sot pasdite dhe nesër priten reshje mesatare deri lokalisht intensive në qarkun Shkodër, Lezhë, Durrës, Elbasan, Vlorë dhe Gjirokastër, ndërsa në qarqet Kukës, Dibër dhe Tiranë priten reshje mesatare. Në qarqet Fier, Berat, Korçë priten reshje të dobëta deri lokalisht mesatare. Në të gjithë territorin reshjet do të shoqërohen me shtrëngata (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark).
    Nesër temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:në bregdet: 4 / 11 °C, në vendet e ulëta: 9 / 11 °C dhe në vendet malore: 4 / 8 °C.
    Sot pasdite dhe nesër era pritet të fryjë mesatare deri e fortë kryesisht në bregdet.

  • Aksident I rëndë  në aksin Vlorë–Levan (Detaje)

    Aksident I rëndë në aksin Vlorë–Levan (Detaje)

    Një aksident është shënuar sot në autostradën Vlorë–Levan, ku një automjet ka humbur kontrollin si pasojë e shpejtësisë dhe lagështisë në asfalt.
    Mësohet se përplasja ka shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale.
    Policia konfirmon se nuk ka persona të lënduar.
    Si pasojë e aksidentit, qarkullimi në autostradë është bllokuar përkohësisht, duke krijuar radhë të gjata automjetesh që presin hapjen e kalimit.