Në Ditën e Rinisë, 8 dhjetor, biznesmeni Gjergj Luca ka shpërndarë një video ironizuese përmes së cilës kritikon klasën politike shqiptare dhe premtimet e pambajtura të 35 viteve të fundit. Mesazhin e tij ai e shoqëroi me një deklaratë të prerë:
“35 vjet ëndrra e Demokracisë mbeti e pa tretur në stomakun e shqiptarëve. Edhe sa vjet duhet të presim që kjo ëndërr të bëhet realitet?”
Në video, Luca përdor humor dhe sarkazëm për të komentuar situatën politike, duke përmendur edhe Partinë Demokratike dhe institucionet shtetërore. Duke iu referuar ndryshimeve politike ndër vite, ai shprehet:
“Partisë Demokratike… i ka ardhur fundi. Ky ka qenë parashikimi 2024–25. Tani do ta fshijmë dhe do vijmë tek parashikimi 2026–27.”
Ai ironizon edhe vendimmarrjet parlamentare, duke theksuar:
“A jeni dakord të fillojmë me ligjin e parlamentit? Ligji më i fundit i parlamentit është ky këtu…” dhe i referohet Partisë së Lirisë.
Në një tjetër pjesë të videos, Luca rikthehet tek nostalgjia e viteve ’90, duke i krahasuar shpresat e atëhershme me realitetin e sotëm:
“Kjo është kënga jonë, kënga e viteve ’90… Shqipëria që premton, Shqipëria që po ndryshon.”
Në fund, ai i drejtohet edhe Ilir Demalias (“Syçi”), duke e thirrur me humor:“E ku je o Syç? Kjo është kënga jonë, o Syç…”
Tag: viteve
-

Në Ditën e Rinisë, Gjergj Luca ironizon politikën: 35 vjet, ëndrra e Demokracisë mbeti e patretur në stomakun e…
-

Nga Llogaraja te Qafë Plloça, flet gazetari: Projektet e Ballukut po ekspozojnë modelin e qeverisë
Gazetari Artan Hoxha, i ftuar në News24, tha se pezullimi dhe marrja e pandehjes së Belinda Ballukut është një rast kyç për të kuptuar mënyrën e qeverisjes së vendit gjatë viteve të fundit.
Sipas Hoxhës, Balluku ka qenë një nga personat më të rëndësishëm në qeveri gjatë 6 viteve të fundit, duke administruar buxhete të mëdha dhe duke marrë vendime që shpesh lidhen me projekte infrastrukturore strategjike. Ai theksoi se kryeministri ka krijuar një skemë vendimmarrjeje ku përgjegjësia bie mbi ministrat, ndërsa vetë nuk firmos.
Gazetari përmendi disa raste që lidhen me këtë skemë, përfshirë tenderin e tunelit të Llogarasë, projektet e termocentraleve lundruese, tenderin e Unazës së Madhe, shembjen e rrugës në Qafë Plloçë dhe licencat për parqet fotovoltaike.
“Për TEC-et lundruese Balluku duhet të ishte penalizuar para kësaj, se denoncimi atje është më i hershëm. Për atë thanë që është ambasadorja amerikane, të cilët pasi i mbaroi mandati u punësua te kompania të cilat na i solli. Për tecet ne paguajmë 90 mijë euro në ditë, vetëm qira. Tani u futën te Unaza, dhe ajo e Qafë Plloçës u shemb”, tha ai. -

Elon Musk: Brenda 20 viteve, puna do të jetë vetëm një hobby
Elon Musk ka dhënë një prej deklaratave më tronditëse të viteve të fundit mbi të ardhmen e njerëzimit. Duke folur në Forumin e Investimeve SHBA-Saudite në Uashington, miliarderi i teknologjisë tha se inteligjenca artificiale dhe robotët humanoidë do të transformojnë kaq thellë ekonominë globale, sa brenda 10 deri në 20 viteve puna tradicionale nuk do të jetë më e domosdoshme. Sipas tij, njerëzit do të punojnë vetëm për qejf, ashtu siç luajnë sporte apo lojëra kompjuterike.
Musk u shpreh se përparimi i robotikës dhe AI do të eliminojë varfërinë, duke e kthyer mungesën e mjeteve në një “problem inxhinierik” dhe jo shoqëror. Sipas tij, robotët do të kryejnë shumicën dërrmuese të punëve, ndërsa njeriu do të ketë luksin ta zgjedhë vetë nëse dëshiron të punojë apo jo. Ai e krahasoi të ardhmen me mundësinë për të shkuar në dyqan dhe për të blerë gjithçka që të duhet, ose për t’i rritur vetë perimet në oborr, thjesht sepse të pëlqen procesi.
Në të njëjtën skenë, Musk foli edhe për një partneritet të madh teknologjik: kompania e tij xAI do të bashkëpunojë me Humain, një firmë të mbështetur nga shteti saudit, për të ndërtuar qendrën më të madhe të të dhënave të xAI jashtë SHBA-së. Projekti do të mundësohet nga deri në 500 megavat energji elektrike dhe po zhvillohet në bashkëpunim me Nvidia. Ky është një sinjal i qartë se gara globale për inteligjencën artificiale po bëhet edhe më intensive, me investime që shkojnë shumë përtej industrisë së teknologjisë.
Megjithëse vizioni i Musk është tejet optimist, ai e pranoi se ky ndryshim kërkon kohë, infrastrukture të re dhe riorganizim të të gjithë sistemit shoqëror. Por sipas tij, drejtimi është i pandalshëm: shoqëria do të evoluojë drejt një realiteti ku puna fizike nuk do të jetë më e nevojshme dhe ku koncepti i parasë mund të humbasë gradualisht rëndësinë.
Nëse këto parashikime realizohen, brezat e ardhshëm mund të jetojnë në një botë ku puna nuk është më detyrim, por zgjedhje. Për momentin, mbetet vetëm të shohim sa shpejt do të ecë teknologjia drejt këtij revolucionit të ri. -

Erika Eleniak, nga ikona e Baywatch tek arti i tatuazheve: Pamja e re e aktorës çmend rrjetin
Erika Eleniak, aktorja e njohur që u bë ikonë e viteve ’90 falë rolit si Shauni McLain në serialin e famshëm “Baywatch”, ka surprizuar publikun me transformimin e saj të fundit. Sot, në moshën 56-vjeçare, ajo shfaqet me një pamje krejtësisht të re, larg imazhit biond të plazhit që e bëri të famshme. Trupi i saj tashmë është i mbuluar me tatuazhe, të cilat ajo i konsideron si një formë arti dhe mënyrë për të treguar histori personale.
Eleniak nisi karrierën e saj në Hollywood që e re, duke debutuar në filmin kult të Steven Spielberg, “E.T. The Extra-Terrestrial”, në vitin 1982. Më pas, ajo fitoi vëmendjen e publikut pasi u shfaq si shoqe e Playboy, ndërsa fama e saj arriti kulmin me “Baywatch” midis viteve 1989–1992. Roli i Shaunisë e shndërroi në një prej figurave më të njohura të televizionit të asaj kohe.
Në një intervistë të fundit për podkastin “Still Here Hollywood”, Eleniak zbuloi se pas largimit nga “Baywatch” ka filluar të bëjë tatuazhe, duke nisur këtë pasion në fund të të 20-ave. Sipas saj, çdo shenjë në trup ka një domethënie të veçantë. Ajo përmendi mes të tjerash një tatuazh dedikuar nënës së saj, duke shtuar se ndihet e lirë kur e përdor trupin si një kanavacë që mban historitë e jetës së saj.
Gjatë viteve, aktorja ka luajtur në një sërë filmash e serialesh, përfshirë “Under Siege”, “The Beverly Hillbillies”, “A Pyromaniac’s Love Story” dhe “Bordello Of Blood”, duke ruajtur vazhdimisht një prani të qëndrueshme në botën e argëtimit. -

“Atentati pranë Rinasit, si Palermo e viteve ‘80″/ Gjoni reagon ashpër: Rama u veshi kriminelëve kostumin e biznesmenit
Deputeti i Partisë Demokratike, Gjin Gjoni, ka reaguar në rrjetin e tij social Facebook pas atentatit mafioz të ndodhur sot pranë Aeroportit të Rinasit, ku mbeti i vrarë një personazh i njohur për drejtësinë dhe u plagos rëndë shoferi i tij, agjent i Policisë së Shtetit.
Në reagimin e tij, Gjoni thekson se Edi Rama “u ka veshur kriminelëve kostumin e biznesmenit”, duke i fuqizuar grupet kriminale që sot rrezikojnë jetën e qytetarëve të pafajshëm.
Deputeti demokrat e cilëson këtë atentat si një këmbanë të fortë alarmi për shtetin shqiptar, që, sipas tij, po rrëshqet drejt një realiteti të ngjashëm me Palermon e viteve ’80.
Reagimi i plotë:
Rama u veshi kriminelëve kostumin e biznesmenit, qytetarët në mëshirë të plumbave që derdhin bandat!
Një atentat që e ekspozon Shqipërinë si Palermon e viteve 1980 u shënua sot pranë Aeroportit të Rinasit, në Tiranë, një prej zonave që do të duhej të ishte më e sigurt në Republikën e Shqipërisë.
Një personazh i njohur i drejtësisë mbeti i vrarë, ndërsa shoferi i tij, agjent i Policisë së Shtetit, mbeti i plagosur rëndë.
Breshëritë e plumbave u derdhën në bizneset aty afër dhe rrezikuan jetën e mijëra qytetarëve.
Ky atentat është një këmbanë alarmi për rendin dhe sigurinë, që prej vitesh në Shqipëri janë në mëshirën e grupeve kriminale, të cilat Edi Rama i ka fuqizuar, duke i kthyer në biznesmenë.
Sot në Shqipëri askush nuk ka më garanci për jetën, ndaj qytetarët duhet t’i dalin zot vendit.#GG -

Gjin Gjoni: Atentati në Rinas ekspozon Shqipërinë si Palermon e viteve 1980
Deputeti i Partisë Demokratike, Gjin Gjoni, ka reaguar pas atentatit të ndodhur pranë Aeroportit të Rinasit, ku mbeti i vrarë Gilmando Dani, një personazh i njohur i drejtësisë dhe u plagos rëndë shoferi i tij, agjent i AMP-se.
Në një reagim në facebook Gjoni e cilësoi ngjarjen si një “këmbanë alarmi për rendin dhe sigurinë publike”, duke e krahasuar situatën në vend me Palermon e viteve ’80.
Postimi
Rama u veshi kriminelëve kostumin e biznesmenit, qytetarët në mëshirë të plumbave që derdhin bandat!Një atentat që e ekspozon Shqipërinë si Palermon e viteve 1980 u shënua sot pranë Aeroportit të Rinasit, në Tiranë, një prej zonave që do të duhej të ishte më e sigurt në Republikën e Shqipërisë.Një personazh i njohur i drejtësisë mbeti i vrarë, ndërsa shoferi i tij, agjent i Policisë së Shtetit, mbeti i plagosur rëndë.Breshëritë e plumbave u derdhën në bizneset aty afër dhe rrezikuan jetën e mijëra qytetarëve.Ky atentat është një këmbanë alarmi për rendin dhe sigurinë, që prej vitesh në Shqipëri janë në mëshirën e grupeve kriminale, të cilat Edi Rama i ka fuqizuar, duke i kthyer në biznesmenë.Sot në Shqipëri askush nuk ka më garanci për jetën, ndaj qytetarët duhet t’i dalin zot vendit -

GJKKO liron nga burgu ish-administratorin e “Bankers”Leonidha Çobo
Gjykata e Posaçme ka vendosur këtë të martë lirimin nga burgu të ish-administratorit të kompanisë Bankers Petroleum, Leonidha Çobo. Vendimi u dha nga gjyqtari Erjon Çela, i cili caktoi për të masën e re të sigurisë “arrest në shtëpi”.Reklama në FieriWeb – “Oazi i Pishave”
Që në seancën paraprake, avokati mbrojtës i Çobos ka hedhur poshtë pretendimet e prokurorisë, duke argumentuar se klienti i tij ka punuar për Bankers Petroleum kanadeze, dhe jo për kompaninë kineze që e bleu më vonë. Sipas mbrojtjes, Çobo ka qenë shpesh në “përplasje” me drejtuesit e rinj kinezë, e jo në bashkëpunim me ta. Reklama në FieriWeb – “KETU MUND TE JETË REKLAMA JUAJ”
Avokati deklaroi se periudha e hetuar nga Prokuroria e Fierit, që i referohet viteve 2018 e në vijim, nuk përfshin aktivitetin e Çobos, pasi ai nuk ka pasur më asnjë funksion në kompani që prej vitit 2015. Sipas tij, Çobo ka ushtruar detyrën me korrektësi gjatë viteve 2010-2015, dhe të gjitha raportet financiare të asaj periudhe janë audituar e verifikuar nga AKBN dhe Drejtoria e Tatimeve.Reklama në FieriWeb – “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”
Reklama në FieriWeb – “BREGU CLIMA”
Mbrojtja kujtoi se marrëdhënia kontraktuale midis Bankers dhe shtetit shqiptar është e përcaktuar në Marrëveshjen e Hidrokarbureve të vitit 2004, dhe se për periudhën që ai ka qenë administrator, vendimet e Gjykatës së Arbitrazhit në Paris dhe të gjykatave shqiptare kanë konfirmuar rregullshmërinë e aktivitetit të kompanisë.Reklama në FieriWeb – “COVIM CAFFE”
Sipas avokatit, Çobo është hetuar më parë nga Prokuroria e Fierit gjatë viteve 2020-2021 për të njëjtat akuza – “shpërdorim detyre”, “vjedhje duke shpërdoruar detyrën” dhe “korrupsion në sektorin privat” – hetim i cili është pushuar me kërkesë të vetë prokurorisë, dhe vendimi është lënë në fuqi nga të gjitha shkallët e gjyqësorit, përfshirë edhe Gjykatën e Lartë.
-

Pse po ikin shqiptarët nga vendi?
Nga Dom Gjergj Meta
Ishte krejt e kuptueshme se me rënien e komunizmit, regjimit që e izoloi Shqipërinë për 45 vite me radhë, një pjesë e mirë e shqiptarëve, sidomos e të rinjve, do të largoheshin nga Shqipëria.
Dëshira për liri dhe afërsia gjeografike e Evropës (nëpërmjet Italisë) në krahasim me vendet e tjera komuniste, e lehtësonte mërgimin e shqiptarëve drejt saj, duke bërë që Evropa të shndërrohej në destinacionin e natyrshëm të shqiptarëve.
Ajo që ndodhi në atë moment fillestar ishte gati e vetvetishme. Po ashtu, edhe ikjet me gomone në vitet 1990 e pothuajse deri në fillim të viteve 2000, janë deri diku të kuptueshme si përzgjatje e eksodit të vitit ‘90-‘91.
Kurse ajo që ngjau më vonë, veçanërisht këto vitet e fundit, kur mendohej se Shqipëria po shkonte drejt një stabiliteti shoqëror, duhet të na nxisë të bëjmë ndonjë reflektim pak më të thellë.
Është fjala për rinisjen e largimeve nga Shqipëria, sidomos të të rinjve dhe të familjeve. Në sa pak mundësi ofrojnë këto rreshta, që me siguri kanë nevojë për një shtjellim më të thellë, si dhe për referenca statistikore apo edhe studimore, po mundohem të nxjerr në pah disa arsye pse kjo hemorragji vazhdon edhe sot e kësaj dite.
Mendoj se kërkimi i shkaqeve të kësaj ikjeje është më i ndërlikuar se sa thjesht kërkimi i fajtorëve, të cilët rëndom duam t’i gjejmë në ndërrimet e pushteteve.
Më së pari, më vjen ndër mend kjo shprehje: “Lost in transition”, dhe do ta nisja këtë argumentim pikërisht me të, meqenëse përmbledh ç’ka sollën këto vite tranzicioni, të cilat duket se nuk i përmbushën ëndrrat e thurura në fillim të viteve ‘90.
Brezi i të rriturve nuk arriti ta përcillte tek të rinjtë entuziazmin dhe pasionin për ndërtimin e një shoqërie të jetueshme për të gjithë: demokratike dhe të zhvilluar.
Shumë prej tyre u zhgënjyen dhe u strukën disi në atë gjendje, kështu nuk mundën të përçonin tek më të rinjtë ndjenjat e shpresës.
Ata nuk ia dolën, kësisoj u shkurajuan dhe herë me fjalë e herë me heshtje, iu lanë të rinjve porosinë: “Ky vend nuk bëhet. Ikni!”
As prindërit, as mësuesit e profesorët e as politikanët, nuk arritën të ngjallnin shpresë. Pak a shumë të gjithë ne dështuam që t’ju trashëgonim brezave pasardhës frymëzim e besim. U borrëm në tranzicion… Së dyti, përkundër mëtimeve revolucionare marksiste, nuk është përplasja apo dialektika midis të pasurve dhe të varfërve ajo që e çon përpara shoqërinë.
Zhvillimet e saj, përgjithësisht i sjellin shtresat e mesme: artistët, arsimtarët, punëtorët e administratës, njerëzit e shkencës, gazetarët, etj. Por kjo shtresë u la në limitet e mbijetesës ose u përdor ekonomikisht a politiksht, duke ua bërë të pamundur prurjen e diçkaje rrënjësisht të re, diçkaje që do të çonte drejt një ndërrimi domethënës nëpërmjet kulturës, shkencës dhe arsimit, të cilat janë nxitëset kryesore të ndryshimeve.
Prandaj, të rinjtë kërkuan universitete, auditore dhe skena të tjera, jashtë vendit, për ta afirmuar vetveten.
Së treti, rregullat e tregut. Në ditët e sotme, fatkeqësisht, edhe arsimi e shkenca janë të orientuara nga logjikat e punësimit dhe të fitimit.
Largimet e këtyre viteve nuk janë më vetëm thjesht çlirim nga zgjedha e diktaturës, por janë të diktuara dhe të cytura nga rregullat e tregut të punës ose/edhe të fitimit.
Një shoqëri, e cila përditë e më shumë ka si model njeriun e fortë dhe të pasur, sigurisht që do të ndjekë rregullat e tregut, edhe kur këto rregulla janë më shumë instinkte xhungle se sa lojë e ndershme ekonomike.
Ekonomia informale, pasurimi nëpërmjet trafiqeve, kriminalitetit apo korrupsionit, nxiti shumë të rinj që të kërkojnë rrugët e pasurimit të shpejtë, t’i ëndërrojnë ato dhe të mundohen t’i ndjekin.
Ja pse sot vende si Spanja, Hollanda dhe Anglia kanë probleme me kriminalitetin me origjinë shqiptare.
Po ashtu, plakja dhe denataliteti i shumë vendeve perëndimore, krijoi tregje pune me rroga të mira, të cilat akoma joshin shumë njerëz edhe kur ata kanë një punë të mirë këtu në Shqipëri.
Së fundmi, dhe me këtë do ta mbyll arsyetimin tim, shoqëria shqiptare nuk ia ka dalë të jetë një shoqëri e rritur (adulte), dhe si e tillë, ajo ende nuk është shkëputur tërësisht, domethënë, nuk është emancipuar nga e kaluara e saj.
Një nga gjërat prej të cilave shoqëria jonë duhet të shqitet menjëherë është koncepti i partisë – shtet dhe delegimi te ky koncept i zgjidhjes së problemeve që kanë të bëjnë me të mirën publike dhe me jetën e familjeve apo të individëve.
Kjo është një nga pasojat më të rënda të regjimit komunist, sa i përket demokracisë së vendit tonë, e cila gjithashtu nuk është një demokraci e rritur.
Në këto kushte të mosrritjes së shoqërisë dhe të demokracisë, shumë njerëz kërkojnë hapësira të tjera për ta gjetur vetveten dhe për t’u rritur.
Me siguri, edhe nga kjo pikëpamje, shoqëritë perëndimore ofrojnë më tepër se sa shoqëria shqiptare.
ObserverKult
Lexo edhe:
RRËFIMI I BARDHYL LONDOS PËR LETËRSINË EDHE POLITIKANËT QË VRASIN ËNDRRAT E SHQIPTARËVE ÇDO DITË
Vëllimi poetik “Prilli i hidhur” e pati rikthyer muaj më parë autorin (tashmë të ndjerë) pranë lexuesit me disa cikle poetike. Nuk munguan në të vargjet për Skënderbeun, aktualitetin e trishtë shqiptar në këto 30 vite tranzicion, por edhe për pandeminë Covid 19.
Në një rrëfim për “ReportTV” poeti Bardhyl Londo pati treguar zymtësinë, në të cilën po jetojnë shqiptarët për shkak të mungesës së vizionit të politikanëve, nënvlerësimin e kulturës, por edhe përpjekjet që bëri si kryetar i ish-Lidhjes së Shkrimtarëve në fillim të viteve ’90 për një organizëm, që ishte krijuar për një sistem tjetër, siç ishte regjimi socialist.
Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:
ObserverKult
-

Kur u shpikën syzet?
Nëse nuk marrim parasysh legjendat që ia atribuojnë meritën kinezëve apo indianëve, syzet me siguri janë shpikur në Venecia gjatë viteve 1200, shkruan revista shkencore italiane focus.it.
Në manastirin e Santa Katerinas në Pizë thuhet se frati domenikan Alesandro dela Spina (vdiq më 1313) “ribëri dhe bëri të njohur shpikjen e syzeve, të cilat dikush tjetër i kishte krijuar fillimisht, por nuk donte t’i përhapte të përdoreshin në masë”.
Që nga fundi i viteve 1200, në disa kapituj të arteve veneciane përmenden syzet (“roidi da ogli”) si objekte që ishin prodhuar prej disa kohësh nga artizanët e qelqit Murano.
Një nga paraqitjet e para piktoreske të syzeve (riprodhuar në foto) shfaqet në portretin e kardinalit Hugh, tek afresket e 1352 të piktorit Tomaso da Modena, në seminarin e Trevizos.
-

“Samiti” i turizmit, bien polakët, italianët në vend numëro, rriten gjermanët dhe francezët
Shqipëria turistike duket se nuk po gjen qëndrueshmëri në tregjet që e preferojnë. Teksa viteve të fundit ishin polakët dhe italianët ata që po bëheshin ambasadorët më të mëdhenj të destinacionit duket se këtë vit këto janë grupet më të lëkundura.Të dhënat zyrtare të Institutit të Statistikave për shtetet nga kanë ardhur vizitorët e huaj tregojnë se për 9 mujorin ka një rënie të numrit të polakëve në raport me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Kjo tkurrje ishte me 9.2 për qind çka përkon me rreth 27 mijë polakë më pak në Shqipëri krahasuar me vitin e shkuar. Kjo rënie i atribuohet kryesisht polakëve që kanë ardhur individualisht viteve të fundit, jo në formë të organizuar dhe ku kontributin kryesor e ka dhënë rritja e çmimeve.Italia nga ana tjetër, një nga tregjet me rritjen më të shpejtë viteve të fundit duke kryesuar në disa raste vizitorët e huaj sidomos gjatë verës duket se nuk po preferon më Shqipërinë. Rritja si 9 mujor ishte thuajse inekzistente as 1 për qind. Gjatë verës numri ishte në ulje dhe njëjtë ka ndodhur edhe në shtator kur kemi 2.7 për qind më pak vizitorë se shtatori 2024.Kosova ka shënuar rritje këtë vit me të paktën 2.3 për qind më shumë vizitorë në 9 mujor krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2024.Spanja është një tjetër treg që po tregonte shenja rritjeje viteve të fundit me një grup të konsiderueshëm turistësh të organizuar por ky trend është përmbysur këtë vit dhe vizitorët spanjollë ishin në tkurrje 4.77 për qind në janar-shtator 2025 krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.Grupet në rritjePor ashtu siç janë grupet që kanë ardhur në rënie duket se nuk po mungojnë as ato që po e shohin gjithmonë e më shumë Shqipërinë si një destinacion për eksplorim.Gjermanët kanë treguar këtë vit një rritje të qëndrueshme që për 9 mujorin ishte 22.1 për qind në raport me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Në këtë periudhë hynë në vendin tonë të paktën 372 mijë vizitorë.Ndërkohë në rritje ka qenë edhe Franca, të cilët vijnë vitin e ardhshëm për herë të parë edhe me kontrata garancie në zonën e Golemit. Sipas INSTAT francezët u rritën me më shumë se 39 për qind duke kapur shifrën rreth 259 mijë vizitorë deri në fund të shtatorit. Vetëm në këtë muaj ishin të paktën 32 mijë hyrje të regjistruara. Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.