Can Yaman është përsëri beqar. Lidhja e tij me Sara Bluma, një artiste dhe DJ me origjinë algjeriane, duket se ka marrë fund. Pas javësh heshtjeje në rrjetet sociale dhe mungesës së ndonjë fotoje së bashku, fansat filluan të dyshonin për një ndarje. Këtë e konfirmoi revista javore “Diva e Donna”, e cila foli hapur për një ndarje përfundimtare.
“Tani po kërkoj dashurinë e vërtetë”, thuhet se rrëfeu aktori, duke sugjeruar një periudhë reflektimi personal dhe kërkimi të vetes.
Një detaj pas tjetrit ka nxitur thashethemet për fundin e marrëdhënies së tyre. Can dhe Sara nuk e ndjekin më njëri-tjetrin në Instagram, dhe në një moment ajo madje mbylli edhe llogarinë e saj. Shfaqja e tyre e fundit së bashku thuhet se ishte në fund të tetorit, gjatë një qëndrimi në Tenerife. Që atëherë, nuk janë ndarë asnjë foto të çiftit, asnjë dedikim publik. Vetëm heshtje dhe postime individuale që sugjerojnë një ndryshim, ndoshta të përhershëm.
Marrëdhënia midis Can Yaman dhe Sara Bluma u bë zyrtare korrikun e kaluar, kur të dy u shfaqën të buzëqeshur dhe të afërt në një event publik. Fotot, të shpërndara edhe në rrjetet sociale, menjëherë i bënë për vete fansat, të cilët panë në marrëdhënie një kapitull të ri qetësie për aktorin turk. Mes deklaratave të përzemërta dhe gjesteve të vogla të përbashkëta, dukej si një dashuri gati të zgjaste.
Can gjithmonë e ka mbajtur jetën e tij private, duke u përpjekur t’i mbajë marrëdhëniet e tij larg vëmendjes. Megjithatë, me Sara ai kishte zgjedhur një ekuilibër të ndryshëm, të përbërë nga pak momente publike, por autentike, të cilat zbuluan një anë më të butë dhe spontane të tij. Prandaj, fundi i papritur i marrëdhënies e habiti publikun, i cili tani pret një deklaratë zyrtare nga palët e përfshira.
Tag: vërtetë
-

Can Yaman ndahet nga e dashura: Tani po kërkoj dashurinë e vërtetë
-

“Rama ka thënë se PS është një bordello”/ Berisha: Bordello e vërtetë është në SPAK…
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, duke cituar një nga deklaratat e Kryeministrit Edi Rama se PS është një bordello, u tha socialistëve që të shkojnë në SPAK dhe të shohin dokumentet dhe më pas të vërtetojnë bordellon e vërtetë. Nga foltorja, Berisha tha se një term të tillë nuk e ka përdorur kurrë për to, pasi nuk ka atë koncept për socialistët, por vetë Rama e ka thënë.
“Tani do u them një gjë unë ju. Unë kam thënë shumë gjëra për ju, nuk e mohoj. Por nuk kam thënë kurrë atë që ka thënë Edi Rama. Ai, dhe jo unë, ka thënë që PS është një bordello. Unë nuk e kam thënë kurrë dhe nuk e kam atë koncept për socialistët. Po për të parë se kush është bordello e vërtetë, shkoni te Skapi i partisë dhe shihni dokumentet. Atje do mësoni se kush është bordello e vërtetë. Kaq kisha!” tha Berisha.
-

“Rama ka thënë se PS është një bordello”/ Berisha: Nëse doni të shihni bordellon e vërtetë, shkoni në
Kreu i PD-së, Sali Berisha gjatë fjalës së tij në Kuvend është shprehur se kryeministri Edi Rama e ka quajtur Partinë Socialiste “bordello”.
“Ai dhe jo unë, ka thënë që PS është një bordello”, iu drejtua Berisha socialistëve, duke theksuar se “Unë për ju kam thënë shumë gjëra, nuk e mohoj, por nuk ka thënë kurrë atë që ka thënë Edi Rama”.
Por, kryedemokrati i ftoi socialistët të shkojnë në SPAK, të shohin dokumentet dhe sipas tij, të mësojnë se kush është bordello.
“Tani do u them një gjë unë ju. Unë kam thënë shumë gjëra për ju, nuk e mohoj. Por nuk kam thënë kurrë atë që ka thënë Edi Rama. Ai, dhe jo unë, ka thënë që PS është një bordello. Unë nuk e kam thënë kurrë dhe nuk e kam atë koncept për socialistët. Po për të parë se kush është bordello e vërtetë, shkoni te Skapi i partisë dhe shihni dokumentet. Atje do mësoni se kush është bordello e vërtetë. Kaq kisha!”, u shpreh Berisha.
-

Punimet e COSAC, Vokshi: Shqipëria të ecë drejt standardeve evropiane, jo përmes atyre të dyfishta
Deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi, ka marrë pjesë në punimet e plenarit të 74 të Konferencës së Komisioneve Parlamentare për Çështjet e Bashkimit Europian (COSAC) të mbajtur në Kopehagen në 30 nëntor 2025, ku ka mbajtur një fjalë mbi rrugën europiane të Shqipërisë dhe rëndësinë e standardeve demokratike në procesin e integrimit.
Në këtë takim ishin të pranishëm të gjithë kryetarët e Komisioneve Parlamentare për Çështjet e Bashkimit Europian dhe qindra parlamentarë.
Në fjalën e saj, deputetja e PD, Albana Vokshi u shpreh se aspirata e Shqipërisë është të bëhet një vend i krahasueshëm me Danimarkën, e cila konsiderohet model i shtetit të së drejtës dhe i mungesës së korrupsionit. Ajo theksoi se ‘rruga drejt Danimarkës’, simbolizon përpjekjen për çrrënjosjen e korrupsionit dhe vendosjen e një demokracie funksionale.
Duke folur para përfaqësuesve të parlamenteve kombëtare të vendeve të BE-së dhe eurodeputetëve, Vokshi nënvizoi se Evropa nuk mund të jetë e plotë dhe e sigurt pa Ballkanin Perëndimor, por theksoi se kontributi i rajonit në BE është i mundur vetëm nëse vendet qeverisen nga ligji dhe standardet demokratike.
Vokshi u bëri thirrje institucioneve europiane të vijojnë mbështetjen për reformat që garantojnë sundimin e ligjit, pavarësinë e drejtësisë, lirinë e medias dhe integritetin zgjedhor, duke theksuar se procesi i anëtarësimit duhet të jetë i bazuar në meritë dhe progres të matshëm sipas kritereve të Kopenhagës.
‘Vetëm duke garantuar drejtësi të vërtetë, zgjedhje konkurruese, institucione funksionale dhe respektimin e të drejtave themelore, një vend mund të jetë kontributor i denjë në Bashkimin Europian,’ u shpreh deputetja Albana Vokshi, duke shtuar se Shqipëria mund t’i arrijë këto standarde me mbështetjen e partnerëve europianë.
Fjala e deputetes së PD, Albana Vokshi:
Faleminderit zonja Kryetare,
Sot jam shumë e kënaqur që flas, si pjesë e delegacionit shqiptar, mbi aspiratën tonë për t’u bërë një vend si Danimarka. Në ekonominë politike, Danimarka përshkruhet si shteti ideal i mungesës së korrupsionit, dhe përpjekjet për të çrrënjosur korrupsionin përshkruhen metaforikisht si ‘rruga drejt Danimarkës, për t’u bërë si Danimarka’.
Ardhur nga Shqipëria, besoj se Evropa nuk do të jetë e plotë dhe e sigurt pa Ballkanin Perëndimor. Por vendet e Ballkanit Perëndimor mund ta forcojnë BE-në dhe ta bëjnë atë më të sigurt vetëm nëse qeverisen nga ligji dhe nga standardet demokratike.
Jam e bindur se procesi i zgjerimit duhet të ndjekë një standard të vetëm për të gjithë, dhe jo standarde të dyfishta. Vullneti politik dhe konsideratat gjeopolitike nuk mjaftojnë. Një vend:
që nuk ka zgjedhje të lira dhe të ndershme,
që ka korrupsion endemik,
që ka gjyqësor të kompromentuar dhe të politizuar,
ku parlamenti është jofunksional dhe mungojnë mekanizmat e kontrollit dhe balancës,
ku pushteti është i përqendruar në një dorë,
e ka të vështirë të bëjë përparim real e të vërtetë.
Ndaj, ju bëj thirrje për vijimin e mbështetjes tuaj për reforma që garantojnë sundimin e ligjit, pavarësinë e drejtësisë, lirinë e medias dhe integritetin zgjedhor, në përputhje me një proces anëtarësimi të bazuar në meritë dhe me progres demokratik të matshëm në respektim të kritereve të Kopenhagës.
Vetëm duke garantuar drejtësi të vërtetë, zgjedhje konkurruese, institucione funksionale dhe respektim të të drejtave themelore, një vend mund të bëhet një kontributor i vërtetë në BE.
Jam e bindur se ne mund t’i arrijmë këto standard, dhe me mbështetjen tuaj, ne do t’ia dalim!
Faleminderit.
-

Del kundër Berishës ish-deputeti i PD dhe shoku i Zenit: Foltoret nuk kanë më kuptim, po hallakat demokratët! Na quajtën tradhtarë në 2017..
Ish-deputeti demokrat Keltis Kruja ka reaguar së fundmi në rrjetet sociale, ku ka kritikuar “foltoren” e PD.
Ai shprehet se foltoret nuk kanë më kuptim, sepse “e mbyti energjinë që çliroi, ditën kur vendosi që qëllimet politike janë më të rëndësishme se emocionet dhe idetë politike që i krijojnë ato.”
“Tani sinqerisht me këto foltore na hallakatët fare. Nuk kam asgjë me askënd që do të bëjë takime me demokratët, apo aq më tepër me demokratët që duan të dëgjojnë këdo që ka teza për të diskutuar për situatën ku ndodhet PD.
Unë vetë kam qenë pjesë dhe kam organizuar takime në vitin 2017, kur morëm rezultatin më të ulët në historinë e zgjedhjeve, për të diskutuar me demokratët se çfarë po ndodhte me PD. Atëbotë u quajtëm tradhtarë e të shitur, nga pothuajse të gjithë, se kundërshtonim Lulin, pastaj një palë zgjedhje më vonë, i shitur ishte Luli.
Por nuk është ky thelbi. Ne duhet të mësohemi të jemi koherentë. Dhe duhet të mësohemi që nëse kemi të vërteta për të thënë, t’i themi. Pa bërë llogari. Ajo që është e vërtetë, është e vërtetë, dhe thuhet me gjithë koston që mbart me vete. Ky është një nga problemet më të mëdha që ka sot PD. Raporti me të vërtetat e veta.
Dhe raporti i vërtetë që duhet të ketë me demokratët. Dhe kjo është arsyeja pse foltoret nuk kanë më kuptim. Sepse foltorja (ajo e vetmja dhe e vërteta) e mbyti energjinë që çliroi, ditën kur vendosi që qëllimet politike janë më të rëndësishme se emocionet dhe idetë politike që i krijojnë ato…”, shkruan Kruja në postim -

Skenë e vërtetë festive/ Të rinjtë nga Kosova e Shqipëria, ia marrin valles në kufirin e përbashkët
Kufiri i përbashkët Shqipëri–Kosovë është kthyer sot në një skenë të vërtetë festive me rastin e 113-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë. Grupe valltarësh nga Kosova dhe Shqipëria kanë kërcyer vallen e Kukësit, duke treguar se zemra e shqiptarësisë rreh njësoj, kuq e zi, pikërisht aty ku bashkohen të dy vendet.
Si çdo vit, festa e 28 Nëntorit Dita e Pavarësisë së Shqipërisë dhe ajo e 17 Shkurtit Dita e Pavarësisë së Kosovës kthehen në momente uniteti, gëzimi dhe krenarie kombëtare, të dukshme edhe në këtë kufi që sot nuk ndan, por bashkon. -

“Humba një mik të vërtetë”, këngëtari i tronditur për ndarjen nga jeta të Shpat Kasapit: Hyra dhe lexova mesazhet e fundit me të
Këngëtari Shpat Kasapi ka humbur jetën në moshën 40-vjeçare mëngjesin e kësaj të mërkure. Artisti ka ndërruar jetë si pasojë e një arresti kardiak.
Miku i tij i ngushtë, këngëtari Blero, në një lidhje të drejtpërdrejtë në studion e Living Day me moderatoren Brunilda Lahe ka ndarë kujtimet më të bukura me artistin.Lexo edhe :
Ai gjithashtu tha se kur mori vesh lajmin e trishtë, ndodhej në Londër. Blero e përshkroi Shpatin si një artist shembullor, njeri pozitiv dhe mik të vërtetë, i cili ka lënë gjurmë të pashlyeshme në jetën e tij dhe të gjithë estradës shqiptare.Këngëtari deklaroi se hyri menjëherë për të lexuar mesazhet e fundit me mikun e tij të ndjerë.
Pjesë nga intervista:
Lahe: Si e mësuat lajmin?
Blero: Gjendem në Londër për momentin. Në mëngjes sot kur më telefonoi vëllai im, Burimi, ma dha lajmin. Ishte një ndër lajmet më të këqija që kam dëgjuar së fundmi, edhe më trishtuese. Nuk di, s’po mundem ta besoj ende. Emocionalisht jam shumë keq.
Lahe: Me Shpatin kishit një komunikim të vazhdueshëm. Cila ishte hera e fundit që u takuat me të?
Blero: Që jam takuar me Shpatin kanë ndoshta dy muaj, ama që kam folur, ka diku 10 ditë, dy javë ndoshta. U futa në WhatsApp dhe i shikoja fjalët e fundit me të, dhe ishte pak emocionuese sepse e kam pasur shumë mik.
Lahe: Cilat janë kujtimet më të bukura që ke me Shpat Kasapin?
Blero: Shpati ka qenë një djalë shembullor, një mik, një shok. Ka qenë një djalë me të cilin ke biseduar diçka dhe aty ka vdekur ai muhabet, nëse ka qenë i tillë. Unë e kam pasur shumë mik dhe unë kur t’i them këto e kam me të vërtetë, sepse kam pasur mik shumë të afërt, edhe kolegë. Fatmirësisht më ka rënë të punoj me Shpatin, sidomos një ndër këngët që i kemi bashkë quhet “Falma”, që ka qenë një këngë shumë e bukur dhe vazhdon të jetë, po më duket. Çfarë të them përveç fjalëve të bukura.
Lahe: Ai me sa duket ka pasur marrëdhënie shumë të mira me të gjithë estradën, me të gjithë artistët, me të gjithë këngëtarët. Nuk është gjë e rrallë kjo për një artist, që ta duan të gjithë njëlloj?
Blero: Absolutisht. Për Shpatin nuk mund të gjesh dikë që mund të thotë diçka tjetër përveç fjalësh të bukura. Edhe energji pozitive, një edukatë e jashtëzakonshme familjare. Një shembull i mirë si shok, si mik. Kurrë nuk ka ditur të të thotë ndonjë fjalë, të të ofendojë, apo ndonjë fjalë të keqe. Unë do ta kujtoj me energjinë më të mirë dhe pozitive të mundshme, sepse ka qenë vërtet i tillë. Po ta pyesësh krejt estradën, të gjithë thonë që Shpati ka qenë shembullor.
Lahe: Kjo u ndje menjëherë nga reagimet e të gjithë artistëve, nga fjalët e zemrës që kishin thënë për të. Çfarë do t’i kujtosh gjithmonë si pikën e tij më të fortë?
Blero: Si pikën e tij më të fortë mund të të them që Shpati ka qenë gjithmonë inkurajues. Çfarëdo lloj situate, Shpati ka qenë pozitiv. Edhe nëse vetë ka qenë keq, ai ka ditur të të japë motiv, fjalë të mira, këshilla të mira. Thjesht, një djalë shembullor, një mik i vërtetë që do më mungojë jashtëzakonisht shumë.
Lahe: A ka pasur shqetësime shëndetësore Shpat Kasapi?
Blero: Unë absolutisht nuk e di që ka pasur.
Lahe: Nuk keni pasur dijeni që të ketë pasur shqetësime?
Blero: Edhe sigurisht që nuk duhet të futemi në këtë pjesën çfarë ndodhi, por siç kemi marrë lajme tashmë edhe zyrtare, ka pasur një arrest kardiak. Sido që të jetë, pak rëndësi ka kjo. Me rëndësi është që ne të gjithë të lutemi për Shpatin dhe familjen e Shpatit, dhe ta kemi mendjen te familja e tyre, sidomos tek bashkëshortja e Shpatit, te djali i tij, dhe te nëna dhe familja e tij. Për të ka shumë fjalë për të thënë. Vetëm që u prehtë në paqe dhe ngushëllimet më të sinqerta familjes.
/vizionplus.tv -

Von der Leyen: Moska nuk ka qëllim të vërtetë për t’u angazhuar për bisedimet e paqes
Kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, e ka përshkruar situatën rreth luftës në Ukrainë si “të paqëndrueshme” dhe “të rrezikshme” dhe e ka akuzuar Rusinë se nuk ka “qëllim të vërtetë” për t’u angazhuar në bisedime paqeje.
Deklarata e saj erdhi pak para se zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, të thoshte se ishte “e parakohshme” të flitej për arritjen e një marrëveshjeje paqeje.
Von der Leyen tha se Ukrainës do t’i duheshin garanci të forta sigurie të afta për të penguar çdo sulm të mëtejshëm, duke argumentuar se Rusia ende mbante një mentalitet pas Luftës së Dytë Botërore dhe e shihte kontinentin evropian si një “sferë ndikimi”.Ajo po i drejtohej Parlamentit Europian në Strasburg, ndërsa SHBA-të shtuan përpjekjet për të ndërmjetësuar një marrëveshje midis Kievit dhe Moskës.
Bisedimet e kësaj jave në Gjenevë dhe më pas në Abu Dhabi kanë rezultuar në rënien dakord të Ukrainës për “thelbin” e një marrëveshjeje paqeje, pasi u bënë ndryshime në një plan fillestar prej 28 pikash, i kritikuar gjerësisht si shumë i anuar nga Rusia. -

“Situata ishte vërtetë e çuditshme”, Topi rrëfen se si ia rrethoi Berisha banesën pas 21 Janarit
Ish-presidenti Bamir Topi, i ftuar në emisonin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, duke folur për zhvillimet që pasuan ngjarjen e rëndë të 21 janarit 2011, u ndal te rrethimi i banesës së tij te “Kodra e Priftit” nga forcat e sigurisë. Ai u shpreh se ndryshe ga më parë, u shtuan rojet, por edhe kontrollet dhe shënimi i gjithçkaje që hynte apo dilte nga rezidenca familjare e tij
Biseda
Ylli Rakipi: Keni deklaruar se Berisha ju rrethoi banesën. Çfarë ndodhi konkretisht?
Bamir Topi: Njeriu e ka shumë të thjeshtë një ndryshim që ndodh. Njeriu kur ka vite që është president sa njerëz shërbejnë, si shërbejnë. Aty filloi një ndryshim drastik. Unë kam banuar gjithmonë në banesën time private, jo në rezidencën shtetërore. Fatmirësisht deri më sot, nuk kam vuajtur nga ndonjë dozë paranoje, por po ju jap një situatë reale. Situata reale ishte vërtetë e çuditshme: një rritje e numrit që shërbenin aty dhe mënyra e sjelljes, me kontrolle, shënimi i gjithçkaje, gjëra që nuk kishin ndodhur më parë, me një diferencë në mënyrën e sjelljes së tyre.
Ylli Rakipi: Po bënin sikur të ruanin ty më shumë se ç’duhej?
Bamir Topi: Unë personalisht nuk e kisha problem se isha natyrë sportive, por krijuan një klimë të panevojshme.
Ylli Rakipi: Sa kohë qëndroi rrethimi i shtëpisë?
Bamir Topi: Nuk mund ta them ekzaktësisht, por vazhdoi, por për mua nuk kishte problem. Jashtë mureve të shtëpisë ishin. -

Fundi i vitit 2025/ Ja 3 shenjat e horoskopit që do të gjejnë dashurinë e vërtetë
Për disa shenja të horoskopit, fundi i vitit 2025 i rezervon surpriza të mëdha në planin sentimental.
Pas periudhave të vështira, dilemave dhe pritjeve të gjata, dashuria e vërtetë është gati të trokasë në derë. Yjet paralajmërojnë se tre shenja do të përjetojnë një romancë të fuqishme, të qëndrueshme dhe krejt ndryshe nga gjithçka që kanë provuar më parë.Më poshtë janë shenjat që do të jetojnë historinë më të bukur të dashurisë së jetës së tyre.
ShigjetariPër shigjetarin, kapitulli i ri në dashuri është më afër se kurrë. Pas një periudhe të gjatë kërkimi dhe luftimesh të brendshme, më në fund po hapet një mundësi e ndritur. Një person i lidhur me jetën profesionale do të luajë rol kyç në këtë ndryshim pozitiv, duke ndikuar në nisjen e një romance të re. Emocionet do t’ju pushtojnë, dëshira për aventurë do të rritet dhe do të ndiheni gati të përjetoni një lidhje të sinqertë, të lirë dhe plot pasion.
BinjakëtPër binjakët, fundi i vitit sjell një “shpërthim” të vërtetë emocionesh. Dhjetori do të jetë muaji më i fortë në aspektin e ndjenjave. Universi ju fton të hapni derën për romancën dhe të lini mënjanë mendimet e tepërta që shpesh ju pengojnë të shijoni momentin. Mos e komplikoni dashurinë, kur ajo shfaqet, thjesht ecni përpara. Dorë për dore, pa analiza të lodhshme. Relaksohuni dhe lëreni rrjedhën t’ju çojë drejt një lidhjeje të bukur.
DemiEdhe pse demi është lodhur së luftuari në jetën sentimentale, kthesa e madhe po vjen.Është koha të lini pas njohjet e gabuara dhe të zgjoni energjinë tuaj të brendshme. Hapni rrethin shoqëror, takoni njerëz të rinj dhe mos hezitoni të dilni nga rutina. Sharmi dhe karizma juaj do të jenë më të forta se kurrë. Argëtimi, udhëtimet dhe eksperiencat e reja do t’ju çojnë drejt dikujt që më në fund do të dijë t’ju dashurojë siç meritoni.