Tag: vazhdojnë

  • Haga refuzon lirimin e Thaçit, do të qëndrojë në paraburgim: Ka rrezik të arratiset

    Haga refuzon lirimin e Thaçit, do të qëndrojë në paraburgim: Ka rrezik të arratiset

    Gjykata Speciale në Hagë ka vendosur që Hashim Thaçi të vijojë të qëndrojë në paraburgim, duke theksuar se bazat ligjore për qëndrimin e tij në qendrat e paraburgimit vazhdojnë të jenë të vlefshme edhe pas shqyrtimit më të fundit.
    Sipas gjykatës, rreziqet e parashikuara në Nenin 41(6)(b), rreziku i arratisjes, mundësia e pengimit të procedurës dhe rreziku i kryerjes së veprave të reja penale, vazhdojnë të ekzistojnë dhe nuk mund të zbuten përmes masave më të lehta se paraburgimi.
    Zyra e Prokurorit të Specializuar ka thënë se asnjë kusht lirimi nuk i adreson në mënyrë të sigurt këto rreziqe, ndërsa Mbrojtja kërkoi rivlerësim duke theksuar ndryshimet e rrethanave pas përfundimit të fazës së provave në rastin kryesor të vitit 2020.

    “Zyra e Prokurorit të Specializuar kërkon vazhdimin e paraburgimit të z. Thaçi, me arsyetimin se nuk ka dalë asnjë rrethanë apo informacion i ri që do të minonte gjetjet e Gjyqtarit të Procedurës Paraprake në Vendimin e Shqyrtimit të Pestë. Më konkretisht, ZPS-ja thekson se vazhdimi i paraburgimit mbetet i domosdoshëm pasi të tre rreziqet sipas nenit 41(6)(b) vazhdojnë të jenë të pranishme. Po ashtu, sipas ZPS-së, asnjë kusht i mundshëm lirimi nuk do t’i zbusë në mënyrë të përshtatshme këto rreziqe, të cilat mund të menaxhohen vetëm në Qendrat e Paraburgimit të Dhomave të Specializuara. Së fundmi, ZPS-ja argumenton se paraburgimi i vazhdueshëm i z. Thaçi mbetet proporcional, duke pasur parasysh kohën e kufizuar që ka kaluar, dënimin potencialisht të gjatë me të cilin ai përballet dhe progresin e procedurave aktuale”.
    Gjykatësi ka theksuar se ky shqyrtim është bërë nga e para (“de novo”), por se nuk janë paraqitur ndryshime të mjaftueshme që do të justifikonin lirimin e ish-presidentit në këtë fazë.
    Gjykata ka caktuar edhe afatet e reja procedural.Thaçi, nëse dëshiron, mund të paraqesë parashtresa të reja deri më 13 janar 2026, ora 16:00. Nëse ai nuk paraqet parashtresa, ZPS-ja duhet të dorëzojë qëndrimin e saj deri më 20 janar 2026, ora 16:00.
    Më pas, Thaçi mund të përgjigjet deri më 27 janar 2026, ora 16:00.
    Në të njëjtin vendim, masa e paraburgimit është vazhduar edhe për Bashkim Smakajn dhe Fadil Fazliun, të cilët akuzohen për vepra kundër administrimit të drejtësisë.
    Thaçi po përballet me dy procese të ndara në Hagë, një për krime lufte, që ka nisur që nga viti 2020, dhe një tjetër për pengim të drejtësisë.

  • Bisedimet për paqe vazhdojnë, tensionet rriten/ Rusia kryen një tjetër sulm në qytetin ukrainas, raportohet për dy viktima

    Bisedimet për paqe vazhdojnë, tensionet rriten/ Rusia kryen një tjetër sulm në qytetin ukrainas, raportohet për dy viktima

    Lufta në Ukrainë ka hyrë në ditën e saj të 1,379-të, ndërsa tensionet politike dhe ushtarake vazhdojnë të rriten.

    Në Moskë, presidenti Vladimir Putin zhvilloi një maratonë negociatash pesë-orëshe me të dërguarin amerikan Witkoff dhe dhëndrin e Donald Trump, Jared Kushner. Bisedimet u cilësuan “produktive” nga pala ruse, por pa rezultate konkrete.
    Putin akuzoi vendet evropiane se po “përpiqen të sabotojnë” përpjekjet e SHBA-së për një marrëveshje paqeje, duke deklaruar se Rusia “nuk kërkon luftë me Evropën, por është e gatshme nëse detyrohet”.
    Të dërguarit amerikanë pritet të takohen sot me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky, i cili shprehu shqetësimin se pa progres të prekshëm, SHBA mund të humbasë interesin dhe të reduktojë angazhimin ndaj Ukrainës.
    Ndërkohë, në një zhvillim paralel, Banka Qendrore Evropiane ka ngrirë asetet e Ursula von der Leyen në Moskë, duke shtuar tensionet mes BE-së dhe Rusisë.
    Gjatë natës, Rusia kreu një tjetër sulm me dronë ndaj qytetit Ternivka, në rajonin Dnipropetrovsk. Sipas kreut të administratës ushtarake rajonale, Vladislav Gaivanenko, sulmi shkaktoi dy viktima, burra të moshës 43 dhe 50 vjeç.
    Tre persona të tjerë u plagosën, përfshirë një çift 65-vjeçar në gjendje të rëndë dhe një 18-vjeçar që po trajtohet në spital në gjendje të moderuar.
    Sipas autoriteteve lokale, sulmi shkaktoi edhe dëme materiale, ku një banesë private u shkatërrua pjesërisht, ndërsa garazhe dhe automjete u dëmtuan. Në zonë u raportua edhe një zjarr pas shpërthimit.

    Top Channel

  • Shtëpia e Bardhë: Nuk mund ta armatosim Ukrainën për një kohë të pacaktuar

    Shtëpia e Bardhë: Nuk mund ta armatosim Ukrainën për një kohë të pacaktuar

    Sekretarja e Shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt, tha se SHBA-të “nuk mund” të vazhdojnë furnizimin me armë të Ukrainës për një kohë të pacaktuar, duke sinjalizuar një shtytje të re në Uashington për t’i dhënë fund luftës së Rusisë përmes kanaleve diplomatike.
    Duke folur në një intervistë me Fox News, Leavitt tha se presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka investuar “një sasi të madhe kohe dhe energjie” në kërkimin e mënyrave për të zgjidhur konfliktin dhe “meriton mirënjohje” për këtë.
    Ajo tha se qëllimi kryesor i Trump është të ndalojë vrasjet dhe t’i japë fund luftës përfundimisht.

    Leavitt shtoi se zhgënjimi i presidentit pasqyron ndjenjën e opinionit amerikan, i cili, sipas saj, është gjithnjë e më i lodhur nga lufta e zgjatur.
    Pavarësisht vendimit të Trump për të “ndaluar financimin e kësaj lufte”, Leavitt tha se SHBA-të vazhdojnë të dërgojnë ose shesin sasi të konsiderueshme armësh në Ukrainë përmes mekanizmave të NATO-s.
    Komentet e saj përforcojnë dëshirën e deklaruar të Uashingtonit për të ndjekur një zgjidhje diplomatike.

  • Sarandë, vazhdojnë punimet për riparimin e argjinaturës në Çukë

    Sarandë, vazhdojnë punimet për riparimin e argjinaturës në Çukë

    Në zonën e Çukës në Sarandë po vijojnë me intensitet punimet për mbylljen e çarjeve të argjinaturës së Bistricës së Madhe, pas dëmtimeve të shkaktuara nga prurjet e larta.
    Lajmi u bë i ditur nga deputeti i Vlorës, Ardit Bido, i cili informoi se puna në terren po kryhet pa ndërprerje për të ulur rrezikun për banorët dhe tokat bujqësore përreth.
    Në operacion janë angazhuar Forcat e Armatosura, strukturat vendore dhe emergjencat civile, të cilat po punojnë për forcimin e argjinaturës dhe shmangien e përmbytjeve të mundshme.
    Sipas autoriteteve, ndërhyrjet po kryhen me ritme të shpejta me synimin që situata të stabilizohet sa më parë dhe zona të rikthehet gradualisht në normalitet.

  • Minatorët e Spaçit në ditën e 27-të të protestës, “Tete Albania” refuzon kërkesat

    Minatorët e Spaçit në ditën e 27-të të protestës, “Tete Albania” refuzon kërkesat

    Protesta e minatorëve në minierën e Spaçit ka hyrë në ditën e 27-të.
    Ende nuk ka reagim nga kompania “Tete Albania”, ndërsa edhe 40 të tjerë janë shkarkuar nga puna.
    Minatorët shprehen se do të vazhdojnë qëndresën deri në përmbushjen e kërkesave të tyre.
    Minatorët, të cilët vazhdojnë qëndresën jashtë galerive të bakrit, deklarojnë se nuk do të tërhiqen. Ata kërkojnë përmbushjen e kërkesave të tyre kryesore, siç është njohja ligjore e sindikatës që kanë krijuar vetë dhe nënshkrimi i kontratës kolektive të punës.

  • Zaporizhzhia goditet rëndë nga sulmi rus, 17 të plagosur

    Zaporizhzhia goditet rëndë nga sulmi rus, 17 të plagosur

    Rajoni i Zaporizhzhisë në Ukrainë u godit nga sulme raketore ruse gjatë natës së së mërkurës dhe orëve të para të së enjtes. Zyrtarët lokalë raportuan të paktën 17 të plagosur, përfshirë fëmijë.

    Ekipet e shpëtimit po vazhdojnë të pastruar rrënojat dhe nxorrën një burrë nga mbeturinat, i cili nuk mbijetoi. Dëme të mëdha u shkaktuan edhe në një konvikt studentor, ku disa kate u shkatërruan.

    Guvernatori rajonal, Ivan Fedorov, tha se sulmet u zhvilluan për disa orë dhe operacionet e kërkim-shpëtimit vazhdojnë.

  • Afera e inceneratorëve/ Dumani  sqaron në Kuvend: Nuk ka vendim përfundimtar ndaj Veliajt, hetimet vazhdojnë

    Afera e inceneratorëve/ Dumani sqaron në Kuvend: Nuk ka vendim përfundimtar ndaj Veliajt, hetimet vazhdojnë

    Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion, Altin Dumani në raportimin e tij në Kuvend për veprimtarinë e vitit 2024, është pyetur dhe për aferën e invceneratorëve.
    Dumani tha se për të tre inceneratorët SPAK ka hetuar 71 persona të të gjitha niveleve. Duke u ndalur te kualifikimi i inceneratorëve si grup kriminal, Dumani deklaroi se të gjtiha fazat hetimore e kanë cilësuar si të drejtë kualifikimin ligjor.
    I pyetur se pse nuk është marrë i pandendur ish-kryebashkiaku Veliaj për këtë aferë, Dumani tha se hetimet paraprake nuk kanë përfunduar ende, por vazhdojnë.
    “SPAK ka hetuar 71 persona të të gjitha niveleve. Disa janë në gjykim si dhe po heëtohet për persona të tjerë që mund të jenë përjgegjës për këtë veprimtari kriminale. Lidhur me inceneratorinm e Elbasanit dhe Fierit e kanë kaluar të gjitha fazat hetimore dhe i kanë gjetur të drejtë kualifikimin ligjor të bashkëpunimit bërë nga Prokuroria e Posaçme.
    Hetimet paraprake nuk kanë përfunduar por vazhdojnë akoma”, tha Dumani.
    Drejtuesi i SPAK gjithashtu u pyet dhe për Arben Ahmetajn, për të cilin tha se nëse kërkon të bashkëpunojë me SPAK është i mirëpritur.
    “Deklarimet publike të Ahmetaj vlerësohen rast pas rasti. Sot për ne ai është person në kërkim ndërkomëtar. Nëse do të bashkëpunojë më Prokurorinë e Posaçme është mëse i mirëpritur” deklaroi Dumani.

  • VIDEO/ Mjekët shqiptarë vazhdojnë të shkëlqejnë dhe të përfaqësojnë me dinjitet vendin në fushën e kardiologjisë ndërkombëtare

    VIDEO/ Mjekët shqiptarë vazhdojnë të shkëlqejnë dhe të përfaqësojnë me dinjitet vendin në fushën e kardiologjisë ndërkombëtare

    Dr. Diamant Lulaj, kardiologu i njohur shqiptar, realizoi me sukses një ndërhyrje kardiake koronare tepër të vështirë gjatë kongresit ndërkombëtar CTO ESSENTIALS 2025

    Ndërhyrja u transmetua live përpara qindra specialistëve nga e gjithë bota, duke dëshmuar profesionalizmin dhe përkushtimin e mjekëve shqiptarë që vazhdojnë të nderojnë vendin tonë në arenën ndërkombëtare të mjekësisë.

  • Sa para mund të kushtojë mbyllja e qeverisë së SHBA-ve?

    Sa para mund të kushtojë mbyllja e qeverisë së SHBA-ve?

    Mbyllja e qeverisë federale në Shtetet e Bashkuara nuk është vetëm një krizë politike, por edhe një ngjarje me pasoja të mëdha ekonomike. Kur Kongresi nuk arrin të miratojë një marrëveshje për financimin e qeverisë, pasojat ndihen menjëherë, veçanërisht nga punonjësit federalë dhe nga ekonomia në përgjithësi.
    Sipas një letre zyrtare nga drejtori i Zyrës së Buxhetit të Kongresit (CBO), Phillip Swagel, gjatë një mbylljeje qeveritare, rreth 750 mijë punonjës federalë mund të vendosen çdo ditë në pushim të detyruar, duke shkaktuar një kosto ditore prej rreth 400 milionë dollarësh për buxhetin federal.
    Letra thekson se numri i punonjësve të pezulluar mund të ndryshojë nga dita në ditë. Disa agjenci mund të detyrohen të shtojnë numrin e punonjësve të pezulluar nga puna, ndërsa të tjera mund të rikthejnë disa prej tyre, në varësi të zhvillimeve dhe nevojave emergjente.
    Gjatë mbylljes, punonjësit që konsiderohen “thelbësorë“, si ata në fushën e sigurisë kombëtare, burgjeve apo shëndetësisë, janë të detyruar të vazhdojnë punën, por shpesh pa pagesë deri sa të zgjidhet situata. Ndërkohë, punonjësit jo-thelbësorë vendosen në pushim të detyruar pa pagesë, pa garanci të menjëhershme për kthim në punë apo kompensim të plotë.
    Ndryshe nga pjesa tjetër e administratës, anëtarët e Kongresit vazhdojnë të paguhen, pasi paga e tyre është e garantuar me Kushtetutën Amerikane.
    Edhe ushtarakët janë të detyruar të vazhdojnë shërbimin gjatë mbylljes, por as ata nuk marrin pagë deri në përfundimin e saj.
    Në fund të letrës, Swagel paralajmëron për pasigurinë e ndikimit që një mbyllje e gjatë mund të ketë në ekonominë e vendit.
    “Efektet e një mbylljeje të qeverisë mbi aktivitetin ekonomik janë të pasigurta, dhe përmasa e tyre do të varet nga kohëzgjatja e saj dhe nga vendimet që do të marrë administrata,” thuhet në dokument.
    Kjo mbyllje, siç kanë treguar rastet e mëparshme, nuk është vetëm një përplasje politike, por një barrë që bie mbi taksapaguesit, shërbimet publike dhe mbi qindra mijëra familje që varen nga paga e përditshme për të mbijetuar.

  • “Duhet të njihen realitetet e reja territoriale”, Lavrov: Presim që bisedimet me palën ukrainase të vazhdojnë

    “Duhet të njihen realitetet e reja territoriale”, Lavrov: Presim që bisedimet me palën ukrainase të vazhdojnë

    Moska pret që bisedimet me Kievin të vazhdojnë, por “realitete të reja territoriale” duhet të njihen dhe “sisteme të reja sigurie” duhet të vendosen në nivel ndërkombëtar, tha Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov në komentet e publikuara sot.

    “Që paqja të jetë e qëndrueshme, realitetet e reja territoriale duhet të njihen dhe të ratifikohen në terma ligjorë ndërkombëtarë”, tha Lavrov për gazetën indoneziane Kompas, sipas një transkripti të intervistës të postuar në faqen e internetit të Ministrisë së Jashtme Ruse.
    “Një sistem i ri garancish sigurie për Rusinë dhe Ukrainën duhet të vendoset si pjesë integrale e një arkitekture pan-kontinentale të sigurisë së barabartë dhe të pandashme në Euroazi”, tha ai.
    Në një referencë indirekte ndaj kundërshtimit të vazhdueshëm të Moskës ndaj anëtarësimit të Ukrainës në NATO, Lavrov këmbënguli që vendi duhet të jetë “neutral, i paangazhuar dhe të ketë statusin e një shteti jo-bërthamor”.
    Kievi kundërshton duke thënë se nuk i takon udhëheqjes ruse të vendosë se ku do të bashkohet ose jo vendi. NATO thotë se nuk mund të ketë veto ruse për t’u bashkuar me aleancën ushtarake të themeluar në vitin 1949 për t’iu kundërvënë bllokut të atëhershëm sovjetik.
    Lavrov tha gjithashtu se krerët e delegacioneve ruse dhe ukrainase mbeten në kontakt të drejtpërdrejtë.
    “Ne presim që negociatat të vazhdojnë”, tha ai.
    Trump, pothuajse tre javë pasi priti homologun e tij rus Vladimir Putin në Alaska, përsëri e deklaroi veten “shumë të zhgënjyer” me të sepse një takim midis tij dhe homologut të tij ukrainas Volodymyr Zelensky nuk është organizuar ende për t’i dhënë fund luftës, pa njoftuar ndonjë sanksion të ri kundër Moskës.
    Moska thekson se që të zhvillohet një takim, duhet të jenë bërë përgatitje të plota dhe të dy palët, pozicionet e të cilave janë shumë të ndryshme, duhet t’i afrohen një marrëveshjeje.
    “Ne presim që negociatat të vazhdojnë”, këmbënguli kreu i diplomacisë ruse në intervistën e tij.

    Top Channel