Ashtu sikurse edhe në edicionet e kaluara të Mbrëmjes Gala “Topi i Artë”, një vëmendje e veçantë i jepet edhe futbollit të vajzave. Trofeu më i rëndësishëm në këtë kategori është “Topi i Artë 2025” që do të diskutohet mes 4 emrave shumë të njohur në futbollin e vajzave.
Katër të nominuarat për këtë trofe janë: Arbiona Bajraktari (futbolliste e Vllaznisë), Megi Doçi (kapitene e Vllaznisë), Xhesika Ndoj (futbolliste e Gramshit) dhe Xhulia Xhindole (futbolliste e Apolonisë).
Megi Doçi është fituesja në fuqi e këtij trofeu. Cila prej vajzave do të ngrejë lart Topin a Artë 2025? Gjithçka do të zbulohet mbrëmjen e 15 dhjetorit, live në Klan Tv nga ora 20:00
Tag: vajzave
-

Mbrëmja Gala/ Njihuni me 4 lojtaret e nominuara për “Topin e Artë 2025”
-

“Topi i Artë 2025” për femra, ja 4 të nomunuarat kryesore
11 Dhjetor 2025
16:14
Telesport
Ashtu sikurse edhe në edicionet e kaluara të Mbrëmjes Gala “Topi i Artë”, një vëmendje e veçantë i jepet edhe futbollit të vajzave. Trofeu më i rëndësishëm në këtë kategori është “Topi i Artë 2025” që do të diskutohet mes 4 emrave shumë të njohur në futbollin e vajzave.
Katër të nominuarat për këtë trofe janë: Arbiona Bajraktari (futbolliste e Vllaznisë), Megi Doçi (kapitene e Vllaznisë), Xhesika Ndoj (futbolliste e Gramshit) dhe Xhulia Xhindole (futbolliste e Apolonisë).
Megi Doçi është fituesja në fuqi e këtij trofeu. Cila prej vajzave do të ngrejë lart Topin a Artë 2025? Gjithçka do të zbulohet mbrëmjen e 15 dhjetorit, live në Klan Tv nga ora 20:00. -

8 Dhjetori/ Ish-deputeti Sula: Si nisi lëvizja e studentëve nga godina e vajzave
Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula ka rrëfyer në emisionin “3D” të Alban Dudushit në RTSH1 se si nisi lëvizja e Dhjetorit 1990 që çoi më pas në shembjen e sistemit komunist.
Ai solli një detaj mjaft të rëndësishëm duke thënë se rebelimi nisi fillimisht nga godina e vajzave, një muaj para lëvizjs së studentëve, gjatë një vizite të Adil Çarçanit.
Siç rrëfen Sula, vazjat i kërkuan llogari Çarçanit për kushtet mizerabël në të cilat jetonin në Qytetin Studenti.
“Me Azem Hajdarin kemi qenë bashkë. Ka qenë 2 dhoma më tutje. Ka qenë 2 vjet poshtë meje sepse ka ardhur më vonesë në fakultet dhe kemi qenë te godina 14 në atë kohë.
Më kujtohet një detaj mjaft i rëndësishëm, që lëvizja filloi për hir të së vërtetës filloi nga godina 11-12 e vajzave të inxhinierisë, të cilat edhe në një takim që ka ardhur Adil Çarçani kanë reaguar.
Aty ishin shenjat e forta dhe qarkullonte një fjalë atëherë në “Qytetin Studenti” që një vajzë e inxhinierisë mekanike a elektrike e cila i ishte drejtuar Adil Çarcanit se “sot jemi zonjusha, nesër nuk e di a do bëhemi nëna, do lindim a nuk do lindim” për shkak të kushteve mizerabël”, theksoi Sula.
Ish-deputeti i PD-së shtoi gjithashtu se “shenjat më të forta kanë qenë me ardhjen e këngëtarit të madh italian, Albano Carrisi dhe Romina Power te stadiumi. Të nesërmen janë bërë të gjitha analizat, të gjithë studentët kishin qëndrime liberale dhe filluan të flasin”. -

Kampionati i vajzave / Java e 8-të sjell sfida interesante. Partizani pret Gramshin, Teuta sfidon Vllazninë në transfertë
Kampionati i vajzave rikthehet këtë të shtunë pas pauzës së detyruar nga ndeshjet e Kombëtares A dhe asaj U-19. Të gjitha ndeshjet e javës së 8-të do të zhvillohen të ndara në tre ditë, të shtunën, të dielën e të hënën.
Kjo javë premton duele mjaft interesante. Të shtunën do të luhen dy sfidat më interesante të javës. Partizani pret Gramshin në shtëpi në ora 14:00. Në po të njëjtën orë do të luhet edhe takimi tjetër mes Vllaznisë dhe Teutës.Kinostudio – Apolonia do të luhet të dielën në ora 10:00 në QSK Kamëz, ndërsa sfida përmbyllëse e javës do të luhet të hënën mes Lushnjës dhe Egnatias. Skuadra e Atletik Klub këtë javë do të jetë pushim.
Kategoria Superiore për vajzave – JAVA 8
E shtunë, më 6 dhjetorPartizani – Gramshi, 14:00Vllaznia – Teuta, 14:00
E diel, më 7 dhjetorKinostudio – Apolonia, 10:00
E hënë, më 5 dhjetorLushnja – Egnatia, 13:00 -

Kombëtarja e vajzave luan miqësoren e dytë ndaj Turqisë, këtë herë humbasim
Shqipëria e vajzave zhvilloi sot ndeshjen e dytë miqësore të planifikuar ndaj Turqisë. Në takimin e luajtur në “Riva Milli Takım Tesisleri”, përfaqësuesja kuqezi u mund me rezultatin 2-0.
Në ndryshim nga ndeshja e parë, trajneri Grima bëri 8 ndryshime në formacion, duke i dhënë mundësinë thuajse të gjitha vajzave të grumbulluara të aktivizohen. Formacioni titullar ishte: Hyska (GK), Vuksani, Bajraktari, Tukaj, Tom, Franja, Zarka, Deda, Tahirukaj, Begallo, Redzepi.
Skuadra zhvilloi një pjesë të parë shumë të mirë, pavarësisht disavantazhit. Në minutën e 9-të, Zarka provoi goditjen e parë drejt portës, duke tentuar të gjejë rrjetën, por topi përfundoi mbi traversë.
Vendaset kaluan të parat në avantazh në minutën e 16-të, falë golit të realizuar nga Busem Seker.
Redzepi ishte shumë pranë golit të barazimit në minutën e 39-të. Pas një goditjeje dënimi nga Vuksani, e cila dërgon topin drejt zonës dhe që fillimisht grushtohet nga portierja, Redzepi gjuan, por topi përfundon në këndore.
Pjesa e parë u mbyll me rezultatin 1-0 për Turqinë.
Me nisjen e pjesës së dytë, trajneri Grima kreu dy zëvendësimet e para, duke futur në lojë Megi Doçin dhe Klea Hamonikajn në vend të Ilarja Zarkës dhe Suzane Vuksanit. Pak minuta më vonë u kryen edhe dy ndërrime të tjera, Qëndresa Krasniqi dhe Fortesa Berisha zëvendësuan Nadia Tahirukajn dhe Dafina Redzepin, ndërsa Alma Hilaj dhe Valentina Troka hynë në lojë në vend të Ezmiralda Franjes dhe Mesuare Begallos.
Pjesa e dytë nisi më mirë për vajzat kuqezi, të cilat u afruan disa herë pranë zonës dhe krijuan raste, por pa arritur të finalizojnë. Vendaset shënuan golin e dytë në minutën e 83-të, duke vulosur rezultatin 2-0, ndërkohë që në minutat e fundit Turqia shënoi një tjetër gol, që u anulua për shkak të një faulli.
Kjo ishte ndeshja e dytë miqësore mes dy skuadrave, pas barazimit 1-1 në sfidën e parë. Dy takime që i shërbyen stafit kuqezi për të testuar elementet e reja, për të parë gjendjen e skuadrës dhe për të përmirësuar aspektet taktike në kuadër të kualifikueseve të ardhshme. -

Kombëtarja e vajzave luan miqësoren e dytë ndaj Turqisë, këtë herë mundet 2-0

Kombëtarja e vajzave mbyll përgatitjet për miqësoren e dytë ndaj Turqisë. Trajneri Grima: Na duhet ritëm & rezultate për vazhdimësinë
Kombëtarja e vajzave mbylli pasditen e sotme përgatitjet për ndeshjen e dytë miqësore ndaj Turqisë.
Skuadra zhvilloi stërvitjen zyrtare në një nga fushat e kompleksit të Federatës Turke të Futbollit. Departamenti i Komunikimit në FSHF bën me dije se ekipi është i plotë dhe pa asnjë problem fizik.Seanca nisi me ushtrime në palestër, për t’u zhvendosur më pas në fushë ku skuadra kreu disa ushtrime nxemjeje, ushtrime argëtuese dhe një lojë e ndarë në dy grupe për të provuar vendosjet taktike.
Në një prononcim për fshf.org, trajneri Grima u shpreh i kënaqur me paraqitjen në ndeshjen e parë, si dhe foli për sfidën e nesërme.
”Jam i kënaqur me ndeshjen e parë. Më pëlqen shumë motivimi, dëshira e vajzave, ajo që shprehën në fushë, pavarësisht se kishim luhatjet tona. Megjithatë unë jam shumë i kënaqur me atë që treguan vajzat. Kemi vazhduar me performancën e mirë që kemi parë në ndeshjet e fundit të eliminatoreve. Na duhet ky ritëm, na duhen këto rezultate, për vazhdimësinë.
Nesër mendojmë t’i japim kohë dhe prioritet të gjitha vajzave që janë pjesë e grupit. Të shohim vajzat e reja që kemi afruar, si edhe vajzat që kanë më pak minuta në formacion dhe të mendojmë për të ardhmen se si do ta bëjmë grupin më të fortë dhe më të kompletuar”, – përfundoi trajneri Grima për fshf.org. -

Kombëtarja e femrave gati për sfidën ndaj Turqisë, trajneri Grima me ide të qarta: Duhet të ruajmë këtë ritëm, nëse duam vazhdimësi
Kombëtarja e vajzave mbylli pasditen e sotme përgatitjet për ndeshjen e dytë miqësore ndaj Turqisë.
Skuadra zhvilloi stërvitjen zyrtare në një nga fushat e kompleksit të Federatës Turke të Futbollit. Departamenti i Komunikimit në FSHF bën me dije se ekipi është i plotë dhe pa asnjë problem fizik.
Seanca nisi me ushtrime në palestër, për t’u zhvendosur më pas në fushë ku skuadra kreu disa ushtrime nxemjeje, ushtrime argëtuese dhe një lojë e ndarë në dy grupe për të provuar vendosjet taktike.
Në një prononcim për fshf.org, trajneri Grima u shpreh i kënaqur me paraqitjen në ndeshjen e parë, si dhe foli për sfidën e nesërme.
”Jam i kënaqur me ndeshjen e parë. Më pëlqen shumë motivimi, dëshira e vajzave, ajo që shprehën në fushë, pavarësisht se kishim luhatjet tona. Megjithatë unë jam shumë i kënaqur me atë që treguan vajzat. Kemi vazhduar me performancën e mirë që kemi parë në ndeshjet e fundit të eliminatoreve. Na duhet ky ritëm, na duhen këto rezultate, për vazhdimësinë.
Nesër mendojmë t’i japim kohë dhe prioritet të gjitha vajzave që janë pjesë e grupit. Të shohim vajzat e reja që kemi afruar, si edhe vajzat që kanë më pak minuta në formacion dhe të mendojmë për të ardhmen se si do ta bëjmë grupin më të fortë dhe më të kompletuar”, – përfundoi trajneri Grima për fshf.org.
Ndeshja e dytë miqësore Turqi – Shqipëri do të luhet nesër në orën 14:00 dhe do të transmetohet live në FSHF Tv. -

Pas barazimit të parë, Kombëtarja e femrave nis përgatitjet për miqësoren e dytë
29 Nëntor 2025
19:44
Telesport
Kombëtarja e vajzave zhvilloi pasditen e sotme seancën e radhës stërvitore, në kuadër të përgatitjeve për ndeshjen e dytë miqësore ndaj Turqisë, e cila do të luhet të hënën, në orën 14:00, në stadiumin “Yusuf Ziya Öniş”.
Seanca e sotme u nda në dy grupe, ku lojtaret që u aktivizuan titullare në sfidën e djeshme kryen ushtrime rikuperuese. Ndërkohë, pjesa tjetër e skuadrës, futbollistet që luajtën më pak minuta dhe ato që nuk u aktivizuan, zhvilluan një stërvitje të plotë taktike me stafin teknik, me qëllim që të integrohen sa më shpejt në idenë e lojës së Kombëtares së vajzave.
Departamenti i Komunikimit në FSHF bën me dije se e gjithë skuadra gëzon formë të mirë dhe nuk ka asnjë shqetësim.
Kombëtarja barazoi 1–1 ndeshjen e parë miqësore ndaj skuadrës vendase, falë golit të shënuar nga Alma Hilaj. Këto dy teste miqësore janë mjaft të rëndësishme për të vlerësuar formën e ekipit përpara nisjes së kualifikueseve të Kupës së Botës për vajza 2027.
Ndeshja e dytë Turqi – Shqipëri do të transmetohet live në FSHF Tv. -

Futbll femra/ Shqipëria barazon 1-1 në miqësoren me Turqinë
Kombëtarja jonë e vajzave barazoi 1–1 ndeshjen e parë miqësore ndaj Turqisë. Në takimin e zhvilluar dje në stadiumin “Nexhmi Kadioglu”, golin për skuadrën tonë e shënoi Alma Hilaj. Trajneri Armir Grima hodhi në fushë këtë formacion: Spahiu (GK), Curraj, Hamonikaj, Hilaj, Bajraktari, Franja, Doçi (c), Zarka, Krasniqi, Berisha, Troka. Përfaqësuesja jonë zhvilloi një pjesë të parë shumë të mirë, duke mbrojtur saktë, duke sulmuar me shpejtësi dhe duke treguar qarkullim të pastër të topit. Ato u shfaqën më të shpejta dhe më të organizuara se vendaset, të cilat e patën të vështirë të gjenin hapësira për shkak të lojës kompakte të skuadrës sonë. Kombëtarja kaloi shpejt në avantazh, në minutën e 20-të. Pas një krosimi të Megi Doçit në zonë, qendërmbrojtësja Alma Hilaj shënoi me kokë, duke i dhënë epërsinë Shqipërisë. Edhe pas golit, skuadra vazhdoi të krijonte mundësi të mira në sulm, por nuk arriti të gjejë sërish rrjetën. Pjesa e parë u mbyll 0–1 në favorin tonë.
Me nisjen e pjesës së dytë, Turqia gjeti golin e barazimit në minutën e 50-të, falë një goditjeje të fortë nga jashtë zone të numrit 10, Ebru Topçu. Vendaset u shfaqën më kërkuese në këtë fraksion, duke u afruar disa herë rrezikshëm pranë zonës sonë dhe duke kërcënuar portën. Edhe skuadra jonë pati momente të mira në lojë gjatë pjesës së dytë, por disa faulle të dukshme nuk iu akorduan vajzave tona, duke ndikuar në ritmin e aksioneve. Në minutat e fundit Shqipërisë iu mohua edhe një penallti, pasi Krasniqi depërtoi në zonë dhe u pengua qartë, por gjyqtarja kryesore nuk e dha. Ky vendim ndikoi në rezultatin final, megjithëse vajzat tona luftuan deri në sekondat e fundit. Ndeshja u mbyll me rezultatin 1-1. Shqipëria e vajzave do të luajë një tjetër miqësore ndaj Turqisë të hënën me 1 dhjetor ne ora 14:00.