Tag: ultimatum

  • Alonso në “fije të perit”, Perez ultimatum, Man.City vendos fatin e spanjollit

    Alonso në “fije të perit”, Perez ultimatum, Man.City vendos fatin e spanjollit

    Në Madrid tensioni është në nivel maksimal, ku Xabi Alonso rrezikon shkarkimin. Humbja e rendë e pësuar përballë Celta Vigo-s, ka bërë që drejtuesit e klubit të qëndrojnë të mbyllur në zyrë deri natën vonë, ku pa diskutim tema kryesore ishte e ardhmja e Alonsos.
    Nga Spanja, mediat raportojnë, se Alonso ka në dispozicion vetëm një ndeshje, atë kundër Man.City, për të shpëtuar stolin e tij. Tekniku spanjoll mori vendin e Ancelottit, por gjërat nuk po shkojnë mirë, dukshëm Alonso ka humbur pjesën më të madhe të ekipit, me senatorët që kanë filluar t’i dalin kundër. Mbi ish trajnerin e Leverkusen rendojnë jo vetëm rezultatet, por dhe menaxhimi i disa titullarëve si Vinicius jr. Kjo situatë nuk është pritur mirë nga Perez dhe pjesa tjetër e stafit duke i vendosur menjëherë një ultimatum teknikun spanjoll, fiton ndaj Man.City të mërkurën për të shpëtuar stolin, në këtë kundërt e pret shkarkimi.

    Kaq ka mjaftuar që në Spanjë, mediat të aludojnë edhe për pasuesin e tij, ku emri i parë në raste të tilla është ai i Zinedine Zidane, por këtë herë diskutimi është pak më i ndërlikuar pasi Zidane pret të marrë drejtimin e Francës pas Botërorit “FIFA2026”, me Deschamps që ka bërë publike vendimin e tij për t’u tërhequr nga “gjelat”. Në listën e dëshirave janë edhe emra si Klopp, Solari apo Arbeloa, por Alonso beson se ekipi i tij mund të ndryshojë situatën teksa pas ndeshjes me Celta Vigo-n u kujdes të theksonte se grupi është i bashkuar.

  • 1914/ Ultimatumi që Austro-Hungaria i dha Serbisë!

    1914/ Ultimatumi që Austro-Hungaria i dha Serbisë!

    Jahja Drancolli

    Si sot më 1914, Austro-Hungaria i jep Serbisë ultimatum: Gati një muaj pas vrasjes së arkidukës austriak Franz Ferdinand dhe gruas së tij nga nga nacionalisti serb Gavrilo Princip në Sarajevë, Bosnje, më 28 qershor 1914, baroni Giesl von Gieslingen, ambasadori i Perandorisë Austro-Hungareze në Serbi, i dorëzoi Ministrisë së Jashtme Serbe ultimatum!

    Në takimet ministrore të 15 dhe 19 korrikut u hartua një ultimatum qëllimisht provokues me fjalë që gjoja përjashtonte mundësinë e pranimit nga Serbia. Ultimatumi iu dorëzua qeverisë serbe më 23 korrik. Përgjigja serbe, e dorëzuar në kohë më 25 korrik, u deklarua e pamjaftueshme, megjithëse Serbia ishte pajtuar me të gjitha kërkesat austro-hungareze, përveç dy që, në fakt, përfshinin ndryshime kushtetuese në qeverinë serbe. Në përgjigjen e saj, qeveria serbe theksoi se kërkesa të tilla ishin të paprecedentë në marrëdhëniet midis shteteve sovrane, por megjithatë pranoi që çështjen t’ia dorëzonte çështjen Gjykatës së Përhershme Ndërkombëtare të Arbitrazhit ose arbitrazhit të Fuqive të Mëdha (përfshirë Francën, Gjermaninë, Britaninë e Madhe dhe Rusinë, përveç Austrisë). Me të marrë këtë përgjigje, ambasadori austro-hungarez u largua nga Beogradi, duke ndërprerë marrëdhëniet diplomatike mes dy vendeve.

    Ministri i Jashtëm Berchtold dhe qeveria e tij ishin qartësisht të vendosur për t’i bërë luftë Serbisë, pavarësisht se një veprim i tillë mund të rezultonte në luftë midis Fuqive të Mëdha. Ndërsa qeveritë europiane u përpoqën furishëm të ofronin zgjidhje kompromisi, Austria vendosi për një fakt të kryer. Më 28 korrik 1914, Berchtold i kërkoi Franz Jozefit të nënshkruante deklaratën e luftës, duke e informuar atë se

    nuk mund të përjashtohet që fuqitë e Antantës (Rusia, Franca dhe Britania e Madhe) mund të bëjnë një lëvizje tjetër për të sjellë një zgjidhje paqësore të konfliktit, përveç nëse një shpallje lufte vendos një fakt të kryer. Ndërkohë, qeveria gjermane kishte marrë nën kontroll situatën. Duke vendosur planet strategjike dhe kombëtare gjermane mbi interesat austro-hungareze, Gjermania e shndërroi konfliktin ballkanik në një luftë kontinentale duke i shpallur luftë Rusisë dhe Francës! /Trungu & InforCulture

  • Ish-presidenti rus paralajmëron Trump pas kërcënimeve për sanksione: Çdo ultimatum është një hap drejt luftës

    Ish-presidenti rus paralajmëron Trump pas kërcënimeve për sanksione: Çdo ultimatum është një hap drejt luftës

    Në një postim në “X”, nënkryetari i Këshillit të Sigurisë Ruse, Dmitry Medvedev, nisi një sulm të drejtpërdrejtë ndaj presidentit të SHBA-së Donald Trump, me rastin e deklaratave të tij të fundit mbi armëpushimin në Ukrainë dhe sanksionet kundër Rusisë.

    Medvedev akuzoi Trumpin se po luan lojëra të rrezikshme me Rusinë, duke lëshuar vazhdimisht ultimatume të reja.
    “Ndonjëherë 50 ditë, ndonjëherë 10, Trump nuk duhet të harrojë dy gjëra: Së pari, Rusia nuk është as Izraeli dhe as Irani. Së dyti, çdo ultimatum i ri është një kërcënim dhe një hap drejt luftës. Jo midis Rusisë dhe Ukrainës, por me vendin e tij”, shkroi Medvedev në X.
    Në fund të postimit të tij, Medvedev bëri një koment sarkastik, duke i bërë thirrje Trump të mos ndjekë rrugën e ‘sleeping Joe’, duke iu referuar ish-presidentit amerikan, Joe Bidenit.

    Trump’s playing the ultimatum game with Russia: 50 days or 10… He should remember 2 things:1. Russia isn’t Israel or even Iran.2. Each new ultimatum is a threat and a step towards war. Not between Russia and Ukraine, but with his own country. Don’t go down the Sleepy Joe road!
    — Dmitry Medvedev (@MedvedevRussiaE) July 28, 2025

    Presidenti i SHBA-së tha se po i jep Moskës dhe Kievit një afat prej 50 ditësh për të arritur një marrëveshje, duke kërcënuar në të kundërt se do të vendosë tarifa tregtare 100% jo vetëm për Rusinë, por edhe për vendet që bashkëpunojnë me të.
    Megjithatë, të hënën, Trump u shfaq edhe më i paduruar, duke shprehur zhgënjim me Moskën dhe duke e shkurtuar afatin në 10-12 ditë.

    Top Channel

  • Ish-presidenti rus i përgjigjet kërcënimeve Trump, Medvedev: Nuk na interesojnë “ultimatumet teatrale” të Trump

    Ish-presidenti rus i përgjigjet kërcënimeve Trump, Medvedev: Nuk na interesojnë “ultimatumet teatrale” të Trump

    Ish-presidenti rus, Dmitry Medvedev tha se Moskës “nuk i interesonte” ajo që ai e quajti një “ultimatum teatral” të lëshuar Kremlinit nga presidenti i SHBA-së, Donald Trump të hënën.

    Presidenti i SHBA-së njoftoi armë të reja për Ukrainën dhe kërcënoi të vendoste sanksione ndaj blerësve të eksporteve ruse nëse Rusia nuk pranon një marrëveshje paqeje për Ukrainën. Kërcënimi i sanksioneve vjen me një afat prej 50 ditësh.
    “Trump i lëshoi një ultimatum teatral Kremlinit. Bota u drodh, duke pritur pasojat”, shkroi Medvedev në X.
    “Evropa që e do luftën ishte e zhgënjyer. Rusisë nuk i interesonte”, shtoi ai.

    Trump issued a theatrical ultimatum to the Kremlin.The world shuddered, expecting the consequences.Belligerent Europe was disappointed.Russia didn’t care.
    — Dmitry Medvedev (@MedvedevRussiaE) July 15, 2025

    Top Channel

  • Kryeministri Rama ultimatum kryebashkiakëve për shkarkime, reagojnë  Qosja dhe Tavo

    Kryeministri Rama ultimatum kryebashkiakëve për shkarkime, reagojnë Qosja dhe Tavo

    Pas takimit të zhvilluar në Durrës me kryetarët e bashkive nga gjithë vendi, Kryeministri Edi Rama ka vendosur një ultimatum të prerë: deri të hënën, të shkarkohen të gjithë kryetarët e njësive administrative dhe nënkryetarët e bashkive. Por ky vendim nuk është pritur njësoj nga të gjithë drejtuesit vendorë.
    Kryetari i Bashkisë së Kavajës, Fisnik Qosja, ka deklaruar hapur se nuk do të zbatojë urdhrin e Ramës. “Nuk shkarkoj askënd vetëm sepse e kërkon kryeministri. Nuk dëgjoj urdhrat politikë,” tha Qosja, i zgjedhur nën siglën e koalicionit të drejtuar nga Sali Berisha.

    Ndërkohë, një qëndrim më i moderuar ka ardhur nga kryebashkiaku i Himarës, Vangjel Tavo. Ai është shprehur se nënkryetarët aktualë janë të rinj në detyrë dhe se do t’u japë kohë për të treguar veten përpara se të marrë vendime për qëndrimin ose shkarkimin e tyre.
     

  • A do të ketë një ultimatum nga Rama për lirimin e trotuarëve në Sarandë?

    A do të ketë një ultimatum nga Rama për lirimin e trotuarëve në Sarandë?

    A do të ketë një ultimatum nga Rama për lirimin e trotuarëve në Sarandë?
    Pas ultimatumit të Ramës, qytetarët e Sarandës shpërthejnë në ankesa: Trotuaret janë pushtuar, ku është shteti?
     
    Pas paralajmërimeve të forta të kryeministrit Edi Rama deri nesër në mëngjes për lirimin e hapësirave publike dhe trotuareve, qytetarët kanë vërshuar me lumë ankesash në Saranda Web, ku kërkojnë të njëjtin vëmendje dhe ndërhyrje urgjente edhe në qytetin e tyre.
     

     
    Në Sarandë situata është bërë e papërballueshme: pjesa më e madhe e trotuareve (në ato zona ku ende ekzistojnë), janë zënë nga tavolina lokalesh, karrige, motorra, makina të parkuara apo automjete me qira. Në shumë lagje, kalimi i këmbësorëve është i pamundur, veçanërisht për të moshuarit, nënat me karroca apo personat me aftësi të kufizuara.
     
    Ndërkohë, në Vlorë ka nisur një aksion i gjerë për lirimin e hapësirave publike, i ndjekur nga afër nga kryetari i bashkisë Ermal Dredha dhe ministri Blendi Gonxhja. “Duhet ta shohim qytetin me syrin e turistit,” – tha Dredha, duke paralajmëruar se aty ku do të haset rezistencë, do të ndërhyjë forca e ligjit. Ky operacion pastron qytetin në pritje të një tjetër vizite të kryeministrit Rama të hënën, i cili do të inspektojë personalisht nëse porositë e tij janë zbatuar.
     
    Po në Sarandë, çfarë do të ndodhë?
     
    A do të ndërmarrë Bashkia ndonjë hap konkret për lirimin e hapësirave publike? Apo edhe këtu pritet një ultimatum nga Rama për t’u vendosur rregulli?Qytetarët kërkojnë që edhe Saranda – një nga qytetet më turistike të vendit – të mos mbetet peng i abuzimit me hapësirat publike dhe të nisë menjëherë një plan konkret për pastrimin e qytetit, lirimin e trotuareve dhe kthimin e dinjitetit urban.
     
    Saranda meriton më shumë! Dhe zëri i qytetarëve nuk mund të injorohet më.
     
    Website Saranda Web
    Facebook Saranda Web
    Instagram saranda.web
    Youtube sarandaweb
    Tiktok saranda.web
    Pinterest sarandaweb
    in sarandaweb

  • “Keni 48 orë kohë të hiqni…”/ Rama ultimatum zaptuesve të Lungomares: Nga e hëna, s’do keni asgjë në dorë

    “Keni 48 orë kohë të hiqni…”/ Rama ultimatum zaptuesve të Lungomares: Nga e hëna, s’do keni asgjë në dorë

    Kyeministri Edi Rama i ka dhënë ultimatum pronarëve të bareve dhe restoranteve në Vlorë për lirimin e trotuareve në zonën e Lungomares në Vlorë.
    Ky lloj zaptimi në Lungomaren e bukur të Vlorës, i përket një kategorie të re të quajtur “Pergolatë”, e cila i paraprin kërkesës për legalizim me teorinë skandaloze që toka ka pronar ndërtuesin e pallatit, ndërkohë që jo, toka rreth pallatit ka pronarë të gjithë banorët, njësoj si të gjitha mjediset e përbashkëta!
    Halli me këto “pergolatat” vlonjate është se janë shtrirë edhe matanë zonës së paraparë nga projekti për vendosje çadrash e karrigesh për shërbimet dhe si në rastin e shenjuar në foto, janë hapur edhe anash pallateve duke rrëmbyer trotuaret, nën sytë e mbyllur të inspektorëve e të drejtuesve të bashkisë në vite!
    Tani thirrja ime për të tërë zaptuesit e trotuareve në Lungomare është: Keni 48 orë kohë për t’u kthyer qytetarëve dhe turistëve trotuarët e tyre dhe për t’i larguar të gjitha llojet e hekurishteve, betonëve, duke i tërhequr “pergolatat” në vijën e parashikuar nga projekti i Lungomares! Nga e hëna nuk do keni më asgjë në dorë!

  • Studentët ultimatum Vuçiçit, presidenti serb: Do të ndërhyjmë

    Studentët ultimatum Vuçiçit, presidenti serb: Do të ndërhyjmë

    Rajoni E Enjte, 26 Qershor 2025 21:07
    “Nëse qeveria e Serbisë nuk i shpall zgjedhjet e parakohshme parlamentare deri në mbrëmjen e 28 qershorit, qytetarët do të jenë të gatshëm t’i marrin të gjitha masat ekzistuese të mosbindjes civile”.
    Është ky paralajmërimi i studentëve protestues në Serbi, përpara tubimit të paralajmëruar në Beograd, për datën 28 qershor ditën kur festohet Vidovdani, i cili në histori lidhet me Betejën e Kosovës, më 1389.

    Presidenti serb Aleksandër Vuçiç paralajmëroi se nëse detyrohet, shteti do të ndërhyjë në Vidovdan, për të ndaluar trazira të mundshme. “Shpresoj që nuk do të detyrohemi ta bëjmë këtë”, ishte deklarata e presidentit serb.

  • Trump ultimatum Iranit dhe Izraelit: Armëpushimi është në fuqi, mos e shkelni

    Trump ultimatum Iranit dhe Izraelit: Armëpushimi është në fuqi, mos e shkelni

    Tashmë ka hyrë në fuqi armëpushimi mes Izraelit dhe Iranit, teksa presidenti i SHBA-së Donald Trump ka dhënë ultimatum.

    Donald Trump në një postim në Truth Social deklaroi: “Armëpushimi tani është në fuqi. Ju lutem mos e shkelni atë!”
    Izraeli nuk e ka pranuar publikisht propozimin për armëpushim.
    Televizioni shtetëror iranian njoftoi më parë se një armëpushim i ishte “imponuar” Izraelit.

    Top Channel