Tag: turke

  • Sot shënohet ‘Dita Botërore e Kafesë Turke’, një pije aq radikale sa u ndalua për 13 vjet

    Sot shënohet ‘Dita Botërore e Kafesë Turke’, një pije aq radikale sa u ndalua për 13 vjet

    Sot shënohet Dita Botërore e Kafesë Turke, një traditë 500-vjeçare që nga viti 2013 figuron në listën e UNESCO-s për trashëgiminë kulturore jomateriale. Këtë vit, kafeja turke u regjistrua gjithashtu si “emri i parë tradicional i produktit” nga Turqia në Bashkimin Evropian.

    Sipas një raportimi të CNN, kafeja turke ka një histori të gjatë që nis në shekullin e 16-të, kur mbërriti në Perandorinë Osmane përmes Jemenit. Popullariteti i saj u përhap shpejt përtej kufijve, duke luajtur një rol kyç në formimin e kulturës së kafesë në Evropë. Për shumë historianë dhe studiues, ta quash thjesht “pije” është nënvlerësim: ajo është një ritual social, një urë komunikimi dhe një element i thellë kulturor.

    Zbulime arkeologjike tregojnë se konsumimi i kafesë mund të jetë edhe më i hershëm. Një kokërr kafeje e shekullit të 12-të është gjetur në Emiratet e Bashkuara Arabe, ndërsa enët e hershme të përgatitjes së kafesë shfaqen në Turqi, Egjipt dhe Persi rreth vitit 1350.

    Historia moderne e kafesë fillon në Jemen në shekullin e 15-të, ku sufistët e përdornin për të qëndruar zgjuar gjatë lutjeve. Pas pushtimit të Jemenit në vitin 1538, Sulltan Sulejmani solli kokrrat e kafesë në Stamboll – duke shënuar lindjen e një tradite që do të ndikonte thellë kulturën osmane.

    Përhapja e kafesë solli edhe polemika. Kafenetë u panë si vende ku mund të lindnin ide subversive – aq sa guvernatori i Mekës e ndaloi kafenë në vitin 1511, ndërsa sulltanët osmanë mbyllnin herë pas here taverna e kafene. Edhe në Angli, mbreti Charles II ishte i dyshimtë ndaj tyre.

    Megjithatë, kafeja turke mbijetoi dhe u kthye në simbol të mikpritjes dhe bashkimit. Studiuesja turke Seden Dogan e përshkruan si një “urë emocionale” për të ndarë gëzime e hidhërime. Tradita përfshin edhe taseografinë – leximin e filxhanit pasi është pirë kafeja – një rit që ruan dimensionin simbolik dhe personal të pijes.

    Kafeja turke shërbehet e nxehtë, me shkumë të paprekur, e shoqëruar me një gotë ujë dhe llokum. Etiketa kërkon që të pihet ngadalë, ndërsa sedimenti i fundit ruhet për ritin e leximit të filxhanit. Në disa rajone, edhe fejesat përfshijnë rituale të veçanta, si përgatitja e kafesë së kripur për dhëndrin.

    Edhe sot, në një kohë kur praktikat moderne të kafesë ndryshojnë shpejt, kafeja turke mbetet një simbol i identitetit kulturor dhe mikpritjes. Në Stamboll mund të provohet në vende të njohura si Hafız Mustafa, Mandabatmaz apo Nuri Toplar – aty ku çdo filxhan shoqërohet me një histori, një rrëfim dhe një traditë që ka mbijetuar për pesë shekuj.

  • Gjokutaj: Mirë që e pinë kafenë turke, po filxhanin a e kanë parë

    Gjokutaj: Mirë që e pinë kafenë turke, po filxhanin a e kanë parë

    Siç po dëgjojmë këtë PD-në “plakë” po e gjuajnë e zilepsin shumë dhe madje të gjithë jaranët kandidatë janë të rinj!

    Çfarë të ketë ndodhur vallë?

    Mos po lind ndonjë trend i ri politiko – erotik që ca zhigolo janë mbledhur në kafeteri dhe flasin e bisedojnë për “plakën” partnere?

    Pastaj nëse PD-ja në moshë të thyer ka marrë fund, apo nuk kthehet më siç thonë bandillët ateherë përse ju hyn në punë axhaminjve politikanë që janë mësuar ndryshe?

    Pastaj kjo PD-ja sado moshatare prindërit i ka gjallë dhe mirë do ishte të drejtoheshin në familje që kjo krushqi të ngjiste!

    Gjithsesi hoxha që i ka yshtur dhe u ka shkruar nuskat më thotë që kafetë kanë bërë mirë që i kanë pirë por i kisha porositur që ta pinin turke me qëllim që të shikonin edhe filxhanin! Këtë porosi nuk ma kanë dëgjuar po thotë hoxha i dëshpëruar ndaj kjo krushqi vështirë të bëhet! G

  • Sanço gati të “emigrojë”/ Largimi nga Anglia duket i sigurt

    Sanço gati të “emigrojë”/ Largimi nga Anglia duket i sigurt

    Xhejdon Sanço dhe përfaqësuesit e tij janë parë në Stamboll gjatë ditëve të fundit, ku mbajtën takime me zyrtarët e tre klubeve të njohura të Superigës turke, si Fenerbahçe, Beshiktash dhe Gallatasaraj.
    Takimet u zhvilluan në një hotel luksoz, ku çdo klub paraqiti vizionin dhe planin e tij afatgjatë për sulmuesin britanik. Nuk dihet se cili klub është në pozita më të mira për ta siguruar transferimin e Sanços në janar, megjithatë thuhet se ai është i gatshëm të pranojë një ulje të konsiderueshme të pagës.
    Në këtë moment, Sanço përfiton 13 milionë stërlina në sezon te Aston Vila ku është në huazim, mirëpo është në gatishmëri ta ulë këtë shumë, në 7-8 milionë. 23-vjeçari, i cili kishte gjithashtu një reputacion të shkëlqyer gjatë qëndrimit të tij te Borusia Dortmund, përballet me një situatë të vështirë në Angli.
    Udhëtimi i tij në Stamboll është një tregues i qartë se ai është duke shqyrtuar mundësi të reja për karrierën. Klubet turke, të cilat kanë investuar shumë tek lojtarë me emër, kërkojnë ta shfrytëzojnë këtë mundësi dhe të sjellin një lojtar me talentin e Sanços në Superligë. Një transferim në njërin prej klubeve të njohura turke mund ta ndihmojë anglezin të rikthehet në formën e tij më të mirë, pasi te Aston Vila nuk po e bën.

  • Serialet turke, një “epidemi” kulturore globale

    Serialet turke, një “epidemi” kulturore globale

    Nga Mimoza Cika

    Në dy dekadat e fundit, serialet turke janë shndërruar në një dukuri ndërkombëtare që ka pushtuar ekranet televizive në shumë vende të botës. Nga Ballkani në Lindjen e Mesme, nga Amerika Latine deri në Evropën Jugore, miliona njerëz ndjekin çdo ditë historitë për kohën e Sulltanëve, historitë e dashurisë, intrigave dhe dramave familjare turke. Serialet e njohur historik si “Sulejmani i madhërishëm” apo seriali më i kushtueshëm i të gjitha kohërave, “Osmani“ kanë arritur shifra rekord shikueshmërie. Seriali i njohur “Dashuri e erret” (Kara Sevda) arriti të transmetohet në 110 vende të botës duke u përkthyer në 50 gjuhë të ndryshme. Ky fenomen, që shpesh përshkruhet si një “epidemi” kulturore, ngre pyetjen: pse pikërisht serialet turke kanë arritur këtë ndikim kaq të gjerë?

    Një nga arsyet kryesore është fakti që serialet turke prekin tema që janë universale dhe lehtësisht të kuptueshme nga çdo kulturë: dashuria, xhelozia, nderi, tradhtia, sakrifica dhe konflikti midis brezave. Këto emocione janë të përjetshme dhe i flasin çdo njeriu, pavarësisht origjinës apo kulturës së tij. Turqia është një vend që ndodhet ndërmjet Lindjes dhe Perëndimit, dhe ky dualitet shfaqet fuqishëm edhe në prodhimet e saj televizive. Në to gjejmë modernitetin e Stambollit me jetën luksoze dhe ambicie të mëdha, por edhe vlerat tradicionale, si nderi, familja dhe respekti ndaj brezave të vjetër. Kjo përzierje e bën kulturën turke të afërt për shumë vende, si ato të Ballkanit, Lindjes së Mesme apo Amerikës Latine.

    Një tjeter faktor është po ashtu industria kinematografike turke e serialeve që është zhvilluar në mënyrë profesionale, me investime të mëdha në skenarë, aktorë dhe xhirime. Serialet janë të gjata, me lokacione mahnitëse dhe prodhim filmik me cilësi të lartë. Përveç kësaj, ato shiten me çmime të përballueshme, por sjellin audiencë të lartë për televizionet që i transmetojnë, ndaj janë fitimprurëse ekonomikisht. Në Ballkan, Lindjen e Mesme dhe disa pjesë të Evropës Lindore, ekziston një trashëgimi e përbashkët kulturore që lidhet me periudhën osmane. Muzika, arkitektura, mënyra e jetesës dhe madje edhe disa fjalë të përbashkëta në gjuhë e bëjnë publikun të ndiejë afërsi me jetën turke që shfaqet në ekrane. Shikuesi shqiptar, kosovar, boshnjak, italian, spanjoll, arab apo rus e gjen veten në mentalitetin e personazheve turke.

    Faktori tjetër aktual lidhet me zhvillimin e platformave si Netflix, YouTube apo BluTV, TikTok, Instagram ku serialet turke janë bërë lehtësisht të aksesueshme në çdo cep të botës. Në të njëjtën kohë, aktorët kryesorë janë kthyer në ikona ndërkombëtare, me miliona ndjekës në rrjetet sociale, duke e rritur më tej ndikimin kulturor të Turqisë. Ndërkohë që qeveria turke e ka kuptuar vlerën e serialeve edhe si mjet për promovimin e kulturës dhe ndikimit të saj ndërkombëtar. Nëpërmjet këtyre prodhimeve, Turqia eksporton jo vetëm art, por edhe një imazh pozitiv të vendit, një formë e butë diplomacie që forcon marrëdhëniet me popuj të tjerë.

    Fenomeni i serialeve turke nuk është rastësi. Ai është rezultat i një kombinimi të suksesshëm mes emocionit njerëzor, afërsisë kulturore, profesionalizmit kinematografik dhe strategjisë kulturore shtetërore. Në një botë ku njerëzit kërkojnë histori që prekin shpirtin dhe që pasqyrojnë vlera të njohura, serialet turke ofrojnë pikërisht këtë. Prandaj, nuk është çudi që ato janë bërë një “epidemi” e ëmbël kulturore, që vazhdon të përhapet nga Stambolli në çdo cep të globit.

    ObserverKult

    Lexo edhe:

    FILMA TË SHKURTË NGA GJILANI VIJNË NË KINO ARMATA

  • Zyrtarisht, Cagatay Ulusoy mashkulli më i pashëm i Turqisë për vitin 2025

    Zyrtarisht, Cagatay Ulusoy mashkulli më i pashëm i Turqisë për vitin 2025

    Aktorit të njohur turk, Çağatay Ulusoy, i shtohet një titull i ri në koleksionin e tij, këtë herë të bazuar plotësisht në votën e publikut. Sipas raportimeve të mediave turke, si Sonsöz Gazetesi, një sondazh i zhvilluar këtë Nëntor në një platformë ndërkombëtare ka zgjedhur yllin e serialeve si “Mashkulli më i Pashëm i Turqisë”.
    Në garë ishin emra të shumtë të njohur të showbiz-it turk, por Çağatay arriti të grumbullojë numrin më të madh të votave, duke dëshmuar popullaritetin e tij që kapërcen kufijtë e vendit. Ky titull është krejtësisht i ndryshëm nga çmimi i fituar nga ai në vitin 2010, kur u shpall “Modeli më i Mirë i Turqisë”, një vlerësim profesional që i hapi rrugën karrierës së tij në aktrim.
    Sondazhi i Nëntorit 2025 reflekton ndikimin dhe pëlqyeshmërinë aktuale të aktorit, pas sukseseve të tij të mëdha në platformat dixhitale me serialet “Kübra” dhe rolin transformues në “Gaddar”. Publiku ka treguar se Ulusoy nuk është vetëm një aktor i talentuar, por edhe një ikonë e stilit dhe karizmit në industrinë turke.
    Në horizont është projekti i tij i ri, “Eşref Rüya”, ku do të ndajë ekranin me yllin tjetër të kinematografisë turke, Demet Özdemir. Aktiviteti i tij profesional dhe prania e vazhdueshme në skenë padyshim kanë ndikuar në këtë fitore popullore, duke konfirmuar se Çağatay Ulusoy mbetet një nga figurat më të rëndësishme dhe të dashura të industrisë turke të argëtimit.

  • “I humburi”/ Letërsia turke në panairin e librit, prezantohet romani i Tarik Tufan

    “I humburi”/ Letërsia turke në panairin e librit, prezantohet romani i Tarik Tufan

    Në kuadër të Panairit të 28 të Librit, në Tiranë u mbajt një tryezë bashkëbisedimi mbi letërsinë turke në shqip dhe romanin “I Humburi” i autorit të njohur turk Tarik Tufan.

    Ky aktivitet u realizuar në bashkëpunim të Shtëpisë Botuese Muza me Institutin e Gjuhës dhe Kulturës turke “Yunus Emre”, me dëshirën për të sjellë më pranë lexuesit shqiptar zërat më përfaqësues të letërsisë turke bashkëkohore.
    Përkthyesja, Lindita Xhanari Latifi tregon se ky libër është i veçan sepse sipas saj, heshtja mes fjalëve dhe fjalive flet më shumë sesa vetë personazhet.
    “Shkrimtari Tarik Tufan këto vitet e fundit ka shkruar mjaftë romane të bukura por “I Humburi” është i veçantë. Ka pak personazhe dhe shumë pak dialog sepse në një farë mënyre, heshtja mes fjalëve dhe fjalive në roman duket sikur fletë më shumë dhe kjo heshtje kumbon aq shumë saqë herë pas herë personazhet identifikohen përmes heshtjes së tyre”, u shpreh pedagogia Lindita Xhanari Latifi.
    Për dekanin e fakultetit të Historisë dhe Filologjisë, Mark Markun, përkthimi i librit “I Humburi” është një dëshmi e gjallë e komunikimit ndërkulturor mes dy vendeve.
    “Dëshmi e gjallë e një procesi të gjatë të komunikimit ndërkulturor të kulturës turke dhe kulturës shqiptare, letërsisë turke dhe letërsisë shqiptare”, u shpreh dekani Mark Marku.
    “Ky përkthim ka një domethënie të veçantë për mua. Të them të drejtën përkthimi duket si mungesë modestie, por do t’ua sqarojë sot se përse e kam përmendur këtë numër. Në të vërtetë si sot, 35 vite më parë ka lexuar për herë të parë një libër nga fillimi në fund në turqisht dhe më koiçidoi shumë bukur përkthimi i një romani kaq të dashur për mua, pikërisht në 35 vjetorin e leximit të parë të një libri në turqisht”, tha Lindita Xhanari Latifi .

    Top Channel

  • VIDEO/ 20 të vdekur nga rrëzimi i avionit ushtarak turk në Gjeorgji..Defekt mekanik, bombë në bord apo raketë?!

    VIDEO/ 20 të vdekur nga rrëzimi i avionit ushtarak turk në Gjeorgji..Defekt mekanik, bombë në bord apo raketë?!

    Një avion ushtarak turk C-130 është rrëzuar sot, 11 nëntor, në territorin e Gjeorgjisë, duke shkaktuar një tragjedi të rëndë për forcat e armatosura turke. Sipas konfirmimeve zyrtare nga qeveria e Ankarasë, të gjithë 20 pjesëtarët e ushtrisë turke që ndodheshin në bord kanë humbur jetën. 
    Aktualisht hetuesit po përqendrohen te disa video që duket se kanë regjistruar momentet e fundit të fluturimit: në pamje shihet aeroplani duke u copëtuar në disa pjesë, çka tregon se ai është shkatërruar në ajër. Ende nuk dihet nëse kjo ndodhi për shkak të një defekti serioz mekanik — ndoshta gjatë një riparimi — apo nëse është goditur nga një raketë apo dron, duke marrë parasysh tensionet në rajon. Nuk përjashtohet as një hipotezë e tretë, ajo e eksplozivit të vendosur në bord. 
    Avioni ishte nisur nga aeroporti ndërkombëtar i Ganjës, në Azerbajxhan, në orën 14:19 me orën lokale (11:19 me orën shqiptare) të martën, më 11 nëntor. Sipas të dhënave të faqes Flightradar24, në orën 14:41 C-130 kishte arritur lartësinë e fluturimit prej 24 mijë këmbësh (rreth 7,315 metra). Sinjali i fundit u regjistrua në 14:49 e 20 sekonda, kur avioni po udhëtonte me shpejtësi rreth 519 km/orë. 
    “Avioni ynë ushtarak C-130, i nisur nga Azerbajxhani dhe i destinuar për në Turqi, u rrëzua në kufirin mes Gjeorgjisë dhe Azerbajxhanit,” konfirmoi Ministria Turke e Mbrojtjes. “Operacionet e kërkim-shpëtimit kanë nisur tashmë në bashkëpunim me autoritetet përkatëse.”Presidenti Recep Tayyip Erdoğan shprehu “dhimbje të thellë” dhe “ngushëllime” për “familjet e martirëve”. 
    Në pamjet  e analizuara, shihet pjesa qendrore e trupit të avionit — ajo me krahët — e cila përputhet dukshëm me formën e një C-130. Mungojnë, megjithatë, pjesa e përparme (kabina dhe ndarja e ngarkesës) dhe pjesa e pasme (bishti dhe ndarja e pasme e ngarkesës). 
    Avioni C-130 është prodhuar nga kompania amerikane Lockheed Martin dhe përdoret gjerësisht nga forcat ajrore në mbarë botën për transport trupash, pajisjesh dhe mjetesh ushtarake. Ai ka katër motorë turbohelikë dhe mund të ngrihet e ulet edhe në pista të vështira. 
    Avioni i rrëzuar ishte ndërtuar në vitin 1968 dhe fillimisht kishte shërbyer në forcat e armatosura të Arabisë Saudite. Sipas të dhënave ajrore, ai ishte përfshirë në flotën turke në mars të vitit 2010./Corriere Della Sera 

    TUAF543 | Turkish Air Force C-130 (reg. 68-01609) Aircraft tracked departing Ganja earlier today, later signal lost over Georgian territory.
    Footage below apparently shows the crash of the same aircraft, currently under verification. pic.twitter.com/1Qjt0FiBtY
    — Visioner (@visionergeo) November 11, 2025
     
     

  • Mbeti jashtë listës së Silvinjos, anësori zgjidhet në ekipin e javës së Superligës turke

    Mbeti jashtë listës së Silvinjos, anësori zgjidhet në ekipin e javës së Superligës turke

    Një nga emrat që vazhdon të mbetet jashtë listës së Kombëtares shqiptare, pa marrë kurrë ftesë nga trajneri Silvinjo edhe pse po luan rregullisht, është Arda Kurtulan.
    Futbollisti i cili ishte një emër i rregullt në radhët e përfaqësueses Shpresa, nuk ka marrë kurrë ftesë nga Silvinjo, ndonëse në dy vitet e fundit ka luajtur titullar fiks në Superligën turke dhe vazhdon të lërë shenjë me skuadrën e Goztepe, një prej surprizave të këtij edicioni në Turqi.
    Në fitoren 2-0 ndaj Kasimpasha në fundjavë, ai ishte një nga më të mirët në fushë dhe jo rastësisht është zgjedhur për paraqitjen e tij në formacionin ideal të javës në Superligën turke nga “SofaScore”. Një zgjedhje që nuk vjen nga vendimet e një eksperti, por thjesht nga statistikat e regjistruara nga lojtari gjatë sfidës, nga përzgjidhet më pas formacioni ideal.
    Kësisoj, Kurtulan mori notën 8 për paraqitjen e tij dhe u rreshtua përkrah emrave si Asensio e Fred në formacionin ideal të javës së 12 të kampionatit turk.

  • OKB parandalon përshkallëzimin në zonën tampon të Qipros

    OKB parandalon përshkallëzimin në zonën tampon të Qipros

    Tensionet u ndezën gjatë fundjavës në zonën tampon të kontrolluar nga OKB-ja midis jugut grek qipriot dhe veriut të pushtuar nga turqit.
    Një automjet ushtarak turk bllokoi fermerët grekë qipriotë nga hyrja në tokën e tyre të shtunën në mëngjes. Një njësi e Forcës Paqeruajtëse të Kombeve të Bashkuara në Qipro, (UNFICYP) parandaloi një përshkallëzim. Republika e Qipros u përgjigj me një notë proteste, kundër “provokimit nga autoritetet pushtuese”.

    Ministria e Jashtme është në kontakt me autoritetet e komunës së prekur dhe ka kontaktuar në mënyrë të përshtatshme forcën paqeruajtëse të OKB-së për të rivendosur aksesin e fermerëve në tokat e tyre bujqësore dhe për të parandaluar shkeljet e statusit të zonës tampon, tha për Euronews zëdhënësi i qeverisë qipriote Konstantinos Letibiotis, “në përputhje me mandatin e UNFICYP dhe rezolutat e Këshillit të Sigurimit të OKB-së”.

    Lidhur me incidentin e fundit në Deneia, Letibiotis tha se situata po monitorohet nga afër dhe me seriozitetin më të madh. Ushtria pushtuese turke, me “veprimet e saj të papranueshme, po vë në pikëpyetje statusin e zonës tampon” dhe po përpiqet përsëri të “krijojë një fakt të kryer” – një veprim që shkel ligjin ndërkombëtar dhe rezolutat përkatëse të Këshillit të Sigurimit. “Republika e Qipros do të vazhdojë të veprojë me qetësi, vendosmëri dhe në përputhje të plotë me ligjin ndërkombëtar”, përfundoi zëdhënësi.

    Ndërhyrja e shpejtë parandalon përshkallëzimin e situatës

    Sipas Euronews, fermerët grekë qipriotë kishin hyrë në të ashtuquajturën “zonë e vdekur” për të kultivuar fushat e tyre, kur një automjet ushtarak turk hyri në zonë dhe bllokoi hyrjen e tyre. Kombet e Bashkuara ndërhynë menjëherë për të qetësuar situatën. Një incident i ngjashëm kishte ndodhur katër ditë më parë. Pas kësaj ndërhyrjeje, fermerëve iu premtua hyrje në fushat e tyre për të shtunën. Ministria qipriote e Mbrojtjes u informua për incidentin dhe deklaroi se është në kontakt me autoritetet lokale. Gjithashtu ka kontaktuar forcën paqeruajtëse të OKB-së për të parandaluar shkeljet e ardhshme të statusit të zonës tampon. Në një deklaratë të përbashkët, transmetuesi shtetëror RIK dhe Kombet e Bashkuara konfirmuan incidentin. Ata deklaruan se situata aktualisht është e qetë dhe se parandalimi i tensioneve të mëtejshme mbetet një përparësi kryesore.

    Qiproja është e ndarë që nga viti 1974.

    Qiproja ka qenë de facto e ndarë që nga viti 1974 pas një grushti shteti në Greqi dhe një ndërhyrjeje ushtarake turke. Në veri ndodhet Republika Turke e Qipros Veriore, e njohur vetëm nga Turqia. Qeveria e republikës ishullore të BE-së në Nikozi kontrollon jugun e ishullit. Ndërsa qipriotët turq kërkojnë një zgjidhje me dy shtete, qipriotët grekë dhe OKB-ja mbështesin ribashkimin.

    Republika e Qipros është anëtare e Bashkimit Evropian që nga maji i vitit 2004. Sipas ligjit ndërkombëtar, kjo përfshin të gjithë ishullin; megjithatë, në praktikë, edhe dy dekada pas anëtarësimit në BE, qeveria në jug nuk mund ta zbatojë ligjin e BE-së në veri.

    Bisedimet e fundit të nivelit të lartë mbi ribashkimin e Qipros, të ndërmjetësuara nga Kombet e Bashkuara, dështuan në korrik 2017 në Crans-Montana të Zvicrës. Që atëherë, Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan ka refuzuar negociata të reja mbi një zgjidhje federale dhe në vend të kësaj kërkon t’i jepet fund izolimit ndërkombëtar të të ashtuquajturës Republika Turke e Qipros Veriore, e cila njihet vetëm nga Ankaraja.

    Guterres dëshiron të ringjallë negociatat

    Në mars të vitit 2025, Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, António Guterres, u përpoq të ringjallte negociatat. Përveç Presidentit Qipriot, Nikos Christodoulides dhe përfaqësuesit të atëhershëm të Qipros Veriore, Ersin Tatar, në një takim morën pjesë edhe fuqitë garantuese, Greqia, Turqia dhe Mbretëria e Bashkuar. Megjithatë, pas një sesioni të përbashkët të përshkruar si “konstruktiv”, nuk u arrit asnjë përparim.

    Rezultatet e zgjedhjeve të fundit presidenciale në veriun e kontrolluar nga turqit mund t’i japin një vrull të ri çështjes së ngecur të Qipros. Tufan Erhürman, një politikan i konsideruar i moderuar, fitoi zgjedhjet, duke zëvendësuar Ersin Tatarin, politikanin e linjës së ashpër. Politikani i qendrës së majtë mori 62.8 përqind të votave, ndërsa Tatar mori 35.8 përqind. Erhürman njoftoi se do të shqyrtonte një zgjidhje federale për Qipron – një qasje e mbështetur prej kohësh nga Kombet e Bashkuara. Tatar dhe Turqia, nga ana tjetër, kishin mbështetur një zgjidhje me dy shtete, e cila kundërshtohet fuqimisht nga grekët qipriotë.

    Forcat e Armatosura Austriake morën pjesë në misionin UNFICYP nga viti 1962 deri në vitin 2011. Sipas faqes së internetit të Forcave të Armatosura, afërsisht 17,000 paqeruajtës austriakë u vendosën në Qipro. Pas tërheqjes së batalionit austriak të OKB-së, Austria vazhdoi të plotësonte disa pozicione stafi brenda selisë shumëkombëshe. Aktualisht, dy oficerë dhe një nënoficer po shërbejnë “për paqen në Qipro”./ Der Standard.

  • Vajza turke merr propozimin për martesë në finishin e garës, në Maratonën e Athinës

    Vajza turke merr propozimin për martesë në finishin e garës, në Maratonën e Athinës

    Një vajzë turke, Nur Aygun, në momentin e fundit të vrapimit mori një propozim martese nga i dashuri i saj.
    Vrapuesja turke Nur Aygun mori një porpozim martese në vijën e finishit të garës 10 km në stadiumin Panathenaic të Athinës gjatë Maratonëps Klasike të së dielës.Maratona Klasike e Athinës ofron emocione, shumë momente të vogla të bukura dhe surpriza nga më të ndryshmet dhe çuditshmet
    Ashtu si ajo që përjetoi vajza turke Nur Aygun në momentin e finishit pas 48 minutash e 30 sekondash, kur mori propozimin e martesës nga i dashuri i saj. Dhe sigurisht ajo tha “po”, duke vendosur unazën e simbolike të rastit dhe duke i dhënë të dashurit të saj një përqafim për këtë suprizë të veçantë.