Tag: trupi

  • Trupi i pajetë i një personi gjendet në Shkodër, dyshimet që hedh policia

    Trupi i pajetë i një personi gjendet në Shkodër, dyshimet që hedh policia

    Një person gjendet pa shenja jete pranë urës së Telit, autoritetet po verifikojnë rrethanat
    Një person është gjetur pa shenja jete mëngjesin e sotëm pranë urës së Telit, në njësinë administrative Postribë të Shkodrës.

    Viktima është Qazim Lika 63 vjeç.

    Trupi i tij u pikas nga kalimtarë të rastit, të cilët njoftuan menjëherë Policinë dhe shërbimet mjekësore.

    Sipas informacionit paraprak, dyshohet se personi ka ndërruar jetë për shkaqe natyrale.
    Ndërkohë, grupi hetimor ka nisur veprimet për të sqaruar rrethanat e ngjarjes dhe për të identifikuar viktimën.

  • Lihet në fuqi vendimi i KPK/ KPA shkarkon nga detyra prokurorin Basha

    Lihet në fuqi vendimi i KPK/ KPA shkarkon nga detyra prokurorin Basha

    Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka lënë në fuqi vendimin e KPK në lidhje me prokurorin Kujtim Basha.
    Më 18 tetor të vitit 2023, KPK vendosi shkarkimin nga detyra të prokurorit Basha pasi rezultoi me bilanc negativ prej 12 milionë lejësh në deklarimin e pasurisë.
    Vendimi i KPA u mor nga trupi gjykues i përbërë nga Rezarta Schuetz kryesuese, Sokol Çomo relator, Albana Shtylla, Ina Rama, Natasha Mulaj anëtare.
    Njoftimi i KPA
    Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Rezarta Schuetz kryesuese, Sokol Çomo relator, Albana Shtylla, Ina Rama, Natasha Mulaj anëtare, shpalli vendimin për çështjen nr. 57/2023, datë 20.12.2023, që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Kujtim Bashaj kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, nr. 705, datë 18.10.2023.
    Në përfundim të gjykimit në dhomë këshillimi, trupi gjykues, bazuar në nenin 66, pika 1, shkronja “a” e ligjit nr. 84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, në mënyrë unanime, vendosi:
    Lënien në fuqi të vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 705, datë 18.10.2023, që i përket subjektit të rivlerësimit Kujtim Bashaj.
    Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm.

  • Dritan Gripshi mbetet jashtë sistemit: KPA lë në fuqi vendimin e shkarkimit

    Dritan Gripshi mbetet jashtë sistemit: KPA lë në fuqi vendimin e shkarkimit

    Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka lënë në fuqi vendimin e KPK për prokurorin e Beratit Dritan Gripshi.
    Në mars të vitit 2024, KPK vendosi shkarkimin nga detyra për prokurorin Gripshi, për shkak se nuk plotësonte kriterin financiar.
    Trupi gjykues i KPA ishte i përbërë nga Ina Rama kryesuese, Rezarta Schuetz relatore, Albana Shtylla, Mimoza Tasi, Natasha Mulaj anëtare.
    Vendimi i KPA:
    Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Ina Rama kryesuese, Rezarta Schuetz relatore, Albana Shtylla, Mimoza Tasi, Natasha Mulaj anëtare, shpalli vendimin për çështjen nr. 26/2024, datë 08.07.2024, që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Dritan Gripshi kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, nr. 749, datë 27.03.2024.
    Në përfundim të gjykimit në dhomë këshillimi, trupi gjykues, bazuar në nenin 66, pika 1, shkronja “a” e ligjit nr. 84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, në mënyrë unanime, vendosi:
    Lënien në fuqi të vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 749, datë 27.03.2024, që i përket subjektit të rivlerësimit Dritan Gripshi.
    Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm.
    U shpall sot, më datë 09.12.2025, në Tiranë.
    gijotina.com/

  • KPA lë në fuqi shkarkimin e prokurorit Gripshi

    KPA lë në fuqi shkarkimin e prokurorit Gripshi

    Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka lënë në fuqi vendimin e KPK për prokurorin e Beratit Dritan Gripshi. Në mars të vitit 2024, KPK vendosi shkarkimin nga detyra për prokurorin Gripshi, për shkak se nuk plotësonte kriterin financiar. Trupi gjykues i KPA ishte i përbërë nga Ina Rama kryesuese, Rezarta Schuetz relatore, Albana Shtylla, Mimoza Tasi, Natasha Mulaj anëtare.
    Vendimi i KPA:

    Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Ina Rama kryesuese, Rezarta Schuetz relatore, Albana Shtylla, Mimoza Tasi, Natasha Mulaj anëtare, shpalli vendimin për çështjen nr. 26/2024, datë 08.07.2024, që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Dritan Gripshi kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, nr. 749, datë 27.03.2024.

    Në përfundim të gjykimit në dhomë këshillimi, trupi gjykues, bazuar në nenin 66, pika 1, shkronja “a” e ligjit nr. 84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, në mënyrë unanime, vendosi:

    Lënien në fuqi të vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 749, datë 27.03.2024, që i përket subjektit të rivlerësimit Dritan Gripshi.
    Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm.
    U shpall sot, më datë 09.12.2025, në Tiranë.

  • U hodh nga ura në Klos, gjendet trupi i pa jetë i nipit të Nehat Kullës

    U hodh nga ura në Klos, gjendet trupi i pa jetë i nipit të Nehat Kullës

    Gazeta Standard është portali zyrtar i gazetës se përditshme “Standard”. Parimi ynë është informimi i thelluar i mbeshtetur ne objektivitet dhe investigim. “Behu pjese e lajmit”- eshte motoja jone kryesore qe fton lexuesit te jene pjese e jona

  • Tragjike në Kosovë, gjendet e pajetë gruaja shtatzënë në Klinë! Policia nis hetimet

    Tragjike në Kosovë, gjendet e pajetë gruaja shtatzënë në Klinë! Policia nis hetimet

    Grupi i kërkimit në fshatin Grabanicë të Klinës ka gjetur këtë të dielë, më 7 dhjetor, trupin e pajetë të një gruaje, e cila mbrëmjen e kaluar ishte raportuar nga familjarët si e zhdukur.
    Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës konfirmoi se trupi u gjet rreth orës 13:15 në lumin e Bardhë, afër urës së fshatit, pas kërkimeve intensive nga njësitë policore.
    “Mbrëmë rreth orës 19:00, familjarët raportuan se viktima kishte dalë nga shtëpia dhe nuk gjendej. Rasti ishte iniciuar si ‘person i zhdukur’. Sot gjatë kërkimeve, trupi i pajetë u gjet rreth një kilometër larg urës së fshatit,” tha zëdhënësi. Sipas mediave në Kosovë, gruaja ishte shtatzënë.

    Mjeku ka konstatuar vdekjen në vendngjarje, ndërsa hetuesit policorë dhe prokurori kanë kryer procedurat e para hetimore. Me urdhër të prokurorit, trupi është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, për të sqaruar rrethanat e vdekjes.
    Prokuroria bëri me dije se në vendin e ngjarjes kanë marrë pjesë edhe njësitë e zjarrfikësve për të ndihmuar në nxjerrjen e trupit dhe se policia ka marrë autorizim për të kryer të gjitha veprimet hetimore për të zbardhur plotësisht rrethanat e ngjarjes.
    Policia vazhdon hetimet për të përcaktuar shkaqet e vdekjes dhe për zbardhjen e plotë të rastit.
    /vizionplus.tv

  • Tragjedi në Klinë të Kosovës, gjendet e pajetë gruaja shtatzënë në lumin e Bardhë. Dyshimet e para

    Tragjedi në Klinë të Kosovës, gjendet e pajetë gruaja shtatzënë në lumin e Bardhë. Dyshimet e para

    Grupi i kërkimit në fshatin Grabanicë të Klinës ka gjetur këtë të dielë, më 7 dhjetor, trupin e pajetë të një gruaje, e cila mbrëmjen e kaluar ishte raportuar nga familjarët si e zhdukur.
    Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, konfirmoi për mediat se trupi u gjet rreth orës 13:15 në lumin e Bardhë, afër urës së fshatit, pas kërkimeve të intensifikuara nga njësitë policore.
    “Mbrëmë rreth orës 19:00, familjarët raportuan se viktima ishte larguar nga shtëpia dhe nuk gjendej. Rasti ishte iniciuar si ‘person i zhdukur’. Sot gjatë kërkimeve, trupi i pajetë u gjet rreth një kilometër larg urës së fshatit,” tha Gashi për gazetën Telegraf. Ndërkohë mediat lokale shkruajnë se gruaja ishte shtatzënë.
    Mjeku ka konstatuar vdekjen në vendngjarje, ndërsa hetuesit policorë dhe prokurori i shtetit kanë kryer procedurat e para hetimore. Me urdhër të prokurorit, trupi i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, me qëllim të sqarimit të rrethanave të vdekjes.
    Siç shkruan Klan Kosova, Prokuroria e Pejës, përmes zëdhënësit Shkodran Nikçi, bëri me dije se në vendin e ngjarjes kanë marrë pjesë edhe njësiti i zjarrfikësve për të ndihmuar në nxjerrjen e trupit dhe se policia ka marrë autorizim për të kryer të gjitha veprimet hetimore për të zbardhur plotësisht rrethanat e ngjarjes.
    “Një i pajetë u gjend në Lumbardh. Veç prokurores e policisë, në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe njësiti i zjarrfikësave që e ka bërë tërheqjen e trupit. Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, trupi u dërgua në IML. Kurse, policia ka marrë autorizimin nga prokurori për t’u kryer të gjitha veprimet hetimore që të ndriçohen rrethanat e rastit”, tha Nikçi.
    Policia vazhdon hetimet për zbardhjen e plotë të rastit dhe për të përcaktuar shkaqet e vdekjes.

  • Tragjike në Kosovë, gjendet e pajetë gruaja shtatzënë në lumin e Bardhë

    Tragjike në Kosovë, gjendet e pajetë gruaja shtatzënë në lumin e Bardhë

    Grupi i kërkimit në fshatin Grabanicë të Klinës ka gjetur këtë të dielë, më 7 dhjetor, trupin e pajetë të një gruaje, e cila mbrëmjen e kaluar ishte raportuar nga familjarët si e zhdukur.
    Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës konfirmoi se trupi u gjet rreth orës 13:15 në lumin e Bardhë, afër urës së fshatit, pas kërkimeve intensive nga njësitë policore.
    “Mbrëmë rreth orës 19:00, familjarët raportuan se viktima kishte dalë nga shtëpia dhe nuk gjendej. Rasti ishte iniciuar si ‘person i zhdukur’. Sot gjatë kërkimeve, trupi i pajetë u gjet rreth një kilometër larg urës së fshatit,” tha zëdhënësi. Sipas mediave në Kosovë, gruaja ishte shtatzënë.

    Mjeku ka konstatuar vdekjen në vendngjarje, ndërsa hetuesit policorë dhe prokurori kanë kryer procedurat e para hetimore. Me urdhër të prokurorit, trupi është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, për të sqaruar rrethanat e vdekjes.
    Prokuroria bëri me dije se në vendin e ngjarjes kanë marrë pjesë edhe njësitë e zjarrfikësve për të ndihmuar në nxjerrjen e trupit dhe se policia ka marrë autorizim për të kryer të gjitha veprimet hetimore për të zbardhur plotësisht rrethanat e ngjarjes.
    Policia vazhdon hetimet për të përcaktuar shkaqet e vdekjes dhe për zbardhjen e plotë të rastit.
    /vizionplus.tv

  • E rëndë/ Gjendet e mbytur një grua shtatzënë në lumë, ja çfarë dyshohet

    E rëndë/ Gjendet e mbytur një grua shtatzënë në lumë, ja çfarë dyshohet

    Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të diel në komunën e Klinës, ku është gjetur trupi i pajetë i një gruaje në lumin Lumbardh.
    Lajmi është konfirmuar nga Policia e Kosovës për rajonin e Pejës.

    Sipas zëdhënësit të policisë, trupi është lokalizuar rreth orës 13:30 në fshatin Grabanicë. Viktima është gjetur rreth 13 kilometra larg urës së fshatit dhe vdekja është konstatuar nga ekipi mjekësor në vendngjarje.

    Policia ka njoftuar gjithashtu se familjarët e gruas e kishin raportuar zhdukjen e saj mbrëmjen e së shtunës, pasi ajo ishte larguar nga shtëpia dhe nuk kishin informacion për vendndodhjen e saj.

    Hetimet për rastin po vazhdojnë, ndërsa priten rezultatet e autopsisë për të përcaktuar rrethanat e vdekjes.

  • E zhdukur prej një jave, gjendet e vdekur influencuesja 31-vjeçare/ Trupi i pajetë ndodhej brenda një valixheje

    E zhdukur prej një jave, gjendet e vdekur influencuesja 31-vjeçare/ Trupi i pajetë ndodhej brenda një valixheje

    Trupi i pajetë i influencueses austriake 31-vjeçare, Stefanie Pieper, e zhdukur prej gati një jave nga Graz, është gjetur në një zonë pyjore pranë Mariborit në Slloveni.

    Zbulimi u bë pas dëshmisë së ish-partnerit të saj, i cili tashmë është i dyshuari kryesor dhe ka pranuar përfshirjen në zhdukjen e saj.

    Sipas mediave lokale, burri dyshohet se e ka mbytur Pieper-in, më pas ka futur trupin në një valixhe dhe e ka groposur në një pyll përtej kufirit, në territorin slloven. Pistat e hetimit u hapën pasi ai pranoi të bashkëpunonte me autoritetet dhe tregoi vendndodhjen e trupit.

    Stefanie Pieper u raportua e zhdukur rreth një javë më parë. Kontakti i saj i fundit ishte dita kur u largua nga banesa, kur i dërgoi dy mesazhe një miku të ngushtë. Në njërin prej tyre, ajo përmendte një figurë të dyshimtë në shkallët e pallatit. Pas kësaj, ajo humbi çdo gjurmë.

    I dyshuari u arrestua të hënën në Slloveni, pranë kufirit me Austrinë, në afërsi të makinës së tij të djegur. Të premten ai u ekstradua në Austri, ku gjatë marrjes në pyetje nga hetuesit e Styria-s pranoi të tregonte vendin ku ndodhej trupi.

    Ndërkohë, hetimet po shtrihen edhe ndaj dy personave të tjerë të dyshuar si bashkëpunëtorë: vëllait dhe njerkut të të dyshuarit, të arrestuar në Graz. Të dy ndodhen në paraburgim nën dyshimin për tentativë manipulimi të provave dhe deri tani kanë refuzuar të japin dëshmi.

    Policia dhe prokuroria sllovene pritet të publikojnë detaje të reja nesër, ndërsa po bashkëpunojnë ngushtë me autoritetet austriake për të përfunduar rindërtimin e plotë të ngjarjes.