Tag: tropojë

  • FOTO-EMRAT/ Babë e bir humbin jetën brenda 24 orëve në Tropojë

    FOTO-EMRAT/ Babë e bir humbin jetën brenda 24 orëve në Tropojë

    Një ngjarje e rëndë ka tronditur sot zonën e Nikaj-Mërturit në Tropojë, ku familja Qokaj është goditur nga një tragjedi e dyfishtë.

    I pari që u nda nga jeta ishte 88-vjeçari Ndue Martin Qokaj. Lajmin për ndarjen e tij e bëri i ditur i biri, Besnik Qokaj, i cili vetëm një ditë më parë kishte kërkuar publikimin e njoftimit mortor për të atin.

    Por vetëm 24 orë më pas, familja u përball me një tjetër humbje të rëndë. Besniku ndërroi jetë papritur, dyshohet si pasojë e një arresti kardiak, duke e thelluar dhimbjen e familjarëve dhe komunitetit.

  • Varka plot me drogë e municion luftarak nga Pukë në Tropojë dhe drejt Kosovës, kapet “transportuesi” 29-vjeçar (EMRI)

    Varka plot me drogë e municion luftarak nga Pukë në Tropojë dhe drejt Kosovës, kapet “transportuesi” 29-vjeçar (EMRI)

    droga dhe parate e sekuestruara

    TROPOJË- Një 29-vjeçar ka rënë në prangat e policisë pasi transportoi me varkë drejt Tiranës drogë, eksploziv dhe municion luftarak me qëllim trafikimin drejt Kosovës. Lek Pepgjonaj u arrestua në flagrancë teksa udhëtonte me automjetin e tij, tip “Volksëagen”, ku në bagazh u gjetën dhe sekuestruan 1.2 kilogramë kanabis, 405 gram tritol, 51 kapsolla detonatore, 5 metra fitil zjarrpërcjellës, sasi municioni luftarak, si edhe një shumë parash. Dyshohet se i kishte transportuar me varkë nëpërmjet liqenit, nga fshati Apripë, Pukë, deri në Tropojë, ku kishte parkuar automjetin me qëllim shmangien e kontrollit të Policisë. Ndërkohë, vijon puna për identifikimin dhe kapjen e personit që do t’i blinte në Kosovë. 

    Njoftimi:
    Tropojë/ Finalizohet operacioni policor i koduar “Varkëtari”
    Transportoi me varkë drejt Tropojës drogë, eksploziv dhe municion luftarak, me qëllim që ta trafikonte drejt Kosovës; vihet në pranga 29-vjeçari nga Puka.
    Sekuestrohen 1.2 kilogramë lëndë narkotike kanabis, 405 gram tritol, 51 kapsolla detonatore, 5 m fitil zjarrpërcjellës, municion luftarak, si dhe një sasi lekësh.
    Shërbimet e DVP Kukës, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Tropojë dhe me mbështetjen e shërbimeve të Forcës së Posaçme “Shqiponja”, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative se një shtetas do të transportonte drejt Kosovës një sasi lëndë narkotike dhe lëndë eksplozive, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Varkëtari”.
    Si rezultat i këtij operacioni u arrestua në flagrancë shtetasi L. P., 29 vjeç, banues në Pukë.
    Ky shtetas u kap në flagrancë nga shërbimet e Policisë, në fshatin Dushaj, duke lëvizur me automjetin tip “Volkswagen”, në të cilin kishte fshehur në brendësi të bagazhit lëndën narkotike, eksplozivin dhe municionin luftarak, të cilat dyshohet se i kishte transportuar me varkë nëpërmjet liqenit, nga fshati Apripë, Pukë, deri në Tropojë, ku kishte parkuar automjetin me qëllim shmangien e kontrollit të Policisë.
    Në bashkëpunim me Prokurorinë dhe me homologët e Kosovës vijon puna për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti, me qëllim identifikimin dhe kapjen e personit që do t’i blinte në Kosovë.

  • Kanabis dhe eksploziv, kapet trafikanti me varkë në Tropojë

    Kanabis dhe eksploziv, kapet trafikanti me varkë në Tropojë

    Sekuestrohen 1.2 kilogramë lëndë narkotike kanabis, 405 gram tritol, 51 kapsolla detonatore, 5 m fitil zjarrpërcjellës, municion luftarak, si dhe një sasi lekësh.

    Shërbimet e DVP Kukës, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Tropojë dhe me mbështetjen e shërbimeve të Forcës së Posaçme “Shqiponja”, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative se një shtetas do të transportonte drejt Kosovës një sasi lëndë narkotike dhe lëndë eksplozive, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Varkëtari”.

    Si rezultat i këtij operacioni u arrestua në flagrancë shtetasi L. P., 29 vjeç, banues në Pukë.
    Ky shtetas u kap në flagrancë nga shërbimet e Policisë, në fshatin Dushaj, duke lëvizur me automjetin tip “Volkswagen”, në të cilin kishte fshehur në brendësi të bagazhit lëndën narkotike, eksplozivin dhe municionin luftarak, të cilat dyshohet se i kishte transportuar me varkë nëpërmjet liqenit, nga fshati Apripë, Pukë, deri në Tropojë, ku kishte parkuar automjetin me qëllim shmangien e kontrollit të Policisë.
    Në bashkëpunim me Prokurorinë dhe me homologët e Kosovës vijon puna për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti, me qëllim identifikimin dhe kapjen e personit që do t’i blinte në Kosovë.

    gijotina.com/

  • Qarku i Kukësit zgjohet i zbardhur, probleme me energjinë elektrike në Tropojë

    Qarku i Kukësit zgjohet i zbardhur, probleme me energjinë elektrike në Tropojë

    Gjatë natës dhe deri në orët e para të mëngjesit, i gjithë territori i Qarkut të Kukësit mbi kuotën 500 metra është përfshirë nga reshje bore dhe shiu me intensitet mesatar.
    Në zonën e Valbonës, trashësia e borës ka arritur deri në 10 centimetra. Pavarësisht reshjeve, të gjitha akset rrugore nacionale raportohen të qarkullueshme dhe nuk paraqesin rrezik apo vështirësi të theksuara për drejtuesit e mjeteve.
    Sa i përket furnizimit me energji elektrike, probleme janë regjistruar vetëm në fshatin Llugaj të Njësisë Administrative Llugaj në bashkinë Tropojë, ku 39 abonentë kanë mbetur pa energji.
     

  • “Gurët gjigantë po na rrezikojnë jetën!” Deputeti Çelaj kërkon ndërhyrje në aksin Fierzë-Bajram Curri

    “Gurët gjigantë po na rrezikojnë jetën!” Deputeti Çelaj kërkon ndërhyrje në aksin Fierzë-Bajram Curri

    Deputeti i Partisë Demokratike, Isuf Çelaj, ka ngritur sot një shqetësim urgjent lidhur me një rrezik të madh që kërcënon banorët e zonës së Fierzës në Tropojë. Përmes një postimi në Facebook, ai publikoi mesazhin e një banori, i cili denoncon rrezikun e rënies së gurëve me përmasa gjigante në aksin Fierzë–Bajram Curri, konkretisht në fshatin Gegëhysen.
    Sipas qytetarit, gurët e mëdhenj ndodhen në prag të rrëzimit në rrugën nacionale dhe mund të shkaktojnë tragjedi në çdo moment. Ai thotë se banorët e zonës e përdorin këtë rrugë çdo ditë dhe se pavarësisht thirrjeve drejtuar Bashkisë Tropojë, nuk është marrë asnjë masë.

    Banorët paralajmërojnë se, në mungesë të ndërhyrjes, do të organizojnë një protestë me bllokim të rrugës dhe të hyrjes së HEC-it të Fierzës. Ata kërkojnë mbështetjen e deputetit dhe njoftimin e institucioneve përgjegjëse.
    “Nuk ka për të kushtuar shumë. Ky rrezik mund të hiqet për një ditë pune!” shkruan Çelaj në reagimin e tij, duke u bërë thirrje strukturave shtetërore që të veprojnë menjëherë.
    Deputeti kërkon ndërhyrje urgjente nga Emergjencat Civile, Bashkia Tropojë, Njësia e Emergjencave në Prefekturën Kukës, për të shmangur një ngjarje të rëndë në zonën e Demushajve të Gegëhysenit.
    Banorët presin reagim të shpejtë, ndërsa situata vlerësohet si një emergjencë që mund të zgjidhet brenda ditës, nëse institucionet lëvizin.

  • Tentoi të ndërtonte një urë për familjarët e saj, GJKKO dërgon për gjykim ish-kryebashkiaken e komanduar të Tropojës

    Tentoi të ndërtonte një urë për familjarët e saj, GJKKO dërgon për gjykim ish-kryebashkiaken e komanduar të Tropojës

    GJKKO ka pranuar kërkesën e SPAK-ut për nisjes e gjykimit për Kryetaren në detyrë të Bashkisë Tropojë, Zyra Islamaj, me akuzën për korrupsion dhe për ndërtuesin Rrok Gega.
    Sipas njoftimit zyrtar rezulton se Zyra Islamaj, aktualisht në ushtrimin e detyrës së Kryetarit të Bashkisë Tropojë, është përpjekur përmes një tenderi të hapur, të favorizojë ndërtimin e një ure në dobi të familjarëve të saj.
    Po ashtu ajo planifikoi të angazhonte edhe teknikun e mirëmbajtjes së rrugëve, punonjës në Bashkinë Tropojë, për ta ndihmuar ndërtuesin. Sipas SPAK, edhe ndërtuesi, nga ana e tij, ka pohuar se ky ndërtim nuk ka qenë në procedurat e tenderimit dhe ai do t’ia bënte dhuratë Kryetares së Bashkisë Tropojë.
    NJOFTIMI I SPAK1. Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar me datë 29.09.2025 ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: “Dërgimin në gjyq të çështjes penale me nr. 15/2026, në ngarkim të të pandehurve: Rrok Gega, akuzuar për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga neni 244/2 i Kodit Penal dhe Zyra Islamaj, akuzuar për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nganeni 259/2 i Kodit Penal”.
    2. Në seancën e datës 25.11.2025 (seanca paraprake), Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarja Irena Gjoka, pasi shqyrtoi pretendimet e palëve, bazuar në nenet 112, 332/dh, pika1, gërma “a”, 332/ë, 332/gj, pika 1 të K.Pr.Penale, me vendimin nr. 149, datë 25.11.2025, vendosi:I. Pranimin e kërkesës së palës kërkuese, Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për dërgimin në gjyq të çështjes penale që i përket procedimit penal nr.15, viti 2025 në ngarkim të të pandehurve:1. Rrok Gega, akuzuar për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike“, parashikuar nga neni 244, paragrafi i dytë i Kodit Penal.2. Zyra Islamaj, akuzuar për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike“, parashikuar nga neni 259, paragrafi i dytë i Kodit Penal.II. Dërgimin e çështjes për gjykim pranë Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me tjetër trup gjykues.III. Fashikulli i gjykimit do të përmbajë të gjitha aktet e hetimit paraprak, të përfshira në 1 volum hetimor (përveç deklarimeve të shtetasve të pyetur me cilësinë e personave që kanë dijeni për rrethanat e ngjarjes).IV. Kundër këtij vendimi nuk lejohet ankim.Tiranë, më datë 26.11.2025

  • Moti i keq në Kukës, akset nacionale të qarkullueshme por me rrezik rënie gurësh

    Moti i keq në Kukës, akset nacionale të qarkullueshme por me rrezik rënie gurësh

    Situata në Qarkun Kukës paraqitet e rënduar si pasojë e reshjeve të vazhdueshme të shiut me intensitet mesatar deri në të lartë, të cilat kanë përfshirë të gjithë territorin.
    Autoritetet raportojnë se rrugët nacionale në qark janë nën trysninë e rënies së gurëve, inerteve dhe dherave gjatë gjithë kohës, por qarkullimi është i lirë nga ndërhyrja e kontraktorëve për pastrimin e tyre.
    Pavarësisht vështirësive, të gjitha akset rrugore nacionale mbeten të qarkullueshme.
    Nga bashkitë Kukës, Has dhe Tropojë nuk janë raportuar emergjenca të tjera deri në këto momente.
    Sa i përket furnizimit me energji elektrike, ka mungesa të saj në fshatin Mamëz në Njësinë Administrative Kolsh, Nj.A. Surroj në bashkinë Kukës, si dhe Nj.A. Tropojë e Vjetër, Fierz, Llugaj, Margegaj në bashkinë Tropojë, dhe fshati Zarisht në Nj.A. Fajza të bashkisë Has.

  • Next Generation në Tropojë,profesionistë, artistë e të rinj u bënë pjesë e një dialogu të hapur mbi artin dhe kulturën

    Next Generation në Tropojë,profesionistë, artistë e të rinj u bënë pjesë e një dialogu të hapur mbi artin dhe kulturën

    Profesionistë, artistë dhe të rinj nga Shqipëria dhe Kosova u bënë pjesë e një dialogu të hapur mbi artin, kulturën dhe kreativitetin. Programi Next Generation në Tropojë solli një seri panelesh dhe forumesh me profesionistë, artistë dhe të rinj. Çdo panel trajtoi një dimension të bashkëpunimit ndërkufitar dhe të zhvillimit kulturor, duke krijuar terren për ide të reja dhe iniciativa konkrete. Kinematografia- “Bridging Screens”, forumi u fokusua te nxitja e prodhimeve të përbashkëta Shqipëri-Kosovë dhe krijimi i një rrjeti të qëndrueshëm kineastësh me synim hyrjen dhe konkurrimin në tregjet evropiane. Diskutimet sollën qasje praktike, modele bashkëpunimi dhe orientim drejt standardeve ndërkombëtare.
    Në panelin me temë Trashëgimia Kulturore – “Roots and Routes” të rinjtë u vendosën në qendër të bisedës si aktorë kyç në ruajtjen, rivitalizimin dhe dokumentimin e trashëgimisë kulturore. Forumi nxori në pah rëndësinë e aktivizmit kulturor, teknologjisë dhe qasjes bashkëkohore për të mbrojtur rrënjët ndërsa ndërtohen rrugë të reja. Në paneli me temë Artet Bashkëkohore – “Crossroads of Creation”, diskutimet u ndalën mbi nevojën për të krijuar ura mes skenës së pavarur, institucioneve publike dhe platformave ndërkombëtare të artit bashkëkohor.
    Forumi hapi perspektiva të reja për mobilitet artistik, projekte të përbashkëta dhe ndërkombëtarizim të skenës lokale. Në vijim paneli me temë Food Design- “Taste the Region” pjesëmarrësit eksploruan mënyrat se si identiteti lokal mund të përcillet përmes shijeve, duke ndërthurur traditën me kreativitetin gastronomik. Forumi solli ide mbi inovacionin në kulinari, përdorimin e produkteve vendase dhe krijimin e një narrative të re gastronomike për rajonin. Next Generation u zhvillua si pjesë e Javës së Kulturës Kombëtare, ku edhe Universiteti i Arteve iu bashkua programit në Tropojë.

  • Reshje të dendura në Kukës, gurë dhe inerte në rrugë. Kufizime me energjinë elektrike në disa zona

    Reshje të dendura në Kukës, gurë dhe inerte në rrugë. Kufizime me energjinë elektrike në disa zona

    I gjithë territori i Qarkut të Kukësit vijon të jetë i përfshirë nga reshje të vazhdueshme shiu, me intensitet mesatar deri të lartë. Për shkak të motit të keq, disa prej akseve nacionale janë përballur me rënie gurësh dhe inertesh, duke vënë rrugët nën presion.

    Shefi i Sektorit të Qarkullimit Rrugor në Qarkun e Kukësit, Dritan Karaj, bëri të ditur se subjektet kontraktore kanë ndërhyrë menjëherë në akset më problematike dhe po vijojnë punën për pastrimin e tyre. Sipas tij, rrugët Kukës–Bushtricë dhe Tropojë–Valbonë kanë pasur rënie gurësh, por aktualisht janë të lira dhe të qarkullueshme për automjetet.

    Karaj konfirmoi se, në tërësi, të gjitha akset nacionale në qark janë të hapura dhe qarkullimi zhvillohet normalisht. Deri tani nuk është raportuar asnjë aksident rrugor, ndërsa patrullat e policisë janë në terren duke këshilluar drejtuesit e mjeteve për kujdes të shtuar në rrugë.

    Edhe në nivel bashkish Kukës, Tropojë dhe Has nuk janë raportuar situata emergjente deri në këto momente. Probleme me energjinë elektrike në disa zona. Furnizimi me energji elektrike është normal në pjesën më të madhe të qarkut, përveç disa zonave ku vijojnë ndërprerjet. Në Bashkinë Kukës pa energji mbeten: fshati Kolosjan, Njësia Administrative Grykë-Çajë, Shishtavec, fshatrat Mamëz dhe Turaj, si dhe Pistë, Gëdheshtë e Shëmri në Njësinë Administrative Malzi.Në Bashkinë Has ndërprerje raportohen në fshatin Zarisht (Nj.Adm. Fajza) dhe në fshatrat Kishaj, Pogaj e Gjinaj (Nj.Adm. Gjinaj). Në Bashkinë Tropojë pa energji vijojnë të jenë fshati Berishë (Nj.Adm. Bytyç), si dhe Njësitë Administrative Lekbibaj dhe Fierzë.

  • Doli me bagëti në mal dhe s’u kthye më… Humb 65-vjeçari në Tropojë, nisin kërkimet për gjetjen e tij

    Doli me bagëti në mal dhe s’u kthye më… Humb 65-vjeçari në Tropojë, nisin kërkimet për gjetjen e tij

    Një 65-vjeçar nga fshati Nikaj-Mërtur, Njësia Administrative Lekbibaj në Tropojë, është raportuar i zhdukur pasi ka humbur kontaktet me familjarët.

    Sipas informacionit të bërë publik nga përgjegjësi i emergjencave civile të Bashkisë Tropojë, shtetasi Pal Susaj, i cili mësohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor, kishte dalë me bagëtitë në mal dhe nuk është kthyer më në banesë.

    Rreth orës 14:00 të ditës së sotme, vetë Susaj ka kontaktuar Policinë, duke deklaruar se nuk e dinte se ku ndodhej. Pas këtij komunikimi, familjarët nuk kanë mundur të lidhen më me të.

    Aktualisht, banorë të zonës dhe familjarë janë angazhuar në kërkime, ndërsa Policia e Shtetit ka nisur procedurat hetimore dhe veprimet për lokalizimin dhe gjetjen e 65-vjeçarit.

    Autoritetet lokale bëjnë me dije se vijojnë kërkimet dhe se do të ketë informacione të reja sapo të ketë zhvillime në terren.