Digjitalizimi po transformon ofrimin e shërbimeve bankare, duke sjellë shfaqjen e modeleve të reja të biznesit të bankave digjitale, të cilat bëjnë biznes vetëm në hapësirën online, pa zhvilluar rrjete degësh fizike. Edhe Shqipëria do ketë tashmë një bankë të tillë. Por çfarë janë këto banka dhe a janë shumë të përhapura në vendet e tjera? Në Eurozonë ekzistojnë rreth 60 banka digjitale. Shtatë nga këto banka janë degë të bankave tradicionale.
Ato zotërojnë dhe ofrojnë një sërë produktesh identike me bankat fizike si llogari dhe karta bankare, kredi, depozita e të tjera. Njëlloj si bankat e tjera, edhe ato digjitale duhet të jenë të pajisura me licencë për të operuar. Bankat që funksionojnë plotësisht online kanë zakonisht fitim më të ulët se ato tradicionale, për shkak të kostos më të lartë të depozitave dhe shpenzimeve fikse. Ato ofrojnë zakonisht norma më të larta interesi, pasi mundohen ta zgjerojnë tregun e tyre me një bazë klientësh që janë më të ndjeshëm ndaj çmimeve sesa ajo e bankave tradicionale. Kostot relativisht të larta IT dhe shpenzimet e konsiderueshme të marketingut kufizojnë aftësinë e bankave digjitale për të arritur një nivel të ngjashëm fitimprurshmërie me atë të bankave fizike. Këto banka mbeten lojtarë relativisht të vegjël me oferta të kufizuara produktesh.
Rritja e mëtejshme e tyre mund të jetë e mirë për konsumatorët, pasi shtohet konkurrenca ndërmjet aktorëve të tregut bankar dhe mund t’i shtynte bankat ekzistuese drejt përmirësimit të ofertës së tyre të shërbimit. Megjithatë, kjo mund të kthehet gjithashtu në kërcënim për stabilitetin financiar nëse modelet e biznesit të bankave tradicionale ndërpriten dhe bankat ekzistuese humbasin me shpejtësi ekskluzivitetin e depozitave që ofron financim të qëndrueshëm, i cili nga ana tjetër mbështet huadhënien e tyre për ekonominë reale.
Tag: tradicionale
-

A ja vlen t’i mbash paratë në banka digjitale? Norma më të larta interesi për depozitat se ato fiziket…
-

Bankat digjitale zbarkojnë në Shqipëri, ja çfarë ndryshon për qytetarët
Digjitalizimi po transformon ofrimin e shërbimeve bankare, duke sjellë shfaqjen e modeleve të reja të biznesit të bankave digjitale, të cilat bëjnë biznes vetëm në hapësirën online, pa zhvilluar rrjete degësh fizike. Edhe Shqipëria do ketë tashmë një bankë të tillë.
Por çfarë janë këto banka dhe a janë shumë të përhapura në vendet e tjera?
Në Eurozonë ekzistojnë rreth 60 banka digjitale. Shtatë nga këto banka janë degë të bankave tradicionale. Ato zotërojnë dhe ofrojnë një sërë produktesh identike me bankat fizike si llogari dhe karta bankare, kredi, depozita e të tjera. Njëlloj si bankat e tjera, edhe ato digjitale duhet të jenë të pajisura me licencë për të operuar.
Bankat që funksionojnë plotësisht online kanë zakonisht fitim më të ulët se ato tradicionale, për shkak të kostos më të lartë të depozitave dhe shpenzimeve fikse. Ato ofrojnë zakonisht norma më të larta interesi, pasi mundohen ta zgjerojnë tregun e tyre me një bazë klientësh që janë më të ndjeshëm ndaj çmimeve sesa ajo e bankave tradicionale.
Kostot relativisht të larta IT dhe shpenzimet e konsiderueshme të marketingut kufizojnë aftësinë e bankave digjitale për të arritur një nivel të ngjashëm fitimprurshmërie me atë të bankave fizike.
Këto banka mbeten lojtarë relativisht të vegjël me oferta të kufizuara produktesh. Rritja e mëtejshme e tyre mund të jetë e mirë për konsumatorët, pasi shtohet konkurrenca ndërmjet aktorëve të tregut bankar dhe mund t’i shtynte bankat ekzistuese drejt përmirësimit të ofertës së tyre të shërbimit.
Megjithatë, kjo mund të kthehet gjithashtu në kërcënim për stabilitetin financiar nëse modelet e biznesit të bankave tradicionale ndërpriten dhe bankat ekzistuese humbasin me shpejtësi ekskluzivitetin e depozitave që ofron financim të qëndrueshëm, i cili nga ana tjetër mbështet huadhënien e tyre për ekonominë reale. -

Lamtumirë bankomatëve? Zbulohet mënyra më e re për të tërhequr para
Në një kohë kur transformimi digjital po ridimensionon çdo sektor, edhe bankat europiane po i nënshtrohen ndryshimeve të thella. Rënia e përdorimit të parasë fizike ka sjellë pasoja të drejtpërdrejta në infrastrukturën tradicionale bankare, duke vënë në shënjestër një prej elementeve simbol të saj: bankomatet. Me pagesat elektronike që po fiton terren me shpejtësi, bankomatet klasike po bëhen gjithnjë e më pak të përdorshëm.
Vitet e fundit, pesha e parasë “cash” ka rënë ndjeshëm, edhe pse mbetet ende një mjet i rëndësishëm pagesash për një pjesë të konsumatorëve. Megjithatë, bilanci mes kostove të larta të operimit dhe përdorimit në rënie ka detyruar bankat të rishikojnë strategjitë e tyre.
Këto pajisje moderne nuk shërbejnë vetëm për të tërhequr para, por ofrojnë edhe depozitime, identifikim automatik të kartës dhe akses në një sërë operacionesh bazike, pa komisione shtesë edhe nëse përdoruesi i përket një banke tjetër.
Franca po shihet si shembulli më i përparuar i këtij procesi. Sipas parashikimeve të industrisë, gjatë vitit të ardhshëm në vend pritet të instalohen rreth 7.000 pika të reja shërbimi, ndërsa mijëra bankomate tradicionale do të hiqen, veçanërisht në zonat urbane ku frekuentimi i tyre ka rënë ndjeshëm. -

Video/ Festat 28-29 Nëntorit, nxënësit “pushtojnë” pedonalen e Bulqizës me veshje tradicionale dhe flamurin kombëtar
Edhe pse koha nuk ishte e përshtatshme, nxënësit e të gjitha shkollave kanë pushtuar pedonalen e Bulqizës me veshjet tradicionale dhe me flamuj kombëtar.
Ndryshe nga herët e tjera për herë të parë sheshi i pedonales u mbush nga banorët e zonës, të cilët ishin të gjitha moshat, ku ndoqën aktivitetin e përgatitur nga Bashkia Bulqizës në bashkëpunim me shkollat, ku nxënësit përfaruan me këngë, valle e recitime.
Kryetarja e Bashkisë Bulqizë,Festime Mjeshtri, shprehu një falenderim të veçantë për të rinjtë të cilët po i japin jetë qytetit.Top Channel
-

BBC, shkrim për kulinarinë shqiptare, Rama: Recetat tradicionale të gjysheve, pikë e fortë e sipërmarrjeve të agroturizmit
Kryeministri Edi Rama ka shpërndarë artikullin e publikuar nga rrjeti i njohur mediatik BBC, kushtuar agroturizmit dhe kulinarisë shqiptare.
Në një postim në Facebook, Rama shkruan se recetat tradicionale të gjysheve shqiptare janë tashmë një pikë e fortë e sipërmarrjeve të reja të agroturizmit në vend.
“Rrjeti i njohur mediatik BBC i ka kushtuar një artikull agroturizmit dhe kulinarisë shqiptare, përmes seksionit BBC Travel, duke veçuar recetat tradicionale të gjysheve shqiptare që po trashëgohen brez pas brezi dhe që janë një pikë e fortë e sipërmarrjeve të reja të agroturizmit të hapura në vendin tonë”, shkruan Rama.
Në artikullin e publikuar, BBC shkruan se janë pikërisht gjyshet shqiptare ato që shpëtuan kuzhinën tradicionale, teksa vendi kaloi periudha të vështira tranzicioni. -

NGA ROMEO GURAKUQI – T’i japin Shkodrës atë që i takon nga kodi i shpërndarjes proporcionale të buxhetit të shtetit 2026
Përshendetje Marjana!
Respektoj dhe kam gjithë besimin ne vullnetin tand personal. Gjithsesi, çelësat e punës gjenden në duar dhe mendje të tjera. Emergjente në Shkodër është:
Shekullarizimi i jetës publike në Bashki; Rikthimi i Bashkise tek Banorët dhe profesionistët e pakët vendas jomilitantë, ndalimi i përdorimit të bashkisë për qëllime extra-shkodrane, respektimi i ligjit, i të drejtave të njeriut dhe konventës qytetare shkodrane të bashkëqeverisjes konsensuale, respektimi strikt i të drejtave tradicionale të pronës, të privatëve dhe enteve fetare, moscënimi i urbanistikës tradicionale, rikthimi i arkitekturës Idromeniane kudo ku është cënuar dhe synohet të cënohet, ndalja e procesit të pastrimit të parave të shokëve të rinj të sajuar në kryeqytet me kuota të papritura zengjinësh, së paku në qendrën e Shkodrës, rivendosja e rendit, para se gjithash duke mbrojtur qytetaret e vorfnuar nga shtërngimet e nëndheshme për dorëzimin e pronave të baballarëve me çmime qesharake, rifillimi i punimeve për daljen e qytetit, qoftë duke ndryshuar sipërmarrësin me një tjeter që ka mundësitë teknike për ta kryer me cilësi dhe shpejtësi, ndalimi i prekjes së pronësisë tradicionale në lungolago dhe vendosja para përgjegjësisë e atyre që cënuan pronat stërgjyshore në Theth dhe malësitë tona, rivendosja në jetë e projekteve jetësore strategjike të Qarkut Shkodër- Shqipërisë Veripërendimore.
Punet zgjidhen në Tiranë dhe kanë një komandë, e cila duhet të zgjohet nga inatet e prapambetura antishtetnore, antikombëtare, dhe t’i japin Shkodrës atë që i takon nga kodi i shpërndarjes proporcionale të buxhetit të shtetit 2026 që është e aprovim e sipër. /Nga Romeo GURAKUQI, ish- deputet i Shkodrës, publikuar si koment në faqen zyrtare në Facebook të deputetes së PS- së Shkodër, Marjana KOÇEKU/Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd.
Ju mirëpresim! -

‘Në formën më tradicionale’, Zhupa zbulon se si do të protestojë PD
Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, ka zbuluar formën e protestave që do të zhvillojë PD.
Përmes një lidhje në një emision televiziv, Zhupa është shprehur se protestat do të jenë në formën tradicionale të dhënies së mikrofonit te qytetarët.
Ajo tha gjithashtu se kjo formë protestash do të bëhet për shkak të mungesës së opozitës për të folur dhe për të shprehur qëndrimet e tyre në Parlament.
“Në formën më tradicionale, të dhënies së mikrofonit dhe hapësirës për të folur. Përshembull, sot para Kryeministrisë kishte një protestë që pak pati rezonancë mediatike, nga banorët e Durrësit. Shumë pak iu dha hapësirë kësaj proteste.
Ajo që ne do të bëjmë do të jetë një platformë, që shoqëruar nga deputetët do të ketë një vizibilitet më të madh edhe mediatik, edhe në rrjetet sociale, ku përveë qëndrimeve tona si përfaqësues të komuniteteve që jemi votuar, vijnë drejtërdrejtë edhe qytetarët, për të shprehur problematikën e tyre për t’u dëgjuar, për të qenë një platformë parlamentarizmi e vërtetë, për aq kohë sa të gjitha hapësirat e opozitës janë pushtuar”, tha mes të tjerash Zhupa. -

Video/ Imazhe përrallore nga Vjena, tregu i parë i Krishtlindjeve në Evropë hapet për vitin 2025
Asnjë qytet tjetër në Evropë nuk ka më shumë tregje Krishtlindjesh sesa Vjena.
Me plot 14 tregje të shpërndara në të gjithë qytetin, kryeqyteti austriak mbetet një nga destinacionet më tradicionale dhe më të dashura të festave të fundvitit.
Aroma e arrëmyshkut, kanellës, verës së ngrohtë, çokollatës, gështenjave dhe bajameve të pjekura mbush rrugët e ndriçuara me mijëra drita nga fillimi i nëntorit deri në fillim të janarit, duke e kthyer qytetin në një përrallë dimri.Këtë vit, Vjena ka hapur sezonin festiv më herët se zakonisht. Tregu i Krishtlindjeve në Pallatin Schönbrunn u çel të enjten, më 6 nëntor 2025, duke u bërë tregu i parë i Krishtlindjeve në Evropë për këtë vit. Me ndezjen e dritave, pallati u shndërrua në një skenë magjike, ku vizitorët mund të shijojnë dekorimet festive, artizanatet e punuara me dorë dhe atmosferën tradicionale që e karakterizon këtë vend.
Derë më 6 janar 2026, oborri i Pallatit Schönbrunn do të jetë i mbushur me 95 tezga të zbukuruara, shtëpi prej druri dhe produkte artizanale, ushqime tradicionale e përvoja për të gjitha moshat. Për fëmijët, tregu ofron një pistë patinazhi falas, karusele, lojëra magjike dhe punëtori krijuese, duke i dhuruar secilit momente gëzimi dhe pritjeje festive.
Ndërkohë, vetëm një ditë më vonë, më 7 nëntor, u hap edhe Weihnachtsmarkt-i i parë në Mynih, në hapësirën historike Ausbesserungswerk në Freimann. Ky treg sjell një përvojë ndryshe, që kombinon nostalgjinë me argëtimin modern dhe instalime spektakolare që i ngjajnë një parku të vogël tematik për të gjitha moshat.
Sezoni më i bukur i vitit ka nisur — dhe tregjet e Krishtlindjeve të Evropës kanë filluar të veshin petkun e tyre festiv, duke sjellë ndriçim, muzikë dhe emocion në çdo cep të kontinentit.Top Channel
-

Si do të protestojë PD? Zhupa zbulon detaje: Në formën më tradicionale të dhënies së mikrofonit
Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, ka zbuluar formën e protestave që do të zhvillojë PD.
Përmes një lidhje për ‘Ditari i Pasdites’ me gazetarin Pandi Gjata në A2 CNN, Zhupa është shprehur se protestat do të jenë në formën tradicionale të dhënies së mikrofonit te qytetarët.
Ajo tha gjithashtu se kjo formë protestash do të bëhet për shkak të mungesës së opozitës për të folur dhe për të shprehur qëndrimet e tyre në Parlament.
“Në formën më tradicionale, të dhënies së mikrofonit dhe hapësirës për të folur. Përshembull, sot para Kryeministrisë kishte një protestë që pak pati rezonancë mediatike, nga banorët e Durrësit. Shumë pak iu dha hapësirë kësaj proteste.
Ajo që ne do të bëjmë do të jetë një platformë, që shoqëruar nga deputetët do të ketë një vizibilitet më të madh edhe mediatik, edhe në rrjetet sociale, ku përveë qëndrimeve tona si përfaqësues të komuniteteve që jemi votuar, vijnë drejtërdrejtë edhe qytetarët, për të shprehur problematikën e tyre për t’u dëgjuar, për të qenë një platformë parlamentarizmi e vërtetë, për aq kohë sa të gjitha hapësirat e opozitës janë pushtuar”, tha mes të tjerash Zhupa.
Kujtojmë se gjatë kohëve të fundit, seancat plenare në Kuvendin e Shqipërisë janë përfshirë nga tensione të shumta mes mazhorancës dhe opozitës, duke bërë që shumë ligje që kalohen, të mos diskutohen si duhet. -

‘Socialistët miratojnë ligjin ‘Woke’ të Soros’/ Vasili: Rama shpërfilli familjen tradicionale, dita më e zezë e turpit për Shqipërinë
Deputeti i PL, Petrit Vasili, ka reaguar ndaj ligjit të miratuar së fundmi nga qeveria e Ramës, duke e cilësuar një hap të gabuar dhe të turpshëm për Shqipërinë. Në një postim në Facebook, Vasili e krahasoi këtë vendim me ligjet në SHBA, ku Presidenti Trump ka vendosur që të njihen vetëm dy gjini, mashkull dhe femër duke ruajtur institucionin e familjes tradicionale me nënë dhe babë.
Sipas Petrit Vasilit, ndërsa SHBA mbështet konceptin themelor të familjes, Shqipëria ka marrë një rrugë të kundërt.
“Qeveria e Ramës, së bashku me një grup deputetësh të pacipë, votuan një ligj që mohon fjalët nënë dhe babë dhe njeh lloje të ndryshme degradimesh e degjenerimesh. Kjo është dita më e zezë e turpit për Shqipërinë dhe shkelje e vlerave themelore të familjes shqiptare,” shkruan Vasili.
Ai kërkon që opinioni publik dhe strukturat e shoqërisë të reagojnë dhe të kërkojnë respektimin e familjes tradicionale si themeli i shoqërisë shqiptare.
Postimi i plotë:
Presidenti Trump beri ligj dhe vulosi qe ka vetem mashkull dhe femer pra nene dhe babe.
Ndersa Rama megjithe nje kope me deputete te pacipe votuan Ligjin, qe mohon fjalen nene dhe babe, por njeh turli lloj degradimesh e degjenerimesh!
Dita me e zeze e turpit per Shqiperine.