Tag: tirana

  • Nis Liga Unike për femra, ekipet kosovare triumfojnë ndaj Flamurtarit dhe Partizanit

    Nis Liga Unike për femra, ekipet kosovare triumfojnë ndaj Flamurtarit dhe Partizanit

    Ka ngritur siparin edicioni i radhës së Ligës Unike në basketboll për femra. Në turneun mbarëkombëtar të basketbollit marrin pjesë 6 ekipe: Tri nga Shqipëria (Flamurtari, Tirana e Partizani) dhe tri nga Kosova (Bashkimi, Prishtina e Peja).
    Në ndeshjet e para kanë dalë fituese ekipet nga Kosova. Kështu, skuadra e Peja 03 fitoi në Vlorë ndaj Flamurtarit vendës me rezultatin 82-70. Gjithçka u vulos që në pjesën e parë në favor të kosovareve, që u shkëputën 47-24 dhe më pas administruan avantazhin.
    Në Prizren, skuadra vendase e Bashkimit mundi pa probleme 90-53 Partizanin, një ndeshje me dy pamje. Në pjesën e parë Partizani luajti mirë dhe udhëheq rezultatin 38-36. Por, në 20 minutat e dyta skuadra kosovare përmbys gjithçka dhe shkëputet ndjeshëm, duke e merituar fitoren.
    Liga Unike-Femra, Java e parë
    Flamurtari – Peja 03, 70-82
    Bashkimi – Partizani, 90-53
    Prishtina – Tirana, e pacaktuar data
    Renditja: Bashkimi 2 pikë, Peja 2 pikë, Flamurtari 1 pikë, Partizani 1 pikë, Prishtina 0 pikë, Tirana 0 pikë.

  • Liga “Gjergj Kastrioti”/ Skënderbeu “dopio” fitore në kryeqytet, Partizani merr kryesimin me meshkujt

    Liga “Gjergj Kastrioti”/ Skënderbeu “dopio” fitore në kryeqytet, Partizani merr kryesimin me meshkujt

    Janë luajtur takimet e raundit të tretë të Ligës “Gjergj Kastrioti” në volejboll për meshkuj e femra, turneu mbarëkombëtar i rrjetës mes ekipeve nga Shqipëria dhe Kosova.
    Te femrat, Pogradeci qëndron i pamposhtur në Grupin A pas fitores 3-2 ndaj Tiranës (25-20, 25-15, 23-25, 25-27, 15-8). Kjo është fitorja e tretë për pogradecaret në këtë turne me këtë rezultat, duke qëndruar në vendin e dytë, një pikë pas bardhebluve.
    Në Grupin B, ekipi i Skënderbeut korri fitoren e parë, duke mundur 3-0 Dinamon (25-12, 25-20, 25-21). Gjithsesi, korçaret qëndrojnë në vendin e tretë, ndërsa “blutë” mbyllin renditjen ende pa asnjë pikë në këtë turne.
    Te meshkujt, në Grupin A, Partizani merr kreun e renditjes pas fitores 3-0 ndaj Vllaznisë, ndeshje e luajtur në Shkodër (25-21, 25-21, 25-14). Për shkodranët kjo është humbja e parë në këtë turne dhe zbresin në vendin e dytë.
    Në Grupin B, Skënderbeu fitoi 3-2 ndaj Tiranës në “Fahrie Hoti”, në një ndeshje me shumë emocione dhe rivalitet (25-15, 25-20, 23-25, 20-25, 16-14). Fitorja ngjit korçarët në vendin e parë në renditje, ndërsa Tirana ndjek me një pikë më pak.
    Liga Gjergj Kastrioti-Femra, Grupi A (raundi 3)
    Tirana – Pogradeci, 2-3
    Drita – Fushë Kosova, 11 dhjetor
    Renditja: Tirana 7 pikë, Pogradeci 6 pikë, Drita 1 pikë, Fushë Kosova 1 pikë.
    Liga Gjergj Kastrioti-Femra, Grupi B (raundi 3)
    Dinamo – Skënderbeu, 0-3
    Ferizaj – Fer Volej, 1-3
    Renditja: Fer Volej 9 pikë, Ferizaj 5 pikë, Skënderbeu 4 pikë, Dinamo 0 pikë.
    Liga Gjergj Kastrioti-Meshkuj, Grupi A (raundi 3)
    Vllaznia – Partizani, 0-3
    Ferizaj – Skëndebeu Kos, 11 dhjetor
    Renditja: Partizani 7 pikë, Vllaznia 5 pikë, Ferizaj 3 pikë, Skënderbeu Kos 0 pikë.
    Liga Gjergj Kastrioti-Meshkuj, Grupi B (raundi 3)
    Tirana – Skënderbeu, 2-3
    Drita – Peja, 0-3
    Renditja: Skënderbeu 8 pikë, Tirana 7 pikë, Peja 3 pikë, Drita 0 pikë.

  • “Tirana Bank”, Banka e Vitit, The Banker dhe Euromoney e vlerësojnë si bankën më të mirë për vitin 2025

    “Tirana Bank”, Banka e Vitit, The Banker dhe Euromoney e vlerësojnë si bankën më të mirë për vitin 2025

    Tirana Bank ka arritur një tjetër sukses të rëndësishëm ndërkombëtar.

    Institucioni është shpallur ‘Bank of the Year in Albania 2025’ nga revista prestigjioze The Banker, pjesë e grupit Financial Times, një nga autoritetet më të njohura në vlerësimin e sektorit bankar global. Ky çmim vjen vetëm pak kohë pasi Tirana Bank u shpall ‘Banka më e Mirë në Shqipëri 2025’ nga Euromoney, duke e bërë këtë një vit të jashtëzakonshëm për bankën.
    Ceremonia e ndarjes së çmimeve u zhvillua në Londër, ku përfaqësues të lartë të Tirana Bank morën zyrtarisht trofeun. Kjo arritje konsiderohet një nga vlerësimet më të rëndësishme që një bankë mund të marrë në nivel ndërkombëtar.
    “Të vlerësohesh nga The Banker është një moment shumë i rëndësishëm, pasi vjen nga një prej autoriteteve më të njohura në sektorin bankar global. Ky çmim na vendos në një nivel krejt tjetër vëmendjeje dhe demonstron që progresi ynë është i matshëm dhe i dallueshëm edhe në arenën ndërkombëtare”, shprehet Dritan Mustafa, Drejtor i Përgjithshëm Ekzekutiv i Tirana Bank.
    The Banker vlerësoi Tirana Bank për performancën e qëndrueshme financiare, transformimin e avancuar digjital, modernizimin e platformave të bankingut dhe përmirësimin e përvojës së klientit. Vlerësim mori edhe ndikimi i institucionit në mbështetjen e biznesit dhe zhvillimit ekonomik në vend.
    “Fakti që këtë vit jemi vlerësuar si ‘Banka e Vitit në Shqipëri’ nga The Banker dhe njëkohësisht ‘Banka më e Mirë në Shqipëri’ nga Euromoney, është një tregues i qartë i transformimit që kemi ndërmarrë dhe i profesionalizmit të stafit tonë. Kjo njohje jo vetëm i shton peshë reputacionit tonë, por edhe na motivon të vazhdojmë të rrisim standardet me të cilat operojmë.”, shtoi ai.
    Me këtë arritje, Tirana Bank forcon më tej pozicionin e saj si një nga institucionet kryesore financiare në Shqipëri dhe synon të vazhdojë rrugëtimin e saj të transformimit dhe rritjes së qëndrueshme.
     

    Top Channel

  • TAEKWONDO/ Spektakël në Kupë, Tirana fiton 26 medalje

    TAEKWONDO/ Spektakël në Kupë, Tirana fiton 26 medalje

    Taekwondo mbylli edicionin e Kupën së Shqipërisë, një turne që këtë vit u zhvillua në Shkodër. Afro 270 sportistë garuan ndërmjet tyre, ku në fund, fitues u shpall ekipi i Tiranës.
    Nën drejtimin e trajneres Arjola Kasaj, bardheblutë konkurruan me 26 sportistë, në të gjithë kategoritë, duke dominuar Kupën e Shqipërisë me 15 vende të para, 6 vende të dyta dhe 5 të treta. Në kategorinë për të rritur, Tirana arriti të fitojë 7 medalje ari dhe 4 argjend.

    Tirana doli me madje ari edhe në kategorinë e të rinjve ku Kidlin Kasaj dhe Pelivan Merdanaj siguruan medalje ari në peshat e tyre.
    Me Arjola Kasaj në stol, Tirana vijon rrugëtimin fantastik në Shqipëri, këtë herë duke shkëlqyer në Kupën  e Shqipërisë.

    © BalkanWeb

    Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.Grupi Balkanweb

  • Partizani fiton derbin me Tiranën dhe ngjall shpresat për “Final Four”, bardheblutë zhyten në fund të tabelës

    Partizani fiton derbin me Tiranën dhe ngjall shpresat për “Final Four”, bardheblutë zhyten në fund të tabelës

    Adriatik BALLA
    Java e 15-të e Kategorisë Superiore startoi ditën e djeshme me dy takimet e para, por dueli më i rëndësishëm ishte ai mes Tiranës dhe Partizanit, një derbi kryeqytetas i luajtur në stadiumin “Air Albania”, e fituar nga Partizani me shifrat 2-0, një fitore që i jep shpresë ekipit të kuq të mendojë për një pozicionim në “Final Four” në fund të sezonit, kurse Tirana me këtë humbje, e rënë moralisht në ekstrem, zhytet edhe më thellë në renditje, në vend të fundit, duke qenë kandidate serioze për të rënë nga kategoria. Dueli tjetër i luajtur dje ishte ai mes Bylisit dhe Teutës, mbyllur në barazim 1-1, duke i lënë të dy ekipet të pakënaqur për shkak se kishin objektiv fitoren he morën vetëm nga një pikë.
    “Demat” hakmerren ndaj Tiranës
    Ndeshja midis dy skuadrave rivale e që kanë shkruar histori në kampionatin shqiptar të futbollit, nisi me entuziazëm, edhe pse numri i të pranishmëve në stadium ishte mjaft i paktë për emrin e ekipeve dhe pretendimet e tyre në garë. Partizani e gjeti shumë shpejt golin e avantazhit. Pas zhvillimit të një goditje këndi, topi shkon te Hjumën i cili i vetëm para Tafas dërgon sferën në rrjetë. Tirana u përpoq të reagonte me Taren dhe ndonjë tjetër, por nuk ia doli të konkretizonte. Tirana ka kohë që është në krizë loje të gjithanshme dhe këtë e shprehin edhe statistikat, ku ka pësuar 29 gola në 15 takime, ka pësuar aq sa të tre ekipet e kreut të marrë së bashku. Nga ana tjetër, Tirana ka edhe sulmin më të dobët në kampionat, me vetëm 11 gola të shënuar, duke pasur një diferencë golash negativ -19, diçka e pazakontë për një skuadër të elitës. Duke u kthyer te ndeshja kujtojmë se Partizani diti ta menaxhonte mirë pjesën e parë dhe avantazhin e krijuar, duke e mbyllur këtë fraksion loje 1-0.
    Pjesa e dytë, gol vendimtar për të kuqtë
    Në pjesën e dytë Tirana u duk se do të bënte kthesë, por ajo vuajti pasimin final dhe nuk pati forcë të mjaftueshme të rrezikonte portën kundërshtare. Deri në minutën e 60-të loja ishte e barabartë, por në atë moment, Partizani futi Skukën në fushë dhe synoi ta “vriste” ndeshjen, duke shënuar golin e dytë. Kjo lëvizje dha efekt, pasi në të 64’ Partizani shënoi por arbitri anuloi për pozicion jashtë loje. Gjithsesi, në minutën e 66-të Partizani gjeti golin e dytë. Meta humb topin në mesfushë dhe të kuqtë nisen shpejt në sulm, duke gjetur Skukën i cili në zonë në rrëzim e sipër gjuan duke shënuar golin e dytë. Për Skukën ishte një çlirim, pasi kishte kohë që kritikohej për mungesën e golit, ndërkohë që ky gol e vrau ëndrrën e Tiranës për të dalë me pikë nga derbi. Tirana tenton të paktën të shënojë një gol nderi, duke dominuar në sulm në 15 minutat e fundit, por lojtarët e saj nuk kanë saktësi në veprime. Përfundimisht Partizani e fiton derbin 2-0 dhe ngjitet në vend të 6-të me 20 pikë, duke qenë vetëm 3 pikë larg zonës së “Final Four”. Pra Partizani ka shanse reale në vazhdim të rritet dhe të pretendojë Europën. Kurse Tirana në vend të fundit me vetëm 7 pikë, po zhytet në një krizë serioze dhe të frikshme dhe me këtë ecuri duket e pashmangshme rënia një kategori më poshtë.
     

  • “Tirana ka rënë zyrtarisht në Kategorinë e Parë”, Dabulla thotë fjalën e fundit: Nuk ka më shpresë, ka mbetur vetëm ana formale

    “Tirana ka rënë zyrtarisht në Kategorinë e Parë”, Dabulla thotë fjalën e fundit: Nuk ka më shpresë, ka mbetur vetëm ana formale

    Tirana ka marrë një tjetër humbje dhe këtë herë dhemb më shumë pasi vjen në derbin me Partizanin. Bardheblutë ndodhen në vendin e fundit, teksa Dabulla, i ftuar në “Mega Sport” që transmetohet në “A2 CNN” ka thënë edhe fjalën e fundit, për të, Tirana ka rënë zyrtarisht nga Superiorja.
    “Para disa muajsh kam thënë në studion tënde që Tirana është për mbijetesë. Pastaj kur fillojë edhe ky sezon, e thashë po të njëjtën gjë, që jemi për mbijetesë. Tani jemi më keq, kemi dalë. Për mua nuk ka asnjë lloj shprese, Tirana ka rënë në Kategorinë e Parë, nuk kemi kujt t’i marrim vendin. Më vjen inat që më doli fjala edhe këtë herë, tani ka mbetur vetëm ana formale, ne kemi dalë. Me atë paraqitje që kam parë sot dhe në kohët e fundit, nuk ka shpëtim, as në merkaton e janarit”, tha Dabulla. /Sport Ekspres/?

  • “Po flas nga marazi dhe si miku i presidentit”! Dabulla: Refik Halili ka harxhuar 20 milionë euro për 3 tituj, si nuk i vjen keq për paratë e tij?

    “Po flas nga marazi dhe si miku i presidentit”! Dabulla: Refik Halili ka harxhuar 20 milionë euro për 3 tituj, si nuk i vjen keq për paratë e tij?

    Tirana ka marrë një tjetër humbje dhe këtë herë dhemb më shumë pasi vjen në derbin me Partizanin. Bardheblutë ndodhen në vendin e fundit, teksa Dabulla, i ftuar në “Mega Sport” që transmetohet në “A2 CNN” ka thënë edhe fjalën e fundit, për të, Tirana ka rënë zyrtarisht nga Superiorja.
    “Para disa muajsh kam thënë në studion tënde që Tirana është për mbijetesë. Pastaj kur fillojë edhe ky sezon, e thashë po të njëjtën gjë, që jemi për mbijetesë. Tani jemi më keq, kemi dalë. Për mua nuk ka asnjë lloj shprese, Tirana ka rënë në Kategorinë e Parë, nuk kemi kujt t’i marrim vendin. Më vjen inat që më doli fjala edhe këtë herë, tani ka mbetur vetëm ana formale, ne kemi dalë. Me atë paraqitje që kam parë sot dhe në kohët e fundit, nuk ka shpëtim, as në merkaton e janarit.
    Unë po flas edhe si miku i Refik Halilit, t’i them të keqen që të kuptojë gabimin, që të ndryshojë ai. Duhet që të vendos njerëzit e duhur në një punë të caktuar, të bëj rolin e presidentit dhe kaq, asnjë punë tjetër. Presidenti merret me gjëra të mëdha, jo me gjëra të vogla që i humbin kohë dhe humbasin prestigjin. Tiranës i ka humbur prestigji, nuk pranon më futbollist shqiptar që të vijë te Tirana tani, thotë nuk punojë dot, pavarësisht rrogës që i jep.
    Unë flas nga marazi, por edhe se më vjen keq. Halili është më i vjetri në Superiore, mund të ketë harxhuar më shumë para se të gjithë, ka 3 tituj kampion dhe mund të ketë harxhuar 20 milionë euro nga paratë e tij. Dhe mua më vjen keq, them me vete si nuk i vjen keq për paratë e tij? I ka harxhuar me zgjedhjet e gabuara”, tha Dabulla. /Sport Ekspres/
    ?

  • Partizani afrohet me “Final 4”, Tirana drejt rënies nga kategoria, renditja pas dy ndeshjeve të para të javës së 15-të

    Partizani afrohet me “Final 4”, Tirana drejt rënies nga kategoria, renditja pas dy ndeshjeve të para të javës së 15-të

    Vëmendja kryesore e javës së 15-të ishte padyshim te derbi Tirana-Partizani, ku në fund ishin “Demat” ata që triumfuan 0-2.
    Me këto tre pikë, të kuqtë shkuan në kuotën e 20 pikëve në vendin e gjashtë, vetëm 3 më pak se Teuta që ndodhet në vendin e katërt.
    Kjo e fundit u ndal në një barazim 1-1 nga Bylisi në transfertë, me ballshiotët që vijojnë të qëndrojnë në vendin e 8-të që të dërgon në “play out”.
    Ajo që bie në sy është performanca e dobët e Tiranës, me bardheblutë që vijojnë të qëndrojnë në vendin e fundit me vetëm 7 pikë pas 15 javësh, duke rrezikuar akoma dhe më shumë rënien nga kategoria.
    Të hënën do të luhen dhe tre takimet e tjera, ku vëmendja do të jetë te supersfida mes Elbasanit dhe Vllaznisë.

  • Partizani triumfon në derbin e kryeqytetit, mposht 0-2 Tiranën në “Arenën Kombëtare”

    Partizani triumfon në derbin e kryeqytetit, mposht 0-2 Tiranën në “Arenën Kombëtare”

    Partizani ka fituar derbin e dytë të kryeqytetit për këtë sezon, duke mposhtur 0-2 Tiranën në “Arenën Kombëtare”.
    Sfida e vlefshme për javën e 15-të të Superiores foli për “Demat”, të cilët kaluan në avantazh në minutën e 7’ të takimit me anë të Human.
    Bardheblutë u munduan të reagonin, por sulmet e njëpasnjëshme të “Demave” nuk i dhanë mundësitë e duhura të besuarve të Nuhiut.
    Goli i dytë erdhi në minutën e 66’, kur Skuka i vetëm përballë Tafas çoi topin drejt rrjetës dhe i dha goditjen e “KO” bardhebluve.
    Me këtë fitore, Partizani shkon në kuotën e 20 pikëve në vendin e 6-të, 3 pikë larg zonës së “Final 4”.
    Nga ana tjetër, Tirana vijon të qëndrojë në vendin e fundit me vetëm 7 pikë, ku makthet e Kategorisë së Parë nuk largohen.
    Rezultati:
    Tirana 0-2 Partizani
    Human 7′, Skuka 66′
    Formacionet Zyrtare:
    TIRANA: Tafas, Vera, Ndong, Dembele, Valerianos, Meta, Rafael, Haxhiu, Vogli, Tabeku, Tare.
    Trajner: Ardijan Nuhiu
    PARTIZANI: Qirko, Atanaskoski, Janjeva, Marku, Bytyçi, Dumbia, Ismaili, Human, Kote, Isgandarli, Toma
    Trajner: Oltijon Kërnaja

  • Derbi Tirana-Partizani/ “Demat” marrin nën kontroll derbin, Skuka shënon golin e dytë ndaj bardhebluve

    Derbi Tirana-Partizani/ “Demat” marrin nën kontroll derbin, Skuka shënon golin e dytë ndaj bardhebluve

    Tirana dhe Partizani luajnë derbin e kryeqytetit në “Arenën Kombëtare”, sfidë e vlefshme për javën e 15-të të Kategorisë Superiore.
    Të dyja skuadrat po kalojnë një periudhë të keqe këtë sezon, teksa fitorja shihet si i vetmi shpëtim për vazhdimësinë.
    Tirana ndodhet në vendin e fundit me vetëm 7 pikë, ku fitorja e vetme është ajo në derbin e parë, ku mundën Partizanin 0-3.
    “Demat” nga ana tjetër duket se kanë dalë disi nga kriza dhe kërkojnë tre pikët jo vetëm për hakmarrje, por për t’u afruar më shumë me zonën e “Final 4”.
    Rezultati Live:
    Tirana 0-2 Partizani
    Human 7′, Skuka 66′