Tag: telesport

  • Vendimi i dhimbshëm i Sylvinhos: Mitaj dhe Shehu në tribunë, 3 titullarë në stol

    Vendimi i dhimbshëm i Sylvinhos: Mitaj dhe Shehu në tribunë, 3 titullarë në stol

    16 Nëntor 2025

    11:52

    Telesport

    Sylvinho ka frikë nga kartonët e verdhë që i rrezikojnë playoff. Janë pesë lojtarë të cilët, nëse sot marrin karton në ndeshjen me Anglinë, nuk luajnë më pas në ndeshjen vendimtare të kualifikimit në Botëror.
    Telesport ka mësuar se Mario Mitaj dhe Juljan Shehu sot do ta ndjekin ndeshjen nga tribuna. Ata nuk duhet të jenë pjesë e ekipit, sepse risku do të ishte i madh.
    Gjithashtu do të ulen në stol Arlind Ajeti dhe Rey Manaj. Edhe Bajrami nuk e nis titullar ndaj Anglisë. Vendim që na dhemb, sepse do të donim t’i shihnim në fushë kundër “Tre luanëve”, por rëndësi ka ndeshja e marsit.

  • KFC Watchalong (17:15) dhe Versus (23:00), e diela flet me gjuhën Telesport

    KFC Watchalong (17:15) dhe Versus (23:00), e diela flet me gjuhën Telesport

    19 Tetor 2025

    13:30

    Telesport

    Telesport sot ka një maratonë transmetimesh!
    Për herë të parë nisim “KFC Watchalong”, një program i ri live në kanalin Telesport në Youtube. Do të ndjekim së bashku ndeshjen Liverpool – United, duke komentuar gjithçka në kohë reale. Reagimet live do të mund t’i ndiqni duke filluar nga ora 17:15.
    Në studio do të jenë Antoni, Artemisi dhe Bernardo, praktikisht një arbitër me dy tifozë kundërshtarë.
    Versus, si gjithmonë, sonte nis disa orë më vonë, 23:00, me treshen ADN që do të analizojë ndeshjet kryesore të fundjavës dhe do të japë disa parashikime për Champions League.

  • PSG dorëzohet, Donnarumma tani ka një çmim fiks

    PSG dorëzohet, Donnarumma tani ka një çmim fiks

    8 Gusht 2025

    16:09

    Telesport

    PSG është dorëzuar. I vetëdijshëm se portieri Donnarumma nuk do të firmosë kontratën e re, klubi ka caktuar çmimin e largimit për italianin.
    Kontrata e ish-portierit të Milanit skadon në qershorin e ardhshëm, kështu që në Paris duhet të veprojnë që tani për të mos e humbur me parametra zero.
    Sa kushton Donnarumma sipas PSG? “Vetëm” 30 mln euro. Ka plot klube që janë gati ta paguajnë këtë shifër.

  • Zanetti zbulon objektivin e Interit për Botërorin e klubeve

    Zanetti zbulon objektivin e Interit për Botërorin e klubeve

    13 Qershor 2025

    16:30

    Telesport

    Javier Zanetti, si zv/president i Interit, ka folur për Kupën e Botës për Klube, kompeticion që nis këtë të shtunë (Telesport do t’i dedikojë episodin e parë duke nisur nga ora 21:00)..
    Pas një sezoni të dhimbshëm, Interi kërkon ta përdorë këtë turne si kompensim për finalet e humbura në fund.
    “Formati i ri i këtij turneu është një mundësi e shkëlqyer. Shpresoj të mund të performojmë mirë. Duam t’i bëjmë gjërat siç duhet. Ky Botëror do të jetë një provë e madhe për të gjithë”, ka thënë legjenda zikaltër.
    “Qëllimi është të jemi konkurrues. Sigurisht që duhet të kalojmë fazën e grupeve dhe, pse jo, të realizojmë objektivin tonë: të arrijmë në finale”, ka shtuar Zanetti.

  • 40 mln euro për një mbrojtës 20 vjeç? Te Juventusi po nis revolucioni

    40 mln euro për një mbrojtës 20 vjeç? Te Juventusi po nis revolucioni

    18 Maj 2025

    10:31

    Telesport

    Me ardhjen e trajnerit Antonio Conte, i cili mund të rikthehet në stolin bardhezi, Juventusi po planifikon ndryshime radikale në skuadër për sezonin e ri.
    “SportMediaset” raporton se merkatoja do të nisë nga mbrojtja, për të plotësuar më pas edhe repartet e tjera.
    Një nga objektivat është Pietro Comuzzo, mbrojtësi 20-vjeçar i Fiorentinës, i cili së fundmi ka rinovuar kontratën me klubin toskan.
    Ai shihet si një nga mbrojtësit me të ardhmen më të mirë në Serie A. Juventusi duhet të paguajë 40 milionë euro për kartonin e tij, shifër e lartë për klubet italiane.

  • Gavi: “Kjo është arsyeja pse nuk na donin në finale”

    Gavi: “Kjo është arsyeja pse nuk na donin në finale”

    8 Maj 2025

    10:16

    Telesport

    Vazhdojnë polemikat në Spanjë për arbitrimin e Inter-Barcelona.
    Këtë herë ka qenë Gavi që ka kritikuar vendimet e arbitrit polak Simon Marciniak me një postim të bërë në Instagram:
    “Është shumë e vështirë, veçanërisht duke parë sa afër ishim. Nuk donin që të shkonim në finale sepse ishin të frikësuar nga sezoni që po bëjmë.
    “Nuk ka rëndësi sa vite kanë kaluar pa fituar Champions League, edhe pse e di se është shumë e vështirë dhe do të më pëlqente ta fitoja çdo vit, jam i sigurt se do ta fitojmë dhe do të jemi të gjithë të bashkuar. E di se do të ndodhë”.

  • EKSKLUZIVE | “Pasuria” e Dinamos, përgatitet transferimi “dyshe” prej gati 2 mln eurosh

    EKSKLUZIVE | “Pasuria” e Dinamos, përgatitet transferimi “dyshe” prej gati 2 mln eurosh

    7 Maj 2025

    17:55

    Telesport

    Baton Zabërgja dhe Peter Itodo Mandela do të jenë dy super shitjet e Dinamos këtë verë që pritet të gjenerojnë afërsisht 1.8-2 mln euro në arkat e klubit shqiptar.
    Paraqitja e tyre këtë sezon në Shqipëri ka qenë mbreslënëse: sulmuesi shqiptar i Kosovës dhe ai nigerian kanë kontribuar në 50 gola/asist të dy bashkë.
    Dinamo i rezistoi ofertave në janar me synimin për të realizuar objektivat, por tashmë afron lamtumira e të dyve, që kanë një moshë relativisht të re, përkatësisht 21 dhe 24 vjeç. Kontaktet me klube ruse, ukrainase, turke dhe kroate kanë nisur sipas asaj që mëson Telesport.
     

  • Ten Hag apo Xavi, kush do të jetë pasuesi i Xabi Alonso?

    Ten Hag apo Xavi, kush do të jetë pasuesi i Xabi Alonso?

    1 Maj 2025

    17:08

    Telesport

    Erik ten Hag apo Xavi, cili është trajner më i zoti? Përgjigjja është relative, por mes tyre ka një garë të ethshme.
    Bayer Leverkusen në qershor do të kërkojë për një trajner të ri dhe po mendon pikërisht këto emra. Edhe pse ka një akord zyrtar me Alonson deri në vitin 2026, spanjolli pritet të marrë drejtimin e Real Madridit.
    Kicker rapoton se “Aspirinat” kanë interes për ish-trajnerin e Mancheste rUnited, por edhe për Xavi, i cili më parë ka punuar në Katar dhe te Barcelona.

  • EKSKLUZIVE | Kosovë apo Shqipëri, e vërteta mbi talentin Baton Zabërgja. Vendimi i tij dhe prapaskenat!

    EKSKLUZIVE | Kosovë apo Shqipëri, e vërteta mbi talentin Baton Zabërgja. Vendimi i tij dhe prapaskenat!

    22 Prill 2025

    21:12

    Telesport

    Sulmuesi i Dinamo City-t, Baton Zabërgja, ka marrë një vendim që ka të bëjë me të ardhmen e tij dhe jo në lidhje me kombëtaren dhe përfaqësimin mes Kosovës dhe Shqipërisë.
    Telesport ka mësuar sonte zyrtarisht se futbollisti që luan në Kategorinë Superiore, i cili në janar ishte drejt transferimit, është penguar pikërisht nga statusi i tij, ose më saktë pasaporta.
    Në fakt, ai ka hyrë zyrtarisht në procedura për t’u pajisur më nënshtetësi shqiptare pasi në verë do të transferohet në merkato dhe do të ndjekë ambicjet e tij.
    Nga këtu lajmi që ka buruar mbi faktin se pasi u grumbullua nga Kosova, ai tashmë ka vendosur të përfaqësojë Shqipërinë. Në fakt, vendimi nuk është ky por thjesht për t’u pajisur me pasaportën shqiptare.
    Zabërgja nuk ka menduar të mos pranojë ftesë nga Kosova siç është thënë, apo ta pranojë atë nga Shqipëria, pasi ska bërë asnjë minutë me Dardanët dhe e ka këtë të drejtë.

  • Mbrëmja magjike në Telesport! Në 21:00 te Trotter’s në Bllok, në 23:00 live në Youtube

    Mbrëmja magjike në Telesport! Në 21:00 te Trotter’s në Bllok, në 23:00 live në Youtube

    16 Prill 2025

    18:14

    Telesport

    Kjo e mërkurë do të jetë e gjitha për t’u shijuar, sepse luhen dy ndeshje spektakolare në Champions League: Real Madrid – Arsenal dhe Inter – Bayern.
    Për Telesport, mbrëmja do të jetë e mbushur plot emocione, sepse programi ynë ditor është mjaft i ngjeshur. Fillimisht do të jemi te Trotter’s Sports Bar në Bllok, aty ku treshja ADN dhe dhjetëra tifozë (sipas dëshirës) do të ndjekin ndeshjet së bashku.
    Do të mblidhemi rreth orës 20:45, pak para se të nisin ndeshjet. Më pas, në orën 23:00, na gjeni live në kanalin Telesport në Youtube për të komentuar takimet në studio.