CEO i Acromax, Aldor Nini, i ftuar në emisionin Kjo Javë tha se ministrja virtuale Diella është video e gjeneruar me AI.
Nini tha se Diella nuk i gjeneron vetën tekstet, por sipas tij jepen nga persona që e njohin mirë politikën shqiptare.
Ai shtoi se Diella doli me 6-gishta sepse sipas tij, gjenerohet nga teknologjia e duhur.
“Shumë iu duket diella një iluzion. Është një video, nuk po flas për e-albania. Se sa mund të ndihmojë kjo video që krijohet vetë nga një grup personash të qeverisë, ata mund të krijojnë të ccdo lloj forme. Nuk dua ta nënvlerësoj mundimin e qeverisë, por sot kemi parë vetëm sipërfaqen është një video e gjeneruar nga inteligjenca artificiale, mund të marrë një fytyrë, një zë. Diella me 6 gishta ishte një gabim, që po të zgjedhësh teknologjinë e duhur nuk e bën atë gabim. Diella i ka bërë vetë tekstet, tekstet janë dhënë. Fjalimet më tingëllonin si të hartuara nga persona që e njohin mirë politikën shqiptare.”, tha Nini.
Tag: tekstet
-

“Nuk i shkruan vetë tekstet”, Aldor Nini zbulon të vërtetën: Ja pse Diella doli me 6 gishta
-

Foto/ Konflikti i interesit me tekstet shkollore, Kumbaro zëvendëson drejtoreshën e arsimit parauniversitar, zv.ministrja Osmani i “mbijeton” shkarkimit
Ministrja e re e Arsimit, Mirela Kumbaro, është takuar këtë të martë me drejtorët e shkollave të qarkut të Tiranës.Top Channel mëson se takimi u mbajt në orën 12:30.
Në mbledhje me ta, ministrja prezantoi edhe drejtoreshën e komanduar të arsimit parauniversitar, mësuesen e anglishtes që ishte zv.drejtore e Akap, Irida Shulku, e cila merr postin pas largimit të Rezarta Allës prej konfliktit të interesit me tekstet shkollore.
Por në krah të Kumbaros, paradoksalisht qëndron zv.ministrja Orjana Osmani e cila ka firmosur për vetë emrin e saj si autore në tekstin e letërsisë së klasës të 11 të një prej shtëpive botuese, duke shkelur ligjin e parandalimit të konfliktit të interesit.
Në foton e siguruar nga Top Channel, është edhe kryetarja e drejtorisë rajonale arsimore të qarkut të Tiranës si dhe drejtoresha e shkollës Servete Maçi, ku u zhvillua takimi.Top Channel
-

Konflikti i interesit me tekstet shkollore, Kumbaro zëvendëson drejtoreshën e arsimit parauniversitar, zv.ministrja Osmani i “mbijeton” shkarkimit (FOTO)
Ministrja e re e Arsimit, Mirela Kumbaro, është takuar këtë të martë me drejtorët e shkollave të qarkut të Tiranës.Top Channel mëson se takimi u mbajt në orën 12:30.
Në mbledhje me ta, ministrja prezantoi edhe drejtoreshën e komanduar të arsimit parauniversitar, mësuesen e anglishtes që ishte zv.drejtore e Akap, Irida Shulku, e cila merr postin pas largimit të Rezarta Allës prej konfliktit të interesit me tekstet shkollore.
Por në krah të Kumbaros, paradoksalisht qëndron zv.ministrja Orjana Osmani e cila ka firmosur për vetë emrin e saj si autore në tekstin e letërsisë së klasës të 11 të një prej shtëpive botuese, duke shkelur ligjin e parandalimit të konfliktit të interesit.
Në foton e siguruar nga Top Channel, është edhe kryetarja e drejtorisë rajonale arsimore të qarkut të Tiranës si dhe drejtoresha e shkollës Servete Maçi, ku u zhvillua takimi.
-

E vërteta rreth Anunaki, perënditë e lashta sumeriane, për të cilat disa thonë se ishin alienë
Gjatë viteve 4100-1750 Para Krishtit, në Mesopotami lulëzoi qytetërimi super, që adhuronte hyjnitë e quajtura Anunaki, të cilat disa studiues besojnë se ishin vizitorë nga një planet tjetër, dhe që ishin autorë të përparimeve më të mëdha të civilizimit njerëzor të hershëm.
Para se grekët të adhuronin Zeusin apo egjiptianët Osirisin, sumerët adhuronin Anunaki. Këto perëndi të lashta të Mesopotamisë kishin krahë, mbanin në kokë përkrenare me brirë dhe kishin aftësinë për të kontrolluar të gjithë njerëzimin. Sumerianët i respektonin Anunaki si qenie qiellore që diktuan fatin e shoqërisë së tyre.
Por a ishin më shumë se sa hyjni? Disa teoricienë pretendojnë se Anunaki ishin alienë nga një planet tjetër. Dhe këtë ide ata e mbështesin në tekstet antike sumeriane. Sumerët jetuan në Mesopotami – Iraku dhe Iranin e sotëm – midis lumenjve Tigër dhe Eufrat.
Pavarësisht se ishin një civilizim i lashtë, mbretërimi i tyre u karakterizua nga një numër përparimesh teknologjike mbresëlënëse. Për shembull, ata shpikën parmendën, e cila luajti një rol të madh në zhvillimin dhe zgjerimin e perandorisë së tyre.
Po ashtu ata zhvilluan kuneiform-in, një nga sistemet më të hershme të njohura të shkrimit në historinë e njerëzimit. Po ashtu, ata krijuan një metodë për të matur kohën, të cilën njerëzit e përdorin edhe sot e kësaj dite. Por sipas sumerëve, ata nuk e bënë vetëm këtë gjë.
Për të gjitha ato arritje ata i detyroheshin një grupi perëndish të quajtur Anunaki. Sipas rrëfimeve të tyre, termi Anunaki rrjedh kryesisht nga termi An, një hyjni supreme që mund të kontrollonte si fatin e mbretërve njerëzorë po ashtu edhe të perëndive të tjera. Edhe pse ka ende shumë gjëra të panjohura mbi sumerët dhe mënyrën e tyre të jetës, ata lanë prova të besimeve të tyre në tekstet e lashta, përfshirë Epin e Gilgameshit, një nga historitë më të vjetra të shkruara në historinë njerëzore.
Nga ajo vepër mësohet se perënditë Anunaki ishin shumë të nderuara. Për t’i adhuruar ato, sumerët e lashtë kishin gdhendur statuja, të cilat i vishnin me rroba, u “jepnin” ushqim dhe i transportonin gjatë ceremonive të ndryshme festive.
Për shumë shekujt, studiuesit spekuluan se çfarë i bëri Anunaki kaq të veçantë. Por vetëm gjatë shekullit të kaluar nisi të dominojë teoria e “alienit”.Pjesa më e madhe e asaj që dimë mbi qytetërimin sumerian vjen nga të dhënat që kanë lënë pas në mijëra pllaka argjile.
Këto pllaka janë ende duke u studiuar. Por një nga studiuesit pretendon se disa prej teksteve mbajnë një zbulim të pabesueshëm:Anunaki ishin në të fakt alienë. Në 1976, studiuesi Zekaria Sitçin shkroi një libër me titull “Planeti i 12-të”, që përshkruante përkthime të 14 pllakave në lidhje me Enki, një fëmijë i hyjnisë supreme sumere, An.
Libri i tij pretendonte se sumerët besonin se Anunnki vinte nga një planet i largët i quajtur Nibiru. Sipas Sitçin, Nibiru ka një orbitë të plotë prej 3.600 vjetësh. Në një moment, ky planet kaloi afër Tokës. Dhe njerëzit që banonin aty, Anunaki, vendosën të krijonin kontakte me botën tonë rreth 500.000 vjet më parë.
Por Anunaki kërkuan më shumë sesa thjesht një takim miqësor. Ata donin ar, për të cilin kishin shumë nevojë për të rregulluar atmosferën e planetit të tyre. Meqë Anunaki nuk ishin në gjendje që ta nxirrnin arin vetë, ata vendosën të inxhinieronin gjenetikisht njerëzit primitivë për të nxjerrë arin për llogari të tyre.
Dhe në kohën kur sumerët u shfaqën si një civilizim, Anunaki u kishte dhënë njerëzve aftësinë për të shkruar, zgjidhur probleme matematikore dhe planifikuar qytete, gjë që çoi në zhvillimin e ardhshëm të jetës siç e njohim ne.
Ky mund të duket si një pretendim plot fantazi. Por Sitçin, që kaloi dekada duke studiuar hebraishten e lashtë, akadishten dhe sumerishten deri në vdekjen e tij në moshën 90 vjeçare në vitin 2010, tha në një raste se skeptikët nuk kishin pse të besonin fjalët e tij.
“Kjo gjë thuhet në tekste. Unë nuk po shpika asgjë. Alienët donin të krijonin punëtorë primitivë nga ‘homo erectus’, dhe t’u jepnin gjenet e duhura që u dhanë mundësinë të mendonin dhe të përdornin mjete”-tha Sitçin për “The NewYork Times”.
“Planeti i 12-të”, dhe librat e tjerë të tij mbi këtë temë shitën miliona kopje në të gjithë botën. Madje në një moment, Sitçin bashkoi forcat me studiuesin zviceran Erik Von Daniken dhe atë rus Imanuel Velikovski si një triumvirat historianësh që besonin se tekstet antike sumeriane nuk ishin vetëm histori mitologjike.
Përkundrazi, ata besonin se tekstet ishin më shumë si revista shkencore të kohës së tyre. Shumica e akademikëve dhe historianëve i hedhin poshtë idetë e paraqitura nga Sitçin dhe kolegët e tij. Ata thonë se këta teoricientë ose i kanë përkthyer keq ose keqkuptuar tekstet antike sumeriane.
Sidoqoftë e vërteta, një gjë nuk mund të mohohet:sumerët ishin shumë të përparuar për kohën e tyre. Një pllakë argjile e përkthyer në vitin 2015, tregon se astronomët e lashtë bënë llogaritje jashtëzakonisht të sakta matematikore për orbitën e Jupiterit. Plot 1.400 vjet para se këtë ta bënin evropianët.
Dhe Babilonasit – të cilët pasuan sumerët – mund të kenë krijuar trigonometrinë 1000 vjet para grekëve të lashtë. Edhe pse civilizimi sumer u shemb mijëra vjet më parë, ai hodhi farat në mënyrë që njerëzimi të rritej dhe të lulëzonte. /Bota.al
-

Si paraqitet gjenocidi në Srebrenicë në librat në Serbi?
Në tesktet e fundit shkollore në Serbi janë shtuar ato për luftërat e viteve 1990. Por ajo është “përdorur në mënyrën më të gabuar të mundshme”, thonë ekspertët. DW hulumtoi se çfarë po mësohet për Srebrenicën.
Më shumë se 8,000 burra dhe djem boshnjakë u vranë nga Ushtria e Republikës Srpska në Srebrenicë të Bosnjë-Hercegovinës në korrik të vitit 1995, sipas të dhënave zyrtare nga Gjykata Ndërkombëtare Penale për ish-Jugosllavinë, e njohur më mirë si Tribunali i Hagës.
Autoritetet serbe e kundërshtojnë fuqimisht përcaktimin e këtij krimi si gjenocid dhe e mohojnë atë në mënyrë të qartë. Deutsche Welle hetoi se si interpretohet historia në një atmosferë të tillë politike dhe nëse dhe si paraqitet Srebrenica në tekstet shkollore të historisë në Serbi.
Çfarë shkruhet në librat e historisë?
Ndryshe nga vitet e kaluara, kur Srebrenica përmendej “më shpesh në renditjen e krimeve të palëve të ndryshme, pothuajse pa shpjegim”, situata është disi e ndryshme sot, shpjegon historiania dhe profesoresha universitare Dubravka Stojanoviq për DW.
Ajo thotë se në gjeneratën e fundit të teksteve shkollore të botuara, hapësira e kushtuar luftërave të viteve 1990 është rritur, por se është “përdorur në mënyrën më të gabuar të mundshme”.
Stojanoviç thekson se, përveç një libri shkollor që citon vendimet e gjykatave në Hagë pa koment, në libra të tjerë shkollorë autorët kanë hyrë në një debat me gjykatat, të cilat janë themeluar nga Kombet e Bashkuara (OKB). “Qëllimi kryesor i këtyre argumenteve është mohimi i gjenocidit ose relativizimi i plotë i asaj që ndodhi në Srebrenicë. Kjo bëhet duke deklaruar në një libër shkollor se ishin burra të kapur që u qëlluan, por edhe se një numër i tyre vdiqën në luftime, gjë që humbet karakterin e një krimi masiv dhe sistematik të kryer me qëllim vrasjen e të gjithë banorëve meshkuj”, shpjegon profesoresha në Fakultetin e Filozofisë në Beograd.
“Në një libër tjetër”, shpjegon ajo më tej, “thuhet se u mundësua transporti i grave dhe fëmijëve, gjë që pothuajse duket si një veprim humanitar, jo si një akt spastrimi etnik”.
Ajo gjithashtu thekson se krimi në atë libër justifikohet nga fakti se Srebrenica nuk ishte një zonë e demilitarizuar e OKB-së, siç ishte planifikuar, “sikur kjo të mund të justifikonte vrasjen e kaq shumë banorëve”.
Ajo vëren se një nga tekstet shkollore hyn gjithashtu në një debat rreth numrit të viktimave, duke deklaruar se “historianët nuk pajtohen me numrat, se ato janë të ekzagjeruara ose edhe se gjykata nuk i ka përcaktuar ato me saktësi, dhe nuk thotë se ende gjenden varre masive”.
“Gjithashtu hyn në një debat me vendimet e gjykatës dhe deklaron se ende ka debate rreth klasifikimit të këtij krimi. Thuhet se ‘shumica e ekspertëve ligjorë serbë mendojnë se Tribunali i Hagës është i anshëm’, gjë që e delegjitimon dhe e nënvlerëson drejtpërdrejt atë”.
“Kjo tregon politikën e edukimit të shtetit rreth krimeve të luftës”.
Mohimi i gjenocidit
Studiues të tjerë kanë arritur në përfundime të ngjashme duke analizuar librat e historisë në dispozicion. Një analizë nga Nisma Rinore për të Drejtat e Njeriut (YIHR), mbi mënyrën se si tekstet shkollore të historisë në Serbi i përshkruajnë luftërat e viteve 1990, tregon se 15 nga 16 tekstet shkollore të analizuara për shkollat fillore dhe të mesme përmendin Srebrenicën, “por në një mënyrë të tillë që të krijojnë një kontekst në të cilin gjenocidi justifikohet”, shpjegon për DW Marko Milosavljeviq nga YIHR.
Ai vlerëson se kjo është një formë e “mohimit institucional”, e cila është në përputhje me gjetjet e tyre mbi mohimin e gjenocidit. Këtë mohim e kanë bërë edhe përfaqësuesit e qeverisë të paktën 40 herë gjatë vitit të kaluar.
“Kjo tregon politikën e shtetit për edukimin rreth luftës dhe krimeve të luftës, ku përcaktimi i vazhdueshëm i viktimave sipas numrave dhe identitetit i nënçmon ato”.
Historiania Stojanoviq pajtohet me këto pohime. Ajo thotë se ky interpretim historik në Serbi “mohon drejtpërdrejt natyrën gjenocidale të këtij krimi, si dhe vendimet e gjykatave të vetme ndërkombëtare përkatëse, gjë që krijon më tej përshtypjen se bashkësia ndërkombëtare është në një lloj komploti kundër serbëve dhe se serbët po akuzohen pa bazë”.
“Kjo forcon përshtypjen e cenueshmërisë, por krijon edhe një bazë psikologjike për sjellje të reja agresive”, thotë ajo.
Mosmarrëveshje brenda profesionit
Përveç teksteve shkollore që e paraqesin Srebrenicën në mënyra të ndryshme, mosmarrëveshjet rreth asaj nëse dhe si duhet t’u mësohen fëmijëve ngjarje të tilla ekzistojnë edhe midis mësuesve të historisë.
Sipas mendimit të disa prej tyre, nuk ka kaluar kohë e mjaftueshme që njohuritë të konsolidohen në komunitetin profesional, dhe të dhënat nga vendimet nuk janë të mjaftueshme për ta konsideruar diçka si të vërtetë shkencore.
“Metodologjikisht, nuk është histori, nuk ka kaluar kohë e mjaftueshme dhe nuk kemi arkiva. Quhet ritregim i ngjarjeve të fundit, për të cilat askush nuk është ekspert, sepse nuk është vërtetuar. Keni deklarata dëshmitarësh, vendime, kujtime të pjesëmarrësve të ndryshëm në ato ngjarje, por kjo nuk është e mjaftueshme për shkencën. Do të ishte budallallëk t’u mësoja diçka studentëve, dhe unë nuk di më shumë për këtë lëndë sesa ata”, tha për DW Marko Pishtalo, profesor historie në Gjimnazin e Pestë të Beogradit. “Unë i referohem burimeve historike dhe letërsisë për gjithçka që u mësoj gjatë vitit, dhe këtu nuk kam asnjë burim të vlefshëm”, thotë ai.
Kush shkruan historinë?
Historiani Pishtalo i ka inat kolegët e tij në Serbi, të cilët pranojnë të shkruajnë tekste shkollore për “gjërat e djeshme”, sepse në një situatë kur një ngjarje nuk ka kaluar as pesëdhjetë vjet, shkrimi “del i anshëm, partiak dhe i kontrolluar politikisht”.
“Me një fjalë”, thotë Pishtalo, “këtu ka më pak shkencë. Tekstet shkollore shkruhen, por ato nuk përpunohen siç kërkojnë shkenca dhe historia. Përkundrazi anojnë në ndonjë anë. Qëllimi i mësimeve është të tregojnë se çfarë është historia, sa kohë duhet të kalojë dhe cila është baza për shkrim, ndryshe gjithçka vërtet zbret në klishenë se historia shkruhet nga fituesit”.
Dhe ndërsa presim që botuesit të bien dakord për pjesë të caktuara të materialit, nxënësit po largohen nga shkolla me shumë pak njohuri rreth luftërave të viteve 1990.
Hulumtimi i YIHR-së mbi qëndrimet e të rinjve mbi këto tema tregon se njohuritë e të anketuarve, sipas vlerësimit të tyre personal, janë “shumë modeste” dhe se ata kanë më shumë njohuri rreth ngjarjeve në të cilat serbët ishin viktima.
Nga 910 të anketuar, numri më i madh i tyre i rendit Operacionet “Oluja” dhe “Bljesak” (në Kroaci) si krimin më të madh të kryer në territorin e ish-Jugosllavisë. Nga ana tjetër, 38 përqind e renditën vrasjen e boshnjakëve në Srebrenicë si gjenocid, ndërsa 34 përqind nuk dinin si të përgjigjen.
Çfarë mendojnë të rinjtë?
Marko Milosavljeviq nga YIHR thotë se 30 vjet pas një ngjarje kaq e rëndësishme, nga pikëpamja morale, është “tepër vonë për ta diskutuar atë”. Ai na kujton se këtë vit u botua në Serbi studimi i parë historiografik mbi Srebrenicën, i shkruar nga Dragan Popoviq, të cilin ai e konsideron një konfirmim tjetër të qëndrimit të tij.
“Ky libër priti 30 vjet, por nuk bazohet vetëm në vendimet e Tribunalit të Hagës. Ai i referohet edhe botimeve që analizojnë jo vetëm gjenocidin kundër boshnjakëve në Srebrenicë, por edhe krimet e luftës të Ushtrisë së Bosnjë-Hercegovinës të komanduar nga Naser Oriq në rajonin e mesëm të Podrinjës”, shpjegon Milosavljeviq për DW.
Shteti është përgjegjës për përmbajtje kaq të paqëndrueshme në tekstet shkollore, sipas historianit Stojanoviq. “Sektori joqeveritar ka bërë gjithçka që mundi. Është e nevojshme që shteti të pranojë vendimet e gjykatave ndërkombëtare dhe të edukojë shoqërinë rreth natyrës së keqe të nacionalizmit. Por nuk mund ta presim këtë sepse kemi të njëjtat autoritete që kishim në vitet 1990”, përfundoi Stojanoviq për DW.
-

“Akt humanitar, jo spastrim etnik…”/ Si paraqitet gjenocidi në Srebrenicë në librat në Serbi? Ekspertja: Po mundohen…
Më shumë se 8,000 burra dhe djem boshnjakë u vranë nga Ushtria e Republikës Srpska në Srebrenicë të Bosnjë-Hercegovinës në korrik të vitit 1995, sipas të dhënave zyrtare nga Gjykata Ndërkombëtare Penale për ish-Jugosllavinë, e njohur më mirë si Tribunali i Hagës.
Autoritetet serbe e kundërshtojnë fuqimisht përcaktimin e këtij krimi si gjenocid dhe e mohojnë atë në mënyrë të qartë. Deutsche Welle hetoi se si interpretohet historia në një atmosferë të tillë politike dhe nëse dhe si paraqitet Srebrenica në tekstet shkollore të historisë në Serbi.
Çfarë shkruhet në librat e historisë?
Ndryshe nga vitet e kaluara, kur Srebrenica përmendej “më shpesh në renditjen e krimeve të palëve të ndryshme, pothuajse pa shpjegim”, situata është disi e ndryshme sot, shpjegon historiania dhe profesoresha universitare Dubravka Stojanoviq për DW.
Ajo thotë se në gjeneratën e fundit të teksteve shkollore të botuara, hapësira e kushtuar luftërave të viteve 1990 është rritur, por se është “përdorur në mënyrën më të gabuar të mundshme”.
Stojanoviq thekson se, përveç një libri shkollor që citon vendimet e gjykatave në Hagë pa koment, në libra të tjerë shkollorë autorët kanë hyrë në një debat me gjykatat, të cilat janë themeluar nga Kombet e Bashkuara (OKB). “Qëllimi kryesor i këtyre argumenteve është mohimi i gjenocidit ose relativizimi i plotë i asaj që ndodhi në Srebrenicë. Kjo bëhet duke deklaruar në një libër shkollor se ishin burra të kapur që u qëlluan, por edhe se një numër i tyre vdiqën në luftime, gjë që humbet karakterin e një krimi masiv dhe sistematik të kryer me qëllim vrasjen e të gjithë banorëve meshkuj”, shpjegon profesoresha në Fakultetin e Filozofisë në Beograd.
“Në një libër tjetër”, shpjegon ajo më tej, “thuhet se u mundësua transporti i grave dhe fëmijëve, gjë që pothuajse duket si një veprim humanitar, jo si një akt spastrimi etnik”.
Ajo gjithashtu thekson se krimi në atë libër justifikohet nga fakti se Srebrenica nuk ishte një zonë e demilitarizuar e OKB-së, siç ishte planifikuar, “sikur kjo të mund të justifikonte vrasjen e kaq shumë banorëve”.
Ajo vëren se një nga tekstet shkollore hyn gjithashtu në një debat rreth numrit të viktimave, duke deklaruar se “historianët nuk pajtohen me numrat, se ato janë të ekzagjeruara ose edhe se gjykata nuk i ka përcaktuar ato me saktësi, dhe nuk thotë se ende gjenden varre masive”.
“Gjithashtu hyn në një debat me vendimet e gjykatës dhe deklaron se ende ka debate rreth klasifikimit të këtij krimi. Thuhet se ‘shumica e ekspertëve ligjorë serbë mendojnë se Tribunali i Hagës është i anshëm’, gjë që e delegjitimon dhe e nënvlerëson drejtpërdrejt atë”.
“Kjo tregon politikën e edukimit të shtetit rreth krimeve të luftës”.
Mohimi i gjenocidit
Studiues të tjerë kanë arritur në përfundime të ngjashme duke analizuar librat e historisë në dispozicion. Një analizë nga Nisma Rinore për të Drejtat e Njeriut (YIHR), mbi mënyrën se si tekstet shkollore të historisë në Serbi i përshkruajnë luftërat e viteve 1990, tregon se 15 nga 16 tekstet shkollore të analizuara për shkollat fillore dhe të mesme përmendin Srebrenicën, “por në një mënyrë të tillë që të krijojnë një kontekst në të cilin gjenocidi justifikohet”, shpjegon për DW Marko Milosavljeviq nga YIHR.
Ai vlerëson se kjo është një formë e “mohimit institucional”, e cila është në përputhje me gjetjet e tyre mbi mohimin e gjenocidit. Këtë mohim e kanë bërë edhe përfaqësuesit e qeverisë të paktën 40 herë gjatë vitit të kaluar.
“Kjo tregon politikën e shtetit për edukimin rreth luftës dhe krimeve të luftës, ku përcaktimi i vazhdueshëm i viktimave sipas numrave dhe identitetit i nënçmon ato”.
Historiania Stojanoviq pajtohet me këto pohime. Ajo thotë se ky interpretim historik në Serbi “mohon drejtpërdrejt natyrën gjenocidale të këtij krimi, si dhe vendimet e gjykatave të vetme ndërkombëtare përkatëse, gjë që krijon më tej përshtypjen se bashkësia ndërkombëtare është në një lloj komploti kundër serbëve dhe se serbët po akuzohen pa bazë”.”Kjo forcon përshtypjen e cenueshmërisë, por krijon edhe një bazë psikologjike për sjellje të reja agresive”, thotë ajo.
Mosmarrëveshje brenda profesionit
Përveç teksteve shkollore që e paraqesin Srebrenicën në mënyra të ndryshme, mosmarrëveshjet rreth asaj nëse dhe si duhet t’u mësohen fëmijëve ngjarje të tilla ekzistojnë edhe midis mësuesve të historisë.
Sipas mendimit të disa prej tyre, nuk ka kaluar kohë e mjaftueshme që njohuritë të konsolidohen në komunitetin profesional, dhe të dhënat nga vendimet nuk janë të mjaftueshme për ta konsideruar diçka si të vërtetë shkencore.
“Metodologjikisht, nuk është histori, nuk ka kaluar kohë e mjaftueshme dhe nuk kemi arkiva. Quhet ritregim i ngjarjeve të fundit, për të cilat askush nuk është ekspert, sepse nuk është vërtetuar. Keni deklarata dëshmitarësh, vendime, kujtime të pjesëmarrësve të ndryshëm në ato ngjarje, por kjo nuk është e mjaftueshme për shkencën. Do të ishte budallallëk t’u mësoja diçka studentëve, dhe unë nuk di më shumë për këtë lëndë sesa ata”, tha për DW Marko Pishtalo, profesor historie në Gjimnazin e Pestë të Beogradit. “Unë i referohem burimeve historike dhe letërsisë për gjithçka që u mësoj gjatë vitit, dhe këtu nuk kam asnjë burim të vlefshëm”, thotë ai.
Kush shkruan historinë?
Historiani Pishtalo i ka inat kolegët e tij në Serbi, të cilët pranojnë të shkruajnë tekste shkollore për “gjërat e djeshme”, sepse në një situatë kur një ngjarje nuk ka kaluar as pesëdhjetë vjet, shkrimi “del i anshëm, partiak dhe i kontrolluar politikisht”.
“Me një fjalë”, thotë Pishtalo, “këtu ka më pak shkencë. Tekstet shkollore shkruhen, por ato nuk përpunohen siç kërkojnë shkenca dhe historia. Përkundrazi anojnë në ndonjë anë. Qëllimi i mësimeve është të tregojnë se çfarë është historia, sa kohë duhet të kalojë dhe cila është baza për shkrim, ndryshe gjithçka vërtet zbret në klishenë se historia shkruhet nga fituesit”.
Dhe ndërsa presim që botuesit të bien dakord për pjesë të caktuara të materialit, nxënësit po largohen nga shkolla me shumë pak njohuri rreth luftërave të viteve 1990.
Hulumtimi i YIHR-së mbi qëndrimet e të rinjve mbi këto tema tregon se njohuritë e të anketuarve, sipas vlerësimit të tyre personal, janë “shumë modeste” dhe se ata kanë më shumë njohuri rreth ngjarjeve në të cilat serbët ishin viktima.
Nga 910 të anketuar, numri më i madh i tyre i rendit Operacionet “Oluja” dhe “Bljesak” (në Kroaci) si krimin më të madh të kryer në territorin e ish-Jugosllavisë. Nga ana tjetër, 38 përqind e renditën vrasjen e boshnjakëve në Srebrenicë si gjenocid, ndërsa 34 përqind nuk dinin si të përgjigjen.
Çfarë mendojnë të rinjtë?
Marko Milosavljeviq nga YIHR thotë se 30 vjet pas një ngjarje kaq e rëndësishme, nga pikëpamja morale, është “tepër vonë për ta diskutuar atë”. Ai na kujton se këtë vit u botua në Serbi studimi i parë historiografik mbi Srebrenicën, i shkruar nga Dragan Popoviq, të cilin ai e konsideron një konfirmim tjetër të qëndrimit të tij.
“Ky libër priti 30 vjet, por nuk bazohet vetëm në vendimet e Tribunalit të Hagës. Ai i referohet edhe botimeve që analizojnë jo vetëm gjenocidin kundër boshnjakëve në Srebrenicë, por edhe krimet e luftës të Ushtrisë së Bosnjë-Hercegovinës të komanduar nga Naser Oriq në rajonin e mesëm të Podrinjës”, shpjegon Milosavljeviq për DW.
Shteti është përgjegjës për përmbajtje kaq të paqëndrueshme në tekstet shkollore, sipas historianit Stojanoviq. “Sektori joqeveritar ka bërë gjithçka që mundi. Është e nevojshme që shteti të pranojë vendimet e gjykatave ndërkombëtare dhe të edukojë shoqërinë rreth natyrës së keqe të nacionalizmit. Por nuk mund ta presim këtë sepse kemi të njëjtat autoritete që kishim në vitet 1990”, përfundoi Stojanoviq për DW. / DW
