Tag: tapizë

  • Automjeti me 2 automatikë u gjet i djegur në Tapizë, u përdorën për të qëlluar Qazim Kukën

    Automjeti me 2 automatikë u gjet i djegur në Tapizë, u përdorën për të qëlluar Qazim Kukën

    FOTO ILUSTRUESE

    FUSHË-KRUJË-Të premten e 3 tetorit një automjet tip “Peugeot” u gjet i djegur plotësisht në afërsi të një impianti për përpunimin e inerteve, në Tapizë. Gjatë këqyrjes së autoritetve, në brendësi të mjetit u gjetën edhe dy armë zjarri automatike dhe një krehër. 
    Në lidhje me rastin Policia njofton se automjeti dyshohet të jetë përdorur për një ngjarje kriminale të regjistruar më 3 tetor. Makina e djegur e tipit ‘Peugeot’ si dhe armët e zjarrit, dyshohet të jenë përdorur nga autorët që dy ditë më parë kanë qëlluar murin rrethues të banesës së Qazim Kukës, i cili jeton jashtë shteti. Nga të shtënat me armë zjarri janë shkaktuar vetëm dëme materiale.
    Njoftimi i Policisë:
    Në vijim të informacionit të dhënë dje, ku në afërsi të një impianti për përpunimin e inerteve, në Tapizë, u gjetën dy armë zjarri automatike dhe një krehër, brenda një automjeti tip “Peugeot”, të djegur plotësisht, bëjmë me dije se: Nga veprimet hetimore të kryera ka rezultuar se ky automjet dyshohet të jetë përdorur nga autorët e ngjarjes së ndodhur me datë 03.10.2025, në rrugën “Besim Cera”, ku në murin rrethues të banesës së shtetasit Q. K. (i cili banon jashtë shtetit) janë konstatuar dëmtime të shkaktuara nga përdorimi i armës së zjarrit. Ngjarja e ndodhur është konstatuar ditën e djeshme pas hetimeve dhe verifikimeve intensive të kryera nga grupi hetimor. Punohet intensivisht për identifikimin dhe kapjen e autorëve, si dhe për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit./ZËRI

  • Automjeti i djegur në Tapizë, policia: Dyshohet se makina është përdorur për…

    Automjeti i djegur në Tapizë, policia: Dyshohet se makina është përdorur për…

    Policia ka zbardhur detaje të reja lidhur me makinën e djegur të gjetur një ditë më parë në afërsi të një impianti për përpunimin e inerteve në Tapizë.

    Brenda automjetit tip “Peugeot”, i cili ishte shkrumbuar plotësisht, u gjetën dy armë zjarri automatike dhe një krehër.
    Sipas njoftimit zyrtar, nga hetimet e deritanishme ka rezultuar se kjo makinë dyshohet të jetë përdorur nga autorët e një ngjarjeje të ndodhur më 3 tetor 2025, në rrugën “Besim Cera” në Tiranë. Në murin rrethues të banesës së shtetasit Qazim Kupa, i cili jeton jashtë vendit, janë konstatuar dëmtime të shkaktuara nga të shtëna me armë zjarri.
    “Në vijim të informacionit të dhënë dje, ku në afërsi të një impianti për përpunimin e inerteve, në Tapizë, u gjetën dy armë zjarri automatike dhe një krehër, brenda një automjeti tip “Peugeot”, të djegur plotësisht, bëjmë me dije se: Nga veprimet hetimore të kryera ka rezultuar se ky automjet dyshohet të jetë përdorur nga autorët e ngjarjes së ndodhur me datë 03.10.2025, në rrugën “Besim Cera”, ku në murin rrethues të banesës së shtetasit Qazim Kupa (i cili banon jashtë shtetit) janë konstatuar dëmtime të shkaktuara nga përdorimi i armës së zjarrit. Ngjarja e ndodhur është konstatuar ditën e djeshme pas hetimeve dhe verifikimeve intensive të kryera nga grupi hetimor. Punohet intensivisht për identifikimin dhe kapjen e autorëve, si dhe për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.”, thuhet në njoftimin e policisë.

    Top Channel

  • Gjendet një makinë e djegur në Tapizë të Fushë-Krujës, brenda saj zbulohen dy automatikë

    Gjendet një makinë e djegur në Tapizë të Fushë-Krujës, brenda saj zbulohen dy automatikë

    Një automjet i djegur brenda të cilës u konstatuan dy armë zjarri është gjetur pranë një impianti të përpunimit të inerteve në zonën e Tapizës në Fushë-Krujë. 
    Automjeti është zbuluar nga policia rreth orës 21:30 të së premtes (3 tetor). 
    Nga konstatimi brenda mjetit u gjendën edhe dy armë zjarri automatike dhe një krehër. 
    “Rreth orës 21:30, në afërsi të një impianti për përpunimin e inerteve, në Tapizë, është djegur plotësisht një automjet tip “Peugeot”. Gjatë këqyrjes, në brendësi të tij janë gjetur dy armë zjarri automatike dhe një krehër. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve, si dhe për sqarimin e rrethanave të rastit”, njofton Policia e Tiranës. 
    Grupi hetimor po punon për të sqaruar ngjarjen si dhe për të zbuluar nëse armët dhe automjeti janë përdorur në ndonjë ngjarje kriminale. 
     
     
     

  • Gjendet në Tapizë një makinë e djegur, brenda saj dy automatikë dhe një krehër

    Gjendet në Tapizë një makinë e djegur, brenda saj dy automatikë dhe një krehër

    Një automjet tip “Peugeot” është gjetur plotësisht i djegur në afërsi të një impianti për përpunimin e inerteve në Tapizë.

    Makina e djegur është gjetur rreth orës 21:30 të mbrëmjes së të premtes (3 Tetor).

    Gjatë këqyrjes, në brendësi të makinës janë gjetur dy armë zjarri automatike dhe një krehër.

    Blutë po punojnë për identifikimin dhe kapjen e autorëve, si dhe për sqarimin e rrethanave të rastit.

    “Me datë 03.10.2025: rreth orës 21:30, në afërsi të një impianti për përpunimin e inerteve, në Tapizë, është djegur plotësisht një automjet tip “Peugeot”.

    Gjatë këqyrjes, në brendësi të tij janë gjetur dy armë zjarri automatike dhe një krehër.

  • Aksidenti në aksin Tapizë-Fushë Krujë, reagon policia: Tre persona të plagosur

    Aksidenti në aksin Tapizë-Fushë Krujë, reagon policia: Tre persona të plagosur

    Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur paraditen e sotme në aksin “Tapizë-Fushë-Krujë”, ku janë përfshirë dy automjete, një tip Mercedes dhe një Audi.
    Sipas Policisë, ngjarja u regjistrua rreth orës 11:00, kur automjeti me drejtues shtetasin E. H., 28 vjeç, u përplas me automjetin që drejtohej nga shtetasi K. D., 19 vjeç.

    Si pasojë e përplasjes, kanë mbetur të plagosur të dy drejtuesit e mjeteve, si dhe pasagjeri në automjetin e 28-vjeçarit, shtetasi S. H., 30 vjeç. Tre të plagosurit ndodhen në spital.
    Fatmirësisht nuk ka persona të vdekur, siç u raportua më parë. ndërkohë, nuk dihet ende si paraqitet gjendja e tyre shëndetësore.
    Qytetarët e pranishëm që u dhanë ndihmën e parë të rinjve denoncuan se ambulanca u vonua 1 orë për të shkuar në vendngjarje.
    “Rreth orës 11:00, në aksin rrugor “Tapizë-Fushë Krujë, automjeti me drejtues shtetasin E. H., rreth 28 vjeç është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin K. D., rreth 19 vjeç.
    Si pasojë janë dëmtuar dy drejtuesit e automjeteve dhe pasagjeri në automjetin me drejtues 28-vjeçarin, shtetasi S. H., rreth 30 vjeç, të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.”– njofton policia.
    Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
    Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

  • Aksident në Tapizë! Shoferi 33-vjeçar përplaset me një mjet tjetër. Ndërron jetë drejtuesja 69-vjeçare

    Aksident në Tapizë! Shoferi 33-vjeçar përplaset me një mjet tjetër. Ndërron jetë drejtuesja 69-vjeçare

     Një 33-vjeçar është arrestuar nga policia, pasi ditën e djeshme në Tapizë, automjeti që drejtonte ky shtetas, është përplasur me automjetin që drejtonte një 69-vjeçare me iniciale L.M. Si pasojë e përplasjes 69-vjeçarja humbi jetën. 

    Njoftimi i Policisë:

    Shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë arrestuan shtetasin V. Z., 33 vjeç, pasi dje, në Tapizë, automjeti që drejtonte ky shtetas, është përplasur me automjetin që drejtonte shtetasja L. M., 69 vjeçe, e cila si pasojë humbi jetën.

  • Aksidenti tragjik në Tapizë, arrestohet i riu që përplasi për vdekje një 69-vjeçare

    Aksidenti tragjik në Tapizë, arrestohet i riu që përplasi për vdekje një 69-vjeçare

    Një aksident me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar ditën e djeshme në Tapizë, ku një 33-vjeçar ka përplasur me automjetin e tij një tjetër automjet të drejtuar nga një grua 69-vjeçare, e cila fatkeqësisht ka ndërruar jetë.
    Policia e Krujës ka arrestuar drejtuesin e mjetit të përfshirë në aksident, i identifikuar me inicialet V. Z., 33 vjeç.
    Njoftimi i Policisë:
    “Shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë arrestuan shtetasin V. Z., 33 vjeç, pasi dje, në Tapizë, automjeti që drejtonte ky shtetas, është përplasur me automjetin që drejtonte shtetasja L. M., 69 vjeçe, e cila si pasojë humbi jetën.”

  • Aksidenti tragjik në Tapizë, shoqërohet në polici drejtuesi i automjetit që përplasi makinën e të moshuarës

    Aksidenti tragjik në Tapizë, shoqërohet në polici drejtuesi i automjetit që përplasi makinën e të moshuarës

    Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur mëngjesin e sotëm rreth orës 06:10 në zonën e Tapizës, ku si pasojë ka humbur jetën një grua 69-vjeçare.
    Sipas informacionit paraprak nga policia, automjeti i drejtuar nga shtetasi V. Z., 33 vjeç, është përplasur me mjetin që drejtohej nga shtetasja L. M., 69 vjeçe. Përplasja ka rezultuar fatale për këtë të fundit, e cila nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra.

    Drejtuesi tjetër i mjetit, V. Z., është shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme, ndërsa grupi hetimor ndodhet në vendngjarje për të zbardhur rrethanat e plota të aksidentit.
    Autoritetet njoftojnë se hetimet janë në vijim dhe priten detaje të mëtejshme në orët në vazhdim.

  • Përplasen dy makinat në Krujë, humb jetën shoferja

    Përplasen dy makinat në Krujë, humb jetën shoferja

    Një aksident me vdekje ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në Tapizë të Krujës.Mësohet se dy makina janë përplasur me njëra tjetrën dhe si pasojë ka humbur jetën drejtuesja e njërit prej mjeteve, konkretisht 69-vjeçarja L.M.
     “Rreth orës 06:10, në Tapizë, automjeti me drejtues shtetasin V. Z., 33 vjeç, është përplasur me automjetin me drejtuese shtetasen L. M., 69 vjeçe. Si pasojë e përplasjes ka humbur jetën 69-vjeçarja, ndërkohë shtetasi V. Z, është shoqëruar në Komisariat, për veprime të metejshme”, njofton policia.
    Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit./Opinion.al