Tag: sylvinho

  • Sylvinho rrëfehet në 360 gradë: Jam qytetar i botës, me shqiptarët po jetojmë ëndrrën e madhe të Botërorit

    Sylvinho rrëfehet në 360 gradë: Jam qytetar i botës, me shqiptarët po jetojmë ëndrrën e madhe të Botërorit

    Nga përzierja e kulturave deri tek ëndrra për një vend në Botërorin 2026;  Sylvinho na tregon se si po e përjeton këtë moment historik me Shqipërinë. Në Shqipëri, ky ekip tashmë ka hyrë në histori, mungon vetëm një copëz e vogël për të kompletuar mozaikun më të bukur të viteve të fundit. Në vend mbretëron entuziazmi i një kombi që mund të arrijë realisht ëndrrën e Botërorit. Këtë emocion na e përshkruan vetë trajneri i kombëtares, Sylvinho.
    “Pas tri pikëve që morëm në Serbi, gjërat ndryshuan, kur u kthyem në vend na pritën me shumë entuziazëm. Jemi të lumtur që po nxjerrim në pah Shqipërinë nga një këndvështrim tjetër: përtej vendit dhe plazheve, tani ka edhe futboll”, – tha ai për “gianlucadimarzio.com”.
    Ky ka qenë një rrugëtim i gjatë që kërkoi durim dhe shumë përkushtim: “Është një eksperiencë e jashtëzakonshme të drejtoj Shqipërinë. Kam pasion për vendin, për njerëzit. Jemi këtu prej tri vitesh dhe po bëjmë një punë të mirë. Duhet t’i falënderoj të gjithë lojtarët, vërtet. Arritja për herë të parë në ‘play off’ e Botërorit është një sukses i madh. Pastaj do ta luajmë këtë shans tre muaj para nisjes së Botërorit. Jemi të kënaqur, por duhet të përgatitemi mirë”.
    Trajneri i Shqipërisë nuk frikësohet dhe e di që mund të mbështetet edhe te diversiteti i stileve të lojës që sjellin lojtarët nga kampionatet e huaja: “Shqipëria është një skuadër shumë e organizuar në fushë. Ka diçka europiane, është përzierje. Kemi marrë pak posedim topi nga futbolli spanjoll, por edhe intensitetin e jashtëzakonshëm të futbollit britanik. Unë e kam Brazilin në gjak, jam brazilian edhe si person. Nuk ndalem dhe nuk e frenoj veten”.

    Tani hyjmë në thelbin e kompeticionit me një format krejt të ri që do të përfshijë 48 skuadra: “Praktikisht janë 12 grupe dhe disa skuadra që do të dalin nga ‘play off’. Nga kjo fazë, që duhet ta luajmë ne, por edhe kombëtare si Italia, Suedia, Polonia, kualifikohen vetëm katër. Ky Botëror do të ketë 16 kombëtare më shumë se zakonisht, kështu që do të luhet ndryshe. Nuk është e lehtë. Forca jonë qëndron edhe te bindja e lojtarëve se mund të bëjmë mirë dhe të ndjekim rrugën e duhur”.
    Një tjetër temë e diskutuar është mundësia e pezullimit të kampionatit, ose e një jave stazhi për ta përgatitur ‘play off’-in: “Nuk e di se ku mund ta gjejmë një datë për një ndeshje testuese, është shumë e vështirë. Në Shqipëri kemi lojtarë nga e gjithë bota, nga Koreja, Irani, kudo. Nuk e di ende, nuk është e qartë”.
    Mes një mekanizmi dhe tjetrit, Sylvinho mendon përgatitjet për të arritur ëndrrën e madhe. Deri në mars nis periudha më e vështirë, sepse kombëtaret duhet të mbajnë kontakt me lojtarët e tyre. Por si mund të bëhet kjo? “Kam avantazhin që jam këtu prej disa vitesh dhe kur erdha fillova një rrugëtim për të njohur lojtarët. Jam shumë komunikativ, me Doriva dhe Pablo Zabaleta do të shkojmë në qytete të ndryshme për një kafe me djemtë dhe biseduar. Gjatë javës përgatiten për një ndeshje, pastaj zakonisht luajnë të dielën, unë të martën do të jem atje. Kemi marrëdhënie të shkëlqyera me lojtarët dhe klubet, nga janari duhet të fillojmë një punë shumë të detajuar. Planifikojmë të vizitojmë tre ose katër lojtarë maksimalisht. Duam t’i shohim në fushë, sepse është gjithmonë një metodë e mirë”.
    Siç tha Sylvinho, lojtarët e tij janë të shpërndarë në të gjithë botën, disa prej tyre edhe në Itali. Por çfarë vlerash sjellin në kombëtare? “Futbolli italian është i fortë, një kampionat i vështirë. Ka shumë taktika dhe zhvillim fizik. Ne prej tri vitesh po ndjekim një rrugëtim të bukur. Kemi vizituar shumë lojtarë në Itali. Ata mësojnë shumë. Luajnë në një kampionat të rëndësishëm dhe duket menjëherë rritja e tyre. Duhet t’i falënderojmë të gjithë lojtarët që po bëjnë një punë të shkëlqyer”.

    Një vështrim edhe mbi merkato dhe lojtarët shqiptarë që mund të bëhen protagonistë: “Me pëlqen shumë t’i shoh lojtarët që rriten. Kemi dy lojtarë që një vit e gjysmë më parë ishin tek U-21 dhe janë përmirësuar shumë. Njëri luan te Lecce dhe është Medon Berisha. E kam marrë në Europianin 2024 në Gjermani për pak eksperiencë. Tjetri është Adrion Pajaziti, që tani luan në Kroaci (Hajduk Split), më parë ishte te Fulham dhe pastaj bëri një hap të madh. Janë dy lojtarë të ndryshëm, por të dy mesfushorë. Besoj shumë tek ata, ka edhe të tjerë, por për momentin ata kanë bërë më shumë progres”.
    Mes një të qeshure dhe tjetrës, mbetet vetëm të presim pranverën. Vetëm atëherë do të shohim nëse Shqipëria e Sylvinhos do ta kompletojë mozaikun e saj duke vendosur copëzën e fundit. Nga Brazili deri te përvoja ndërkombëtare, ja rrugëtimi kulturor i Sylvinhos që e bëri të rritet si profesionist dhe si njeri. Sylvinho e konsideron veten qytetar të botës:
    “Kam mësuar shumë nga njerëzit që i kushtojnë gjithë ditën futbollit”. Karriera e tij ka qenë një udhëtim ndërkombëtar. Marrëdhëniet njerëzore e kanë bërë një person më të mirë, i pasuruar nga përvoja unike: “Duhet ta pranoj, jam qytetar i botës. Kam jetuar në Brazil deri në moshën 23-24 vjeç. Pastaj kam qenë në Angli, Spanjë (te Celta Vigo dhe Barcelona), sërish në Premier League. Kam qenë bashkëpunëtor i Mancinit tek Interi dhe pastaj te ‘Selecao’. Kam kaluar shumë përvoja”.
    Ndërveprimi me shqiptarët i ka kujtuar pak atmosferën braziliane: “Një ambient pothuajse brazilian. Një shqiptar do të bëjë biseda me ty, do të kalojë kohë bashkë. Kontakti është pjesë themelore e komunikimit jo verbal. Kjo më ka lehtësuar integrimin në një kulturë dhe vend që nuk e njihja. Edhe në Itali është po ashtu”.
    Dhoma e zhveshjes ka qenë shtëpia e Sylvinhos për 15 vite. Më pas, një këshillë e shndërroi rrugën e tij: “Ivan Carminati, ish-përgatitës atletik i Mancinit tek Interi, më tha: Silvio, do të bëhesh trajner i madh sepse po ndjek një rrugë të bukur. Unë i ruaj këto fjalë. Secili ka kohën e vet, kështu është jeta.

    Me ‘UEFA Pro’ kam përjetuar eksperienca të jashtëzakonshme. Me Gasperini dhe Allegri kam ndjekur nga afër rrugëtimin dhe stilin e tyre të menaxhimit. Të gjitha këshillat i kam mbajtur me vete”.
    Dallimi midis trajnerit të klubit dhe kombëtares: “Roli i selektorit është krejt tjetër nga trajneri. Përdoren metodologji të ndryshme. Ka shumë seanca në pak ditë. Duhet marrë parasysh edhe fakti që lojtarët vijnë pas një udhëtimi të gjatë. Është e rëndësishme të përgatitet puna e duhur. Pa dyshim është një sfidë e bukur”.
    Mancini dhe Italia janë dy konstante në jetën e Sylvinhos: “Disa trajnerë të lënë diçka. Në ‘Pinetina’, në fund të çdo stërvitjeje, Mancini bënte 20 minuta vrap. Unë bashkohesha me të dhe bisedonim për gjithçka, futboll dhe jetë. Kam jetuar me Mancinin si lojtar dhe koleg. Ai është i drejtpërdrejtë, nëse do të të thotë diçka, e thotë duke të parë në sy: është një person i pastër. Ka personalitet të madh. Nuk është e thjeshtë të menaxhosh skuadrat që ka drejtuar”.
    Dhe për kombëtaren: “Të luaja kundër Italisë gjithmonë ka qenë emocionuese dhe një nder. Maldini dhe Baggio janë ndër më të mirët që kam sfiduar ndonjëherë”.

  • “Vend që nuk njihet vetëm për plazhe”, Sylvinho rrëfen Shqipërinë e Botërorit: Puna nis në janar…

    “Vend që nuk njihet vetëm për plazhe”, Sylvinho rrëfen Shqipërinë e Botërorit: Puna nis në janar…

    Shqipëria është më pranë se kurrë pjesëmarrjes historike në Kupën e Botës. Mision që duhet të kompletohet në muajin mars të vitit të ardhshëm, me Poloninë pengesën e parë të kuqezinjve në rrugën drejt kontinentit amerikan.
    Trajneri Sylvinho rrëfeu emocionet e këtij momenti të artë për futbollin shqiptar, teksa në një intervistë për “gianlucadimarzio”, tekniku brazilian flet për atmosferën entuziaste në vend, rritjen e skuadrës dhe sfidat që e presin kuqezinjtë në rrugën drejt Botërorit 2026.
    “Pas tre pikëve që morëm në Serbi, gjithçka ndryshoi. Herën e parë që u kthyem në vend, na pritën me një entuziazëm fantastik. Jemi të lumtur që tregojmë se Shqipëria nuk është vetëm vend dhe plazhe, por edhe futboll”.
    Trajneri theksoi se puna trevjeçare ka ndërtuar një ekip të fortë, të organizuar dhe me një identitet të qartë, ndërsa vuri në dukje se skuadra është një përzierje unike kulturash dhe stil lojërash, falë futbollistëve që luajnë në kampionate të ndryshme:
    “Është e mrekullueshme të udhëheq Shqipërinë. Kam pasion për vendin dhe njerëzit. Të arrish në fazën eliminatore të Kupës së Botës për herë të parë është një sukses i jashtëzakonshëm. Jemi të lumtur, por duhet të përgatitemi mirë. Kemi pak nga futbolli spanjoll, intensitetin britanik dhe, sigurisht, pak nga Brazili që kam në gjak. Jemi një ekip shumë i organizuar dhe kjo është forca jonë.”
    Sylvinho zbuloi edhe anën njerëzore të punës së tij, përmes komunikimit të vazhdueshëm me futbollistët.
    “Unë, Doriva dhe Pablo Zabaleta udhëtojmë shpesh për t’u takuar me lojtarët, për të pirë një kafe dhe për të folur. Janë marrëdhënie të forta që i kemi ndërtuar me vite. Nga janari do të fillojmë punën intensive për përgatitjet.”
    Shqipëria e Sylvinho-s është vetëm një hap larg ëndrrës së përjetshme, biletës në Kupën e Botës.

  • Cili është bonusi i brazilianit?/ Ja prapaskenat e kontratës së Sylvinhos, pas kualifikimit në Play off-in e Botërorit

    Cili është bonusi i brazilianit?/ Ja prapaskenat e kontratës së Sylvinhos, pas kualifikimit në Play off-in e Botërorit

    Kualifikimi i Shqipërisë për herë të dytë për në finalet e Europianit të 2024-s, për trajnerin Sylvinho, ishte hera e pare, që këtë post, provonte të arrinte në në një fazë të tillë të një turneu kaq të madh.
    Megjithatë rinovimi me të për edicionin e ri, që ishin eliminatoret e Botërorit nuk rezultuan edhe aq automatike, pra pa bisedime, ashtu si normalisht parashikojnë kontrata të tilla për arritje objektivash.
    Gjithësesi gjërat u zgjidhën edhe pse përpara objektivi ishte një tjetër malore, shumë më e fortë se ajo e kualifikimit në europian, kualifikimi në fazën finale të një kampionati Botëror, me një grup ku ndodhej gjithashtu Anglia, Serbia, Letonia dhe Andorra.
    Sot Shqipëria është shumë pranë realizimit të ëndrrës, u renditëm të dytët, pas Anglisë duke i dhënë të gjithëve një shans tjetër, sfidën e play-off-it për të qenë pjesë e 48 skuadrave më të mira të Botës pjesëmarrëse në Botërorin e 2026-s në SHBA, Kanada dhe Meksikë.
    Tifozët, por në të vërtetë të gjithë shqiptarët, brenda dhe jashtë kufijve, u bën krenarë, me fitoren ndaj Serbisë, me arritjen në vendin e dytë dhe me shansin dhe shpresën që kemi ende për të qenë aty ku nuk kemi qenë kurrë. Por arritjet, ashtu si edhe disfatat i ndajnë kreditet. Kështu edhe Sylvinho me këtë arritje, i dha ekipit kuqezi dhe të gjithë neve mundëasinë që të vazhdojmë të ëndërrojm Botërorin, por i dha edhe vetes kredite, nga ato profesionale, padyshim edhe financiare.
    Kontrata e rinovuar në verën e vitit 2024 përfundon në fundin e muajit dhjetor, por objektivi i tij për të qenë ende në krye të pankinës kuqezi është kualifikimi në Botëror, jo thjeshtë vendi i dytë.
    Mësohet se Sylvinho ka përfituar një bonus për t’u paguar edhe 3 muaj të tjerë, si trajner i Shqipërisë, pra deri në muajin mars, kur më 26 dhe 30 janë dy ndeshjet e play-off-it, ato që vendosin përfundimisht fatin tonë të Botërorit, por i sigurojnë gjithashtu brazilianit edhe një edicion tjetër automatikisht, përndryshe, janë negociatat që do të zgjidhin të ardhmen e tij, me apo pa kuqezinjtë.

  • Dy lojtarët që Sylvinho duhet t’i ketë në mendje për t’i thirrur te Kombëtarja

    Dy lojtarët që Sylvinho duhet t’i ketë në mendje për t’i thirrur te Kombëtarja

    Pasi siguroi biletën për në play-off për rrugën drejt Botërorit, Shqipëria do të rikthehet në fushë në fund të muajit mars, ku “finalja” e parë do të jetë ajo në transfertë ndaj Polonisë dhe në rast fitoreje këtu, më pas do të luiajë në finalen e madhe ndaj fituesit Ukrainë-Suedi.
    Gjatë kësaj kohe, Sylvinho do të ketë mundësinë të studiojë element të rinj apo edhe të tjerë që kanë qenë më parë pjesë e Kombëtares, për t’i grumbulluar për play-offin e muajit mars. Dy emrat që aktualisht e meritojnë një ftesë nga Sylvinho janë: Anis Mehmeti dhe Ernest Muçi.
    Mehmeti po shkëlqen në Championship me Bristol City-n, ku në 16 ndeshje, ka shënuar 5 gola dhe ka dhënë 6 asiste. 24-vjeçari që nuk është grumbulluar nga Sylvinho pavarësisht formës së mirë që po tregon në mënyrë të qendrueshme. Ai mund të mbulojë disa pozicione në fushë ku kryesori është si mesfushor me tipare sulmuese, por mund të luajë edhe si mesfushor qendror, anësor dhe sulmues i mirëfilltë.
    Ernest Muci po ashtu është një tjetër emër që duhet marrë në konsideratë dhe mund të jetë vendimtar në momente të caktuara. Pas transferimit te Trabzonspor, Muçi ka fituar besimin që i mungonte te Besiktas dhe ka treguar një formë shumë të mirë në kohët e fundit. Në ndeshjen e fundit, shënoi dy gola vendimtarë në fitoren 3-4 të Trabzonspor në transfertën ndaj Basakhesir.

  • Sylvinho kontakton me mbrojtësin e AEK-ut të Athinës! Kush është 24-vjeçari nga Dropulli

    Sylvinho kontakton me mbrojtësin e AEK-ut të Athinës! Kush është 24-vjeçari nga Dropulli

    Kombëtarja shqiptare e futbollit është në përgatitje të fazës play-off të Kupës së Botës. Në 26 mars 2026 kuqezinjtë përballen me Poloninë në gjysmëfinale, por duket se trajneri Sylvinho ka rezervuar surpriza për grumbullimin e ardhshëm.
    Emri i ri në ekip do jetë Stavros Pilios, mbrojtësi 24-vjeçar që luan me AEK-un e Athinës në Superligën e Greqisë. I lindur në Rhodos, Pilios është me origjinë shqiptare nga prindërit dhe kjo i jep mundësinë të bashkohet me kuqezinjtë.
    “Sport FM” në vendin fqinj e bën fakt kontaktin e Sylvinhos me futbollistin, i cili si shok ekipi ka edhe gardianin kuqezi, Thomas Strakosha. Nuk është çudi që të ketë qenë Strakosha ai që ka sugjeruar mbrojtësin e majtë në ekip.
    Kush është Stavros Pilios?
    I lindur në ishullin Rhodos më 10 dhjetor 2000, Stavros Pilios është i biri i dy prindërve me origjinë nga Dropulli që kanë emigruar herët në vendin fqinj. Fillimisht ai spikati si mbrojtës i majtë te Pas Janina, për të kaluar më pas për një sezon te Iraklis. Verën e 2023 AEK-u i Athinës i besoi të riut dhe e afroi në ekip. Gjatë kësaj kohe, Stavros Pilios ka luajtur me verdhezinjtë në 48 paraqitje, duke shënuar një gol dhe dhuruar gjashtë asistime. Vlera e tij në ‘Transfermarkt’ është 1.2 milion euro.
    Njësoj si Mario Mitaj, i cili doli po nga AEK-u, edhe Stavros Pilios po ndjek të njëjtën rrugë teksa këtë sezon ka bërë 15 paraqitje.
    Dëmtimi i Naser Alijit
    Fasha e majtë e prapavijës duket në alarm pas dëmtimit dhe operacionit të pritshëm të Alijit, andaj kërkimi për një mbrojtës të denjë ka bërë që Sylvinho t’i hedhë sytë te Stavros Pilios, me këtë të fundit që me gjasë do jetë risia e Kombëtares.
    Kombëtarja shqiptare e futbollit është në përgatitje të fazës play-off të Kupës së Botës. Në 26 mars 2026 kuqezinjtë përballen me Poloninë në gjysmëfinale, por duket se trajneri Sylvinho ka rezervuar surpriza për grumbullimin e ardhshëm.
    Emri i ri në ekip do jetë Stavros Pilios, mbrojtësi 24-vjeçar që luan me AEK-un e Athinës në Superligën e Greqisë. I lindur në Rhodos, Pilios është me origjinë shqiptare nga prindërit dhe kjo i jep mundësinë të bashkohet me kuqezinjtë.
    “Sport FM” në vendin fqinj e bën fakt kontaktin e Sylvinhos me futbollistin, i cili si shok ekipi ka edhe gardianin kuqezi, Thomas Strakosha. Nuk është çudi që të ketë qenë Strakosha ai që ka sugjeruar mbrojtësin e majtë në ekip.

  • Finalja e mundshme në Play Off, Sylvinho: Ukraina apo Suedia? Nuk zgjedh

    Finalja e mundshme në Play Off, Sylvinho: Ukraina apo Suedia? Nuk zgjedh

    Finalja e mundshme në Play Off, Sylvinho: Ukraina apo Suedia? Nuk zgjedhShqipëria mësoi këtë të enjte rivalin që do ketë në gjysmëfinale të Play Off, me kuqezinjtë që në mars do përballen me Poloninë. Nëse ekipi i Sylvinhos ia del në Varshavë, në finale do gjejë njërën mes Ukrainës dhe Suedisë. Pas shortit, trajneri i kombëtares, Sylvinho është pyetu…

  • Shorti i “play-off” i Botërorit, Sylvinho: Deri në mars mund të ndodhin shumë gjëra

    Shorti i “play-off” i Botërorit, Sylvinho: Deri në mars mund të ndodhin shumë gjëra

    Për Sylvinho-n ndeshja me Poloninë do të jetë e veçantë pasi ka debutuar në pankinën kuqezi pikërisht përballë këtij rivali. Por pas shortit të ditës së zotme Sylvinho, nga Zyrihu, la të kuptohej se ndeshja e marsit do të jetë shumë ndryshe.
    “Pres një Poloni tjetër nga ajo që na ka mundur në ndeshjen time të parë. Kanë ndryshuar shumë lojtarë dhe trajnerin”, tha tekniku brazillian.
    Mes të tjerash Sylvinho nuk pranoi që të bënte parashikime pasi deri në mars mund të ndodhin shumë gjëra.

  • Shqipëria përballet me Poloninë në Play Off, Sylvinho: Pres një kundërshtar ndryshe

    Shqipëria përballet me Poloninë në Play Off, Sylvinho: Pres një kundërshtar ndryshe

    Poloni – Shqipëri, kjo do jetë ndeshja gjysmëfinale e play-off për Kombëtaren. Pas shortit, nga Zyrihu foli edhe trajneri Sylvinho. Trajneri i Kombëtares tha se pret një tjetër Poloni, ndryshe nga debutimi i tij me Shqipërinë. 
    “Pres një Poloni tjetër nga ajo që na ka mundur në ndeshjen time të parë. Kanë ndryshuar shumë lojtarë dhe trajnerin”, tha trajneri brazilian i Shqipërisë. 
     
     

  • Shorti na vendosi ndaj Polonisë, ja reagimet e Dukës dhe Sylvinhos

    Shorti na vendosi ndaj Polonisë, ja reagimet e Dukës dhe Sylvinhos

    Armand Duka, presidenti i FSHF-së, dhe Sylvinho, kanë reaguar në mënyra të ndryshme pas shortit të sotëm të “play off”-it të Botërorit 2026, ku goglat e vendosën kombëtaren shqiptare përballë Polonisë në gjysmëfinale dhe, nëse kalon më tej, përballë fituesit të çiftit Ukrainë-Suedi, në finale. Duka u shpreh: “I buzëqeshur? Ndodhi kështu, në fakt çifti i parë nuk më pëlqente, Italia dhe Uellsi. Më vjen mirë që eliminuam ato të parët dhe ndaj qesha, kur i shmangëm.
    Nuk kisha ndonjë preferencë, pasi të gjitha janë kombëtare të forta. I gëzuar dhe i buzëqeshur jam, pasi jemi këtu. Falenderojmë futbollistët dhe stafin që na mundësuan të luajnë në “play off”. Polonia është një kundërshtar i fortë, të gjithë janë të fortë, por ne do të provojmë mundësitë tona. Do të luajmë në Varshavë në mars.
    Shorti i favorshëm? Ndeshjet e futbollit as nuk fitohen, as nuk humben në short. Ne ishim të mërzitur për shortin e kualifikueseve, por në fund dolëm të dytët. Shpresojmë që të kemi futbollistët gati dhe në formë të mirë. Të mos kenë dëmtime dhe t’i kemi të gjithë.
    Sllovakia, a ishte dëshira jonë? Në fakt më dukej një kundërshtar më i përshtatshëm, me diferencat që janë më të vogla, ose hiç. Në një diskutim që bëmë rrugës, unë shpreha dëshirën për Sllovakinë, ndërsa të tjerët për Uellsin.
    Kosova, a ka shanse? Kosova është një ekip i mirë, po kalon një moment të mirë. Shpresoj të jetë kështu edhe në mars. I ka të gjitha mundësitë për ta kaluar Sllovakinë dhe për të sfiduar më pas Turqinë ose Rumaninë. I ka të gjitha shanset për të fituar edhe finale, edhe për të qenë pjesë e Botërorit”.
    Më shkurt foli trajneri ynë kuqezi, Sylvinho: “Pres një Poloni tjetër nga ajo që na ka mundur në ndeshjen time të pare si trajner i kuqezinjve. Ata kanë ndryshuar shumë lojtarë dhe trajnerin”.

  • Shqipëria sfidon Poloninë në Play Off, Sylvinho: Pres një kundërshtar ndryshe

    Shqipëria sfidon Poloninë në Play Off, Sylvinho: Pres një kundërshtar ndryshe

    Shqipëria do përballet me Poloninë në Play Off të Botërorit, me ndeshjen gjysmëfinale që do mbahet në mars.
    Trajneri i kuqezinjve, Sylvinho foli për shortin, menjëherë pas hedhjes së goglave në Zyrih.
    Numri një i pankinës së kombëtares shprehet se pret një Poloni pak më ndryshe se herët e tjera.
    “Pres një Poloni tjetër nga ajo që na ka mundur në ndeshjen time të parë. Kanë ndryshuar shumë lojtarë dhe trajnerin”, tha trajneri.