Tag: sulmuesi

  • Haaland zbulon sekretin e Guardiolës: Ja çfarë e ka çuar kaq lart si trajner

    Haaland zbulon sekretin e Guardiolës: Ja çfarë e ka çuar kaq lart si trajner

    10 Dhjetor 2025

    14:26

    Alfred Lleshi

    Erling Haaland, sulmuesi i Manchester City, vlerësoi figurën e Guardiolës në podcastin “The Rest is Football”, duke biseduar me Gary Lineker dhe Alan Shearer. Ai theksoi përkushtimin e trajnerit katalanas: “Është i pari që vjen dhe i fundit që largohet nga klubi. Besoj se kjo e ka çuar kaq larg, aftësia për të punuar kaq fort çdo ditë”.
    Norvegjezi foli edhe për presionin e rolit të tij: “Jam sulmuesi i Manchester City, duhet të shënoj gola. Nëse nuk shënoj, më zëvendësojnë. Nëse nuk bëj punën time dhe nuk shënoj, duhet të më zëvendësojnë. Pra, gjithmonë ka presion për të bërë mirë”.
    Duke folur për pozicionet jashtë loje, Haaland pranoi: “Ajo që e urrej më shumë është të më fishkëllojnë për ‘offside’, sepse goli nuk vlen. Babai më tha se VAR-i do të ishte perfekt për mua”.

  • VIDEO/ Goditi tifozin, bie në prangat sulmuesi i Anglisë

    VIDEO/ Goditi tifozin, bie në prangat sulmuesi i Anglisë

    Ivan Tonej, sulmuesi 29-vjeçar anglez me shtatë ndeshje dhe një gol për vendin e tij, u arrestua në Londër gjatë natës pasi goditi me grusht në fytyrë një tifoz që ai e konsideroi shumë të bezdisshëm në një bar në kryeqytetin britanik.
    Lojtari, i cili u transferua në Al-Ahli në Arabinë Saudite verën e kaluar për 40 milionë euro, u prangos në vendngjarje dhe u shoqërua nga Policia Metropolitane, siç tregohet në një video të shpërndarë në mediat sociale

    Sipas dëshmitarëve, Tonejt iu afruan disa të rinj të cilët u përpoqën të bënin një selfie në një mënyrë ndërhyrëse. Lojtari u përgjigj duke mbrojtur veten, nga frika e një sulmi dhe vjedhjes së mundshme të bizhuterive të tij. Viktima pësoi fraktura në hundë dhe gishtin e vogël, por lëndimet e tij nuk janë serioze.
    Policia konfirmoi arrestimin e tij për dy akuza për sulm dhe një akuzë për përleshje, ndërsa lojtari më pas u lirua me kusht në pritje të një hetimi.

  • Goditi me grusht në fytyrë tifozin, arrestohet ish-sulmuesi i kombëtares angleze që luan në Arabi

    Goditi me grusht në fytyrë tifozin, arrestohet ish-sulmuesi i kombëtares angleze që luan në Arabi

    Ivan Toney, ish-sulmuesi i kombëtares angleze, me shtatë ndeshje dhe një gol me fanellën e “3 luanëve”, u arrestua në Londër natën midis të premtes dhe të shtunës, pasi goditi me grusht në fytyrë një tifoz që e konsideroi shumë të bezdisshëm. Ngjarja ndodhi në një bar në kryeqytetin britanik.
    Lojtari, i cili u transferua tek Al-Ahli, në Arabinë Saudite, verën e kaluar për 40 milionë euro, u prangos në vendngjarje dhe u shoqërua nga policia Metropolitane, siç tregohet edhe në një video të postuar në mediat sociale.
    Sipas dëshmitarëve, Toney u afrua nga disa të rinj që u përpoqën të bënin një selfie. Lojtari me sa duket e mbrojti veten, duke pasur frikë nga një sulm dhe vjedhja e mundshme e bizhuterive të tij.
    Viktima pësoi fraktura në hundë dhe gishtin e vogël, por lëndimet e tij nuk janë serioze. Policia konfirmoi arrestimin për dy akuza për sulm dhe një akuzë për grindje, me lojtarin që më pas u lirua me kusht në pritje të hetimeve.
    Ky nuk është episodi i parë i këtij lloji në karrierën e sulmuesit. Në vitin 2023, atij iu dha një pezullim 8-mujor nga FA për mbi 230 shkelje të rregullave të basteve, duke përfshirë bastet në ndeshjet e klubit të tij, disa madje edhe në humbjen e ekipit të tij.

  • Është momenti i tij, Muçi i bën për vete të gjithë te Trabzonspor. Sulmuesi kuqezi gjen sërish golin (video)

    Është momenti i tij, Muçi i bën për vete të gjithë te Trabzonspor. Sulmuesi kuqezi gjen sërish golin (video)

    7 Dhjetor 2025

    19:25

    Telesport

    Ernest Muçi po përjeton momentin më të mirë që pas transferimit në Superligën turke. Sulmuesi kuqezi ka gjetur sërish golin për Trabzonspor, në transfertën që po luan aktualisht në fushën e Goztepe.
    Pjesa e parë mes dy ekipeve u mbyll në barazim pa gola. Me fillimin e pjesës së dytë, pas një aksioni të shpejtë, Ernest Muçi gjen rrjetën. Tentativa e parë e sulmuesit kuqezi ndal nga portieri vendas, por jo e dyta. SHIKOGOLIN
    Ky është goli i katërt për sulmuesin kuqezi me fanellën e Trabzonspor, i cili ka shënuar në 3 ndeshjet e fundit rresht, ku dhe ka dhënë një asist. Muçi është i huazuar deri në fund të sezonit te Trabzonspor, që ka të drejtën e blerjes për 10 milionë euro.

  • Sulmuesi/ Vedat Muriqi ka ndikim te Majorka më shumë se Mbape te Reali

    Sulmuesi/ Vedat Muriqi ka ndikim te Majorka më shumë se Mbape te Reali

    Në kampionatin spanjoll luan një kontigjent i rëndësishëm i lojtarëve shqiptarë, ku për Kombëtaren tonë spikasin Ivan Balliu, Marsh Kumbulla dhe Keidi Bare. Por në Spanjë luan dhe sulmuesi kryesor i përfaqësueses së Kosovës, Vedat Muriqi, i cili ka të dhëna shumë të mira me skuadrën e Majorkës. Ndërkohë, sipas mediave spanjolle, sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi, dhe Igor Thiago, janë shfaqur më vendimtarë me gola te skuadra e Majorkës dhe Brentfordit, sesa Erling Haland dhe Kilian Mbappe te Mançester Siti dhe Real Madridi.
    Kështu ka shkruar të premten mediumi “Besoccer”, duke bërë një krahasim mes sulmuesve. Mbape dhe Haland kanë qenë të pandalshëm me ekipet e tyre, por formë të lartë ka shfaqur edhe sulmuesi shtatlartë i “Dardanëve”, Muriqi. “Vedat Muriqi, lideri i sulmit të Majorkës, i ka shënuar tetë nga 15 golat e ekipit në ligë. Kjo do të thotë se futbollisti kosovar ka qenë i përfshirë në 53.33% të golave të skuadrës, shifra këto që ilustrojnë mbështetjen që ka klubi në të, bashkë me lojën në ajër”, ka shkruar “Besoccer” për sulmuesin 31-vjeçari nga Prizreni. Shifra të përafërta ka edhe Igor Thudori me Brentfordin. Që të dyja këto shifra janë më të larta se superyjet e futbollit, Mbape dhe Haland. Francezi i ka shënuar 16 nga 32 golat e Real Madridit në La Liga, saktësisht 50 për qind të golave të “Los Blancos”.
    Ndërkohë, Haland i ka shënuar 15 gola nga 32 sa i ka Siti në total, që i bie të jetë 46.88% të golave të “qytetarëve”. Shifrat e Muriqit mund të përmirësohen edhe më shumë në ndeshjen e xhiros së 15-të në La Liga. Theksojmë se “ylli” i Kosovës ka tregues të mirë dhe mund ta rrisë peshën e tij në skuadrën e Majorkës. Madje me Kosovën ai synon të kualifikohet në Kupën e Botës.

  • Operohet Dusan Vlahoviç, sulmuesi serb humbet pjesën më të madhe të sezonit, ja kur pritet rikuperimi i tij

    Operohet Dusan Vlahoviç, sulmuesi serb humbet pjesën më të madhe të sezonit, ja kur pritet rikuperimi i tij

    Dushan Vlahoviç i është nënshtruar mëngjesin e sotëm në Londër një ndërhyrje kirurgjikale, pas dëmtimit që sulmuesi serb mori gjatë sfidës të fundjavës së kaluar ndaj Cagliarit. Testet mjekësore treguan një dëmtim të rëndë në adduktorin e këmbës së  majtë, ndaj klubi bardhezi vendosi menjëherë ndërhyrjen kirurgjikale për të parandaluar komplikime të mëtejshme.
    Operacioni u krye me sukses, ndërsa mjekët parashikojnë një rikthim të mundshëm në mars 2026. Kjo do të thotë se Vlahoviç nuk do të jetë i gatshëm për teknikun Spaleti në pjesën më të madhe të sezonit, me klubin torinez që pritet të ndërhyjë në merkaton e janarit. Kujtojmë që Vlahoviç ka realizuar deri më tani 7 gola në të gjitha kompetizionet me fanellën e Juventusit.

  • Nuk shkon mirë me trajnerin, ylli i Bundesligës i “shkel” syrin Barcelonës

    Nuk shkon mirë me trajnerin, ylli i Bundesligës i “shkel” syrin Barcelonës

    3 Dhjetor 2025

    18:03

    Telesport

    Aventurës se Serhou Guirassy te Borussia Dortmund duket se po i vjen fundi shumë më shpejt nga sa pritej. Sulmuesi nga Guinea reagoi keq kur u zëvendësua kundër Bayer Leverkusen në kampionat, madje duke refuzuar t’i shtrëngonte duart Kovac.
    Edhe më parë gjatë këtij sezoni, 29-vjeçari është grindur me Kovac, përsa i përket ekzekutimit të penalltive. Për më tepër, mungesa e tij e golave, tre gola në dhjetë ndeshje, dhe mbi të gjitha mungesa e lidhjes me shokët e skuadrës kanë shqetësuar drejtuesit e klubit verdhezi.
    Ky distancim ishte i dukshëm në përballjen evropiane kundër Villarreal, ku sulmuesi iu shmang festës me pjesën tjetër të skuadrës pas fitores ndaj Villarreal në Champions. Siç raportohet nga Sport, kjo situatë që po ndodh me Guirassy ka lidhje me interesimin e Barcelonës, pasi sulmuesi 29-vjeçar dëshiron të transferohet te katalanasit me patjetër.
    Guirassy pëlqehet shumë nga Flick, i cili e sheh si përforcim ideal për sulmin, por problem është klauzola e largimit të lojtarit që është 50 milionë euro. Megjithatë, nuk përjashtohet mundësia që marrëveshja mes klubeve të arrihet për një shifër më të ulët se 50 milionë euro, duke parë situatën e acaruar mes sulmuesit dhe klubit verdhezi.

  • Sulmuesi drejt largimit nga Milani, e ardhmja në dyshim

    Sulmuesi drejt largimit nga Milani, e ardhmja në dyshim

    Santi Gimenez vazhdon stërvitjet i veçuar në Milanello për shkak të një problemi në kyçin e këmbës së majtë dhe rikthimi i tij në grup mbetet i pasigurt.
    Sulmuesi nuk do të jetë i gatshëm për sfidën e Kupës së Italisë ndaj Lacios dhe thuajse me siguri do të mungojë edhe kundër Torinos. Plani parashikon seancë individuale deri në fund të javës, për të vijuar më pas me një fazë rikthimi me intensitet të lartë.
    Ndërkohë, afrimi i merkatos së janarit ka rritur zërat për një largim të mundshëm të lojtarit. Disa klube të Premier League, mes tyre Ëest Ham dhe Sunderland, raportohet se po e ndjekin situatën, megjithëse Milani nuk ka marrë asnjë ofertë zyrtare.
    Mund të bëhet fjalë për sondazhe të agjentit lidhur me mundësitë në Angli dhe në tregje të tjera. Gimenez kishte zgjedhur të qëndronte gjatë verës, pavarësisht mungesës së garancive për një vend titullari. Aktualisht, konkurrenca me Leao, Pulisic dhe Nkunku e vë lojtarin përballë mundësisë që në janar të kërkojë një ndryshim destinacioni.

  • Berisha dhe Muriqi në formacionin e më të mirëve të javës në Itali dhe Spanjë

    Berisha dhe Muriqi në formacionin e më të mirëve të javës në Itali dhe Spanjë

    Adriatik BALLA
    Lojtarët e përfaqësueses tonë po regjistrojnë performancë të mirë dhe kanë rritur kreditet e tyre në sytë e Silvinjos. Ka dhe lojtarë që janë tërhequr nga ekipi përfaqësues, por vijojnë të luajnë në nivele të larta me klubet e tyre në ligat e ndryshme të Europës, sikurse ndodh me “raketën” Odise Roshi, lojtar i shpejtë dhe teknik, që luan në kategorinë e dytë turke. Por vëmendjen dje e morën lojtarët titullarë që luajnë në top-ligat e mëdha europiane, sikurse janë Medon Berisha i përfaqësueses së Shqipërisë që luan me Leçen në Serie A italiane, dhe sulmuesi Vedat Muriqi i Kosovës që luan për Majorkën në Spanjë. Të dy kanë spikatur javët e fundit me skuadrat e tyre dhe kanë tregues mjaft premtues. Ndërkohë, sulmuesi Arbër Hoxha, që po kalonte një moment të mirë me Dinamon e Zagrebit, e ka lënë pas dëmtimin dhe mund të kthehet që këtë javë në duelin kundër Hajdukut të Splitit.
    Muriqi e Berisha në formacionet e javës
    Sulmuesi i Majorkës, Vedat Muriqi, ka zënë vend në formacionin më të mirë të javës së 14-të të La Ligës. Formacioni më i mirë i javës është përzgjedhur të martën nga faqja e specializuar për statistika “SofaScore”. Muriqi të shtunën shënoi dy gola në barazimin 2:2 të Majorkës ndaj Osasunës. 31-vjeçari Muriqi ka tetë gola të shënuar në 13 ndeshjet e luajtura në edicionin aktual të kampionatit spanjoll. Sulmuesi i qendrës, Muriqi, është duke kaluar formë shumë të mirë me Majorkën. Ndërkohë mesfushori Medon Berisha ka zënë vend në formacionin më të mirë të javës së 13-të të Serie A. Berisha aktivizohet për skuadrën e Leçes që të dielën fitoi 2:1 ndaj Torinos në shtëpi. Berisha ishte i përfshirë në dy golat e Leçes duke dhuruar dy asistime.
    Odise Roshi vijon shkëlqimin në kampionatin turk
    Odise Roshi po kalon një moment mjaft të mirë me fanellën e Keçiorengyçy, duke u bërë protagonist me golat e tij në ndeshjet e kësaj skuadre. Pasi shënoi në fundjavë në kampionatin e kategorisë së dytë turke, Roshi gjeti edhe sot rrjetën, këtë herë në Kupën e Turqisë ku skuadra e tij përballej me Kaizerispor. Ndeshja shkoi me kohë shtesë pasi koha e rregullt përfundoi 0-0. Pikërisht në shtesën e dytë, kur regjistrohej minuta e 117-të, Roshi shënoi golin që vulosi kualifikimin. Ai mori topin në zonë dhe me një kthesë të shpejtë e dërgoi në rrjetë, duke dyfishuar avantazhin që skuadra e tij kishte gjetur vetëm pak minuta më parë e duke i vënë vulën fitores 2-0.
    Silvinjo merr bonos rrogën deri në fund të marsit
    Edhe pse kontrata e trajnerit kuqezi, brazilianit Silvinjo, mbyllet në dhjetor, duket e FSHF do ta paguajë atë deri në fund të marsit, për të parë më pas nëse shkojmë apo jo në BOtërorin e vitit tjetër. Mësohet se Silvinjo ka përfituar një bonus për t’u paguar edhe 3 muaj të tjerë, si trajner i Shqipërisë, pra deri në muajin mars, kur më 26 dhe 30 janë dy ndeshjet e “play-off”-it, ato që vendosin përfundimisht fatin tonë të Botërorit, por i sigurojnë gjithashtu brazilianit edhe një edicion tjetër automatikisht, përndryshe, janë negociatat që do të zgjidhin të ardhmen e tij, me apo pa kuqezinjtë.

  • Në momentin kur po kalonte formën më të mirë të karrierës, sulmuesi i Kombëtares del me  barrelë nga fusha

    Në momentin kur po kalonte formën më të mirë të karrierës, sulmuesi i Kombëtares del me  barrelë nga fusha

    Arbër Hoxha ka qenë i pafat mbrëmjen e sotme. Në momentin kur po kalonte formën e tij më të mirë në karrierë, ndodhi ajo që më pak pritej. Sulmuesi shqiptar u dëmtua në përballjen e zhvilluar kundër Goricës. Hoxha kërkoi zëvendësimin në minutën e 86, por dalja e tij u krye vetëm në minutën e 89.
    Lojtari i Dinamos së Zagrebit u shoqërua përtej vijave kufizuese me barrelë, duke nënkuptuar se dëmtimi mund të jetë i rëndë. Megjithatë ende nuk është bërë me dije se për çfarë lëndimi bëhet fjalë./Sport Ekspres/