Tag: stomak

  • Mbërriti në spital me çarje në zemër e në stomak, mjekët e Durrësit shpëtojnë të miturin e plagosur

    Mbërriti në spital me çarje në zemër e në stomak, mjekët e Durrësit shpëtojnë të miturin e plagosur

    Spitali i Durrësit ka reaguar për ngjarjen e rëndë të ndodhur një ditë më parë në lagjen 14 të qytetit bregdetar, ku një i mitur u qëllua me thikë nga një bashkëmoshatar. Në reagimin e spitalit të Durrësit thuhet se 15-vjeçari mbërriti në urgjencë në gjendje tejet kritike me dy çarje në zemër dhe një në stomak.
    I mituri u fut menjëherë në sallë dhe ekipi kirurgjikal realizoi një ndërhyrje të vështirë, ku u menaxhuan dëmtimet jetike dhe u rikthye stabiliteti hemodinamik, duke e cilësuar këtë një rast suksesi në spitalin e Durrësit.
    Sipas bluzave të bardha pacienti aktualisht po trajtohet në Reanimacion në gjendje të stabilizuar.
    Reagimi i Spitalit Durrës
    Rast suksesi në Spitalin Rajonal Durrës
    Një 15-vjeçar mbërriti në urgjencë në gjendje tejet kritike, me plagë të shumta penetruese dhe organe të dëmtuara nga mjeti prerës. Zemra kishte dy çarje nga 2 cm me tamponadë kardiake, ndërsa në regjionin e corpus ventrikuli u konstatua një çarje 3 cm në stomak. Gjendje kufi.
    U fut menjëherë në sallë dhe ekipi kirurgjikal realizoi një ndërhyrje të vështirë, ku u menaxhuan dëmtimet jetike dhe u rikthye stabiliteti hemodinamik. Reagim i shpejtë, i pastër, pa humbur asnjë minutë.
    Mirënjohje për kirurgët F. Shini dhe E. Demiraj, si dhe për anestezistin A. Banushi, që e çuan rastin drejt suksesit me profesionalizëm dhe qetësi operative. Pacienti aktualisht po trajtohet në Reanimacion në gjendje të stabilizuar.
    Ekip i fortë. Vendimmarrje e shpejtë. Jetë e shpëtuar.

  • Manjani komenton vendimin e Kushtetueses për Veliajn: Ishte një grusht në stomak për qeverinë dhe presidencën

    Manjani komenton vendimin e Kushtetueses për Veliajn: Ishte një grusht në stomak për qeverinë dhe presidencën

    Juristi Ylli Manjani, mbrëmjen e kësaj të marte, ka folur në Euronews Albania, në emisionin Now me moderatoren Erla Mëhilli, lidhur me vendimin e Gjykatës Kushtetuese pro ankimimit të Veliajt. 
    Manjani tha se vendimi ka rrëzuar lëvizjen e qeverisë dhe të Presidencës. 
    “Rama ka dhënë shpjegime pse ka dështuar, pavarësisht fjalorit të zgjedhur. Po ta lexosh atë që thotë Kryeministri, thua që këtu jemi në Suedi, por është korrekt. Nëse e vendosim në kontekstin tonë, ai po i jep përgjigje kontekstit të tij politik. Ne e kemi paralajmëruar këtë gjë, për hir të së vërtetës. E kemi stërthënë këtë. Fakti është që Kushtetuesja, edhe pse i kishte pritshmëritë e ulëta për ta marrë këtë vendim, ajo i ka dhënë një grusht në stomak qeverisë dhe Presidencës,” – tha Manjani. 
     
  • A duhet ngrënë banania me stomak bosh? Ja çfarë sugjerojnë ekspertët

    A duhet ngrënë banania me stomak bosh? Ja çfarë sugjerojnë ekspertët

    Nga të gjitha vaktet që konsumojmë në ditë, mëngjesi është absolutisht më i rëndësishmi.
    Këshillat e ekspertëve thonë se në mëngjes duhet të hamë sikur të ishim mbretër dhe mbretëresha, në sensin e marrjes së ushqyesve më të rëndësishëm.
    E megjithatë, këto këshilla shpesh bien në vesh të shurdhër, falë stilit kaotik të jetesës dhe jo vetëm.
    Në shumicën e rasteve, njerëzit nuk kanë kohë të ulen në tavolinë e të hanë mëngjes, ndaj mjaftohen me një banane.
    Ky frut është padyshim mirëbërës për organizmin dhe i vjen në ndihmë zemrës dhe trupit.
    Banania mirëmban tensionin e gjakut, lufton depresionin, konstipacionin, urthin dhe ulçerën.
    Ky frut përmban hekur ndaj stimulon prodhimin e hemoglobinës.
    Kur duhet ngrënë banania?
    Në një kohë kur vlerat e bananes janë të pakundërshtueshme, ekspertët janë të ndarë mbi ngrënien e bananes me stomak bosh apo plot.
    Disa ekspertë thonë se bananet janë plot me kalium, fibër, magnez që e pajisin organizmin me shumë energji.
    Ata thonë se bananet duhen ngrënë çdo ditë edhe për vetë faktin se përmbajnë vitaminën B6.
    Sipas tyre, banania nuk duhet ngrënë me stomak bosh për arsyet e mëposhtme:
    Sipas të dhënave të AgroWeb.org niveli i lartë i sheqernave u jep energji, por kjo e fundit është afatshkurtër dhe më pas do të jeni të plogësht.
    Bananet ju ngopin shpejt dhe mund të ndiheni të përgjumur ose të lodhur.
    Për shkak të aciditetit ju mund të keni probleme me zorrët.
    Ekspertët britanikë shprehen se mirësia e bananes duhet shfrytëzuar pasi keni ngrënë mëngjes.
    Për më tepër, përmbajtja e lartë e magnezit mund të prishë ekuilibrat mes kalçiumit dhe mangeznit në gjak duke shkaktuar një efekt të kundërt në sistemin kardiovaskular.

  • A duhet ngrënë banania me stomak bosh, ja çfarë sugjerojë ekspertët

    A duhet ngrënë banania me stomak bosh, ja çfarë sugjerojë ekspertët

    Shumë profesionistë të tjerë janë të mendimit se frutat në përgjithësi nuk duhen konsumuar me stomak bosh.

    Një mënyrë e thjeshtë për t’i ngrënë ato është duke i kombinuar me ushqime të tjera.

    Këshillat më të mira për konsumimin e bananes

    AgroWeb.org ju sugjeron që bananen mund ta hani në mëngjes vetëm duke e kombinuar me ushqime të tjera, duke shmangur kështu shqetësime të panevojshme.

    Ju mund të hani tërshërë me qumësht me banane, ose të kombinoni fruta pylli, banane, drithëra dhe kos./AgroWeb.org

  • Çfarë nuk duhet të konsumoni kur keni stomakun bosh ?

    Çfarë nuk duhet të konsumoni kur keni stomakun bosh ?

    Të gjithë e dinë që mëngjesi është vakti më i rëndësishëm i ditës, por e dinit që nuk mund të konsumoni çfarë të doni?Janë shumë të paktë ata që e dinë se çfarë ushqimesh nuk duhen konsumuar me stomakun bosh.
    Prandaj janë listuar se cilat ushqime duhet të evitoni në mëngjes.
    DomateEdhe pse domatet janë të pasura me vitaminën C dhe vlera ushqyese, duhet të shmangen në stomakun bosh. Acidi tanik që është i pranishëm te domatet rrit aciditetin në stomak, duke shkaktuar probleme me gastritin. Ndaj personat që kanë probleme me ezofagun dhe ulçerën duhet të shmangin agrumet.
    Pije të gazuara
    Pijet e gazuara me stomakun bosh shkaktojnë fryrjen e këtij të fundit, por edhe probleme më të rënda. Konsumimi i tepërt i këtyre pijeve rrit aciditetin në stomak, i cili mund të jetë shkaktar i kancerit të ezofagut. Kështu që mendohuni mirë para se të porosisni ujë ose pije të gazuara.
    Brumi
    Kur jeni vonë gjithmonë merrni ushqimin e parë që gjeni gati dhe e konsumoni. Por ushqimet që përmbajnë maja nuk janë të mira për stomakun tuaj, pasi e fryjnë atë.
    Ushqime pikante
    Konsumimi i ushqimeve pikante do të irritojnë stomakun tuaj, duke shkaktuar dhimbje, reaksion dhe probleme me tretjen. Hudhrat, specat djegës dhe xhinxheri janë shembuj të ushqimeve pikante.
    Ëmbëlsira
    Sheqeri mund të tretet lehtë, por kur hyn në stomakun bosh, trupi i njeriut nuk mund të sekretojë mjaftueshëm insulinë për të ruajtur nivelet normale të gjakut. Sheqeri mund të prishë ekuilibrin e acidit dhe alkalinës. Ndërsa personat që vuajnë ose rrezikojnë nga diabeti, duhet t’i shmangin patjetër ëmbëlsirat.
    Kosi
    Kosi është plot me baktere të acidit laktik, të cilat ofrojnë shumë përfitime shëndetësore, por ato bëhen joefektive nga aciditetiti i stomakut bosh. Kosin duhet ta hani 1-2 orë pas përfundimit të vaktit.
    Dardha
    Dardhat përmbajnë fibra të papërpunuara dhe kur konsumohen me stomakun bosh, dëmtojnë mukozën dhe shkaktojnë dhimbje në stomak. Këshillohet të shoqërohen me drithëra ose tërshërë.

  • Kombinimet u ushqimeve që iu dëmtojnë tretjen dhe shëndetin

    Kombinimet u ushqimeve që iu dëmtojnë tretjen dhe shëndetin

    Shumë ushqime kanë ritme të ndryshme tretjeje: disa kalojnë shpejt në zorrë, disa qëndrojnë më gjatë në stomak. Pikërisht për këtë arsye, disa kombinime mund të ngarkojnë aparatin tretës dhe të krijojnë parehati.
    Sipas parimeve të ajurvedës dhe udhëzimeve të specialistëve të ushqyerjes, disa produkte nuk rekomandohet të konsumohen njëkohësisht, sepse kanë përbërje, shije dhe energji të ndryshme, që ndikojnë drejtpërdrejt në mënyrën si funksionon lukthi dhe sistemi tretës në tërësi.
    Kur këto rregulla nuk respektohen, pasojat më të zakonshme janë fryrja e barkut, fermentimi i ushqimit në stomak dhe grumbullimi i toksinave në organizëm.

    Prandaj, ja disa kombinime që është mirë t’i evitoni, në mënyrë që të përmirësoni tretjen, të shmangni fryrjen dhe trupi të përthithë maksimumin e lëndëve ushqyese, transmeton Telegrafi.
    Frutat gjatë ose menjëherë pas vaktit
    Shembuj kombinimesh që duhen shmangur:
    Shtimi i frutave në sallata (p.sh. luleshtrydhe, pjeshkë)
    Salcat me mango ose fruta të ëmbla të kombinuara me mish apo peshk
    Pse? Frutat kanë ritëm të shpejtë kalimi nëpër stomak dhe treten kryesisht në zorrë. Kur konsumohen së bashku me ushqime që treten ngadalë, si mishi apo peshku, frutat bllokohen në stomak më gjatë se sa duhet dhe mund të fillojnë të fermentohen. Kjo shkakton fryrje, gazra dhe ndonjëherë edhe urth.
    Çfarë të bëni? Frutat është më mirë të hahen 30-60 minuta para vakteve. Kështu, enzimat përgatiten për tretjen dhe traktit tretës i jepet një “start” i pastër. Uji i frutave ndihmon në hidratim, fibrat pastrojnë zorrët, dhe enzimat stimulojnë tretjen.
    Nëse hani frutat pas ushqimit, prisni të paktën 2–3 orë. Kjo i jep kohë stomakut të përpunojë ushqimin e rëndë dhe shmang fermentimin.
    Mishi dhe karbohidratet së bashku
    Kombinime të zakonshme, por problematike:
    Mish me patate
    Pula me makarona ose bukë
    Sandviç me gjel deti
    Pse? Proteinat shtazore dhe karbohidratet komplekse treten me enzima të ndryshme. Kur hahen bashkë, enzimat konkurruese mund të ngadalësojnë njëra-tjetrën, duke çuar në fermentim dhe gazra.
    Gjithsesi, është e vërtetë që kuzhina tradicionale i ka përdorur gjithmonë këto kombinime, dhe disa organizma janë përshtatur. Por nëse keni ndjeshmëri në stomak apo tretje të ngadaltë, ky kombinim është më mirë të shmanget.
    Përjashtimi: Kombinimet si fasulet me oriz janë të dobishme, sepse bashkojnë aminoacide të ndryshme dhe krijojnë një profil të plotë proteinash.
    Çfarë të bëni? Në vend të karbohidrateve, kombinoni proteinat me perime që nuk përmbajnë niseshte, si sallatat me gjethe jeshile, spinaqi, lakrat apo perimet e tjera të freskëta.
    Yndyrnat me kombinime të gabuara
    Shembuj që ngarkojnë tretjen:
    Ullinjtë me bukë të bardhë ose të rafinuar
    Peshku ton me majonezë të bollshme
    Mishi i skuqur me vajra të rafinuar
    Pse? Kur yndyrnat shtohen mbi proteinat shtazore, tretja ngadalësohet ndjeshëm. Yndyra e tepërt me proteina kërkon më shumë aciditet dhe kohë për t’u përpunuar.
    Çfarë të bëni? Përdorni vaj ulliri ose vaj kokosi për gatim. Kombinoni avokado, arra ose fara me perime që nuk kanë niseshte. Konsumoni përditë perime me gjethe të gjelbra, që ndihmojnë në tretjen e yndyrnave.
    Mos pini ujë apo lëngje gjatë vakteve
    Çfarë duhet të shmangni:
    Pirja e ujit gjatë ushqimit
    Lëngjet e frutave gjatë vakteve
    Çaji menjëherë pas ngrënies
    Pse? Kur pini ujë gjatë vaktit, holloni lëngjet tretëse që prodhon stomaku. Kjo bën që enzimat të mos e kryejnë punën plotësisht, duke penguar përthithjen e proteinave, karbohidrateve dhe yndyrave.
    Çfarë të bëni? Pini ujë 10-15 minuta para vaktit. Pas ushqimit, prisni 45 minuta deri në 1 orë para se të pini ujë ose çaj. Kjo ruan koncentrimin e lëngjeve tretëse.
    Dy proteina të koncentruara në të njëjtin vakt
    Kombinime që rëndojnë tretjen:
    Proshuta me vezë
    Arra me kos
    Mishi i pulës dhe mishi i viçit në të njëjtën pjatë
    Pse? Proteinat e koncentruara kërkojnë më shumë acid dhe më shumë kohë për t’u zbërthyer. Kur bashkohen, shtojnë ngarkesën për lukthin dhe zorrët.
    Çfarë të bëni? Konsumoni mishin ose peshkun pas një sallate të freskët. Mos vononi shumë nga pjata e parë tek kryesorja (jo më shumë se 10 minuta), në mënyrë që enzimat të jenë ende aktive.
    Nëse nuk mund të shmangni dy proteina në një vakt, shoqërojini me perime të pasura me fibra si qepët, brokoli, lulelakra ose sallatat jeshile.
    Zgjedhja e kombinimeve të duhura ndihmon jo vetëm tretjen, por edhe ndikon në energjinë dhe gjendjen e përgjithshme të trupit.
    Shmangia e këtyre gabimeve të zakonshme mund të bëjë diferencën mes një stomaku të rënduar dhe një organizmi që funksionon lehtësisht.
    Një organizëm i balancuar është pasqyra më e mirë e zakoneve të shëndetshme të ushqimit!

  • Iu gjetën në stomak 120 qese me heroinë, arrestohet 46-vjeçarja në Itali

    Iu gjetën në stomak 120 qese me heroinë, arrestohet 46-vjeçarja në Itali

    Një 46-vjeçare nga Nigeria, është arrestuar në flagrancë nga autoritetet italiane në aeroportin Orio al Serio të Bergamos, pasi u kap duke transportuar në mënyrë të paligjshme 120 qese heroine të fshehura në stomak.
    Operacioni u krye nga zyrtarët e Agjencisë së Doganave dhe Monopoleve (ADM) në bashkëpunim me forcat e Guardia di Finanza, pas një sinjalizimi të ardhur nga dogana belge.
    Gruaja, e cila jeton në Itali që prej vitit 2013 dhe ushtron aktivitet si tregtare ambulante veshjesh, kishte mbërritur nga Brukseli pas një qëndrimi shumë të shkurtër dhe kishte si destinacion përfundimtar qytetin Alghero.

    Sjellja e saj ka ngjallur dyshime te autoritetet, për shkak të mungesës së bagazhit të regjistruar, nervozizmit të dukshëm dhe përgjigjeve të paqarta e kontradiktore lidhur me qëllimin e udhëtimit.
    Pas një kontrolli më të detajuar, gruaja ka pranuar se po transportonte lëndë narkotike përmes metodës së njohur si “body packing” (gëlltitje e ovulave me drogë).
    Kontrollet radiologjike të kryera në spitalin Papa Giovanni XXIII në Bergamo konfirmuan se në stomakun e saj kishte 120 qese të vogla me heroinë, pesha totale e të cilave shkonte në 1.393 gramësh.
    Pas nxjerrjes së plotë të qeseve nga stomaku lënda narkotike, autoritetet italiane arrestuan 46-vjeçaren, e cila tashmë ndodhet në burgun e Bergamos.

  • Nga tregtare veshjesh në trafikante! Çfarë i gjetën në stomak 46-vjeçares në aeroportin e Italisë

    Nga tregtare veshjesh në trafikante! Çfarë i gjetën në stomak 46-vjeçares në aeroportin e Italisë

    Një 46-vjeçare nga Nigeria, është arrestuar në flagrancë nga autoritetet italiane në aeroportin Orio al Serio të Bergamos, pasi u kap duke transportuar në mënyrë të paligjshme 120 qese heroine të fshehura në stomak. 
    Operacioni u krye nga zyrtarët e Agjencisë së Doganave dhe Monopoleve (ADM) në bashkëpunim me forcat e Guardia di Finanza, pas një sinjalizimi të ardhur nga dogana belge. 
    Gruaja, e cila jeton në Itali që prej vitit 2013 dhe ushtron aktivitet si tregtare ambulante veshjesh, kishte mbërritur nga Brukseli pas një qëndrimi shumë të shkurtër dhe kishte si destinacion përfundimtar qytetin Alghero. Sjellja e saj ka ngjallur dyshime te autoritetet, për shkak të mungesës së bagazhit të regjistruar, nervozizmit të dukshëm dhe përgjigjeve të paqarta e kontradiktore lidhur me qëllimin e udhëtimit. 
    Pas një kontrolli më të detajuar, gruaja ka pranuar se po transportonte lëndë narkotike përmes metodës së njohur si “body packing” (gëlltitje e ovulave me drogë). 
    Kontrollet radiologjike të kryera në spitalin Papa Giovanni XXIII në Bergamo konfirmuan se në stomakun e saj kishte 120 qese të vogla me heroinë, pesha totale e të cilave shkonte në 1.393 gramësh. 
    Pas nxjerrjes së plotë të qeseve nga stomaku lënda narkotike, autoritetet italiane arrestuan 46-vjeçaren, e cila tashmë ndodhet në burgun e Bergamos. 

  • Pse duhet t’i hani mollët jeshile, ja përfitimet direkte dhe të sigurta për shëndetin tuaj

    Pse duhet t’i hani mollët jeshile, ja përfitimet direkte dhe të sigurta për shëndetin tuaj

    Deri më tani, kemi dëgjuar dhe besuar në shprehjen popullore: “Një mollë në ditë dhe i thua mjekut ik.”
    Të gjitha varietetet e mollëve përmbajnë vlera të jashtëzakonshme, por ato jeshilet janë të pasura me proteina, vitamina, minerale dhe mbi të gjitha,fibër. Mollët jeshile rregullojnë problemet me tretjen, nivelet e glukozës në gjak dhe përmirësojnë oreksin. Mollët jeshile mund të konsumohen që në fillim të ditës me stomak bosh dhe ju ofrojnë përfitimet e mëposhtme.
    Antioksidantët
    Mollët jeshile janë një nga burimet më të mira të flavonoidëve dhe vitaminës C. Së bashku, këto përbërës funksionojnë si antioksidantë dhe shfarosin radikalet e lira që dëmtojnë qelizat.
    Avantazhi i të ngrënit një mollë jeshile me stomak bosh është se organizmi pajiset me armë të forta për largimin e këtyre substancave të rrezikshme dhe shmangien e sëmundjeve kronike.
    Rënie në peshë
    Ngrënia e një molle jeshile me stomak bosh është e rëndësishme në përpjekjet tuaja për të rënë në peshë. Mollët jeshile përmbajnë pak kalori dhe shumë fibër, duke shuar urinë menjëherë.
    Me mollën jeshile, metabolizmi do të punojë më së miri.
    Glukoza në gjak
    Molla jeshile me stomak bosh balancon nivelin e sheqerit në gjak. Kjo është shumë e rëndësishme për njerëzit që vuajnë nga diabeti dhe jo vetëm.
    Duke qenë se mollët jeshile janë të pasura me fibër të tretshme, ngrënia me stomak bosh vonon përthithjen e sheqerit dhe ky efekt zgjat për shumë kohë.
    Studimet tregojnë se gratë që hanë një mollë jeshile me stomak bosh çdo ditë kanë 30% gjasa më pak për tu prekur nga diabeti i tipit 2.

  • Pse duhet t’i hani mollët jeshile, përfitimet direkte për shëndetin

    Pse duhet t’i hani mollët jeshile, përfitimet direkte për shëndetin

    Deri më tani, kemi dëgjuar dhe besuar në shprehjen popullore: “Një mollë në ditë dhe i thua mjekut ik.”
    Të gjitha varietetet e mollëve përmbajnë vlera të jashtëzakonshme, por ato jeshilet janë të pasura me proteina, vitamina, minerale dhe mbi të gjitha,fibër.
    Mollët jeshile rregullojnë problemet me tretjen, nivelet e glukozës në gjak dhe përmirësojnë oreksin.

    Mollët jeshile mund të konsumohen që në fillim të ditës me stomak bosh dhe ju ofrojnë përfitimet e mëposhtme.
    Antioksidantët
    Mollët jeshile janë një nga burimet më të mira të flavonoidëve dhe vitaminës C.
    Së bashku, këto përbërës funksionojnë si antioksidantë dhe shfarosin radikalet e lira që dëmtojnë qelizat.
    Avantazhi i të ngrënit një mollë jeshile me stomak bosh është se organizmi pajiset me armë të forta për largimin e këtyre substancave të rrezikshme dhe shmangien e sëmundjeve kronike.
    Rënie në peshë
    Ngrënia e një molle jeshile me stomak bosh është e rëndësishme në përpjekjet tuaja për të rënë në peshë.
    Mollët jeshile përmbajnë pak kalori dhe shumë fibër, duke shuar urinë menjëherë.
    Me mollën jeshile, metabolizmi do të punojë më së miri.
    Glukoza në gjak
    Molla jeshile me stomak bosh balancon nivelin e sheqerit në gjak.
    Kjo është shumë e rëndësishme për njerëzit që vuajnë nga diabeti dhe jo vetëm.