Marc ter Stegen (33 vjeç) është në fazën përfundimtare të rikuperimit, pas operacionit të shpinës dhe, sipas “Mundo Deportivo”, pritet të marrë lejen mjekësore për ndeshjen e kampionatit, të shtunën ndaj Osasuna. Megjithatë, kapiteni i Barcelonës do të ketë vështirësi për të luajtur minuta, pasi Hansi Flick ka vendosur se portieri titullar është Joan Garcia, duke lënë të paqartë të ardhmen e gjermanit në klub.
Kjo është veçanërisht e rëndësishme nëse Ter Stegen dëshiron të ketë një vend për Botërorin 2026. Sipas “SportBild”, nuk përjashtohet transferimi dimëror i Ter Stegen si një mundësi për të marrë minuta dhe ritëm, për të arritur në Botëror në kushte optimale. Përmendet se disa klube turke janë të interesuara, por ende nuk ka oferta konkrete.
Gjendja personale e Ter Stegen, duke pasur kujdestarinë e dy fëmijëve pas ndarjes, por jetuar afër ish-gruas për të lehtësuar bashkëjetesën, do të ndikojë në vendimin e tij. Deco, drejtori sportiv i Barcelonës, tha se Ter Stegen mund të jetë portieri i tretë deri në fund të sezonit, por prioritet mbetet rikuperimi i tij, ndërsa vendimi për të ardhmen do të merret më pas.
Tag: stegen
-

Ter Stegen në dilemë të madhe, ja çfarë duhet të bëjë për të luajtur në Botërorin 2026
-

Thuajse e konfirmuar! Ylli i Barcelonës do të transferohet te Chelsea në janar, huazim me të drejtë blerjeje
2 Nëntor 2025
20:45
Telesport
Marc-Andre ter Stegen do të largohet nga Barcelona gjatë merkatos së janarit dhe destinacioni i ri i portierit gjerman duket se do të jetë Chelsea.
Mediet angleze raportojnë se Chelsea do të huazojë Ter Stegen deri në fund të sezonit me të drejtë blerjeje për 10 milionë euro. Klubi londinez do të mbulojë 75% të pagës së portierit gjerman gjatë periudhës së huazimit.
Në anën tjetër, largimi i Ter Stegen do të jetë edhe një çlirim për Barcelonën, duke ditur që portieri gjerman është një nga më të paguarit në ekip dhe do të lehtësonte disi faturën e pagave te katalanasit.
Ter Stegen do të provojë shanset e tij te Chelsea, ku qëllimi kryesor është të jetë në formën e duhur për t’u grumbulluar me Gjermaninë në Botërorin e verës së ardhshme. -

Chelsea kërkon një portier me përvojë, londinezët “hedhin grepat” për Ter Stegen
29 Tetor 2025
11:43
Telesport
Chelsea është duke ndjekur Marc-André Ter Stegen. Portieri i Barcelonës, aktualisht është jashtë fushave për shkak të një dëmtimi në shpinë, është duke kërkuar një ekip që t’i japë mundësi të luajë në Kupën e Botës 2026.
Pas rikthimit të tij nga dëmtimi, portieri do të ketë nevojë për kohë loje për t’u marrë në konsideratë nga trajneri Nagelsmann. Ndërkohë që, te Barcelona ai ka përfunduar i treti në hierarkinë e portierëve.
Prandaj, Chelsea është duke monitoruar situatën, pasi Ter Stegen është një portier me shumë përvojë dhe mund të rritë konkurrencën brenda skuadrës. Për pasojë, drejtuesit e “blues” janë duke vlerësuar profilin e gjermanit. -

Szczesny për Ter Stegen: Situatë aspak e këndshme për të. E përjetova vetë te Juve dhe u tërhoqa
9 Tetor 2025
14:43
Alfred Lleshi
Përveç situatës së ekipit dhe nevojës që Barça të mbetet besnike ndaj stilit të saj, por ta zbatojë siç duhet, në intervistën për “Mundo Deportivo”, Wojciech Szczęsny foli edhe për Ter Stegen dhe mënyrën si e përjetoi situatën e portierit gjerman në fund të sezonit të kaluar, si dhe ndryshimet pas ardhjes së Joan Garcia. Sa i përket Ter Stegen, polaku tha: “Nuk mendoj se ishte një situatë e këndshme. Kam qenë në të njëjtin pozicion te Juventusi dhe vendosa të tërhiqesha.
Nuk i këshilloj të njëjtën gjë Marc, sepse ka ende shumë për t’i dhënë futbollit, por ndonjëherë duhet të pranosh se disa vendime të dëmtojnë. Klubi zgjodhi të sillte Joan, një talent botëror që mund të luajë për 15 vitet e ardhshme. Sigurisht që është zhgënjyese për të, pas kaq shumë vitesh të rëndësishme, por Marc është shumë inteligjent dhe e kupton. Më e rëndësishmja tani është të rikuperojë formën fizike, sepse humbi gjithë sezonin e kaluar”.
Për raportin mes tyre, shtoi: “Kemi një marrëdhënie fantastike, ai e kuptoi situatën. Fitonim gjithçka, ndaj trajneri nuk donte të ndryshonte. Fitimi i tre trofeve e bëri edhe atë të lumtur. Nuk e pashë kurrë të frustruar”. -

Neuer, pothuajse 40 vjeç, ja pse pritet të rikthehet në kombëtaren gjermane
12 Shtator 2025
10:12
Alfred Lleshi
Pas një periudhe të vështirë për Gjermaninë, e cila rrezikon të mos kualifikohet në Botërorin 2026, tifozët dhe media po kërkojnë rikthimin e Manuel Neuer, në prag të të 40-tave. Portieri i Bayernit kishte dhënë dorëheqjen pas Europianit 2024, ndërsa Nagelsmann promovoi Ter Stegen, që pas një dekade si zëvendës luksi, u përgatit për rolin e titullarit, edhe pse dëmtimi i gjurit e ktheu gjithçka në një sfidë.
Ter Stegen humbi vendin dhe pas një tjetër dëmtimi te Barcelona u kthye në portier të tretë. Sipas një sondazhi të “Bild” me mbi 75.000 votues, 49% dëshirojnë rikthimin e Neuer, ndërsa vetëm 20% mbështesin Ter Stegen. Agjenti i Neuer, Thomas Kroth, deklaroi se portieri është i gatshëm për rikthim në kombëtare.
Legjendat gjermane, Lothar Matthaus dhe Schweinsteiger, janë pro rikthimit të tij. Neuer do të ketë disa javë për të vendosur, por mund të jetë shpresë për Gjermaninë në betejën e kualifikueseve të Botërorit 2026.




