Seno Fishta, një podcaster i njohur në Shqipëri ishte i ftuar në emisionin “Mega Sport” që transmetohet në “A2 CNN”. Ai ka folur sa i përket situatës së Vllaznisë dhe Tiranës, me shkodranët që sipas Senos kanë mundësinë jo vetëm për të fituar titullin, por për ta siguruar që tani me një diferencë të madhe pikësh.
“Këtë vit Vllaznia ka potencialin për të krijuar diferencën e pikëve, por ka edhe arsye të tjera që ndikojnë te Vllaznia. Flitet përshembull për pak krizë financiare, si në cdo klub tjetër shqiptar. Tirana? Sado vështirësi ka pasur edhe më përpara, vetëm me grintën e saj, qëndronte në lojë. Nuk duhet të jetë biznes familjar, pasi edhe nëse një hap një burektore, nëse vendos djalin tënd aty dhe ai kthen gabim kusurin, e heq prej aty”, tha Seno Fishta. /Sport Ekspres/
Tag: sport
-

“Edhe nëse hap një byrektore falimenton”! Seno Fishta flet për situatën e Tiranës dhe Vllaznisë
-

Nga një “sport i ndaluar” për shqiptarët te fitorja 57-0 kundër Greqisë, vizioni i Drangut i sjell Shqipërisë nderin atje ku nuk pritej
Disa djemë nga gjimnazi “Petro Nini” do të krijonin përpara disa vitesh, më saktësisht në vitin 2011, atë që quhej si “sporti i ndaluar” për shqiptarët, Regbinë. Sigurisht, edhe tani shumëkujt mund t’i duket utopike dhe larg fantazisë se Shqipëria po përgatit një brez të mirë dhe po shtron rrugën e suksesit në këtë sport, që në të ardhmen të kemi fjalën tonë në arenat ndërkombëtare. Imagjinoni në vitin 2011, kur disa djemë vizionar, Ditmar Halla, Mariglen Nezaj, Stiljan Sala, Erland Abazi dhe Olban Llapaj krijuan një frymë të re për sportin shqiptar.
Deri atëherë, njerëzit ngriheshin ende në këmbë kur Kombëtarja kalonte mesfushën në futboll, ishte emocioni më i madh i përjetuar dhe njëkohësisht mbusheshin pak me shpresë në shtangat e ngritura në limite. Dhe kështu u krijua sporti ku ka një bashkëpunim dhe një ndërthurje mes forcës dhe teknikës. Ekipi i parë i krijuar ishte klubi i regbisë Tirana, atje ku Xhino Drangu, në vitin 2012 u bashkua si trajner i parë i këtij klubi. Më pas në vitin 2013, Xhino Drangu u bë edhe presidenti i parë i klubit të Tiranës për regbi. Sot i mbeten me siguri kujtimet më të bukura të jetës, me pasionit për sportin në fjalë, por edhe vuajtjeve, vështirësive dhe luftës për ekzistencë.
Shumëkush mund ta quante “të çmendur”, por pasioni i tij për këtë sport dhe mbi të gjitha vizioni i qartë sesi gjërat do të ndryshonin pas disa vitesh edhe në Shqipërinë tonë të bukur, bëri që Xhino të jetë Presidenti i Parë i Federatës Shqiptare të Regbisë. Dhe kush më mirë sesa ai mund ta merrte këtë pozicion pasi ka qenë një nga themeluesit? Me siguri që askush!
“Regbinë e kam nisur në vitin 2012 si trajner i ekipit të Tiranës. Me kalimin e viteve, falë punës dhe përkushtimit, mora përgjegjësinë e drejtimit dhe u zgjodha President për 12 vite. Sot jam një nga themeluesit dhe Presidenti i parë i Federatës Shqiptare të Regbisë, një rrugëtim që nuk ka qenë i lehtë, por jashtëzakonisht domethënës.Dy vitet e fundit kanë qenë më të rëndësishmet për federatën tonë, sepse më në fund po ndërtojmë diçka të qëndrueshme dhe reale për të ardhmen. Në aspektin social, nisëm projektin “Rugby 4 Change”, së bashku me Qendrën e Parandalimit të Krimeve të të Miturve. Çdo javë në IEVP Kavajë, të rinjtë atje kanë mundësi të zhvillojnë sportin olimpik Regbi 7, duke mësuar disiplinë, respekt dhe punë në grup. Kjo iniciativë nuk është vetëm sport — është edukim dhe rehabilitim.
Ndërkohë, Klubi i Regbisë Tirana dhe grupmosha U18 kanë arritur një sukses të madh, duke u renditur të dytët në kampionatin malazez, një arritje historike që tregon se brezi i ri po rritet shpejt dhe me cilësi. Ekipi kombëtar ka shënuar dy fitore të jashtëzakonshme:• 88–0 ndaj Kosovës, dhe• 57–0 ndaj Greqisë,rezultate që tregojnë se Shqipëria ka potencial real në këtë sport. Trajnerit tanë Arbian Peposhi me eksperience të gjerë ne Britani dhe David Attoub i cili eshte ish lojtar Francës kane rritur ndjeshëm nivelin e lojës dhe si rrjedhojë kjo ka sjellur rezultate dominuese.
Vizioni im është i qartë: hapja e regbisë në shkolla dhe krijimi i programeve të rregullta për brezat e rinj. Ky sport ka shume disiplina dhe njëra prej tyre eshte regbi 7, një loj dinamike dhe e shpejt. Shqipëria ka shumë talente jashtë vendit, që luajnë për klubet dhe kombëtaret më të mira në Europë. Për ne kjo është motivim, dëshmi që talenti shqiptar ekziston dhe mjafton të ndërtojmë strukturat e duhura këtu në vend.Në vitin 2026, synojmë të finalizojmë angazhimin në Balkan 7s, me ndeshje të planifikuara kundër Kroacisë, Sllovenisë dhe Serbisë. Ky është një hap shumë i rëndësishëm për praninë tonë rajonale dhe për rritjen e eksperiencës ndërkombëtare të lojtarëve tanë të rinj”, tha në prononcimin e tij presidenti Xhino Drangu.
Ai vendos theksin me të drejtë tek dy fitoret e jashtëzakonshme dhe që nuk kanë lënë vend për asnjë dyshim, 88-0 me Kosovën dhe 57 me 0 me Greqinë. Deri tani, Kombëtarja ka zhvilluar katër ndeshje zyrtare. Shqipëria e ka humbur takimin e parë në Kukës kundër Kosovës në janar të 2024, 10-34 dhe po ashtu në mars të 2024 ndaj Kosovës, por këtë herë në Shkodër, 10-34.Pas një viti, vetëm disa muaj më pas, u ndie gjithë rritja e madhe e Shqipërisë. Në Istog, në shkurt të 2025, Shqipëria fitoi 88-0 me Kosovën, ndërsa në nëntor të 2025, kundër Greqisë në Tiranë, ndeshja përfundoi 57-0. Pra siç e tha edhe presidenti i Federatës së Regbisë, në saj të trajnerëve me eksperiencë që po sillen, por mbi të gjitha me pasionin dhe dashurinë e madh për këtë sport, rezultatet e Shqipërisë së 2025 me atë të 2024 kanë ndryshuar në mënyrë të frikshme, por shumë të mirë. Dalëngadalë kjo Federatë do të ketë financa edhe më të shëndosha për të shkuar atje ku dëshiron dhe Shqipëria në të ardhmen do të ketë një fytyrë të re, për t’u përfaqësuar denjësisht edhe një sport të ndaluar dhe harruar për ne shqiptarët. Dhe e gjitha kjo, falë vizionit dhe “çmendurisë së bukur” të presidentit Xhino Drangu. /Sport Ekspres/
-

Neymar dëmtohet rëndë, Botërori vihet në dyshim
Neymar mbyll përpara kohe sezonin me Santos, për shkak të një dëmtimi. 33-vjeçari humbi ndeshjen e së hënës kundër Internacional, me testet që konfirmuan se ai ka një dëmtim të meniskut në gjurin e majtë.
Sipas Globo Esporte nëpërmjet Mail Sport, O’Ney do të humbasë ndeshjen vendimtare të ardhshme kundër Sport dhe dy sfidat e fundit të sezonit.Dëmtimet e shpeshta kanë kushtëzuar paraqitjet e tij, duke bërë që ai të ketë vetëm shtatë gola në të gjitha garat në vitin 2025.
Probleme të tilla të vazhdueshme fizike hedhin dyshime mbi gjasat e tij për të luajtur për Brazilin në Botërorin 2026, pasi nuk ka luajtur për Selecao që nga tetori i vitit 2023. -

Botërori në dyshim/ Neymar dëmtohet rëndë
Neymar mbyll përpara kohe sezonin me Santos, për shkak të një dëmtimi. 33-vjeçari humbi ndeshjen e së hënës kundër Internacional, me testet që konfirmuan se ai ka një dëmtim të meniskut në gjurin e majtë.
Sipas Globo Esporte nëpërmjet Mail Sport, O’Ney do të humbasë ndeshjen vendimtare të ardhshme kundër Sport dhe dy sfidat e fundit të sezonit.
Dëmtimet e shpeshta kanë kushtëzuar paraqitjet e tij, duke bërë që ai të ketë vetëm shtatë gola në të gjitha garat në vitin 2025.
Probleme të tilla të vazhdueshme fizike hedhin dyshime mbi gjasat e tij për të luajtur për Brazilin në Botërorin 2026, pasi nuk ka luajtur për Selecao që nga tetori i vitit 2023. -

Kjo ishte e çmendur! Zbulohet numri i interesimeve për bileta kundër Polonisë, janë 250.000…shqiptarë
Një jetë kushtuar futbollit dhe sportit në tërësi të Shqipërisë dhe shqiptarëve, shumë vite të kaluara, por Dëfrim Methasani është gjithmonë edhe më i ri dhe më i freskët në pamje, veçanërisht me “look-un” e ri sesi është shfaqur në emisionin Mega Sport. Sekreti? Suksesi i Kombëtares e ka bërë të marrë më shumë energji dhe këtë e ka pranuar po vetë në emision.
“Isha jashtë Shqipërisë, në Zvicër. Si këtë herë, nuk më ka ndodhur kurrë. Po mbanin radhë njerëzit të takoheshin me mua sepse të gjithë donin të flisnin për Kombëtaren. Këtë herë nuk kam paguar darkë apo drekë, askund, ishin tifozët që donin të mbyllnin faturat kudo. Me informacionet që unë kam janë rreth 250 mijë kërkesa nga shqiptarët deri tani për bileta për ndeshjen Poloni-Shqipëri”, tha Methasani. /Sport Ekspres/? -

“Ik që tani nëse nuk beson te Botërori”! Ilir Alliu: Lojtarët e Shqipërisë janë më të mirë se Silvinjo, mbi kapacitetin e trajnerit…
Ilir Alliu ishte i ftuar në emisionin “Mega Sport” që transmetohet në “A2 Cnn”. Ish-futbollisti i Kombëtares ka komentuar fazën kualifikuese të Botërorit dhe ka prekur një intervistë të trajnerit Silvinjo pas kualifikimit me Andorrën.
“Dua të futem pak në detaje se i kam qejf. Pas ndeshjes me Andorrën, Silvinjo i kërkoi 9 milionë shqiptarëve që të bëjnë festë. Pse? Cfarë feste kërkon? Pse duhet të festojnë 9 milionë shqiptarë, cfarë kemi fituar? Pra ti po tregon se po paralajmëron shqiptarët për Play Off-in, duke i thënë se unë dhe mund të mos e kalojë Play Off-in se kaq është mundësia. Atëherë dorëzoje punën, ik, mos na bëj për budallenj. Ky është manipulim në deklaratë, është mosmirënjohje.
Për mua, Shqipëria e ka 90% të suksesit nga lojtarët, lojtarët janë më të mirë se trajneri. Silvinjo nuk e kontrollon dot këtë nivel potencial që kemi ne sepse ndryshe do të prodhonte lojë. Golat tonë kanë ardhur nga cilësitë indiivudale të lojtarëve, ne nuk kemi një aksion, më vjen gjynah. E pashë televizorin dhe iu hodha sipër kur pashë golin e Kosovës me Slloveninë, vinte nga mesfusha. Gjak i ri dhe shumë intuitë për të dalë te goli”, tha Alliu. /Sport Ekspres/? -

“Silvinjo e shkatërroi nga nervat”! Ilir Alliu flet për Armando Brojën: U dëmtua edhe sepse donte t’i kërkonte falje të gjithëve kundër Anglisë
Shqipëria humbi në shifrat 0-2 kundër Anglisë në “Air Albania”, por skena më e trishtë ishte ajo kur Armando Broja la fushën i përlotur mes dhimbjeve. Një dëmtim i ri për sulmuesin shqiptar, ndërsa ish-futbollisti i Shqipërisë, Ilir Alliu, e pa në këtë mënyrë situatën e lojtarit të Burnley teksa ishte i ftuar në “Mega Sport” në “A2 CNN”.
“Ai është dëmtim që e rëndon moralisht, psikologjikisht, pavarësisht shkallës. Nuk është e lehtë të menaxhosh pritshmëritë e një kombi duke të parë si talentin më të madh të futbollit të prodhuar për sa kohë mbaj mend unë sport. Kapërcimi pastaj nga talent në futbollist të afirmuar është rrugë e gjatë.
E para e dëmtoi dëmtimi i rëndë, pastaj fiziku i tij që është pak i brishtë dhe kur ka pasur nevojë për mbështetje morale, shumë ngjarje kanë ndodhur në të kundërt. Ajo që ndodhi javën e kaluar ndikon edhe te ky dëmtim, me sforco donte të bënte “mea culpan” e publikut. Kur nuk e do një lojtar dhe kërkon ta degjenerosh, ndërroi poziconin. Silvinjo po e shkatërron nga nervat një lojtar të dëmtuar, i ndërron dhe pozicion. Broja nuk është lojtar vrapues, mbrojtës që të përballoj duelet në mbrojtje, ka cilësi të tjera”, tha Ilir Alliu. /Sport Ekspres/ -

Shmangu 3.7 milionë euro të ardhura, Prokuroria dërgon në gjyq ‘Buzi Store’ për evazionin fiskal
Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë përfundoi hetimet dhe dërgon në gjyq subjektin tregtar ‘Buzi Store’ për veprën penale ‘Fshehje e të ardhurave’.
Në përfundim të hetimeve në lidhje me procedimin penal nr. 8744 të vitit 2024, rezultoi se kompania në fjalë ka shmangur rreth 3.7 milionë euro të ardhura, duke i fshehur ato nga autoritetet tatimore, veprimtari e cila përbën veprën penale të “fshehjes së të ardhurave”, e kryer në bashkëpunim me ekonomistin e subjektit.
Në kuadër të hetimit të procedimit penal nr. 8744, të vitit 2024, pas një pune hetimore disa mujore me metoda speciale në bashkëpunim me Drejtorinë e Hetimit Tatimor, u bë i mundur zbulimi dhe ndalimi i këtij evazioni fiskal të shkallës së gjerë nga subjekti tregtar ‘Buzi Sport’.
Gjatë hetimit, u ushtruan kontrolle në 8 adresa të lidhura me subjektin ‘Buzi Sport’ dhe shoqërinë e fiskalizimit, ku u sekuestruan provat materiale që përfshijnë njësi kompjuterike, telefona celularë, tableta dhe vlera monetare në valuta të ndryshme që arrijnë në 8,000,000 lekë, të cilat nuk ishin të justifikuara me dokumentacion ligjor.
Hetimet treguan se ‘Buzi Sport’ përdorte një sistem kompjuterik të paautorizuar për monitorimin dhe lëshimin e faturave tatimore. Ky sistem, që operonte përmes platformës online të palicencuar “store.dyqanimen.com”, mundësonte lëshimin e faturave të falsifikuara, të cilat përmbanin mangësi të elementeve të kërkuara nga legjislacioni tatimor dhe ishin të pa fiskalizuara.
Në disa raste, subjekti lëshonte fatura me vlera më të mëdha, ndërkohë që deklaronte një vlerë shumë më të vogël për qëllime tatimore, duke shmangur kështu pagesën e detyrimeve tatimore. -

Shmangu 3.7 milionë euro të ardhura nga tatimet, Prokuroria e Tiranës mbyll hetimet, dërgon në gjyq ‘Buzi Store’
Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë përfundoi hetimet dhe dërgon në gjyq subjektin tregtar ‘Buzi Store’ për veprën penale ‘Fshehje e të ardhurave’.
Në përfundim të hetimeve në lidhje me procedimin penal nr. 8744 të vitit 2024, rezultoi se kompania në fjalë ka shmangur rreth 3.7 milionë euro të ardhura, duke i fshehur ato nga autoritetet tatimore, veprimtari e cila përbën veprën penale të “fshehjes së të ardhurave”, e kryer në bashkëpunim me ekonomistin e subjektit.
Në kuadër të hetimit të procedimit penal nr. 8744, të vitit 2024, pas një pune hetimore disa mujore me metoda speciale në bashkëpunim me Drejtorinë e Hetimit Tatimor, u bë i mundur zbulimi dhe ndalimi i këtij evazioni fiskal të shkallës së gjerë nga subjekti tregtar ‘Buzi Sport’.
Gjatë hetimit, u ushtruan kontrolle në 8 adresa të lidhura me subjektin ‘Buzi Sport’ dhe shoqërinë e fiskalizimit, ku u sekuestruan provat materiale që përfshijnë njësi kompjuterike, telefona celularë, tableta dhe vlera monetare në valuta të ndryshme që arrijnë në 8,000,000 lekë, të cilat nuk ishin të justifikuara me dokumentacion ligjor.
Hetimet treguan se ‘Buzi Sport’ përdorte një sistem kompjuterik të paautorizuar për monitorimin dhe lëshimin e faturave tatimore. Ky sistem, që operonte përmes platformës online të palicencuar “store.dyqanimen.com”, mundësonte lëshimin e faturave të falsifikuara, të cilat përmbanin mangësi të elementeve të kërkuara nga legjislacioni tatimor dhe ishin të pa fiskalizuara. Në disa raste, subjekti lëshonte fatura me vlera më të mëdha, ndërkohë që deklaronte një vlerë shumë më të vogël për qëllime tatimore, duke shmangur kështu pagesën e detyrimeve tatimore.
