Tag: sirian

  • Presidenti i Sirisë-Izraelit: Asnjë tërheqje e trupave pa marrëveshje finale

    Presidenti i Sirisë-Izraelit: Asnjë tërheqje e trupave pa marrëveshje finale

    Gjatë vizitës historike në Shtëpinë e Bardhë më 10 nëntor, e para për një president sirian, Ahmad el-Chareh dha një intervistë për Washington Post, ku foli për negociatat me Izraelin për një marrëveshje sigurie, duke theksuar se “Izraeli duhet të tërhiqet në kufijtë e mëparshëm para 8 dhjetorit 2024” për të arritur marrëveshjen finale. Ai u shpreh se shumë aktorë ndërkombëtarë, përfshirë presidentin Donald Trump, mbështesin këtë qëndrim.
    Presidenti sirian kritikoi gjithashtu ambiciet izraelite dhe tha se zona e jugut të Sirisë nuk mund të jetë plotësisht e demilitarizuar, duke kujtuar se Siria ka larguar milicitë iraniane dhe Hezbollahun nga territori i saj. Ai akuzoi Izraelin për më shumë se 1 mijë sulme që nga rënia e regjimit të Assadit dhe shtoi se “territori sirian duhet të jetë nën kontrollin e Sirisë”.
    Chareh foli edhe për marrëdhëniet ekonomike dhe sigurinë me Shtetet e Bashkuara, duke theksuar interesat e përbashkëta dhe rëndësinë e heqjes së sanksioneve amerikane. Sipas Sekretarit të Shtetit Marco Rubio, “Ligji Caesar”, i vendosur në 2019, është pezulluar për 180 ditë për të mbështetur rindërtimin ekonomik të Sirisë.
    Presidenti sirian theksoi se Siria është e aftë të luftojë vetë grupin terrorist ISIS dhe se përparësia është integrimi i forcave kurde në strukturat e sigurisë së shtetit, duke nënvizuar se mungesa e kontrollit shtetëror favorizon ringjalljen e organizatës.
    Ai gjithashtu komentoi tensionet ndaj minoriteteve alawite dhe druze në Siri, duke e krahasuar situatën me pasojat e Luftës Civile në SHBA dhe duke theksuar se rindërtimi i shtetit dhe ligjit kërkon kohë pas një konflikti të gjatë dhe diktature gjashtëdhjetëvjeçare.
    Chareh foli edhe për marrëdhëniet me Rusinë, duke vlerësuar interesat strategjike të përbashkëta dhe duke theksuar se çështja e Bashar al-Assad mbetet e ndjeshme, por Siria do të kërkojë drejtësi për krimet e tij.

  • VIDEO/ Trump spërkat me parfum homologun sirian: Sa gra ke, me ju kurrë si dihet

    VIDEO/ Trump spërkat me parfum homologun sirian: Sa gra ke, me ju kurrë si dihet

    Presidenti i ShBA-së, Donald Trump priti presidentin sirian, Ahmed al-Sharaa në Shtëpinë e Bardhë të hënën, një takim që dikur do të dukej i paimagjinueshëm.
    Al-Sharaa, një ish-komandant i Al-Kaedës i cilësuar dikur si terrorist nga Uashingtoni, qëndroi përkrah Trump në atë që shënoi vizitën e parë zyrtare të një udhëheqësi sirian në Shtëpinë e Bardhë që nga pavarësia e Sirisë nga Franca në vitin 1946.
    Vizita vjen ndërsa ShBA-të zgjatën pauzën e sanksioneve ndaj Sirisë për 180 ditë të tjera.
    Një video nga takimi, që tani qarkullon gjerësisht në internet, kap një shkëmbim batutash midis dy udhëheqësve.
    Trump shihet duke i dhuruar Al-Sharaa-s një shishe parfumi, duke e spërkatur mbi të dhe duke thënë: “Është aroma më e mirë… Dhe tjetra është për gruan tënde”.
    Me shaka ai e pyet:”Sa gra ke?”
    Kur Al-Sharaa përgjigjet “një”, pasojnë të qeshura. Trump ia kthen me shaka: “Me ju nuk i dihet kurrë!”
     

    ‘How many wives? One?’ Trump asks Syria’s new leader in White House — video
    Trump gifted Al-Shaar perfume and went on to SPRAY him with it
    ‘This is the best fragrance! And the other one is for your wife’
    Al-Sharaa assured Trump he only has one wife. Vibe check passed, too pic.twitter.com/SAjO6Vc8GH
    — RT (@RT_com) November 12, 2025

  • VIDEO-“Sa gra ke, me ju kurrë si dihet?”, Batutat e Trump/ Spërkat me parfum homologun sirian

    VIDEO-“Sa gra ke, me ju kurrë si dihet?”, Batutat e Trump/ Spërkat me parfum homologun sirian

    Një gjest i papritur nga presidenti amerikan, Donald Trump, befasoi homologun e tij sirian, Ahmed Al Sharaa, gjatë një takimi në Shtëpinë e Bardhë. 
    Gjatë bisedës kokë më kokë të hënën më 10 nëntor, Trump i dhuroi Al Sharaa-s parfum-in e tij personal me emrin “Victory 45-47”, të prezantuar verën e kaluar si referencë për dy mandatet e tij presidenciale. 
    Në një video që po qarkullon në rrjetet sociale, presidenti amerikan shihet duke spërkatur fillimisht veten me parfum dhe më pas homologun sirian dhe anëtarët e delegacionit të tij. 
    “Eja këtu… ky ka aromën më e mirë! Edhe ti merr pak”, thotë presidenti Trump. 
    Trump përfundoi gjestin duke i dhuruar Al Sharaa-s një shishe tjetër, versionin femëror të të njëjtit parfum, të cilin tha se e kishte për gruan e presidentit të Sirisë. 
    “Dhe ja një shishe për gruan tënde! Sa gra ke? Vetëm një? Epo, me ju, kurrë si dihet”, i thotë Trump. 

    A perfume from Trump… and a message sealed in the bottle. pic.twitter.com/KYg2oZ0KUL
    — SilencedSirs◼️ (@SilentlySirs) November 12, 2025

  • Takimi Trump – al Sharaa, Siria negociata për bashkimin me Marrëveshjet e Abrahamit?

    Takimi Trump – al Sharaa, Siria negociata për bashkimin me Marrëveshjet e Abrahamit?

    Vetëm disa orë pas takimit të tij me presidentin amerikan Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë, presidenti sirian Ahmed al-Sharaa deklaroi për “Fox News” se Siria nuk do të hyjë për momentin në negociata direkte për t’u bashkuar me Marrëveshjet e Abrahamit, por nuk e përjashtoi një zhvillim të tillë në të ardhmen.
    “Siria ka një situatë të ndryshme nga vendet që i janë bashkuar këtyre marrëveshjeve”, tha al-Sharaa. “Ne kemi një kufi të përbashkët me Izraelin, dhe që prej vitit 1967, Izraeli ka pushtuar Lartësitë e Golanit.”
    Sipas “Haaretz”, Shtetet e Bashkuara po përgatiten të vendosin një prani ushtarake në një bazë ajrore në Damask, si pjesë e një pakti sigurie që Uashingtoni po ndërmjetëson mes Sirisë dhe Izraelit. Ky zhvillim shihet si përpjekje për të stabilizuar rajonin dhe për të hapur rrugën drejt normalizimit të marrëdhënieve midis dy vendeve.
    Në intervistën për “Fox News”, al-Sharaa iu përgjigj edhe pyetjeve për të kaluarën e tij dhe lidhjet e tij me Al-Kaedën. Ai i quajti këto “çështje të së kaluarës”, duke theksuar se gjatë takimit me Trumpin nuk ishte diskutuar asgjë për këtë temë.
    “Ne folëm për të tashmen dhe për të ardhmen, për mundësitë e investimeve në Siri, në mënyrë që vendi të mos shihet më si një kërcënim sigurie, por si një aleat gjeopolitik dhe një terren investimesh, veçanërisht në sektorin e gazit”, u shpreh ai.
    Kur u pyet nëse kishte ndjenja pendese për sulmet e 11 shtatorit 2001, që shkaktuan vdekjen e 3 mijë amerikanëve, presidenti sirian tha “Ne vajtojmë çdo civil të vrarë. Lufta gjithmonë prek më së shumti njerëzit e pafajshëm.”
    Ai shtoi se në atë kohë kishte qenë vetëm 19 vjeç dhe se nuk kishte asnjë rol apo lidhje me ngjarjet, duke theksuar se Al-Kaeda “nuk kishte prani në zonën ku unë jetoja”.
    Nga ana tjetër, Donald Trump reagoi në rrjetin e tij “Truth Social”, duke e quajtur “nder” takimin me presidentin e ri sirian dhe duke shtuar se “ai është një përkrahës i madh i paqes në Lindjen e Mesme”. “Të gjithë po flasin për Mrekullinë e Madhe që po ndodh në Lindjen e Mesme”, shkroi Trump. “Një Siri e qëndrueshme dhe e suksesshme është thelbësore për të gjitha vendet e rajonit.”
    Në takim ishte i pranishëm edhe ministri i Jashtëm i Turqisë, Hakan Fidan, i cili sipas burimeve të Ministrisë së Jashtme turke – ishte ftuar personalisht nga presidenti amerikan. Fidan mori pjesë edhe në një takim tjetër ku u trajtuan çështjet problematike në veri dhe jug të Sirisë, si edhe heqja e sanksioneve ndaj Damaskut.
    Gjatë vizitës, Departamenti i Thesarit të SHBA njoftoi pezullimin për 180 ditë të sanksioneve të ashtuquajtura “Caesar”, të vendosura ndaj Sirisë për krime lufte ndaj popullsisë. Këto sanksione, të miratuara fillimisht gjatë mandatit të parë të Trumpit në vitin 2020, kishin goditur sektorët strategjikë të vendit, përfshirë energjinë, infrastrukturën dhe ushtrinë.
    Emri i tyre vjen nga pseudonimi “Caesar”, një ish-zyrtar sirian që kishte dokumentuar torturat e civilëve nga regjimi i Bashar al-Assadit. Pezullimi aktual, sipas autoriteteve amerikane, nuk përfshin transaksionet midis Sirisë dhe Rusisë apo Iranit.
    Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, deklaroi se ky vendim “mbështet përpjekjet e Sirisë për të rindërtuar ekonominë e saj, për të rivendosur marrëdhëniet me partnerët e huaj dhe për të nxitur prosperitetin e paqen për të gjithë qytetarët e saj.”
    Takimi Trump–al-Sharaa shihet si një hap i guximshëm në përpjekjen e administratës amerikane për të ripërcaktuar ekuilibrat në Lindjen e Mesme. Ndërsa zyrtarët amerikanë flasin për “investime dhe stabilitet”, mbetet për t’u parë nëse Siria do të arrijë realisht të afrohet me Marrëveshjet e Abrahamit, apo nëse kufiri me Izraelin do të mbetet pengesa më e madhe për paqen e qëndrueshme në rajon.

  • Takimi historik me Trumpin, Siria i bashkohet koalicionit të udhëhequr nga SHBA për të luftuar ISIS-in

    Takimi historik me Trumpin, Siria i bashkohet koalicionit të udhëhequr nga SHBA për të luftuar ISIS-in

    Siria do t’i bashkohet koalicionit ndërkombëtar të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara për të luftuar grupin ISIS, njoftoi të hënën administrata amerikane pas një takimi historik midis Presidentit Donald Trump dhe udhëheqësit sirian Ahmad al-Sharaa në Shtëpinë e Bardhë, vizita e parë ndonjëherë e një presidenti sirian në SHBA.

    Një zyrtar i lartë i administratës Trump tha se ky vendim shënon një kthesë të madhe në politikën e jashtme të SHBA-së në Lindjen e Mesme, pasi përfshin Sirinë si vendin e 90-të në koalicionin global kundër Shtetit Islamik.
    Pas takimit, Uashingtoni njoftoi masa për lehtësimin e kufizimeve ekonomike ndaj Sirisë, përfshirë pezullimin 180-ditor të Aktit të Cezarit, i cili që nga viti 2019 kishte sanksionuar ish-qeverinë siriane.
    Po ashtu, Departamenti i Thesarit, i Shtetit dhe i Tregtisë pritet të ofrojnë udhëzime të reja për investitorët që synojnë tregun sirian.
    Trump deklaroi se dëshiron “ta shohë Sirinë të bëhet një vend shumë i suksesshëm” dhe shtoi se “ky udhëheqës mund ta bëjë këtë”.
    Takimi shënon rinisjen e marrëdhënieve diplomatike mes SHBA-së dhe Sirisë, të pezulluara që prej vitit 2012. Si pjesë e marrëveshjes, Sirisë do t’i lejohet të rihapë ambasadën e saj në Uashington.
    Ky ishte takimi i tretë midis dy liderëve, pas takimeve në maj gjatë Këshillit të Bashkëpunimit të Gjirit dhe në shtator gjatë Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, por i pari në tokë amerikane.
    Presidenti sirian al-Sharaa, i cili dikur udhëhiqte grupin Hayat Tahrir al-Sham, të lidhur me Al-Kaedën, u hoq nga lista amerikane e terroristëve globalë vetëm javën e kaluar, pas emërimit të tij si president i përkohshëm i Sirisë.

    Top Channel

  • Presidenti i parë sirian që viziton “Shtëpinë e Bardhë”, Al-Sharaa pritet nga Trump

    Ahmad al-Sharaa-donald trump

    SHBA- Presidenti Donald Trump mirëpriti Presidentin sirian Ahmad al-Sharaa pas heqjes së sanksioneve të vendosura ndaj Sirisë, e cila kishte qenë një shtet i përjashtuar për dekada të tëra përpara se forcat rebele të rrëzonin Presidentin sirian Bashar Assad dhjetorin e kaluar.
    Al-Sharaa, i cili dikur kishte lidhje me al-Kaidën dhe për kokën e tij SHBA-ja kishte një shpërblim prej 10 milionë dollarësh, u emërua udhëheqës i përkohshëm në janar.
    Trump dhe al-Sharaa u takuan për herë të parë në maj në Arabinë Saudite. Tani, Al-Sharaa është bërë kreu i parë i shtetit sirian që viziton Shtëpinë e Bardhë që kur vendi i Lindjes së Mesme fitoi pavarësinë nga Franca në vitin 1946.
    Prioritetet e tij përfshijnë sigurimin e një shfuqizimi të përhershëm të sanksioneve që ndëshkuan Sirinë për akuzat e përhapura për shkelje të të drejtave të njeriut nga qeveria e Asadit dhe forcat e sigurisë.
    Administrata Trump iu rikthye gjithashtu Gjykatës Supreme të hënën në një përpjekje për të mbajtur të ngrira pagesat e plota në programin federal të ndihmës ushqimore SNAP gjatë mbylljes së qeverisë amerikane , duke lënë në harresë ndihmën federale që ndihmon 42 milionë amerikanë të varfër të blejnë ushqime./ZËRI

  • Udhëhoqi rebelët për të rrëzuar regjimin e al-Assad, presidenti i ri sirian pritet në Shtëpinë e Bardhë nga Trump/ Takimi i parë i dy vendeve pas 25 vitesh

    Udhëhoqi rebelët për të rrëzuar regjimin e al-Assad, presidenti i ri sirian pritet në Shtëpinë e Bardhë nga Trump/ Takimi i parë i dy vendeve pas 25 vitesh

    Presidenti amerikan Donald Trump priti të hënën në Shtëpinë e Bardhë presidentin sirian Ahmad al-Sharaa, duke e mirëpritur zyrtarisht shtetin që dikur ishte i përjashtuar nga diplomacia ndërkombëtare, në një koalicion global të udhëhequr nga SHBA për të luftuar grupin Shteti Islamik (ISIS).

    Al-Sharaa mbërriti në mëngjes dhe zhvilloi takimin e tij me presidentin Trump në Zyrën Ovale. Kreu sirian hyri në ndërtesë përmes West Executive Avenue, ngjitur me Shtëpinë e Bardhë, rrugë hyrëse që rrallë përdoret për vizita të nivelit të lartë. Pas rreth dy orësh, ai u largua nga ndërtesa, duke përshëndetur një grup mbështetësish të mbledhur jashtë, përpara se të hipte në autokolonën zyrtare.
    Kjo vizitë shënoi herën e parë që një president sirian viziton Shtëpinë e Bardhë që nga pavarësia e Sirisë nga Franca në vitin 1946. Takimi vjen në vazhdën e heqjes së sanksioneve ndaj Damaskut, pas përfundimit të dekadave të regjimit të familjes Assad.
    Al-Sharaa, i cili udhëhoqi forcat rebele që rrëzuan nga pushteti Bashar al-Assad në dhjetor të kaluar, u emërua president i përkohshëm i vendit në janar. Ai është një figurë kontradiktore në skenën ndërkombëtare, dikur i lidhur me grupin al-Kaida, për kokën e të cilit SHBA kishte shpallur një shpërblim prej 10 milionë dollarësh.
    Trump dhe al-Sharaa ishin takuar për herë të parë në maj, gjatë një samiti në Arabinë Saudite. Në atë kohë, presidenti amerikan e përshkroi udhëheqësin sirian si “një djalë të ri dhe të fortë, me një të kaluar të ashpër, por luftëtar të vendosur.”
    Ky ishte takimi i parë zyrtar midis SHBA-së dhe Sirisë që nga viti 2000, kur presidenti amerikan Bill Clinton zhvilloi një takim historik me Hafez al-Assad, babain e Bashar Assadit.

    Top Channel

  • Takimi historik/ Udhëhoqi rebelët për të rrëzuar regjimin e Assad, presidenti sirian pritet nga Trump në Shtëpinë e Bardhë

    Takimi historik/ Udhëhoqi rebelët për të rrëzuar regjimin e Assad, presidenti sirian pritet nga Trump në Shtëpinë e Bardhë

    Presidenti amerikan Donald Trump priti të hënën në Shtëpinë e Bardhë presidentin sirian Ahmad al-Sharaa, duke e mirëpritur zyrtarisht shtetin që dikur ishte i përjashtuar nga diplomacia ndërkombëtare, në një koalicion global të udhëhequr nga SHBA për të luftuar grupin Shteti Islamik (ISIS). 
    Al-Sharaa mbërriti në mëngjes dhe zhvilloi takimin e tij me presidentin Trump në Zyrën Ovale. Kreu sirian hyri në ndërtesë përmes West Executive Avenue, ngjitur me Shtëpinë e Bardhë, rrugë hyrëse që rrallë përdoret për vizita të nivelit të lartë. Pas rreth dy orësh, ai u largua nga ndërtesa, duke përshëndetur një grup mbështetësish të mbledhur jashtë, përpara se të hipte në autokolonën zyrtare. 
    Kjo vizitë shënoi herën e parë që një president sirian viziton Shtëpinë e Bardhë që nga pavarësia e Sirisë nga Franca në vitin 1946. Takimi vjen në vazhdën e heqjes së sanksioneve ndaj Damaskut, pas përfundimit të dekadave të regjimit të familjes Assad. 
    Al-Sharaa, i cili udhëhoqi forcat rebele që rrëzuan nga pushteti Bashar al-Assad në dhjetor të kaluar, u emërua president i përkohshëm i vendit në janar. Ai është një figurë kontradiktore në skenën ndërkombëtare, dikur i lidhur me grupin al-Kaida, për kokën e të cilit SHBA kishte shpallur një shpërblim prej 10 milionë dollarësh. 
    Trump dhe al-Sharaa ishin takuar për herë të parë në maj, gjatë një samiti në Arabinë Saudite. Në atë kohë, presidenti amerikan e përshkroi udhëheqësin sirian si “një djalë të ri dhe të fortë, me një të kaluar të ashpër, por luftëtar të vendosur.” 
    Ky ishte takimi i parë zyrtar midis SHBA-së dhe Sirisë që nga viti 2000, kur presidenti amerikan Bill Clinton zhvilloi një takim historik me Hafez al-Assad, babain e Bashar Assadit. 

  • Trump pret presidentin sirian Ahmad al-Sharaa në Shtëpinë e Bardhë

    Trump pret presidentin sirian Ahmad al-Sharaa në Shtëpinë e Bardhë

    Presidenti amerikan Donald Trump priti në Shtëpinë e Bardhë në Uashington presidentin e përkohshëm të Sirisë, Ahmad al-Sharaa, i cili më parë ka qenë një nga drejtuesit kryesorë të organizatës xhihadiste Al-Nusra.
    Takimi u zhvillua në një kohë kur po qarkullojnë raporte për plane atentati ndaj udhëheqësit sirian.
    Sipas mediave ndërkombëtare, bisedimet mes Trump dhe al-Sharaa pritet të fokusohen në të ardhmen politike të Sirisë, stabilitetin rajonal dhe luftën kundër ekstremizmit në Lindjen e Mesme.

    Bëhet fjalë për një ngjarje historike, pasi është vizita e parë e një presidenti sirian në SHBA që nga viti 1946. Ish-rebel xhihadist që mori pushtetin pas rrëzimit të Bashar al-Asadit, al-Sharaa synon t’i japë fund dekadave të izolimit ndërkombëtar të Sirisë.
     

  • U takua me Trump/ SHBA heq sanksionet ndaj presidentit sirian Ahmed al-Sharaa

    U takua me Trump/ SHBA heq sanksionet ndaj presidentit sirian Ahmed al-Sharaa

    Shtetet e Bashkuara kanë hequr sanksionet ndaj presidentit sirian Ahmed al-Sharaa, një ditë pasi Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara bëri të njëjtën gjë përpara takimit të tij me Donald Trump javën e ardhshme. Sipas një njoftimi në faqen e internetit të departamentit të thesarit të SHBA-së, Shtetet e Bashkuara hoqën etiketimet si Terroristë Globalë të Caktuar Specialisht për al-Sharaa dhe ministrin e Brendshëm të Sirisë, Anas Khattab.
    Vizita e Al-Sharaa në Shtëpinë e Bardhë të hënën do të jetë një vizitë historike e para nga një president sirian dhe do të jetë takimi i tij i dytë me Trump. Përpara takimit të tyre të parë në maj, i pari midis një presidenti amerikan dhe një siriani për 25 vjet, Trump njoftoi një ndryshim të madh në politikën amerikane kur tha se do të hiqte sanksionet amerikane ndaj Sirisë.
    “Mendoj se ai po bën një punë shumë të mirë”, tha Trump dje për udhëheqësin sirian.
    “Është një lagje e vështirë dhe ai është një djalë i ashpër, por unë kam shkuar shumë mirë me të. Dhe është bërë shumë përparim me Sirinë. Ne i hoqëm sanksionet Sirisë në mënyrë që t’i jepnim një shans për të luftuar”, shtoi ai.