Tag: silvinjo

  • Silvinjo “zbërthehet” për gazetarin Di Marzio: Shqipëria si në Brazil

    Silvinjo “zbërthehet” për gazetarin Di Marzio: Shqipëria si në Brazil

    Adriatik BALLA
    Nga Brazili i tij te eksperienca ndërkombëtare; udhëtimi kulturor i trajnerit të kombëtares shqiptare, e ka bërë atë të rritet si në aspektin profesional ashtu edhe si person. Silvinjos i pëlqen që ta përkufizojë veten si qytetar i botës: ‘Kam mësuar nga njerëz që ia dedikojnë gjithë ditën futbollit’. Ka pasur një karrierë kudo nëpër botë, raportet njerëzore e kanë bërë atë një njeri më të mirë. “Duhet ta pranoj, se jam një qytetar i botës, kam jetuar në Brazil deri në moshën 23-24 vjeçare, kam qenë në Angli, Spanjë (Celta Vigo e Barcelona) dhe sërish në Premier League. Kam bashkëpunuar me Mançinin te Interi dhe më pas te Seleçao. Kam pasur një rrugëtim të gjatë, kam përjetuar gjithçka”, tregon Silvinjo në një intervistë me gazetarin italian Xhianluka Di Marzio. Dhe qasja me botën shqiptare i kujtoi ekipin verdhegjelbër. “Një ambient thuajse brazilian. Një shqiptari i pëlqen të bisedojë, të kalojë kohë me miqtë. Kontakti duket se është thelbësor në komunikimet jo verbale. Kjo me siguri m’i ka lehtësuar gjërat në përshtatjen me një kulturë dhe një vend që nuk e njihja”, nënvizoi më tej Silvinjo.
    Vlerësimi nga Mançini dhe puna me Kombëtaren e Shqipërisë
    Dhoma e zhveshjes ka qenë shtëpia e Silvinjos për 15 vjet. Pastaj u vesh me një kostum të ri i shtyrë edhe nga një këshillë. ‘Ivan Carminati, ish përgatitës atletik i Mançinit te Inter më tha: Silvio do të jesh një trajner i madh sepse po bën një rrugëtim shumë të mirë. Unë jam tip që i ruaj në kujtesë fraza të tilla. Pastaj çdokush merr kohën e vet. Kështu e ka jeta”, tha trajneri i kombëtares shqiptare. Më tej foli për licencën e trajnerit. “Me UEFA Pro kam përjetuar eksperienca të pabesueshme me Gasperinin dhe Alegrin, preka me dorë rrugëtimin e tyre dhe stilin e tyre të menaxhimit.
    Kanë qenë të gjitha këshilla të dobishme që i futa në kokën time’. Por cila është diferenca mes një trajneri të kombëtares dhe atij të një klubi? ‘Roli i trajnerit të kombëtares është krejt ndryshe nga ai i një klubi, – vijon Silvinjo, – hyjnë në lojë metoda të ndryshme. Janë shumë seanca stërvitore që kryhen në harkun e vetëm pak ditëve. është e nevojshme që të mbahet parasysh edhe fakti që disa futbollistë vijnë në kombëtare pas nja udhëtimi të gjatë: aty është e rëndësishme që të bësh një punë të përshtatshme. Padyshim që është një sfidë e bukur’.
    Përvoja me Shqipërinë, fantastike
    Silvinjo komentoi më pas edhe praninë e tij në krye të përfaqësueses kuqezi, duke thënë se ka bërë një punë të shkëlqyer me grupin dhe pikërisht grupi duhej përshëndetur për arritjet. Silvinjo e quan sukses arritjen për herë të parë në fazën kualifikuese të një Botërori. “Është vërtet një gjë e mrekullueshme në jetën time të udhëheq Shqipërinë. Kam një pasion për vendin, për njerëzit. Kemi qenë atje për tre vjet dhe po bëjmë një punë të shkëlqyer. Duhet t’i përgëzoj të gjithë lojtarët. Arritja në një fazë eliminatore të Kupës së Botës për herë të parë është një arritje e madhe. Pastaj do të luajmë praktikisht tre muaj para fillimit. Jemi të lumtur, por duhet të përgatitemi mirë”, nënvizoi tekniku brazilian i Kombëtares së Shqipërisë.

  • Shorti i Botërorit/ Duka dëshiron Brazilin, derbi i takon Silvinjos

    Shorti i Botërorit/ Duka dëshiron Brazilin, derbi i takon Silvinjos

    Botërori po afron dhe aroma e tij ndihet më e fortë sot, pasi pikërisht ditën e sotme, në Uashington do të hidhet shorti, ku skuadrat që janë kualifikuar dhe ato që do të kualifikohen pas fazës “play-off” në muajin mars do të njihen me rivalët e tyre në grupe gjatë fazës finale të Kupës së Botës.
    Ndërkohë, presidenti i Federatës së Futbollit të Shqipërisë (FSHF), Armand Duka, ka komentuar shortin për Kupën e Botës 2026, duke qenë njëherësh optimist për emra të mëdhenj. Duka të enjten për “KOHËN”, të përditshmen e njohur kosovare, ka thënë se do ta preferonte një përballje të Shqipërisë me Brazilin. Ceremonia e shortit, që pritet të jetë madhështore, do të mbahet të premten në Uashington. Do të marrin pjesë delegacionet e federatave të kualifikuara dhe atyre që janë ende në garë. Pra edhe delegacioni i Shqipërisë dhe Kosovës. Shqipëria e Kosova do të paraqiten në plejofin kualifikues për Kupën e Botës 2026. Shqipëria në gjysmëfinalen e 26 marsit do të përballet me Poloninë e udhëhequr nga Robert Levandovski, kurse Kosova do të përballet me Sllovakinë. Më 31 mars luhen finalet e plejofit kualifikues për Botërorin 2026.
    E nëse Shqipëria kalon Poloninë, duhet ta mposhtë si mysafir edhe fituesin e duelit Ukrainë – Suedi. “Rruga jonë është ende e vështirë. Uroj që të jemi në Botëror dhe pastaj le të na bjerë cilado përfaqësuese. Më pëlqen shumë të luajmë kundër Brazilit. Do të ishte e veçantë, por edhe derbi Silvinjo – Brazil”, ka thënë duka për KOHËN e Prishtinës. Tekniku brazilian, Silvinjo, mori drejtimin e Shqipërisë në vitin 2023. Ai e drejtoi Shqipërinë në Evropianin e vitit të kaluar në Gjermani. Si lojtar Silvinjo ka luajtur për Brazilin 6 ndeshje. Ka qenë edhe asistent në përfaqësuesen e Brazilit nga viti 2016 deri në vitin 2019.

  • Kartoni i Anis Mehmetit kap vlerën e 10 mln eurove, por Silvinjo se ka në projekt

    Kartoni i Anis Mehmetit kap vlerën e 10 mln eurove, por Silvinjo se ka në projekt

    Në kampionatin anglez luan një kontigjent i madh lojtarësh shqiptarë, por kryesisht në ligat e ulëta. Në Premier League spikat vetëm Armando Broja, që është pjesë e Bërnlit, por sulmuesi kuqezi ende nuk e ka bërë sefte me ekipin e tij, pra nuk ka mundur të shënojë, pavarësisht se disa minuta të rëndësishme ka qëndruar në fushë. ndërkohë, një tjetër element po spikat në Angli, por ji në Premier League.
    Anis Mehmeti luan në Championship dhe është një goleador i rregullt. Por edhe pse shënon, duket se trajneri Silvinjo nuk ka ndërmend t’i japë shans aktivizimi në përfaqësuese, madje as e ka ftuar. Pra, Anis Mehmeti është pikëpyetje më e madhe te Kombëtarja shqiptare. Trajneri Silvinjo nuk e fton nga vera e vitit 2023. Fakt është se vlerësimi i tij është rritur ndjeshëm dhe kjo mund të vërehet në tregun e “Transfermarkt”, që është i njohur për vlerat e tij. Vlera e Mehmetit aktualisht ka kapur 10 milionë euro. Kur Silvinjo e kishte pjesë të skuadrës, ishte vetëm 1.2 milionë euro. Prej dy sezonesh është lojtari më i rëndësishëm i Bristol Sitit, që po konkurron denjësisht në Championship. Vlera e 24-vjeçarit është më e larta në skuadër. Interesant është fakti se janë 669 lojtarë në kategorinë e dytë për nga rëndësia e futbollit anglez, dhe Mehmeti mban vendin e 32-të.
    Gjashtë asistime dhe po aq gola, bëjnë që të jenë ndër lojtarët më të spikatur në 18 javë. Armando Broja me 14 milionë euro dhe Kristjan Asllani me 13 milionë euro, kryesojnë listën e lojtarëve të Kombëtares. Po aq sa Mehmeti vlerësohet edhe Mirlind Daku, po ashtu kryefjalë e Rubin Kazan në Rusi. Mbetet të shihet se cilët sulmues do të jenë më efikasë deri në mars, por Mehmeti e meriton një shans, të paktën në duelet e marsit dhe gjithmonë nëse e ruan deri atëherë formën e tij sportive.

  • Lojtari i tretë më i shtrenjtë te Shqipëria, por që nuk po gjen vend te Kombëtarja, suksesi fal Silvinjon

    Lojtari i tretë më i shtrenjtë te Shqipëria, por që nuk po gjen vend te Kombëtarja, suksesi fal Silvinjon

    Në futboll është rezultati që vendos gjithmonë nëse një trajner gjykohet ose jo! Në këtë rast, Silvinjo ka të drejtën e zgjedhjeve të lirshme me rezultatet historike që i merr me vete, përkundër “padrejtësive” të tij. Si në rastin e Anis Mehmetit, i cili prej kohësh po kalon një formë fantastike te Bristol City. Shifrat vazhdojnë të flasin për 24-vjeçarin i cili tanimë sipas Transfermarkt vlerësohet plot 10 milionë euro.
    Më shumë sesa ky lojtar vlerësohet vetëm Armando Broja dhe Kristjan Asllani në kartonët e tyre, teksa vendi i parë mbahet nga Broja, por me një shifër ndjeshëm më të rënë prej 14 milionë eurosh. Pra pavarësisht se është lojtari i tretë më i shtrenjtë te Shqipëria, Silvinjo vazhdon që të mos thërras Anis Mehmetin te Kombëtarja. Një çështje që do të ishte bërë akomë më e madhe nëse Silvinjo nuk do të kishte rezultatet e duhura te Shqipëria. /Sport Ekspres/

  • Medon Berisha fiton duelin me Asllanin në Serie A, por Silvinjo në Kombëtare s’po i jep minuta

    Medon Berisha fiton duelin me Asllanin në Serie A, por Silvinjo në Kombëtare s’po i jep minuta

    Adriatik BALLA
    Në Itali luan kontigjenti kryesor i ekipit tonë kombëtar dhe janë realisht bërthama e lojtarëve më cilësorë të grupit kuqezi. Aty luan Gjimshiti, Ismajli, Hysaj, Asllani, Ramadani e ndonjë tjetër, të cilët përbëjnë bazën e ekipit përfaqësues dhe kontigjentin ku ka varur shpresat për kualifikimin në Botëror trajneri brazilian i Kombëtares, Silvinjo. Ditën e djeshme një pjesë e këtyre lojtarëve zbritën në fushë por si kundërshtarë mes tyre. Leçe u përball me Torinon dhe në mesfushë dy kuqezinj, Medon Berisha i Leçes dhe Kristjan Asllani i Torinos, duel që u fitua nga Berisha.
    Paraqitja e Berishës
    Shqiptari Medon Berisha vijon të jetë një nga protagonistët kryesorë të Leçes në Serie A. Në takimin kundër Torinos, mesfushori i Kombëtares u bë protagonist me dy asiste në dy minuta. Në minutën e 20-të, nga një këndore, Berisha krosoi në zonë dhe Coulibaly goditi saktë me kokë për ta dërguar topin në rrjetë. Pas dy minutash, Berisha lëvizi bukur drejt zonës dhe me një pasë të saktë, nxori bosh Banda-n, i cili me portën e boshatisur nuk mund të gabonte. Kështu 22-vjeçari shkon në kuotën e 3 asisteve në kampionat, ndërsa numëron edhe dy gola, teksa kujtojmë që Berisha nuk mori asnjë minutë nga Silvinjo në dy ndeshjet e nëntorit.
    Sjellja në fushë, episode dhe rezultati
    Mesfushori Medon Berisha vijon, pra, të shkëlqejë në Seria A. Dje ia doli të asistojë dy golat, që i dhanë Leçes fitoren 2:1 ndaj Torinos. Berisha mori edhe çmimin e tretë për këtë edicion si lojtari më i mirë i ndeshjes. Mesfushori i Kombëtares vendosi të veçojë portierin Falkone te Leçe, që i prishi punë Kristjan Asllanit duke pritur penalltinë. Ky i fundit gaboi nga pika e bardhë në minutën e 91-të. “Është një ndeshje shumë e rëndësishme. E merituam. Është një fitore shumë e rëndësishme. Sa deçiziv ishte Falkone? Shumë. Duhet ta falenderoj atë, ai shpëtoi javën tonë. Kualiteti në mesfushë? Kontribuova për skuadrën, por Kulibali dhe Ramadani gjithashtu ndihmuan”, u shpreh Berisha pas ndeshjes.
    Krahasimi me Asllanin dhe notat
    Një duel që padyshim u fitua nga Berisha që me dy asiste i dha mundësinë Lecces për të fituar ndeshjen, ndërsa në krahun tjetër, Kristjan Asllani kishte në dorë shansin që të ndihmonte Torinon të evitonte humbjen me një penallti, por mesfushori kuqezi nuk u tregua i saktë nga pika e bardhë dhe sfida u fitua nga Leçe. Përfundimit të ndeshjes portali i specializuar ‘Sofascore’ publikoi vlerësimet për futbollistët e të dyja skuadrave. Medon Berisha ishte futbollisti që kishte notën më të lartë në fushën e lojës për të dyja skuadrat teksa Sofascore i kishte vënë notën 8.8. Përsa i përket mesfushorit të Torinos, Kristjan Asllani që humbi penalltinë, u vlerësua me notën 6.2, ndërkohë që lojtari me notën më të lartë te Torino ishte mbrojtësi Koko me 7.1. Kujtojmë që Berisha nuk merr shumë minuta nga Silvinjo, kurse Asllani është lojtar bazë i formacionit dhe një nga të preferuarit e Silvinjos në përfaqësuese. Deri në mars gjërat mund të ndryshojnë

  • “Silvinjo nuk është babagjyshi që ndan çokollata”! Shensoi: Nëse Ernest Muçi luan kështu, Silvinjo nuk ka se ku të shkojë

    “Silvinjo nuk është babagjyshi që ndan çokollata”! Shensoi: Nëse Ernest Muçi luan kështu, Silvinjo nuk ka se ku të shkojë

    Trajneri i Laçit, Shensoi, ishte i ftuar në emisionin “Mega Sport” që transmetohet në “A2 Cnn”. Shensoi ka folur sa i përket eksperiencës së tij në Serbi duke qenë i vetmi trajner shqiptar që ka drejtuar në këtë vend.
    “Kam drejtuar në gjashtë shtete deri tani, edhe në Serbi, një trajner nga Kosova që drejton në Serbi, është gjë ekstreme. I vetmi trajner shqiptar në histori që ka drejtuar në Serbi.
    Unë jam licencuar dhe rregjistruar nga Turqia dhe përfaqësoj Turqinë, ata nuk e kuptuan mirë në fillim. Isha me pasaportë turke atje dhe prandaj më morën, kur e morën vesh pastaj që isha nga Kosova, ndërroi situata, nuk ishte më asgjë njësoj”, tha Shensoi.
    Nga ana tjetër, trajneri ka folur edhe për Ernest Muçin: “Silvinjo nuk është babagjyshi që ndan çokollata. Fanellën e Kombëtares të shtetit tënd duhet ta fitosh, jo ta marrësh dhuratë, ta jap trajneri. Silvinjo nuk është babagjyshi, duhet ta kuptojmë këtë. Ernest Muci kishte një fat të keq që ishte te Beshiktashi, që ishte në krize totale, klubi kishte borxhe dhe po ndërroheshin shumë trajnerët. Por nëse Muci luan kështu, Silvinjo nuk ka se ku të shkojë.
    Dua të komplimentoj edhe Armand Dukën për vizionin e madh dhe guximin që kishte me Silvinjon. Që nga 1945, pra gati 80 vite, në Europë kishin ardhur vetëm dy trajnerë të Brazilit. Kjo tregon shumë, pra brazilianët janë shumë të mirë si lojtar, kanë teknik, por nuk kanë aftësi drejtuese dhe prandaj në Europë nuk i preferojnë. Trajnerët brazilian shkojnë më shumë në Arabinë Saudite, në Katar, por jo në Europë. Silvinjo duket rast përjashtimi”, tha Shensoi. /Sport Ekspres/?

  • VIDEO/ Silvinjo, mos e harro! Anis Mehmeti i papërmbajtshëm, i jep fitoren tjetër Bristol City në Angli

    VIDEO/ Silvinjo, mos e harro! Anis Mehmeti i papërmbajtshëm, i jep fitoren tjetër Bristol City në Angli

    Anis Mehmeti po kalon sezonin më të mirë të karrierës. Futbollisti shqiptar ka shkëlqyer edhe në fitoren e Bristol City ndaj Portsmouth në transfertë, 0-1. Goli i vetëm i takimit u shënua nga Mehmeti në minutën e 17.
    Këtë herë shqiptari tregoi se nuk është i aftë për të shënuar vetëm me këmbë, por edhe me kokë. Pas një krosimi të bukur nga e majta, goditja me kokë e Mehmetit përfundoi në rrjetë duke mos i lënë asnjë shans reagimi portierit kundërshtar. Silvinjo nuk duhet ta harrojë, në ndeshjet e marsit ky futbollist duhet të jetë me patjetër në ekip. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

  • Silvinjo shpreson që sulmuesit e Kombëtares ta përmirësojnë shënjestrën në ndeshjet e marsit

    Silvinjo shpreson që sulmuesit e Kombëtares ta përmirësojnë shënjestrën në ndeshjet e marsit

    Adriatik BALLA
    Shifrat ndonjëherë janë kokëforte. Ato tregojnë më mirë ecurinë e një grupi sportiv në fushën e lojës sesa analizat që bëjnë ekspertët. Edhe këta të fundit, në analizën e tyre marrin referencë shifrat. Kjo tregon se një ekip futbolli që shënon pak, nuk ka shumë shanse të fitojë një ndeshje me rival më të fortë. Gjithsesi, Kombëtarja shqiptare ka mbyllur me një arritje historike eliminatoret e kampionatit botëror, duke u kualifikuar për në fazën e “play off”-it, ku do të luhen dy ndeshjet e fundit që mund të na sigurojnë kualifikimin e parë në fazën finale të një kampionati botëror si ai i vitit të ardhshëm. Nga 8 ndeshjet e zhvilluara, kuqezinjtë fituan 4, barazuan 2 dhe humbën 2 të tjera, por ajo që bie në sy është sulmi dhe golat e pakët. Sipas analizës që bën edhe “Top Channel”, nga të gjitha skuadrat e kualifikuara në “play-off”, 12 të tilla, kuqezinjtë janë sulmi i dytë më i dobët, me 7 gola të shënuar në 8 ndeshje. Më keq se ne ka bërë Kosova dhe Sllovakia, të dyja me nga 6 gola të shënuara. Kjo padyshim që ka qenë një problematikë, ndër të tjera, nga Broja që nuk ka luajtur ende një ndeshje të plotë në Premier League, Bajrami që përfundoi pjesën e parë të sezonit në disa ndeshje në tribunë ose stol, dhe Daku që shënoi këtë fundjavë pas 2 muajsh pa shënuar.
    Lojtarët e tjerë
    Mes legjionarëve që vetë Silvinjo ka përdorur në këtë aventurë kuqezi prej rreth 3 vitesh, disa emra të tjerë shënonin rregullisht apo edhe aktivizoheshin duke patur ritëm dhe efikasitet në klubet respektive. Mes tyre është Anis Mehmeti, që aktivizohet në Championship në Angli, Taulant Seferi, që luan rregullisht dhe numëron 9 gola në 14 ndeshje, apo Ernest Muçi, i vetmi futbollist i dalë nga kampionati shqiptar në kombëtare, me një talent që në Turqi e vlerësojnë shumë dhe, fundjavën që shkoi, pas stabilizimit në ekipin e tij të ri, Trabzonspor, shënoi dy gola spektakolarë. Por, pavarësisht shifrave pozitive të tyre në ekipin kuqezi, mungojnë prej shumë kohësh. Kështu, Anis Mehmeti, edhe pse është protagonist tek Bristoli, ndeshjen e fundit me kombëtaren e ka kaluar 2 vjet më parë, në qershor 2023; Ernest Muçi po ashtu ndeshjen e fundit e ka luajtur në qershor të vitit 2025, ndërkohë që Taulant Seferi ndeshjen e fundit ka qenë më 19 nëntor 2024, takimi i fundit i Ligës së Kombeve përballë Ukrainës. Si këta emra, që u përdorën nga Silvinjo dhe nuk janë më, janë disa, por morëm shembull sulmin, si pikën tonë jo të fortë edhe në eliminatoret e fundit, edhe pse u kualifikuam. Ndërkohë që Silvinjo përgatit ndeshjet e marsit, ndaj Polonisë dhe fituesit të çiftit Ukrainë-Suedi, këta lojtarë vazhdojnë, me sa duket, ta sfidojnë brazilianin, duke shënuar dhe duke i kërkuar reflektim ndoshta, për të qenë edhe më të fortë atëherë kur na duhet, në sfidat më të rëndësishme të marsit, që mund të na çojnë në fazën finale të botërorit, për herë të parë në histori. Ka edhe disa muaj kohë për përgatitje, duhet që në ndeshjet e “play-off”-it të shkojnë lojtarët më në formë dhe që kanë rregullsi shënimi të golave. Por duket se Silvinjo i beson më shumë grupit aktual.

  • Silvinjo takon mbrojtësin e AEK, e do te Shqipëria

    Silvinjo takon mbrojtësin e AEK, e do te Shqipëria

    Sipas raportimeve të mediave greke, trajneri i ekipit kombëtar shqiptar, Silvinjo, dhe FSHF-ja kanë kontaktuar mbrojtësin e majtë të AEK Athens, Stavros Pilios, në lidhje me një kalim të mundshëm në kombëtare. Pilios, familja e të cilit është me origjinë nga Dropulli, Shqipëri, ka dhënë tashmë një përgjigje pozitive pas një bisede të drejtpërdrejtë me Silvinjon, sipas të afërmve.

    Meqenëse Mario Mitaj është aktualisht i vetmi mbrojtës i majtë në ekipin shqiptar që luan në një nivel më të lartë konkurrues, shtimi i Pilios do të kishte kuptim strategjik. Megjithatë, shoku i ekipit 24-vjeçar i Tomas Strakoshës nuk është titullar i rregullt te AEK Athinë, duke ngritur disa dyshime në lidhje me ndikimin e tij të menjëhershëm.

    Megjithatë, angazhimi i mbrojtësit të AEK mund t’i ofrojë Shqipërisë thellësinë e nevojshme në krahun e majtë.

    Vazhdo leximin

  • Silvinjo nuk i besoi/ Reagon Daku: Durimi është vlerë…

    Silvinjo nuk i besoi/ Reagon Daku: Durimi është vlerë…

    Sulmuesi i Kombëtares, Mirlind Daku, nuk mori asnjë minutë në dy duelet e fundit kualifikuese të Botërorit, ndaj Anglisë dhe Andorrës, duke i ndjekur nga stoli.
    Pavarësisht kësaj situate aspak të këndshme për të, 27-vjeçari, nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare, teksa ka ndarë me fansat dy foto nga stërvitja me Rubin Kazanin, ka shkruar: Durimi është vlerë, për këtë kurrë nuk ngutemi!
    Një postim ky që me shumë gjasa është i lidhur me mungesën e minutave me fanellën kuqezi. Kujtojmë që Daku është një nga lojtarët më të rëndësishëm te skuadra ruse e Rubin Kazan, ku në 15 ndeshje në kampionat ka shënuar 8 gola.