Tag: shtojmë

  • Konferenca ndërkombëtare Walk21, Rama: Duam të shtojmë më shumë pemë edhe gjelbërim në qytet

    Konferenca ndërkombëtare Walk21, Rama: Duam të shtojmë më shumë pemë edhe gjelbërim në qytet

    Kryeministri Edi Rama mori pjesë sot në edicionin e 25-të të konferencës ndërkombëtare Walk21, e cila mblodhi ekspertë nga gjithë bota për të ndarë përvoja dhe ide mbi mënyrat më të mira për të zhvilluar dhe zbatuar politika që e bëjnë ecjen zgjedhjen e përditshme të jetës urbane.
    Gjatë fjalës së tij Rama tha se me ligjin e ri, Tirana po merr mbrapsht hapësirat publike të zaptuara.
    Kryeministri shtoi se do të shtohen edhe më shumë pemë e gjelbërim në qytete, për të cilat tha se ka një rregullore të re.

    Rama: Sot kemi sfidë të madhe se ajo çfarë morëm si rezultat i pak a shumë 50 viteve jetese në atë hapësirë të madhe ku ecja ishte mënyra e parë më e besueshme për tu lidhur me të tjerët, ku biçikletat ishin mënyra e dytë për tu lidhur me të tjerët dhe transporti publik e treta. Pas rënies së atij sistemi, njerëzit e panë hapësirën publike si hapësirë për t’u zënë dhe privatizuar. Në atë periudhë dëshirash individuale, të shtypura, duke ndërtuar në mënyrë të paligjshme kudo dhe duke eliminuar çdo hapësirë të gjelbër që shihni sot. Pikërisht kështu, përveç liqenit që ishte dhe vazhdon, përveç shumicës së pemëve që ishin aty, ajo që shohim sot nuk ishte më.
    Çdo metër katror gjelbërim u mbulua dhe u varros nën mijëra e mijëra ndërtesa të paligjshme.E di që kemi ekspresin më të mirë jashtë Romës. Çdo ditë po marrim mbrasht hapësirat dhe duam që të shtojmë edhe më shumë pemë edhe gjelbërim në qytete për të cilat kemi rregullore të re. Gjithkush që merr leje ndërtimi duhet të kontribuojë edhe në gjelbërimin me pemë përmes një formule.
    /vizionplus.tv

  • Si te pastroni veshkat tuaja me majdanoz dhe limon

    Si te pastroni veshkat tuaja me majdanoz dhe limon

    A keni probleme me urinimin e keq? Inflamacion? Djegie gjatë urinimit?

    A urinoni shpesh gjatë pauzave? A keni gurë në veshka?
    Epo, përgatiteni këtë çaj Ky çaj është i shkëlqyer për pastrimin e veshkave.

    Do të ziejmë një litër ujë..

    Mbani mend se duhet t’i pastrojmë veshkat, pasi ato janë përgjegjëse për pastrimin e gjakut.

    Çdo gjë që pimë, veshkat e filtrojnë.
    Nëse keni zakon të pini pije të gazuara, mos harroni se ato filtrohen nga veshkat.
    Pra, duhet t’i pastrojmë, dhe ky çaj është shumë i mirë.

    Do të na duhen disa perime ose majdanoz.
    Do të shtojmë ujë të mjaftueshëm në një tenxhere dhe në të do të shtojmë një tufë majdanozi.
    Do ta lëmë të ziejë për rreth pesë minuta.
    Pasi të vlojë, e hedhim në një filxhan dhe e kullojmë ujin.
    Do të shtojmë pak ujë.
    Shtrydh gjysmën e një limoni.
    Ne do ta përziejmë mirë.
    Duhet ta marrim këtë me stomak bosh para mëngjesit.
    Meqenëse kjo pastron veshkat tuaja, do të ndiheni shumë mirë.

  • Kek i Shpejtë dhe i Lehtë me Limon – Ëmbëlsi Magjike

    Kek i Shpejtë dhe i Lehtë me Limon – Ëmbëlsi Magjike

    Tradita shqiptare e përgatitjes së ëmbëlsirave është fantastike.

    Me shurup a me sherbet, me fruta të thata, a arra dhe bajame, a me mollë e me karrota, shije të ndryshme, të gjitha të mrekullueshme që të ndjellin e kënaqin oreksin e nepsin menjëherë.
    Por fantazia e amvisave në kuzhinë është magjike. Së fundmi, një recetë e ëmbël ka rrëmbyer zemrat e të gjithëve me shijen e saj marramendëse.
    Përgatitja e tij kërkon shumë pak kohë dhe përbërësit e tij gjenden patjetër në kuzhinën e çdo amvise shqiptare.
    Përbërësit për një tavë me diametër 22-24 cm

    120 g niseshte misri
    120 g miell gruri
    250 g gjalpë i zbutur në temperaturë ambienti
    250 g sheqer
    4 vezë mesatare
    Fryrës për ëmbëlsira ose sodë buke 16 g
    75 g lëng limoni
    Lëkura e dy limonëve
    Sheqer pluhur për spërkatje

    Përgatitja
    Si fillim presim gjalpin në kubikë të vegjël, dhe e hedhim në një tas të thellë.
    Shtoni aty gjysmën e dozës së sheqerit, pak nga pak, ndërkohë që e trazoni.
    Pasi kokrrizat e sheqerit të jenë shkrirë me gjalpin, dhe ngjyra e masës të jetë një e verdhë e lehtë, do të shtoni të verdhat e vezëve një nga një (ndërsa të bardhat e vezëve lërini mënjanë).
    Do ta trazoni këtë masë derisa të jetë e njëtrajtshme. Merrni dy limonë mesatarë dhe pasi t’i keni larë me ujë të bollshëm, me ndihmën e një rendeje grijmë lëkurën e tyre.
    Lëkurën e limonëve e shtojmë tek masa me vezët, gjalpin dhe sheqerin dhe e përziejmë përsëri.
    Në një tas tjetër trazojmë miellin, niseshtenë dhe sodën e bukës, më pas e shtojmë një lugë gjelle pas tjetrës tek sheqeri, gjalpi dhe vezët.
    AgroWeb.org ju këshillon të tregoni kujdes në mënyrë që tek brumi të mos krijohen kokrriza të pa tretura të miellit.
    Në një tas tjetër rrahim të bardhat e vezëve, më pas fillojmë dhe shtojmë pak nga pak sheqerin, duke u kujdesur që të mos lëshojnë ujë.
    Në fund shtojmë dhe lëngun e limonit dhe vazhdojmë t’i rrahim derisa të përfitojmë një masë kompakte dhe të lehtë.
    Hapi tjetër është bashkimi i vezëve të bardha tek brumi.
    AgroWeb.org ju sugjeron që të përdorni një lugë gjelle për të përzierë brumin, duke e trazuar nga poshtë lartë në formë rrethore.
    Marrim një tavë me diametër 22-24 cm, e lyejmë me pak gjalpë të shkrirë dhe e spërkatim me pak miell, në mënyrë që brumi të mos ngjitet.
    Hedhim brumin e përgatitur, dhe e vendosim në furrë të ngrohur më parë në 180 gradë.
    Për të kuptuar nëse keku është gati, me një thikë apo pirun shpoheni dhe nëse sipërfaqja e thikës del e pastër, brumi është pjekur plotësisht dhe brenda.
    Servirja
    Pasi keku të jetë ftohur pak, e kthejmë në një pjatë të madhe dhe e spërkatim sipër me sheqer pluhur.
    Ose nëse dëshironi merrni 5 lugë gjelle me sheqer pluhur dhe 2 lugë gjelle me leng limoni, rrihini derisa masa të bëhet kremoze dhe hidheni sipër kekut kur ai të jetë ftohur.
    Kjo ëmbëlsirë është ideale për t’u konsumuar në çdo kohë të ditës, e madje edhe në mëngjes me një gotë me qumësht.
    Fantastike për t’u shoqëruar me një filxhan kafe apo çaj, por edhe me lëngje frutash gjithashtu.
    Keku me limon shërben gjithashtu edhe si një gosti shijshme për ta përgatitur e shërbyer për mysafirë e të ftuar në raste festash e gëzimesh. /AgroWeb.org

  • Burania me Spinaq e Vezë – Traditë, Shije, Shëndet  

    Burania me Spinaq e Vezë – Traditë, Shije, Shëndet  

    Burania me Spinaq e Vezë është një ndër pjatat fantastike, të shijshme, e pasur me vlera ushqyese, pjesë e traditës së kulinarisë shqiptare.

    Një gatim tradicional, i trashëguar brez pas brezi e që përherë mbetet ndër më të preferuarat  e shqiptarëve.

    Burania është një pjatë e lehtë por e pasur me vlera ushqyese, kjo falë spinaqit dhe vezëve, dy nga burimet më të fuqishme të natyrës të hekurit dhe proteinave.

    E thjeshtë në përgatitje dhe e lehtë për organizmin, burania është një recetë fantastike për një drektë të shkëlqyer, të shëndetshme.

    Kjo pjatë shoqërohet mjaft mirë me sallata të ndryshme të stinës, sallata perimesh të zjera apo të pjekura, sallatë me ullinj e portokalle por edhe me byrekë të ndryshëm apo turshitë e shijshme të përgatitura nga amvisat shqiptare.

    Më poshtë AgroWeb.org u sugjeron recetën tipike të buranisë me spinaq e cila përgatitet krejt lehtë dhe është një mënyrë fantastike për t’u shijuar me familje.

    Përgatitja e Buranisë me Spinaq e Vezë në Shtëpi

    Përbërësit

    1 kg spinaq i freskët

    5 qepë të njoma

    5 lugë vaj ulliri

    Një grusht oriz

    Kripë

    Piper

    Nenexhik

    5-6 vezë

    Përgatitja

    Kujdesemi qe të pastrojmë mirë spinaqin me ujë të rrjedhshëm.

    Pastrojmë qepët dhe i grijmë imët.

    Hedhim në një tenxhere vajin e ullirit dhe dhe shtojmë qepët. I vendosim në zjarr dhe i kavërdisim për disa minuta derisa volumi i tyre të bjerë.

    Më pas shtojmë orizin dhe vijojmë t’i kavërdisim . në vijim shtojmë ujë (dy gota ujë) dhe i lëmë të zjejnë.

    Presim spinaqin në copa por jo shumë të vogla. Nëse gjethet e spinaqit janë të vogla i lënë siç janë.

    Shtojmë kripën dhe piperin dhe një gotë tjetër me ujë.

    E lëmë të zjejë derisa uji të ketë shterruar dhe orizi të jetë zjerë plotësisht.

    Kur gjella është gati shtojmë pak nenexhik dhe e kavërdisim.

    Hedhim vezët sy një e nga një mbi gjellë, u hedhim nga pak kripë, fikim zjarrin dhe mbulojmë tenxheren me kapak.

    E servirim të ngrohtë duke vendosur nga një vezë për secilin person në pjatë./AgroWeb.org

  • Jahni me Bizele – Receta e Përsosur Plot Shije dhe Shëndet

    Jahni me Bizele – Receta e Përsosur Plot Shije dhe Shëndet

    Një recetë fantastike e traditës shqiptare në përgatitjen e jahnisë.

    Një gjellë tipike e përgatitur me perime të ndryshme por që ka një shije të mrekullueshme në secilën prej recetave të saj, siç është edhe jahnia me bizele.
    Shoqërohet në mënyrë të shkëlqyer me sallata të freskëta të stinës, turshi, djathra të ndryshëm, salcë kosi e bukë të thekur.
    Ndiqni më poshtë recetën e vjetër nga Agroweb.org dhe përgatiteni këtë pjatë fantastike për të mbushur plot shije tryezën në familje.
    Përgatitja e Bizeleve Jahni Në Shtëpi
    (Përbërësit më poshtë janë për 4-5 persona)

    1 kg bizele
    4-5 thela mish viçi (lloji i mishit sipas preferencës)
    2 filxhanë kafeje vaj ulliri
    Qepë të njoma
    1-2 lugë gjelle miell gruri
    2-3 domate
    1 lugë gjelle salcë domate
    1 karrotë
    1 patate
    Kripë
    Kopër

    Përgatitja
    Kaurdiset mishi me vaj ulliri, shtohen qepët e grira hollë.
    Vijojmë t’i kaurdisim ndërkohë shtojmë karrotat e prera në kubikë, më pas patatet e prera gjithashtu në kubikë.
    Shtojmë bizelet, i kaurdisim pak dhe më pas domatet, salcën e domateve, i kaurdisim dhe më pas shtojmë miellin.
    Vijojmë t’i përziejmë për pak, në fund shtojmë kripën dhe gjysmën e koprës së grirë.
    I lëmë të ziejnë derisa gjella të jetë gati.
    Në fund i hedhim pjesën tjetër të koprës së grirë hollë dhe e shërbejmë të ngrohtë.
    Vlerat ushqyese
    Bizelet janë një burim i pasur i vitaminës K, manganit, fibrës, vitaminës B1, bakrit, vitaminës C, fosforit dhe folatit.
    Sipas të dhënave të AgroWeb.org bizelet janë gjithashtu një burim i mirë i vitaminës B6, niacinës, vitaminës B2, zinkut, proteinës, magnezit, hekurit dhe potasiumit.
    Bizelet ndihmojnë duke mbajtur nivelin e sheqerit në gjak nën kontroll. Nëse i shton bizelet në dietën tënde të pasur me fibra, atëherë ke arritur të shtosh përfitimet që merr prej saj.
    Bizelet e Ngrira
    Ndërkohë, bizelet e ngrira që shiten në treg, kanë një afat përdorimi nga 24 në 30 muajsh.
    Por, rekomandimi i ekspertëve është që bizelet e ngrira të përdoren nga 6 në 12 muaj nga data e paketimit për të përfituar maksimalisht nga freskia e tyre.
    Sidoqoftë, nuk duhet kurrë të humbësh mundësinë që të provosh ato bizelet e njoma, të sapovjela, që janë më të freskëtat se çfarëdo tjetër./AgroWeb.org

  • Mënyra e Shpejtë e Përgatitjes së Sallatës Shef

    Mënyra e Shpejtë e Përgatitjes së Sallatës Shef

    Amvisat shqiptare janë shumë familjare me sallatën Shef. Ato e përgatisin përherë këtë sallatë në raste festash familjare, drekash apo darkash, apo kur shtëpinë e vizitojnë miq e mysafirë.

    Është një sallatë krejt e thjeshtë për t’u përgatitur, me një shije të veçantë që i shton lezet çdo gatimi në tryezë.
    Sallata Shef është një pjatë që jo vetëm ndjell shijen por është e pasur me vlera ushqyese gjithashtu. Përbërësit e saj, sallatat, perimet dhe vezët, e shndërrojnë këtë recetë në një recetë plot vlera dhe shëndet.
    Dy nga përbërësit kryesorë të kësaj recete, sallata jeshile ashtu si edhe rukola është një ushqim i shëndetshëm që nuk mungon në shumë prej tryezave shqiptare. Këto sallata rekomandohet për trajtimin e problemeve me tensionin e gjakut, pagjumësinë, mungesën e oreksit, dhe përmirësimin e sistemit tretës në përgjithësi.
    Sallata shef është një shoqëruese perfekte e supave dhe gjellëve të ndryshme apo edhe gatimeve të tjera të kuzhinës shqiptare.
    Megjithatë, ajo mund të konsumohet edhe e vetme si një vakt i lehtë plot vlera, shije dhe ushqyes.
    Më poshtë AgroWeb.org u sugjeron  përgatitjen e kësaj sallate krejt lehtë në shtëpi.
    Përgatitja e Sallatës Shef në Shtëpi

    Një karrotë
    Një kokërr domate
    Një kastravec mesatar
    Një grusht sallatë jeshile
    Një grusht rukola
    Dy kokrra vezë
    1-2 lugë majonezë
    Djathë kaçkavall i grirë ose në prerë në kubikë shumë të vegjël
    Kripë
    Piper
    Vaj ulliri

    Përgatitja
    Si fillim vedosim vezët që të zjejnë. Ndërkohë, pastrojmë me ujë të rrjedhshëm të gjitha perimet, sallatën jeshile si dhe rukolën.
    Sallatën jeshile e ndajmë me duar në copëza dhe e hedhim në një tas të madh.
    Shtojmë gjethet e rukolës, më pas karrotat, domatet e prera në feta si dhe kastravecat gjithashtu i shtojmë në tasin e sallatës.
    Vezët e zjera i pastrojmë nga lëvozhga dhe i presim në feta dhe i shtojmë tek sallata.
    Shtojmë kripën, djathin kaçkavall, piperin dhe vajin e ullirit, nëse preferoni edhe disa pika apo feta të holla limoni.
    Sipër sallatën e spërkasim me majonezë./AgroWeb.org

  • Sufle – Keku Magjepsës me Zemër Çokollate

    Sufle – Keku Magjepsës me Zemër Çokollate

    Një ëmbëlsirë fantastike, e cila të magjeps e të përfshin tërësisht me shijen e saj.

    Kërkon pak durim në përgatitje por rezultati i saj do t’ju kënaqë menjëherë nepsin dhe oreksin.
    AgroWeb.org sjell më poshtë recetën unike të përgatitjes së suflesë me çokollatë në shtëpi. Një mënyrë fantastike për të ëmbëlsuar veten dhe më të dashurit tuaj.
    Përgatitja e Suflesë me Çokollatë
    (Përbërësit më poshtë janë për 6-7 persona)

    150 gr çokollatë e zezë
    120 gr gjalpë i freskët
    120 gr sheqer pluhur
    3 kokrra vezë
    2 lugë gjelle me majë me miell gruri
    1 lugë çaji me vanilje
    Gjysmë luge kafeje me kripë

    Përgatitja
    Në një tenxhere ose në procesin e njohur si banjo mari, shkrijmë çokollatën e zezë bashkë me gjalpin dhe e lëmë derisa masa të bëhet kremoze dhe e lëmë mënjanë.
    Në një tas të thellë rrahim vezët, më pas shtojmë kripën, sheqerin pluhur dhe më pas miellin.
    Në fund, pasi i përziejmë të gjitha shtojmë vaniljen.
    E përziejmë të gjithë masën mirë në mënyrë që të mos mbeten kokërriza.
    Pasi masa të jetë bërë tërësisht kremoze shtojmë çokollatën e shkrirë me gjalpë dhe e përziejmë mire në mënyrë që brumi të bëhet homogjen.
    Më pas, masën e shtojmë në tasat e aluminit, në mungesë të tyre mund të përdorni kupa qelqi zjarr duruese.
    AgroWeb.org ju këshillon të bëni kujdes kur të mbushni tasat me brumin e përgatitur, mbushja duhet të jetë në masën e ¾ e tasit.
    Futini për t’i pjekur në furrën e parangrohur në 180 gradë celcius.
    Lërini të piqen për maksimumi 15 minuta derisa sipërfaqja e suflesë të ngurtësohet pak. Më pas largojini menjëherë nga furra në mënyrë që çokollata brenda ëmbëlsirës të qendrojë e shkrifët.
    Kombinimi i Suflesë me Fruta dhe Akullore
    Megjithëse është fantastike edhe pa u shoqëruar me të tjerë përbërës, sufleja me çokollatë kombinohet në mënyrë fantastike me fruta të ndryshme.
    Ajo mund të serviret me feta frutash të freskëta, siç janë luleshtrydhet, mollët apo edhe bananet.
    Ose mund të përgatisni një miks frutash dhe të servirni disa prej tyre bashkë me suflenë e çokollatës.
    Sufleja shoqërohet në mënyrë të shkëlqyer edhe me akullore me shije të ndryshme./AgroWeb.org

  • RECETA / Rizoto me kurkuma, presh dhe djathë

    RECETA / Rizoto me kurkuma, presh dhe djathë

    Receta e sotme jo vetëm që është e shëndetshme dhe e shijshme, por ka ngjyra aq të bukura saqë do t’ju ngopet syri vetëm duke e parë.
    Kombinimi i ingredientëve të ndryshëm me kurkumën sjell pranverën në tryezën tuaj.
    PËRBËRËSIT PËR 4 PERSONA: • 350 g oriz Carnaroli ose Arborio • 1 presh • 1 gotë verë të bardhë • 1/3 lugë e vogël me kurkuma ose sipas dëshirës • 250 g djathë kremoz, për shembull stracchino ose djathë tjetër kremoz • vajulliri • lëng vegjetal i përgatitur me karotë, qepë, selino, bishtat e preshit, një patate e vogël dhe kripë kokërrmadhe.I lëmë të ziejnë për 1 orë në zjarr të ulët. I kullojmë me sitë dhe lëngu është gati. Nëse nuk keni kohë, mund ta përgatitni me koncentrat supe.

    PËRGATITJA: Në një tenxhere skuqim me pak vaj ulliri preshin të prerë në rrota të holla, shtojmë orizin dhe e skuqim dhe këtë për pak minuta derisa të bëhet si transparent. E shuajmë me verë dhe pasi ajo të ketë avulluar, shtojmë lëng perimesh dhe e lëmë në zjarr derisa orizi të jetë zier plotësisht, duke shtuar lëng sipas nevojës dhe duke e përzier pa ndaluar me lugë druri. Pak përpara se të ketë mbaruar zierja, shtojmë kurkumën dhe e rregullojmë për kripë. E heqim nga zjarri dhe e përziejmë me djathin kremoz. E shërbejmë menjëherë me uthull të trashë shege.