Tag: shtohen

  • Paradoksi/ Zjarret dhe përmbytjet shtohen, Rama ul buxhetin për emergjencat civile

    Paradoksi/ Zjarret dhe përmbytjet shtohen, Rama ul buxhetin për emergjencat civile

    Nëse ka një gjë që mund të parashikohet në Shqipëri, madje me lehtësi, është se në veri apo jug të vendit, disa qindra hektarë me pyje do të shkrumbohen nga zjarret ndërsa hapësira të tëra me tokë do të gjenden nën ujë. E njëjta ndodhi edhe këtë vit.
    “Sepse ujitja dhe kullimi, rrugët rurale, pyjet dhe kullotat… janë këta tre sektorët që ndër këto 10 vite së paku kanë mbetur jashtë vëmendjes”, deklaroi Agron Haxhimali, Drejtor i Institutit për Bashkitë Shqiptare.
    Rreziku që i kanoset ekonomisë nga fatkeqësitë natyrore vitet e fundit po ngrihet si sfidë në shumicën e raporteve të institucioneve të huaja dhe vendase. Këtyre paralajmërimeve qeveria po i përgjigjet duke ulur buxhetin për emergjencat civile. Nga më shumë se 5.4 miliardë lekë në projektbuxhetin 2025, për vitin e ardhshëm për emergjencat civile janë parashikuar më pak se 5.3 miliardë lekë.

    Po a mjaftojnë 200 milionë lekë më shumë për të parandaluar përmbytjet?

    “Në qoftë se këto sektorë do mbeten me këto transferta të pakushtëzuara teje të limituara, atëherë do kemi këto ndrysh këto probleme, këto sfida për të cilën bashkitë do jenë në kushte të pamundësisë për t’i dalë përpara dhe për të përballuar zjarret, përmbytjet apo që lidhet me ndryshimet klimatike”, theksoi Haxhimihali.

    Në raportin vjetor 2024 të Agjencisë Kombëtare të Mjedisit thuhet se më shumë zjarre pritet të shtohen, e po ashtu edhe përmbytjet apo erozionet për shkak të ndryshimeve të forta klimaterike. Ekspertë të pushtetit vendore paralajmërojnë se në mungesë të fondeve të mjaftueshme për të parandaluar, nga buxhetet e bashkive do të dalin më shumë para për të dëmshpërblyer të përmbyturit./A2CNN

  • Pse po shtohen mikroagresionet e Rusisë ndaj Europës

    Pse po shtohen mikroagresionet e Rusisë ndaj Europës

    Pesëdhjetë hijet e zonës gri. Ajo shpreson të zvogëlojë mbështetjen për Ukrainën dhe të nxjerrë në pah ambivalencën amerikane, shkruan The Economist Dronët që u shfaqën mbrëmjen e 25 shtatorit mbi Schleswig-Holstein, landin më verior të Gjermanisë, nuk fluturonin në mënyrë të çrregullt, siç do të pritej nga një amator.Ata fluturuan në trajektore të rregullta dhe paralele, sipas një vlerës…

  • Tiranës pritet t’i shtohen edhe 192 mijë m² katror zyra të reja nga kullat 100-katëshe;

    Tiranës pritet t’i shtohen edhe 192 mijë m² katror zyra të reja nga kullat 100-katëshe;

    Si do ndryshojnë çmimet Në Tiranë pritet të pasurohet ndjeshëm oferta për ambiente zyrash, falë projekteve të reja që parashikojnë ndërtimin e kullave nga 40 deri në 100 kate, si dhe zhvillimeve të tjera të mëdha urbane.Sipas Stela Dhamit nga “Colliers Albania”, këto projekte pritet të ushtrojnë një presion në rritje mbi çmimet e qirave, por efekti i tyre do të varet nga ritmi me të cilin hapës…

  • IKMT aksion te “Shkëmbi i Kavajës”, reagon kryeministri Rama: Qytetarët e turistët më shumë akses gjatë pushimeve

    IKMT aksion te “Shkëmbi i Kavajës”, reagon kryeministri Rama: Qytetarët e turistët më shumë akses gjatë pushimeve

    Shtohen hapësirat e plazheve publike në bregdetin e Durrësit.
    Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamje nga ky aksion duke thënë se kështu po shtohen hapësirat e plazheve publike në bregdetin e Durrësit.
    “Shtohen hapësirat e plazheve publike në bregdetin e Durrësit, duke u ofruar qytetarëve dhe turistëve më shumë akses përgjatë pushimeve verore. Pamje nga aksioni për lirimin e plazheve publike në zonën e Shkëmbit të Kavajës”, shkruan Rama.

  • Lirimi i plazheve publike, Rama publikon pamjet nga aksioni ‘fshesa’ në zonën e Shkëmbit të Kavajës

    Lirimi i plazheve publike, Rama publikon pamjet nga aksioni ‘fshesa’ në zonën e Shkëmbit të Kavajës

    Shtohen hapësirat e plazheve publike në bregdetin e Durrësit.
    Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamje nga ky aksion duke thënë se kështu po shtohen hapësirat e plazheve publike në bregdetin e Durrësit.
    “Shtohen hapësirat e plazheve publike në bregdetin e Durrësit, duke u ofruar qytetarëve dhe turistëve më shumë akses përgjatë pushimeve verore. Pamje nga aksioni për lirimin e plazheve publike në zonën e Shkëmbit të Kavajës”, shkruan Rama.

  • Lirimi i plazheve publike, Rama publikon pamjet nga aksioni ‘fshesa’ në zonën e Shkëmbit të Kavajës: Qytetarët e turistët më shumë akses gjatë pushimeve

    Lirimi i plazheve publike, Rama publikon pamjet nga aksioni ‘fshesa’ në zonën e Shkëmbit të Kavajës: Qytetarët e turistët më shumë akses gjatë pushimeve

    Shtohen hapësirat e plazheve publike në bregdetin e Durrësit.

    Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamje nga ky aksion duke thënë se kështu po shtohen hapësirat e plazheve publike në bregdetin e Durrësit.
    “Shtohen hapësirat e plazheve publike në bregdetin e Durrësit, duke u ofruar qytetarëve dhe turistëve më shumë akses përgjatë pushimeve verore. Pamje nga aksioni për lirimin e plazheve publike në zonën e Shkëmbit të Kavajës”, shkruan Rama.

    Top Channel

  • Hapen 54% e kutive të Fierit! PD humb 81 vota, PS-së i shtohen 32

    Hapen 54% e kutive të Fierit! PD humb 81 vota, PS-së i shtohen 32

    Numërohen 54% e votave të Fierit në pallatin e sportit “Farie Hoti”. Deri më tani Partisë Demokratike i hiqen 81 vota, ndërsa Partisë Socialiste i shtohen 32 vota. Hapja e kutive edhe në këtë qark, nuk pritet të sjellë asnjë ndryshim. Njëjtë si në qarkun e Tiranës, hapja e kutive po tregon vetëm gabime të vogla, ndërsa PD edhe në këtë qark kryeson me numrin e votave të pamerituara.
    Këtë shifra i zbehin shpresën Lapajt për t’i marrë PS një mandat në Fier. Nisma Shqipëria Bëhet shpreson që të marrë 519 votat e nevojshme dhe të fusë në Kuvend kandidatin Azmer Duleviç. Por, zhvillimet deri tani nuk i kanë shkuar në favor. Pasi, jo vetëm që PS është fuqizuar, por nga ana tjetër Lapajt i janë zbritur 10 vota.

    Humbje të vogla kanë pësuar edhe parti të vogla si Lëvizja Bashkë që i zbriten 8 vota, Koalicionit Djathtas për Zhvillim i zbriten 2 vota. Përveç PS-së, që i shtohen disa vota, edhe Partisë Mundësia i shtohen 3 vota, që i janë hequr nga numërimi fillestar.

  • Rinumërohen 47% e kutive të Fierit! Kandidatja e PD me rezultat rekord, 586 vota më shumë

    Rinumërohen 47% e kutive të Fierit! Kandidatja e PD me rezultat rekord, 586 vota më shumë

    FOTO ILUSTRUESE

    FIER-Sot është dita e dytë e rinumërimit të votave për qarkun e Fierit. Deri më tani janë hapur 278 kuti nga 587 kuti. Partisë Demokratike i zbriten 72 vota të pamerituara, ndërsa Partisë Socialiste i shtohen 40 vota nga rinumërimi. Ndryshimi i rezultatit ka lëvizur në shifra të vogla për subjektet politike. 
    Partisë Demokratike i zbriten 72 vota të pamerituara, ndërsa Partisë Socialiste i shtohen 40 vota nga rinumërimi. ‘Nisma Shqipëria Bëhet’ shpreson që të marrë 519 votat  e nevojshme dhe të fusë në Kuvend kandidatin Azmer Duleviç. Por deri më tani nuk ndryshon asgjë. Humbje të vogla kanë pësuar edhe parti të vogla si Lëvizja Bashkë që i zbriten 5 vota, Koalicioni Djathtas për Zhvillim i zbriten 2 vota. Ndërkohë Partisë Mundësia i shtohen 3 vota, që i janë hequr nga numërimi fillestar.

    Por shifrat nuk janë njëlloj për kandidatët, ku një prej tyre ka marrë 586 vota më shumë. Bëhet fjalë për kandidaten Silva Hasaj e Partisë Demokratike, të cilës i zbriten 586 vota të pamerituara. Ajo ndiqet nga Gentian Çela të cilit i zbriten 224 vota.

    Mandati i Zegjine Çaushit ishte në pikëpyetje për shkak të diferencës së ngushtë me kandidaten Maldrita Bardhos. Por rinumërimi i deritanishëm ka thelluar diferencën në favor të Çaushit, pasi Bardho ka humbur 31 vota, ndërkohë që Çaushit i janë shtuar 16 vota./ZËRI

    lopipng

    silvanapng

  • Rinumërimi për Fierin/ Asnjë ndryshim rezultati pas hapjes së 40 përqind të kutive

    Rinumërimi për Fierin/ Asnjë ndryshim rezultati pas hapjes së 40 përqind të kutive

    Në Pallatin e Sportit “Farie Hoti” po vijohet me ditën e dytë të rinumërimit të votave për qarkun e Fierit. Deri më tani janë hapur 246 kuti nga 587 kuti, ose rreth 42% (ora 10:15). Hapja e kutive edhe në këtë qark, nuk pritet të sjellë asnjë ndryshim. Njëjtë si në qarkun e Tiranës, hapja e kutive po tregon vetëm gabime të vogla, ndërsa PD edhe në këtë qark kryeson me numrin e votave të pamerituara.
    Partisë Demokratike i zbriten 74 vota të pamerituara, ndërsa Partisë Socialiste i shtohen 28 vota nga rinumërimi. Shifra këto që i zbehin shpresën Lapajt për t’i marrë PS një mandat në Fier. Nisma Shqipëria Bëhet shpreson që të marrë 519 votat e nevojshme dhe të fusë në Kuvend kandidatin Azmer Duleviç. Por, zhvillimet deri tani nuk i kanë shkuar në favor. Pasi, jo vetëm që PS është fuqizuar, por nga ana tjetër Lapajt i janë zbritur 4 vota.
    Humbje të vogla kanë pësuar edhe parti të vogla si Lëvizja Bashkë 4 vota, 2 Koalicioni Djathtas për Zhvillim. Përveç PS-së, që i shtohen disa vota, edhe partisë Mundësia i shtohen 3 vota, që i janë hequr nga numërimi fillestar.
    Mandati i Zegjine Çaushit ishte në pikëpyetje për shkak të diferencës së ngushtë me kandidaten Maldrita Bardhos. Por rinumërimi i deritanishëm ka thelluar diferencën në favor të Çaushit, pasi Bardho ka humbur 39 vota, ndërkohë që Çaushit i janë shtuar 4 vota.

  • Numërohen rreth 50% e kutive të Tiranës, PD-së i hiqen 309 vota, Bashës i shtohen 20

    Numërohen rreth 50% e kutive të Tiranës, PD-së i hiqen 309 vota, Bashës i shtohen 20

    Sot është dita e gjashtë e rinumërimit të votave për partitë dhe kandidatët për qarkun e Tiranës. Procesi pritet të nisë në orën 09:00, ndërkohë që, deri më tani janë hapur 606 kuti nga 1282 në total.
    PD vijon të ketë më shumë vota të pameritura (309), me diferencë nga PS 223, që mund të jenë vota të pavlefshme ose të marra nga partitë e vogla. Koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet ka gjithashtu 33 vota të pamerituara, PSD 25, 17 Lëvizja Bashkë ndërsa Partia Mundësia ka 12. Këto vota u zbriten nga numërimi fillestar.
    Ndërkohë, Koalicionit Euroatlantik i shtohen 20 vota, të cilët rezultojnë se ia kanë marrë nga numërimi i parë. Edhe Koalicionit Djathtas për Zhvillim rezulton se i kanë marrë 7 vota nga 11 maji.