Showbiz E Mërkurë, 10 Dhjetor 2025 21:19
Banorja më e re e Big Brother VIP Kosova, Fjolla Morina, ka bërë një deklaratë bombastike karshi Labit. Teksa bisedonte me Edin, Fjolla u shpreh e bindur se sa i përket lojës, ajo e ‘ha për së gjalli’ Labin. “E kam vërejt që edhe Labi është bërë me të. Unë ata a, e ha për së gjalli. Be po të bëj se e ha për së gjalli”, u shpreh Fjolla.
Tag: showbiz
-

Fjolla flet për Labin: E ha për së gjalli
-

Benita për Elijonën: E m*ys dhe dal nga shtëpia
Showbiz E Mërkurë, 10 Dhjetor 2025 15:52
Benita dhe Toney janë munduar të sqarohen pas përplasjeve që patën së fundmi. Është Benita ajo që thotë se Elijona po e provokon atë. Toney ia tregoi të vërtetën se si ishte rasti dhe se nuk kishte ndonjë qëllim tjetër. Benita në ndërkohë bëri një deklaratë të fortë, që duket si një lloj kërcënimi për konkurrenten e lartpërmendur. “Unë e mbys krejt e kapi edhe dal jashtë as nuk ma ndjen. E mbys në atë kuptimin, se po mendoj”, u shpreh ajo. Disa nga komentuesit kanë thënë se duhet të ketë ”zarf të zi” për këtë gjest të Benitës.
-

Hapet një televotim për banorin më pak të preferuar
Showbiz E Hënë, 8 Dhjetor 2025 21:28
Ka nisur fuqishëm “Prime” i shtatë i ”Big Brother Kosova Vip 4”. Që në hyrje është hapur një televotim për banorët e kësaj shtëpie. Publiku do të votojë për banorin më pak të preferuar.
ETIKETA bbvk4
-

Më në fund Labi e pranon në BBVK4: I kam bërë buzët botox
Showbiz E Enjte, 27 Nëntor 2025 18:15
Labinot Rexha, këngëtari i cili është banori më i ri i ”Big Brother Kosova Vip 4” që prej të hënës, e ka pranuar publikisht se buzët e tij janë të mbushura me filler. Këtë Labi e tregoi gjatë një “përplasje” që pati me Sasën, sipas së cilës ai mund të ketë preferenca për meshkuj. “Po, i kam bërë. Më pëlqejnë”, tha Labi. -

Sara Hoxha poston një foto nga shtëpia e BBVA5
Showbiz E Hënë, 24 Nëntor 2025 15:27
“Big Brother VIP Albania 5” pritet që të nis me 20 dhjetor dhe producentja e spektaklit, Sara Hoxha ajo që ka dhënë sinjalin e madh. Ajo ka vendosur të ngacmojë ndjekësit me një Instastory, me një foto nga ambientet e brendshme që po bëhen gati.
Në imazh shihet një mur i veçantë i veshur me pllaka pasqyre, ndërsa në tokë duken qartë mbetjet e punimeve dhe qeset mbrojtëse, çka tregon se shtëpia më e famshme në Shqipëri ndodhet në fazat e fundit të ndërtimit dhe detajeve përfundimtare.Krahas pamjes, producentja ka shkruar pyetjen që i drejtohet gjithë publikut: “A jeni gati?”, duke etiketuar faqen zyrtare të programit.
-

Droni i parë në ”Big Brother Kosova Vip 4”
Showbiz E Enjte, 20 Nëntor 2025 19:47
Në shtëpinë e ”Big Brother Kosova Vip 4” ka mbërritur droni i parë i këtij edicioni, dhe ai ishte dedikuar pikërisht për banorin Edi. Ky moment solli menjëherë reagime dhe emocione, duke krijuar një atmosferë të veçantë te banorët. Droni që u shfaq mbi oborrin e shtëpisë, përmbante një mesazh surprizues për Eduardin, duke e bërë atë qendër të vëmendjes. Banorët e tjerë u mblodhën rreth tij, të entuziazmuar për të parë përmbajtjen e mesazhit. Ky gjest nga jashtë tregon se Edi po fiton mbështetje dhe pëlqim nga publiku, ndonëse ende janë në fazat e para të lojës.
-

Në lidhje me një biznesmen? Egli Tako i drejtohet gjykatës
Showbiz E Enjte, 20 Nëntor 2025 16:32
Egli Tako njofton se ”Shihemi në gjyq”. Ajo ka reaguar ashpër pas lajmeve dhe thashethemeve që qarkulluan me shpejtësi gjatë ditës së sotme, duke e lidhur atë në një romancë me biznesmenin e njohur, Endri Topalli. Ky postim u pa si një paralajmërim i qartë ndaj mediave apo burimeve që shpërndanë lajme të paverifikuara rreth jetës së saj private. -

Hygerta Sako, banorja e parë e ”Big Brother Kosova Vip 4”
Showbiz E Hënë, 17 Nëntor 2025 21:24
Gazetarja e mirënjohur e ekranit, Hygerta Sako është banorja e parë e ”Big Brother Kosova Vip 4”. Mbrëmjen e së dielës, shikuesit e “Rubrikës Sportive” u befasuan nga mungesa e moderatores Hygerta Sako në ekran. Në vend të saj, programi u drejtua nga Kristo Thoma, gjë që ngriti menjëherë pikëpyetje mbi arsyen e largimit të papritur të Sakos nga transmetimi i përjavshëm. Nga sot, për të nis loja. -

Benita Zena me dhëmbë 14 mijë euro në BBVK4
Showbiz E Hënë, 17 Nëntor 2025 21:43
Benita Zena është një nga emrat më të komentuar dhe tashmë është banore e ”Big Brother Kosova Vip 4”. E njëjta është pritur nga Blero, i cili po interpretonte një nga këngët e tij, jashtë shtëpisë. Blero ndërkaq ka qenë pjesë e edicionit të dytë të këtij reality show. “Vullkani po vjen edhe ka me dridh shtëpinë”, ka thënë ajo në klipin prezantues. “Kam hyrë të sfidoj veten. Pika ime është karakteri që e kam shumë të fortë”, theksoi mes tjerash. -

BBVK4, dhoma e gjumit me dy kate
Showbiz E Hënë, 17 Nëntor 2025 22:10
Edicioni i katërt i Big Brother VIP Kosova ka nisur sonte me një atmosferë të zjarrtë dhe me surpriza që u zbuluan që në hapjen e dyerve të shtëpisë më të famshme në vend. Pas hyrjes të disa prej banorëve, vëmendja u përqendrua te një nga hapësirat më të veçanta të këtij sezoni, dhoma e gjumit me dy kate. Banorët që janë futur deri më tash, kanë shkuar menjëherë drejt dhomës për të parë ambientin ku do të kalojnë netët e tyre.