Tag: shkruar

  • Koncerti recital i kompozitorit Nestor Kraja

    Koncerti recital i kompozitorit Nestor Kraja

    Në datën 15 nëntor në Sallën e Madhe të Universitetit të Arteve u mbajt një koncert me veprat e kompozitorit Nestor Kraja. Ai kishte përzgjedhur këtë mbrëmje disa nga veprat e tij të cilat, sipas intervistës me autorin kërkonin “të tregonin karakteristikat e stilit kompozicional, por dhe  përthyerjet në kohë të ndryshme”, duke nisur në fillimet e viteve 90′. Ato shpalosën një gamë të gjerë gjinish muzikore, që nga romanca vokale, kuarteti apo kuinteti i harqeve e deri tek Poema Simfonike për orkestër e shkruar kohët e fundit. Në koncert morën pjesë disa nga artistët e njohur të skenës shqiptare si Lorenc Radovani, Gëzim Belegu, Klejda Tare, Nina Muho Silvana Skënderi, Gridi Kraja etj.
    Pjesëmarrja e orkestrës Simfonike të Radio-Televizionit mbylli koncertin me lojën dhe mjeshtërinë e saj, e përcjellë nga duartrokitje të gjata të spektatorëve. Duke shfletuar titujt e veprave të përzgjedhura, por dhe idetë që ato transmetuan në sallë vërejmë një sërë tematikash, që shkojnë nga ato rinoret me temën e dashurisë (kujtimi i dashurisë së humbur- romanca Plepi), temën e përpjekjes ekzistenciale që shpaloste Kuinteti me Flaut i shkruar në vitin 1997, gjendja emocionale që shkaktojnë në çdo rast enigmat që ndeshim përpara (si tema bazë e pjesës për piano solo me titullin “Enigma”), si dhe deri tek tematika apo idetë universale të Poemës Simfonike “Laokonti”. Sipas prezantimit në sallë kjo vepër mbështetet mbi mitin e lashtë të priftit Laokont, të cilit perëndesha Era, e cila mbështeste ushtrinë greke i dërgoi dy gjarpërinj për të mos treguar mashtrimin e Kalit të Trojës. Pra, Laokonti u përpoq të zbulojë mashtrimin e grekëve, ndërkohë që perënditë kishin vendosur shkatërrimin e Trojës. Ide këto të mëdha aq sa vjetërsia e tyre shkaktuan gjendje të forta emocionale në sallë. Përmes tyre kompozitori shpalosi një nga karakteristikat e krijimtarisë së tij: Kërkesën për të komunikuar hapur dhe me tematika të mprehta e aktuale me publikun.
    Siç ai shprehet në intervistë: “arti muzikor në thelbin e tij ka komunikimin e ideve të mëdha apo të vogla, por që ngjallin gjendje të forta emocionale tek dëgjuesit. Drejtimet e tjera artistike janë muzikë dëfryese e largët për mendimin apo inteligjencën njerëzore. Në të gjitha arritjet e saj madhore muzika ka rrezatuar pikërisht mjeshtërinë dhe inteligjencën e ndërthurjes së tingujve për të përhapur ide të mëdha të jetësore”. Kjo vepër është vepra e tretë simfonike e Krajës shkruar katër vitet e fundit dhe të ekzekutuara nga Orkestra Simfonike e RTSH-së, të cilat kanë lënë mbresë tek artdashësit dhe në radhët e profesionistëve muzikës. E para, e titulluar “Vallja e Shtrigave” (2022) është një Kapriç Simfonik tepër miklues përsa i përket materialeve të saj tematike dhe artikulon idetë e një shthurjeje të shumfishtë që autori ndjen në jetën aktuale të vendit. E dyta, poema simfonike “Imazhe digjitale” (2023) pasqyron përplasjen midis të bukurës (tema e dytë) dhe  falsitetit dhe aparencës, që shfaqet në jetën e përditshme si një përplasje e dy filozofive që ballafaqohen kudo në jetën e përditshme.  Kështu, kompozitori Nestor Kraja shfaqet si një krijues që rrok tema aktuale me dimensione njerëzore e jetësore.

  • “Ditari i një të burgosuri”, Sarkozy rrëfen “tmerrin” e 20 ditëve prapa hekurave

    “Ditari i një të burgosuri”, Sarkozy rrëfen “tmerrin” e 20 ditëve prapa hekurave

    Ish-presidenti francez, Nicolas Sarkozy duket se e ka shfrytëzuar më së mirë kohën gjatë 20 ditëve që qëndroi në burg, duke shkruar një libër prej 216 faqesh.
    Libri, me titull “Ditar i një të Burgosuri”, do të dalë në treg më 10 dhjetor, sipas njoftimit të shtëpisë botuese Fayard.
    70 vjeçari Sarkozy u shpall fajtor për akuzën se kishte pranuar fonde të paligjshme nga diktatori libian Muammar Gaddafi për fushatën presidenciale të vitit 2007.
    Edhe pse qëndroi vetëm 20 ditë në burg, ai ka shkruar mesatarisht 11 faqe në ditë, duke e përshkruar përvojën si “një makth të vërtetë”.
    Në libër, ai tregon se zhurma në burg është e pandërprerë dhe se izolimi e bën njeriun më të fortë nga brenda.
    Sarkozy u mbajt në një qeli vetëm, i ndarë nga të burgosurit e tjerë për shkak të kërcënimeve me vdekje. Dy oficerë policie qëndronin në roje ditë e natë pranë qelisë së tij.
    Pas apelimit të vendimit, gjykata e Parisit e liroi më 10 nëntor nën mbikëqyrje gjyqësore. Aktualisht ai jeton sërish në vilën e tij, së bashku me bashkëshorten Carla Bruni, dhe detyrohet të mbajë një byzylyk elektronik.

  • “E kemi kaluar para kohe”/ Pezullimi i transportit publik në Prishtinë, qeveria i përgjigjet kryebashkiakut: Buxheti…

    “E kemi kaluar para kohe”/ Pezullimi i transportit publik në Prishtinë, qeveria i përgjigjet kryebashkiakut: Buxheti…

    Ministri në detyrë i Financave në Kosovë, Hekuran Murati, ka reaguar pas konferencës së kryetarit të Prishtinës, Përparim Rama i cili tha se shumë shërbime rrezikojnë të ndalen të hënën për shkak të bllokimit të buxhetit, për të cilin Rama tha se po bëhet për shkak të inateve politike.
    Murati ka shkruar përmes një postimi në Facebook se të premten pasdite, Thesari e ka alokuar buxhetin e dhjetorit për Komunën e Prishtinës, para kohe, me idenë që të paguheshin disa fatura për shërbime esenciale, siç ishte energjia elektrike.
    Mirëpo, sipas ministrit, Thesari është njoftuar se stafi i Komunës së Prishtinës kishin përfunduar orarin e punës dhe nuk e kishin kryer asnjë pagesë, me arsyetimin se “i kryejmë të hënën”.
    “Fillimisht u habita, sepse kjo sjellje e tyre nuk përkonte me urgjencën që kishin paraqitur, kur kishin kërkuar alokim të parakohshëm. Në vend se të paguanin faturat gjatë orarit të punës, Përparim Rama me nënkryetarët e tij kishin vendosur që të bëjnë propagandë anti-qeveri gjatë fundjavës, duke u ankuar për gjoja bllokadën. Sepse po të paguanin faturat të premten, s’do të mund të vazhdonin propagandën të shtunën e të dielën”, ka shkruar ai.
    Sipas Muratit, kjo zbulon, sipas tij, edhe arsyen pse Lumir Abdixhiku me deputetët tjerë të LDK-së nuk e votuan buxhetin për Prishtinën në Kuvend.
    “Sepse në mungesë të kauzave reale, paskan vendosur që të mos i kursejnë as qytetarët e Prishtinës, me shpresën që mos dikush rastësisht u beson se fajin e paska Qeveria”, ka shkruar ai.

  • Gati libri i radhës, Edi Rama: Jam dashnor i përkushtuar i gjuhës shqipe

    Gati libri i radhës, Edi Rama: Jam dashnor i përkushtuar i gjuhës shqipe

    Edi Rama

    TIRANË- Edi Rama duket se e ka gati “surprizën” e radhës, këtë herë jo në fushën politike. Në podcastin e tij të përjavshëm, kryeministri u shpreh se pasioni për të shkruar nuk është larguar, por për shkak të angazhimeve nuk ka më aq kohë sa dikur. Megjithatë, ai duket se ka gjetur kohën për të sjellë librin e tij më të ri, i cili lidhet me fjalët e sofrës së iftarit.
    Rama tha se vazhdon të hedhë në letër fragmente gjatë udhëtimeve apo përgatitjeve të punës, thjesht nga kënaqësia për të shkruar në shqip. Ai theksoi se takimet me Ismail Kadarenë kanë qenë takime ku flisnin kryesisht për gjuhën shqipe.
    “Jam dashnor i përkushtuar i gjuhës shqipe; e ndjej dhe më pëlqen të shkruaj. Madje, në rastet e rralla kur më është dhënë mundësia të takohem me Ismailin, pjesa që më tërhiqte më shumë ishte kur arrija ta fusja në bisedë për gjuhën. Natyrisht, ai e zotëronte shqipen në mënyrë të jashtëzakonshme. Ajo që më pëlqente shumë ishte kur ai bënte krahasimin me rusishten.
    Unë nuk kam më mundësi të ulem e të shkruaj siç kam shkruar ‘Kurbanin’. Më pëlqen shumë të shkruaj copëza, që lidhen me punën, fjalimet. Tani po përgatis një libër me fjalët e sofrës së iftarit, thjesht për kënaqësinë e shqipes, jo për ndonjë arsye tjetër, si edhe nga dëshira për të parë në një libër disa gjëra që i kam shkruar me shumë pasion”,- u shpreh Rama.

    /ZËRI

  • 20 ditë në burg/ Nicolas Sarkozy shkroi 11 faqe çdo ditë, pritet botimi i librit

    20 ditë në burg/ Nicolas Sarkozy shkroi 11 faqe çdo ditë, pritet botimi i librit

    Ish-presidenti francez, Nicolas Sarkozy, ka shkruar një libër 216-faqesh ku përshkruan 20 ditët që kaloi në izolim në burgun famëkeq La Santé në Paris. Ditar i një të Burgosuri”, do të publikohet më 10 dhjetor, konfirmon shtëpia botuese Fayard.
    Sarkozy, 70 vjeç, u dënua me pesë vjet burg, maksimumi për “komplot kriminal” – pasi u shpall fajtor për pranimin e fondeve të paligjshme nga diktatori libian Muammar Gaddafi për fushatën e tij presidenciale të vitit 2007. Megjithëse qëndroi vetëm 20 ditë në burg, ai ka shkruar mesatarisht 11 faqe në ditë, duke përshkruar përvojën si “një makth të vërtetë”.
    Në librin e tij ai tregon se zhurma në burg është “e pandërprerë” dhe se jeta e brendshme “forcohet” në izolim. Sarkozy u mbajt vetëm në një qeli të vogël, i ndarë nga të burgosurit e tjerë për shkak të kërcënimeve me vdekje. Dy oficerë policie ruanin qelinë ngjitur ditë e natë.
    Pasi apeloi vendimin, gjykata e Parisit e liroi më 10 nëntor nën mbikëqyrje gjyqësore. Ai tani jeton sërish në shtëpinë e tij 5 milionë paund me bashkëshorten Carla Bruni dhe duhet të mbajë një byzylyk elektronik. Megjithatë, ai ende nuk ia ka hedhur: nëse humbet apelin në mars, mund të kthehet sërish në La Santé.

  • “Tmerri” i 20 ditëve burg, Nicolas Sarkozy shkroi 11 faqe çdo ditë

    “Tmerri” i 20 ditëve burg, Nicolas Sarkozy shkroi 11 faqe çdo ditë

    Bota E Premte, 21 Nëntor 2025 21:54
    Ish-presidenti francez, Nicolas Sarkozy, ka shkruar një libër 216-faqesh ku përshkruan 20 ditët që kaloi në izolim në burgun famëkeq La Santé në Paris. Ditar i një të Burgosuri”, do të publikohet më 10 dhjetor, konfirmon shtëpia botuese Fayard.
    Sarkozy, 70 vjeç, u dënua me pesë vjet burg, maksimumi për “komplot kriminal” – pasi u shpall fajtor për pranimin e fondeve të paligjshme nga diktatori libian Muammar Gaddafi për fushatën e tij presidenciale të vitit 2007. Megjithëse qëndroi vetëm 20 ditë në burg, ai ka shkruar mesatarisht 11 faqe në ditë, duke përshkruar përvojën si “një makth të vërtetë”.

    Në librin e tij ai tregon se zhurma në burg është “e pandërprerë” dhe se jeta e brendshme “forcohet” në izolim. Sarkozy u mbajt vetëm në një qeli të vogël, i ndarë nga të burgosurit e tjerë për shkak të kërcënimeve me vdekje. Dy oficerë policie ruanin qelinë ngjitur ditë e natë.

    Pasi apeloi vendimin, gjykata e Parisit e liroi më 10 nëntor nën mbikëqyrje gjyqësore. Ai tani jeton sërish në shtëpinë e tij 5 milionë paund me bashkëshorten Carla Bruni dhe duhet të mbajë një byzylyk elektronik. Megjithatë, ai ende nuk ia ka hedhur: nëse humbet apelin në mars, mund të kthehet sërish në La Santé.

  • Vrau gjyqtarin Kalaja, autori letër nga qelia: Ndjej keqardhje, por vendimi ishte skandaloz

    Vrau gjyqtarin Kalaja, autori letër nga qelia: Ndjej keqardhje, por vendimi ishte skandaloz

    Elvis Shkambi, autori i dyshuar i vrasjes së gjyqtarit Astrit Kalaja në sallën e gjyqit, ka reaguar për qytetarët përmes një letre të shkruar nga ai nga ambientet e paraburgimit.
    Letra, është shkruar me datë 3 nëntor.
    Në letrën e shkruar prej 8 faqesh, Shkambi cilëson fillimisht se heshtja e tij për ngjarjen, ka ardhur në respekt të familjes Kalaja për humbjen e tyre. Ai shprehet se ndjen keqardhje për dhimbjen e shkaktuar në familjen Kalaja, ashtu sikurse dhe për familjen, shoqërinë dhe të afërmit e tij për shkak të veprimit të kryer nga ana e tij.
    Pjesë nga letra
    Shkambi shkruan se ajo se çfarë bëri ai atë ditë, ishte një veprim i palogjikshëm, por cilëson se vendimi i gjyqtarit Kalaja ishte po aq i palogjikshëm dhe “skandaloz”.

    PJESË NGA LETRA:
    “Me vendimin paraardhës, i cili u la në fuqi në datë 6.10.2025 është synuar grabitja e titullit ekzekutiv, pra pavlefshmëria e tij, një gjë e cila nuk mund të lëshohet në asnjë situatë nga personi i tretë, siç ishte rasti i kundërshtarëve tanë në gjyq. Nëse vendimi i gjykatës së shkallës së parë të juridiksionit të përgjithshëm Shkodër ishte një produkt edhe i paditurisë, vendimi i datës 6.10.2025 për ta lënë në fuqi nuk ishte nga padituria, por i ndikuar nga faktorë të tjerë.
    Prej 13 vitesh, xhaxhai im, Gjon Shkambi ishte kthyer në një eksperiment njerëzor nga sistemi gjyqësor në Shqipëri, në një kohë kur unë mundohesha t’i jepja fund këtij eksperimenti, gjykata e apelit e juridiksionit të përgjithshëm tiranë vendosi vazhdimin e atij eksperimenti.
    Ai vendim gjykate bie haptazi ndesh me kodin civil të republikës së Shqipërisë, kodin e procedurës civile, vendimet unifikuese të kolegjeve të bashkuara të gjykatës së lartë dhe të kolegjit civile, vendimet e gjykatës europiane për të drejtat e njeriut dhe kushtetutën e Republikës së Shqipërisë”, shkruan ndër të tjera Shkambi.

  • Lista e Hemingwayt me gjashtëmbëdhjetë librat që duhet t’i lexojë çdo shkrimtar

    Lista e Hemingwayt me gjashtëmbëdhjetë librat që duhet t’i lexojë çdo shkrimtar

    “Kjo është një listë me libra që çdo shkrimtar duhet të ketë lexuar si pjesë e arsimimit të vet… nëse nuk i ke lexuar këto, atëherë je thjesht i paarsimuar. Ato përbëjnë lloje të ndryshme të të shkruarit. Disa mund të të duken të mërzitshëm, të tjerë mund t’ju frymëzojnë dhe të tjerë janë kaq bukur të shkruar sa të bëjnë të ndjehesh i pashpresë si shkrimtar”.

    Më 1934, një gazetar i ri 22-vjeçar, Arnold Samuelson, u nis për të takuar shkrimtarin e tij hero, me shpresë se do të vidhte disa çaste nga Ernest Hemingway dhe të fliste mbi shkrimin. Fëmija e një familjeje emigrantësh norvegjezë që mbillnin grurë, ai sapo kishte përfunduar detyrat e kursit në gazetari në Universitetin e Minesotas, por kishte refuzuar të paguante tarifën prej 5 dollarësh për të tërhequr diplomën. I bindur se arsimi i tij letrar do të qe më i suksesshëm nëse bëhej çirak te Heminguej, sado për pak kohë, ai u ngjit mbi një kamion qymyri nga Minesota për të shkuar në Ki Uest. “Dukej me të vërtetë një gjë e çmendur për të bërë,” rikujtoi më pas Samuelson, “por një endecak 22 vjeçar gjatë Depresionit të Madh nuk kishte nevojë për ndonjë arsye të shëndoshë për të bërë diçka të tillë.” Sado e palogjikshme që mund të duket kjo nismë, ajo doli për mirë. Ai qëndroi me Heminguej për gati një vit dhe përgjatë këtij viti ai u bë i vetmi nxënës i vërtetë i titanit të letërsisë.

    Samuelson mbajti shënime dhe mësimet e tij të shumta u gjendën në një dorëshkrim që u zbulua nga vajza e tij vetëm pas vdekjes së tij më 1981. Dorëshkrimi në fund u publikua me titullin: Me Heminguej: Një vit në Ki Uest dhe Kubë – libër që doli si gjëja më e afërt me një profil psikologjik të shkrimtarit të madh.

    Shpejt pasi i riu mbërriti në Ki Uest, Hemingway i dha atij atë për të cilën kishte udhëtuar dhe që po kërkonte. Në një nga takimet e para, ai i jep një listë të shkruar me dorë dhe e udhëzon atë:

    “Kjo është një listë me libra që çdo shkrimtar duhet të ketë lexuar si pjesë e arsimimit të vet… nëe nuk i ke lexuar këto, atëherë je thjesht i paarsimuar. Ato përbëjnë lloje të ndryshme të të shkruarit. Disa mund të të duken të mërzitshëm, të tjerë mund t’ju frymëzojnë dhe të tjerë janë kaq bukur të shkruar sa të bëjnë të ndjehesh i pashpresë si shkrimtar”.

    Dhe lista është kjo:

    The Blue Hotel nga Stephen Crane

    The Open Boat by Stephen Crane

    Zonja Bovari nga Gustav Flober

    Dublinasit nga James Joyce

    E kuqja dhe e zeza (Stendal)

    Of Human Bondage by W. Somerset Maugham

    Ana Karenina, Leo Tolstoj

    Lufta dhe Paqja, Leo Tolstoj

    Budenbrokët nga Tomas Man

    Hail and Farewell nga George Moore

    Vëllezërit Karamazov nga Fjodor Dostojevski

    The Oxford Book of English Verse

    The Enormous Room E.E. Cummings

    Lartësitë e Stuhishme nga Emily Brontë

    Far Away and Long Ago nga W.H. Hudson

    The American nga Henry James

    Një libër tjetër që nuk gjendet në listën e shkruar me dorë por që iu rekomandua nxënësit nga ai si “libri më i mirë që një amerikan ka shkruar ndonjëherë” si dhe ai që “shënon fillesat e letërsisë amerikane” është Aventurat e Hakërberi Finit nga Mark Twain.

    ObserverKult

    Lexo edhe:

    “A PLACE IN THE SUN” DO TË PËRFAQËSOJË SHQIPËRINË NË BIENALEN E 61-TË TË ARTIT NË VENECIA

  • “Nga burgu më dërgoi letër t’i bëja…”/ Ndarja nga jeta e Fatos Nanos, analisti: Është padyshim një humbje e madhe

    “Nga burgu më dërgoi letër t’i bëja…”/ Ndarja nga jeta e Fatos Nanos, analisti: Është padyshim një humbje e madhe

    Ish-kryeministri i Shqipërisë, Fatos Nano përcillet sot për në banesën e fundit pas një ceremonie mortore të zhvilluar në Pallatin e Kongreseve. I ftuar në një studio televizive analisti Martin Leka, një mik i afërt i Fatos Nanos, ka ndarë disa histori nga koha kur Nano ishte akoma në pushtet.
    Leka tregon se në ditën që Fatos Nano dha dorëheqjen nga drejtimi i Partisë Socialiste, Edi Rama, pasardhësi i tij, e ka telefonuar, thotë Leka, dhe i ka thënë se Nanos do ta bëjë president të Republikës. Kjo ngjarje nuk ndodhi kurrë.
    “Kur ka dhënë dorëheqjen, më merr Rama në telefon, më tha ‘Do ta marr dhe do ta bej president të republikës’. Ndodhen ngjarjet pastaj”, tha Leka.
    Martin Leka ka treguar një tjetër ngjarje nga periudha kur Fatos Nano ishte i burgosur politik. Në pamundësi për të dhënë intervista, Nano kishte shkruar në një letër disa pika referencë. Kjo letër mbërrin me porosi të Nanos në duart e Martin Lekës, ku i kërkohej që në bazë të asaj që ishte shkruar, të hartonte një intervistë sikur e kishte bërë vetë ai.
    Në fund të intervistës, Leka surprizoi Nanon, ku kishte shkruar emrat e dy fëmijëve të tij, Eda dhe Sokoli.
    “Ka qenë në rast tjetër, në kohën e një izolim në burg nuk i lejohej të jepte as intervista, asgjë. Më therët Gjino, më thotë që kam porosi nga Fatosi. Ishte një letër e shkruar me shkrimin e vet ku kishte jo më shumë se 7-8 rreshta. ‘Me këtë duhet bërë një intervistë. Do t’i bësh ti’ më tha. Ishin 5 -6 pika.
    Ishte për mua jo vetëm hera e parë, por fillova të lexoja sërish intervista që kisha bërë përpara, se duhej bërë sikur ia kisha marrë vërtet intervistë. Në fund i bëra dhe një surprizë, intervistoi Eda dhe Sokoli, emrat e dy fëmijëve të tij. Ishte një emocion i paparë nga ai, dhe falënderime”, tregon Leka.
    Leka tregon se asnjëherë nuk i shkëputi marrëdhëniet me Nanon, deri në kohën që gjendja e tij shëndetësore u përkeqësua,
    “Unë gjatë kohës që ai ishte në funksione, e kam takuar shumë rrallë. Në një periudhë të vështirë në vitin 2002, kur nuk isha më drejtor i Radio Tiranës, unë nuk i thashë, u largova vetë dhe më pas kur e kam takuar, më tha si ka mundësi që nuk më more në telefon? I thashë që nuk kisha asnjë hall personal.
    Para 1 viti shkova bashkë me djalin pimë kafe afër vilës së vet. Kemi shkëmbyer mesazhe për raste, deri kur ai nuk arriti më pastaj të komunikonte. Është padyshim një humbje e madhe për gjithë Shqipërinë.”
    Leka thekson dhe njëherë mbështetjen e madhe që Fatos Nano i ka dhënë Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës gjatë kohës së luftës. Leka thotë se historia do të gjykojë drejt dhe të gjithë do të kuptojnë qartë sesa ndihmë i ka dhënë ai ushtrisë të Kosovës nga Shqipëria për tu vënë në lëvizje.

  • Federata botërore e xhudos shkruan për talentet shqiptare në këtë sport

    Federata botërore e xhudos shkruan për talentet shqiptare në këtë sport

    Të premten e të shtunën në Kishiniev të Moldavisë mbahet Kampionati Evropian U23 në xhudo, ku do të marrin pjesë 308 xhudistë të moshës deri në 23 vjet, nga 37 vende të ndryshme. Unioni Evropian i Xhudos, që edhe e organizon ngjarjen, ka shkruar për suksesin e Evropianit për seniorët e rinj.
    Për Evropianin U23, EJU ka shkruar se është “rrugë e dëshmuar drejt lavdisë olimpike”. Ndër të tjera, EJU ka përmendur tri xhudistet kosovare që para se të fitonin medaljen më të vlefshme në sport, të artën olimpike, kishin fituar të artën në Kampionatin Evropian U23. “Shumë fitues të mëparshëm kanë arritur sukseset më të mëdha në sport. Xhudistet e gjeneratës së artë të Kosovës, Distria Krasniqi, Majlinda Kelmendi dhe Nora Gjakova, filluan rrugëtimin e tyre me tituj të Evropës U23, përpara se të fitonin medalje olimpike në Rio, Tokio e Paris”, ka shkruar EJU, që ka publikuar fotografinë e Majlinda Kelmendit. Ajo e fitoi të artën në Evropianin U23 në vitin 2012 në Pragë. Nora Gjakova e fitoi të artën në këtë ngjarje në vitin 2014 në Vroklav të Polonisë, ndërsa Distria fitoi të arta në vitet 2016 e 2017 dhe të bronzta në vitet 2012 e 2013. Majlinda Kelmendi është pjesë edhe e Evropianit në Kishiniev. Por në cilësinë e trajneres. Ikona e xhudos botërore do të drejtojë Laurinë Gashin, Dardan Cenën e Anes Veselin. Gashi në kategorinë deri 52 kilogramë dhe Cena në kategorinë deri 73 kilogramë, garojnë të premten. Veseli, xhudisti i kategorisë deri 90 kilogramë, në tatami del të shtunën.
    Evropiani U23 vlerësohet ngjarje shumë e rëndësishme për xhudistët e rinj, përkatësisht për ata që angazhohen për të dalë nga niveli junior në nivelin e të rriturve. Edhe xhudisteve kosovare u ka shërbyer shumë për këtë qëllim. Por si ngjarje nuk mund të krahasohet me Evropianin e të rriturve e po ashtu me garat Grand Slam.