Tag: shkodrës

  • Dita Ndërkombëtare e Maleve, ish- deputetja Koliqi: 5 zona malore të Shkodrës po dhurohen për betonizim…

    Dita Ndërkombëtare e Maleve, ish- deputetja Koliqi: 5 zona malore të Shkodrës po dhurohen për betonizim…

    Kjo ditë, e shpallur nga Asambleja e Përgjithshme e OKB-së, që duhet të ishte dita në mbrojtje të bukurive natyrore të Alpeve Shqiptare dhe zonave të tjera malore, e gjen Shkodrën, me efektet shkatërruese të “Paketës së Maleve”.
    Janë 5 zona malore të Shkodrës, që po i dhurohen investitorëve strategjikë, për t’i betonizuar.Ligji, nuk mbron natyren, rrezikon speciet e rralla në rrezik zhdukjeje, lejon që siperfaqe pyjore, kullota, toke bujqësore të kthehen në tokë urbane ne funksion te ndertimit.
    Me tokat e bregdetit, qeveria krijoi konflikte sociale për resorte të ndërtuara në prona private, duke shpronësuar tokën jo me çmim tregu, por me çmim reference të caktuar nga qeveria.
    Në Veri, meqë tokën nuk ia regjistroi asnjëherë banorëve autoktonë, po shpall “Zonat me përparësi zhvillimi të ekonomisë malore” dhe toka po shitet me çmimin simbolik 1 Euro dhe me kusht.
    Janë 4400 ha, në natyren më të lakmueshme të Shkodrës, që po i jepen klientëve të qeverisë për betonizim.
    Pasi e rrafshoi të gjithë Thethin, nga ndërtimet e banorëve autoktonë, po jep 2286 ha për ndërtimet klienteliste.
    E njëjta gjë me 426 ha në fshatin Nderlysaj.Sipërfaqe në fshatrat Rragam, Sheldi, Mazrek–Shpor, e gjitha zonë në breg të liqenit të Vau-t të Dejës ne drejtim te liqenit te Komanit.
    Ky është vizioni për Shkodrën, betonizimi i saj, dëmtimi i natyrës së virgjër, florës dhe faunes së eger dhe për rrjedhojë, dëmtimin e turizmit natyror.E njëjta që po ndodh edhe me qytetin, betonizim në qendër dhe në zonën historike e zonën e mbrojtur, duke i humbur qytetit identitetin, trashëgiminë urbanistike, arkitektonike dhe të peisazhit. /Nga Emilia KOLIQI, ish- deputete e qarkut Shkodër, publikuar në Facebook/

    Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd.
    Ju mirëpresim!

    Post navigation

  • Humbje dhe lojë e dobët, Vllaznia e Martinit nuk gjen ritmin jashtë Shkodrës

    Humbje dhe lojë e dobët, Vllaznia e Martinit nuk gjen ritmin jashtë Shkodrës

    Përveç rezultateve që nuk kanë qenë aty ku duhet dhe pretendojnë tek Vllaznia edhe loja e shkodranëve ka zhgënjyer në javët e fundit. Me skuadrën kuqeblu që duket se është “tjetërsuar” në krahasim me atë çfarë pamë dhe çfarë dhuroi në fazën e parë të Superiores. Ku nga shumë kush kuqeblutë u cilësuan si ekipi më simpatik dhe që dhuronte futbollin më të bukur në kampionat. Megjithatë shumëçka ka ndryshuar në 5-6 javët e fundit, ku niveli i shfaqur në fushë nga kuqeblutë ka rëndë ndjeshëm. E kjo u vërtetua edhe në ndeshjen e fundit të humbur 1-0 kundër Elbasanit, pavarësisht se loja e Vllaznisë u kushtëzua ndoshta edhe nga dalja me karton të kuq e Gjinit që në gjysmën e pjesës së parë.
    Dhe pavarësisht se kuqeblutë u munduan në fraksionin e dytë të lojës për të rrezikuar në portën e verdhebluve, ishin të pakta tentativat serioze në drejtim të portës së Janaçek. Me Vllazninë që nuk arriti të prodhonte rastet e zakonshme si jemi mësuar ta shohim këtë edicion. Teksa një lojë e tillë e 9 herë kampionëve të vendit ka disa javë që shfaqet dhe duket se momentalisht skuadra është në një krizë nga e cila nuk po arrin të dalë dhe reagojë.

    Jo vetëm për rezultatet, por edhe lojën që po paraqet e cila nuk jep optimizëm për duelet e ardhshme në kampionat. Ndërkohë ndeshjet jashtë fushe vijojnë të jenë një pikë e dobët e skuadrës dhe kjo vërtetohet nga transferta në transfertë për kuqeblutë. Të cilët morën humbjen e 4-ët këtë sezon, ku 3 prej tyre kanë ardhur pikërisht në transferta larg Shkodrës. Me skuadrën e Martinit që ka vetëm një fitore jashtë fushës së saj, kundër Bylis në shifrat 0-1 në javën e 7-të të kampionatit.
    Teksa në 8 ndeshje të luajtura jashtë Shkodrës, duke llogaritur edhe atë me Vorën që u zhvillua në “Loro Boriçi”, kuqeblutë kanë marrë vetëm 7 pikë. Duke pasur poshtë vetëm skuadra si Flamurtari me 7 pikë dhe Bylis e Tirana me nga 5 pikë të grumbulluara në sfidat e zhvilluara në transfertë.

    © BalkanWeb

    Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.Grupi Balkanweb

  • Fiks Fare/ Fëmijët që terrorizojnë Shkodrën, godasin dhe vjedhin banorët. Institucionet në kolaps: Nuk kemi çfarë t’u bëjmë

    Fiks Fare/ Fëmijët që terrorizojnë Shkodrën, godasin dhe vjedhin banorët. Institucionet në kolaps: Nuk kemi çfarë t’u bëjmë

    Një grup fëmijësh të moshës 12–14 vjeç kanë kthyer një lagje të Shkodrës në zonë të frikës, duke goditur, kërcënuar dhe grabitur banorët.

    Ndërkohë, policia thotë se “janë minorenë dhe nuk mund të mbahen”, shkolla deklaron se “nuk ka probleme në ambientet e saj”, ndërsa nëna e njërit prej djemve shpërthen: “Jam dorëzuar, çfarë të bëj më? Le ta fusin në burg.”
    Në redaksinë e “Fiks Fare” ka mbërritur një ankesë e fortë prej disa personash, ku një grup të miturish janë kthyer në tmerr për banorët e zonës. Sipas denoncuesve, fëmijët godasin këdo që nuk u jep para dhe policia edhe kur ndërhyn, detyrohet t’i lirojë menjëherë.
    Një i ri, viktimë e këtij grupi, rrëfen se është qëlluar dhe i janë kërkuar para me forcë.
    “Më rrethuan, më goditën dhe më detyruan t’u jepja para. Shkova në polici, por më thanë se nuk kanë çfarë të bëjnë sepse janë minorenë. Kam frikë se do të përfundojë ose unë, ose ata. Kërkova ndihmën e Fiksit që të mos shkojmë në pika ekstreme.”
    Ky i ri takohet edhe me një qytetar tjetër, i cili po ashtu është sulmuar nga i njëjti grup.
    “Më goditën në kokë. Erdhën policët, i mbajtën një orë dhe i lanë të lirë. Po vazhdojnë të godasin njerëz të tjerë. Jemi të pambrojtur.” Thotë një tjetër banorë i Shkodrës.
    Denoncuesi i parë dinte vetëm emrin e njërit prej djemve 14 vjeç, nxënës i një shkolle 9-vjeçare në Shkodër. Gazetarët takuan nënën e tij, e cila, mes lotësh, pranon se djali është futur në shoqëri të keqe dhe ka dalë jashtë kontrollit.
    “Kam tre fëmijë. Jam e divorcuar dhe punoj gjithë ditën. Nuk kam çfarë bëj më! Djali vjen vonë, nuk më dëgjon, ka probleme me shumë njerëz. Kam shkuar në polici disa herë, u kam thënë ‘futeni në burg” thotë e ema e të miturit
    Ajo shton se problemet nuk vijnë nga shkolla, por nga shoqëria e rrugës, ku ka edhe të rritur edhe minorenë.
    Gazetarët e “Fiks Fare” shkuan në shkollën ku mëson i mituri. Stafi nuk lejoi hyrjen në ambientet e brendshme, por drejtoresha, në një komunikim telefonik, tha se: Nxënësi vjen rregullisht në mësim, nuk ka krijuar problem brenda shkollës ,psikologia dhe drejtoria janë në dijeni të sjelljes së tij jashtë shkollës  dhe rasti po ndiqet.
    Gazetarët kontaktuan edhe me specialistin e zonës (SPZ), i cili konfirmoi se i mituri paraqitet shpesh në komisariat.
    “Vjen çdo muaj, ndonjëherë edhe më shpesh. Duke qenë minoren, procedurat janë më të kufizuara. Merremi me këshillim, me punonjës socialë dhe psikologë për të sheshuar rastin.” Sqaron SPZ-ja.
    Burime të tjera në komisariat pranojnë se situata është e vështirë, por që u janë “lidhur” duart pasi kemi të bëjmë me minorenë.
    Rasti nxjerr edhe një herë në pah boshllëkun mes ligjit për të miturit dhe realitetit të përditshëm, kur fëmijë 12–14 vjeç bëhen autorë të dhunës, askush nuk ka mjetet ligjore dhe institucionale për t’i ndalur. Ndërkohë, banorët e Shkodrës thonë se po jetojnë me frikë dhe pasiguri.

    Top Channel

  • Pamjet e rralla të Shkodrës, prezantohen në Universitetin “Luigj Gurakuqi” fotografitë e Pallatit Yıldız

    Pamjet e rralla të Shkodrës, prezantohen në Universitetin “Luigj Gurakuqi” fotografitë e Pallatit Yıldız

    Ekspozita e fotografive të Pallatit Yıldız u prezantua në Universitetin “Luigj Gurakuqi”, duke sjellë pamje të rralla të peizazheve, ndërtimeve arkitekturore dhe jetës së përditshme të Shkodrës nga fundi i shekullit XIX dhe fillimi i shekullit XX.

    Në fjalën e tyre, ambasadori turk dhe rektori Gjuraj u ndalën edhe te bashkëpunimet në fushën akademike.
    “Sot po inaugurojmë këtë ekspozitë fotografike, e cila dokumenton pamje të rralla të qytetit të Shkodrës, si një tregues i historisë sonë të përbashkët. Bashkëpunimi i dy vendeve tona me aktivitete të tilla ndihmon fuqishëm në një të ardhme të përbashkët të suksesshme.”, shprehet Tayyar Kağan Atay, Ambasadori i Republikës së Turqisë në Tiranë
    “Koleksioni që sot është pjesë e UNESCO-s ofron një udhëtim vizual në historinë e Shkodrës dhe i afrohet publikut si një dritare drejt trashëgimisë kulturore dhe historike të qytetit.”, thotë Tonin Gjuraj, rektor i Universitetit të Shkodrës.

    Top Channel

  • EMRI – Ndihmoi autori Ragip Gila në “masakrën e Shkodrës”, arrestohet “rastësisht” 17- vjeçari…

    EMRI – Ndihmoi autori Ragip Gila në “masakrën e Shkodrës”, arrestohet “rastësisht” 17- vjeçari…

    Policia e Shkodrës ka vënë në pranga 17-vjeçarin Danjel Ndreu, i cili ishte shpallur në kërkim si i dyshuar për bashkëpunim në atentatin e 8 shtatorit në qendër të qytetit, ku Ragip Gila vrau 2 persona dhe plagosi dy të tjerë.
    Ngjarja e rëndë solli humbjen e jetës së Armando Palit dhe Liridon Krajës, ndërsa mbetën të plagosur Erogen Vaso shënjestra e dyshuar e sulmit, dhe kamarierja Meri Kaceri.
    I mituri Danjel Ndreu, mësohet se u ndalua nga forcat “Shqiponja” gjatë një kontrolli rutinë, ku iu gjetën disa doza kokaine. Pas shoqërimit në komisariat, rezultoi se ai kërkohej gjithashtu edhe për vjedhjen e një motori në muajin gusht. Pritet të përcaktohet cilat akuza do të formalizojë Prokuroria e Shkodrës ndaj Ndreut në vijim.

    Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd.
    Ju mirëpresim!

    Post navigation

  • Atentati i 8 shtatorit/ Arrestohet 17-vjeçari nga Shkodra, dyshohet se bashkëpunoi me autorët

    Atentati i 8 shtatorit/ Arrestohet 17-vjeçari nga Shkodra, dyshohet se bashkëpunoi me autorët

    Policia e Shkodrës ka vënë në pranga 17-vjeçarin Danjel Ndreu, i cili ishte shpallur në kërkim si i dyshuar për bashkëpunim në atentatin e 8 shtatorit në qendër të qytetit.

    Ngjarja e rëndë solli humbjen e jetës së Armando Palit dhe Liridon Krajës, ndërsa mbetën të plagosur Erogen Vaso shënjestra e dyshuar e sulmit dhe kamariere Meri Kaceri.

    I mituri u ndalua nga forcat “Shqiponja” gjatë një kontrolli rutinë, ku iu gjetën disa doza kokaine. Pas shoqërimit në komisariat, rezultoi se ai kërkohej gjithashtu edhe për vjedhjen e një motori në muajin gusht.

    Pritet të përcaktohet cilat akuza do të formalizojë Prokuroria e Shkodrës ndaj Ndreut në vijim.
    gijotina.com/

  • Atentati në Shkodër/ Kapet 17-vjeçari, bashkëpunëtor i autorit që shkaktoi 2 viktima

    Atentati në Shkodër/ Kapet 17-vjeçari, bashkëpunëtor i autorit që shkaktoi 2 viktima

    Policia e Shkodrës ka vënë në pranga një 17-vjeçar, i cili ishte shpallur në kërkim si bashkëpunëtor i dyshuar i autorit të atentatit të 8 shtatorit në qendër të qytetit. I arrestuari është shtetasi me iniciale D.N.
    Ngjarja e rëndë solli humbjen e jetës së Armando Palit dhe Liridon Krajës, ndërsa mbetën të plagosur Erogen Vaso, shënjestra e dyshuar e sulmit dhe një kamariere.
    I mituri u ndalua nga forcat “Shqiponja” gjatë një kontrolli rutinë, ku iu gjetën disa doza kokaine. Pas shoqërimit në komisariat, rezultoi se ai kërkohej gjithashtu edhe për vjedhjen e një motori në muajin gusht. Pritet të përcaktohet cilat akuza do të formalizojë Prokuroria e Shkodrës ndaj 17-vjeçarit në vijim.

  • Ndihmoi Ragip Gilën në masakrën e Shkodrës, arrestohet bashkëpunëtori i mitur Danjel Ndreu

    Ndihmoi Ragip Gilën në masakrën e Shkodrës, arrestohet bashkëpunëtori i mitur Danjel Ndreu

    Policia e Shkodrës ka arrestuar Danjel Ndreun, 17-vjeçarin, i cili ishte shpallur në kërkim policor si bashkëpunëtor i Ragib Gilës për atentatit të 8 shtatorit në Shkodër, mëson gazetari Eraldo Harlicaj.

    Në atentatin në qendër të qytetit humbën jetën Armando Pali dhe Liridon Kraja, ndërsa mbeti i plagosur Erogen Vaso, shënjestër e sulmit, dhe Meri Kaceri, kamariere.
    Ndreu u kap nga forcat “Shqiponja” në një kontroll rutinor ku u kap me disa doza kokainë.
    Ai u shoqërua në komisariatin e policisë së Shkodrës. Po ashtu, i mituri ishte në kërkim dhe për vjedhjen e një motori në gusht të këtij viti.
    Mbetet për tu parë akuza që do të ngrejë Prokuroria e Shkodrës në lidhje me Ndreun.

    Lexo edhe: Masakra e Shkodrës/ Ragip Gila nuk veproi i vetëm, edhe një i mitur i përfshirë në ngjarje

    Top Channel

  • EMRI – Ndihmoi Ragip Gilën në masakrën e Shkodrës, arrestohet 17-vjeçari

    EMRI – Ndihmoi Ragip Gilën në masakrën e Shkodrës, arrestohet 17-vjeçari

    Policia e Shkodrës ka vënë në pranga 17-vjeçarin Danjel Ndreu, i cili ishte shpallur në kërkim si i dyshuar për bashkëpunim në atentatin e 8 shtatorit në qendër të qytetit kur Rakip Gila qëlloi në një lokla në qendër të qytetit.
    Ngjarja e rëndë solli humbjen e jetës së Armando Palit dhe Liridon Krajës, ndërsa mbetën të plagosur Erogen Vaso shënjestra e dyshuar e sulmit dhe kamariere Meri Kaceri.

    I mituri u ndalua nga forcat “Shqiponja” gjatë një kontrolli rutinë, ku iu gjetën disa doza kokaine. Pas shoqërimit në komisariat, rezultoi se ai kërkohej gjithashtu edhe për vjedhjen e një motori në muajin gusht.

    Pritet të përcaktohet cilat akuza do të formalizojë Prokuroria e Shkodrës ndaj Ndreut në vijim.

  • Në kërkim për atentatin e 8 shtatorit në Shkodër, arrestohet 17-vjeçari, iu gjet edhe kokainë

    Në kërkim për atentatin e 8 shtatorit në Shkodër, arrestohet 17-vjeçari, iu gjet edhe kokainë

    Policia e Shkodrës ka vënë në pranga 17-vjeçarin Danjel Ndreu, i cili ishte shpallur në kërkim si i dyshuar për bashkëpunim në atentatin e 8 shtatorit në qendër të qytetit.
    Ngjarja e rëndë solli humbjen e jetës së Armando Palit dhe Liridon Krajës, ndërsa mbetën të plagosur Erogen Vaso shënjestra e dyshuar e sulmit dhe kamariere Meri Kaceri.
    I mituri u ndalua nga forcat “Shqiponja” gjatë një kontrolli rutinë, ku iu gjetën disa doza kokaine. Pas shoqërimit në komisariat, rezultoi se ai kërkohej gjithashtu edhe për vjedhjen e një motori në muajin gusht.
    Pritet të përcaktohet cilat akuza do të formalizojë Prokuroria e Shkodrës ndaj Ndreut në vijim.