Tag: shkencore

  • Kuksiani i falsifikon firmën shokut, Prokuroria kërkon burg — kush janë 3 ekspertët që e shpallin të pafajshëm?

    Kuksiani i falsifikon firmën shokut, Prokuroria kërkon burg — kush janë 3 ekspertët që e shpallin të pafajshëm?

    Në emisionin investigativ “Piranjat”, 25-vjeçari Ardit Lala ka denoncuar një padrejtësi që i është bërë babait të tij të ndjerë, Hidër Lala, i cili ndërroi jetë në vitin 2020 si pasojë e Covid-19. Ai deklaron se babai i tij kishte miqësi me një zotëri nga Kukësi, Muhamet Sula, i cili në vitin 2018 shfaqet poshtë banesës së familjes Lala dhe paraqet 2 kontrata, ku njëra është kontratë huaje dhe tjetra është deklaratë. Si aty, si në Polici pasi bëri kallëzim, z. Lala pretendoi se kjo ishte një formë gjobëvënie ndaj tij, nga miku Muhamet Sula dhe noteri në bashkëpunim, Ardian Elezi, të cilët u akuzuan për “falsifikim dokumentesh” dhe “shpërdorim detyre”.

    Pasi nisin hetimet nga Prokuroria, bëhen disa veprime proceduriale hetimore, ndër të cilat është edhe një akt-ekspertimi i vitit 2019. Eksperti Vjolxhin Kuka bëri krahasime me modele të mëparshme shkrimi si dhe shkrime të lira nga z. Hidër Lala, dhe pasi kreu ekzaminime me të gjitha pajisjet e nevojshme që disponon Instituti i Policisë Shkencore për të tilla procedura, doli në konkluzione se dokumenti “deklaratë” i vitit 2014, emri dhe mbiemri Hidër Lala “nuk duhet të jetë shkruar nga personi në fjalë”, ndërsa sa i takon firmës, “nuk përjashtohet mundësia të jetë nënshkruar nga ai”.

    Mirëpo sipas Prokurorisë, ky ishte një vendim jo shterues, ndaj organi i akuzës kërkoi hetime shtesë dhe, konkretisht, kryhet një tjetër akt-ekspertimi, po nga Instituti i Policisë Shkencore, më 8 maj 2020. Dokumenti mban firmën e ekspertëve Durim Çako dhe Shefqet Xhemollari. Modelet e krahasimit ishin të njëjta: emri, mbiemri dhe firma e z. Lala nga dokumentet e sipërpërmendura si dhe shkrime të lira të tij. Edhe pajisjet që u përdorën ishin po të njëjta. Kështu që, lidhur me deklaratën që mban shumën 47.200 euro, dy ekspertët kriminalistë shprehen se “emri, mbiemri dhe firma nuk janë shkruar dhe nënshkruar nga z. Lala”.

    Dhe kaq i mjaftoi Prokurorisë që z. Muhamet Sula dhe noterin Ardian Elezi t’i merrte në pyetje si persona nën hetim, por të dy deklaruan se nuk kanë falsifikuar asnjë shkrim apo akt-noterial dhe se gjithçka është zhvilluar në prezencë të palëve. Mirëpo Prokuroria nuk mendoi kështu. Duke marrë parasysh dy aktet e ekspertimit të kryera nga Instituti i Policisë Shkencore, prokurorja Rita Gjati dërgoi për gjykim çështjen në Gjykatën e Kukësit, ku ndaj z. Sula rëndonte vepra penale “falsifikim dokumentesh”, ndërsa noterit Elezi iu shtua edhe vepra penale “shpërdorimi i detyrës”.

    Megjithatë, organi i akuzës nuk u mjaftua me kaq, pasi prokurorja Gjati kërkoi të bëhej një akt i tretë ekspertimi. Në dokumentin që mban datën 6 nëntor 2020, ekspertëve të mëparshëm, Vjolxhin Kuka dhe Shefqet Xhemollari, u shtohet edhe eksperti Gani Jahelezi, dhe në konkluzionet e vendimit të marrë, pas ekzaminimit të të gjithë dokumenteve dhe provave të nevojshme, me të njëjtat aparate dhe metoda krahasimi të Institutit të Policisë Shkencore, ata shprehen se “emri, mbiemri dhe firma e z. Hidër Lala nuk janë shkruar dhe nënshkruar nga ai”.

    Prokuroria vendos të ushtrojë ndjekjen penale ndaj personave dhe çështja kalon në gjykim në themel. Duke qenë se dy nga ekspertët gjatë fazës hetimore kanë qenë pjesë e një akti të bërë rishtazi, të pandehurit i kërkojnë gjykatës kryerjen e një riekspertimi grafik me 3 ekspertë, po të Institutit të Policisë Shkencore. Dhe për këtë u zgjodhën Elvis Mako, Suela Pashaj dhe Kristaq Gjika, të cilët me aktin e ekspertimit që mban datën 25 tetor 2024, do të hidhnin poshtë punën e vetë kolegëve të tyre të Institutit të Policisë Shkencore, dhe t’i hapnin z. Sula dhe noterit Elezi rrugën drejt pafajësisë.

    Pasi këta ekspertë, po nga i njëjti institucion, me të njëjtat prova të administruara për çështjen në fjalë, me të njëjtat pajisje, aparate dhe metoda krahasimi, dolën në përfundime tërësisht të kundërta, duke konkluduar se “emri, mbiemri dhe firma e z. Hidër Lala në dokumentin ‘deklaratë’ është shkruar dhe nënshkruar nga vetë ai”. Kështu Gjykata vendosi t’i japë pafajësinë shtetasve Muhamet Sula dhe noterit Ardian Elezi, duke qenë se i referohet aktit të fundit të ekspertimit.

    Gjendur para këtij fakti, djali i të ndjerit, 25-vjeçari Ardit Lala, kallëzoi për “ekspertim të rremë” në Prokurorinë e Kukësit 3 ekspertët e Institutit të Policisë Shkencore: Elvis Mako, Suela Pashaj dhe Kristaq Gjika. Mirëpo Prokuroria e Kukësit çmoi se kjo çështje nuk duhej të kalonte në hetim. Kështu që, 1 muaj më pas, më datë 16 qershor, Ardit Lala depozitoi pranë Gjykatës së Kukësit ankim kundër vendimit të Prokurorisë për “mosfillim të hetimeve”.

    Dhe krahas procedurave ligjore që po ndjek Arditi, “Piranjat” vijuan punën për të zbardhur sado pak këtë çështje, duke u përballur me vetë ekspertët. E para që foli për gazetarin Freard Rista ishte znj. Suela Pashaj, e cila pretendoi se çdokush mban përgjegjësi për veprimet e tij dhe se puna e tyre nuk bëhet vetëm me aparate dhe pajisje të specializuara. Gjatë debatit me gazetarin Rista, bashkëshorti i saj u tregua agresiv duke tentuar t’i marrë mikrofonin, ndërsa ajo vetë e kërcënoi gazetarin duke përmendur Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit.

    Disa ditë më pas, 3 ekspertët që kanë dhënë vendim unanim për një nënshkrim të të ndjerit Hidër Lala, ishin ulur në kafene së bashku. Në ballafaqimin me gazetarin Freard Rista, z. Elvis Mako u largua menjëherë duke mos pranuar diskutim, ndërsa z. Kristaq Gjika pretendoi se nuk ishte në dijeni të rastit, duke kërkuar informacion “në rrugë zyrtare”, një formë e njohur tashmë për shmangien e debatit dhe të së vërtetës. 

  • Sistemi i gradave dhe revistave shkencore/ Akuza të forta për paracaktim të fituesit të tenderit 2.6 mln euro të AKSHI-t

    Sistemi i gradave dhe revistave shkencore/ Akuza të forta për paracaktim të fituesit të tenderit 2.6 mln euro të AKSHI-t

    Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit po përballet përsëri me dyshime serioze për manipulim të procedurave të prokurimit publik. Këtë herë, në qendër të akuzave është tenderi me vlerë rreth 2.6 milionë euro për ngritjen e sistemit elektronik të titujve akademikë, gradave shkencore dhe revistës shkencore në Republikën e Shqipërisë.
    Sokol Sinani, administrator i Intech+ dhe ish-ortak i Ilir Beqjes, ka depozituar dy ankesa pranë Komisionit të Prokurimit Publik, duke pretenduar se kriteret e vendosura nga AKSHI janë hartuar posaçërisht për të favorizuar një kompani të vetme në treg.
    Në thelb të konfliktit është kërkesa e AKSHI-t për personel të pajisur me certifikata sigurie CSP dhe një Oficer Sigurie Industriale, kriter që sipas Intech+ nuk mbështetet në asnjë argument ligjor apo teknik.
    Sipas dokumenteve, Komisioni i Prokurimit Publik ka konstatuar se AKSHI nuk ka justifikuar pse tenderi duhet trajtuar si proces që përfshin informacion të klasifikuar, por megjithatë, ndryshimet e kërkuara nga KPP nuk janë reflektuar në dokumentet e rishikuara të tenderit.

    Në ankesën e fundit të depozituar më 14 nëntor, Intech+ deklaron se moszbatimi i vendimit të KPP përbën shkelje të ligjit, duke lënë të hapur dyshimin se fituesi është paracaktuar, pasi vetëm një kompani plotëson kriteret e vendosura.
    Që prej krijimit të saj, AKSHI është shoqëruar nga një histori e gjatë ankesash dhe dyshimesh për favorizim të një rrethi të ngushtë kompanish.
    Në krye të tyre renditen Advanced Business Solutions e Gerond Meçes dhe Soft & Solutions e Horizon të Ermal Beqirit, kompani që prej vitesh ndajnë kontrata publike milionëshe dhe zhvillojnë një luftë të heshtur për dominim në tregun e IT-së shtetërore, përfshirë përdorimin e mediave për sulme direkte ose indirekte kundër njëra-tjetrës.
    Akuzat e Intech+ ne ankesen. e pare
    Edhe vetë Intech+, e lidhur me Ilir Beqjen, ka qenë një përfitues i rëndësishëm tenderësh të AKSHI-t duke marrë rreth 10 milionë euro që prej 2015.
    Por pas goditjes penale ndaj Beqjes, pozitat e kompanisë kanë rënë ndjeshëm, duke e detyruar atë t’i drejtohet rrugës së ankimimit administrativ, ndërsa në treg konsiderohet gjerësisht se tenderi “ka fituesin e vet” para se gara të zhvillohet.
    /skyweb.al/

  • Resmije Kryeziu dhe fati i krijuesit në Kosovë

    Resmije Kryeziu dhe fati i krijuesit në Kosovë

    Nga Myrvete & Begzad BaliuDitë më parë, në ambientet e Institutit Albanologjik të Prishtinës, një brez kryesisht i ri i studiuesve, me fjalën e tyre, me kumtesat, me urimet dhe përgëzimet kolegiale shënuan ditëlindjen e 80-të të studiueses, shkrimtares e publicistes Resmije Kryeziu. E ulur pranë zotërisë së saj, profesorit universitar, regjisorit, dramaturgut e publicistit Ekrem Kryeziu, një aristokrat nga sjellja dhe artist nga pamja (dy veçori që duket nuk kanë mundur t’ia fshijnë as puna e madhe prej regjisori, as vitet e mundimeve të mëdha në burgjet serbe), ajo si dhe i shoqi, sikur nuk kishin humbuar asgjë nga rinia (hijeshinë, elegancën dhe stilin e veshjes), asgjë nga pjekuria (mendimin shkencor) dhe asgjë nga diskursi i komunikimit (elokuencën dhe artin letrar).1.Zonja Resmije Kryeziu (Gjakovë, 1945) është historiane e letërsisë, shkrimtare dhe publiciste. Shkollën fillore e ka mbaruar në vendlindje, shkollën e mesme në Pejë, ndërsa studimet universitare dhe pasuniversitare në Degën e Gjuhës dhe Letërsisë Shqipe në Universitetin e Prishtinës.Fillimet e para në fushë të publicistikës dhe krijimtarisë letrare të saj i gjejmë tek gazeta “Zëri i rinisë” dhe pothuajse në të gjitha gazetat dhe revistat letrare të viteve ’70, ndërsa fillimet shkencore edhe në Institutin e Historisë. Por, vetëm pas kalimit të saj në Institutin Albanologjik (1977) shohim përkushtimin e saj shkencor dhe përshkallëzimin e kësaj dijeje nga tekstet e para të botuara: recensionet e kronikat shkencore deri te studimet dhe sintezat monografike në fushë të letërsisë dhe historisë së saj. Fillimet dhe vitet e fundit të pensionit i ka përshkuar me një angazhim të veçantë: përkushtimi në fushë të mësimdhënies në vendlindje.Në fillim të viteve ’80, kur studiuesja Resmije Kryeziu priste të korrte rezultatet e para shkencore, ndodhën ngjarjet e mëdha të vitit 1981. Në jetën personale dhe të familjes së saj të re do të zhvillohen ngjarje të mëdha. Ajo do të gjendet para sfidave të mëdha individuale, familjare e kombëtare. Bashkëshorti i saj, regjisori i njohur e dramaturgu i popullarizuar i veprës kombëtare “Epoka para gjyqit”, Ekrem Kryeziu do të dënohet me shumë vite burgu me Grupin e Intelektualëve për veprimtari ilegale kombëtare; shtëpia e saj do të ishte një prej qerthujve të Lëvizjes Kombëtare; ndërsa, sikur të mos mjaftonte kjo edhe Instituti Albanologjik i Prishtinës ku punonte, ishte institucioni më i atakuar i Partisë Komuniste të kohës dhe përgjithësisht sistemit partiak. Ishte koha kur në jetën e saj, në institucionin ku punonte dhe sidomos në familjen e saj, po luhej drama e madhe e Teatrit Kombëtar.2.E gjetur ndërmjet sfidave ideologjike të kohës, presioneve të sigurimit shtetëror, ndërtimit të familjes dhe formimit shkencor të saj, studiuesja që nuk kishte shumë kolege në rrethet shkencore të kohës, Resmije Kryeziu u strehua në krijimtarinë letrare të gjysmës së parë të shekullit XX, atje ku në rrethana mjaft dramatike të shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë (1912), ndërtimit të shtetit dhe sikur ishte në modë të thuhet “bërjes së shqiptarit”, ishte zhvilluar shkalla më e lartë e pluralizmit mendor, pluralizmit të stileve letrare dhe përpjekjeve për emancipimin e njeriut e të gjuhës, me theks të veçantë gruan.Te shkrimtarët e kësaj kohe, te realisti Andon Zako Çajupi, te romantiku e realisti e modernisti, te parnasisti e simbolisti Aleksandër Stavre Drenova –Asdreni, te realisti Millosh Gjergj Nikolla, te realisti, neoklasicisti, epiku e satiristi më i madh i kohës Gjergj Fishta, te romantiku Ndre Mjeda, te realistët, sentimantalistët e ekzistencialistët Ernes Koliqi, Foqian Postoli e Sterio Spasse etj., ajo strehohej qoftë për motivet e pasura tematike, qoftë për pluralizmin e formave të shkrimit. Ku më shumë e ku më mirë mund të gjente ëndrrat dhe fatin e saj se sa te Zoga e Mjedës e Tringa e Gjergj Fishtës, te Afërdita e Sterio Spasses, te Dija e Haki Stërmillit, te jeta, mendimi e bëmat e personazheve, nga më të pasurat e letërsisë shqipe.Kjo është edhe arsyeja pse veprave të saj shkencore ju prinë monografia “Personazhi i gruas në letërsinë shqipe mes dy luftërash” (1988: 352). Kjo është arsyeja pse në këtë monografi ajo merret me rrethana të reja postindipendente të organizimit të shoqërisë shqiptare në përgjithësi dhe gjendjen e gruas shqiptare në veçanti.Historia kombëtare, sociologjia politika dhe kultura shqiptare në përgjithësi kanë sjellë të dhëna të shumanshme për fatin e gruas, për jetën sociale të saj, për gjendjen e vështirë ekonomike brenda familjes, për pasojë organizimin patriarkal e fisnor të marrëdhënieve feudale të shoqërisë, si dhe për përpjekjet e saj për ruajtjen dhe formimin e familjes, por askund dhe madje në asnjë fushë kërkimore e shkencore, publicistike e politike, nuk mund të gjeje më të plotë e më kundërthënëse, fatin e gruas, etikën e saj, si në letërsinë artistike, si në novelat e Migjenit e romanet e Sterio Spasses, Fuqian Postolit, Mustafa Greblleshit etj.Kësaj periudhe dhe pak a shumë kësaj teme, veç se tani në një rrafsh më të gjerë e më të thellë kritik studiuesja Resmije Kryeziu i është kthyer edhe më vonë, me studimet e saj, me vështrimet e saj dhe madje me sintezat intelektuale e sprovat shkencore. Fjalën e kemi për veprat “Nga Lindja në Perëndim – aspekte të mendimit kritik shqiptar 1913-1944”, (2008) dhe “Femina litterarum. Romantizmi, sentimentalizmi, simbolizmi, realizmi, ekspresionizmi” (2008).Rikthimi nuk kishte të bënte vetëm me nostalgjinë e fillimeve shkencore as me eksperiencën në një temë e periudhë bosht. Prej leximeve pararendëse të Rilindjes Kombëtare dhe iluminizmin në përgjithësi dhe prej njohjes së letërsisë e mendimit kritik të shkruar pas Luftës së Dytë Botërore, ajo kishte kuptuar se sa i pasur intelektualisht ishte mendimi i këtij brezi që përfaqësonte shkollat më të mira europiane, sa e vrullshme kombëtarisht ishte djalëria e kësaj kohe, si dhe sa largvajtëse ishin pikëpamjet e tyre në të gjitha fushat, prandaj edhe në kritikën letrare e publicistike, kritikën socologjike e historikografike.Prej veprës së parë e deri te vepra e fundit e kërkimeve historiko-letrare studiuesja jonë jo njëherë i ka ridimensionuar konceptet e mëparshme për gruan si personalitet historik e sociologjik dhe si personazh letrar e artistik, duke i plotësuar ato me dokumente autorësh, e të dhëna letrare të panjohura, me aspektin jo vetëm historik po edhe artistik, me qasjen kritike po edhe sociologjike e psikologjike.3.Përbërësi i tretë i krijimtarisë mendore të studiueses Resmije Kryeziu është letërsia, me theks të veçantë, romani. Pas poezive, tregimeve, teksteve publicistike e letrare të botuara në fillimet e krijimtarisë së saj te shtypi ditor e letrar i viteve ’70: “Zëri i rinisë”, “Kosovarja”, e madje revistës autoritative “Jeta e re”, studiuesja Resmije Kryeziu i është kthyer prozës, përkatësisht romanit, një dëshmi e përkushtimit të saj në fushë të letërsisë tani që përvoja letrare e historiko-letrare e saj është përmbushur me kërkime dhe lexime të gjera të letërsisë.Viteve të fundit ajo ka botuar romane, të cilat paralajmërojnë edhe vëllime të tjera, për faktin se periudha e marrë në shqyrtim ka fillimet e saj po jo edhe kufijtë historikë, përkatësisht tematikë. Dy romanet e saj “Rrota e ujit”(2019) dhe “Nën saç”, (2021) fillojnë me atmosferën e ripushtimit të Kosovës nga Serbia dhe vendosja e pushtetit komunist.Të dy romanet sjellin gjendjen sociale, ekonomike e sidomos politike të popullit shqiptar në vendlindjen e saj, parë me sytë e një fëmije, Detës (Rrota e ujit) dhe fatit të një intelektuali, muzikantit, Halil Sokolit (Nën saç).Bota përkatësisht fabula e romaneve të saj janë sinonim i dhunës së pushtetit në rrafshin individual, familjar, shoqëror e kombëtar. Format e dhunës në këto vepra shfaqen herë si sinonim i dhunës ideologjike herë si sinonim i dhunës etnike, ndërsa herën e tretë edhe si bashkim i të dyjave. Për të përmbushur anën letrare ndërkaq, për të mos thënë për të çliruar aktin historik nga përmasa e pasur dokumentare, autorja e ka përplotësuar mozaikun e saj edhe me elemente të humorit e satirës. Një përbërës posaçërisht i veçantë i artit romanor të saj është gjuha e pasur, diskursi i komunikimit, frazeologjia popullore e numrit të madh të personazheve, të cilët më parë se sa karakter strukturor kanë karakter fragmentar, por që i përplotësojnë shumë anë të dendurisë historike të ngjarjeve të kohës së trajtuar. Edhe si të tilla, qoftë në romanin e parë “Rrota e ujit”, qoftë në romanin e dytë “Nën saç”, qoftë në qytetin e Gjakovës a të Pejës, ngjarjet zhvillohen apo shihen si kronika historike (ngjarjet, vendet dhe madje institucionet dhe deri diku frazeologjia gjuhësore) dhe të letrarizuara (personazhet, raportet e brendshme, perceptimet, konceptualizimet dhe diskursi letrar, – stili).Si të këtilla, romanet e saj sjellin jo vetëm përvojën individuale po kur e kur edhe përvojën romanore të letërsisë shqipe e më gjerë. Bie fjala, personazhi i Detës nuk mund të mos na kujtoj përvojën e narratorit në romanin e Kadaresë “Kronikë në gurë” edhe pse në rastin e parë kemi të bëjmë me narratorin (Detën) e angazhuar, ndërsa në rastin e dytë me personazhin indiferent.4.Portreti i studiueses, shkrimtares e intelektuales Resmije Kryeziu në 80-vjetorin e lindjes mund të ridimensionohet jo vetëm nga aspekti biografik po edhe nga anë të tjera të fateve të saj, e megjithatë jeta dhe vepra e saj janë një dramë e madhe e përbashkët e disa akteve, individuale, familjare dhe kolektive të kohës sonë, prandaj përvoja jetësore dhe krijuese e saj mund të quhen përvojë kombëtare e jetës sonë, e fatit tonë, në Kosovën e gjysmës së dytë të shekullit XX.Prishtinë, tetor 2025

    ObserverKult

    Lexo edhe:

    KUR MÁRQUEZ FLISTE PËR ROMANIN “NJËQIND VJET VETMI”: TËRË FRIKË PYETA SE ÇFARË DREQIN DO TË VINTE MË PAS…

  • Kardiologët shqiptarë mblidhen në “Konferencën e Vjeshtës”

    Kardiologët shqiptarë mblidhen në “Konferencën e Vjeshtës”

     

    Dr. Leonidha Peppo*

     

    Para disa ditësh u zhvillua në Pogradec “Konferenca e Vjeshtës”, e quajtur kështu sepse ekziston një tjetër e ngjashme, “Konferenca e Pranverës”. Këto janë të dalluara nga konferencat e rregullta që zhvillon Shoqata e Kardiologjisë Shqiptare, por në to ftohen edhe bashkëkombës nga Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi.

    Dy konferencat e përmendura më sipër kanë diçka të veçantë, sepse zhvillohen në mënyrë të përbashkët, me drejtim dhe pjesëmarrje të lektorëve nga një vend i përbashkët – Shqipëria, por e ndarë në dy ose katër pjesë. Megjithatë, ne do të flasim për anën shkencore të konferencës, për përgjigjet që ajo solli dhe për mësimet që morën shumica e pjesëmarrësve.

    Tematika ishte e gjithanshme, me përfundime të vlefshme nga lektorë të ndryshëm dhe me përvoja nga fusha të ndryshme. Vërtet, konferencat tona janë të dy shoqatave, por njerëzit aktivë që i drejtojnë ato janë profesionistë me emër, që japin ide dhe mendime për të zgjedhur temat e referimeve, në mënyrë që të jenë interesante, tërheqëse dhe shkencore, duke u dhënë mundësi mjekëve të mësojnë e të pasurojnë njohuritë e tyre.

    Kryetari i Shoqatës së Kardiologjisë Shqiptare, Prof. Mihal Tase, i ka dhënë besim të plotë Prof. Mimoza Lezhës, duke njohur aftësitë e saj profesionale dhe organizative. Ajo është përshtatur shkëlqyeshëm ndër vite dhe ka punuar me përkushtim për realizimin e objektivave që kërkojnë këto konferenca të rëndësishme.

    Një ndihmë të çmuar në këtë bashkëpunim jep edhe kardiologjia nga Kosova, përmes Prof. Gani Bajraktarit, i cili sjell dije dhe përvojë të gjerë për ngjarje të tilla.

     

    Seanca e parë

    Konferenca u zhvillua në dy seanca. Drejtues të seancës së parë ishin figura të njohura të kardiologjisë shqiptare nga të dy anët e ndarjes historike – një ndarje padrejtësisht e krijuar nga historia kontradiktore dhe forca e imponuar e shteteve të mëdha ndër shekuj.

    Me shumë sukses, drejtues të seancës së parë ishin Prof. Mimoza Lezha, Prof. Mihal Tase dhe Prof. Gani Bajraktari, të cilët më pas morën pjesë edhe si lektorë me njohuri shkencore të admirueshme.

     

    Temat e prezantuara ishin:

    “Nxehtësia ekstreme dhe ndikimi në sistemin kardiovaskular”;

    “Arteria e heshtur – rrezik për aterosklerozë apo udhërrëfyes për dislipidemitë sipas ESC 2025”, me referues Dr. Naltin Shuka;

    “Deficiti i hekurit në insuficiencën kardiake – nevoja për korrigjim me marrjen e hekurit”, nga Prof. Pranvera Ibrahimi;

    “Trajtimi i fibrilacionit atrial me ndërhyrje”, që tërhoqi shumë vëmendje nga mjeshtri Dr. Ormir Shurdha;

    dhe “Sëmundjet e zemrës”, të sqaruara me shumë efikasitet nga Prof. Majlinda Cafka.

    Të gjitha këto tema ishin shumë interesante, u pasuan me diskutime të shumta nga salla dhe u vlerësuan për larmishmërinë dhe prezantimin e rasteve klinike. Sigurisht, pati mendime dhe sqarime të rëndësishme që shtuan vlerën shkencore të konferencës.

    Seanca e dytë

    Seanca e dytë u drejtua nga Prof. Shpend Elezi (nga Kosova) dhe Dr. Naltin Shuka, ndërsa pjesëmarrja ndërkombëtare u pasurua me prezencën e Dr. Teftës nga Italia. Në këtë pjesë, u paraqitën raste klinike shumë interesante, ndër të cilat:

     

    Dr. Endri Horja prezantoi një rast të ndërhyrjes në kardiomiopatinë e dilatuar, e cila u përmirësua ndjeshëm pas heqjes së një cisti me kirurgji, duke forcuar funksionin e zemrës.

    Një temë tjetër e rëndësishme dhe treguese ishte “Ndërlikimet e procedurave koronare me SAK”, e trajtuar nga Prof. Mimoza Lezha dhe grupi i saj.

    Mjekët e fushës koronare prezantuan temën “Ekografia e zbrazët për zhvillimin e rrugëve aksesore simptomatike”, që përfshinte edhe sindromën Brugada, të zbuluar pas përdorimit të medikamentit Propafenon, paraqitur nga Dr. Ormir Shurdha dhe kolegët e tij të shumtë.

    Diskutimet nga të pranishmit i dhanë gjallëri konferencës dhe kontribuuan ndjeshëm në shtimin e dijeve, gjithmonë në funksion të përmirësimit të shërbimit ndaj pacientëve me sëmundje kardiake.

     

    Mbështetja farmaceutike

    Duhet përmendur edhe mbështetja e kompanive farmaceutike që veprojnë në të dy anët e ndarjes shqiptare, të cilat kontribuojnë me përkushtim në zhvillimin e shëndetësisë.

    Ndër to spikasin kompani të njohura ndërkombëtare si Novartis, me përfaqësuesit e saj të kahershëm Orgesa, Liljana dhe Alba, që ndikojnë në rritjen e ndërgjegjësimit  te Dislipidemive me  perfaqesues ne trajtim ( Inclisiran). Po ashtu, Berlin Chemie, Menarini Group, Payami (i përhershëm në mbështetje), Trepharma, Bayer (me produktin Xarelto), Intermed, Viatris, Dompe, Novo Nordisk dhe të tjera, që japin një kontribut të rëndësishëm në fushën e mjekësisë, përmes ofrimit të medikamenteve cilësore dhe mbështetjes ndaj sistemit shëndetësor dhe mjekëve.

     

    Përmbyllje

    Kisha kënaqësinë ta ndaja praninë time në këtë konferencë me miqtë e mi të kahershëm, Dr. Gëzim Hakrama dhe Dr. Matjan Kapaj. Ishte një aktivitet i frytshëm, i pasur në përmbajtje dhe me vlerë të madhe për zhvillimin profesional të kardiologëve shqiptarë.

    Shpresojmë për një të ardhme më të mirë, me bashkëpunim të vazhdueshëm, dije të përbashkëta dhe përparim të qëndrueshëm në fushën e shëndetësisë.

     

    *Kardiolog

  • Begzad Baliu: Bajram Krasniqi – sinonim i studiuesit dhe intelektualit

    Begzad Baliu: Bajram Krasniqi – sinonim i studiuesit dhe intelektualit

    (Në 35-vjetorin e ndarjes nga jeta)

    Nga Begzad Baliu

    Këto ditë u bënë 35 vjet që kur u nda nga jeta zotëri Bajram Krasniqi (Majac, 1951- Prishtinë, 1990), studiues, kritik, shkrimtar. Në këtë kohë janë ndarë nga jeta edhe personalitete të tjera shkencore, krijues, publicistë dhe madje martirë e dëshmorë të zhvillimeve politike e kombëtare që po bëheshin atë kohë, por vështirë të gjenden të dhëna më të pasura dhimbjeje, kujtimi e vlerësimi në shtypin ditor, kulturor e shkencor, se sa për vlerat shkencore, intelektuale e njerëzore, sa për mikun jetëshkurtër, Bajram Krasniqin.Studimet universitare i mbaroi në Universitetin e Prishtinës (1974), ndërsa tezën e doktoratës po këtu, në Degën e Gjuhës dhe Letërsisë Shqipe (1983). Kërkimet shkencore dhe botimet e para i bëri në gjysmën e dytë të viteve ’70 kur në Kosovë, sapo ishin krijuar institucionet e para universitare, shkencore e akademike, ndërsa brezi i Bajram Krasniqit sillte një frymë të re në fushë të krijimtarisë letrare dhe sidomos në fushë të kërkimeve shkencore të karakterit nacional dhe europian.Ishte koha kur në ish-Jugosllavi ishte krijuar një frymë e re liberale e mundësisë së komunikimit me botën dhe dijen më bashkëkohore, të cilën Bajram Krasniqi dhe brezi i tij e shfrytëzuan në ato përmasa të cilat nuk mund t’i interpretonin bashkëkohësit e tij në Tiranë.Që në fillim të kërkimeve të tij ai u shqua për metodën bashkëkohore dhe karakterin monografik e analitik të leximit të prozës dhe poezisë, prandaj vepra e tij e parë sillte një monografi “Poetika e prozës së Ismail Kadaresë”, që ishte një prej sintezave të para të prozës së tij, si dhe disa studime për romanin shqiptar. Do të mbahet mend gjatë dhe do të kujtohet qasja që i bërë romanit të Profesor Qosjes “Vdekja më vjen prej syve të tillë”, ndërkohë që për këtë vepër ishin shkruar disa vlerësime, analiza e diskutime për llojin letar, temën dhe madje vetat gramatikore.Duke qenë punonjës shkencor në Institutin Albanologjik të Prishtinës dhe në mënyrë të veçantë asistent i Profesor Qosjes, ai u shqua për hulumtimet teoriko-letrare dhe shkencore në fushë të prozës dhe të kritikës letrare, duke kaluar “nga kritika stilistike (në fillim) te poetika strukturale historike (më vonë)”, sikur shprehej bashkëkohësi e miku i tij Profesor Agim Vinca (Krasniqi, 1996: 240).Ndërkohë që një pjesë e bashkëkohësve të tij, në vitet ’70-’80, vazhdonin kritikën tradicionale, ndërsa një pjesë tjetër citonin e imitonin koncepte e pikëpamje të studiuesve të caktuar si Umberto Eko, Roland Bart, etj., ai së bashku me një grup studiuesish të afruar rreth koncepteve dhe projekteve historiko-letrare të Profesor Qosjes, si Agim Vinca, Sefedin Fetiu etj., shkollën e strukturalizmit në letërsi e bënë metodë dhe metodologji, dije dhe kulturë, në artikujt studimor dhe në monografitë shkencore, duke e kurorëzuar atë edhe me një konferencë shkencore të organizuar në Institutin Albanologjik më 1984, në të cilën referatin kryesor e lexoi Bajram Krasniqi, në bashkautorësi me bardin e kësaj shkolle në Kosovë, Profesor Rexhep Qosjen. Veprat e tij, sidomos nga “Letërsia dhe vetëdija…” deri te “Kode të ligjërimit…” shquhen për përdorimin e saktë të termave, nocioneve dhe koncepteve letrare, si: analizë (gjuhësore, kritike, strukturale etj.), figurë (e të folurit, kontekstuale, metonimike, mitologjike etj.), retorike etj.), formë (artistike, letrare, e ligjërimit, klasike, poetike, oratorike, romantike etj.), funksion (poetik, referencial, sakralizues, struktural etj.), gjuhë (diturore, diskurzive, eseistike, e intelektualizuar, kritike, retorike, simbolike etj.), kategori (antropologjike, etike, gjuhësore, historike, poetike, filozofike etj.), kritikë (letrare, intelektualiste, imanente, pragmatike, utilitare, semiotike, strukturale etj.), si dhe me nocionet për kodin, konceptin e kondenzimin, konvencën e konvencionalizimin, ligjërimin e modelet, nëntekstin e opozicionin, personazhin e poetikën e prozës, perceptimin e receptimin, rrafshet, semantikën e semiologjinë, stilet e strukturat etj.Në vitet e protestave të mëdha, burgosjeve të mëdha të pjesëtarëve të lëvizjes kombëtare, si dhe diferencimeve e përndjekjeve të jashtëzakonshme kundër intelektualëve shqiptarë në institucionet arsimore e shkencore, Bajram Krasniqi ju përkushtua temave të mëdha historike në raport me letërsinë dhe inteligjencën. Këto kushte, si asnjë gjini dhe lloj letrar në letërsinë shqipe i përplotësonte proza romanore në njërën anë dhe mendimi kritik e intelektual pothuajse i munguar. Nuk është e rastit që vepra e tij e dytë do të trajtojë tema të mëdha dhe do të ketë një titull po kaq të veçantë “Letërsia dhe vetëdija historike”(1984), në të cilën vendosi përballë njëra /tjetrës janë vënë letërsia e traditës dhe koherenca e saj në letërsinë e sotme, vepra letrare e Anton Santorit, diskursi kritik i Fan Nolit, proza Jakov Xoxës, poezia e Ismail Kadaresë, dramat e monodrama e Rexhep Qosjes etj., sinteza “Kontribut tipologjisë së prozës së sotme shqipe”, duke i parë ato brenda strukturës estetike të tyre dhe në raport edhe me rrethanat e kohës kur janë krijuar. Në krye të teksteve kritike, historiko-letrare e intelektuale të sintezave të këtij vëllimi qëndron trajtesa “Kritika si funksion i vetëdijes historike”, një prej sintezave më brilante në letrat shqipe.Sintezat, trajtesat dhe kërkimet e para sintetike ai i ka projektuar në monografinë “Poetika e romanit historik shqiptar”(1985), një nga veprat më të mira shkencore të kësaj kohe. Ai e ka bërë sintezën më të mirë të romanit historik, mbështetur në metodën më bashkëkohore të studimit të prozës historike dhe bashkëkohore. Parë në tërësinë e saj, Bajram Krasniqi strukturën e romanit historik e ka trajtuar në pesë rrafshe: në rrafshin pseudohistorik, në rrafshin e romanit-epope, në rrafshin e personazhit, në rrafshin e raporteve ndërmjet historisë dhe letërsisë së letrarizuar, si dhe në rrafshin e prirjeve moderne të disa prej romaneve të fundit.Duke bërë sintezën e romanit historik shqiptar nga fillimet deri në vitin 1980 dhe duke e parë atë kur e kur edhe në raport me romanin europian e botëror, ai ka diskutuar gjerësisht për romanin aventuristik, romanin epope, romanin heroik, romanin historik, romanin estetizant, romanin familjar, romanin fejton, romanin filozofik, historik etj., ndërsa duke shkruar për romanin shqiptar në përgjithësi, ai ka diskutuar edhe për romanin humoristik, romanin e ideve, romanin e dashurisë, të ngjarjeve, romanin me tezë, të personazhit, romanin klasik, romanin lum, romanin modern, romanin monologjik, piktoresk, publicistik, psikologjik, pseudohistorik, realist, satirik, tradicional, shoqëror, trivial etj.Libri i fundit i botuar në të gjallë të tij “Kode të ligjërimit letrar” (1988) është një nga veprat e veçanta në të cilën Bajram Krasniqi disa nga trajtesat e tij të shkruara, të ligjëruara dhe të botuara gjatë viteve ’80 për kritikën për poezinë, prozën, kritikën letrare dhe një sythi me trajtesa. Megjithëse në një gjendje të rënduar shëndetësore në këtë vëllim ai sillte mendimin e formuar kritik e teoriko-letrar të dijes bashkëkohore (Modernja në letërsinë shqipe, Studimi struktural i letërsisë etj.), si dhe sinteza të reja që pretendonin të bëheshin monografi shkencore për romanin shqiptar (Romani shqiptar në Jugosllavi, Tregimi ynë i sotëm nga pikëpamja e mikrostrukturës gjuhësore-stilistike etj), kapituj për monografi të karakterit historiko-letrar etj.Vepra “Kode të ligjërimit letrar” në vetvete hap edhe një rrafsh të angazhimeve kulturore e intelektuale të Bajram Krasniqit, në vitet e stuhishme të diferencimit e të atakimit të popullit shqiptar, të kulturës e trashëgimisë së tij nga shtypi dhe institucionet kulturore, akademike e politike serbe dhe jugosllave. Artikujt, trajtesat, esetë, polemikat sjellin më së mirë portretin e intelektualit të formuar. Njohës i mirë i historisë, miteve, simboleve e prirjeve përvetësuese serbe në përmasa ballkanike, Bajram Krasniqi, lexoi në takimet e krijuesve në Prishtinë dhe jashtë Kosovë në Serbi e në Maqedoni, tekste që dëshmojnë për guximin intelektual dhe analiza që dëshmojnë për përgatitjen e tij intelektuale.Megjithëse Bajram Krasniqi u nda nga jeta në vitin 1990, ai la të botuara disa artikuj kritikë, historiko-letrar, publicistikë e intervista të kohës, në të cilat shkruante e fliste për gjendjen në Kosovë dhe për shqiptarët e atakuar rëndë nga nacional-shovinizmi serb tani jo vetëm me artikuj, vjersha, këngë e mite, po edhe me armë policore e tanke ushtarake. Le të kujtojmë këtu artikujt për letërsinë: “Me çka ballafaqohet kritika sot”, “Opuset e veprës së madhe të Nolit”, “Vepra letrare e Luigj Gurakuqit” etj.), artikujt aktualizues “Realiteti dhe letërsia”, “Ese mbi inteligjencën” etj., në të cilat ai trajtoi disa aspekte të kritikës bashkëkohore, raportet historike e aktuale serbo-shqiptare dhe gjendjen politike të shqiptarëve në ish-Jugosllavi (“Katër vjet pas 1984-tës”, “Jugosllavizmi dhe shqiptarët”), qëndrimin e intelektualit të angazhuar (“Indiferenca si cinizëm estetik”), perspektivën e lëvizjes kombëtare (“Për popullin s’ka cak të paarritshëm”) etj.Studiuesi, kritiku, publicisti e intelektuali Bajram Krasniqi, u nda nga jeta në moshën 39-vjeçare duke lënë pas veprat e tij të pasura shkencore. Ai ishte një prej kritikëve më të mirë në letrat shqipe, si dhe autor i monografinë më të mirë deri më sot për romanin shqiptar.

    ObserverKult

    Lexo edhe:

    BAJRAM KRASNIQI: KOHA E ANTIUTOPISË

  • Përdorimi i paracetomolit në shtatzani shkakton autizmin? Shkenca ka një përgjigje..

    Përdorimi i paracetomolit në shtatzani shkakton autizmin? Shkenca ka një përgjigje..

    Një studim i ri i botuar në revistën shkencore britanike BMJ ka hedhur poshtë pretendimet që përdorimi i paracetamolit gjatë shtatzënisë mund të shkaktojë çrregullime të spektrit të autizmit tek fëmijët. Sipas hulumtimit, të dhënat shkencore aktuale nuk mbështesin një lidhje midis ekspozimit të fetusit ndaj paracetamolit dhe zhvillimit të autizmit ose çrregullimit të hiperaktivitetit dhe deficitit të vëmendjes (ADHD).
    Ky përfundim vjen në një kohë kur Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka ngritur disa herë aludime për një lidhje midis paracetamolit dhe autizmit, madje duke iu kërkuar grave shtatzëna të shmangin përdorimin e tij. Komuniteti shkencor ka kundërshtuar këto sugjerime, duke theksuar se konsensusi mjekësor i pranuar ndërkombëtarisht nuk mbështet një lidhje të tillë. Për më tepër, paracetamoli vazhdon të konsiderohet si opsioni më i sigurt për lehtësimin e dhimbjeve tek gratë shtatzëna, duke zëvendësuar aspirinën dhe ibuprofenin që janë të lidhura me rreziqe për fetusin.
    Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka ripërsëritur qëndrimin se nuk ka prova që përdorimi i paracetamolit mund të shkaktojë autizëm. Studimi i BMJ-së ofron një pasqyrë gjithëpërfshirëse të provave shkencore ekzistuese dhe përforcon konsensusin global. Ky është një “rishikim ombrellë”, që mbledh dhe sintetizon rezultatet e studimeve të tjera, shumica e të cilave kanë cilësi të ulët, sipas autorëve të studimit.
    Përkundër disa hulumtimeve të tjera që kanë sugjeruar mundësinë e një lidhjeje midis paracetamolit dhe autizmit ose ADHD-së, kritika është përqendruar në cilësinë e ulët të këtyre studimeve dhe mungesën e masave për të përjashtuar faktorë të tjerë, si predispozita gjenetike ose problemet shëndetësore të nënës. Një studim i publikuar vitin e kaluar në Environmental Health, i cili ka mbështetur këto pretendime, është kritikuar për mos ofrimin e provave të mjaftueshme që të vërtetojnë një lidhje midis paracetamolit dhe çrregullimeve të spektrit të autizmit.
    Ekspertë të fushës kanë lavdëruar studimin e BMJ-së për metodologjinë e tij të lartë dhe përforcimin e pozicionit të ekspertëve që mendojnë se nuk ka arsye për të lidhur paracetamolin me autizmin. Profesor Dimitrios Sasiakos nga University College London theksoi se studimi konfirmon atë që thonë shkencëtarët dhe mjekët në mbarë botën.
    Kjo përmbledhje shkencore vjen pas disa deklaratave të Presidentit Trump dhe të Sekretarit të Shëndetësisë në SHBA, Robert Kennedy Jr., të cilët kanë bërë komente të pabazuara lidhur me një “epidemi” të autizmit dhe lidhjen e mundshme të tij me disa vaksina të fëmijërisë.

  • Gjeografia Teknike, disiplinë shkencore në shërbim të kombit

    Gjeografia Teknike, disiplinë shkencore në shërbim të kombit

    Nga Dr.Adriatik BALLA
    Gjeografia shqiptare ka hyrë në një fazë të re të analizave të saj, gjë që lidhet me përparimin e madh teknologjik dhe shpejtësinë e rritur të përpunimit të informacionit. Sa më të sakta të jenë të dhënat dhe sa më të avancuara të jenë teknikat aq më cilësor do të jetë produkti i gjeografëve. Në studimet e shumë autorëve është thënë se teknologjia gjeospaciale, së bashku me bioteknologjitë dhe nanoteknologjitë, shënojnë një nga tri teknologjitë kryesore që do të formojnë zhvillimin e shkencës, teknologjisë dhe shoqërisë në vitet në vijim. Pra, siç shihet, gjeografia është në këtë vorbull të madhe të zhvillimit dhe gjeografia shqiptare duhet të përshtatet me këtë trend të pazakontë të shpërthimit të informacionit gjeohapësinor. Ishte kjo kërkesë e kohës dhe tentativa e gjeografisë shqiptare për ridimensionim, që solli pedagogë dhe studiues të gjeografisë në Akademinë e Shkencave të Shqipërisë, në një tryezë shkencore me temë: “Vendi i gjeografisë teknike në shkencën gjeografike”, ku u shpalosën edhe disa punime si shembuj të aplikimit të suksesshëm të teknikave gjeografike.
    Një kapitull i ri në gjeografinë shqiptare
    Nga fjala e drejtuesit të veprimtarisë, prof.dr. Pal Nikolli
    Hapja e veprimtarisë u bë nga Prof.dr. Pal Nikolli, hartograf, njëherësh pedagog në Departamentin e Gjeografisë të Universitetit të Tiranës. Ai e vlerësoi tryezën shkencore si pjesë të procesit për të krijuar një platformë të integruar të kërkimit gjeohapësinor, bashkëpunimit ndërinstitucional dhe formimit të brezit të ri të studiuesve që do të udhëheqin tranzicionin digjital të territorit. “Ky aktivitet shënon një moment të rëndësishëm për komunitetin shkencor shqiptar, sepse gjeografia trajtohet jo thjesht si disiplinë deskriptive, por si shkencë teknike, inteligjente, strategjike dhe vendimmarrëse. Jemi në një epokë kur fuqia e një kombi nuk matet më vetëm me territorin fizik apo burimet natyrore, por me aftësinë për ta lexuar, analizuar dhe menaxhuar në mënyrë inteligjente hapësirën. Sot, gjeografia teknike – përmes GIS-it, analizës hapësinore, të dhënave satelitore dhe inteligjencës artificiale – është shndërruar në instrumentin kryesor të zhvillimit dhe sigurisë kombëtare”, – tha profesor Nikolli që në nisje të fjalës së tij.
    Më tej ai vuri në dukje nevojën për analizë të saktë numerike, modelim hapësinor dhe skenarizim prognostik, të cilat janë pikërisht thelbi i gjeografisë teknike. Sipas tij, gjeografia teknike i jep shtetit mjetin për të parë të ardhmen. Ajo ndihmon në hartimin e politikave territoriale dhe urbane mbi baza shkencore, jo thjesht mbi intuitë politike; Përcaktimin e potencialeve ekonomike, si energjia, burimet minerare, toka bujqësore dhe turizmi natyror; Menaxhimin e rreziqeve, duke ndërtuar sisteme të paralajmërimit të hershëm për përmbytje, erozion, rrëshqitje dherash apo zjarre pyjore; Orientimin e investimeve strategjike, bazuar në të dhëna të sakta dhe të verifikueshme teknologjikisht. Prof. Nikolli çmoi kujdesin e Akademisë së Shkencave, e cila po udhëheq një vizion të ri me fokus kthimin e gjeografisë në një shkencë të aplikueshme dhe të domosdoshme për shtetin modern.
    “Kjo tryezë është pjesë e procesit për të krijuar një platformë të integruar të kërkimit gjeohapësinor, bashkëpunimit ndërinstitucional dhe formimit të brezit të ri të studiuesve që do të udhëheqin tranzicionin digjital të territorit”, nënvizoi ai. Më tej ai vuri në dukje se tryeza shënon fillimin e një paradigme të re shkencore, ku hidhen bazat e një orientimi të ri, pasi gjeografia teknike jo vetëm studion territorin, por e administron, mbron dhe transformon atë. Prof.Nikolli tha se Gjeografia Teknike duhet të zërë vend në programet universitare, politikat publike, projektet kërkimore dhe strategjitë qeveritare. “Sot, ne nuk po organizojmë vetëm një aktivitet shkencor – sot ne po hapim një kapitull të ri për gjeografinë shqiptare”, theksoi në fund të fjalës së tij prof.dr.Pal Nikolli.
    Synimet e tryezës dhe apeli ndaj institucioneve
    Në mënyrë të përmbledhur nga ajo që ndodhi të martën në takimin e gjeografëve dhe zbulimin e risive mbi teknikat gjeografike, nga mjediset e Akademisë së Shkencave, drejtuesit e veprimtarisë dhe autorët e kumtesave dalluan dhe apeluan: Gjeografia teknike është tashmë pjesë e arkitekturës kombëtare të vendimmarrjes; Shkenca gjeografike shqiptare duhet të ngrihet në një nivel të ri europian dhe ndërkombëtar; Institucionet shtetërore, akademike dhe shkencore duhet të ndërveprojnë për të krijuar një sistem kombëtar të të dhënave hapësinore. Nga ajo çfarë u tha dhe u kërkua nga kjo tryezë shkencore ishte se sot gjeografia trajtohet jo thjesht si disiplinë deskriptive, por si shkencë teknike, inteligjente, strategjike dhe vendimmarrëse.
    Vendimmarrësit duhet të kuptojnë se në dekadat e fundit, hapësira shqiptare ka përjetuar ndryshime të shpejta, si urbanizim intensiv, shpërdorim të territorit, zhvendosje demografike, presion mbi resurset natyrore dhe sfida të reja klimaterike. Asnjë nga këto fenomene nuk mund të kuptohet apo menaxhohet me mjete tradicionale, ndaj është domosdoshmëri përdorimi i teknikave gjeografike dhe fuqizimi i gjeografisë teknike si degë shkencore brenda trungut gjeografik.

    Qëndrimi i profesor Qiriazit nga Njësia e Kërkimit Gjeografik të ASH
    Me peshë ishte në këtë takim edhe fjala e drejtuesit të Njësisë së Përkohshme të Kërkimit Gjeografik, Prof.dr.Perikli Qiriazi, i cili vlerësoi punën e qendrës që drejton në realizimin e mjaft veprimtarive shkencore për vitin 2025. Ai e konsideroi njësinë një strukturë të qëndrueshme dhe efikase në kërkimin shkencor në fushën e gjeografisë. “Vendi, stadi aktual i zhvillimit përballet me sfida të mëdha, si ashpërsimi i problemeve mjedisore, ngrohja globale e klimës, përmbytjet, thatësirat e tejzgjatura; kriza e plazheve dhe e ujit; dëmtimi i ekositemeve dhe i biodiversitetit; plakja e popullsisë dhe e shkretimit të plotë demografik i krahinave malore e kodrinore; mbipopullim i qendrave urbane fushore; rritja e vazhdueshme pabarazive në zhvillimin social e ekonomik etj. Ndaj, zgjidhja e këtyre problemeve të mëdha kërkon ndihmesën e studimeve të thelluara gjeografike dhe të disa shkencave natyrore, sociale, ekonomike, politike etj. Këto studime të përbashkëta, përmes teknologjive moderne të informacionit hapësinor të gjeografisë teknike, do të siguronin mbështetjen shkencore të menaxhimit territorial, mjedisor, demografik dhe zhvillimor; do të ndihmonin në ndërtimin e strategjive dhe programeve konkrete për zhvillimin e qendrueshëm socioekonomik.
    Përmes zbatimit të metodave, instrumentave, teknikave e teknologjive të avancuara gjeohapësinore topografike, kartografike, fotogrametrike, sistemit të pozicionimit global (GPS), Sistemeve të Informacionit Gjeografik (GIS), teledetektimit (remote sensing), gjeografia teknike siguron matje shumë të shpejta dhe të sakta të koeficientëve apo parametrave gjeografikë dhe, me vlerat e tyre, ndërton harta e grafikë dixhitalë. Të gjitha këto mundësojnë përpunimin dhe vizualizimin e të dhënave hapësinore me saktësi shkencore; interpretime tekniko-shkencore të shtrirjes hapësinore dhe ndryshimeve në kohë i dukurive gjeografike; mundësojnë analiza shkencore gjeohapësinore, që i shërbejnë zgjerimit, thellimit dhe argumentimit shkencor të konkluzioneve dhe zbatimit të tyre konkret për zgjidhjen e sfidave të mëdha të kohës së sotme”, tha ndër të tjera prof.Qiriazi. Më tej ai përmendi disa punime cilësore ku ishin zbatuar teknikat gjeografike, apeloi për përditësimin e monografisë “Gjeografia Fizike e Shqipërisë”, “Popullsia e Shqipërisë” etj, dhe kërkoi një studim kompleks me pjesëmarrje të gjerë për “Gjeografinë Mbarëkombëtare”.

    Projekti kyesor i vitit 2026 ku do të përdoren teknikat gjeografike
    Përdorimi në rritje i teknikave të reja gjeografike ka nxitur Njësinë e Kërkimeve Gjeografike pranë Akademisë, që në bashkëpunim me Universitetin e Durrësit dhe me katedrën e Gjeomatikës në Universitetin Politeknik të ideojnë një projekt për studimin e kapaciteteve mbajtëse turistike të disa zonave në Shqipëri. Prof.Qiriazi e quajti këtë me shumë vlerë dhe insistoj në bashkëpunim. “Tani është koha kur ne, duke njohur deri në detaje këto teknologji moderne, të ofruara nga gjeografia teknike, duhet të kalojmë në përdorimin konkret të metodave tekniko-shkencore të saj. Me këtë rast propozoj studimin e problemeve komplekse të turizmit të qendrueshëm në vendin tonë, të diktuar nga zhvillimi spontan, kaotik i turizmit masiv, me pasoja rënuese në mjedisin natyror, social, kulturor (rasti i Thethit etj).
    Nisur nga kjo, në draftprogramin e punës së NJKGJ, për vitin 2026, është parashikuar projekti “Përcaktimi i kapaciteteve mbajtëse të ngarkesës turistike në peizazhet natyrore dhe sociale në vendit tonë (rasti peizazhit të një siti bregdetar, malor e urban), duke përdorur teknologjitë e avancuara GIS dhe Drone”. Ky projekt do të aplikohet në AKSHI dhe do të realizohet nga NJKGJ, në bashkëpunim me Departamentin e Gjeomatikës së UPT dhe me Departamentin e Turizmit të UD. Në kuadër të zhvillimit të qëndrueshëm të turizmit, vlerësimi i kapaciteteve mbajtëse turistike përbën një proces thelbësor për të siguruar ekuilibrin ndërmjet shfrytëzimit ekonomik të peizazhit dhe ruajtjes së integritetit mjedisor e kulturor. Në këtë drejtim, gjeografia teknike ofron bazën metodologjike dhe instrumentale për të realizuar analiza të sakta hapësinore, si u tha, përmes përdorimit të teknologjive moderne gjeoinformative si GIS, teledetektimi, kartografia digjitale dhe modelimi topografik”, shtoi Qiriazi.
    Inteligjenca Artificiale si mundësi në Gjeografinë Teknike
    Prof.Qiriazi nënvizoi më tej se, sikurse në shumë fusha, Inteligjenca Artifiaciale (AI) mund të përdoret me efikasitet në Gjeografinë Teknike. “Vetëm së bashku, të gjithë gjeografët, përfshi edhe ata të hapësirës mbarëkombëtare, ne do të thellojmë e zgjerojmë studimet gjeografike dhe do të krijojmë kushtet për ta kthyer Njësinë tonë në Institut të kërkimeve gjeografike, duke plotësuar dëshirën e gjithë gjeografëve dhe duke siguruar vijimsinë e gjeografisë sonë. Garanci për këtë janë studiuesit e afirmuar dhe me kontribute të mëdha shkencore, midis tyre edhe shumë të rinj të aftë dhe të talentuar”, shtoi prof. Qiriazi.
    Kumtesat – Studiuesit sjellin shembuj analizash në GjeografinëTeknike
    Në tryezën e akademisë, u prezantuan 8 kumtesa, secila me vlera të veçanta sa i takon tematikës dhe prurjeve shkencore. Ajo që binte në sy ishte pjesëmarrja pothuajse e balancuar mes studiuesve nga Shqipëria dhe atyre të Kosovës. Kjo i dha një dimension kombëtar këtij takimi shkencor.
    Prof.dr.Pal Nikolli në bashkëpunim me Prof.asoc.dr. Ismail Kabashi dhe Prof.asoc.dr. Ferim Gashi sollën një përmbledhje mbi Gjeografinë Teknike dhe zhvillimin e saj në Shqipëri. Profesor Nikolli dhe Prof.Gashi, së bashku me MSc.Edon Shemsedini sollën një studim mbi rolin e Gjeografisë Teknike në vlerësimin e ndryshimeve hapësinore dhe ndërtimeve; analizë përmes LU/LC dhe NDBI në Tiranë, Prishtinë dhe Prizren. Prof.dr. Bilal Draçi dhe Dr.Enkela Begu sollën studimin me temë “Gjeografia Humane bashkëkohore në epokën e teknologjisë së informacionit digjital”. Dr. Sami Duraku në bashkëpunim me Prof.asoc.dr. Ferim Gashin, sollën temën “Analiza hapësinore e burimeve minerale në Kosovë përmes GIS”. Dr. Adriatik Balla dhe Dr.Florian Fusha sollën studimin me temë “Përdorimi i disa teknikave gjeografike në analizat komplekse të liqeneve alpine në Shqipëri – Arritje dhe sfida”. MSc.Amir Rexha solli studimin me temë “Gjeografia Teknike dhe realiteti i shtuar për monitorimin inteligjent të infrastrukturës së ujit”. Kurse MSc.Edon Shemsedini dhe MSc.Shkumbin Lushaj sollën studimin me temë “Analizë gjeohapësinore e potencialit të energjisë së erës në parqet kombëtare të Kosovës”.
    Pas prezantimit të kumtesave, të pranishmit patën një diskutim të zgjeruar për problemet e ngritura. U vu theksi tek nevoja që të dhënat të jenë të hapura e serioze nga institucione të çertifikuara dhe kuadri i dalë nga shkollat sa më i përgatitur. Vetëm kështu do të kemi studime të thelluara shkencore dhe në shërbim të komunitetit, vendit e kombit tonë.
     
     
     

  • “Kandidatja e PS për Tiranën, me plagjiaturë shkencore”/ Akuza e fortë e Boçit: 91% e kopjuar

    “Kandidatja e PS për Tiranën, me plagjiaturë shkencore”/ Akuza e fortë e Boçit: 91% e kopjuar

    Deputeti i Partisë Demokratike, Luciano Boçi, ka akuzuar kandidaten e PS për Bashkinë e Tiranës, Ogerta Manastirliu, duke e cilësuar atë si ‘plagjiaturiste’. Sipas Boçit, një kontroll i thjeshtë në një program ndërkombëtar për verifikimin e plagjiaturës mjaftoi për të nxjerrë në pah se 91% e punimit të doktoraturës së Manastirliut rezulton i kopjuar.
    Ai publikon edhe rezultatet e analizës dhe ironizon faktin që Manastirliu, dikur Ministre e Arsimit, kishte marrë përsipër luftën kundër plagjiaturës në universitete.
    Postimi i plotë:
    PLAGJIATURISTJA KANDIDATE E TIRANËS
    Mjafton të check-osh në internet me një program antiplagjiaturë për të kuptuar nëse një punim është grabitur e vjedhur apo është autentik.
    Manastirliu është akuzuar shpesh për këtë dhe m’u desh t’i hidhja një sy doktoraturës së saj. Ishte shumë e lehtë të gjeje gjurmët e plagjiaturës, sikurse dhe “gafa” shkencore.
    Por për t’u bindur ia dorëzova konkluzionin një faqeje të posacme që identifikon shkallën e plagjiaturës (Plagiarism checker).
    Rezultati:
    Vetëm një pjesë e skanuar e Hyrjes dhe 91% e punimit del e kopjuar. Zonja në fjalë që ishte dhe Ministre e Arsimit do luftonte plagjiarizmin me demek.
    Nuk po futem tek përmbajtja e temës, se ajo tregon qartë gjëmën që i bënë këta të gjithë bashkë me Manastirliun SHARRËS me inceneratorin.

  • ‘91% e kopjuar’/ Akuza e fortë e Boçit: Kandidatja e PS për Tiranën, me plagjiaturë shkencore!

    ‘91% e kopjuar’/ Akuza e fortë e Boçit: Kandidatja e PS për Tiranën, me plagjiaturë shkencore!

    Deputeti i Partisë Demokratike, Luciano Boçi, ka akuzuar kandidaten e PS për Bashkinë e Tiranës, Ogerta Manastirliu, duke e cilësuar atë si ‘plagjiaturiste’. Sipas Boçit, një kontroll i thjeshtë në një program ndërkombëtar për verifikimin e plagjiaturës mjaftoi për të nxjerrë në pah se 91% e punimit të doktoraturës së Manastirliut rezulton i kopjuar.

    Ai publikon edhe rezultatet e analizës dhe ironizon faktin që Manastirliu, dikur Ministre e Arsimit, kishte marrë përsipër luftën kundër plagjiaturës në universitete.

    Postimi i plotë i Luçiano Boçit:

    PLAGJIATURISTJA KANDIDATE E TIRANËS

    Mjafton të check-osh në internet me një program antiplagjiaturë për të kuptuar nëse një punim është grabitur e vjedhur apo është autentik.

    Manastirliu është akuzuar shpesh për këtë dhe m’u desh t’i hidhja një sy doktoraturës së saj.

    Ishte shumë e lehtë të gjeje gjurmët e plagjiaturës, sikurse dhe “gafa” shkencore.

    Por për t’u bindur ia dorëzova konkluzionin një faqeje të posacme që identifikon shkallën e plagjiaturës (Plagiarism checker).

    Rezultati:

    Vetëm një pjesë e skanuar e Hyrjes dhe 91% e punimit del e kopjuar.

    Zonja në fjalë që ishte dhe Ministre e Arsimit do luftonte plagjiarizmin me demek.

    Nuk po futem tek përmbajtja e temës, se ajo tregon qartë gjëmën që i bënë këta të gjithë bashkë me Manastirliun SHARRËS me inceneratorin.

  • “Kandidatja e PS për Tiranës, me plagjiaturë shkencore”/ Akuza e fortë e Boçit: 91% e kopjuar

    “Kandidatja e PS për Tiranës, me plagjiaturë shkencore”/ Akuza e fortë e Boçit: 91% e kopjuar

    Deputeti i Partisë Demokratike, Luciano Boçi, ka akuzuar kandidaten e PS për Bashkinë e Tiranës, Ogerta Manastirliu, duke e cilësuar atë si ‘plagjiaturiste’. Sipas Boçit, një kontroll i thjeshtë në një program ndërkombëtar për verifikimin e plagjiaturës mjaftoi për të nxjerrë në pah se 91% e punimit të doktoraturës së Manastirliut rezulton i kopjuar.
    Ai publikon edhe rezultatet e analizës dhe ironizon faktin që Manastirliu, dikur Ministre e Arsimit, kishte marrë përsipër luftën kundër plagjiaturës në universitete.
    Postimi i plotë:
    PLAGJIATURISTJA KANDIDATE E TIRANËS
    Mjafton të check-osh në internet me një program antiplagjiaturë për të kuptuar nëse një punim është grabitur e vjedhur apo është autentik.
    Manastirliu është akuzuar shpesh për këtë dhe m’u desh t’i hidhja një sy doktoraturës së saj. Ishte shumë e lehtë të gjeje gjurmët e plagjiaturës, sikurse dhe “gafa” shkencore.
    Por për t’u bindur ia dorëzova konkluzionin një faqeje të posacme që identifikon shkallën e plagjiaturës (Plagiarism checker).
    Rezultati:
    Vetëm një pjesë e skanuar e Hyrjes dhe 91% e punimit del e kopjuar. Zonja në fjalë që ishte dhe Ministre e Arsimit do luftonte plagjiarizmin me demek.
    Nuk po futem tek përmbajtja e temës, se ajo tregon qartë gjëmën që i bënë këta të gjithë bashkë me Manastirliun SHARRËS me inceneratorin.