Tag: shkëlqyer

  • FOTO/ Lajm i shkëlqyer, Edlir Tetova rikthehet në stërvitje, festë tek Egnatia

    FOTO/ Lajm i shkëlqyer, Edlir Tetova rikthehet në stërvitje, festë tek Egnatia

    Nga spitali sërish në fushë. Edlir Tetova rikuperohet në kohë rekord duke sjellë gëzim në familjen e tij të madhe, në klubin e Egnatias. Pak ditë pasi iu nënshtrua një ndërhyrje kirurgjikale në zemër, Tetova është bashkuar me ekipin për të drejtuar seancën stërvitore në vigjilje të sfidës kundër Dinamos.
    Ky është një lajm i shkëlqyer për kampionët në fuqi, pasi në fillim rikthimi i Tetovës dukej larg në kohë. Në këtë mënyrë, me Tetovën në stol dhe në gjendje të mirë shëndetësore, Egnatia synon të mbyll vitin si kampion dimri.

    Stafi i “Sport News” uron Tetovën për këtë rikthim të fushë dhe shërim të plotë.

  • Ledion Lako në “Çdo gjë e shkëlqyer”, monodrama premierë këtë dhjetor në teatrin “Bylis”

    Ledion Lako në “Çdo gjë e shkëlqyer”, monodrama premierë këtë dhjetor në teatrin “Bylis”

    Monodrama “Çdo gjë e shkëlqyer” në skenën teatrore me aktorin Ledion Lako. Premiera e monodramës solli një mbrëmje të veçantë në skenën teatrore të qytetit të Fierit. Vepra me regji nga Altin Basha shënoi premierën absolute në skenën e teatrit “Bylis” të qytetit të Fierit, duke përcjellë dhe mesazhe te publiku.
    Teatri shprehej për një monodramë që të fut në zemër të emocioneve njerëzore, ku humori i hollë, improvizimi dhe dhimbja e heshtur krijojnë një shfaqje që prek shpirtin. “Tregimtari, që në fëmijëri, nis listën e tij të famshme të “gjërave të shkëlqyera” ato gëzime të vogla që mbajnë dritën gjallë, edhe kur jeta errësohet. Me rritjen e listës rritet edhe shpresa, ndërsa publiku përfshihet në çdo hap të rrëfimit. Një kujtesë e fuqishme se jeta është e vështirë… por gjithmonë ka shkëlqim, shpesh të fshehur në detajet më të thjeshta”, thuhet nga teatri ndër të tjera rreth monodramës. “Çdo gjë e shkëlqyer” u shfaq me interpretimin e aktorit të njohur Ledion Lako në mbrëmjet e datave 2 dhe 3 dhjetor në teatrin “Bylis”, një shfaqje që dëshmon profesionalizëm, duartrokitet gjatë dhe mbetet gjatë në mendjen e publikut.
    Vepra që erdhi në skenën e teatrit me një interpretim të aktorit Ledion Lako dhe që u mirëprit nga publiku është në vijim të projekteve teatrore të regjisorit Altin Basha. Në skena me regji prej tij janë vënë drama dhe komedi, ku këtë dhjetor në skenën e teatrit “Bylis” monodrama “Çdo gjë e shkëlqyer” shënoi premierën absolute.

  • “Çdo gjë e shkëlqyer”/ Mirëpritet monodrama e aktorit të “Portokalli”, Ledjo Lako

    “Çdo gjë e shkëlqyer”/ Mirëpritet monodrama e aktorit të “Portokalli”, Ledjo Lako

    Në Teatrin “Bylis” të Fierit u mirëprit mbrëmjen e djeshme shfaqja “Çdo gjë e shkëlqyer”, një vepër që u ndoq me shumë interes nga publiku fierak.

    Aktori i njohur i trupës së “Portokalli” Ledjo Lako, nën regjinë e Altin Bashës, solli një performancë të veçantë, ku loja aktoriale ndërthurej vazhdimisht me ndërveprimin me spektatorët, të cilët në disa momente u bënë pjesë aktive e shfaqjes.
    “Çdo gjë e shkëlqyer” është një monodramë që trajton me delikatesë temat e dashurisë, vështirësive emocionale dhe gëzimeve të vogla që e mbajnë njeriun të lidhur me jetën. Ngjarja rrëfehet përmes një liste simbolike “gjërash të shkëlqyera”, e cila nis nga kënaqësitë më të thjeshta dhe vazhdon të zgjerohet gjatë viteve, duke u bërë një mënyrë reflektimi dhe përballje me sfidat.
    Shfaqja mbyllet me mesazhin se, pavarësisht vështirësive që mund të kalojë çdo njeri, jeta mbetet e mbushur me dritë dhe arsye për t’u ringritur.

    Top Channel

  • Berisha në “Foltore”: Do bëjmë një analizë të shkëlqyer të zgjedhjeve

    Berisha në “Foltore”: Do bëjmë një analizë të shkëlqyer të zgjedhjeve

    Kreu i demokratëve, Sali Berisha, ka nisur turin e “Foltoreve” mbrëmjen e kësaj të marte.
    Në fjalën e tij ai tha se PD-ja do të bëjë një analizë të shkëlqyer të zgjedhjeve, ku  edhe ftoi të japin mendime, të bëjë kritika dhe propozime kushdo.
    Berisha: Do kisha dashur të isha shumë kohë përpara në takim me ju, se ne jemi parti e debatit. Absolutisht e debatit të lirë. Por, debati gjatë periudhës së raportit, hartimit të raportit, do të ishte kundër nesh. Do ta përdorte Edi Rama për të mashtruar botën se ky këtu nuk mbrojti kutinë atje, nuk u paraqit te komisioni, nuk bëri këtë, nuk bëri atë. Këtë dhuratë nuk mund t’ia bënim ne kurrë atij. Asnjë arsye nuk ka pasur në vonesën tonë të fillimit të analizës përveç kësaj. Asnjë tjetër.

    E dyta, prej kësaj kaluam në zgjedhjet e Tiranës. Sigurisht nuk do merreshim me analizë të fushatës kur ishim në fushatë zgjedhore. Do të bëjmë një analizë të shkëlqyer. A mundet ne të përdorim situatën, a mundet ne të përdorim faktin e një diktature autoritare për të mos analizuar të gjithë dobësitë, problematikat tona? Në asnjë mënyrë. Ne fillojmë sot një debat, fillojmë sot një analizë me të cilën ne do e nxjerrim shumë më të fortë dhe të fuqishme Partinë Demokratike.
    Dhe në këtë analizë, jeni të ftuar secili prej jush të japë mendime, të bëjë kritika për cilido, të bëjë propozime. Kam vetëm dy kërkesa. Jo gjah shtrigash.Ne nuk bëhemi në asnjë rrethanë parti e gjahut të shtrigave, por japim përgjegjësinë me fakte, me argumente secilit. Ku i patëm dobësitë tona, çfarë duhet të përmirësojmë, çfarë duhet të ndryshojmë? Ne nuk duhet të kemi frikë të bëjmë të gjitha sugjerimet, të gjitha propozimet. 

  • Pezullimi i Belinda Ballukut nga detyra, Balla: SPAK ka bërë një punë të shkëlqyer, kush punon edhe gabon

    Pezullimi i Belinda Ballukut nga detyra, Balla: SPAK ka bërë një punë të shkëlqyer, kush punon edhe gabon

    Kreu i Grupit të PS-së, Taulant Balla ka komentuar vendimin e GJKKO-së për pezullimin e Belinda Ballukut nga detyra si zv.kryeministre dhe ministre e Infrastrukturës.
    “Në vlerësimin tonë SPAK ka bërë një punë të shkëlqyer. Kush punon, gabon. Sa i përket rastit në fjalë Kryeministri ka qenë i qartë, ka pasur një vendim nga gjykata për pezullimin e një ministri, në vlerësimin e tij dhe timin, mendoj se nuk e ka një kompetencë të tillë gjykata të pezullojë një ministër. Kushtetuta e ka barazuar ministrin me deputetin për imunitetin.
    Por rendi kushtetues e ka të përcaktuar qartë se kur ke një ankesë e dërgon në Kushtetuese. Të presim Kushtetuesen”, tha Balla.

  • “Shëndeti i tij është në gjendje të shkëlqyer”, publikohen rezultatet e rezonancës magnetike të Trump

    “Shëndeti i tij është në gjendje të shkëlqyer”, publikohen rezultatet e rezonancës magnetike të Trump

    Shtëpia e Bardhë ka publikuar rezultatet e testeve që Donald Trump i është nënshtruar së fundmi.

    Presidenti amerikan kishte shkaktuar sensacion me deklaratat e tij në lidhje me rezonancën magnetike që i ishte nënshtruar “për arsye paraprake”, pa përmendur megjithatë se për kë saktësisht. Është një test i pazakontë si pjesë e një kontrolli rutinë, por zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Caroline Levitt, tha se burrat në moshën e presidentit përfitojnë nga teste të tilla.
    Në shënimin e tij, Sean Barbarella, një oficer i Marinës Amerikane i cili është mjeku i presidentit, shkruan se Trump iu nënshtrua testeve për të vlerësuar shëndetin e tij kardiovaskular dhe abdominal.

    Summary of President Donald J. Trump’s Advanced Imaging Results pic.twitter.com/q5yKWg5fWd
    — Polymarket Intel (@PolymarketIntel) December 1, 2025

    Qëllimi i kësaj imazherie është parandalues, të identifikojë çdo problem më herët, të konfirmojë gjendjen e tij të përgjithshme shëndetësore dhe të sigurojë vitalitetin dhe funksionalitetin afatgjatë të presidentit, thotë ai.
    “Imazhet kardiovaskulare të Presidentit Trump janë plotësisht normale”, thotë ai.
    Ai shton: “Nuk ka prova të ngushtimit të arterieve që ndikojnë në rrjedhën e gjakut ose anomalive në zemër ose në enët kryesore. Dhomat e zemrës janë normale në madhësi, muret e enëve të gjakut duken të lëmuara dhe të shëndetshme, dhe nuk ka prova të inflamacionit ose trombozës. Në përgjithësi, sistemi i tij kardiovaskular është në shëndet të shkëlqyer.”
    Po aq të mira janë edhe rezultatet e ekzaminimit të organeve të barkut, të cilat “duken shumë të shëndetshme”, me funksion “brenda kufijve normalë”.
    Ai përfundon duke shkruar se “ky nivel i vlerësimit të detajuar është i zakonshëm për një ekzaminim të kryer në moshën e Presidentit Trump dhe “konfirmon se ai mbetet në një shëndet të përgjithshëm të shkëlqyer”.

    Top Channel

  • Xabi Alonso shuan “konfliktin” me Vinícius: Kemi një marrëdhënie të shkëlqyer

    Xabi Alonso shuan “konfliktin” me Vinícius: Kemi një marrëdhënie të shkëlqyer

    27 Nëntor 2025

    13:50

    Alfred Lleshi

    Xabi Alonso ka qetësuar zërat për konfliktin me Viníciusin: “Marrëdhënia ime me Vinícius është e shkëlqyer… Ai është një lojtar kyç për ne, kemi besim të ndërsjellë. Flasim para ndeshjeve; ai e di çfarë mendoj unë dhe unë e di çfarë mendon ai. Kjo është mënyra më e mirë për të marrë vendime së bashku”.
    Deklaratat e trajnerit vijnë pas muajsh ulje-ngritje mes tyre; nga përplasjet dhe përjashtimet (uljet në stol) te fjalët e mira. Sipas mediave spanjolle, ditët e fundit ishin përhapur me forcë zëra për një krisje që e kishte shtyrë Vinícius t’i komunikonte Florentino Pérezit se nuk dëshiron të rinovojë kontratën, e cila skadon më 2027.
    Dalja publike e Xabi Alonsos shihet si një tentativë për të qetësuar situatën dhe riafirmuar besimin te ylli brazilian, i konsideruar një nga lojtarët më të rëndësishëm të projektit të Real Madridit.

  • “Asllani është një lojtar i shkëlqyer”, Fabregasi: Kosova shpreson të bëjë historinë dhe të na befasojë

    “Asllani është një lojtar i shkëlqyer”, Fabregasi: Kosova shpreson të bëjë historinë dhe të na befasojë

    Torinoja do të përballet me Komon në ndeshjen e vlefshme për javën e 12 të Serisë A. Trajneri i Komos ka folur për mediat përpara këtij takimi, duke u ndalur te cilësia e Asllanit dhe te arritja historike e Kosovës. Fabregasi e ka cilësuar Kristjan Asllanin si një lojtar të shkëlqyer, ndërsa më tej ka komentuar edhe mbërritjen në ‘play off’-in e Kupës së Botës të Vojvodës me fanellën e Kosovës.
    “Torinoja është një skuadër që luan me një 5-3-2, ka mbrojtësa me përvojë. Asllani ka shënuar dhe vjen nga Interi. Është një lojtar i shkëlqyer. Skuadra është e mirë-organizuar. Vojvoda do të luajë në ‘play off’ me Kosovën? Ekziston presioni. Kjo është gjëja më e mirë, tregon se po lufton për diçka. Sa për Vojvodën, ishim në restorant, pamë shortin dhe ai ishte shumë i qetë. Për Kosovën është një dhuratë. Ata shpresojnë që të bëjnë historinë dhe të na befasojnë”, ka deklaruar ndër të tjera Françesk Fabregasi./Sport Ekspres/

  • “Do të jetë një kryebashkiak i shkëlqyer”, Trump pas bisedimeve me Mamdanin në Zyrën Ovale: Takim i shkëlqyer

    “Do të jetë një kryebashkiak i shkëlqyer”, Trump pas bisedimeve me Mamdanin në Zyrën Ovale: Takim i shkëlqyer

    Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, dhe kryebashkiaku i sapozgjedhur i New York-ut, Zohran Mamdani, zhvilluan sot një takim në Zyrën Ovale.

    Trump deklaroi se Mamdani “do të jetë një kryebashkiak  i shkëlqyer”, ndërsa Mamdani theksoi se të dy ndajnë një dashuri të përbashkët për qytetin dhe se presin të bashkëpunojnë për çështjen e përballueshmërisë.
    Ai ka deklaruar se patën një takim të shkëlqyer. Trump gjithashtu e uroi Mamdanin për fitoren e tij, duke treguar kështu një ndryshim në marrëdhënien e tyre të tensionuar.
    Kreu i Shtëpisë së Bardhë shtoi se ata folën për strehimin, ushqimin dhe një sërë temash të tjera rreth përballueshmërisë.
    “Çdo gjë që bëj do të jetë e mirë për Nju Jorkun”, tha Trump.
     

    Top Channel

  • ‘Protestat të jenë të qëndrueshme’, Alimehmeti: Opozita duhet të jetë e shkëlqyer dhe me alternativa

    ‘Protestat të jenë të qëndrueshme’, Alimehmeti: Opozita duhet të jetë e shkëlqyer dhe me alternativa

    Demokrati Ilir Alimehmeti deklaroi sot se protestat e opozitës duhet të jenë të qëndrueshme dhe të vazhdueshme e me verpime të forta.
    Në një dalje televizive, Alimehmeti tha se puna dhe përfaqësimi i opozitës duhet të jetë i shkëlqyer, për të qenë edhe një alternativë qeverisëse për qytetarët.
    “Opozita bëri foltore para Kryeministrisë. Por protestat duhet të jenë të qëndrueshme dhe të vazhdueshme. Ne kemi një qëndrim grupi dhe një vendim. Nuk është vetëm opozita, por është edhe puna e organizimi për të qenë alternative qeverisëse. Kjo do të thotë që të frymëzosh edhe njerëzit, opozita duhet të jetë e vazhdueshme, e shkëlqyer dhe me alternativa, me veprime të forta. Nuk mjafton vetëm denoncimi, duhet të ketë edhe aksione në rrugë, unë për këtë jam”,-u shpreh Alimehmeti.