Tag: shifrat

  • Shkëndija mposht Sllovan Bratisllavën dhe i shkon pranë kualifikimit, Drita merr humbjen e parë në Ligën e Konferencës

    Shkëndija mposht Sllovan Bratisllavën dhe i shkon pranë kualifikimit, Drita merr humbjen e parë në Ligën e Konferencës

    Shkëndija dhe Drita kanë luajtur sot ndeshjen e tyre numër 5 në Ligën e Konferencës. Dy klubet shqiptare patën rezultate të kundërta këtë mbrëmje. Kuqezinjtë e Tetovës kanë poshtur me shifrat 2-0 Sllovan Bratisllavën. Të dy golat u shënuan në pjesën e parë të lojës. Fillimisht ishte Bajriçi ai që në minutën e 33-të e dërgoi topin në rrjetë. Më pas, në minutën e parë të shtesës së pjesës së parë Spahiu dyfishoi shifrat. Një fitore mjaft e rëndësishme kjo e Shkëndijës, e cila tashmë i shkon pranë kualifikimit fazën me eleminim direkt.
    Ndërkohë, Drita pati një fat të kundërt me kuqezinjtë e Tetovës. Skuadra nga Gjilani ka humbur në shtëpi me shifrat 0-3 nga AZ Alkmari. Kjo ishte edhe humbja e parë e Dritës në këtë sezon të Ligës së Konferencës. Pavarësisht kësaj humbjeje, ekipi nga Kosova mbetet në zonën që e dërgon në fazën tjetër të kompeticionit. Ndeshja e fundit e fazës së ligës do të luhet në 18 dhjetor dhe të dyja skuadrat shqiptare i presin kundërshtarë të vështirë. Shkëndija do të sfidojë AEK Larnakën në Qipro, e cila tashmë udhëheq tabelën e renditjes. Në krahun tjetër, Drita do të udhëtojë në Spanjë për t’u përballur me Rajo Vajekanon./Sport Ekspres/

  • Reali i Madridit e pëson nga VAR-i, Guardiola bën gati valixhet e Çabi Alonsos

    Reali i Madridit e pëson nga VAR-i, Guardiola bën gati valixhet e Çabi Alonsos

    Një tjetër rezultat zhgënjyes për Realin e Madridit. “Los blancos” janë mposhtur sot me shifrat 1-2 nga Mançester Siti. Rodrigo zhbllokoi rezultatin në minutën e 28, por festa në “Santiago Bernabeu” nuk do të zgjaste shumë. Në minutën e 35 O’rajli riktheu baraspeshën, ndërsa 2 minuta nga fundi i pjesës së parë Halandi vulosi shifrat në 1-2. Sulmuesi norvegjez u rrëzua në zonën e madrilenëve dhe pas rishikimit të pamjeve në monitorin e VAR-it, arbitri vendosi të sinjalizonte për penallti.
    Më pas Erling Halandi nuk e pati të vështirë të dërgonte topin në rrjetë nga pika e bardhë e 11 metrave. Një goditje e rëndë për Realin e Madridit, që vazhdon të mos dalë dot nga kriza e rezultateve. Me këtë humbje, Guardiola ka bërë gati valixhet për Çabi Alonson, pasi u përfol se përballja ndaj Sitit do të ishte vendimtare për të ardhmen e tij në krye të stolit të Realit të Madridit./Sport Ekspres/

  • Ajax e bën “sefte”, “Nëndetësja e Verdhë” përmbytet në shtëpi (video)

    Ajax e bën “sefte”, “Nëndetësja e Verdhë” përmbytet në shtëpi (video)

    Kanë përfunduar dy ndeshjet e para për sot në Champions League. Në “Estadio de la Ceramica”, Villareal u mund 2-3 nga Copenhagen. Danezët gjetën avantazhin që në minutën e 2-të, me Mohamed Elyounoussi, i cili shënoi pas asistit perfekt të Marcos Lopez. Pjesa e parë mbyllet me këtë rezultat, 0-1.
    Pjesa e dytë nis vrullshëm, ku shënohen 3 gola në 9 minuta. Në minutën e 46-të, Villarreal barazon shifrat me Comesana. Një minutë më pas, Copenhagen kalon sërish në avantazh me Achouri, i cili shënoi pas asistit të Zague. Në minutën e 55-të, Oluëasey barazoi sërish shifrat për “Nëndetësen e Verdhë”. Goli i fitores së madhe për danezët do të vinte në minutën e 90′ me Andreas Cornelius.
    Në Baku, Qarabag edhe pse kaloi dy herë e para në avantazh, në fund humbi 2-4 ndaj Ajax-it, fitorja e parë ëpr holandezët në këtë sezon. Camilo Duran shënoi ëpr vendasit në minutën e 9-të, duke përfituar nga një dalje e gabuar e portierit të holandezëve dhe moskuptimit me mbrojtësin. Kasper Dolberg barazoi shifrat për Ajax-in në minutën e 39-të, me një gol të bukur me goditje nga distanca. Pjesa e parë mbyllet 1-1.
    Me fillimin e pjesës së dytë, Matheus Silva kaloi sërish në avantazh Qarabag, me një goditje të bukur brenda zonës, pas një aksioni perfekt. Në minutën e 79-të, Oscar Gloukh barazoi shifrat me një gol të bukur në kufijtë e zonës së rreptësisë. Goli i përmbysjes së madhe për holandezët do të vinte në minuten e 83′ me Anton Gaaei. Oscar Gloukh shënoi golin e dytë personal dhe të katërtin për Ajax në minutën e 90′, duke vulosur përfundimisht fitoren 2-4 për holandezët.
    SHIHGOLAT

  • Barcelona e nis vrullshëm pjesën e dytë, një mbrojtës nderon katalanasit. Efekti Rashford ndihet direkt (video)

    Barcelona e nis vrullshëm pjesën e dytë, një mbrojtës nderon katalanasit. Efekti Rashford ndihet direkt (video)

    9 Dhjetor 2025

    22:20

    Telesport

    Barcelona e ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme pjesën e dytë në “Camp Nou” ndaj Eintracht Frankfurt, duke përmbysur shifrat me dy gola të shpejtë. Katalanasit kanë barazuar fillimisht shifrat me Jules Kounde në minutën e 50-të.
    Francezi shënoi me kokë, pas krosimit perfekt të Marcus Rashford, i sapofutur në fushë në vend të Fermin Lopez. Tre minuta më pas, sërish Jules Kounde shënon me kokë, këtë herë pas krosimit të Lamine Yamal.
    Kujtojmë që pjesa e parë u mbyll 0-1 për gjermanët. Të cilët gjetën avantazhin pas një kundërsulmi perfekt dhe asistit të marrë nga Nathaniel Brown, sulmuesi 23-vjeçar, Ansgar Knauff, pasi depërtoi bukur në zonë, u tregua më i shpejtë se mbrojtësit katalanas dhe dërgon topin në rrjetë.
    SHIKOGOLAT

  • Atalanta bën surprizën e madhe, përmbysje spektakolare ndaj Chelsea-s. Lumë golash në Holandë dhe Belgjikë, festojnë Atletico dhe Marseille

    Atalanta bën surprizën e madhe, përmbysje spektakolare ndaj Chelsea-s. Lumë golash në Holandë dhe Belgjikë, festojnë Atletico dhe Marseille

    9 Dhjetor 2025

    22:53

    Telesport

    Atalanta bën surprizën duke fituar me përmbysje 2-1 ndaj Chelsea. Për “Blutë” shënoi Joao Pedro, goli i parë për të në Champions League. Braziliani shënoi pas asistit të marrë nga kapiteni Reece James. Arbitri fillimisht e anulloi duke dyshuar për pozicion jashtë loje, ndërhyn VAR, goli quhet i rregullt. Pjesa e parë mbyllet 0-1 për londinezët. Atalanta përmbysë shifrat në pjesën e dytë me golat e Gianluca Scamacca 55′ dhe Charles De Ketelaere 83′.
    Në Eindhoven, PSV edhe pse gjeti e para avantazhin me Guus Til në minutën e 10-të, Atletico Madrid bëri përmbysjen e madhe dhe fitoi me shifrat 2-3. Golat për “Colchoneros” u shënuan nga Julian Alvarez 37′, David Hancko 52′ dhe Alexander Sorloth 56′. Për holandezët ngushtoi shifrat Ricardi Pepi në minutën e 85-të, rezultati mbeti i pandryshuar deri në fund, 2-3 për Atletico-n.
    Totteham bëri detyrën në shtëpi, duke fituar 3-0 ndaj Slavia Prague, falë një autogoli në minutën e 26′ dhe penalltive të ekzekutuar saktë nga Mohammed Kudus 50′ dhe Xavi Simons 78′. Një sfidë shumë e bukur ka qenë ajo e luajtur në Belgjikë, ku kampionët belg, Royale Union SG u mposht 2-3 nga Olimpique Marseille. Për francezët shënuan Paixao dhe dopietë nga Mason Greenwood.
    Monaco fitoi në Principatë 1-0 ndaj Galatasaray. Denis Zakaria gaboi fillimisht nga penalltia, Folarin Balogun gjeti rrjetën në minutën e 68-të.
    SHIKOGOLAT

  • Kryeqyteti vishet i kuq! Partizani thellon krizën e Tiranës, “demat” përmbushin hakmarrjen e tyre ndaj bardhebluve

    Kryeqyteti vishet i kuq! Partizani thellon krizën e Tiranës, “demat” përmbushin hakmarrjen e tyre ndaj bardhebluve

    “Skuqet” kryeqyteti. Partizani ka triumfuar me shifrat 2-0 në derbin kundër Tiranës. Bardheblutë fituan përballjen e parë në këtë sezon, por në ballafaqimin e dytë mes tyre Partizani përmbushi me sukses hakmarrjen. “Demat e kuq” shënuan nja një gol në secilën pjesë të takimit. Human-i zhbllokoi shifrat që në minutën e 7 të sfidës, ndërsa Skuka hyri nga stoli dhe vulosi shifrat përfundimtare në minutën e 66.
    Partizani vazhdon ecurinë pozitive nën drejtimin e trajnerit Kërnaja, tejsa tashmë gjenden vetëm 3 pikë larg 4-shes më të mirë të kampionatit. Ndërkohë gjërat nuk po shkojnë aspak mirë në kampin bardheblu. Kjo humbje ka thelluar edhe më shumë krizën e Tiranës, e cila mban vendin e fundit në renditje me vetëm 7 pikë të grumbulluara në 15 ndeshje./Sport Ekspres/

  • Man. City “spektakël” ndaj Sunderland dhe rrit presionin ndaj Arsenal. Broja titullar në humbjen e Burnley, Chelsea nuk di të përfitojë (video)

    Man. City “spektakël” ndaj Sunderland dhe rrit presionin ndaj Arsenal. Broja titullar në humbjen e Burnley, Chelsea nuk di të përfitojë (video)

    6 Dhjetor 2025

    17:56

    Telesport

    Kanë përfunduar disa nga ndeshjet e javës së 15-të për në Premier League. Në “Etihad”, Manchester City fitoi 3-0 ndaj Sunderland të Granit Xhakës, duke qenë tani vetëm dy pikë larg Arsenalit të vendit të parë. Ruben Dias zhbllokoi shifrat në minutën e 31-të me një gol spektakolar nga distanca. Goditja fuqishme e qendërmbrojtësit portugez përfundon në rrjetë. Në minutën e 35-të, Josko Gvardiol shënon me kokë pas krosimit të Phil Foden nga goditja e këndit.
    Në minutën e 65-të, Phil Foden shënon me kokë pas asistit të Rayan Cherki, duke vuolsur fitoren 3-0 për “Qytetarët”. Chelsea nuk arrin të përfitojë nga humbja e Arsenalit, pasi “Blutë” u ndalën në barazim pa gola në transfertën ndaj Bournemouth dhe renditen në vend të katërt me 25 pikë, 8 pikë më pak se Arsenal dhe 5 pikë më pak se Aston Villa e vendit të tretë.
    Tottenham rikthehet të fitorja pas pesë javëve, pasi sot mundi në shtëpi 2-0 Brentford. Vendasit gjetën avantazhin në minutën e 25-të me golin e Richarlison pas asistit të Xavi Simons. Në fund të pjesës së parë ishte Xavi Simons që dyfishoi shifrat.
    Everton fitoi 3-0 ndaj Nottingham Forest, autogol i Milenkovic, goli i Thierro Barry në fund të pjesës së parë dhe goli i Kiernan Dewsbury-Hall në minutën e 80′. Armando Broja luajti titullar në humbjen e Burnley 2-1 ndaj Newcastle.Për “Qymyrxhinjtë” shënoi Bruno Guimaraes direkt nga goditja e këndit në minutën e 30-të. Antony Gordon dyfishoi shifrat në fund të pjesës së parë nga pika e bardhë e penalltisë. Në fund të pjesës së parë, miqtë mbetën me një lojtar më pak, Lucas Pires u ndëshkua direkt më karton të kuq për faullin ndaj Elanga. Golin e vetëm për vendasit e shënoi Zian Flemming me penallti në minutat shtesë.
    SHIHGOLAT

  • Xhaka dhe Sunderland i tij nuk i rezistojnë dot Man. City-t. Tottenham “ok”, Broja titullar. Chelsea e mbyll pa gola (video)

    Xhaka dhe Sunderland i tij nuk i rezistojnë dot Man. City-t. Tottenham “ok”, Broja titullar. Chelsea e mbyll pa gola (video)

    6 Dhjetor 2025

    16:50

    Telesport

    Kanë përfunduar pjesët e para në takimet e javës së 15-të në Premier League. Në “Etihad”, Manchester City është duke fituar 2-0 ndaj Sunderland të Granit Xhakës. Ruben Dias zhbllokoi shifrat në minutën e 31-të me një gol spektakolar nga distanca. Goditja fuqishme e qendërmbrojtësit portugez përfundon në rrjetë. Në minutën e 35-të, Josko Gvardiol shënon me kokë pas krosimit të Phil Foden nga goditja e këndit.
    Në “St. James’ Park”, Newcastle po fiton 2-0 ndaj Burnley. Për “Qymyrxhinjtë” shënoi Bruno Guimaraes direkt nga goditja e këndit në minutën e 30-të. Antony Gordon dyfishoi shifrat në fund të pjesës së parë nga pika e bardhë e penalltisë. Armando Broja titullar për Burnley. Miqtë janë me një lojtar më pak, Lucas Pires u ndëshkua direkt më karton të kuq për faullin ndaj Elanga.
    Tottenham është duke fituar 2-0 ndaj Brentford. Vendasit gjetën avantazhin në minutën e 25-të me golin e Richarlison pas asistit të Xavi Simons. Në fund të pjesës së parë ishte Xavi Simons që dyfishoi shifrat. Everton është duke fituar në shtëpi 2-0 ndaj Nottingham Forest, autogol i Milenkovic dhe goli i Thierro Barry në fund të pjesës së parë.. Në ndeshjen tjetër, Bournemouth-Chelsea, mungoi goli në pjesën e parë.
    SHIKOGOLAT

  • Tayna “pushton” botën: Shifrat shpërthyese të artistes për vitin 2025 në Spotify!

    Tayna “pushton” botën: Shifrat shpërthyese të artistes për vitin 2025 në Spotify!

    Gazeta “KOHA JONË” themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
    Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga “Sami Frasheri”, Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA – ALBANIA

  • 9 gola të shënuar, spektakël në Fulham-Man. City. Fitore me zemër të ngrirë për “Qytetarët”, rritet presioni ndaj Arsenal

    9 gola të shënuar, spektakël në Fulham-Man. City. Fitore me zemër të ngrirë për “Qytetarët”, rritet presioni ndaj Arsenal

    Fulham dhe Manchester City dhuruan një ndeshje spektakolare që do të mbahet mend gjatë. E vlefshme për javën e 14-të në Premier League, ku u shënuan plot 9 gola, rezultati final 4-5 për Man. City.
    Serinë e golave për “Qytetarët” e hapi i zakonshmi Erling Haaland, i cili shënoi në minutën e 17-të, pas asistit të marrë nga Jeremy Doku. Norvegjezi shkruan historinë në Premier League, duke u bërë lojtari që arrin shifrën e 100 golave më shpejt se kushdo tjetër. Ky ishte goli i 15-të për Haaland në këtë sezon në kampionat.
    Në minutën e 37-të, Haaland kthehet në asistues dhe Tijjani Reijnders dyfishon shifrat për Man. City. Në fund të pjesës së parë, Phil Foden shënoi golin e tretë për City-n, me një super goditje të fuqishme në kufijtë e zonës së rreptësisë. Në minutat shtesë të pjesës së parë, vendasit ngushtuan shifrat me golin e Smith Roëe. Pjesa e parë mbyllet 1-3 për City-n.
    Pjesa e dytë në “Craven Cottage” ishte spektakolare. “Qytetarët” e nisën vrullshëm duke shënuar edhe dy gola të tjerë. Phil Foden shënoi golin e dytë personal në minutën e 48′, sërish pas asistit të Haaland dhe në minutën e 54-të ishte autogoli i Sander Berge, duke i çuar shifrat në 1-5 për City-n.
    Pikërisht atëherë kur u mendua që fati i ndeshjes ishte vulosur, vjen reagimi i vendasve. Alex Iwobi shënon në minutën e 57-të një gol tejet të bukur me një goditje perfekte nga distanca. Samuel Chukwueze, i ardhur nga Milan në merkaton e verës, shënoi dy gola të bukur në minutat 72′ dhe 78′, duke ngushtuar shifrat në 4-5. Minutat e fundit ishin vërtet drithëruese për të dy ekipet, rezultati mbeti i pandryshuar deri në fund.
    Man. City fiton 4-5 dhe rrit presionin ndaj Arsenal. “Qytetarët” kanë 28 pikë, dy pikë më pak se “Topçinjtë”, të cilët luajnë nesër ndaj Brentford.