Tag: shëndetësi

  • Diella” e Ramës e padobishme/ OBSH: Shqipëria ka nevojë për avancim teknologjik në shëndetësi

    Diella” e Ramës e padobishme/ OBSH: Shqipëria ka nevojë për avancim teknologjik në shëndetësi

    Diella” e Ramës e padobishme/ OBSH: Shqipëria ka nevojë për avancim teknologjik në shëndetësi
    Shqipëria ka boshllëqe të mëdha në politikat e inteligjencës artificiale (IA) për shëndetësinë, tregon një raport i fundit i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) që trajton përfitimet që kanë shërbimet shëndetësore nga përdorimi i IA.
    Sipas OBSH-së, Shqipëria renditet ndër vendet me përparime minimale në ndërtimin e një kuadri të sigurt dhe funksional për përdorimin e inteligjencës artificiale (AI) në shëndetësi. Dokumenti thekson se, ndërsa vendet e tjera po avancojnë me politika, certifikime dhe mekanizma mbrojtës për pacientët, Shqipëria ka vetëm një element të dokumentuar të këtij kuadri.
    Të dhënat tregojnë se Shqipëria ka zbatuar vetëm procesin e certifikimit të sistemeve të AI në shëndetësi, një hap i rëndësishëm, por i pamjaftueshëm për ndërtimin e besimit në teknologjitë që po transformojnë shërbimet mjekësore. Të gjitha fushat e tjera të vlerësuara nga OBSH rezultojnë pa politika ose procedura zyrtare.
    Konkretisht, vendi nuk ka rregulla për prokurimin, zhvillimin ose përdorimin e sistemeve të AI në mjekësi, nuk ka politika që trajtojnë ndikimin e teknologjive në mjedis dhe nuk ekzistojnë mekanizma për auditimin dhe dokumentimin e rreziqeve që AI mund të sjellë për pacientët. Po ashtu, qytetarët dhe profesionistët e prekur nuk kanë një rrugë të përcaktuar ligjore për të paraqitur ankesa në rast të dëmtimit nga një sistem i AI.
    Raporti vëren gjithashtu se Shqipëria ka kryer vetëm hapin e parë të angazhimit, konsultimin me palët e interesit, por mungon progresi në fushat më të rëndësishme për ndërtimin e kapaciteteve të profesionistëve. Vendit i mungojnë programet e trajnimit për aftësi në AI për personelin shëndetësor, si para punësimit, ashtu edhe gjatë shërbimit. Po ashtu mungojnë role profesionale të specializuara në shkencën e të dhënave apo inteligjencën artificiale për sektorin e shëndetit.
    Sipas ekspertëve, ky boshllëk rrezikon të çojë në përdorimin e pakontrolluar të teknologjive të AI në klinika apo struktura shëndetësore, pa standarde të sigurisë, pa transparencë dhe pa mekanizma mbrojtjeje për pacientët. OBSH rekomandon që Shqipëria të hartojë një kuadër të plotë rregullator, të zhvillojë standarde të prokurimit dhe auditimit, dhe të ndërtojë kapacitete profesionale për të përballuar integrimin e teknologjive të reja në sistemin shëndetësor.
    Në një kohë kur inteligjenca artificiale po transformon shërbimet mjekësore në gjithë Europën, raporti paralajmëron se vendet që nuk veprojnë me kohë rrezikojnë të mbeten pas dhe të përballen me sfida serioze si për cilësinë e kujdesit, ashtu edhe për sigurinë e pacientëve. Shqipëria, sipas këtyre të dhënave, ka ende shumë punë për të bërë që të mos mbetet në periferi të këtij transformimi.
    /Monitor

  • Hetim koncesioneve në shëndetësi, Braçe “korrigjon” 7 kërkesat për KLSH, mes tyre me shkelje edhe hemodializa e Spitalit Amerikan

    Hetim koncesioneve në shëndetësi, Braçe “korrigjon” 7 kërkesat për KLSH, mes tyre me shkelje edhe hemodializa e Spitalit Amerikan

    Kontrollit të Lartë të Shteti ju lanë 7 detyra nga Kuvendi për tu përmbushur deri në fund të këtij viti.

    Në miratimin e projektrezolutës që përmban këto detyra, në mbledhje e përbashkët e komisionit të Ekonomisë dhe Komisioni për Nismat qytetare, deputeti i PS, Erion Brace ka kërkuar që të përfshihet edhe rekomandimi për auditimin e koncesioneve në shëndetësi.
    “Formulimi qe është në rezolutë, unë mendoj që është i paplotë, për disa arsye. Qëllimi është të ndihmojmë autoritetet vendimmarrëse, konkretisht ministritë dhe qeverinë, sa kohë kontratat koncensionare të partneritetit publik privat nuk janë bërë me ligj të kuvendit.
    Pra bëhen me vendime të Këshillit të Ministrave, duke pasur një opinion të kualifikuar për mënyrën sesi është operuar në harkun e 10 viteve të secilës prej atyre kontratave dhe përfitimeve që kemi marrë ne nga ky partneritet publik privat. Së dyti, një pjesë e tyre janë proces hetimi penal, ende të papërfunduar në gjykime dhe së fundmi përfshin një gamë shumë të gjerë njerëzish”, u shpreh deputeti i PS, Erion Braçe.
    Ndër kontratat koncensionare të cilat kanë rezultuar me shkelje të evidentuara edhe nga KLSH është dhe ajo e hemodializës e ofruar nga Spitali amerikan. Për të cilën vet KLSH kërkoi një analizë për rikuperimin e demit nga institucionet. Ndërsa kjo kërkesë nuk u specifikua në rezolutë.
    Ndërsa të pyetur për shkeljet në tenderin e tunelit të Llogarasë, përfaqësues të KLSH u përgjigjën kështu.
    “Në raportin e zbatimit të përgatitur nuk është hartuar raport mbi ecurinë e kontratave koncensionare që shërben si bazë për KLSH.”
    Në këtë komision të përbashkët në të cilin u prezantua dhe buxheti faktik i 2024, KLSH renditi një sër shkeljesh të evidentuara në Ministrinë e Financave.
    “Janë konstatuar tejkalime afatesh ligjore në disa hallka të procesit, dokumentacion jo të përditësuar dhe kërkesa buxhetore mbi tavanet e përcaktuara pa një analizë të unifikuar të prioriteteve dhe shpenzimeve.
    Vijojnë të identifikohen ndryshimet të shpeshta të buxhetit përmes akteve normative e një përqendrim të lartë në muajin dhjetor veprime që kanë cenuar   cilësinë e planifikimit menaxhimin e likuiditetit.
    Në 23 raste të audituara  autoritete kontraktore kanë iniciuar procedurat e prokurimit për vlerat  të larta se fondet në dispozicion sipas shpërndarjes 3-vjeçare në kundërshtim me ligjin. Në 20 raste procedura e prokurimit është kryer përtej afati ligjor 15 tetor si afat i fundit. Në 19 raste është konstatuar lidhja e kontratave përtej fondeve në dispozicion në kundërshtim me përcaktimet e nenit 50 për menaxhimin e sistemit buxhetor.”
     

    Top Channel

  • Auditim koncesioneve në shëndetësi, Erion Braçe propozon kontroll 10 vjeçar, pas raportimit të KLSH

    Auditim koncesioneve në shëndetësi, Erion Braçe propozon kontroll 10 vjeçar, pas raportimit të KLSH

    Kryetari i Kontrollit të Lartë të Shtetit Arben Shehu prezantoi raportin vjetor në mbledhjen e përbashkët të Komisionit për Nismat Qytetare dhe Komisionit të Ekonomisë.
    Ai ka listuar një sërë shkeljesh të kryera nga instucionet publike, duke u ndalur vecanërisht tek shkeljet në sektorin e shëndetësisë.
    “KLSH gjatë vitit 2024 ka kryer 159 auditime në të gjitha hallkat e qeverisjes. Janë dhënë 4378 rekomandime, ku ishin 993 masa disiplinore, 66 masa administrative, 697 masa për efekte financiare. Për kontratat në shëndetësi kemi kryer veprimet, ua kemi vënë në dispozicion të Kuvendit. Ne jemi shprehur për problematikat, dhe shteti duhet të bëjë një analizë të detajuar për të rikuperuar dëmin brenda afateve të detyrueshme”, tha Shehu.

    Ndërkohë nga ana tjetër deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe ka propozuar një auditim 10-vjeçar të kontratave koncesionare në shëndetësi, check up dhe sterilizimi.Braçe tha se duhet një verifiki nisur nga fakti se KLSH thotë se private po merr para, pa dhënë shërbimin.
     “Po lexoj nga raporti edhe për vitin 2023, kontrata koncesionare “Për ofrimin e hemodializës” , ka rezultuar me pagesa për shërbime të pakryera, konkretisht për 9241 raste nën projeksion dhe 1557 raste mbi projeksion, në shumën 103,527 mijë lekë. Këtë gjetje e kam hasur vazhdimisht në vitet, është e njëjta sjellje vit për vit. Cili është rekomandimi që i keni bërë autoritetit përkatës që monitoron këtë kontratë që ka mbaruar praktikisht? Do doja që të kishim një auditim të plotë të 10-viteve të këtyre kontratave, nga dita e parë deri në fund të këtyre kontratave, që të ndihmohet edhe MSH nëse do i zgjasë, ti lë matanë apo të vazhdojë shërbimi publik”, tha Braçe.
    Ndër të tjera Kreu i KLSH-së the sa institucionet qendrore e vendore vijojnë me problemin e largimeve të padrejta nga puna të punonjësve. Për të gjitha shkeljet e identifikuara janë bërë 13 kallëzime penale./vizionplus.tv

  • Inteligjenca Artificiale në shëndetësi, ministrja Sala në Londër: Receta elektronike dhe gjurmim digjital i barnave

    Inteligjenca Artificiale në shëndetësi, ministrja Sala në Londër: Receta elektronike dhe gjurmim digjital i barnave

    Digjitalizimi i plotë në shëndetësi, receta elektronike dhe gjurmimi digjital i barnave (track and trace) janë e vetmja rrugë për një shëndetësi bashkëkohore. Këto janë disa nga pikat që synon të realizojë mnistrja e re e Shëndetësisë dhe Mirëqënies Sociale, Evis Sala.
    Mjekja e njohur tashmë në postin e mistres, ishte e pranishme në samitin dyditor “Inteligjenca artificiale në shëndetësi”, organizuar në Londër nga “The economist”. Për të shëndetësia globale po hyn në një fazë të re, ku teknologjitë e avancuara do të lejojnë kalimin nga diagnostika tradicionale në një nivel të ri të ashtuquajtur “super-diagnostikë”.

    “Spitali i së ardhmes do të ketë një infrastrukturë të padukshme teknologjike, qendër të unifikuar të të dhënave të pacientit, zero barrë administrative për profesionistët dhe një kulturë bashkëpunimi njeri IA, ku është në qendër kujdesi ndaj pacientit”, u shpreh ajo.

    Në panelin dedikuar integrimit të inteligjencës artificiale në praktikën klinike, krah emrave të njohur ndërkombëtarë, ministrja Sala ndau shembuj konkretë të përdorimit të IA për të ulur lodhjen e klinicistëve dhe ngarkesën administrative në radiologji, përfshirë automatizimin e detyrave të përsëritura, optimizimin e planifikimeve, gjenerimin automatik të raporteve dhe përpunimin e gjuhës natyrore për dokumentacionin mjekësor.

    Në samit morën pjesë 300 pjesëmarrës e 60 folës nga e gjithë bota, ku u paraqitën njohuri ekskluzive dhe studime rastesh nga politikëbërës, përfaqësues të teknologjisë mjekësore, akademikë, organizata që punojnë për të arritur potencialin maksimal të IA-së në shëndetësi.

  • Ministrja e Shëndetësisë nga Londra: Inteligjenca artificiale, arma jonë për “super-diagnostikën”

    Ministrja e Shëndetësisë nga Londra: Inteligjenca artificiale, arma jonë për “super-diagnostikën”

    Inteligjenca artificiale do të jetë një nga pikat kryesore të qeverisë shqiptare në këtë mandat të katërt. 

    Inteligjenca artificiale do të përdoret edhe në shëndetësi, gjë që u prek nga ministrja Evis Sala në fjalën e saj ditën e parë kur mori detyrën. 

    Në Londër, ku aktualisht ndodhet ministrja Salla në samitin 2-ditor “Inteligjenca artificiale në shëndetësi” e organizuar në “The Economist”, tha se shëndetësia globale po hyn në një fazë të re, ku teknologjitë e avancuara do të lejojnë kalimin nga diagnostika tradicionale në një nivel të ri të ashtuquajtur “super-diagnostikë”. 

    Ministrja Sala nënvizoi se Inteligjenca Artificiale do të udhëheqë revolucionin në shëndetësi, ndërsa paraqiti vizionin e qeverisë shqiptare në digjitalizimin e plotë në shëndetësi, si pararendës të përdorimit të inteligjencës artificiale në diagnostikimin e përparuar. 

    “Spitali i së ardhmes do të ketë një infrastrukturë të padukshme teknologjike, qendër të unifikuar të të dhënave të pacientit, zero barrë administrative për profesionistët dhe një kulturë bashkëpunimi njeri – IA, ku është në qendër kujdesi ndaj pacientit”, u shpreh ajo. 

    Në panelin dedikuar integrimit të inteligjencës artificiale në praktikën klinike, krah emrave të njohur ndërkombëtarë, ministrja Sala ndau shembuj konkretë të përdorimit të IA për të ulur lodhjen e klinicistëve dhe ngarkesën administrative në radiologji, përfshirë automatizimin e detyrave të përsëritura, optimizimin e planifikimeve, gjenerimin automatik të raporteve dhe përpunimin e gjuhës natyrore për dokumentacionin mjekësor. 

    Në samit morën pjesë 300 pjesëmarrës e 60 folës nga e gjithë bota, ku u paraqitën njohuri ekskluzive dhe studime rastesh nga politikëbërës, përfaqësues të teknologjisë mjekësore, akademikë, organizata që punojnë për të arritur potencialin maksimal të IA-së në shëndetësi. 

  • Kush po i merr postet e larta në shëndetësi: Një ish-zyrtar i PD-së dhe një tjetër vjen nga diaspora…

    Kush po i merr postet e larta në shëndetësi: Një ish-zyrtar i PD-së dhe një tjetër vjen nga diaspora…

    Emërimi surprizë i ministres së re, Evis Sala, po shoqërohet me lëvizje të papritura në shëndetësi.
    Është larguar nga detyra Spartak Zekja, drejtori i Fondit të Detyrueshëm i kujdesit shëndetësor.
    Sakaq mësohet se në krye të FSDKSh (Fondi i sigurimeve të detyrueshme të kujdesit shëndetësor) pritej të zyetarizohej pasditen e sotme Artur Papajani, ish drejtor i tatimeve në kohën kur PD ka qenë në pushtet.
    Ende nuk ka një arsye zyrtare për largimin e Zekjas, por pritet që ndryshimi të vijë si pasojë e krijimit të qeverisë së re dhe emërimit të ministres së re, Evis Sala.
    QSUT-ja është një nga drejtoritë e mëdha të administratës që ka pësuar më shumë ndryshime në drejtim gjatë dy viteve të fundit.
    Pas largimit të Albana Ficos, e cila e mbajti postin e drejtoreshës së QSUT-së nga dhjetori 2021 deri në mars 2024, kjo drejtori duket se nuk ka gjetur qetësi.
    Alma Cani pasoi Ficon nga marsi 2024 deri në maj 2025. Më pas ajo dha dorëheqjen dhe vendin e saj e zuri Donjeta Bali e cila qëndroi në detyrë vetëm dy muaj.
    Në korrik 2025 drejtimin e QSUT-së e mori Florenc Spaho, ish deputeti socialist që nuk u konfirmua në 11 maj. Edhe ai e mbajti postin vetëm për 2 muaj kur sot dha dorëheqjen për ti lënë vendin Angela Paparizos.
    Kjo e fundit do të lërë Kanadanë për të drejtuar QSUT-në. Paparizo ka qenë Menaxhere e Arteve dhe Kulturës në Bashkinë e Burlingtonit.
    Ajo ka shërbyer në Bordin Drejtues të Shoqatës së Turizmit Rajonal RTO3, në Bordin Drejtues të Qendrës për Performancë të Burlingtonit dhe është Bashkë-kryetare e Komitetit Drejtues të Strategjisë për Emigrantët e Rinj – Partneriteti Lokal për Emigracionin në Halton, ndërkohë që është edhe Kryetare në detyrë e Këshillit Koordinues të Diasporës.

  • “Nga shëndetësia falas, sot o paguaj o vdis”, Shehu shpërthen: Rama e ka kthyer shëndetësinë në sistem të pashpirt

    “Nga shëndetësia falas, sot o paguaj o vdis”, Shehu shpërthen: Rama e ka kthyer shëndetësinë në sistem të pashpirt

    Deputeti i Partisë Demokratike Tritan Shehu ngre alarmin për gjendjen dramatike të shëndetësisë në Shqipëri, duke kritikuar qeverinë Rama për degradimin e një sektori jetik pas 12 viteve në pushtet.
    Në një status në FB, Shehu thekson se premtimi fillestar për “shëndetësi falas” është kthyer sot në një sistem të pashpirt, ku qytetarët përballen me zgjedhjen tragjike: ose të paguajnë, ose të vdesin. Sipas Shehut, mungesa e politikave të mirëfillta, centralizimi ekstrem, korrupsioni dhe kontrolli politik kanë shkatërruar çdo shpresë për përmirësim.
    Postimi i plotë në FB:
    Rama e filloi me “shëndetësi falas” e ka arritur tek “o paguaj o vdis” mbas 12 vitesh qeverisje!
    Asnjë sinjal real për përmirësim, përkundrazi!
    Shëndetësia drejtohet me politika që mungojnë dhe vullnete politike të Qeverise, që nuk ekzistojnë!
    E vetmja “politike” është centralizmi ekstrem i lidhur me korrupsionin e kontrollit politik të sistemit!
    Inteligjenca artificiale në shëndetësi, të mbështesim një herë inteligjencën njerëzore të personelit mjekësor?!
    Universiteti mjekësor publik pranë spitalit Memorial, Rama harron se ai spital nuk është pjese integrale e sistemit!