Tag: sfidë

  • BERZH: 23% e të rinjve të arsimuar kanë emigruar/ Ikja e “trurit”, një sfidë për të ardhmen e Shqipërisë

    BERZH: 23% e të rinjve të arsimuar kanë emigruar/ Ikja e “trurit”, një sfidë për të ardhmen e Shqipërisë

    Që nga fillimi i viteve ’90 e deri më sot, emigracioni mbetet një nga shqetësimet që ka shoqëruar Shqipërinë gjatë tre dekadave të fundit.

    Qindra mijëra shqiptarë kanë zgjedhur të largohen nga vendi në kërkim të një jete më të mirë. Sipas përllogaritjeve të Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim, Shqipëria ka nivel të lartë të emigracionit në popullsinë e arsimuar në vitet 2023–2024 dhe kthime shumë më të ulëta të tyre krahasuar me 38 vende të rajonit.

    Të dhënat në raportin e tranzicionit të publikuar së fundmi nga BERZH tregojnë se rreth 23% e të arsimuarve gjatë viteve 2023–2024 janë larguar nga vendi ynë, ndërsa vetëm 2–3% e atyre që studionin jashtë u kthyen.

    Më keq se Shqipëria renditen Bosnja, Autoriteti Palestinez dhe në një nivel të ngjashëm është Taxhikistani.

    Raporti tregon se vendi po humbet më shumë profesionistë sesa arrin të tërheqë, pasi 1 në 4 të rinj ikën jashtë vendit për një jetesë më të mirë.

    Emigracioni shqiptar nuk është thjesht një lëvizje demografike, por një pasqyrim i sfidave ekonomike dhe sociale me të cilat përballet vendi, si pagat e ulëta, mungesa e meritokracisë dhe mungesa e perspektivës afatgjatë.

    Emigrimi i të rinjve të arsimuar është një fenomen shqetësues në Shqipëri sepse po sjell boshllëk të madh në tregun vendas të punës, sidomos në fusha si mjekësia, teknologjia, inxhinieria dhe arsimi, por sipas raportit të BERZH kjo është edhe sfidë e madhe për zhvillimin ekonomik dhe të ardhmen e vendit.

  • Sfidë mes pretendentëve në Final Four, Elbasani llogarit rikthimin e rëndësishëm

    Sfidë mes pretendentëve në Final Four, Elbasani llogarit rikthimin e rëndësishëm

    Elbasani barazoi pa gola ndaj Partizanit në shtëpi, duke marrë në këtë mënyrë barazimin e dytë radhazi.
    Sfidën e radhës, verdheblutë e luajnë në trasfertë ndaj Teutës, ku do të synohet natyrisht maksimumi, por nga ana tjetër, bregdetarët janë në një moment shumë të mirë. Për sfidën ndaj Teutës, Gvozdenoviç do të ketë një armë më shumë pasi Tsague ka shlyer dënimin dhe do të jetë i gatshëm për të qenë në fushë.

    Tsague u ndëshkua me të verdhë në sfidën ndaj Dinamos, duke plotësuar kështu numrin në 4 kartonë, teksa rikthimi i tij padyshim që i jep qetësi stafit teknik të Elbasanit.

  • Dumani akuzon mediat që bullizojnë SPAK-un, kush janë gazetarët “kamikazë” në shërbim të burgaxhinjve të politikës që..

    Dumani akuzon mediat që bullizojnë SPAK-un, kush janë gazetarët “kamikazë” në shërbim të burgaxhinjve të politikës që..

    Kryeprokurori Altin Dumani ka ngritur zërin ditën e djeshme gjatë një takimi informal për gazetarët për presionin dhe bullizimin që SPAK po merr nga një pjesë e mediave, por kjo deklaratë nuk mund të mbetet në ajër. Dumani duhet të vërë gishtin në plagë dhe të tregojë qartë kush janë gazetaret dhe mediat që i shërbejnë të pandehurve, burgaxhinjve të politikës dhe interesave të errëta që duan të sabotojnë drejtësinë. “E ndan një vijë shumë e hollë transparencën me ruajtjen e sekretit hetimor. Natyra e hetimeve që ne kryejmë, nevoja e publikut për tu informuar është shumë e madhe, sekreti i hetimit dhe të drejtat e palëve në proces duhen ruajtur. Ne jemi përpjekur që ta gjejmë këtë ekuilibër. Ka gazetarë të papërgjegjshëm që për disa klikime më shumë publikojnë lajme të rreme ose një pjesë të të vërtetës. Dëmtojnë reputacionin e SPAK. Kanë ardhur kërcënime në drejtim të prokurorëve dhe institucionit. Është dhe dëmtimi që i bëhet nga media e papërgjegjshme. Sfidat janë të shumta. Nuk ka qenë e lehtë puna, SPAK në vite ka arritur të krijojë besim me partnerët.
    Ka qenë sfidë e vërtetë për institucionin. Sfidë ka qenë edhe hetimi i pastrimit të parave, krimi kibernetik etj. Kemi mundur të sigurojmë mjetet teknike të përshtatshme për te kryer hetime të kësaj natyre. Komunikimi me mediat ka qenë sfidë po ashtu. Raporti vjetor ka qenë sfidë. Kemi punuar fort të arrijmë cilësinë e raportit vjetor, që të bëhet prezent e gjithë puna, trendi i kriminalitetit etj. Jemi përpjekur të bëjmë një raport shterues”, deklaroi ai. Kryeprokurori Dumani, deklaroi gjithashtu se stafi i tij ka evidentuar raste ku gazetarë të caktuar bullizojnë ose kërcënojnë prokurorët e Prokurorisë së Posaçme, por theksoi se nuk ndërhyn në publikimet e mediave. “Stafi im ka evidentuar që gazetar të caktuar bullizojnë apo kërcënojnë prokurorë të prokurorisë së posaçme. Ndarjen mes gazetarit dhe pronarit te mediave nuk e bëj dot, por problemi ekziston. Ka patur raste kur ka patur presione ndaj SPAK apo prokurorëve.
    Qëllimin nuk e përcaktoj dot, unë ngre problematikën. Prokurorët duhet të ushtrojnë veprimtarinë, pavarësisht presioneve, sulmet e gazetarëve apo analistëve. Nuk do gjeni asnjë rast që unë të marr në telefon një gazetar apo drejtues medie, lidhur me publikime të rreme të lajmeve. Kurrë nuk e kam përdorur pushtetin si drejtues i SPAK për të ndërhyrë në media. Nuk dua të shfajësoj prokurorët apo hetuesit e BKH për rrjedhje të informacionit. Informacioni rrjedh në momentin që me aktet njihen të pandehurit, personat nën hetim apo avokatët e tyre. Fenomen i rrezikshëm është kur ne i drejtohemi një institucioni tjetër për interes të hetimit. Kemi konstatuar se këto institucione ekspozojnë të dhënat që ne kërkojmë”, u shpreh Dumani.
    Në një mjedis mediatik tërësisht të kontaminuar nga politika, ku në mbi 80% të televizioneve, portaleve dhe redaksive fshihen deputetë, oligarkë dhe financues të fuqishëm që blejnë lajme, shkrime, opinione dhe dizinformime, është e natyrshme që SPAK të prodhojë reaksion. Çdo hetim i prek pushtetin, ndaj propaganda e porositur nis menjëherë: sulme personale, akuza të rreme, rrjedhje të manipuluara informacioni dhe kronika të paguara që synojnë intimidimin e prokurorëve. Nëse Dumani e njeh problemin, atëherë duhet të identifikojë edhe aktorët që e ushqejnë këtë makineri presioni sepse heshtja u jep atyre më shumë fuqi dhe e lë opinionin publik në mëshirë të medias së kapur.
     

  • Administrimi dhe mbrojtja e lumenjve, sfidë për ruajtjen e pasurisë ujore

    Administrimi dhe mbrojtja e lumenjve, sfidë për ruajtjen e pasurisë ujore

    Përparimi i Kinës në mbrojtjen dhe administrimin e lumenjve ka forcuar ndjeshëm kontrollin e përmbytjeve, furnizimin me ujë, sigurinë ushqimore e sigurinë ekologjike, duke hedhur themele më të forta për zhvillimin ekonomik e shoqëror me cilësi të lartë.
    Vendi i përmbahet parimit të “përparësisë së kursimit të ujit”, ka zbatuar plotësisht nismën kombëtare për kursimin e ujit dhe ka vendosur kufizime të rrepta lidhur me burimet ujore, duke nxitur një ndryshim nga përdorimi ekstensiv e joefikas i ujit drejt kursimit dhe efikasitetit.
    Me vetëm 6 për qind të burimeve të ujit të ëmbël në botë, Kina mban pothuajse 20 për qind të popullsisë botërore dhe krijon më shumë se 18 për qind të prodhimit ekonomik global.
    Ndërsa ndryshimi klimatik përshpejtohet, siguria globale e ujit përballet me trysni në rritje, dhe administrimi i lumenjve është bërë një sfidë gjithnjë e më e madhe, për bashkëpunim më të ngushtë ndërkombëtar për të trajtuar problemin e mungesës së ujit.
    Përgjatë viteve, Kina ka zhvilluar bashkëpunim të gjerë me agjencitë e Kombeve të Bashkuara në fushën e burimeve ujore, ka ndarë përparimet në kërkimin global të shkencave ujore dhe ka bashkëpunuar me vende e rajone të ndryshme në mbarë botën për të përballuar sfidat në rritje lidhur me ujin, vihet në dukje në raport, duke shtuar gjithashtu që Kina do të vijojë të ndërmarrë hapa konkretë për të çuar përpara objektivat në lidhje me ujin në kuadër të Agjendës për Zhvillimin Vazhdueshëm 2030 të OKB-së.

  • Gëlltiti të gjithë hamburgerin e papërtypur për shkak të një sfide, 22-vjeçari vdes pas 7 ditësh në spital

    Gëlltiti të gjithë hamburgerin e papërtypur për shkak të një sfide, 22-vjeçari vdes pas 7 ditësh në spital

    Një 22-vjeçar, i cili gëlltiti një hamburger të papërtypur për shkak të një sfide të rrezikshme ka ndërruar jetë pas 7 ditësh në spital.
    Ngjarja ka ndodhur në Athinë, Greqi.
    Sipas mediave vendase, 22-vjeçari u mbyt pasi rrugët e frymëmarrjes iu bllokuan.

    Ai u transportua menjëherë në spital dhe u shtrua i intubuar në kujdesin intensiv, në gjendje jashtëzakonisht kritike. Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, i riu nuk ia doli.

  • Tirana, shansi i dytë i Nuhiut, supersfida e Shkodrës pret dyndje tifozësh

    Tirana, shansi i dytë i Nuhiut, supersfida e Shkodrës pret dyndje tifozësh

    Tirana- Vora dhe Vllaznia-Dinamo Siti janë dy përballjet e sotme të javës së 11-të Abissnet Superiore. Në “Selman Stërmasi” do të luhet në orën 14:00 ndërsa bardheblutë pas dështimit të tretë radhazi e kanë detyrim fitoren për të lënë vendin e fundit në tabelë.

    Përballë do të ketë as më pak e as më shumë por Vorën debutuese e cila në shumë javë kampionat, ka ditur të shfaqet skuadër konkuruese. Madje dhe fazën e parë, luajtur në Laç vorakët munden thellë Tiranën 3-1. Për Nuhiun në ndeshjen e dytë me tiranasit, kjo sfidë përbën dhe trendin e shpejtë të trajnerit të ri në atë që shihet si ndryshim në pankinë.

    Ndërkaq në orën 17:00 në “Loro Boriçi” Vllaznia pret Dinamon. Kjo ndeshje e “mbarsur” me polemika mediatike ende pa nisur, sfida premton garë speciale e kërkesë të madhe për pikë. Vllaznia është e para (bashkë me Elbasanin) mirpo me blutë, i ndajnë vetëm dy pikë ndaj dhe ekipet, ndër më të mira të këtij edicioni, përtej objektivit të largët, e kanë një sfidë të shpejtë për kreun.

    Nesër, radha e Teuta- Partizani dhe AF Elbasani-Egnatia. Ndeshja e dejshme e xhiros së 11-të Bylis- Flamurtari luajtur në Vlorë u vendos nga goli i Maksutit (63′) për skuadrën vlonjate 0-1./Sportiim.al/

    Vazhdo leximin

  • Kategoria Superiore/ Ndryshim në programin e javës së 9, ja ku dhe kur do luhet Tirana-Elbasani

    Kategoria Superiore/ Ndryshim në programin e javës së 9, ja ku dhe kur do luhet Tirana-Elbasani

    Skuadrat e Kategorisë superiore do të kthehen në fushat e lojës në mesjavë për ndeshjet e javës së 9.

    Federata Shqiptare e Futbollit bëri të ditur një ndryshim në kalendarin e kampionatit të kësaj jave dhe bëhet fjalë për ndeshjen mes Tiranës dhe Elbasanit.
    Kjo sfidë sfidë, e parashikuar të luhej në 29 tetor, në 19:30 në ‘Air Albania Stadium’ do të luhet në të njëjtën ditë, por në  stadiumin ‘Selman Stërmasi’ në orën 14:00.

  • Rama: Shqiptarët do të mund të pajisen me identitetin e vet digjital duke filluar nga viti 2026

    Rama: Shqiptarët do të mund të pajisen me identitetin e vet digjital duke filluar nga viti 2026

    Në sezonin e 5-të podkastit “Flasim” në rubrikën “Shënimet e javës”, Rama tha se kur koncesioni i kahershëm i kartave të identitetit përfundoi, shteti mori përsipër një sfidë shumë të madhe jo një tjetër koncesion, por krijimin e një kompanie shtetërore për të krijuar kartat më të lira dhe më të mira se të mëparshme.

    “U krijua kompania “Identitek” që e përballoi këtë sfidë plotësisht dhe ndërkohë është angazhuar për sfidën re të identitetit digjital, pra të kalimit të kartës së identitetit në celular apo kompjuter dhe funksionimin e saj si një portofol digjital shumëfunksional dhe shumë komod drejtpërdrejt nga telefoni”, nënvizoi Rama.

    Kreu i qeverisë u shpreh se “edhe BE po ecën në këtë drejtim dhe ka vendosur që në vitin 2027 të jetë afati i futjes së identitetit digjital në jetën e përditshme të Europës dhe në aktivitetin e përditshëm të gjithë qytetarëve të BE-së”.

  • Rama: Antarësimi në BE sfidë! Trump zgjoi Evropën, shakaja me Presidentin e SHBA u keqpërdor

    Rama: Antarësimi në BE sfidë! Trump zgjoi Evropën, shakaja me Presidentin e SHBA u keqpërdor

    Shqipëria është në rrugën e duhur sa i përket procesit të integrimit. Në forumin “Berlin Global Dialogue”, kryeministri Edi Rama u shpreh se tashmë Bashkimi Europian ndjen nevojën e Ballkanit Perëndimor, ndërsa u tregua optimist se puna e bërë nga Shqipëria do të vlerësohet.
    “Është sfidë por nëse ecim në përputhje me kalendarin atëherë ana e tyre e marrëveshjes është se ata do t’i quajnë të mbyllura negociatat dhe do t’i kërkojnë shteteve anëtare t’i ratifikojnë, kemi parashikuar edhe 2 vite të tjera. Ja pse kam thënë 2030, bazuar në këtë marrëveshje. Nuk është një gjë që thjesht e dëshirojmë. Por me BE nuk i dihet kurrë, nuk është një bishë e parashikueshme, mund të ndryshojë, se nuk është një vend”, tha Rama.
    Për kreun e qeverisë shqiptare, Europa duhet të reflektojë sa i përket konflikteve të brendshme, pasi sipas tij ajo nuk mund të shpëtohet nga liderët amerikanë.

     “Europa duhet të mbledhë veten dhe duhet të kuptojë, sa më shpejt që nëse do të ruajë rëndësinë e saj duhet të ndryshojë me shpejtësi, duke e nisur me reflektimin mbi atë çka ka ndodhur deri në zgjedhjen e Trump dhe më pas kundrejt luftës në Ukrainë dhe të pyes veten nëse ka një strategji të qartë për këtë. I jep meritë Trump që e ka detyruar Europën të zgjohet”, tha shefi i qeverisë.
    Nuk harroi të komentonte dhe videon virale me Presidentin e Francës Emmanuel Macron dhe Presidentin e Azerbajxhanit Aliyev. Ai shprehu keqardhje se ai çast shakaje u përdor nga kundërshtarët politikë të Trump, për t’a sulmuar atë.
    “Kjo shaka miqësore u bë virale në Evropë, është argëtuese, por që në SHBA u përdor për të sulmuar presidentin, ishte diçka që më mërziti shumë, për demokratët sepse e kanë humbur realitetin dhe vazhdojnë të besojnë që epërsia morale mjafton për ta të pretendosh… Trump është aty ku është”, tha Rama.
    Shefi i ekzekutivit u shoqërua nga Ministrja virtuale. Mes batutash, Rama u shpreh se “fëmijët e Diellës” do të jenë asistentët virtualë të deputetëve socialistë në Kuvend.
    “Ndaj për herë të parë Diella është shtatzëne dhe pret 83 fëmijë, secili që do të jetë për çdo anëtar të parlamentit tonë dhe do të shërbejë si asistent për ta që do të marrin pjesë në seancat parlamentare, dhe do të mbajë shënim për çdo gjë që ndodh. Këto fëmijë do të kenë dijen e nënës së tyre”, tha ai.
    Forumi ‘ Berlin Global Dialogue’ (BGD),  këtë vit trajtoi temën “Zhvendosja e Fuqisë, Formësimi i Begatisë”./vizionplus.tv

  • Napoli vs Inter/ Ndeshja që mund të vendosë kampionin! Nuk do ta besoni rezultatin…

    Napoli vs Inter/ Ndeshja që mund të vendosë kampionin! Nuk do ta besoni rezultatin…

    Të shtunën, Interi dhe Napoli përballen në një sfidë që premton spektakël. Një ndeshje e vërtetë për titullin, që vjen në momente shumë të ndryshme për të dyja skuadrat. Nga njëra anë, Napoli vjen pas humbjes së rëndë në Champions League ndaj PSV-së, një 6-2 që ka lënë gjurmë, por edhe dëshirën për t’u rikthyer menjëherë. Nga ana tjetër, Interi i Chivut po kalon një periudhë fantastike, me shtatë fitore radhazi mes kampionatit dhe Champions-it, por do të duhet të tregojë se ka hequr qafe dobësinë në ndeshjet e drejtpërdrejta që e penalizuan sezonin e kaluar.
    Vitin e kaluar, përballjet me Napolin përfunduan me dy barazime që i kushtuan shtrenjtë zikaltërve në garën për titull. Një penallti e humbur nga Calhanoglu dhe një gol i pësuar në minutat e fundit i hoqën Interit pikë vendimtare, në një kampionat që u mbyll vetëm me një pikë diferencë.
    Tani, me Chivun në stol, Interi duket më i balancuar, me mbrojtje solide dhe sulm më efikas, por testi i vërtetë do të jetë pikërisht ndaj Napolit. Kampionët në fuqi, pavarësisht luhatjeve, mbeten një skuadër që di të reagojë pas çdo goditjeje.
    Të shtunën, përballja në “Maradona” do të vlejë jo vetëm për tri pikët, por edhe për moralin dhe psikologjinë e skuadrave. Interi ka më shumë për të humbur, por edhe mundësinë për të treguar se sezoni i kaluar është tashmë pjesë e së shkuarës. Spektakël, tension dhe shumë emocione priten në këtë super sfidë të javës.”