Tag: saudite

  • Siria dhe Arabia Saudite nënshkruajnë marrëveshje për naftë dhe gaz

    Siria dhe Arabia Saudite nënshkruajnë marrëveshje për naftë dhe gaz

    Siria dhe Arabia Saudite kanë nënshkruar një numër marrëveshjesh në sektorët e naftës dhe gazit.

    Sipas mediave të huaja, kompania shtetërore siriane e naftës nënshkroi katër marrëveshje me kompani saudite në selinë e Ministrisë së Energjisë në kryeqytetin Damask, sipas Agjencisë Arabe të Lajmeve Siriane (SANA) të martën.

    Marrëveshjet mbulojnë “shërbime mbështetëse teknike dhe zhvillimin e fushave të naftës dhe gazit në Siri”, tha agjencia, pa përmendur nënshkruesit sauditë të marrëveshjeve.

    Më 19 nëntor, drejtori ekzekutiv i Kompanisë siriane të naftës, Youssef Qaballawi, njoftoi zbulimin e pesë fushave të reja të gazit në rajonin perëndimor Al-Sahel.

    Sipas shifrave të vitit 2015, rezervat e provuara të gazit në Siri arritën në rreth 8.5 trilionë metra kub, ndërsa prodhimi mesatar ditor i gazit të palidhur është rreth 250 milionë metra kub, duke përfaqësuar 58 përqind të prodhimit total të gazit të vendit.

    Gazi i lidhur me naftën përbën 28 përqind të prodhimit, pjesa më e madhe e të cilit vjen nga lindja e lumit Eufrat.

    Qeveria e re siriane, nën presidencën e Ahmad al Sharaa, synon të përmirësojë sektorin e energjisë së vendit duke nënshkruar marrëveshje dhe memorandume mirëkuptimi me disa qeveri dhe institucione për të mbështetur rindërtimin dhe rimëkëmbjen ekonomike të vendit pas 14 vitesh luftë civile.

  • Arabia Saudite dhe Katari lidhin marrëveshjen hekurudhore/ Shkurtohet koha e transportit mes vendeve, priten rreth 10 milionë pasagjerë në vit

    Arabia Saudite dhe Katari lidhin marrëveshjen hekurudhore/ Shkurtohet koha e transportit mes vendeve, priten rreth 10 milionë pasagjerë në vit

    Arabia Saudite dhe Katari kanë nënshkruar një marrëveshje për ndërtimin e një linje hekurudhore me shpejtësi të lartë që do të lidhë Riadin me Dohan, një hap i rëndësishëm që konfirmon përmirësimin e marrëdhënieve mes dy vendeve pas viteve të tensionuara.

    Sipas mediave ndërkombëtare, linja e re do të kalojë nëpër disa qytete të mëdha dhe pritet të shkurtojë kohën e udhëtimit mes dy kryeqyteteve në rreth dy orë, me trenat që do të arrijnë shpejtësi mbi 300 km/h. Aktualisht, fluturimi mes Rijadit dhe Dohas zgjat rreth një orë e gjysmë.
    Projekti pritet të përfundojë brenda gjashtë vitesh dhe synon të transportojë deri në 10 milionë pasagjerë në vit.
    Marrëveshja u nënshkrua në Riad nga Princi i Kurorës Saudite, Mohammed bin Salman, dhe Emiri i Katarit, Sheikh Tamim bin Hamad al-Thani.
    Në vitin 2017, Emiratet e Bashkuara Arabe, Arabia Saudite, Bahreini dhe Egjipti ndërprenë marrëdhëniet me Katarin, duke e akuzuar për mbështetje të lëvizjeve islamike, afrimitet me Iranin dhe nxitje të trazirave, akuzë që Katari e ka mohuar vazhdimisht. Bllokada diplomatike dhe ekonomike u hoq në janar 2021.
    Që atëherë, dy mbretëritë kanë forcuar bashkëpunimin dhe kanë koordinuar përpjekjet diplomatike, përfshirë edhe ato që lidhen me armëpushimin në Rripin e Gazës.

    Top Channel

  • 270 mln euro neto! Salah tundohet nga klubi që e ndjek prej dy vitesh

    270 mln euro neto! Salah tundohet nga klubi që e ndjek prej dy vitesh

    7 Dhjetor 2025

    13:19

    Telesport

    Burime pranë Mohamed Salah bëjnë të ditur se sulmuesi i Liverpool është befasuar nga përpjekja e madhe financiare e Al-Ittihad, që po kërkon ta bindë me një ofertë marramendëse.
    Klubi saudit i ka propozuar një kontratë trevjeçare me rreth 90 milionë euro neto në sezon, duke e çuar vlerën totale në 270 milionë euro, një shumë që tregon qartë seriozitetin e tyre.
    Ligat saudite kohët e fundit kanë ofruar kontrata të mëdha për të tërhequr yje ndërkombëtarë, por oferta për Salah është ndër më të lartat e bërë ndonjëherë.
    Kjo e vendos egjiptianin në qendër të projektit sportiv të Arabisë Saudite dhe e bën atë një prioritet absolut për Al-Ittihad.

  • Besnikëria e Raphinha përballë marrëveshjes verbale për ta lënë Barcelonën

    Besnikëria e Raphinha përballë marrëveshjes verbale për ta lënë Barcelonën

    Raphinha dëshiron të qëndrojë te Barcelona. Sulmuesi brazilian ka pohuar publikisht dhe privat se synimi i tij, sipas “SPORT”, është të vijojë me klubin blaugrana, pasi përkushtimi i tij shkon përtej kontratës. Pas golit kundër Atlético Madridit, ai tregoi dashurinë për klubin (duke treguar stemën), por megjithatë vazhdon të jetë objekt dëshire në Lindjen e Mesme, një gjë që as ai dhe as Barcelona nuk mund ta kontrollojnë.
    Sipas “Catalunya Ràdio”, Arabia Saudite e ka tërheqjen financiare, çka nuk është e re. Edhe pse rinovoi deri më 2028, Raphinha pati një marrëveshje verbale me Deco, drejtorin sportiv, që mund t’ia lehtësojë largimin nëse pranon ofertat saudite pas Botërorit 2026 me Brazilin. Situata i ngjan asaj të Iñigo Martínez, i cili dëshironte të qëndronte, por oferta e Al Nassr e shtyu drejt Arabisë Saudite.
    Për Raphinha nuk bëhet fjalë për një ofertë të vetme. Ka më shumë se një dhe shumë të majme. Megjithatë, Raphinha duket i qetë dhe i angazhuar te Barcelona. Ai nuk punon me agjent, por ka bërë të qartë se nuk dëshiron të negociohet largimi i tij. Përfundimi do të vendoset nga vetë Raphinha pas Botërorit 2026, megjithëse aktualisht nuk ka diskutime për largim.

  • Arabia Saudite mbledh “tepricat” e Real Madrid dhe Barcelona, tri lojtarë gati për transferimin

    Arabia Saudite mbledh “tepricat” e Real Madrid dhe Barcelona, tri lojtarë gati për transferimin

    5 Dhjetor 2025

    8:49

    Telesport

    Një zyrtar i lartë nga Fondi i Investimeve Publike të Arabisë Saudite ka zbuluar interesin për të nënshkruar me Robert Lewandowski, Antonio Rüdiger dhe David Alaba verën e ardhshme, duke vendosur një limit pagash midis 25 dhe 35 milionë eurove.
    Këto marrëveshje janë pjesë e projektit Saudi Vision 2030, siç raportohet nga mediat vendase. Milan është gjithashtu i interesuar për sulmuesin polak të Barcelonës, kontrata e të cilit skadon këtë verë.
    Gjithsesi, kuqezinjtë as nuk mund t’i afrohen këtyre shifrave që vijnë nga Arabia, por do të ofronin një skenar sportiv më tërheqës, veçanërisht nëse kualifikohen për Champions League të sezonit të ardhshëm.
    Edhe dy lojtarët e Real Madrid duket se janë drejt fundit të aventurës së tyre me fanellën “los blancos”. Dëmtimet e shpeshta duket se e bëjnë të detyrueshëm largimin e tyre, në kërkim të një aventure të re.

  • Darwin Nunez lodhet shpejt në Arabinë Saudite dhe shokon drejtuesit e klubit me vendimin e tij

    Darwin Nunez lodhet shpejt në Arabinë Saudite dhe shokon drejtuesit e klubit me vendimin e tij

    1 Dhjetor 2025

    19:18

    Telesport

    Darwin Nunez u transferua në merkaton e verës nga Liverpool tek Al-Hilal për 53 milionë euro bashkë me bonsuet. Aventura e uruguaianit në Arabinë Saudite mund të mbyllet shumë më shpejt nga sa imagjinohej.
    “Globo” zbulon se Nunez është shumë i pakënaqur me situatën aktuale tek Al-Hilal dhe thuhet se është seriozisht i vendosur të largohet nga Arabia Saudite “sa më shpejt të jetë e mundur”.
    Burimet pranë lojtarit sipas raportimit në fjalë tregojnë se “Nunez është i pakënaqur me nivelin e ligës dhe mendon se do të jetë e vështirë për të të zhvillohet më tej në kushte të tilla”. Një arsye tjetër që e shtyn për largimin sa më parë nga Al-Hilal është edhe Kupa e Botës 2026, ku sulmuesi e di se në situatën aktuale rrezikon shumë të marrë ftesën nga trajneri i Uruguajit, Marcelo Bielsa.
    Aktualisht, ekipi i vetëm që ka paraqitur ofertë zyrtare për Nunez është River Plate, po vetë sulmuesi preferon transferimin në Europë.

  • FIFA gjën para, Arabia Saudite 1 miliard dollarë për infrastrukturën botërore

    FIFA gjën para, Arabia Saudite 1 miliard dollarë për infrastrukturën botërore

    Lidhjet e Arabisë Saudite me FIFA-n po bëhen gjithnjë e më të forta. Sipas gazetës Guardian, organi qeverisës i futbollit botëror ka njoftuar një partneritet me një agjenci arabe.

    Qeveria e Arabisë Saudite është zotuar të japë deri në 1 miliard dollarë (762 milionë paund) për të financuar zhvillimin e infrastrukturës së futbollit në të gjithë botën.

    FIFA ka nënshkruar kështu një memorandum mirëkuptimi me Fondin e Zhvillimit të Arabisë Saudite që do ta çojë atë në ofrimin e kredive me zbritje “për ndërtimin dhe rinovimin” e stadiumeve dhe infrastrukturës tjetër. Lajmi raportua nga ANSA./Sportiim.al/

    Vazhdo leximin

  • Trump dhe Ronaldo luajnë futboll në Zyrën Ovale, videoja me AI që po “çmend” rrjetin

    Trump dhe Ronaldo luajnë futboll në Zyrën Ovale, videoja me AI që po “çmend” rrjetin

    Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump e ka treguar dashurinë e tij për Inteligjencën Artificiale përmes postimeve të tij në llogaritë e tij në rrjetet sociale. 
    Këtë herë, ai zgjodhi ta bënte këtë për takimin e tij me Cristiano Ronaldon, duke ngarkuar një video që e tregon atë duke luajtur futboll me yllin portugez në Zyrën Ovale. 
    Këto imazhe i shoqëron me frazën: 
    Ronaldo është një djalë i shkëlqyer. U ndjeva shumë mirë kur e takova në Shtëpinë e Bardhë. Shumë i zgjuar dhe interesant! 
    Edhe Shtëpia e Bardhë ka postuar një video (me AI), ku shkruhet: Two GOATS. CR7 × 45/47 
    GOAT është akronim për “Greatest Of All Time” (më i miri i të gjitha kohërave). Këtu referencat janë për Cristiano Ronaldo dhe Donald Trump, duke i krahasuar ata si më të mirët në fushat përkatëse. Ronaldo si CR7 dhe Trump si presidenti i 45-të, por edhe i 47-të në Amerikë. 
    Ronaldo, mori pjesë të martën, 18 nëntor, në një darkë në Shtëpinë e Bardhë, ku ishte i pranishëm edhe udhëheqësi i Arabisë Saudite, Princi i Kurorës Mohammed bin Salman. 
    Trump e përshkroi si një “nder” mikpritjen e Ronaldos, i cili për shkak të rolit të tij në ligën saudite të futbollit ka fituar vëmendjen si një figurë që simbolizon procesin e modernizimit të vendit. 
    Ndërkohë, Princi saudit synon të reduktojë varësinë e Arabisë Saudite prej të ardhurave nga nafta, duke diversifikuar ekonominë në fusha të tjera, përfshirë sportin dhe turizmin. 

    ( @realDonaldTrump – Truth Social Post )( Donald J. Trump – Nov 20, 2025, 12:48 AM ET )
    Ronaldo is a GREAT GUY. Loved meeting him at the White House. Really smart, and cool!!! President DJT pic.twitter.com/JkoBWPaRAk
    — Donald J Trump Posts TruthSocial (@TruthTrumpPost) November 20, 2025
     
     

  • Opozita izraelite kritikon Netanyahun për marrëveshjen SHBA-Arabi Saudite për F-35

    Opozita izraelite kritikon Netanyahun për marrëveshjen SHBA-Arabi Saudite për F-35

    Opozita izraelite ka kritikuar ashpër qeverinë e kryeministrit Benjamin Netanyahu për shitjen e avionëve amerikanë F-35 Arabisë Saudite dhe ka mbledhur 40 nënshkrime për të thirrur një seancë urgjente parlamentare, raportoi të enjten gazeta Maariv.

    Mediat izraelite e shohin marrëveshjen, e arritur ndërsa Princi i Kurorës Saudite Mohammed bin Salman vizitoi Uashingtonin këtë javë, si një pengesë serioze për mbrojtjen e vendit.

    Deri më sot, Izraeli ka qenë i vetmi vend në rajon që zotëron avionë të padukshëm.

    Një ligj i miratuar nga Kongresi i SHBA-së në vitin 2008, premtoi të ndihmonte qeverinë izraelite të “ruante avantazhin e saj cilësor ushtarak”.

    Pak para se Mohammed të mbërrinte në Uashington, Presidenti i SHBA-së Donald Trump njoftoi shitjen e avionëve të përparuar dhe gjatë vizitës të dy vendet nënshkruan një Marrëveshje Strategjike të Mbrojtjes (SDA) SHBA-Saudite.

    Përveç kësaj, Trump e shpalli Arabinë Saudite një “aleat të madh jashtë NATO-s”. Sipas Shtëpisë së Bardhë, Trump siguroi gjithashtu një marrëveshje që Arabia Saudite të blinte gati 300 tanke amerikane.

    Efrat Rayten, një anëtare e parlamentit izraelit për Demokratët, akuzoi Netanyahun se ka humbur kontrollin mbi sigurinë e Izraelit.

    “Netanyahu ka hequr dorë nga avantazhi ushtarak i Izraelit në Lindjen e Mesme – një avantazh që SHBA-të e kanë ruajtur me kujdes për më shumë se pesë dekada”, tha ajo, sipas raportit të Maariv. Ajo shtoi se asnjë kryeministër tjetër nuk e kishte zhgënjyer Izraelin në këtë mënyrë.

    E përditshmja izraelite e biznesit Globes, raportoi frikën se marrëveshja e armëve SHBA-Saudite mund të nxisë një garë rajonale armësh.

    Shitje pa kushte

    Sipas mediave izraelite, qeveria e Netanyahut kishte kërkuar që shitja e F-35, të lidhej me një marrëveshje normalizimi midis Arabisë Saudite dhe Izraelit.

    Mohammedi – sundimtari de facto i Arabisë Saudite – e ka bërë të qartë se është i hapur për përmirësimin e marrëdhënieve me Izraelin, por ka këmbëngulur në një zgjidhje me dy shtete për konfliktin izraelito-palestinez, përpara se vendi i tij të bëhet pjesë e Marrëveshjeve të Abrahamit të nënshkruara nga shtetet me shumicë myslimane, Bahreini, Emiratet e Bashkuara Arabe, Maroku dhe Sudani.

    Qeveria e Netanyahut e kundërshton krijimin e një shteti të pavarur palestinez./ DPA News.

  • Musk prezanton projektin e xAI, qendër të dhënash gjigante në Arabinë Saudite

    Musk prezanton projektin e xAI, qendër të dhënash gjigante në Arabinë Saudite

    Elon Musk ka njoftuar se kompania e tij e inteligjencës artificiale, xAI, planifikon të ndërtojë një qendër të dhënash me kapacitet 500 megavat në Arabinë Saudite.
    Projekti do të zhvillohet në bashkëpunim me kompaninë shtetërore saudite të AI, Humain, dhe do të mbështetet në çipet më të fundit të Nvidia-s.
    Musk bëri publik planin të mërkurën, së bashku me CEO-n e Nvidia-s, Jensen Huang, gjatë një forumi investimesh SHBA–Arabia Saudite që po mbahet në Uashington.
    Të dy folën përpara fjalimeve të presidentit amerikan Donald Trump dhe princit saudit Mohammed bin Salman.
    Kreu i Tesla-s dhe SpaceX ka investuar ndjeshëm në xAI, sipërmarrjen e tij të fundit, pas një përplasjeje të ashpër me OpenAI, organizatë të cilën ai ndihmoi ta themelonte.
    Që atëherë, xAI, e njohur për zhvillimin e chatbot-it Grok, është bërë rivale e drejtpërdrejtë e OpenAI dhe Anthropic në garën për modelet më të avancuara të inteligjencës artificiale dhe tërheqjen e investimeve globale.