Tag: rumani

  • Dronët e Putinit në Moldavi dhe Rumani, Rusia me sulm masiv në Ukrainë, viktima dhe shpërthime në Kiev

    Dronët e Putinit në Moldavi dhe Rumani, Rusia me sulm masiv në Ukrainë, viktima dhe shpërthime në Kiev

    Në vend të paqes, raketa dhe dronë. Rusia lëshoi një tjetër sulm masiv ndaj Ukrainës. Në shënjestër përfunduan disa rajone, përfshirë kryeqytetin Kiev. Forcat ruse lëshuan “22 raketa të llojeve të ndryshme dhe mbi 460 dronë kundër Ukrainës gjatë natës”, duke shkaktuar vdekje dhe lëndime.
    “Disa dronë fluturuan drejt Moldavisë dhe Rumanisë”, deklaron presidenti ukrainas Voldodymyr Zelensky në Telegram. “Objektivat kryesore ishin rrjetet energjitike dhe gjithçka që siguron jetë normale”, tha ai, duke përmendur dronët në Moldavi dhe Rumani, dhe duke theksuar: “Kjo është arsyeja pse të gjithë partnerët duhet të kujtojnë se ne duhet të shpëtojmë jetë çdo ditë. Armët dhe mbrojtja ajrore janë thelbësore. Nuk duhet të ketë ndërprerje të ndihmës”.
    Të paktën gjashtë persona janë vrarë në sulmin rus në Kiev. Këtë e konfirmoi kreu i administratës ushtarake të kryeqytetit. Gjithashtu janë raportuar ndërprerje të energjisë elektrike dhe ujit në disa zona të qytetit.
    Kryetari i bashkisë së kryeqytetit ukrainas, Vitali Klitschko, e njoftoi lajmin në Telegram, duke u bërë thirrje banorëve të qëndrojnë në strehimore. Ndërkohë, banorët në zonën e qytetit Floresti në Moldavi janë evakuuar pasi një dron u rrëzua gjatë natës së sulmit të madh rus në Ukrainë, njofton policia moldave.
    Avionë luftarakë të NATO-s u ngritën në Rumani për të mbrojtur hapësirën ajrore të saj pasi të paktën një dron rus shkeli hapësirën ajrore rumune pranë kufirit me Ukrainën, njoftoi Ministria rumune e Mbrojtjes.
    Sakaq, edhe forcat e Kievit kanë lëshuar sulme me dronë në territorin e Rusisë. Të paktën 3 viktima raportohen në Rostov, ndërsa në Krasnodar pati vetëm 6 të plagosur.

  • Skandali në Rumani, skema e shitjes së armëve që synonte të mashtronte BE

    Skandali në Rumani, skema e shitjes së armëve që synonte të mashtronte BE

    Autoritetet në Rumani kanë arrestuar një ish-senator i cili dyshohet se kishte tentuar t’i ofronte ryshfet prej 1 milion eurosh ministrit të Mbrojtjes të shtetit për të lehtësuar një marrëveshje armatimi që mund të financohej në mënyrë mashtruese nga një program i Bashkimit Evropian.
    Marrëveshja në fjalë është e ndërlikuar: blerja e predhave të tipit rus në Kazakistan, importimi i tyre në Rumani, ribrendimi i tyre si predha rumune dhe më pas shitja e tyre në Ukrainë përmes një ndërmjetësi në Bullgari.
    Ideja ishte të krijohej një skemë për biznes të ardhshëm që mund të përfitonte fonde nga programi i BE-së për Riarmatosjen e Evropës, që u lançua në mars për të mbështetur prodhimin e armëve brenda bllokut 27 anëtarësh.
    Shërbimi rumun i Radios Evropa e Lirë ka biseduar me dy figura kyç të përfshira në këtë rast.
    Njëri prej tyre tha se ishte kontaktuar nga ish-senatori Marius Ovidiu Isaila, ndërsa tjetri nga një biznesmen bullgar i quajtur Roman Ivanov Angelov.
    Në fillim të tetorit, Angelov dyshohet se udhëhoqi një delegacion që kontaktoi kreun e Romtehnica, kompani tregtare e armëve që përfaqëson Ministrinë e Mbrojtjes të Rumanisë, duke kërkuar që të shfrytëzojë kontaktet e saj në Kazakistan.
    Ofertë “e dyshimtë”
    “Ata më propozuan një marrëveshje”, tha shefi i Romtehnica, Razvan Mincu, për Radion Evropa e Lirë. “Ne do të merrnim municion nga Kazakistani dhe do t’ua rishisnim atyre”.
    Por, Mincu tha se oferta iu duk “e dyshimtë” dhe kishte refuzuar propozimet.
    Sipas një raporti të prokurorëve rumunë, Isaila i ishte afruar një ndërmjetësi duke tentuar që ta korruptonte ministrin e Mbrojtjes, Ionut Mosteanu, që të lehtësonte marrëveshjen.
    REL-i ka biseduar me ndërmjetësin, politikanin Octavian Berceanu, i cili u bë sinjalizues dhe bëri 17 incizime të fshehta për organet e rendit gjatë takimeve të tij me Isailan.
    “Kjo ka të bëjë me një grup që dëshiron të sjellë municione ruse apo të llojit rus në Rumani, të cilët më pas mund të eksportohen në Bullgari e prej aty në Ukrainë. Të gjitha [të blera] me para të Bashkimit Evropian”, tha ai.
    “Më ofruan 10 milionë euro për t’u bërë pjesë e këtij grupi. Kjo është metoda, ata u ofrojnë shuma të mëdha politikanëve për t’i rekrutuar ata”.
    Deklaratat e Isailas dhe transkriptet e incizimeve të bëra nga Berceanu, të publikuara më 10 nëntor nga faqja rumune Gandul, sugjerojnë se ai po punonte me të tjerët – shpesh u referohej si “ne” dhe nënkuptonte se bëhej fjalë për shuma të mëdha parash dhe ndikim politik.
    Në një moment, ai citohet të ketë thënë: “Unë jam personi që e hap derën. Dhe unë e hap derën për ju: NATO, Ambasadë amerikane, Gjermani”.
    Në një shkëmbim tjetër, ai citohet t’i ketë thënë Berceanut: “Më thuaj sa të duhet dhe në mbrëmje… brenda 24 orësh, do t’i kesh të gjitha paratë”.
    Isaila po ashtu citohet duke përshkruar se si funksiononte skema. “Ne i blejmë [predhat] nga Kazakistani, i çmontojmë vetë, i sjellim të çmontuara këtu… i rimontojmë, i lyejmë, i sistemojmë dhe shteti rumun i shet ato”.
    “Miliarderë brenda natës”
    Sipas transkriptove, Isaila gjithashtu sugjeroi se një skemë e ngjashme veçse ishte zbatuar në Shqipëri, dhe tha se të përfshirët në të “u bënë miliarderë brenda natës”. Ministria e Mbrojtjes në Shqipëri dhe autoriteti kundër korrupsionit nuk iu përgjigjen pyetjeve të REL-it.
    Ministri rumun i Mbrojtjes, Mosteanu, publikoi në rrjetet sociale se “një person u përpoq të blinte ndikimin tim me një milion euro për të lehtësuar një kontratë me Romtehnica. Refuzova në mënyrë kategorike çdo takim me atë person”.
    Ndërkaq, Isaila është dërguar në paraburgim për 30 ditë, vendndodhja e biznesmenit bullgar, Roman Angelov, nuk dihet. Angelov është hisedari i vetëm në një kompani të quajtur Sofia Arm Tech, që vitin e kaluar mori një licencë ndërkombëtare për tregti armësh.
    Para kësaj, kompania nuk kishte regjistruar asnjë aktivitet në dokumentet që kishte dorëzuar në regjistrin tregtar të Bullgarisë pas themelimit të saj në vitin 2020. Regjistrat tregojnë se kompania ka tetë punonjës.
    As Angelov dhe as kompania nuk iu përgjigjën pyetjeve të Shërbimit bullgar të REL-it./REL

  • Skandali korruptiv në Rumani ekspozon skemën e shitjes së armëve që synonte ta mashtronte BE-në

    Skandali korruptiv në Rumani ekspozon skemën e shitjes së armëve që synonte ta mashtronte BE-në

    Autoritetet në Rumani kanë arrestuar një ish-senator i cili dyshohet se kishte tentuar t’i ofronte ryshfet prej 1 milion eurosh ministrit të Mbrojtjes të shtetit për të lehtësuar një marrëveshje armatimi që mund të financohej në mënyrë mashtruese nga një program i Bashkimit Evropian.
    Marrëveshja në fjalë është e ndërlikuar: blerja e predhave të tipit rus në Kazakistan, importimi i tyre në Rumani, ribrendimi i tyre si predha rumune dhe më pas shitja e tyre në Ukrainë përmes një ndërmjetësi në Bullgari.
    Ideja ishte të krijohej një skemë për biznes të ardhshëm që mund të përfitonte fonde nga programi i BE-së për Riarmatosjen e Evropës, që u lansua në mars për të mbështetur prodhimin e armëve brenda bllokut 27 anëtarësh.
    Shërbimi rumun i Radios Evropa e Lirë ka biseduar me dy figura kyç të përfshira në këtë rast.
    Njëri prej tyre tha se ishte kontaktuar nga ish-senatori Marius Ovidiu Isaila, ndërsa tjetri nga një biznesmen bullgar i quajtur Roman Ivanov Angelov.
    Në fillim të tetorit, Angelov dyshohet se udhëhoqi një delegacion që kontaktoi kreun e Romtehnica, kompani tregtare e armëve që përfaqëson Ministrinë e Mbrojtjes të Rumanisë, duke kërkuar që të shfrytëzojë kontaktet e saj në Kazakistan.
    Ofertë “e dyshimtë”
    “Ata më propozuan një marrëveshje”, tha shefi i Romtehnica, Razvan Mincu, për Radion Evropa e Lirë. “Ne do të merrnim municion nga Kazakistani dhe do t’ua rishisnim atyre”.
    Por, Mincu tha se oferta iu duk “e dyshimtë” dhe kishte refuzuar propozimet.
    Sipas një raporti të prokurorëve rumunë, Isaila i ishte afruar një ndërmjetësi duke tentuar që ta korruptonte ministrin e Mbrojtjes, Ionut Mosteanu, që të lehtësonte marrëveshjen.
    REL-i ka biseduar me ndërmjetësin, politikanin Octavian Berceanu, i cili u bë sinjalizues dhe bëri 17 incizime të fshehta për organet e rendit gjatë takimeve të tij me Isailan.
    “Kjo ka të bëjë me një grup që dëshiron të sjellë municione ruse apo të llojit rus në Rumani, të cilët më pas mund të eksportohen në Bullgari e prej aty në Ukrainë. Të gjitha [të blera] me para të Bashkimit Evropian”, tha ai.
    “Më ofruan 10 milionë euro për t’u bërë pjesë e këtij grupi. Kjo është metoda, ata u ofrojnë shuma të mëdha politikanëve për t’i rekrutuar ata”.
    Deklaratat e Isailas dhe transkriptet e incizimeve të bëra nga Berceanu, të publikuara më 10 nëntor nga faqja rumune Gandul, sugjerojnë se ai po punonte me të tjerët – shpesh u referohej si “ne” dhe nënkuptonte se bëhej fjalë për shuma të mëdha parash dhe ndikim politik.
    Në një moment, ai citohet të ketë thënë: “Unë jam personi që e hap derën. Dhe unë e hap derën për ju: NATO, Ambasadë amerikane, Gjermani”.
    Në një shkëmbim tjetër, ai citohet t’i ketë thënë Berceanut: “Më thuaj sa të duhet dhe në mbrëmje… brenda 24 orësh, do t’i kesh të gjitha paratë”.
    Isaila po ashtu citohet duke përshkruar se si funksiononte skema. “Ne i blejmë [predhat] nga Kazakistani, i çmontojmë vetë, i sjellim të çmontuara këtu… i rimontojmë, i lyejmë, i sistemojmë dhe shteti rumun i shet ato”.
    “Miliarderë brenda natës”
    Sipas transkriptove, Isaila gjithashtu sugjeroi se një skemë e ngjashme veçse ishte zbatuar në Shqipëri, dhe tha se të përfshirët në të “u bënë miliarderë brenda natës”. Ministria e Mbrojtjes në Shqipëri dhe autoriteti kundër korrupsionit nuk iu përgjigjen pyetjeve të REL-it.
    Ministri rumun i Mbrojtjes, Mosteanu, publikoi në rrjetet sociale se “një person u përpoq të blinte ndikimin tim me një milion euro për të lehtësuar një kontratë me Romtehnica. Refuzova në mënyrë kategorike çdo takim me atë person”.
    Ndërkaq, Isaila është dërguar në paraburgim për 30 ditë, vendndodhja e biznesmenit bullgar, Roman Angelov, nuk dihet. Angelov është hisedari i vetëm në një kompani të quajtur Sofia Arm Tech, që vitin e kaluar mori një licencë ndërkombëtare për tregti armësh.
    Para kësaj, kompania nuk kishte regjistruar asnjë aktivitet në dokumentet që kishte dorëzuar në regjistrin tregtar të Bullgarisë pas themelimit të saj në vitin 2020. Regjistrat tregojnë se kompania ka tetë punonjës. As Angelov dhe as kompania nuk iu përgjigjën pyetjeve të Shërbimit bullgar të REL-it./REL

  • Rumani, SolarToday Eastern Europe vë në punë sistemin BESS prej 10.32 MWh

    Rumani, SolarToday Eastern Europe vë në punë sistemin BESS prej 10.32 MWh

    SolarToday Eastern Europe, një kompani e përbashkët ndërmjet ofruesit të zgjidhjeve energjetike me bazë në Holandë, SolarToday, dhe partnerit turk Taliva Energy, njoftoi se ka vënë në punë një sistem të ruajtjes së energjisë elektrike në shkallë të gjerë (BESS) me kapacitet 10.32 MWh në komunën Zorleni, në qarkun Vaslui të Rumanisë Lindore.Sistemi BESS ruan energjinë elektrike të prodhuar nga një…

  • Ushtria amerikane do të zvogëlojë numrin e trupave në Rumani

    Ushtria amerikane do të zvogëlojë numrin e trupave në Rumani

    Ushtria amerikane po zvogëlon numrin e trupave që ka të stacionuara në Rumani, duke zvogëluar vendosjen e NATO-s në vendet përgjatë kufirit lindor të Evropës me Ukrainën, kanë njoftuar zyrtarë amerikanë dhe rumunë.

    Në një deklaratë të mërkurën, ushtria amerikane tha se ekipi luftarak i Brigadës së 2-të të Këmbësorisë i divizionit të 101-të Ajror do të ridislokohej në njësinë e saj me bazë në Kentucky “pa zëvendësim”, si pjesë e një plani për të “siguruar një qëndrim të ekuilibruar të forcës ushtarake amerikane “.

    Ishte pranimi i parë zyrtar nga Shtetet e Bashkuara të planeve për të zvogëluar ndikimin e tyre në Evropë. Administrata Trump ka treguar se po planifikon t’i japë përparësi pranisë së saj ushtarake në rajonin Indo-Paqësor me qëllim luftimin e kërcënimit në rritje nga Kina, si dhe të përqendrohet në kufijtë dhe prioritetet e veta në hemisferën perëndimore.

    Rreth 4,000 trupa ishin vendosur në Rumani në vitin 2022 pas pushtimit në shkallë të plotë të Ukrainës nga Rusia, dhe u dërguan pjesërisht për të siguruar aleatët e shqetësuar për potencialin që agresioni i Rusisë të shtrihej në krahun lindor të NATO-s.

    Por prioritetet e Shtëpisë së Bardhë kanë ndryshuar nën administratën e re, me thirrje drejtuar aleatëve evropianë për të investuar më shumë në mbrojtjen e tyre, në mënyrë që të lirojnë burimet amerikane për zona të tjera ushtarake.

    Më parë, ministria rumune e mbrojtjes kombëtare tha se vendi dhe aleatët e saj ishin informuar për vendimin e SHBA-së për të “zvogëluar trupat amerikane në Evropë”.

    Në një deklaratë, ministria e quajti këtë veprim një “tërheqje të disa prej trupave amerikane të vendosura në Krahun Lindor të NATO-s, si pjesë e procesit të rivlerësimit të qëndrimit global të forcave ushtarake amerikane”.

    Rivendosja do të zvogëlonte numrin e trupave amerikane të stacionuara në Rumani në afërsisht 1,000, tha ministria, dhe do të ndikonte në trupat e stacionuara në bazën ajrore Mihail Kogălniceanu, një qendër e rëndësishme logjistike dhe trajnimi për trupat e NATO-s në Evropën Juglindore. Më parë, numri u raportua të ishte rreth 1,700 trupa. Trupat ishin pjesë e një linje të parë mbrojtjeje nëse pushtimi i Ukrainës nga Rusia do të zgjerohej më tej në perëndim.

    Vendimi ka shkaktuar kritika të rralla nga aleatët e Donald Trump në Kongres, i cili sulmoi Pentagonin për njoftimin e politikës pa u konsultuar me komandantët ushtarakë ose ligjvënësit.

    Në një deklaratë të rrallë të përbashkët, udhëheqja republikane e komiteteve të shërbimeve të armatosura të Dhomës së Përfaqësuesve dhe Senatit dënoi vendimin për tërheqjen e trupave nga Rumania, duke thënë se ai “minon parandalimin dhe rrezikon të ftojë agresion të mëtejshëm rus”.

    “Ky vendim gjithashtu i dërgon sinjalin e gabuar Rusisë, në momentin kur Presidenti Trump po ushtron presion për ta detyruar Vladimir Putinin të ulet në tryezën e bisedimeve për të arritur një paqe të qëndrueshme në Ukrainë”, thuhet në deklaratën e Roger Wicker, kryetar i komitetit të shërbimeve të armatosura të Senatit, dhe Mike Rogers, kryetar i komitetit të shërbimeve të armatosura të Dhomës së Përfaqësuesve.

    “Presidenti ka të drejtë: tani është koha që Amerika të tregojë vendosmërinë tonë kundër agresionit rus. Fatkeqësisht, vendimi i Pentagonit duket i pakoordinuar dhe në kundërshtim të drejtpërdrejtë me strategjinë e Presidentit.”

    Kjo ndodhi, vunë në dukje ata, vetëm disa javë pasi dronët rusë shkelën hapësirën ajrore rumune.

    Zyrtarët evropianë u shprehën të qetë në lidhje me tërheqjen e synuar, duke e quajtur atë “të pritur” si pjesë të një shqyrtimi të vazhdueshëm nga Pentagoni që kishte sinjalizuar plane për të zhvendosur trupat nga Evropa.

    Gjatë një konference për shtyp, ministri i mbrojtjes Ionuț Moșteanu tha se brigada amerikane kishte trupa të stacionuara në Rumani, Bullgari, Hungari dhe Sllovaki. Ai tha se 3,500 trupa të NATO-s, përfshirë edhe nga SHBA-të, do të mbeteshin të stacionuara në Rumani.

    “Është e mjaftueshme për nevojat tona”, tha Moșteanu, sipas Reuters. “Pritja për të pasur ushtri të tëra të huaja këtu për të na mbrojtur është jorealiste. Ne do të vazhdojmë të investojmë në ushtrinë rumune.”

    Ministria e quajti vendimin “të pritur, pasi Rumania është në kontakt të përhershëm me partnerin e saj strategjik amerikan”.

    Por kjo vjen në një kohë kur aleatët evropianë janë të shqetësuar për angazhimin e vazhdueshëm të NATO-s për të frenuar Rusinë, e cila ka kryer një pushtim në shkallë të plotë kundër Ukrainës në krahun lindor të NATO-s që nga shkurti i vitit 2022.

    “Kjo nuk është një tërheqje amerikane nga Evropa apo një sinjal i një angazhimi më të vogël ndaj NATO-s dhe Nenit 5”, tha Ushtria Amerikane në një deklaratë. “Përkundrazi, kjo është një shenjë pozitive e rritjes së aftësisë dhe përgjegjësisë evropiane. Aleatët tanë të NATO-s po i përgjigjen thirrjes së Presidentit Trump për të marrë përgjegjësinë kryesore për mbrojtjen konvencionale të Evropës. Ky rregullim i pozicionit të forcave nuk do ta ndryshojë mjedisin e sigurisë në Evropë.”

    Udhëheqësit përgjatë krahut lindor të NATO-s kanë lobuar administratën Trump, që të mos e zvogëlojë numrin e trupave në vendet afër Rusisë, përfshirë Poloninë dhe vendet baltike, ku frika nga agresioni rus dhe përpjekjet për destabilizim janë më të larta.

    Muajin e kaluar, rreth 20 dronë rusë hynë në hapësirën ajrore polake në një ndërhyrje që e shtyu NATO-n të ngrinte avionë luftarakë për t’i rrëzuar ata.

    Zyrtarët në Poloni dhe Lituani kanë thënë se nuk presin që SHBA-të të ulin nivelin e trupave atje.

    Gjatë një takimi me presidentin polak Karol Nawrocki muajin e kaluar, Trump u tha gazetarëve se po planifikonte të ruante nivelet aktuale të trupave amerikane në Poloni.

    “Nëse ka diçka, ne mund të vendosim më shumë atje, nëse ata duan. Ata kanë dashur prej kohësh të kenë një prani më të madhe”, tha Trump.

    «Kemi disa vende që kanë më shumë, jo shumë, por jo, ato do të qëndrojnë në Poloni», shtoi ai. «Ne jemi shumë të lidhur me Poloninë»./ The Guardian.

  • Korça e viteve ’30: Kur karnavalet festoheshin me veshje kombëtare

    Korça e viteve ’30: Kur karnavalet festoheshin me veshje kombëtare

    Pamjet e mëposhtme, janë shkrepur nga dora e fotografit të shquar korçar, Vani Burda. Ato janë të nxjerra nga negativet e vetë autorit, të realizuara në ditë karnavalesh në qytetin e Korçës.

    Ajo që bën çudi janë fustanellat e veshura nga djem dhe vajza të reja. Tashmë kjo veshje nuk shihet më si e përditshme por si një suvenir i së shkuarës duke humbur shenjtërinë e dikurshme për shkak të adoptimit të modernes dhe duke marrë trajta me spontane.

    Vani Burda lindi në Korçë më 1875, në një familje me tradita në çështjen kombëtare, daja i tij ishte patrioti i njohur, Nikolla Naço -“kryeveterani i lëvizjes tonë në Rumani”- siç e quan atë poeti Lasgush Poradeci. Ungji e tërhoqi nipin (Vanin) në Rumani, ku në kapërcyell të shekujve XIX e XX, shkonin shumë shqiptarë, sidomos nga zona e Korçës.

    Shqiptarët e mërguar, qysh në vitin 1884, kishin krijuar në Rumani, shoqërinë e tyre atdhetare “Drita”, e cila përveç veprimtarive të ndryshme kishte arritur të shtypte edhe libra në gjuhën shqipe. Edhe Vani i ri u anëtarësua shpejt në të e, krahas fotografimit, të cilin e kishte mësuar atje dhe e ushtronte si artizan për të siguruar jetesën, u angazhua gjallërisht në aktivitete të ndryshme me karakter kombëtar. Kështu, shënohet se “në Bukuresht, fotografi-patriot ndihmoi në forcimin e shoqërisë patriotike të shqiptarëve të atjeshëm”).

    Ndërkohë, Burda filloi të gjurmonte për foto e piktura që lidheshin me historinë e Shqipërisë. Nga kërkimet ai gjeti një pikturë të goditur (me autor ende të panjohur) të portretit të iluministit të shquar të Rilindjes, Naum Veqilharxhi, e fotografoi atë pastër e bukur e duke e përjetësuar kësisoj. Duke e shikuar atë foto në faqet e librave tanë të historisë dhe letërsisë, na vjen para syve si i gjallë autori i Abetares shqipe.

    Më 1920, Vani Burda, kthehet në vendlindje, Korçë, ku menjëherë çel studion e tij fotografike. Aty, krahas punës artizanale për komunitetin për kujtim a dokumenta, ai realizon edhe foto të sudjuara me përmbajtje të caktuar shoqërore, duke plazmuar në to “pikla arti”. Subjekte, të cilat për një fotograf të zakonshëm ishin fare rutinore, Burda i trajtonte me frymëzim e kërkesa estetike, duke realizuar prej tyre foto mjaft të goditura.

    Në vitet ’30, emri i Vani Burdës ishte bërë i njohur në qarqet atdhetare e kulturore shqiptare, jo vetëm në Shqipëri e Rumani, por edhe më gjerë. Kështu në një letër që i dërgon fotografit poeti i njohur Lasgush Poradeci nga Graci (Austri) i drejtohet atij, me fjalët:“Fort i nderuar dhe i dashur mik” – që dëshmojnë për marrëdhëniet midis tyre, si dhe personalitetin e formuar të fotografit-atdhetar.

    Poradeci në atë kohë jetonte në Austri, kishte kryer studimet e larta dhe njihej si poet i talentuar, pra ato tregojnë vlerësimin dhe respektin e madh të poetit për fotografin. Ndërsa, Fan Noli, në një letër që i dërgon nga Amerika mikut të tij, atdhetarit Nikolla Naço (ungji i Burdës), e porosit t’i përcjellë të falat “të fala nipit tuaj (Vani Burda)”.

    Burda ka lëvruar kryesisht zhanret e portretit, kompozimit, kolazhit, peizazhit duke shkrirë në fotografitë e tij kërkesat estetike me rreptësinë teknologjike, për krijime sa më të arrira në të gjitha drejtimet. Fotografitë e tij përgjithësisht janë bardhë e zi, por ndonjëherë të trajtuara me mjaft sqimë në sepje. Fondi fotografik i Burdës gjindet shumë i shpërndarë. Një pjesë e madhe ndodhet në Arkivin e Shtetit në Tiranë, në Arkivin e Korçës, pjesa tjetër pronë e pasardhësve të tij, madje disa edhe në shtëpi të qytetarëve të ndryshëm, ndoshta në padijeni të vlerave që ngërthejnë ato. Shumë prej tyre janë në pllaka xhami (pozitiv ose negativ), çka i bënë ato lehtësisht të dëmtueshme, gjë që do sillte një humbje tjetër të madhe në histori të fotografisë shqiptare.

    Me krijimtarinë me temë çështjen kombëtare dhe veprimtaria e shquar atdhetare, e rendit Vani Burdën në një vend të nderuar në shejzën e Fotografëve të Rilindjes Kombëtare, duke qenë njëherazi edhe një nga përfaqësuesit më të denjë e më të hershëm të historisë së fotografisë shqiptare.

    ObserverKult

    —————————-

    Lexo edhe:

    Itali, nis instalimi i “Çelësit të Montevergine” nga artisti shqiptar

  • I tremben një pushtimi rus, vendet e BE-së i kërkojnë Trumpit të vendosë avionë luftarakë në Rumani

    I tremben një pushtimi rus, vendet e BE-së i kërkojnë Trumpit të vendosë avionë luftarakë në Rumani

    Vendet evropiane duan që Presidenti Trump të vendosë avionë luftarakë amerikanë në Rumani, si pjesë e garancive të sigurisë nga SHBA për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë, mëson The Times.

    Shefa të lartë ushtarakë evropianë po diskutojnë vendosjen e avionëve amerikanë F-35 në Rumani, ku NATO po ndërton bazën më të madhe ajrore në Evropë, për të penguar Rusinë nga një pushtim i ri.
    Të hënën, Trump përjashtoi dërgimin e trupave amerikane në terren në Ukrainë, por tha se ishte i gatshëm të siguronte mbështetje “ajrore” si pjesë e garancive të sigurisë nga SHBAa, sipas The Times.
    Pas atij takimi, ku morën pjesë Presidenti Zelensky dhe udhëheqës evropianë, shefat e ushtrisë u mblodhën në Uashington për të diskutuar logjistikën e mbështetjes amerikane.
    Gjenerali Dan Caine, kreu i shtabit të përbashkët amerikan, priti gjeneralët kryesorë nga Britania, Gjermania, Franca, Finlanda dhe Italia për të diskutuar garancitë e sigurisë amerikane.
    Aktualisht, NATO kryen misione patrullimi ajror mbi Detin e Zi nga baza ajrore Mihail Kogălniceanu në Rumani — e cila ishte një qendër për forcat amerikane gjatë luftës në Irak, dhe është vendndodhja më e mundshme për avionët amerikanë.
    Përveç avionëve luftarakë amerikanë në Rumani, vendet evropiane duan garanci për përdorimin e vazhdueshëm të satelitëve amerikanë për GPS dhe zbulim në Ukrainë. Ato kërkojnë një angazhim amerikan për të furnizuar Ukrainën me raketa mbrojtëse ajrore Patriot dhe Nasams për të zmbrapsur sulmet ruse, si dhe leje për të ngritur avionë spiunë mbi Detin e Zi.
    RAF ka kryer misione zbulimi me avionët Rivet Joint që në ditët e para të luftës, por këta avionë të prodhuar nga Boeing kërkojnë miratimin amerikan për të fluturuar.
    Si pjesë e asaj që quhet “koalicioni i të gatshmëve”, Britania ka ofruar të vendosë avionë luftarakë Typhoon në Ukrainën perëndimore dhe një brigadë prej 3,000–5,000 trupash për të trajnuar ushtrinë ukrainase. Franca, Kanadaja dhe Australia mund të dërgojnë gjithashtu trupa në Ukrainën perëndimore.
    Megjithatë, Rusia është kundër vendosjes së çdo trupe perëndimore. Të mërkurën, Sergey Lavrov, ministri i jashtëm rus, tha se Moska dhe Pekini duhet të kenë të drejtë vetoje për mbështetjen ushtarake perëndimore ndaj Ukrainës dhe shtoi se bisedimet e NATO-s për garancitë e sigurisë ishin një “rrugë pa krye”.
    Lavrov tha se garancitë e sigurisë të diskutuara mes Rusisë dhe Ukrainës në Stamboll në vitin 2022 ishin një “shembull shumë i mirë” i asaj që Kremlini do të miratonte. Sipas atyre propozimeve, pesë anëtarët e përhershëm të Këshillit të Sigurimit të OKB-së — Kina, Rusia, Shtetet e Bashkuara, Britania dhe Franca — do të kishin secili fuqinë të vendosnin veto për mbështetjen ushtarake ndaj Ukrainës. Një marrëveshje e tillë do t’i jepte Kremlinit mundësinë të bllokonte çdo përpjekje për të ndihmuar Ukrainën.
    Të mërkurën, Lavrov shmangu një përgjigje të qartë lidhur me një takim mes Putinit dhe Zelenskyt.Shtëpia e Bardhë tha të hënën se një takim i tillë duhet të mbahej përpara se Trump të ofronte të ndërmjetësonte në një samit trepalësh. Lavrov tha të mërkurën se Putini po “merrte në konsideratë ngritjen e nivelit të krerëve të delegacioneve” në bisedimet ekzistuese mes dy palëve.
    Tre raunde bisedimesh për paqe në Stamboll këtë vit nuk kanë sjellë shumë përparim dhe janë trajtuar me shpërfillje nga Kremlini. Negociatori kryesor rus në ato bisedime ishte Vladimir Medinsky, ish-ministër i kulturës.
    Lavrov tha: “Pas bisedës telefonike [të hënën] me presidentin amerikan Donald Trump, presidenti ynë, Vladimir Putin, propozoi jo vetëm vazhdimin e këtyre bisedimeve, por edhe marrjen në konsideratë të ngritjes së nivelit të krerëve të delegacioneve.
    “Ne jemi të hapur për çdo format. Por kur bëhet fjalë për takime në nivelin më të lartë, ato duhet të përgatiten me kujdes maksimal në çdo fazë paraprakisht, në mënyrë që samitet të mos e përkeqësojnë situatën, por të sjellin një përfundim real të negociatave që ne jemi gati t’i vazhdojmë.”
    Admirali Sir Tony Radakin, komandanti i forcave të armatosura britanike dhe shefi i shtabit të mbrojtjes, mori pjesë në bisedimet në Pentagon të mërkurën. Radakin gëzon besimin e ukrainasve dhe më parë ka ndërmjetësuar në tensionet mes Kievit dhe Uashingtonit.
    Radakin gjithashtu u bashkua në një takim virtual me shefat e mbrojtjes të NATO-s, ku aleatët diskutuan mbështetjen e tyre për Ukrainën.

    Top Channel

  • Rumani/ Zëvendëskryeministri jep dorëheqjen për shkak të një skandali të vjetër korrupsioni

    Rumani/ Zëvendëskryeministri jep dorëheqjen për shkak të një skandali të vjetër korrupsioni

    Zëvendëskryeministri i qeverisë rumune, Dragos Anastaziu, dha dorëheqjen sot për shkak të një skandali të vjetër korrupsioni, ku ai kishte qenë dëshmitar.

    Kryeministri Ilie Bolozan ia kishte ngarkuar Anastaziut mbikëqyrjen e reformës së ndërmarrjeve shtetërore, si pjesë e një përpjekjeje më të gjerë për të ulur deficitin fiskal dhe për të reduktuar shpenzimet e kota dhe paaftësinë e qeverisë.

    Javën e kaluar u zbulua se një nga kompanitë e Anastaziut ishte shantazhuar nga një inspektor tatimor dhe i kishte paguar atij para për tetë vjet me radhë, që nga viti 2009, për të shmangur kontrolle të gjata.

    Më pas, kompania denoncoi inspektorin, i cili u dënua për marrje ryshfeti në vitin 2023. Anastaziu dhe partneri i tij nuk u hetuan penalisht.

    Anastaziu tha se kompania kishte paguar të gjitha taksat dhe se paratë e dhëna inspektorit ishin për të mbijetuar, jo për përfitim.

    “Ftoj çdo sipërmarrës të flasë hapur për kushtet në të cilat bëhet biznes në Rumani dhe të mos pranojë më atë që ne bëmë,” tha ai sot për gazetarët.

    Qeveria, që planifikon të rrisë taksat në gusht, të shkarkojë punonjës publikë dhe të ulë përfitimet, ka përballur tashmë protesta. Megjithatë, ka shmangur uljen e vlerësimit të kreditit nga agjencitë ndërkombëtare.

  • Rumani, fond i përbashkët investimi për energjinë nga fitimet e kompanive shtetërore

    Rumani, fond i përbashkët investimi për energjinë nga fitimet e kompanive shtetërore

    Qeveria e re e Rumanisë planifikon të shfuqizojë rregulloren aktuale, që kërkon nga kompanitë shtetërore të shpërndajnë shumicën e fitimeve vjetore si dividentë, sipas strategjisë zyrtare të qeverisjes të nënshkruar nga koalicioni katërpartiak.Në vend të kësaj, fitimet e gjeneruara nga kompanitë shtetërore të energjisë do të riinvestohen nëpërmjet një fondi të ri të përbashkët për investime në en…