Rama rreziku publik i Shqipërisë
Nga Basir Collaku
Siguritë në Shqipëri kanë marrë tatëpjetën prej kohësh. Duke nisur me sigurinë juridike, ekonomike, ushqimore, të të bërit biznes, e mjaft të tjera, tashmë në duar të qaftëlargut. Tre ditët në pritje të Gjykatës Kushtetuese, për shqyrtimin e ankesës së qeverisë me 12 dhjetor nese qëndron ligjërisht pezullimi nga posti i ministres Belinda Balluku, e kanë nxjerrë binarësh Edi Ramën. Shoqata e gjyqtarëve, e ka cilësuar presion mbi sistemin e drejtësisë, duke vënë në rrezik pavarësinë e këtij pushteti, përditshmërinë e qëndrimeve të kryeministrit. Në një njoftim të sajin, pas dendësisë së madhe disa herë brenda një dite, të deklaratave të Ramës, mes të tjerash shoqata thekson se “..ndërhyrja në veprimtarinë e gjyqtarëve gjatë zhvillimit të procedurave gjyqësore përbën formën më të rrezikshme në shkeljen e parimit të ndarjes së pushteteve, pasi ka si qëllim deformimin e vendimmarrjes nëpërmjet formave të ndryshme të presionit…” Rrezik dhe presion. Marrja e pandehur e zëvëndëses së kryeministrit, me dosje të cilat shtohen rreth procedimit penal të regjistruar në emër të saj, ka rritur alarmin e kreut të qeverisë. Ai e sheh se po shkon emri i tij, si pjesë e hetimit në këto çështje. Në përpjekjen për të fituar kohë për Ballukun, kanosjet i ka për të mbrojtur veten. Kërcënimet që Balluku i bën Ramës, detyrojnë këtë të fundit të transferojë presionin të gjyqtarët e prokurorët. Zhvillimet në gjykatë e prokurori janë nxituar disi nga të pandehurit e arrestuar. Gjykata e Posaçme ka kaluar për gjykim dosjen në ngarkim të ish-drejtorit të ARRSH, Evis Berberi, vartësi i minsitres Belinda Balluku, si dhe personat e tjerë që janë marrë të pandehur për këtë çështje. Beberi ka kërkuar gjykim të shkurtuar. Gjykimi i shkurtuar është procedurë e posaçme gjyqësore penale, në të cilën nuk ka pretendime për pavlefshmëri të akteve të fazës së hetimeve paraprake, si dhe nuk ka pretendime për papërdorshmëri të provave. Drejtori i rrugëve, duket se ka shërbyer me arkivin e tij të komunikimeve për të thelluar dijeninë e akuzës për sjelljen, veprimet, porositë, të eprores së tij ministre, por edhe të kryeministrit Edi Rama. Ndaj nakatosja e Ramës ka dalë livadhit. Zyrtari, mbiemri i të cilit përkon me qethjen, apo krasitjen e leshit të tepruar, duket si simbolikë, se diçka është pranuar, apo diçka është shkëmbyer në këtë përballje me drejtësinë. Në alarm për sekretet penale të grumbulluara, Rama shfrenon kujdesin dhe u kthehet gjyqtarëve tre ditë para shkrehjes së vendimit kushtetues. Ai shkon edhe më larg, duke i përmendur shoqatës, kërkesën e tyre, që sipas tij është kërkesë për ti rrëmbyer komptencën qeverisë, pra zotërisë, që ka në dorë pagat e fatet e tyre. Më tej dalldis e shkruan se “..‘Jo vetëm kaq, po Shoqata e Gjyqtarëve duhet ta dijë, që do të gabonte po kaq shumë sikur të priste heshtjen time për kërkesën e saj skandaloze dhe të përsëritur, ndaj Gjykatës Kushtetuese, për (ri)rritjen e pagave të gjyqtarëve me vendim gjykate, duke rrëmbyer kompetencat e qeverisë e të parlamentit..” Dhe trimëron duke shtuar se ai nuk do të heshtë, por do të flasë. Në Amerikë, kur je në prag të marrjes i pandehur, të përmendin të drejtat, e të kujtojnë se çdo gjë që thua nga ai moment do të përdoret si deklarim në gjyq, kundër subjektit përkatës. Ai e di. Përveç pusetës së prodhuar nga dosja “Rama-Balluku”, miliarda euro tenderime e abuzime, janë dosjet ndërkombëtare. Është McGonigal, e Sinaloa, dosjet e karteleve të drogës, të cilat u kanë mbërritur autoriteteve në Tiranë, e nuk ka kthim pas. Akoma përsërit refrenin kanosës se “..është goditur nga një prokuror e një gjykatës dhe rrezikon të gjymtohet për sot e për të ardhmen në shtyllën e vet kurrizore…” Eshtë lehtësisht e ditur. Edhe nëse Kushtetuesja anemike në mjaft raste, do të lëkundet, e do të japë oksigjen për Ramën, pas presioneve të të gjitha formave, ka diçka tjetër, Struktura e Posaçme dhe Gjykata e kanë gati kërkesën për heqje imuniteti e masë arresti për zëvëndësen Balluku. Kjo pritet edhe nëse Rama rrëzohet. Dhe jo vetëm. Të tjerë janë në radhë. Ndaj kryengritja kundër drejtësisë e Ramës, beteja e fundit e humbur e tij, është rreziku më i madh publik që i kanoset vendit. Rrezik i eksportuar me pjesëmarrjen e tij dhe në BE e SHBA..
Tag: rreziku
-

Rama rreziku publik i Shqipërisë
-

Hashim Thaçi mbetet në Hagë, Specialja i vazhdon paraburgimin: Ekziston rreziku i arratisjes
Gjykata Speciale në Hagë vendosi që Hashim Thaçi të vijojë të mbetet në paraburgim, e këtë lëvizje të saj e justifikoi me pretendimin se bazat ligjore për qëndrimin e tij në qendrat e paraburgimit vazhdojnë të jenë të vlefshme edhe pas shqyrtimit më të fundit.
Sipas gjykatës, rreziqet e parashikuara në Nenin 41 – rreziku i arratisjes, mundësia e pengimit të procedurës dhe rreziku i kryerjes së veprave të reja penale – ekzistojnë ende dhe nuk mund të zbuten përmes masave më të lehta se paraburgimi. Zyra e Prokurorit të Specializuar insistoi se asnjë kusht lirimi nuk i shmang në mënyrë të sigurte këto rreziqe.
“ZPS-ja argumenton se paraburgimi i vazhdueshëm i z. Thaçi mbetet proporcional, duke pasur parasysh kohën e kufizuar që ka kaluar, dënimin potencialisht të gjatë me të cilin ai përballet dhe progresin e procedurave aktuale”, thuhet në njoftimin e saj. Mbrojtja nga ana tjetër kërkoi rivlerësim duke theksuar ndryshimet e rrethanave pas përfundimit të fazës së provave në çështjen kryesore të vitit 2020.Gjykatësi në fund theksoi se nuk janë paraqitur ndryshime të mjaftueshme që do të justifikonin lirimin e ish-presidentit në këtë fazë. Ndërkohë, Gjykata caktoi edhe afatet e reja procedural sipas të të cilave, Thaçi, në tërësi mund të reagojë e shumta deri në 27 janar 2026.
Ish presidenti i Kosovës përballet me dy procese të ndara në Hagë, një për krime lufte, që ka nisur që nga viti 2020, dhe një tjetër për pengim drejtësie. -

Hulumtimi zbulon dallime racore në lindjet cezariane
Një studim i ri nga Qendra për Shëndetin e Grave në Oregon Health & Science University ka analizuar tendencat kombëtare të lindjeve me operacion çezarian në SHBA dhe ka zbuluar dallime të vazhdueshme mes grupeve racore. Studimi, botuar në JAMA Network Open, tregon se ndërsa norma totale e lindjeve çezariane ka rënë pak që nga viti 2014, rreziku për personat me origjinë afro-amerikane ka vazhduar të rritet.
Në vitin 2014, Kolegji Amerikan i Obstetrisë dhe Gjinekologjisë publikoi udhëzime për të ulur në mënyrë të sigurt numrin e lindjeve çezariane dhe për të nxitur më shumë lindjet natyrale. Megjithatë, dekadën pas kësaj nisme, për individët e zinj rreziku jo vetëm që nuk u ul, por u rrit. Ky grup ka nivelin më të lartë të lindjeve çezariane ndër të gjitha grupet racore dhe etnike.
Sipas autores kryesore, dr. Marie Boller, ka shumë arsye mjekësore që mund ta bëjnë të nevojshëm një lindje çezariane, por raca nuk është një prej tyre. Ajo thekson se këto dallime nuk kanë bazë biologjike, por lidhen me racizmin strukturor në kujdesin shëndetësor.
Studiuesit analizuan më shumë se 30 milionë lindje nga vitet 2012 deri në 2021. Edhe pas marrjes parasysh të faktorëve të tjerë mjekësorë, rreziku për një lindje çezariane ishte 12% më i lartë për personat e zinj në vitin 2012 dhe u rrit në 17% në vitin 2021. Për lindjet e para, rreziku ishte 20% më i lartë në 2012 dhe 23% në 2021. Edhe tek personat që kishin pasur më parë lindje natyrale, rreziku ishte mbresëlënës: 32% në 2012 dhe 33% në 2021.
Këto rezultate lidhen me problematikën më të gjerë të pabarazive në shëndetin e nënës dhe foshnjës. Personat afro-amerikanë përballen me norma më të larta të vdekjeve gjatë shtatzënisë dhe lindjes, si edhe me rrezik më të madh për lindje të parakohshme.
Sipas dr. Aaron Caughey-t, një faktor i rëndësishëm është paragjykimi i pavetëdijshëm tek mjekët, i cili mund të ndikojë në vendimet klinike. Ai thotë se spitalet duhet të punojnë për të njohur dhe adresuar këto paragjykime përmes trajnimeve dhe vlerësimeve të vazhdueshme. Në OHSU, çdo lindje çezariane shqyrtohet veçmas për të kuptuar arsyet mjekësore dhe për të mësuar nga secili rast.
Në nivel më të gjerë, autorët theksojnë se duhet një forcë punëtore më e larmishme në shëndetësi dhe më shumë investime për të mbështetur komunitetet që preken më shumë. Dr. Boller thotë se përmirësimi vjen “një familje në një kohë”, me kujdes të personalizuar dhe përkushtim ndaj cilësisë së trajtimit. / Medicalxpress – Syri.net
-

‘Masat e sigurisë ndaj Ballukut janë vendosur mbi kritere ligjore’, Logu: Pezullimi dhe heqja e pasaportës janë…
Juristi Marash Logu, i ftuar në një studio televizive, ka komentuar masat e sigurisë të vendosura ndaj Belinda Ballukut, e cila është marrë zyrtarisht e pandehur nga SPAK në kuadër të një hetimi për tenderat publikë.
Sipas Logut, si prokurori ashtu edhe gjyqtari kanë vepruar mbi bazë ekskluzivisht ligjore, pa sjellë argumente politike. “Ata kanë parë sesi kriteret e parashikuara në ligj aplikohen në rastin e Ballukut,” deklaroi ai.
Juristi shpjegoi se ligji kërkon plotësimin e disa kritereve për vendosjen e masave të tilla:
-Dyshimi i arsyeshëm i mbështetur në prova
-Rreziku i prishjes së provave
-Rreziku i largimit nga vendi
-Rreziku i kryerjes së mëtejshme të veprës penale
Sipas Logut, prokurori dhe gjyqtari kanë konstatuar se në rastin e Ballukut jo vetëm që ekziston një dyshim i arsyeshëm se ajo ka përcaktuar fituesin e një tenderi publik, por edhe se përmbushen të katër kriteret e sipërpërmendura.
Ai theksoi se gjykata ka vlerësuar se Balluku, për shkak të rolit të saj politik, mund të “dëmtojë provat shkresore që do të mblidhen” dhe se ekziston rreziku që ajo të “intimidojë dëshmitarët” që pritet të pyeten gjatë hetimit.
Logu sqaroi se heqja e pasaportës është një masë e marrë “për të parandaluar largimin nga vendi”, ndërsa masa më e diskutuar ka qenë ajo e pezullimit të Ballukut nga ushtrimi i funksionit.
Ligji parashikon se masa e pezullimit nga detyra nuk mund të vendoset për personat e zgjedhur, por juristi theksoi se gjykata ka analizuar me kujdes se cilët funksione konsiderohen “të zgjedhura”.
Ai u shpreh se sipas interpretimit të gjyqtarit personat e zgjedhur përfshijnë kryetarët e bashkive, anëtarët e këshillave bashkiakë dhe deputetët dhe se zv/kryeministri nuk hyn në këtë kategori, dhe vendosja e masës së pezullimit nuk cenon funksionin e saj si deputete.
Logu shtoi se masa e pezullimit nga detyra është përdorur më parë edhe ndaj zyrtarëve të tjerë të lartë dhe përbën një praktikë të zakonshme kur kërkohet garantimi i mbarëvajtjes së hetimit. -

Një kafe në ditë ul rrezikun e aritmisë
Studiuesit vlerësojnë se më shumë se 37 milionë persona në nivel global kanë përjetuar një fibrilacion atrial (Afib), një gjendje kardiovaskulare që shkakton rrahje të parregullta të zemrës, sipas medicalnewstoday.com.
Një studim i ri zbuloi se pirja e një filxhani kafe në ditë mund të ndihmojë në uljen e rrezikut të episodeve të përsëritura të AFib deri në 39%.
Ekzistojnë një numër faktorësh rreziku për AFib.Disa nga këta faktorë rreziku nuk janë të modifikueshëm, si mosha ose gjenetika, ndërsa të tjerët janë të modifikueshëm, përfshirë mbajtjen e një peshe normale, mbajtjen nën kontroll të niveleve të presionit të gjakut dhe të pasurit e një diete të shëndetshme.
Studimet e kaluara kanë treguar se kufizimi ose shmangia e substancave të caktuara, të tilla si alkooli, sheqeri, natriumi dhe kafeina mund të ndihmojnë në uljen e rrezikut të AFib të një personi.
Tani, një studim i ri i botuar në ”JAMATrusted Source” ofron një pasqyrë të re që sugjeron se kafeina mund të mos jetë aq e dëmshme sa mendohej dikur.
“Afib është ndoshta çrregullimi më i zakonshëm i ritmit të zemrës që trajtojmë sot”, tha autori i këtij studimi, Gregory Marcus. -

SYRI TV/ Masa për Ballukun, zbardhet vendimi i GJKKO: Mund të përsërisin veprën penale
Rreziku i prishjes së provave, arratisjes nga vendi dhe përsëritjes së veprës penale ishin argumentet kryesore që çuan Gjykatën Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) të vendosë pezullimin nga detyra të zv. kryeministres Belinda Balluku. SyriTV ka zbardhur pjesë të vendimit të gjyqtarit Erion Cela, sipas të cilit Balluku nuk mund të ushtrojë më asnjë kompetencë si zv. kryeministre dhe ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë.
GJKKO arsyeton se ekziston rreziku që të pandehurit, përfshirë Ballukun, Gentian Gjylin (Drejtor i Autoritetit Rrugor Shqiptar) dhe Frald Elezin (Administrator i Korporatës Elektroenergjitike Shqiptare SH.A), mund të ndikojnë në prishjen ose asgjësimin e provave për shkak të detyrës së tyre dhe pozicioneve të larta që mbajnë.
Gjykata vlerëson gjithashtu rrezikun e përsëritjes së veprës penale, duke pasur parasysh rrethanat e veprimeve të dyshuara në procedura prokurimi dhe menaxhimin e fondeve publike për investime të tjera nga të pandehurit.
Me vendim të GJKKO, nga 20 nëntori, Balluku është e ndaluar të ushtrojë detyrën e zv. kryeministres dhe ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë. Ajo është marrë e pandehur për ndërtimin e tunelit të Llogarasë, me vlerë 190 milionë euro, dhe dyshohet gjithashtu për tenderin 21 milionë euro të ndërtimit të lotit 4 të Unazës së Madhe të Tiranës.
-

“Rreziku nga moti i keq nuk ka kaluar”, ministri Vengu: Do të diskutojmë me forcat në terren nëse është e nevojshme të kryhen evakuime
Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, ndodhet pasditen e sotme në urën e Mifolit, ku po monitoron nga afër situatën e prurjeve të lumit Vjosa.
Reshjet e shiut nuk kanë pushuar ende dhe situata vijon të jetë kritike, pasi edhe në orët në vijim pritet të ketë reshje në gjirin e Vlorës si edhe në jug të vendit.
Ministri Vengu: Vojsa ka qenë në monitorim të rreptë. Duhet një alert maksimal, nuk ka kaluar rreziku. Do të kemi edhe një diskutim të forcave në terren nëse duan që të kryejnë avakuime. Jemi pranë banorëve dhe bizneseve. U prek Lezha dhe Kurbini, jemi në kushtet ku situata është normalizuar dhe forcat e armatosura kanë qenë në dispozicion të bashkive ku ka pasur problem.Autoritetet kanë njoftuar të gjithë banorët dhe bizneset përgjatë vijës lumore të tregohen të kujdesshëm dhe të qëndrojnë në gadishmëri për çdo zhvillim të mundshëm.
-

“Diella”, gjetje në imazh… një provë e vështirë në praktikë
Rreziku është që Diella të mbetet, në skenarin më të mirë, një ide në letër dhe një gjetje shumë e mirë për marrëdhëniet me publikun, ndërsa problemet strukturore të vendit të vazhdojnë po njësoj… EDITORIAL / Lajmi se Shqipëria krijoi një post ministror për Inteligjencën Artificiale, me emërimin e Diellës në krye të tij, tërhoqi vëmendjen e mediave ndërkombëtare, si “Financial Times”, “Euronews” dhe “Politico” duke e vendosur vendin tonë në qendër të një debati global në lidhje me çështjen “teknologjia në funksion të njerëzve apo njerëzit në funksion të teknologjisë”.Për një vend të vogël, i cili shpesh nuk përmendet në skenën ndërkombëtare, kjo gjetje duket një arritje në aspektin e imazhit. Por pas entuziazmit, lind pyetja: a mundet Shqipëria ta përkthejë këtë ide në rezultate konkrete?Sfida e parë është besueshmëria institucionale. Shqipëria mbetet ndër vendet me nivel të lartë korrupsioni dhe me probleme serioze në transparencë e llogaridhënie.Inteligjenca Artificiale është një mjet i fuqishëm që mund të shërbejë për eficiencë dhe shërbime më të mira për qytetarët, por po aq lehtë mund të përdoret për kontroll të tepërt dhe centralizim të informacionit në duar të gabuara.Një tjetër pengesë madhore është siguria kibernetike dhe mbrojtja e të dhënave. Shqipëria ka përjetuar disa nga sulmet më të mëdha hakeruese në rajon, me rrjedhje masive të të dhënave personale.Mjafton të përmendet dështimi dramatik i shtetit në rastin e publikimit të databazës së Tatimeve në lidhje me pagat e individëve, për të të bërë të reflektosh seriozisht për këto zgjidhje.Në këtë kontekst, futja e një sistemi të gjerë të bazuar në AI e rrit ndjeshëm rrezikun: të dhënat e qytetarëve, të përpunuara dhe të ndërlidhura, mund të kthehen në pre të lehtë për hakerët, ose të përdoren në mënyrë abuzive nga vetë administrata.Pa një kuadër ligjor të fortë dhe institucione mbikëqyrëse të pavarura, ekziston rreziku që përdorimi i AI në administratë të cenojë privatësinë dhe sigurinë e qytetarëve.Përveç kësaj, ekziston sfida e kapaciteteve teknike. Shqipëria renditet ndër vendet me nivel të ulët zhvillimi në teknologjinë e informacionit.Ka mungesë ekspertësh të kualifikuar, kërkimi shkencor është i kufizuar dhe universitetet ende nuk janë të lidhura ngushtë me nevojat e tregut digjital.Ndërkohë që vende si Emiratet e Bashkuara Arabe, të cilat kanë krijuar diçka të ngjashme, mbështeten mbi investime miliardëshe në qendra kërkimore, arsim dhe partneritete ndërkombëtare, Shqipëria nis nga një bazë shumë më e brishtë.Përpara se të synojë të jetë novatore globale, vendi ka ende për të zgjidhur probleme më elementare. Arsimi është në krizë, me rezultatet e PISA-s që tregojnë rënie të ndjeshme dhe përkeqësim të cilësisë së dijes së nxënësve. Pa mbështetje konkrete në arsim, inovacion dhe bashkëpunim me sektorin privat, një ministri e AI rrezikon të mbetet vetëm një etiketë pa përmbajtje.Krahas këtyre, kemi dhe problemin e qeverisjes dixhitale të fragmentuar. Shumë shërbime publike online, të cilat i ofrohen tashmë publikut, janë shpesh të paqëndrueshme dhe të ngadalta, ndërsa qytetarët nuk kanë gjithmonë akses real në informacion. Integrimi i AI kërkon të dhëna të pastra, të harmonizuara dhe të aksesueshme, gjë që sot mungon.Së fundmi, nga diskutimi publik, duket se nuk është ende e qartë, sa të ndërgjegjshëm jemi për rëndësinë e të dhënave të Diellës në vendimmarrje. Çfarë matrice e analizës së rreziqeve e kërcënimeve do të përdoret?Në fakt, aksioma e padiskutueshme, në botën e AI (dhe më gjerë në atë të IT), është “Code was never found. It was only made, and made by us – Kodi nuk u gjet kurrë. Ai vetëm u krijua, dhe u krijua prej nesh.”.” (Lawrence Lessig “Code 2:0”).Një nga sfidat kryesore të Inteligjencës Artificiale në nivel global është çështja e kontrollit mbi të. Aktualisht, shumica e sistemeve janë në duar private dhe menaxhohen nga korporata të mëdha teknologjike.Në shtetet jodemokratike, kontrolli shpesh qëndron te qeveritë autoritare duke e përdorur teknologjinë si mjet mbikëqyrjeje dhe kontrolli politik. Në demokracitë perëndimore po diskutohet që këto sisteme të mbeten nën mbikëqyrjen e sovranit dhe të përfaqësuesve të tij të zgjedhur.Në këtë kontekst, hapi i Shqipërisë për të ngritur një ministri të posaçme për AI është një risi, por edhe një zgjedhje e diskutueshme.Duke pasur parasysh problemet e demokracisë në vend, rreziku është që kontrolli të mos garantohet nga Parlamenti apo qytetarët, por të përqendrohet te pushteti dhe grupet që e dominojnë atë. Një zhvillim i tillë do të përbënte një kërcënim për një demokraci ende të brishtë si ajo shqiptare.Në këtë sfond, “Qeveria AI” është një hap i guximshëm, por edhe një sfidë. Mediat e huaja që këtë vit e shohin Shqipërinë si pionier, nesër do të jenë po ato që do të kërkojnë llogari për rezultatet. Pyetjet që do të shtrohen janë të thjeshta: a i ka përmirësuar kjo zgjidhje shërbimet për qytetarët? A ka ndihmuar në uljen e korrupsionit?Shqipëria ka mundësinë ta shndërrojë këtë nismë në një histori suksesi, por kjo varet nga ndërgjegjësimi për problematikat që kjo zgjedhje sjell me vete dhe përqasja ndaj tyre, vullneti politik, ndërtimi i kapaciteteve teknike dhe garantimi i transparencës.Nëse këto mungojnë, rreziku është që Diella të mbetet, në skenarin më të mirë, një ide në letër dhe një gjetje shumë e mirë për marrëdhëniet me publikun, ndërsa problemet strukturore të vendit të vazhdojnë po njësoj. Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.
-

Gjashtë shenjat që trupi shfaq përpara atakut kardiak
Një atak në zemër (infarkti i miokardit) është një urgjencë mjekësore ku muskuli juaj i zemrës fillon të vdesë sepse nuk ka rrjedhje të mjaftueshme të gjakut. Një bllokim në arteriet që furnizojnë me gjak zemrën tuaj zakonisht e shkakton këtë. Nëse një ofrues i kujdesit shëndetësor nuk e rikthen shpejt rrjedhën e gjakut, një atak në zemër mund të shkaktojë dëmtim të përhershëm të zemrës dhe vdekje.
Mos prisni të merrni ndihmë nëse përjetoni ndonjë shenjë paralajmëruese të sulmit në zemër. Disa sulme në zemër janë të papritura dhe intensive, por të tjerat fillojnë ngadalë, me dhimbje të lehta ose parehati.
Siklet në gjoks. Shumica e sulmeve në zemër përfshijnë siklet në qendër të gjoksit që zgjat më shumë se disa minuta – ose mund të largohet dhe më pas të kthehet. Mund të ndjehet si presion i pakëndshëm, shtrydhje, ngopje ose dhimbje.Siklet në zona të tjera të pjesës së sipërme të trupit. Simptomat mund të përfshijnë dhimbje ose siklet në njërin ose të dy krahët, shpinën, qafën, nofullën ose stomakun.
Frymëmarrje e shkurtër. Kjo mund të ndodhë me ose pa shqetësime në gjoks.
Shenja të tjera. Shenja të tjera të mundshme përfshijnë djersën e ftohtë, nauze ose marramendje.
Cilët janë faktorët e rrezikut për një atak në zemër?
Disa faktorë kyç ndikojnë në rrezikun për të pasur një atak në zemër. Fatkeqësisht, disa nga këta faktorë rreziku për sulmin në zemër nuk janë gjëra që mund t’i modifikoni:
Mosha dhe seksi: Rreziku i sulmit në zemër rritet me rritjen e moshës. Seksi juaj ndikon kur rreziku për një atak në zemër fillon të rritet. Për njerëzit e caktuar mashkull në lindje (AMAB), rreziku i sulmit në zemër rritet në moshën 45 vjeç. Për njerëzit e caktuar femra në lindje (AFAB), rreziku i sulmit në zemër rritet në moshën 50 vjeç ose pas menopauzës .
Historia familjare e sëmundjeve të zemrës: Nëse keni një prind ose vëlla me një histori të sëmundjeve të zemrës ose sulmit në zemër – veçanërisht në një moshë më të re – rreziku juaj është edhe më i madh sepse gjenetika juaj është e ngjashme me të tyren. Rreziku juaj rritet nëse një i afërm i shkallës së parë (vëlla ose prind biologjik) ka marrë një diagnozë të sëmundjes së zemrës në moshën 55 vjeç ose më të ri nëse është AMAB, ose në moshën 65 vjeç ose më i ri nëse është AFAB.
Stili i jetesës: Zgjedhjet e stilit të jetesës që bëni që nuk janë të mira për zemrën tuaj mund të rrisin rrezikun për të pasur një atak në zemër. Kjo përfshin gjëra të tilla si pirja e duhanit, ngrënia e ushqimeve me yndyrë të lartë, mungesa e aktivitetit fizik, pirja e tepërt e alkoolit dhe përdorimi i drogës.
Disa kushte shëndetësore: Disa kushte shëndetësore shkaktojnë stres në zemrën tuaj dhe rrisin rrezikun për sulm në zemër. Kjo përfshin diabetin , obezitetin, presionin e lartë të gjakut, kolesterolin e lartë , çrregullimet e të ngrënit ose një histori të preeklampsisë . /vizionplus.tv -

Rreziku nga organizmi mikroskopik që gjendet në ujërat e ngrohta, vetëm 4 të mbijetuar në gjithë botën
Një ngjarje e rrallë dhe tragjike ka ndodhur në Karolinën e Jugut, SHBA, ku një djalë 12-vjeçar, Jaysen Carr, ndërroi jetë më 18 korrik 2025 pas infektimit me Naegleria fowleri gjatë notit në liqenin Lake Murray.
Ky organizëm mikroskopik, një amebë e zakonshme në ujërat e ngrohta të ëmbla, hyn në trup përmes hundës dhe udhëton drejt trurit, duke shkaktuar meningoencefalit amebik primar (PAM) një infeksion i rrallë por pothuajse gjithmonë fatal.
Simptomat zakonisht shfaqen 1–9 ditë pas ekspozimit, duke filluar me temperaturë, dhimbje koke dhe nauze. Brenda pak ditësh, gjendja përkeqësohet duke çuar në kriza epileptike, konfuzion, koma dhe shpesh në vdekje.
Që nga viti 1962 në SHBA janë raportuar vetëm 167 raste të PAM, dhe vetëm 4 pacientë kanë mbijetuar. Ky është rasti i parë i konfirmuar në Karolinën e Jugut që nga viti 2016.
Autoritetet shëndetësore paralajmërojnë qytetarët të shmangin futjen e ujit në hundë gjatë notit në ujëra të ngrohta të ëmbla, si dhe të mos përdorin ujë të çezmës të pa sterilizuar për shpëlarje të hundës. Për përdorime të tilla rekomandohet ujë i zier ose i distiluar.
Naegleria fowleri nuk përhapet nga personi te personi dhe nuk shkakton infeksion përmes gëlltitjes së ujit. Rreziku ekziston vetëm kur uji hyn nëpërmjet hundës dhe arrin në tru.