Janë bërë 50 ditë urdhri i ministres së Brendshme Albana Koçiu për ndalimin e përkohshëm të monopatinave elektrike në të gjithë vendin, me arsyetimin se duhej kohë për të përgatitur rregullat e reja të qarkullimit të tyre.
Por, edhe pse afati nuk u specifikua, tashmë ka kaluar gati dy muaj dhe drafti i premtuar ende nuk është bërë publik.
Më 24 tetor, ministrja mblodhi grupet e interesit, përfaqësues të bashkive, policisë, drejtorisë së transportit rrugor, për të diskutuar bazat e një kuadri të ri ligjor. Në atë takim u garantua që rregullat do të hartoheshin shpejt dhe do t’i jepnin fund kaosit.
Sipas të dhënave zyrtare, mbi 2 mijë monopatina janë sekuestruar nga Policia e Shtetit gjatë këtyre 50 ditëve. Pronarët e tyre presin prej dy muajsh një përgjigje se çfarë do të ndodhë me mjetet, kur do t’u kthehen dhe sipas cilit ligj do të procedohet në të ardhmen. Asnjë afat dhe asnjë mekanizëm për kthimin e tyre nuk është bërë publik.
Ndërkohë, situata në terren mbetet kontradiktore. Në disa zona të Tiranës dhe qyteteve të tjera, policia ndalon përdoruesit, i shoqëron në komisariat dhe u sekuestron monopatinat. Në zona të tjera, qytetarët lëvizin të lirë, duke krijuar një realitet të paunifikuar dhe të paqartë, ku askush nuk e di çfarë lejohet dhe çfarë ndalohet realisht.
Teksa premtimi mbetet deri tani vetëm një fjalë e thënë, monopatinat vazhdojnë të jenë të ndaluara në letër, të konfiskuara në depo policie, ndërsa kaosi që zgjat nga dita në ditë vazhdon.
Tag: rregullat
-

Ligji nuk po vjen! 50 ditë pa monopatina, kaos në terren, policia vijon sekuestrot
-

50 ditë pa monopatina, kaos në terren, policia vijon sekuestrot, ligji nuk po vjen
Janë bërë 50 ditë urdhri i ministres së Brendshme Albana Koçiu për ndalimin e përkohshëm të monopatinave elektrike në të gjithë vendin, me arsyetimin se duhej kohë për të përgatitur rregullat e reja të qarkullimit të tyre.
Por, edhe pse afati nuk u specifikua, tashmë ka kaluar gati dy muaj dhe drafti i premtuar ende nuk është bërë publik.
Më 24 tetor, ministrja mblodhi grupet e interesit, përfaqësues të bashkive, policisë, drejtorisë së transportit rrugor, për të diskutuar bazat e një kuadri të ri ligjor. Në atë takim u garantua që rregullat do të hartoheshin shpejt dhe do t’i jepnin fund kaosit. Sipas të dhënave zyrtare, mbi 2 mijë monopatina janë sekuestruar nga Policia e Shtetit gjatë këtyre 50 ditëve. Pronarët e tyre presin prej dy muajsh një përgjigje se çfarë do të ndodhë me mjetet, kur do t’u kthehen dhe sipas cilit ligj do të procedohet në të ardhmen. Asnjë afat dhe asnjë mekanizëm për kthimin e tyre nuk është bërë publik.
Ndërkohë, situata në terren mbetet kontradiktore. Në disa zona të Tiranës dhe qyteteve të tjera, policia ndalon përdoruesit, i shoqëron në komisariat dhe u sekuestron monopatinat. Në zona të tjera, qytetarët lëvizin të lirë, duke krijuar një realitet të paunifikuar dhe të paqartë, ku askush nuk e di çfarë lejohet dhe çfarë ndalohet realisht.
Teksa premtimi mbetet deri tani vetëm një fjalë e thënë, monopatinat vazhdojnë të jenë të ndaluara në letër, të konfiskuara në depo policie, ndërsa kaosi që zgjat nga dita në ditë vazhdon. -

Po i thyen të gjitha rregullat! 40-vjeçari që po kontrollon Milanin në fushë, Igli Tare i kërkon të zgjas kontratën
Luka Modri? ka hyrë në dekadën e pestë të jetës së tij, por ai ende po luan në një nivel të lartë. Të gjithë janë të kënaqur të shohin performancat e mahnitshme të maestros kroat dhe në San Siro janë të vetëdijshëm se kanë bërë një lëvizje të shkëlqyer duke e sjellë atë në klub.
Në moshën 40 vjeç, kroati është një motor i vërtetë në mesfushë, ai po jep performanca spektakolare dhe Milani nuk ka më dyshime, ata e duan Lukën në ekipin e tyre edhe sezonin e ardhshëm.
Udhëheqësit e kuqezinjve filluan bisedimet me Lukën për zgjatjen e bashkëpunimit deri në verën e vitit 2027. Kjo u konfirmua nga drejtori sportiv i klubit Igli Tare.“Shpresoj që Luka Modric do të vendosë të qëndrojë me ne. Ekziston një mundësi për ta zgjatur kontratën edhe për një sezon tjetër”, tha Tare. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/ -

Mos bëni numra në avion, gjoba deri në 20 mijë euro për pasagjerët që…
Qeveria franceze po merr masa “vendimtare” kundër sjelljes antisociale në fluturime. Ndonjëherë turistët harrojnë rregullat e sjelljes jashtë vendit. Disa vende kanë ndërhyrë, si Ishulli Jeju në Korenë e Jugut, që vendosi gjoba për duhanpirje dhe hedhje mbeturinash apo Bali që miratoi rregulla të rrepta për të frenuar sjelljet “të padisiplinuara”.
Tani edhe Franca ka ndjekur të njëjtën rrugë, duke prezantuar një paketë “vendimtare dhe efektive” sanksionesh për pasagjerët problematikë në avion. Udhëtarët që shkelin legjislacionin e ri mund të gjobiten deri në 10 mijë euro për një shkelje të vetme ose 20 mijë euro për përsëritje. Në rastet më ekstreme, pasagjerët antisocialë mund të përballen edhe me ndalim fluturimi deri në katër vjet.
Cilat janë rregullat?Shkeljet e dënueshme përfshijnë përdorimin e pajisjeve elektronike kur është e ndaluar, pengimin e ekuipazhit apo njoftimeve të sigurisë dhe refuzimin e zbatimit të udhëzimeve të sigurisë nga stafi i bordit. Rregullat do të zbatohen për të gjitha kompanitë ajrore që operojnë me licencë franceze.
Ministri i Transportit, Philippe Tabarot deklaroi se kjo goditje synon të sigurojë që sjellja “e papranueshme” të mos komprometojë sigurinë e pasagjerëve dhe ekuipazhit, të cilën e quajti “prioritet absolut”.
Kjo sjellje rrezikon sigurinë e fluturimit dhe kushtet e punës së ekuipazhit. Me këtë dekret po pajisemi me mjete për zbatim të shpejtë, të drejtë dhe proporcional. Mesazhi është i qartë: sjelljet problematike nuk do të tolerohen më.
Masat franceze vijnë pasi Shoqata e Transportit Ajror raportoi rritje të incidenteve me pasagjerë të padisiplinuar në vitin 2024, një incident për çdo 395 fluturime. Sipas saj, linjat ajrore dhe qeveritë “mbeten të shqetësuara për frekuencën dhe ashpërsinë e sjelljeve të tilla”.
Edhe destinacione të tjera turistike po marrin masa për të frenuar sjelljet e vizitorëve.
San Sebastián ndaloi altoparlantët dhe duhanpirjen në plazhe muajin e kaluar, ndërsa Amsterdami prej vitesh përpiqet të frenojë turistët problematikë me masa, që variojnë nga ndalimi i kanabisit në Red Light District deri te një kuiz online mjaft i pazakontë. -

BE rrezikon të shkatërrojë industrinë e saj të kobaltit me rregullat e reja të sigurisë
Kompani të nxjerrjes dhe përpunimit të mineraleve, përfshirë Glencore dhe Umicore, kanë thënë se rregullat e reja të BE-së që synojnë kufizimin e ekspozimit ndaj kobaltit mund të “shkatërrojnë” industrinë në rajon dhe të pengojnë përpjekjet për të ulur varësinë nga furnizimet kineze.
Në një letër drejtuar Komisionit Europian, drejtuesit thanë se propozimi për të vendosur një kufi maksimal të thithjes së kobaltit, më të ulët se në Kinë apo SHBA, tashmë po pengon investimet. Kjo, sipas tyre, po minon përpjekjet për të krijuar një zinxhir furnizimi vendas për një metal që është thelbësor për industri që variojnë nga makinat elektrike deri te mbrojtja.
“Dëmi po ndihet tashmë,” shkruan 12 drejtues dhe shoqata të industrisë në letrën drejtuar presidentes së komisionit, Ursula von der Leyen, pak para votimit të vendeve anëtare të BE-së të mërkurën për standardet e ekspozimit ndaj kobaltit. Për shkak të këtij plani, kompanitë “po e zhvendosin investimin jashtë BE-së”, thanë ata.
Sipas tyre, propozimet “do të çonin vetëm në një varësi edhe më të madhe nga SHBA dhe Kina për materiale që janë strategjike për mbrojtjen dhe të domosdoshme për tranzicionin e gjelbër, qarkor dhe digjital”.
Ndërhyrja e tyre vjen ndërsa komisioneri i industrisë së BE-së, Stéphane Séjourné, pritet të mbajë një fjalim të mërkurën mbi planet për të rritur furnizimin me minerale kritike, duke përfshirë kobaltin, litiumin dhe mineralet e rralla, teksa blloku përpiqet të ndjekë ritmin e garës globale për këto materiale.
Shtetet e Bashkuara këtë vit kanë lëvizur me shpejtësi për të siguruar furnizimin me minerale kritike, duke përfshirë një investim direkt prej 400 milionë dollarësh në MP Materials, një prodhues i elementëve të rrallë, dhe duke arritur marrëveshje me vende si Japonia. Vendimi i Kinës për të vendosur kontrolle eksporti për disa elementë të rrallë në prill, pjesërisht në përgjigje të tarifave amerikane, ka rritur ndjenjën e urgjencës në Washington.
Por në Europë, rregullat e reja të propozuara të sigurisë rrezikojnë të minojnë objektivat e vendosura në Aktin e Materialeve të Papërpunuara Kritike, i cili synon të sigurojë një “furnizim të qëndrueshëm dhe të sigurt” me këto materiale, thanë drejtuesit. Nëse miratohen, propozimet e komisionit “do të shkatërronin zinxhirin e vlerës së kobaltit në Europë”, shtuan ata.
Komisioni vlerëson se kërkesa për kobalt do të rritet pesëfish deri në vitin 2030. Ndërkohë, industria thotë se rregullat e reja, të propozuara në korrik dhe që duhet të miratohen nga vendet anëtare dhe Parlamenti Europian përpara se të bëhen ligj, do të çonin në humbjen e një në gjashtë vendeve të prodhimit të kobaltit dhe të vendeve të punës.
Komisioni argumenton se një kufi prej 0.01 mg/m³ për grimcat e kobaltit që mund të thithen nga hundët dhe goja do të ndihmojë në uljen e sëmundjeve të mushkërive, veshkave dhe mëlçisë, ndërsa industria preferon një kufi prej 0.02 mg/m³.
Industria thotë se kufiri është tepër i ulët dhe rrezikon që vendet e punës të zhvendosen në vende si Kina ose SHBA, të cilat kanë kufij shumë më të lartë. Kufiri në Kinë është 0.05 mg/m³, ndërsa në Mbretërinë e Bashkuar është 0.1 mg/m³.
Komisioni konfirmoi se kishte marrë letrën dhe tha se do t’i përgjigjej në kohën e duhur. / Financial Times – Syri.net
-

Shkeli rregullat në burg, shtyhet data e lirimit për Sean Diddy Combs!
Data e lirimit të Sean “Diddy” Combs është shtyrë për gati një muaj, pas raporteve se ai kishte shkelur rregullat gjatë qëndrimit të tij në burg. Magnati i mediave 56-vjeçar, i dënuar me dy akuza për transportim për të angazhuar në prostitucion në korrik, fillimisht ishte dënuar me 50 muaj burg në tetor, me një datë lirimi më 8 maj 2028.
Megjithatë, data e lirimit të tij është tani ndryshuar në 4 qershor 2028, sipas regjistrave të të burgosurve të Shërbimit Federal të Burgjeve, të cilat u shfaqën në publik nga PEOPLE më 12 nëntor. Nuk është e qartë arsyeja e ndryshimit të datës së lirimit të tij, por ky zhvillim vjen pas raporteve se themeluesi i Bad Boy Records kishte shkelur një sërë rregullash gjatë kohës në burg.
Pasi nisi vuajtjen e dënimit të tij në Burgun e Korrigjimit Federal (FCI) në Fort Dix, New Jersey, Combs thuhet se është kapur duke pirë alkool të bërë vetë, sipas raportimeve të TMZ më 7 nëntor. Alkooli ishte përgatitur me një përzierje Fanta, sheqer dhe mollë, dhe ishte lënë të fermentohej për dy javë.
Pasi u shqyrtua mundësia e zhvendosjes së tij në një njësit të ri, autoritetet vendosën që Combs të qëndronte në të njëjtin vend. Një përfaqësues i Combs tha për PEOPLE se “ka pasur shumë raporte të pavërteta dhe të pasigurta” në lidhje me shkeljet e tij. Ai theksoi se Combs ishte i angazhuar për vetëdisiplinën dhe shëndetin e tij gjatë kohës në burg.
Për më tepër, Combs është akuzuar së fundmi për një tjetër shkelje kur ka bërë një telefonatë me tre palë, gjë që është kundër rregullave të burgut, sipas CBS News. -

Më e vështirë për të marrë vizë, Moska-BE-së: Preferoni emigrantët ilegalë para turistëve tanë?
Bashkimi Europian ka vendosur që të ashpërsojë rregullat për dhënien e vizave për qytetarët rusë. Kjo si masë ndëshkuese për luftën e nisur nga presidenti Vladimir Putin në Ukrainë si dhe incidentet e fundit me hyrjen e dronëve rusë në hapësirat ajrore të Polonisë apo të tjera vendeve anëtare të NATO-s.
“Nisja e një lufte dhe pritja për të lëvizur lirisht në Evropë është e vështirë të justifikohet. Bashkimi Evropian po ashpërson rregullat për vizat ndaj qytetarëve rusë, për shkak të veprimeve të vazhdueshme me dronë dhe akteve të sabotimit në tokën evropiane. Udhëtimi në BE është një privilegj, jo një e drejtë e fituar,” njoftoi përmes një postimi në rrjetet sociale përfaqësuesja e Lartë e BE-së për Punët e Jashtme, Kaja Kallas.
Pas kësaj deklarate, ka reaguar zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova, e cila përmes një deklarate për mediat, komentoi njoftimin e BE-së për ashpërsimin e masave për lëshimin e vizave ndaj qytetarëve rusë.
“Komisioni Evropian duket se ka arsyetuar kështu: pse Evropa Perëndimore duhet të ketë turistë të pasur kur ka emigrantë ilegalë që jetojnë me ndihma dhe të arratisur ukrainas?”, deklaroi Zakharova me ironi, sipas agjencisë Tass.
BE: Sulmet me dronë janë pjesë e luftës hibride kundër Evropës
Bashkimi Evropian i ka parë incidentet e fundit me dronës, si pjesë e një lufte hibride kundër Evropës. Të paktën kështu ka deklaruar më herët një zëdhënës i Komisionit Evropian gjatë një konference për shtyp. Thomas Regnier tha se BE është në krah të Belgjikës, Suedisë dhe të gjitha vendeve të prekura nga këto incidente.
“Të gjithë kemi qenë dëshmitarë të mbylljes së aeroporteve në Belgjikë dhe të sulmeve të fundit me dronë edhe në Suedi, dhe jemi plotësisht në krah të Belgjikës, Suedisë dhe të gjitha shteteve anëtare të prekura, si gjithmonë. Tani, përcaktimi i origjinës së këtyre dronëve është kompetencë e plotë e shteteve tona anëtare. Nuk hyjmë në detaje. Ajo që është e qartë, siç ka deklaruar edhe presidentja von der Leyen, është se kjo është një luftë hibride dhe Evropa është në rrezik,” tha Thomas Regnier, zëdhënës i Komisionit Evropian për mbrojtjen.
Ai shtoi: “Pikërisht për këtë arsye, në planin e veprimit që prezantuam muajin e kaluar, kemi theksuar sërish rëndësinë dhe prioritetin maksimal që i japim Nismës për Mbrojtjen nga Dronët, sepse përgjigjja ndaj këtyre kërcënimeve duhet të jetë e bashkuar, evropiane, me një qasje gjithëpërfshirëse për të mbrojtur të gjitha shtetet tona anëtare. Hapat e ardhshëm janë mjaft të qarta në planin e veprimit për tremujorin e parë të vitit të ardhshëm. Do të fillojmë zhvillimin e saj me shtetet anëtare dhe, deri në tremujorin e katërt të vitit 2026, shpresojmë që të jetë funksionale”.
Komisioni Evropian ka shprehur gjithashtu më herët shqetësimin se Hungaria vazhdon të lëshojë karta kombëtare për qytetarët rusë bazuar në rregullat e saj të brendshme. Nuk bëhet fjalë për viza, por për leje qëndrimi që u mundësojnë qytetarëve të huaj të jetojnë dhe të punojnë ligjërisht në vend për periudha më të gjata. -

Siguracioni i makinës do të ndryshojë totalisht, eksperti paralajmëron shoferët: Bëni kujdes!
Artur Ribaj ish-drejtor i mbikëqyrjes në tregun e sigurimeve në AMF, gjatë një interviste televizive komentoi se rezoluta e miratuar në komisionin e ekonomisë ishte një hap në drejtimin e duhur.
Sipas tij ka gjithmonë vend për përmirësime, ndaj dhe sugjerimet e propozuara nga kuvendi janë më të drejta ndaj konsumatorëve.
Z. Ribaj është i mendimit se tregu vendas duhet të shkojë drejt një primi, sigurimi të makinës në mënyrë të personalizuar.
“Çdo kompani e ka historikun për çdo shofer në vend. Mundësitë janë që siguracioni të jetë i personalizuar, pra secili të paguajë sipas historikut të tij. për mua është e pa pranueshme që viti zero të nisë në 2025. Çdo shofer ka një historik dhe eksperiencë më të gjatë për të marrë në konsideratë. Ndaj do të ishte më e drejtë që TPL-ja, të mos ishte e unifikuar për të gjithë njësoj”, tha Ribaj.
Por me rezolutën e miratuar nga komisioni i ekonomisë, tashmë Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare do të duhet të rishohë edhe një herë rregulloren që parashikon faktorët e riskut. Në 2024 AMF miratoi 7 faktorë që përbëjnë dhe çmimin final të primit. Por a do të jenë gati rregullat e reja deri në fund të dhjetorit?“Mbetet me pikëpyetje nëse do të jenë gati rregullat e reja deri në fund të dhjetorit, për ti hapur rrugë zbatimit në janar 2026. Tashmë grupi i punës që ka punuar për këtë sistem, duhet të mblidhet sërish për të reflektuar sugjerimet e kuvendit. E shoh të vështirë rishikimin e skemës brenda dy muajve”, tha Ribaj.
Me rregullat në fuqi dhe me skemën e prezantuar nga AMF, nëse sistemi do të nisë të zbatohet ai parashikon që të ofrojë më shumë ndëshkim sesa bonus për shoferët. Duke marrë në konsideratë se viti zero është 2025, shembujt e ilustruar tregojnë se shoferët e rregullt nuk përfitojnë bonuse. -

Juventusi, ja rregullat e re të Spallettit. Më pak celularë dhe video-lojëra, asnjë vonesë
31 Tetor 2025
11:14
Alfred Lleshi
Me ardhjen e Luciano Spalletti në stolin e Juventusit, në dhomën e zhveshjes bardhezi pritet një “kurë shoku” për disiplinën dhe kodin e sjelljes. Trajneri njihet për seriozitetin e tij ekstrem dhe fokusin te grupi. Rregullat e reja synojnë të rikthejnë një ambient profesional dhe të përqendruar.
Sipas “Corriere della Sera”, këto janë udhëzimet e Spallettit për lojtarët:
Më pak telefona, ndalohet përdorimi i smartphone-ve gjatë vakteve dhe takimeve teknike.
Zero tolerancë për vonesa, saktësia e mbërritjes në stërvitje bëhet e detyrueshme.
Rregull dhe fokus, ndalohet përdorimi i tepruar i kufjeve dhe moderim i PlayStation-it, për të siguruar që lojtarët të jenë të përqendruar te puna dhe identiteti i skuadrës.
Qëllimi i trajnerit është të injektojë shpejt seriozitet dhe profesionalizëm, elementë thelbësorë për ringritjen e menjëhershme drejt Champions League.
-

Juventusi, ja rregullat e re të Spallettit. Më pak celularë dhe video-lojra, asnjë vonesë
31 Tetor 2025
11:14
Alfred Lleshi
Me ardhjen e Luciano Spalletti në stolin e Juventusit, në dhomën e zhveshjes bardhezi pritet një “kurë shoku” për disiplinën dhe kodin e sjelljes. Trajneri njihet për seriozitetin e tij ekstrem dhe fokusin te grupi. Rregullat e reja synojnë të rikthejnë një ambient profesional dhe të përqendruar.
Sipas “Corriere della Sera”, këto janë udhëzimet e Spallettit për lojtarët:
Më pak telefona, ndalohet përdorimi i smartphone-ve gjatë vakteve dhe takimeve teknike.
Zero tolerancë për vonesa, saktësia e mbërritjes në stërvitje bëhet e detyrueshme.
Rregull dhe fokus, ndalohet përdorimi i tepruar i kufjeve dhe moderim i PlayStation-it, për të siguruar që lojtarët të jenë të përqendruar te puna dhe identiteti i skuadrës.
Qëllimi i trajnerit është të injektojë shpejt seriozitet dhe profesionalizëm, elementë thelbësorë për ringritjen e menjëhershme drejt Champions League.