Tag: rolin

  • Samiti “Time To Decide Europe 2025”, Rama: Shqipëria u çmua për rolin rajonal ndaj marrëdhënieve ndërkombëtare

    Samiti “Time To Decide Europe 2025”, Rama: Shqipëria u çmua për rolin rajonal ndaj marrëdhënieve ndërkombëtare

    Kryeministri Edi Rama mori pjesë gjatë kësaj jave në Samitin “Time To Decide Europe 2025” (Koha për të vendosur, Europa 2025), një forum i nivelit të lartë, që trajton çështje kyçe lidhur me aktualitetin e të ardhmen e Europës.
    Në nisje të episodit të 9-të të podkastit “Flasim”, i cili ndodhet në sezonin e 5-të të tij, Rama tha se “ky samit u zhvillua në një kohë kur Europa po përballet me sfida të shumanshme dhe paneli i tretë, që pata nderin të drejtoj, u fokusua tek sfidat me të cilat përballen shtetet e vogla në një botë ku rendi e rregullat e përbashkëta janë në krizë dhe në një Europë, ku lufta në Ukrainë po dikton një kthesë të paimagjinueshme, vetëm deri pak vite më parë, duke filluar nga riarmatimi masiv dhe jo vetëm”.

    “Krenari që përsëri Shqipëria u çmua për rolin rajonal e qasjen e saj ndaj marrëdhënieve ndërkombëtare. Jemi natyrisht një vend dhe një shtet shumë i vogël, por hap pas hapi po rrezatojmë një shembëlltyrë të respektuar nga të gjithë, në arenën ndërkombëtare”, tha Rama.

    Konferenca “Time To Decide Europe 2025” është një prej takimeve më të rëndësishme të politikëbërësve europianë, ku adresohen tema që lidhen me zgjerimin, sigurinë, zhvillimin ekonomik dhe rolin global të BE-së. ATSH

  • Sejko në konferencën ICEBIT 2025: Transformimi digjital është themeli i ekonomive moderne

    Sejko në konferencën ICEBIT 2025: Transformimi digjital është themeli i ekonomive moderne

    Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, mori pjesë në konferencën ndërkombëtare mbi ekonominë, biznesin, inovacionin dhe teknologjinë (ICEBIT 2025), të zhvilluar në Tiranë.
    Në fjalën e tij, Sejko theksoi rolin vendimtar të transformimit digjital për ekonomitë moderne, duke e cilësuar atë si themelin mbi të cilin do të ngrihen shoqëritë e së ardhmes.
    “Është kënaqësi e veçantë të jem sot mes jush, në këtë konferencë të rëndësishme ndërkombëtare, e cila bashkon kërkimin akademik me praktikën ekonomike dhe sjell në qendër të vëmendjes një nga sfidat më të mëdha të kohës sonë: mënyrën se si të ndërtojmë ekonomi inteligjente, elastike dhe të orientuar drejt specializimit inteligjent.”
    Ai nënvizoi se transformimi teknologjik po zhvillohet me ritme të jashtëzakonshme dhe se vendet kanë nevojë për strategji të reja zhvillimi, ku dijen, inovacionin dhe teknologjinë duhet t’i ndërthurin me politikat publike dhe zhvillimin e kapitalit njerëzor.
    “Transformimi digjital nuk është më një opsion, por është themeli mbi të cilin do të ngrihen ekonomitë e së ardhmes. Inteligjenca artificiale dhe automatizimi po krijojnë mundësi të reja për rritje, eficiencë dhe konkurrueshmëri. Për vende me ekonomi në zhvillim si Shqipëria, teknologjia ofron potencial për të kapërcyer kufizimet strukturore, për të ulur kostot e transaksioneve, për të rritur transparencën dhe për të hyrë në tregje të reja më shpejt se kurrë më parë.”
    Sejko vuri në dukje arritjen e integrimit të Shqipërisë në Tregun Unik të Pagesave në Euro (SEPA), që prej 7 tetorit 2025, duke e cilësuar këtë si një hap historik për sistemin financiar të vendit.
    “Integrimi në SEPA përkthehet në pagesa më të shpejta drejt Evropës, kosto më të ulëta, standarde më të larta sigurie, si dhe më shumë mundësi për tregti, investime dhe shërbime digjitale. Paralelisht, po punojmë për modernizimin e sistemeve të pagesave brenda vendit, për të mundësuar pagesa të menjëhershme dhe të sigurta 24/7, për të nxitur përdorimin e pagesave elektronike dhe për të reduktuar përdorimin e parasë fizike.”
    Guvernatori theksoi se inovacioni po ndikon edhe hartimin e politikës monetare dhe monitorimin e stabilitetit financiar.
    “Në Bankën e Shqipërisë po aplikojmë modele të përparuara për parashikimin e inflacionit, po përdorim analiza të të dhënave për vlerësimin e rreziqeve në sistemin financiar, po digjitalizojmë mënyrën e marrjes së statistikave dhe të mbledhjes së të dhënave, si dhe po forcojmë transparencën përmes mjeteve të reja të komunikimit publik.”
    Në vijim, Sejko vlerësoi rolin e Universitetit të Tiranës dhe akademisë në ndërtimin e kapitalit njerëzor, duke e cilësuar si një partner të pazëvendësueshëm në procesin e zhvillimit.
    “Universiteti i Tiranës, dhe veçanërisht Fakulteti i Ekonomisë, përfaqëson një nga qendrat më të rëndësishme të dijes ekonomike në vend. Kërkimi shkencor, partneritetet ndërkombëtare, nxitja e start-up-eve dhe laboratorët e inovacionit janë ura që lidhin teorinë me praktikën dhe akademinë me tregun. Përgatitja e brezave të rinj që kuptojnë ekonominë digjitale, financat moderne, rolin e të dhënave dhe sfidat e tranzicionit të gjelbër është një investim me efekt shumëplanësh për shoqërinë.”
    Në mbyllje të fjalës së tij, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë theksoi rëndësinë e bashkëpunimit mes institucioneve publike dhe universiteteve, si dhe rolin e konferencave ndërkombëtare në krijimin e ideve të reja.
    “Institucionet publike dhe universitetet kanë hapësirë të madhe bashkëpunimi: nga shkëmbimi i të dhënave dhe përfshirja e studentëve në projekte kërkimore reale, te zhvillimi i modeleve të reja analitike dhe ndërtimi i kapaciteteve në fusha si stabiliteti financiar, politikat monetare, sistemet e pagesave dhe edukimi financiar. Konferenca si kjo janë vendi ideal ku lindin ide të reja, ku diskutohen hapur sfidat dhe ku ndërtohen partneritete. Jam i bindur se diskutimet tuaja do të kontribuojnë jo vetëm në literaturën akademike, por edhe në hartimin e politikave dhe praktikave më të mira për ekonomitë tona.”

  • Kinemaja botërore në zi, ndërron jetë ylli i arteve marciale

    Kinemaja botërore në zi, ndërron jetë ylli i arteve marciale

    Protagonisti i “Mortal Kombat” dhe filmave të tjerë legjendarë ka ndërruar jetë në moshën 75-vjeçare.
    Kari Hiroyuki Tagawa, ylli kinematografik edhe në “Memoirs of a Geisha” apo “The Last Emperor”, ka vdekur pas një goditjeje në tru, siç konfirmoi përfaqësuesja e tij, Penny Vizcarra, për “People”.
    Aktori aziatik ndërroi jetë të enjten, më 4 dhjetor, pas komplikacioneve që pësoi, në Santa Barbara të Kalifornisë.

    Kush ishte Kari Hiroyuki Tagawa?
    Kari Hiroyuki Tagawa ishte i njohur për praninë e tij në versionet filmike dhe televizive të “Mortal Kombat”, pas paraqitjes së tij të parë si magjistari i lig i serialit, Shang Tsung, në filmin origjinal të vitit 1995 nga Paul G.S. Anderson.
    Aktori lindi në Tokio më 27 shtator 1950. Puna e babait të tij në Ushtrinë Amerikane bëri që familja të zhvendosej në Fort Bragg, Karolina e Veriut, kur ai ishte 5 vjeç. Ai jetoi gjithashtu në Luiziana dhe Teksas përpara se familja e tij të zhvendosej në Kaliforni, ku ai filloi të aktronte në Shkollën e Mesme Duarte.

    Kari Hiroyuki Tagawa
    Tagawa filloi të mësonte arte marciale në Japoni. Ai vazhdoi sportin ndërsa ndiqte Universitetin e Kalifornisë Jugore përpara se të kthehej në Japoni dhe të studionte me Mjeshtrin Nakayama të Shoqatës së Karatesë Japoneze, raportoi Deadline. Më vonë ai u kthye në Los Angeles, ku mësoi stilin e tij të arteve marciale, Chu Shin, dhe filloi të aktronte.
    Ndërsa jepte mësim Chu Shin, regjisori dhe skenaristi Bernardo Bertolucci e zbuloi aktorin dhe e zgjodhi për rolin që e afirmoi në “The Last Emperor”, sipas gruas së tij, Sally. Në moshën 37 vjeç, në vitin 1987, ai mori rolin kryesor, duke luajtur Chang në filmin fitues të çmimit Oscar të Bertoluccit.
    Më pas, në vitin 1991, aktori luajti rolin e Heihachi Mishima në “Tekken”, i cili nxori në pah një ekskluzivitet të njohur të videolojërave. Megjithatë, ishte roli i tij në Mortal Kombat të vitit 1995 që çoi në disa nga performancat e tij më të njohura, përfshirë filmin e vitit 1997 Mortal Kombat: Annihilation. Ai e përsëriti rolin dy herë të tjera në serialin web të vitit 2013 Mortal Kombat: Legacy dhe serialin e vitit 2015 Mortal Kombat X: Generations. Më vonë ai e riinterpretoi rolin e tij si Shang Chung në vitin 2019, duke i dhënë zë personazhit në Mortal Kombat 11 dhe ia dha formën e tij fizike lojës së vitit 2023 Mortal Kombat: Onslaught.
    Gjatë karrierës së tij të gjatë, ai është shfaqur në mbi 150 filma, seriale televizive dhe videolojëra. Përveç Bertolucci-t, ai ka punuar me regjisorë si Ivan Reitman në Twins (1988), Philip Kaufman në Rising Sun (1993), Tim Burton në Planet of the Apes (2001), Michael Bay në Pearl Harbor (2001) dhe Rob Marshall në Memoirs of a Geisha (2005).
    Ai është shfaqur gjithashtu në seriale televizive si “MacGyver”, “Star Trek: The Next Generation” dhe “Miami Vice”. Roli i tij i fundit i madh ishte në televizion, kur luajti Nobusuke Tagomi në serialin e Amazon Prime të vitit 2015, The “Man in the High Castle”.

  • Shtyhet padia e Ramës në GJK / Avokati: Pushteti gjyqësor po luan rolin e destabilizuesit!

    Shtyhet padia e Ramës në GJK / Avokati: Pushteti gjyqësor po luan rolin e destabilizuesit!

    Pasi tre gjyqtarët nuk arritën unanimitet të martën për të vendosur kalimin apo rrëzimin e padisë së kryeministrit për çështjen Balluku, Gjykata Kushtetuese shtynë me mbi një javë Mbledhjen e Gjyqtarëve.
    Avokati Idajet Beqiri, në një intervistë në “Ora e Fundit” në ABC News tha se Gjykata Kushtetuese nuk është në nivelin e duhur.
    Ai tha se Gjykata po ngelet peng i politikës, duke mos u treguar në nivelin e saj.
    Gjithashtu gjatë intervistës, theksoi se pushteti gjyqësor nuk është në rolin e saj, dhe se sipas tij po luan rolin e destabilizuesit.
    “Ky pushtet gjyqësor edhe pse u bë një reformë e thellë dhe po mbushen afërisht 10 vite, ne po shohim që ky pushtet nuk po e merr dot veten. Reformat kanë ngecur. Nisi mirë, u mendua se me qëndrimet e para që mbajti SPAK nuk do kishin më pandëshkueshmëri në këtë vend. Nga ana tjetër me pastrimin që iu bë afro gjysmën gjyqtarëve dhe prokurorëve, u mendua që një pjesë e tyre, pasi nuk mund t’i përfshijmë të gjithë, por pjesa tjetër u mendua që do kenë frikë dhe nuk do fusin duart në xhepat e qytetarëve. Por me këtë akt të sotëm tregon që nuk është në nivelin e gjykatës dhe disa anëtarë të saj po ngelen peng të politikës. Këtu nuk ka nevojë të bësh teori, neni 103 thotë që ministri barazohet në imunitet me deputetin dhe që këtu mbaron. Pushteti gjyqësor nuk është në rolin e vet, dhe po luan rolin e destabilizuesit , të çorientuesit”, tha ndër të tjera ai.

  • “Gratë dhe të rinjtë janë thelbësorë për paqen”, Papa Leo XIV nga Libani: Vëllazëria dhe miqësia, dy pole të pandashme

    “Gratë dhe të rinjtë janë thelbësorë për paqen”, Papa Leo XIV nga Libani: Vëllazëria dhe miqësia, dy pole të pandashme

    Papa Leo XIV mbërriti sot në Bejrut duke hyrë në Liban për fazën e dytë dhe më delikate të udhëtimit të tij të parë apostolik, që do të zgjasë deri më 2 dhjetor.

    Në fjalimin e tij drejtuar autoriteteve libaneze, Papa Leo XIV theksoi rëndësinë e paqes dhe rolin kyç që luajnë gratë dhe të rinjtë në këtë proces.
    “Vëllazëria universale dhe miqësia shoqërore brenda çdo shoqërie janë dy pole të pandashme dhe bashkëthelbësore”, deklaroi Papa, duke nënvizuar horizontin drejt të cilit thirret vendi. Ai shtoi se sfida për paqen nuk ka të bëjë vetëm me Libanin, “por me të gjithë Levantin”, një rajon ku stabiliteti kërcënohet nga paqëndrueshmëria, pabarazia dhe emigrimi i të rinjve.
    Papa Leo XIV theksoi gjithashtu nevojën për ndërgjegjësim ndërkombëtar, duke vënë në dukje se paqja në Liban është një pjesë integrale e stabilitetit rajonal. Ai i kushtoi vëmendje veçanërisht kontributit të grave.
    “Dua të theksoj rolin thelbësor të grave në angazhimin e tyre të durueshëm për ruajtjen dhe ndërtimin e paqes. Gratë kanë një aftësi specifike për paqebërje, sepse dinë të ruajnë dhe zhvillojnë lidhje të thella me jetën dhe njerëzit”, tha ai.
    Papa përfundoi duke theksuar rolin e të rinjv.  “Të bekuar janë paqebërësit dhe të bekuar janë të rinjtë që qëndrojnë ose kthehen, në mënyrë që Libani të vazhdojë të jetë një tokë plot jetë”, përfundoi Papa.

    Top Channel

  • Momenti i dhimbshëm i Macaulay Culkin në sheshxhirimin e “Home Alone”: Joe Pesci më kafshoi dhe la një shenjë

    Momenti i dhimbshëm i Macaulay Culkin në sheshxhirimin e “Home Alone”: Joe Pesci më kafshoi dhe la një shenjë

    Me rastin e 35-vjetorit të publikimit të filmit klasik “Home Alone”, aktori Macaulay Culkin ka ndarë një histori të rrallë dhe pak të njohur nga prapaskenat e xhirimeve, duke surprizuar fansat që prej dekadash e identifikojnë me rolin e Kevin McCallister.
    45-vjeçari ishte i ftuari i nderit në eventin “Një Natë Nostalgjike me Macaulay Culkin”, i mbajtur në Qendrën e Konventave dhe Argëtimit Long Beach në Kaliforni. Gjatë një sesioni pyetje-përgjigje me publikun, ai rrëfeu se gjatë provave për filmin, bashkë-ylli i tij Joe Pesci i njohur për rolin e hajdutit Harry e kishte kafshuar në të vërtetë në gisht.
    “Ai më kafshoi gjatë provave,” tha Culkin duke qeshur. “Duhet të mbani mend që për pjesën më të madhe të filmit, unë nuk jam realisht në të njëjtin set me Joe dhe Dan (Stern). Ne xhironim në vende të ndryshme, ndaj nuk e njihja aq mirë.”
    Ai shpjegoi se incidenti ndodhi nga ditët e fundit të xhirimeve, kur ai ishte ende vetëm 9 vjeç. Në atë skenë, Pesci në rolin e hajdutit kërcënon të kafshojë dhe t’i presë gishtat Kevin-it.
    “Joe i tha Danit: ‘Do t’i thuash fjalët?’ Unë s’kisha një replikë aty, por u përgjigja: ‘Po, sigurisht’. Pastaj Joe tha: ‘Do t’i kafshoj këto gishta një nga një’, dhe papritur më nguli dhëmbët në gisht. Unë bëra ‘aaah!’ si një fëmijë i vogël, dhe fytyra e tij ndryshoi menjëherë kur kuptoi se sapo kishte kafshuar një nëntëvjeçar. Një koleg nëntëvjeçar! Duhej telefonuar departamenti i burimeve njerëzore,” tha ai me batutë.
    Culkin shtoi se Pesci u ndje menjëherë në faj: “Ai tha, ‘më vjen keq’, dhe unë iu përgjigja: ‘Është në rregull, vetëm mos e bëj më’.”
    Por surpriza më e madhe erdhi më pas: aktori zbuloi se edhe sot, pas 35 vitesh, mban një shenjë të vogël në gisht nga ajo kafshë.
    “Po, më la një suvenir. Kam ende një gjurmë të vogël dhëmbi këtu. Është dhëmbi i Joe-s. Jo ai i artë… ai i zakonshmi. Tani është një histori e bukur për t’ju treguar, por atëherë ishte më shumë një moment ‘kush është ky tipi?’”
    Ai shtoi me humor se në atë moshë nuk kishte as idenë se kush ishte Joe Pesci: “Nuk e kisha parë fare ‘Raging Bull’. Nuk e dija se me kë po kisha të bëja.”
    Kur u pyet nëse e kishte menduar ndonjëherë hakmarrjen, Culkin pranoi se ideja i kishte kaluar në mendje:
    “E kam menduar pak. Ai luan golf me një fqinjin tim dhe sa herë më thonë ‘po vjen Joe’, unë them ‘po, po’. Vetëm më trokisni në derë dhe gjithçka do shkojë mirë,” tha ai duke mbyllur bisedën me humor.

  • “Robotë humanoidë dhe çipi që ringjall trurin e njeriut”, eksperti i IT: Po luajmë me rolin e Zotit!

    “Robotë humanoidë dhe çipi që ringjall trurin e njeriut”, eksperti i IT: Po luajmë me rolin e Zotit!

    Në një epokë ku teknologjia po ecën përpara më shpejt se kuptimi njerëzor, eksperti i IT-së Erikleo Çepa solli në “Aldo Morning Show” zhvillimet më të fundit që po tronditin botën moderne.

    Nga robotët që lëvizin si njerëz e deri tek çipat që synojnë të ringjallin funksione të trurit, Çepa zbuloi për audiencën se sa pranë jemi tashmë kufijve që dikur konsideroheshin fantazi shkencore.

    Përballë këtyre arritjeve, pyetja e madhe që ngrihet është: a po e sfidon apo po e luan njeriu rolin e Zotit?

    Aldo: Teknologjia ecën përditë. Ajo që ne mendojmë si të re dhe që e dimë befas është bërë e vjetër sepse kanë ndryshuar gjërat. Ndër përditësimet e teknologjisë çfarë ka diçka të re që ne na trondit dhe na mahnit.

    Erikleo Çepa: Arritja e Elon Musk që për herë të parë arriti që të bëjë një robot që arrin të lëvizë si njeri. Sekreti i Zotit ka qenë tek gjymtyrët, por Musk e zbuloi dhe bëri një robotët të lëvizin tamam si njerëz, saqë nuk e kupton. Nga kjo arritje kaq e madhe njerëzit mendonin se ishte një njeri i maskuar si robot, saqë kompania e Elon Musk, arriti që të zbërthente robotin dhe t’i tregonte publikut që ishte robot.

    Aldo: Kanë nxjerrë dhe robotë që luajnë futboll?

    Erikleo Çepa: Po ke dhe të tillë robotë. Tani Kina është 300 vjet para gjithë botës. Kina ra automatizuar robotët e parë që të gatuajnë 200-300 pjata në orë.

    Aldo: Çfarë thua?! Po kjo puna e trurit, se deri tek zemra e dimë që zëvendësohet, por të zëvendësosh trurin?!

    Erikleo Çepa: Kjo është një pyetje e madhe që po bëjnë njerëzit. Por, teknologjia ka arritur që vetëm nga një çip bashkëngjitjet me një teknologji sa një mikrotelefon dhe vendos tek pjesa e trurit. Nëse ajo gjallesë apo njeri ka vdekur, ajo e jep një shtysë, elektrizim dhe e ngjall atë trup me të njëjtat kujtesa në të njëjtën orë që vdiq.

    Aldo: Me këtë që ti po thua ne po zëvendësojmë Zotin!

    Erikleo Çepa: Po luajmë me rolin e Zotit! Po!

  • ‘Rast unik në Europë’, Rama ndryshon qëndrim ndaj Veliajt që e shkarkoi vetë: S’ndodh që një kryebashkiak…

    ‘Rast unik në Europë’, Rama ndryshon qëndrim ndaj Veliajt që e shkarkoi vetë: S’ndodh që një kryebashkiak…

    Në konferencën e përbashkët për shtyp me Marta kos, Kryeministri Edi Rama u ndal edhe te arrestimi i kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj.

    Ai u shpreh se në asnjë vend të Bashkimit Europian nuk mund të ndodhë që kryebashkiaku të merret nga zyra dhe të dërgohet në paraburgim pa gjyq.
    “Nuk bën vaki që në BE njerëzit të pezullohen nga funksionet. Nuk bën vaki në BE që kryetarët e Bahskisë të merren nga zyra dhe të çohen në burg pa gjyq dhe të mbahen në paraburgim për muaj e muaj të tërë. Nuk bën vaki në BE që siç e thotë, jo qeveria e Shqipërisë, por Komisioni i ‘torturës’ së Strasburgut, që një vend të ketë më shumë të paraburgosur se të burgosur me gjyq,. Në këtë pikë besoj që të gjithë duhet të bëjmë punën dhe të luajmë rolin tonë. Ne kemi rolin tonë, të jemi garant të kësaj pavarësie të drejtësisë që Shqipëria po e njeh për herë të parë. Ta njohim këtë pavarësi të gjyqësorit edhe kur rëndon mbi ne në formën e një padrejtësie sipas nesh, që e përsëris nuk ka të ngjashme në Europë dhe të respektojmë kufirin tonë pa hyrë në territorin e një pushteti tjetër të pavarur. Nga ana tjetër, gjithë të tjerët duhet të bëjnë punën e tyre”, tha Rama ndër të tjera

  • Vrasja e gjyqtarit Kalaja, Proda reagon tek “Siguria”: Analizuam rolin tonë

    Vrasja e gjyqtarit Kalaja, Proda reagon tek “Siguria”: Analizuam rolin tonë

    Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda, ka qenë këtë të hënë në një seancë të Komisionit Parlamentar për Çështjet e Brendshme dhe Sigurinë. 
    Proda, për herë të parë, ka komentuar vrasjen e gjyqtarit Astrit Kalaja në Gjykatën e Apelit në Tiranë, një ngjarje që ka ngritur pikëpyetje në opinionin publik mbi punën e policisë. 
    “Ngjarja në gjykatë është një fatkeqësi. E kemi analizuar rolin tonë. Siguria brenda gjykatave u është besuar disa rojeve civile që sigurohen nga vetë gjykata. Sigurimin fizik e kryen kompania ‘Ilirian Guard’. Është ngritur një grup pune dhe besoj se do të ketë ndryshime,”- tha Proda. 

  • “Për Tiranën nxorrën një aktor, luan rolin e kandidatit të pavarur”/ Rama me ironi: S’ka më të mirë se ne, të tjerët janë kashtë e k*qe!

    “Për Tiranën nxorrën një aktor, luan rolin e kandidatit të pavarur”/ Rama me ironi: S’ka më të mirë se ne, të tjerët janë kashtë e k*qe!

    Në takimin që po mban me qytetarët në njësin ënumër 3 në Tiranë, kryeministri Edi Rama ironizoi opozitën, teksa tha se nuk ka ndodhur asnjëherë që një parti politike si PD, që pretendon se është alternativë, të “arratiset” nga zgjedhjet dhe të mbështesë disa persona, që i cilësoi si pseudo kandidatë të pavarur. Shënjestroi edhe Florjan Binajn që kandidon për Tiranën, duke thënë se është një “aktor që luan rolin e kandidatit të pavarur.” 
    “Kam që në 2009 që nuk i shoh por hera herës edhe shfaqen nëpër këto telefonat që por nuk ka asnjë shans që ata dhe askush që realisht nuk di nga brenda se çfarë bëjmë ne për të marrë mbështetjen e njerëzve që të kuptojë se si qëndron realisht puna. Dhe mbi të gjitha se kush thotë, siç thonë ata që Shqipëria është më keq, më e korruptuar, më e varfër, dhe nuk ka asnjë shans që të jetë as pjesë e shumicës, as që të mendojë atë që mendon shumica dhe madje as të kuptojë se si e mendon shumica këtë punë se jam i bindur, nga anketimet që bqjmë, që shumica nuk na voton ne se jemi më të mirët, por se nuk ka më të mirë. Të tjerët janë kashtë e koqe që nuk i duhen dreqit. Është e pandodhur të paktën me aq sa e njoh unë politikën evropiane, në histori, që një parti, që pretendon të jetë alternativa e qeverisë të arratiset nga zgjedhjet dhe të fshihet pas disa pseudo të pavarurve dhe madje për kryeqytetin të nxjerrë një aktor që luan rolin e kandidatit të pavarur. Është e paparë. Dhe natyrisht kjo është sfidë më shumë për ne, se kur ke përballë rivalo-oponentë, kundërshtarë që nuk të sfidojnë me argumente, mençuri apo vision, me aftësi, por të sfidojnë me muskulaturë, sharje, fyerje e dhunë është e vështirë që të sfidohesh dhe të përmirësohesh. Duhet të gjesh forca brenda vetes.”, tha Rama.