Tag: robinson

  • Prokuroria kërkon dënimin me vdekje për vrasësin e Charlie Kirk, 22-vjeçari pritet të dalë para gjykatës

    Prokuroria kërkon dënimin me vdekje për vrasësin e Charlie Kirk, 22-vjeçari pritet të dalë para gjykatës

    Tyler Robinson, 22 vjeç, i akuzuar për vrasjen e aktivistit Charlie Kirk, pritet të dalë në gjykatë këtë të hënën në një seancë vendimtare në qytetin Provo, Utah.

    Ai dhe avokatja e tij e sapoemëruar, Kathryn Nester, do të vendosin nëse do të kërkojnë një seancë paraprake dëgjimore, ku gjykata do të shqyrtojë nëse ka prova të mjaftueshme për ta çuar çështjen në gjyq, apo nëse do të heqin dorë nga kjo fazë dhe të kalojnë direkt në një aktakuzë zyrtare.
    Prokurorët kanë akuzuar Robinson për vrasje të rëndë dhe kanë deklaruar se do të kërkojnë dënimin me vdekje.
    Sipas prokurorëve, hetimet kanë zbuluar mesazhe të rënda dhe prova të ADN-së që e lidhin drejtpërdrejt Robinsonin me vrasjen.
    Mediat e huaja raportojnë se Robinson u u dorëzua vetë, së bashku me prindërit në qytetin e tij të lindjes në jugperëndim të Utahut.
    Charlie Kirk, i njohur si një figurë kryesore si aktivist dhe një aleat i ngushtë i Donald Trump, kishte ndikuar fuqishëm në orientimin e votuesve të rinj drejt kauzave të djathta përmes organizatës së tij Turning Point USA. Vrasja e tij ka tronditur spektrin politik amerikan dhe ka shkaktuar reagime të forta në të djathtën republikane.
    Presidenti  Trump e ka quajtur Kirk-un një martir të lirisë dhe ka bërë thirrje për masa të ashpra kundër, siç e cilësoi ai, së majtës radikale.
    Pas vdekjes së Kirkut, disa individë në sektorin publik dhe privat janë përballur me masa disiplinore ose pushime nga puna për deklaratat e tyre rreth figurës së tij.
    Ndërkohë, eventet përkujtimore për Kirkun do të vazhdojnë. Të martën, në një aktivitet në Universitetin Shtetëror të Utahut, do të marrin pjesë figura të shquara të Partisë Republikane, përfshirë guvernatorin Spencer Cox dhe senatorin Mike Lee.

    Top Channel

  • Prokuroria kërkon dënimin me vdekje për vrasjen e Charlie Kirk, 22-vjeçari pritet të dalë para gjykatës

    Prokuroria kërkon dënimin me vdekje për vrasjen e Charlie Kirk, 22-vjeçari pritet të dalë para gjykatës

    Tyler Robinson, 22 vjeç, i akuzuar për vrasjen e aktivistit Charlie Kirk, pritet të dalë në gjykatë këtë të hënën në një seancë vendimtare në qytetin Provo, Utah.

    Ai dhe avokatja e tij e sapoemëruar, Kathryn Nester, do të vendosin nëse do të kërkojnë një seancë paraprake dëgjimore, ku gjykata do të shqyrtojë nëse ka prova të mjaftueshme për ta çuar çështjen në gjyq, apo nëse do të heqin dorë nga kjo fazë dhe të kalojnë direkt në një aktakuzë zyrtare.
    Prokurorët kanë akuzuar Robinson për vrasje të rëndë dhe kanë deklaruar se do të kërkojnë dënimin me vdekje.
    Sipas prokurorëve, hetimet kanë zbuluar mesazhe të rënda dhe prova të ADN-së që e lidhin drejtpërdrejt Robinsonin me vrasjen.
    Mediat e huaja raportojnë se Robinson u u dorëzua vetë, së bashku me prindërit në qytetin e tij të lindjes në jugperëndim të Utahut.
    Charlie Kirk, i njohur si një figurë kryesore si aktivist dhe një aleat i ngushtë i Donald Trump, kishte ndikuar fuqishëm në orientimin e votuesve të rinj drejt kauzave të djathta përmes organizatës së tij Turning Point USA. Vrasja e tij ka tronditur spektrin politik amerikan dhe ka shkaktuar reagime të forta në të djathtën republikane.
    Presidenti  Trump e ka quajtur Kirk-un një martir të lirisë dhe ka bërë thirrje për masa të ashpra kundër, siç e cilësoi ai, së majtës radikale.
    Pas vdekjes së Kirkut, disa individë në sektorin publik dhe privat janë përballur me masa disiplinore ose pushime nga puna për deklaratat e tyre rreth figurës së tij.
    Ndërkohë, eventet përkujtimore për Kirkun do të vazhdojnë. Të martën, në një aktivitet në Universitetin Shtetëror të Utahut, do të marrin pjesë figura të shquara të Partisë Republikane, përfshirë guvernatorin Spencer Cox dhe senatorin Mike Lee.

    Top Channel

  • Motivi i vrasjes së Charlie Kirk/ Shoku i dhomës së autorit i tregon policisë të gjitha bisedat

    Motivi i vrasjes së Charlie Kirk/ Shoku i dhomës së autorit i tregon policisë të gjitha bisedat

    Detaje të reja kanë dalë në dritë nga vrasja e aktivistit amerikan Charlie Kirk.

    Të martën, autoritetet publikuan mesazhe midis Robinson, 22-vjecarit të identifikuar si vrasës dhe shokut të tij të dhomës. Ky I fundit, sipas deklarimeve ishte transgjinor dhe thuhet se ishte në një marrëdhënie romantike me të pandehurin.
    Sipas një aktakuze, nëna e Robinson i tha policisë se gjatë vitit të fundit, i biri ishte bërë më politik dhe më i krahut të majtë, “më i orientuar pro-homoseksualëve dhe të drejtave transgjinore”.
    Prokurorët thonë se Robinson i la një mesazh shokut të tij të dhomës: “Pata mundësinë ta zhdukja Charlie Kirk dhe do ta pranoj.”
     Gjatë konferencës për shtyp të së martës, prokurori i Qarkut të Utah-ut, Jeff Gray, tha se në vend që të fshinte mesazhet siç kërkoi Robinson, shoku i dhomës ia dha ato policisë.
    Përveç kësaj, hetuesit kanë thënë gjithashtu se katër gëzhoja u gjetën së bashku me një pushkë në një zonë të pyllëzuar pranë kampusit të Universitetit të Luginës së Utah-ut. Gëzhojat kishin mesazhe të gdhendura në to, të cilat, para arrestimit të Robinson, ishin ndër të vetmet të dhëna të mundshme për motivin e vrasësit – dhe kanë qenë objekt i shumë spekulimeve.
    Një fishek i paqëlluar kishte fjalët “Hej fashist! Kap!” ndërsa në fishekun e katërt shkruhej: “Nëse e lexon këtë, je gej”
    Ndërkohë sipas mesazheve të publikuara nga prokurorët, i gjithë akti i vrasjes nuk i kishte marrë më shumë se një javë kohë Robinsonit.
    Është e paqartë se çfarë konkretisht Robinson e konsideroi të pakëndshme te Kirk. Është gjithashtu e paqartë se si mund të jetë radikalizuar ai dhe çfarë roli mund të kenë pasur aktivitetet e tij online në atë proces.
    Autoritetet kanë heshtur rreth rolit të politikave të të dyshuarit në sulm. Kur Grey, prokurori i qarkut, u pyet drejtpërdrejt nëse aktivizmi transgjinor frymëzoi të shtënat, ai nuk pranoi të komentonte.

    Top Channel

  • Vrasja e Charlie Kirk! Motivet pas ekzekutimit të tij, çfarë dihet deri më tani

    Vrasja e Charlie Kirk! Motivet pas ekzekutimit të tij, çfarë dihet deri më tani

    Marrë nga BBC
    Pas vrasjes së aktivistit konservator amerikan Charlie Kirk, pyetja që qëndron në qendër të gjithçkaje është një e vetme: Pse ndodhi kjo? Të martën, autoritetet zbuluan mesazhe të dërguara nga Robinson në orët pas të shtënave, të cilat, së bashku me dëshmi të tjera, kanë nisur të zbulojnë një pjesë të motiveve të mundshme, ndonëse shumë gjëra mbeten ende të paqarta.
    Sipas hetimeve, Robinson ishte në një lidhje romantike me një person që jetonte me të, një person që, sipas prokurorëve, ishte biologjikisht mashkull, por në proces tranzicioni drejt gjinisë femërore. Ky bashkëjetues ia dorëzoi policisë mesazhet që Robinson i kishte kërkuar t’i fshinte. Në njërin prej tyre, ai shkruante: Kisha mundësinë ta hiqja qafe Charlie Kirk dhe do ta bëja.
    Nëna e të dyshuarit, sipas aktakuzës, u tha hetuesve se djali i saj kishte ndryshuar ndjeshëm vitin e fundit, ishte bërë më i politizuar, më majtist dhe mbështetës i të drejtave LGBTQ+. Përveç mesazheve, policia gjeti edhe disa prova të pazakonta në një zonë pyjore pranë universitetit Utah Valley. Aty u gjet një pushkë dhe katër gëzhoja me mesazhe të gdhendura mbi to. Njëra prej tyre kishte të shkruar: “Hey fashist! Shijoje këtë!“, e shoqëruar me simbole që duket se i referohen një loje kompjuterike të njohur, Helldivers 2. Një tjetër kishte një frazë meme nga kultura online “furry”: “E vë re fryrjen nën pantollona. Çfarë është kjo?“
    Një gëzhojë tjetër kishte të shkruar vargje nga kënga Bella Ciao, simbol i rezistencës italiane ndaj fashizmit gjatë Luftës së Dytë Botërore. Ndërsa gëzhoja e katërt mbante një tjetër referencë ironike nga bota online: “Nëse e lexon këtë, ti je gay”. Vetë Robinson i kishte thënë shokut të dhomës se këto ishin “meme të mëdha”, duke nënkuptuar se nuk duhen marrë plotësisht seriozisht. Kjo e shton edhe më shumë paqartësinë rreth qëllimeve të tij, një përzierje e çuditshme ndërmjet ideologjisë, kulturës së internetit dhe një lloj ironie nihiliste.
    Megjithëse disa burime kanë përmendur se Robinson kishte shfaqur simpati për kauza të majta dhe kishte kritikuar publikisht Kirk për “përhapje urrejtjeje”, ende nuk është e qartë se çfarë e motivoi konkretisht për të ndërmarrë një akt kaq ekstrem. Ka gjithashtu spekulime në rritje, shpesh pa fakte, nga të dy krahët politikë. Disa figura të djathta e kanë quajtur vrasjen si një akt terrorizmi nga e majta transaktiviste, madje duke aluduar për një komplot të organizuar. Ndërkohë, disa aktivistë të majtë kanë pretenduar se Robinson ishte në fakt simpatizant i Trump ose i grupeve ekstremiste të djathta, pa pasur prova për këtë.
    As FBI dhe as prokuroria nuk kanë përmendur ndonjë lidhje të qartë të Robinson me ndonjë grup të organizuar, qoftë të djathtë apo të majtë. Vetë drejtori i FBI-së ka përmendur kohët e fundit një fenomen të ri të quajtur “ekstremizëm i dhunshëm nihilist”, një lloj radikalizmi pa ideologji të qartë, ku individët reagojnë me urrejtje të përgjithshme ndaj shoqërisë dhe kërkojnë vetëm kaos.
    Sipas ish-agjentes së FBI-së, Katherine Schueit, gjurmimi i aktiviteteve online dhe rrjeteve të kontaktit të Robinson do të jetë thelbësor për të kuptuar “rrugën drejt dhunës” që ai ka ndjekur. Pavarësisht dëshirës së publikut për përgjigje të menjëhershme dhe të qarta, Schueit thekson se nga këndvështrimi i ligjit, motivi emocional apo politik nuk është gjithmonë elementi më i rëndësishëm për të ndërtuar një aktakuzë. Prokurorëve u duhet të provojnë vetëm qëllimin për të kryer vrasje, jo domosdoshmërisht pse.
    Ndërkohë, hetimet po vazhdojnë dhe autoritetet nuk përjashtojnë që mund të përfshihen edhe persona të tjerë, ndonëse deri më tani nuk është ngritur asnjë akuzë tjetër. Ndërsa publiku dhe rrjetet sociale vazhdojnë të spekulojnë dhe të shpërndajnë narrativa nga të dy krahët, e vërteta mbetet ende e pjesshme dhe nën hetim.

  • Vrasjen e Charlie Kirk e organizoi Trump apo Izraeli? Mbi 2 milionë postime me teori konspirative bëhen virale në SHBA

    Vrasjen e Charlie Kirk e organizoi Trump apo Izraeli? Mbi 2 milionë postime me teori konspirative bëhen virale në SHBA

    Teori konspirative pa bazë mbi vrasjen e aktivistit konservator Charlie Kirk kanë shpërthyer në rrjetet sociale gjatë javës pas të shtënave, me palët nga të dyja anët që shtyjnë një mori pretendimesh me një shpejtësi të rrallë, thonë ekspertët.

    Sipas kompanisë së analizës së të dhënave PeakMetrics, e cila është jopartiake, ka pasur mbi 2 milionë postime unike në X (ish-Twitter) që përmendin teori konspirative për vrasjen e Kirk-ut. Ky është afërsisht dyfishi i volumit të postimeve pas atentatit të dështuar ndaj kandidatit të atëhershëm Donald Trump vitin e kaluar në Pensilvani.
    Përmbytja e pretendimeve të paverifikuara dhe të çrregullta nga ndikues online, podkasterë dhe mashtrues është kthyer në diçka të zakonshme pas çdo ngjarjeje tronditëse ose masakre me armë.
    Por këtë herë, pamjet grafike të vdekjes së Kirk-ut u përhapën menjëherë. Kishte edhe pasoja të dukshme politike: Kirk drejtonte një lëvizje rinore MAGA dhe ishte një figurë që ngjallte polemika tek shumë liberalë, madje edhe tek grupe më të djathta se ai. Për më tepër, shumë personalitete të internetit përfitojnë financiarisht nga përmbajtja nxitëse që synon të shkaktojë trazira.
    “Është më e keqja që kam parë ndonjëherë,” tha Bret Schafer, studiues i lartë në Alliance for Securing Democracy, një institut jopartiak që monitoron dezinformimin. “Kam parë cikle të tilla që përsëriten herë pas here, por tani janë bërë më të rrezikshme. Ky është një rast ku të dyja palët janë përfshirë në sjellje të papërgjegjshme, në mos të dënueshme.”
    Natën e të shtënave, para se të dihej kush ishte autori apo motivi i tij, apo nëse kishte bashkëpunëtorë, vetë Trump ia atribuoi atentatin “dhunës politike të së majtës radikale” dhe “organizatave që e financojnë dhe e mbështesin atë.”
    Aleatët e Trump-it si Steve Bannon përhapën idenë se Kirk u vra si pjesë e një konspiracioni të gjerë kombëtar, edhe pse hetuesit thonë se besojnë që i dyshuari, Tyler Robinson, veproi i vetëm. Ndërkohë, analistë liberalë kanë pretenduar se Robinson ishte në të djathtën politike të Kirk-ut, pavarësisht provave se ai nuk i pëlqente qëndrimet konservatore të Kirk-ut.
    Të tjerë, duke përdorur teza antisemitike, kanë pretenduar se spiunë izraelitë e vranë Kirk-un sepse ai po largohej nga mbështetja e tij e gjatë për Izraelin. Ndërkohë, teori të tjera jo-politike janë bërë virale, si ajo për një dron të dyshimtë mbi mitingun e Kirk-ut, apo për kamerat përreth që u hoqën më pas.
    Këto teori po lulëzojnë në një klimë tashmë të tensionuar.
    Një sondazh i Reuters/Ipsos pas vrasjes tregoi se 71% e amerikanëve mendojnë se shoqëria amerikane “është e thyer,” dhe 66% janë të shqetësuar për dhunë politike në komunitetin e tyre. Kompania e inteligjencës së kërcënimeve Memetica zbuloi se përmendjet për “luftë civile” dhe “luftë racore” u rritën ndjeshëm në platformat margjinale pas vrasjes së Kirk-ut, sipas të dhënave të rishikuara nga CNN.
    “Gjithmonë do të ishte katalizator për instinktet më të këqija të njerëzve,” tha Mike Rothschild, autor që ka shkruar gjerësisht mbi teoritë e konspiracionit. “Qeniet njerëzore nuk janë krijuar të shohin pamje të afërta të vrasjes së dikujt. Kjo është menjëherë material për teoritë konspirative. Të jep ndjesinë se rregullat janë hequr.”
    Disa liberalë fajësojnë të djathtën
    Një nga teoritë më të çrregullta nga e majta është se Trump orkestroi vrasjen e Kirk-ut për të tërhequr vëmendjen e publikut nga skandali i Jeffrey Epstein, pasi po rritet presioni për publikimin e dokumenteve që mund ta lidhin më shumë Trump-in me abuzuesin seksual të fëmijëve.
    Figurat e tjera liberale grumbulluan miliona shikime në X duke promovuar pretendime pa bazë mbi mospërputhje të supozuara në trajtimin e trupit të Kirk-ut.
    Në ditët e ethshme pas arrestimit të Robinson-it, përdoruesit e internetit gërmuan në gjurmët e tij digjitale për të zbuluar prirjet politike. Një teori kryesore mes kritikëve të Trump-it ishte se Robinson ishte një “groyper” – një mbështetës i Nick Fuentes, nacionalistit të bardhë dhe mohuesit të Holokaustit, i cili prej vitesh e kishte sulmuar Kirk-un.
    “Pashë shumë njerëz që dyshonin se [Robinson] e urrente Kirk-un sepse Kirk nuk ishte mjaftueshëm racist apo antisemit,” tha Rothschild. “Kjo tani duket jashtëzakonisht e pamundur.”
    Një prej tyre ishte historiania Heather Cox Richardson, e cila shkruan një nga buletinet politike më të njohura në Substack, me 2.7 milionë abonentë. Në një postim të së dielës, ajo pretendoi se Robinson “nuk ishte dikush nga e majta,” duke cituar familjen e tij që anonte nga Republikanët, dhe “duket se kishte përqafuar ekstrem të djathtën, duke mos e pëlqyer Kirk-un sepse nuk ishte mjaftueshëm radikal.”
    Në përgjigje të pyetjeve të CNN për këto pretendime, Richardson tha me mesazh të mërkurën: “E përfshiva atë fjali bazuar në atë që dinim në atë kohë,” duke shtuar: “Nuk jam e lidhur me asnjë teori për motivet e Robinson-it.”
    Lidhja me “groyper”-ët ishte gjithmonë e pasigurt. Dhe prokurorët zbuluan në dosjet gjyqësore të së martës se nëna e Robinson-it i kishte thënë policisë që ai “filloi të anon më shumë nga e majta” vitin e fundit. Prokurorët shtuan gjithashtu se Robinson i kishte thënë partnerit të tij romantik, që është transgjinor, se ai e qëlloi Kirk-un sepse “kishte pasur mjaft nga urrejtja e tij.”
    Disa aleatë të Trump-it shohin një ‘mbulim’ të së vërtetës
    Menjëherë pas të shtënave, para se të dihej ndonjë fakt, ekspertët vunë re se ndikuesit e së djathtës po përmbytnin rrjetet sociale me deklarata se autori ishte Demokrat, ose transgjinor, ose kishte lidhje me Antifa-n, grupin e majtë antifashist.
    Moderatori i emisioneve të natës, Jimmy Kimmel, foli gjithashtu për këtë dinamikë, duke thënë të hënën se aleatët e MAGA-s po “përpiqeshin me dëshpërim ta paraqesnin (Robinson-in) si çdo gjë tjetër përveçse një prej tyre.” Pas kësaj, zyrtarë të administratës së Trump-it kërcënuan se do t’u hiqnin licencat filialeve të ABC-së në shenjë hakmarrjeje, dhe rrjeti njoftoi të mërkurën se do ta pezullonte për një kohë të pacaktuar shfaqjen e Kimmel-it nga transmetimi.
    Aleatja e Trump-it, Laura Loomer, sugjeroi se Robinson mund të ishte pjesë e një “qelize terroriste.” Figura të tjera të së djathtës pretenduan gjithashtu se Robinson ishte një “patsy” (kokë turku) dhe se qeveria federale po mbulonte një konspiracion të gjerë që përfshinte universitete dhe grupe liberale – edhe pse besnikët e Trump-it drejtojnë FBI-n dhe Departamentin e Drejtësisë.
    “Nuk ka kuptim, por as nuk ka nevojë të ketë kuptim,” tha Rothschild. “Këta janë njerëz të dëshpëruar për të mbetur në qendër të bisedës. Ata duhet të nxjerrin këto opinione kontroverse për të shitur mallra, për të bërë abonime dhe për të mbajtur audiencën e tyre.”
    Drejtori i FBI-së, Kash Patel, pa dashje i dha fuqi këtyre pretendimeve të së djathtës për një mbulim të së vërtetës nga qeveria duke lëshuar informacione të pasakta mbi hetimin, përfshirë edhe një njoftim të parakohshëm se i dyshuari ishte kapur nga policia.
    “FBI bëri shumë gabime,” tha Rothschild. “Kjo është një ndërlikim shtesë.”
    Teori antisemitike fajësojnë Izraelin
    Ekspertët thonë se teoria më e përhapur është ajo që Izraeli vrau Kirk-un sepse ai kishte filluar të zbusë mbështetjen e tij të gjatë për vendin, ndërkohë që lufta në Gaza po zvarritej.
    Nuk ka asnjë provë publike që e lidh Izraelin me krimin dhe udhëheqësit izraelitë e kanë vajtuar publikisht Kirk-un, përfshirë kryeministrin Benjamin Netanyahu, i cili e quajti teorinë e konspiracionit “të çmendur” dhe të përhapur nga njerëz që “urrejnë shtetin hebre.”
    Sipas një raporti të siguruar nga CNN, PeakMetrics zbuloi se kjo ishte “teoria më e madhe” e lidhur me Kirk-un që qarkullonte në X, me mbi 1.3 milionë postime.
    Mes atyre që e përhapin këtë teori janë teoricieni i konspiracioneve Alex Jones, ndikuesja e djathtë Candace Owens, si dhe disa gazetarë të pavarur të së majtës ekstreme.
    Ata kanë amplifikuar pretendime nga burime të dyshimta se, disa javë para se të vritej, Kirk kishte shprehur frikë për jetën e tij dhe u kishte thënë të njohurve se ishte kërcënuar nga mbështetës të Izraelit, të pakënaqur me disa prej komenteve të tij të fundit. Personat e përfshirë në këtë “tentativë shantazhi” të supozuar kanë thënë se këto teori janë të rreme, antisemitike dhe shpifëse.
    Mediat shtetërore iraniane janë “kapur fort” pas kësaj teorie dhe po e shtyjnë fuqishëm online, tha Schafer nga Alliance for Securing Democracy, e cila monitoron përpjekjet e qeverive të huaja për të ndikuar në politikën amerikane. (Grupi i tij u vu nën lupë nga republikanët e Kongresit për përpjekjet kundër dezinformimit rus pas zgjedhjeve të 2016-ës.)
    “Irani nuk është origjina e kësaj teorie, por ata po e promovojnë atë,” tha Schafer. “Është shumë e ndërlikuar dhe nuk ka shumë kuptim, duke pasur parasysh se Kirk ishte shumë pro-Izrael. Por koherenca dhe logjika nuk janë kurrë parakusht për këtë lloj propagande.”

    Top Channel

  • Analizë/ Nga ‘Maga’ në ‘Mega’, si po fiton terren “Trumpizmi” në Mbretërinë e Bashkuar

    Analizë/ Nga ‘Maga’ në ‘Mega’, si po fiton terren “Trumpizmi” në Mbretërinë e Bashkuar

    Donald Trump në Mbretërinë e Bashkuar rezulton më pak popullor madje edhe se Benjamin Netanyahu, sipas sondazheve.
    Megjithatë, ideologjia e tij, e njohur si trumpizëm, po zë rrënjë në shtetin ishullur. Sipas vëzhguesve, ajo ideologji po fiton terren me ritme të frikshme, sidomos pas protestës së javës së kaluar të organizuar nga ekstremisti dhe nacionalisti i dënuar Tommy Robinson, shkruan La Repubblica.
    Nën një det flamujsh “Union Jack”, marshuan mbi 150 mijë vetë, përfshirë punëtorë, njerëz të thjeshtë, ish-votues laburistë dhe ata që mediat britanike i quajnë “forgotten men”.
    Në tubim u panë kapele të kuqe me shkrimin “MEGA”, “Make England Great Again”, duke sinjalizuar lindjen e një versioni britanik të sloganit të Trump. Përreth shpaloseshin bluza me parulla anti-emigracion si “Stop importing, start deporting”, pankarta të tilla si “Pse të bardhët përçmohen, edhe pse paguajnë më shumë taksa?”, si dhe slogane të tipit “Flisni anglisht në call center!”.
    Starmer kundër Musk
    Protesta e së shtunës, ka nxjerrë në pah një ‘supë toksike’ transatlantike.
    Dy ditë më pas, kryeministri Keir Starmer paralajmëroi kabinetin se “Mbretëria e Bashkuar ka përballë sfidën e epokës sonë”, duke iu referuar ndasive të thella që nxiti marshimi i Robinson. Gjatë ngjarjes, Elon Musk u lidh me video nga SHBA-të, duke i paralajmëruar britanikët se “Dhuna po vjen, luftoni ose do të vdisni”.
    Starmer deklaroi se “Pamjet e së shtunës, ku 26 policë u plagosën, dhe një marshim i udhëhequr nga një kriminel i dënuar, mbështetur nga një miliarder i huaj që nxit dhunë, ishin shokuese dhe ngrinë gjakun në vena, veçanërisht për shumë britanikë nga pakicat etnike”.
    Ai e quajti këtë “beteja e epokës sonë, mes një rilindjeje kombëtare patriotike dhe një rënieje toksike që synon të ndajë vendin”.
    Si në Amerikë
    Por a mund të fitohet kjo betejë? Vrasja e tragjike e influencuesit amerikan të djathtë Charlie Kirk në Utah javën e kaluar ka forcuar lidhjet midis fraksioneve trumpiane në të dy anët e Atlantikut. Ndjenja e martirizimit është rritur te një segment i bardhë, anti-emigracion, anti-“woke” dhe anti-establishment, që ndien se po vihet nën presion.
    Ngjashmëritë SHBA–MB janë të shumta, si gjatë presidencës Biden, edhe këtu po rritet dukshëm lëvizja kundër emigracionit, ndërsa qeveria e Starmer kritikohet se nuk kontrollon dot flukset e ardhjes dhe dëbimet. Londra tashmë ka më pak se gjysmën e popullsisë me origjinë të bardhë, çka pranohet në kryeqytet, por jo në zonat rurale konservatore, ku mbi 95% e banorëve janë të bardhë.
    Farage dhe Robinson, dy fytyrat e ekstremit të djathtë
    Ndërkohë, Nigel Farage, aleat i hershëm i Trump dhe figura kryesore e trumpizmit në Britani, po ngjitet në sondazhe me partinë Reform UK (40% kundrejt 20% të Laburistëve). Ai mbështetet në valën anti-emigracion, anti-“woke” dhe pro lirisë totale të shprehjes, duke kundërshtuar ligjet që sanksionojnë gjuhën e urrejtjes në rrjete sociale.
    Ndërkohë, krimi i zakonshëm, si vjedhjet në dyqane, përmendet nga simpatizantët si shembull i mungesës së ndëshkimit. Platforma si X (ish-Twitter), nën drejtimin e Musk, shërbejnë si hapësira ku idetë “Maga” lidhen globalisht.
    Megjithatë, Farage nuk mori pjesë në protestë. Robinson, të cilin ai e përçmon, dhe shumë pjesëmarrës ishin tepër ekstremë edhe për të. Si lider i një partie që synon të kapë votuesit moderuar, ai po përpiqet të distancohet nga skajet më radikale, duke përjashtuar edhe figura të tjera tepër të djathta nga Reform UK. Analistët shohin në këtë parti sfidën më serioze ndaj hegjemonisë historike të Laburistëve dhe Konservatorëve.
    Idetë “Mega”
    “The Economist” pyet se sa e “trumpizuar” është Britania. Sipas YouGov, vetëm 16% e britanikëve kanë një opinion pozitiv për Trump, më pak se për Netanyahu.
    Por, sipas revistës, “përtej personit, idetë në stilin ‘Maga’ po fitojnë terren”. Shumë prej pakënaqësive që e çuan Trumpin në Shtëpinë e Bardhë po marrin hov edhe në Mbretërinë e Bashkuar.
    “The Economist” ka identifikuar 34 pyetje nga studimi “British Election Study” që lidhen me lëvizjen Maga, nga emigracioni tek ndihmat ndërkombëtare, nga sportet për gratë transgjinore tek liria e shprehjes për racistët. Në 2014, 40% e britanikëve ndanin këto pikëpamje. Në 2020 ranë në pak mbi një të katërtën, por sot kanë arritur 36%.
    “Mbështetësit janë më të zemëruar se kurrë,” shkruan revista. Në 2015, qeveria e Cameron kishte +21 pikë vlerësim. Sot qeveria Starmer ka -44.
    Mosbesimi ndaj institucioneve ka prekur nivele rekord. Në 1986, 40% besonin se qeveria vepronte në interes kombëtar “për shumicën e kohës”, ndërsa vetëm 12% përgjigjeshin “pothuajse kurrë”. Sot raporti është përmbysur.
    Liria për të ofenduar
    Sipas “The Economist”, shqetësimet për censurën online dhe monitorimin e “krimeve të urrejtjes jo-penale” ishin në qendër të protestës së së shtunës, e përshkruar nga organizatorët si një “festival i lirisë së shprehjes”. Këto shqetësime janë të përhapura. 70% e britanikëve besojnë se njerëzit ofendohen shumë lehtë.
    Mbështetja për deportime masive, një element tipik trumpian, ka arritur 45% këtë verë. Tendenca të tjera “Maga” përfshijnë rritjen e ndjesisë anti-vaksina (që ka çuar në shpërthimin më të madh të fruthit që prej 2012) dhe dyfishimin, që nga 2019, të atyre që mendojnë se Britania shpenzon tepër për klimën dhe mjedisin.

  • Vrasësit të Charlie Kirk i komunikohen akuzat zyrtare

    Vrasësit të Charlie Kirk i komunikohen akuzat zyrtare

    Gjithsej shtatë akuza u ngritën kundër autorit të dyshuar të vrasjes së Charlie Kirk , Tyler Robinson, ku kryesorja e vuri atë përballë dënimit me vdekje.
    Siç u njoftua, Robinson tani zyrtarisht akuzohet për:
    Vrasje e shkallës së parë: Kjo është akuza më e rëndë dhe mund të sjellë dënimin me vdekje sipas ligjit të Utahut.

    Dy akuza për pengim të drejtësisë: Lidhen me veprimet që Robinson mund të ketë ndërmarrë për të shmangur arrestimin ose për të fshehur provat. Dënimi për këtë vepër penale është deri në 15 vjet burg.
    Përdorimi i armës së zjarrit – Krimi i rëndë: Ky është akti i përdorimit të një arme zjarri që rezulton në vdekjen e Kirkut. Dënimi është nga pesë vjet deri në burgim të përjetshëm.
    Dy akuza për manipulim të provave: Përfshirja e udhëzimit të një shoku dhome për të fshirë mesazhet me tekst dhe frikësimi i shokut të tij të dhomës që të heshtë.
    Kryerja e një krimi të dhunshëm ndërsa fëmijët janë të pranishëm
    Robinson nuk po bashkëpunon me autoritetet
    Pasi 22-vjeçari të akuzohet, Robinson pritet të paraqitet nëpërmjet kameras në seancën dëgjimore, pasi ai po mbahet në paraburgim pa lirim me kusht dhe nuk është e qartë nëse ka avokat.
    Autoritetet kanë mbledhur prova, duke përfshirë një pushkë dhe municione të gdhendura me mesazhe antifashiste dhe slogane të tjera të nxjerra nga meme të njohura, të cilat u gjetën pranë vendit të krimit.
    Në të njëjtën kohë, policia pretendon se 22-vjeçari Tyler Robinson nuk ka bashkëpunuar me autoritetet, megjithatë, shoqëruesit e tij po ndihmojnë në mbledhjen e provave në lidhje me vrasjen e Charlie Kirk dhe motivin e autorit të krimit, i cili mbetet i panjohur.
    Nga ana e tij, drejtori i FBI-së, Cass Patel, tha të hënën në emisionin “Fox & Friends” të Fox News Channel se provat e ADN-së e lidhin Robinson-in me një peshqir të mbështjellë rreth një pushke të gjetur pranë vendit të Universitetit dhe një kaçavidë të gjetur në çati nga ku u qëllua e shtëna fatale.
    Para të shtënave, Robinson shkroi në një shënim se kishte mundësinë ta vriste Kirkun dhe se do ta bënte këtë, sipas Patel.
    Hetuesit po përpiqen të gjejnë një motiv për sulmin, tha guvernatori i Utah-ut të dielën, duke shtuar se më shumë informacione mund të dalin në dritë gjatë rrugës.
    Lidhja me lëvizjen Groypers
    Disa e kanë lidhur Robinsonin me lëvizjen Groypers – një lëvizje e ekstremit të djathtë, neoliberale dhe shpesh raciste e lidhur me Nick Fuentes, një komentator dhe aktivist amerikan i njohur për qëndrimet e tij ekstreme mbi etnocentrizmin dhe supremacinë e bardhë. Ai është gjithashtu kundër multikulturalizmit dhe politikave të integrimit të emigrantëve, veçanërisht nga vendet jo të bardha.
    Groyper-ët janë një lëvizje ideologjike eklektike që kundërshton politikat tradicionale të së djathtës kryesore, të cilën e akuzojnë se nuk ka politika të mjaftueshme ose të pastra konservatore.
    Groypers përdorin mediat sociale dhe videolojërat për të promovuar qëndrimet e tyre, të cilat janë konsideruar raciste dhe të rrezikshme. Lidhja e Robinson me lëvizjen qëndron në disa nga frazat e shkruara në gëzhojat e armëve të përdorura nga autori i krimit.

  • Tyler Robinson nën akuzë për vrasjen e Charlie Kirk, Prokuroria kërkon dënim me vdekje

    Tyler Robinson nën akuzë për vrasjen e Charlie Kirk, Prokuroria kërkon dënim me vdekje

    Tyler Robinson-Charlie Kirk

    SHBA- Tyler Robinson është akuzuar për vrasjen e influencuesit të krahut të djathtë, Charlie Kirk. 22-vjeçari nga Uashingtoni, Utah, u akuzua për vrasje të rëndë, për armëmbajtje pa leje dhe pengim të drejtësisë përpara një paraqitjeje në gjykatë më vonë sot. Prokurorët thanë se do të kërkonin dënimin me vdekje dhe se ADN-ja e Robinson u gjet në këmbëzën e armës së dyshuar të vrasjes.
    Një shënim u gjet gjithashtu nën tastierën e tij, ku shkruhej: “Pata mundësinë ta eliminoja Charlie Kirk dhe do ta pranoj”, sipas një dokumenti akuze nga prokurorët. Gjithashtu pretendohet se i dyshuari i urdhëroi shokut të tij të dhomës të fshinte “mesazhet inkriminuese” në lidhje me vrasjen dhe të heshtte nëse pyetej nga policia.
    Kur shoku i tij i dhomës i dërgoi një mesazh për ta pyetur nëse ai ishte “ai që e bëri”, Robinson u përgjigj: “Po, më vjen keq”, pretendojnë prokurorët. Thuhet se Robinson ka shkruar në një tekst tjetër: “Më mjaftoi urrejtja e tij. Pak urrejtje nuk mund të shuhet me negociata.”
    Kirk, 31 vjeç, u vra në një nga tubimet e tij në Universitetin e Luginës së Utah të mërkurën e kaluar. Aktivisti politik, një aleat i ngushtë i Presidentit të SHBA-së Donald Trump, vdiq pasi u godit në qafë me një plumb.
    Prokurori i qarkut, Jeff Gray, tha se “faktorët rëndues” në vrasje përfshinin faktin se “i pandehuri besohet se e ka shënjestruar Charlie Kirk bazuar në shprehjen e tij politike dhe e ka bërë këtë duke ditur se fëmijët ishin të pranishëm dhe do të dëshmonin vrasjen”.
    Akuzat për pengim të drejtësisë lidhen me pretendimet se Robinson asgjësoi armën e përdorur në vrasje, së bashku me rrobat që thuhet se kishte veshur në atë kohë.
    Robinson është mbajtur në paraburgim pa lirim me kusht që nga arrestimi i tij. Hetuesit kanë folur me të afërmit e Robinson dhe kanë kryer një kërkim në shtëpinë e familjes së tij, 385 km në jugperëndim të vendit ku ndodhi të shtënat.
    Gray tha se Robinson e kishte akuzuar Kirk-un për “përhapje të urrejtjes” gjatë një bisede me të atin. Ai gjithashtu dyshohet se e përshkroi universitetin si një “vend idiot” për influencuesin për të mbajtur një ngjarje të tillë.
    Pas të shtënave, prokurori i qarkut tha se i dyshuari ua rrëfeu fajin prindërve të tij pasi ata e përballën, duke u thënë atyre se e qëlloi Kirkun sepse “ka shumë të keqe tek ai”. Nëna e Robinson i tha policisë se djali i saj ishte bërë më politik dhe kishte “filluar të anonte më shumë nga e majta” gjatë vitit të kaluar, tha zoti Gray.
    Ai shtoi se 22-vjeçari ishte bërë më “pro-homoseksualëve dhe i orientuar për të drejtat e transgjinorëve”, sipas prindërve të tij. Nëna e tij tha se ai kishte filluar të dilte me shoqen e tij të dhomës, e cila po “ndryshonte gjininë”. /ZËRI

  • “Isha unë”/ Vrasësi i Charlie Kirk pranoi krimin në një bisedë online para se të dorëzohej: Më vjen keq për gjithçka

    “Isha unë”/ Vrasësi i Charlie Kirk pranoi krimin në një bisedë online para se të dorëzohej: Më vjen keq për gjithçka

    Tyler Robinson, i dyshuari për vrasjen e aktivistit konservator Charlie Kirk, ka pranuar përgjegjësinë për vrasjen në një bisedë online para se të dorëzohej pranë autoriteteve, raportojnë mediat.

    Robinson, i cili u arrestua të enjten vonë në mbrëmje, ishte pjesë e një grupi të vogël miqsh në Discord kur shkroi: “Hej të gjithëve, kam lajme të këqija për ju. Ishte unë në UVU dje. Më vjen keq për gjithçka.”
    Ai po mbahet në paraburgim në Utah, ku akuzohet për vrasje të rëndë dhe pritet të dalë para gjykatës të martën. Robinson mund të përballet me akuza për vrasje kapitale që në Utah parashikojnë edhe dënimin me pushkatim.
    Hetuesit zbuluan se Robinson përdori një snajper për të qëlluar Kirk me një plumb në qafë ndërsa aktivisti konservator mbante një fjalim në kampusin e Utah Valley University. Pas një kërkimi intensiv prej 33 orësh, ai u arrestua të enjten.
    Informacione të mëtejshme zbuluan se Robinson vinte nga një familje republikane në St. George, një qytet shumë konservator rreth katër orë larg Orem. Ai ishte në vitin e tretë të një stazhi si elektricist dhe në rrjetet sociale shfaqej me armë, si dhe kishte bërë fotografi për Halloween ku duket se qëndron mbi shpatullat e Trump.
    Sipas hetuesve, Robinson ushqente urrejtje për Kirk dhe ishte influencuar nga ideologji të majta, të cilat kishin rritur radikalizmin e tij në vitet e fundit. Ai jetonte me një partner transgender, i cili nuk ka lidhje me krimin dhe po bashkëpunon me autoritetet.
    Guvernatori i Utah, Spencer Cox, tha se Robinson kishte kaluar shumë kohë duke kërkuar në “cepave të errët të internetit” dhe ishte radikalizuar shpejt. Ai theksoi gjithashtu se në fishekët që u përdorën nga Robinson ishin gjetur shënime me mesazhe si “Hej, fashist! Kap!” dhe “Bella ciao” – një këngë anti-fashiste nga Lufta e Dytë Botërore, e përdorur rishtazi në disa komunitete online.
    FBI dhe autoritetet lokale po vazhdojnë hetimet, ndërsa Discord ka konfirmuar bashkëpunimin me ta, megjithëse një hetim i brendshëm nuk ka gjetur prova që Robinson kishte planifikuar apo promovuar dhunë në platformë.
    FBI-ja ka konfirmuar se ADN-ja e gjetur në një peshqir të lidhur rreth armës së përdorur për vrasjen i përket Robinson, si dhe ADN-ja nga një shufër e gjetur në çatinë ku u qëllua Kirk përputhet me të.
    Përpara se të kryente vrasjen, Robinson kishte shkruar në një shënim se do të vepronte kundër Kirk, sipas FBI-së, e cila po heton gjithashtu për motivet dhe për lidhjet e tij.
    Në gjithë vendin vazhdojnë homazhet për Kirk, me mijëra njerëz që kanë bërë homazhe dhe momente heshtjeje, përfshirë dhe një vigjil në Kennedy Center në Washington.
    Charlie Kirk është themelues i Turning Point USA, organizatë që promovon pikëpamjet konservatore tek të rinjtë, duke përdorur fuqishëm mediat sociale dhe prezencën në televizion për të mbështetur qëndrimet e tij politike.

    Top Channel

  • Drejtori i FBI-së konfirmon përfundimisht vrasësin e Kirk: ADN-ja në peshqirin që ishte mbështjellë arma përputhet me atë të të akuzuarit

    Drejtori i FBI-së konfirmon përfundimisht vrasësin e Kirk: ADN-ja në peshqirin që ishte mbështjellë arma përputhet me atë të të akuzuarit

    ADN-ja në një peshqir të mbështjellë rreth armës së dyshuar të përdorur për të vrarë Charlie Kirk është përputhur me të dyshuarin në paraburgim, tha drejtori i FBI-së, Kash Patel.

    Tyler Robinson, 22 vjeç, u arrestua për vrasjen e influencuesit të krahut të djathtë në një aktivitet në Universitetin e Luginës së Utah javën e kaluar. Një pushkë u gjet pranë vendit të të shtënave dhe një kaçavidë u gjet në çatinë nga ku u qëllua Kirk.
    “Mund të raportoj sot se gjurmët e ADN-së nga peshqiri që ishte mbështjellë rreth armës së zjarrit dhe ADN-ja në kaçavidë janë përputhur për të dyshuarin në paraburgim,” tha Kash Patel për Fox and Friends.
    Një akuzë zyrtare pritet këtë javë. Një motiv ende nuk është përcaktuar.
    Drejtori i FBI-së, i cili është përballur me shqyrtimin e çështjes, gjithashtu iu referua një shënimi që u zbulua në shtëpinë e të dyshuarve, i cili zotohej “të vriste” Kirk.
    “Në thelb “thotë… ‘Kam mundësinë të vras Charlie Kirk’ dhe do ta pranoj se shënimi është shkruar para të shtënave”, tha Patel.
    “Edhe pse është shkatërruar, ne kemi gjetur prova mjeko-ligjore të shënimit”, shtoi ai.
    Sipas një flete regjistrimi të të burgosurve të Sherifit të Qarkut Utah të siguruar nga BBC, Robinson akuzohet për vrasje të rëndë, pengim të drejtësisë dhe përdorim të armës së zjarrit.
    Ky zbulim i madh vjen pasi guvernatori i Utah, Spencer Cox, tha të dielën se Robinson, i cili ishte bindur të dorëzohej nga babai i tij, kishte refuzuar të bashkëpunonte me hetuesit dhe nuk kishte rrëfyer se kishte kryer të shtënat.
    Cox shtoi se shoku i dhomës dhe partneri i Robinson, i cili besohet të jetë transgjinor, kishte ndihmuar me hetimin.
    Zëvendëspresidenti JD Vance ka njoftuar se do të prezantojë episodin e së hënës të podkastit të Kirk në një homazh për mikun e tij dhe aleatin e tij të gjatë të Trump.
    Kirk u bë i njohur në nivel kombëtar si një figurë polarizuese në SHBA pasi ndihmoi në themelimin e Turning Point USA, një grup politik rinor të krahut të djathtë dhe përdori audiencën e tij në internet për të ndërtuar mbështetje për pikat e diskutimit që krijonjnë polemika në SHBA.
    Kirk, babai i dy fëmijëve po marrte pjesë në Turneun Amerikan të Kthimit, duke vizituar disa kampuse universitare në të gjithë SHBA-në për të debatuar me studentët e kolegjit kur u qëllua për vdekje.

    Top Channel