Tag: rilindjes

  • Dashnorët e drejtësisë së re apo dashnorët e Edi Ramës

    Dashnorët e drejtësisë së re apo dashnorët e Edi Ramës

    Nga Armand Shkullaku
    Rezistenca e fortë që Edi Rama po i bën të ashtuquajturës drejtësi e re, duke marrë në mbrojtje institucionalisht dhe personalisht zëvendësen e tij, ka rrëzuar gjithë propagandën hipokrite të mosndërhyrjes dhe pavarësisë që kjo mazhorancë i ka dhënë pushtetit gjyqësor që nga krijimi i shtetit shqiptar.
    Mjaftoi vetëm një rast, ku SPAK guxoi të nxjerrë këmbën përtej rrethit të hekurt që i ka vizatuar kryeministri, për të provuar se drejtësia e re është e pavarur për aq kohë sa nuk i rrezikon pushtetin Edi Ramës.
    Dosja Balluku përbën precedentin e parë kur një hetim i SPAK zhvillohet për vendimarrje të dyshura si korruptive dhe jo për pllakat e tualeteve apo faturat e hoteleve. Gjithashtu, për herë të parë, prokurorët marrin të pandehur një anëtar të lartë të kupolës ekzekutive ndërsa është në detyrë
    Pikërisht këto dy elementë, cilësisht të rinj nga praktikat e deritanishme të prokurorisë speciale, nxorrën në pah thelbin e vërtetë të konceptit të Rilindjes për reformën në drejtësi. Kryeministri i fshiu qëndrimet e deridjeshme se çdo zyrtar i lartë duhet të përballet personalisht me drejtësinë, se ai dhe partia nuk janë zyrë avokatie, se kush përfiton nga besimi i qytetarëve duhet të përgjigjet, etj etj.
    Në vend të tyre nisi të flasë për pushtet të pakufizuar të prokurorëve, për ndërhyrje në kompetencat e ekzekutivit, madje nisi të qëmtojë edhe juristë nga bota për të gjetur dëshpërimisht se si mund të mbrohet një qeveri e kapur 12 vjet rresht në krim dhe korrupsion.
    Brishtësia e drejtësisë së re, “për herë të parë e pavarur që nga 1912”, u dëshmua jo vetëm nga ndërhyrja brutale e kryministrit për të mbajtur me thonj në detyrë një ministre të marrë si e pandehur, por dhe nga ushtria e propagandës që iu kundërvu SPAK dhe gjykatës speciale. Ideja se drejtësia mund të bëhej aq e pavarur sa të trokiste në zyrën e Ramës, prodhoi një precedent që do të mbahet mend në historinë e medias shqiptare. Guximi i SPAK për t’iu afruar kryeministrit u cilësua grusht shteti.
    U dha alarmi për një komplot të errët që po e kthen vendin në Republikë Prokurorësh dhe po rrëmben kompetenca të pushteteve të tjera. Dashnorët e paarsyeshëm deri dje të reformës në drejtësi, papritur zbuluan rrezikun se vendi po rrëshket drejt juntës së prokurorëve e gjyqtarëve specialë. Dorëzimi i Belinda Ballukut u barabit me lëkundjen e themeleve të vetë shtetit shqiptar.
    Në fakt, lëkundja e vetme që mund të justifikojë alarmin propagandistik ndaj Republikës së Prokurorëve është stopimi i një prej ingranazheve kryesorë të makinerisë së korrupsionit që mban në këmbë organizatën e Rilindjes. Propagandistët, që dinë të bëjnë biznes vetëm në tregun e kapitalizmit rilindas, më shumë se grushtin e shtetit kanë merakun e çorbës së pushtetit.
    Drejtësia e re mund të godasë kundërshtarët politikë, mund të godasë edhe brenda vathës së Rilindjes, por nuk mund të prekë vetë sistemin që buron prej korrupsionit dhe ushqen të korruptuarit. Sulmi ndaj prokurorit apo gjyqtarit të dosjes Balluku, është një aksion i koordinuar për të shenjuar, qoftë edhe me kërcënime, se deri ku e ka kufirin drejtësia e pavarur.
    Nëse deri dje organizata e krimbur e Rilindjes fshihej pas tezës se sistemi është i drejtë, por ka individë që prishen rrugës, ose siç thoshte kryeministri nuk i rezistojnë dot tundimit për të vjedhur, dosja Balluku dëshmon qartë se Edi Rama qëndron në pushtet vetëm falë këtij sistemi që prodhon korrupsion e të korruptuar.
    Pra nuk vjedhin disa individë të dobët që abuzojnë me votën e socialistëve, por vidhet Shqipëria për të vjedhur vota dhe vidhen vota për të vjedhur Shqipërinë. Ky është sistemi me të cilin mbijeton organizata e Rilindjes dhe frika se ai mund të preket shkaktoi alarmin për puç kushtetues e republikë prokurorësh dhe detyroi Ramën të mos e dorëzojë zëvendësen e tij.
    Përralla e Rilindjes për reformën në drejtësi apo drejtësinë e pavarur, zgjati deri ditën kur ajo trokiti në paradhomën e Edi Ramës. Dhe tamam si në përralla, trokitja befas i transformoi reformatorët në konservatorë të rendit kushtetues. Mjaftoi vetëm një hetim për procedurat e tenderimeve, që si kupola ashtu dhe ushtarët e Rilindjes të zhbëjnë me duart e tyre atë që e trumpetonin si suksesin më të madh të Shqipërisë socialiste, reformën në drejtësi.
    Tashmë është e qartë për të gjithë se nëse ka një rekord që do të mbetet në historinë e shtetit shqiptar që prej themelimit të tij, ai nuk është drejtësia e pavarur, por këneta e krimit dhe korrupsionit që mban vendin varur prej 12 vjetësh./Lapsi.al

  • Akil Pano: Ligji i gjinisë së shumëfishtë është totalitarizëm, një turp i ekstremit të majtë në Shqipëri!

    Akil Pano: Ligji i gjinisë së shumëfishtë është totalitarizëm, një turp i ekstremit të majtë në Shqipëri!

    Pastori Akil Pano, në fjalën e tij në protestën e zhvilluar këtë të shtunë miratimin e ligjit mbi gjininë e shumëfishtë, e cilësoi si një akt të ekstremit globalist dhe liberalist të majtë.

    Sipas tij, ky ligj instalon një formë totalitarizmi në vend, duke shkatërruar vlerat e moralit, nderit dhe besimit të shqiptarëve dhe duke futur qytetarët në “botën e re të njeriut me shumë gjini”, me rregulla dhe identitete të imponuara nga sektet e qeverisë.

    Akil Pano: 77 kartonat e gjinisë së shumëfishtë, gjithëpërfshirëse, të ndërthurur në gjithë diversitetin e tyre miratuan ligjin e turpit. Ky është ligji i ekstremeve globaliste, liberaliste të ekstremit të majtë. Në Shqipëri, unë deklaroj që është instaluar totalitarizmi. Kryeministri dhe mazhoranca e sektit të rilindjes ju mirëpret në botën e re të njeriut me shumë gjini. Por pa nderin, pa besën, pa moralin, pa besimin dhe lirinë e të parëve tanë.

    Sekti i Rilindjes ju mirëpret në botën e re të marksizmit kulturor me ligje të reja, me gjuhë të ndryshuar, me pasaporta X dhe tualete neutrale.

    Mirë se erdhët në botën e re të sektit të rilindjes ku djemve u thuhet se janë zdromsa, ndërsa burrave u thuhet se janë çyrykë. Ky është turp…

     

  • Pallati Stratigò, shtëpia e vjetër arbëreshe, njëlloj si në vitin 1533!

    Pallati Stratigò, shtëpia e vjetër arbëreshe, njëlloj si në vitin 1533!

    Është një ndër ndërtesat më të njohura në Lungro, një nga “qytezat e Arbërisë”, siç preferojnë ta quajnë arbëreshët e Italisë shumësinë e ngulimeve të tyre në jug të vendit fqinj. Pallati Stratigò u ndërtua në kohën e Rilindjes Italiane, në shekullin e XVI.

    Aty banonin njerëz të kulturës, mjekë, magjistratë dhe noterë, por personazhi më i shquar ishte poeti Vincenzo Stratigò dhe nëna e tij patriote Matilde Mantile.

    Vincenzo Stratigò, ishte gjykatës dhe një protagonist i shquar i Rilindjes Italiane. Veprat e tij të shkruara në italisht dhe në arbërisht, janë studiuar brenda dhe jashtë Italisë. Në faqatën e jashtme të pallatit ka një pllakatë që e përkujton protagonizmin e tij të datës 16 korrik 1859, në mesnatën e të cilës udhëhoqi turmat me motin “Unë besoj tek Italia”, duke i nxitur në lëvizjen për bashkimin e territoreve italiane në një shtet të vetëm. Ky angazhim i tij e detyroi të arratisej nga vendlindja e tij për vite me radhë, ndërsa e ëma Matilde dhe vëllezërit Giuseppe e Demetrio u arrestuan dhe u burgosën, transmeton ‘konica.al’.

    Kur hyn sot si vizitor për të kundruar pallatin Stratigò, të bien në sy tavanet e pikturuara dhe një bibliotekë e shekullit të gjashtëmbëdhjetë që të shpien në të kaluarën dhe në historinë e Arbërisë. Ndërtesa nuk ka pësuar asnjë ndryshim me kalimin e kohës, ka mbetur siç ishte në fillim.

    Familja Stratigo u zhvendos aty në vitin 1533, kur emigroi nga Shqipëria dhe pas pak përshtatjeve që i ka bërë për jetesën e saj, nuk ka pasur më asnjë ndryshim. Shtëpia është gjithmonë e hapur për studiues dhe vizitorë, por është përshtatur edhe si hotel me vetëm një vakt në mëngjes dhe një restorant të vogël, ku mund të shijohet kuzhinë arbëreshe, rrethuar me libra dhe rroba të periudhës së Rilindjes Italiane. 

    ObserverKult

  • 1 Nëntori – Dita e Rilindasve ose Iluministëve Bullgarë

    1 Nëntori – Dita e Rilindasve ose Iluministëve Bullgarë

    Nga Selim Hoxhaj, Konsulli Nderi i Republikës së Bullgarisë në Shqipëri 
    Më 1 Nëntor, Bullgaria kremton Ditën e Rilindasve të shquar të vendit. Kjo ditë i kushtohet veprimtarëve të mëdhenj të Rilindjes bullgare, luftëtarëve për çlirimin kombëtar, të cilët ruajtën gjatë shekujve vlerat shpirtërore dhe morale të kombit. Kjo është festa, që bashkon të gjithë bullgarët dhe i ndihmon ata të ruajnë identitetin, gjuhën dhe kulturën e vet.
    Për herë të parë kjo festë është kremtuar ne qytetin jugor bullgar, Pllovdiv, në mënyrë jo zyrtare, në vitin 1909, kurse në vitin 1922 ministri i atëhershëm i arsimit popullor, Stojan Omarcevski bëri propozim në Këshillin e Ministrave për caktimin e 1 nëntorit si Ditë e Rilindasve të Shquar të popullit. Prej 1 nëntorit të vitit 1923, me dekret të mbretit Boris i lll kjo ditë është përfshirë në kalendarin mbarëkombëtar të festave. Në periudhën e regjimit komunist nuk festohej, por tradita u rivendos pas ndryshimeve demokratike me propozimin e Shoqatës së Përgjithshme popullore “Mati Bollgaria”. Festimi zyrtar u rinovua me ligj, që u miratua nga Legjislatura e 36-të e Parlamentit bullgar më 28 tetor 1992.
    Data 1 nëntori nuk është zgjedhur rastësisht si Ditë e Rilindjes apo iluministëve të popullit. Në këtë datë, sipas kalendarit të vjetër, nderohej kujtimi i mbrojtësit të popullit bullgar- shenjtorit Joan Rilski. Zakonisht këtë ditë përmendim emrat e personaliteteve të shquar qysh nga Mesjeta, siç janë për shembull i biri i khanit Omurtag-Bojan Enravota-martiri i parë bullgar për kauzën e krishterimit, sunduesi princi Boris I-rë, i cili e pagëzoi popullin bullgar në fenë të krishtere, ose udhëheqësi shpirtëror i bullgarëve Patriku Evtimij i Tërnovos.
    Nga veprimtaret e Rilindjes ndër të parët përmendet murgu nga Mali i Shenjte, Antoni Paisij Hilendarski, i cili shkroi “Historinë sllavo-bullgare” në vitin 1762. Ky libër pati një rol jashtëzakonisht të madh për rizgjimin e ndërgjegjes kombëtare bullgare në vitet e sundimit Osman.
    Midis tyre janë shenjtori Ivan Rillski, letraret nga mesjeta, klerikët katolikë Pjeter Bogdan dhe Peter Peçeviç, peshkopi Vracanski dhe mësuesit Rajno Popovic, Sara Dobroplodni, Sava Filaretov, Dobri Cintulov, folkloristët e shquar, vëllezërit Miladinov, etj.
    Ndër personalitetet e tjerë të mëdhenj janë ikonografi i shquar Zaharij Zograf; dr. Peter Beron–autori i abetares së parë bullgare; shumë botues të librave, njerëz të penës, mendimtarë dhe frymëzues të Rilindjes Kombëtare Bullgare dhe të ndërgjegjes qytetare.
    Ndër veprimtaret e shquar të Rilindjes Bullgare janë dhe luftëtarët për liri, mijëra luftëtarë të njohur dhe të panjohur, aktivistë dhe vojvodë të lëvizjes së organizuar revolucionarë, siç janë: Haxhi Dimitër dhe Stefan Karanxha, udhëheqësit e lëvizjes nacional-çlirimtare Gjeorgji Rakovski, Apostulli i lirisë Vasil Levski, Hristo Botev, Gjeorgji Benkovski, Panajot Volovi dhe shumë të tjerë.
    Iluministët më të mëdhenj shpirtërorë të popullit bullgar janë dhe shkrimtarët e poetët bullgare Petko Sllavejkov, Ivan Vazov, Penco Sllavejkov, Pejo Javorov, Dimko Debeljanov, Hristo Smirnenski, Simeon Radevi, Nikolla Vapcarov, Dimiter Talev, etj. Janë gjithashtu dhe mijëra murgj, mësues, historianë, të cilët jetën dhe veprimtarinë e tyre ia kushtuan zgjimit dhe prparimit të popullit.
    Në këtë mënyrë 1 Nëntori është kthyer në një nga ditët më të festuara të shpirtit dhe vetëdijes bullgare, është bërë simbol i zgjimit shpirtëror, që fillon me lëvizjet e fuqishme për pavarësinë dhe arsimimin bullgar gjatë epokës së Rilindjes Bullgare. Këto lëvizje kontribuuan për luftërat e popullit bullgar për pavarësi politike.
    Të gjithë kleriket, mësuesit, veprimtaret shoqërore dhe revolucionarët punuan për pavarësinë fetare, arsimuese, kulturore dhe politike të bashkatdhetarëve të vet. Tani, pas më shumë se 147 vjet nga çlirimi prej zgjedhës otomane më 1878, dhe  117 vjet nga fitimi i Pavarësisë në vitin 1908, si inteligjenca ashtu dhe i gjithë populli e kuptojnë trimërinë dhe burrërinë e të gjithëve, të cilët e lartësojnë shpirtin e bullgarëve.
    Më 1 Nëntor  çdo bullgar, pavarësisht nga fakti se ku ndodhet–në atdhe ose diku nëpër botë, bën bilancin e vet se cili është kontributi i tij për ruajtjen e shpirtit bullgar. Iluministët dhanë shembullin e vet, kurse brezat e sotëm kanë detyrën të ruajnë atë që është arritur dhe ta çojnë më tej, sepse vetëm lartësimi shpirtëror mund ta ruajë identitetin e popujve.
    Kur përkujtojmë veprimtaret e shquar të Rilindjes Kombëtare Bullgare mendja na shkon edhe tek veprimtaret e Rilindjes Kombëtare Shqiptare, te ideologët dhe veprimtarët e shquar si: Naum Veqilharxhi, Zef Jubani; aktivistët e Komitetit të Stambollit dhe të Lidhjes së Prizrenit, si vëllezërit Abdyl, Naim e Sami Frashëri, Kostandin Kristoforidhi, Jani Vreto, veprimtarët e shoqatave kulturoro-arsimore të kolonisë shqiptare në Bullgari (“Dëshira“ në Sofje), Rumani dhe Egjipt, patriotët dhe demokratët e shquar nga fillimi i shekullit të 20-të, si Ismail Qemali, Fan Noli, Bajo Topulli, Luigj Guraguqi, Hasan Prishtina etj.
    Shoqata “Dëshira” me qendër në Sofje u kthye në vatër të atdhedashurisë si motrat e saj në Stamboll dhe Bukuresht duke bashkëpunuar me Rilindasit e shquar Naim dhe Sami Frashëri, etj. Pjesë e aktivitetit të shoqatës “Dëshira” ishte hapja e shtypshkronjës “Mbrojtësia” e cila me botimet e saj luajti rol të rëndësishëm në lëvizjen patriotike Kombëtare, pararendëse për Pavarësinë e Shqipërisë. Për herë të parë në Sofje u botua në vitin 1901, në këtë shtypshkronjë gazeta “Drita” nga Shahim Kolonja. Këtu janë botuar gazeta dhe revista si   “Shqypja e Shqypnisë” nga Josif Bageri, “Shqipëria e lirë” nga Kristo Luarasi, revistat “Vetëtima” nga Thoma Avrami dhe “Shqipëria” nga Nikola Ljako. Apo gazeta “Liri i Shqipërisë” e cila luajti rol për rritjen e ndërgjegjjes kombëtare shqiptare.
     

  • Balluku thirret në SPAK/ Balliu godet Ramën:Po hedh peshat në det për të shpëtuar veten,por mbytja e Rilindjes është..

    Balluku thirret në SPAK/ Balliu godet Ramën:Po hedh peshat në det për të shpëtuar veten,por mbytja e Rilindjes është..

    Deputeti i PD, Klevis Balliu, ka reaguar pas thirrjes në SPAK të ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Ballukut.
    Balliu tha se anija e Rilindjes po fundoset, dhe sipas tij, mbytja është çështje kohe.
    “Marrja e Lubi Ballukut si e pandehur është shenja më e qartë se anija e Rilindjes po fundoset.
    Kapiteni i saj, Edi Rama, përpiqet të heqë një e nga një peshat e rënda të ekuipazhit të tij, në një përpjekje të dëshpëruar për të zgjatur udhëtimin dhe për të shpëtuar veten. Por sado ngarkesa të hedhë në det, anija e Rilindjes është dëmtuar përfundimisht nga korrupsioni, abuzimi dhe krimi shtetëror.
    Mbytja e saj është çështje kohe me hir apo me pahir, ajo do të fundosej në valët e së vërtetës.”, tha Balliu.

  • Rama poston pamjet: Vazhdojmë çdo ditë t’i hapim rrugë Rilindjes Urbane 2.0, për Shqipërinë 2030 në BE

    Rama poston pamjet: Vazhdojmë çdo ditë t’i hapim rrugë Rilindjes Urbane 2.0, për Shqipërinë 2030 në BE

    Çdo ditë vijon aksioni për lirimin e hapësirave publike. Kryeministri Edi Rama teksa ka ndarë video nga terreni, ka një mesazh. ”Vazhdojmë çdo ditë t’i hapim rrugë Rilindjes Urbane 2.0, për Shqipërinë 2030 në BE”,-shkruan Rama. Lirimi i hapësirave publike shihet si pjesë e vizionit të qeverisë “Rilindja Urbane 2.0”. Aksioni ka nisur në fillim të muajit korrik dhe do të vijojë të jetë në fokus të angazhimit të pushtetit vendor dhe qendror në mbrojtje të cilësisë së jetës në komunitet.

  • Rama poston pamjet: Sot ra një mur i madh ”kinez” për t’i hapur rrugë Rilindjes Urbane 2.0

    Rama poston pamjet: Sot ra një mur i madh ”kinez” për t’i hapur rrugë Rilindjes Urbane 2.0

    Një tjetër hapësirë publike është çliruar dhe kryeministri Edi Rama teksa ka ndarë pamjet, shkruan me ironi se një mur i madh kinez ra sot. ”Ja dhe një mur i madh “kinez” që ra sot, për t’i hapur rrugë Rilindjes Urbane 2.0 edhe për këtë komunitet të bllokuar pas “murit”, madje për të çliruar edhe pemët e mbyllura brenda në lokal”,-shkruan Rama.
    Në këtë kuadër, Rama ka paralajmëruar se po hartohet edhe Rregullorja Kombëtare në të cilën do të përcaktohen me ligj hapësirat që mund të shfrytëzojë biznesi.

    Lirimi i hapësirave publike është i domosdoshëm për rritjen e cilësisë së shërbimeve, por edhe funksionalitetit të çdo biznesi dhe sipërmarrjeje në përputhje me standardet kombëtare të mikpritjes dhe shërbimit jo vetëm në zonat turistike, por në çdo cep të Shqipërisë.
    Aksioni ka nisur në fillim të muajit korrik dhe do të vijojë të jetë në fokus të angazhimit të pushtetit vendor dhe qendror në mbrojtje të cilësisë së jetës në komunitet.

  • Nga kantieri i Rilindjes së Muzeut Kombëtar të Arteve të Bukura…

    Nga kantieri i Rilindjes së Muzeut Kombëtar të Arteve të Bukura…

    “Nga kantieri i Rilindjes së Muzeut Kombëtar të Arteve të Bukura, ku dita-ditës po merr formë një hapësirë e re arti, që do t’i shtojë kryeqytetit hapësira të zgjeruara për ekspozita, kushte të avancuara për ruajtjen e veprave, laborator modern restaurimi dhe teknologji, gjithçka për të mirëpritur vizitorë, kuratorë dhe artistë nga vendi dhe bota, ju uroj një ditë të mbarë”- shkruan kryeministri sot në mëngjes herët.
    Dhe e shoqeron me videon e mëposhtëme:

  • Vazhdon lirimi i hapësirave në Durrës, Rama: T’i hapim rrugë Rilindjes Urbane

    Vazhdon lirimi i hapësirave në Durrës, Rama: T’i hapim rrugë Rilindjes Urbane

    Kryeministri Rama publikon nje video ku aksioni per çlirimin e hapësirave publike vazhdon.
    “Edhe në Durrës vazhdon çlirimi i hapësirave publike,🔴 Edhe në Durrës vazhdon çlirimi i hapësirave publike, për t’i hapur rrugën Rilindjes Urbane 2.0 që do të rrisë cilësinë e jetës komunitare dhe përmasën e gjelbër të qyteteve tona të mëdha, ku do të rivendoset qartë kufiri mes lirisë publike për të lëvizur e marrë frymë lirisht dhe të drejtës për aktivitet ekonomik të subjekteve private, gjithnjë në respekt të komunitetit”, shkruan Rama.

  • Lirimi i hapësirave publike, Rama publikon pamjet nga Shkodra: Për t’i hapur rrugë Rilindjes Urbane 2.0

    Lirimi i hapësirave publike, Rama publikon pamjet nga Shkodra: Për t’i hapur rrugë Rilindjes Urbane 2.0

    Aksioni i nisur prej një muaji për lirimin e hapësirave publike, po vijon në të gjitha qytetet e vendit.
    Mëngjesin e sotëm kryeministri Edi Rama ka ndarë në rrjetet sociale pamje nga prishja e ndërtimeve pa leje në qytetin e Shkodrës.
    Kreu i qeverisë njofton se kjo do t’i hapë rrugë Rilindjes Urbane 2.0, me një program të ri qeveri – bashki – sipërmarrje – komunitet, në funksion të Shqipërisë 2030 në BE.
    “Mirëmëngjes dhe me çlirimin e hapësirave publike në Shkodër, që vazhdon si në një sërë qytetesh të tjera, për t’i hapur rrugë Rilindjes Urbane 2.0, me një program të ri qeveri – bashki – sipërmarrje – komunitet, në funksion të cilësisë së hapësirave komunitare e të Shqipërisë 2030 në BE, ju uroj një ditë të qetë”, shkruan Rama.