Tag: renditjen

  • “Këpuca e Artë” / Harry Kane kryeson renditjen, para Mbappé dhe Haaland. Një shqiptar i dhjeti

    “Këpuca e Artë” / Harry Kane kryeson renditjen, para Mbappé dhe Haaland. Një shqiptar i dhjeti

    8 Dhjetor 2025

    10:29

    Alfred Lleshi

    Harry Kane kryeson renditjen e “Këpucës së Artë” europiane për momentin, duke kaluar Kylian Mbappé dhe Erling Haaland. Sulmuesi anglez shënoi në fundjavën e fundit dhe arriti 34 pikë, ndërsa Mbappé mbetet në 32 pikë. Haaland, me 15 gola dhe koeficientin 2 për 5 kampionatet kryesore europiane, grumbullon 30 pikë.
    Pas tyre renditen Darko Lemajic i RFS dhe Ayase Ueda i Feyenoord, me 18 gola dhe koeficient 1.5. Emra të tjerë të rëndësishëm janë Ferran Torres dhe Igor Thiago me 22 pikë, përpara Mason Greenwood dhe Joaquin Panichelli.
    Në Serie A, golashënuesi kryesor mbetet Lautaro Martinez, me 14 pikë, duke kaluar shokun e skuadrës Calhanoglu dhe Riccardo Orsolini. Kjo renditje tregon dominimin e Kane në nivel ndërkombëtar dhe pozicionin e spikatur të Lautaro në kampionatin italian, duke reflektuar performancat e tyre të jashtëzakonshme gjatë sezonit.
    Ja renditja aktuale:1.Harry Kane (Bayern Munich) – 34 pikë2.Mbappé (Real Madrid) – 323.Erling Haaland (Manchester City) – 304.Ferran Torres (Barcelona) -225.Igor Thiago (Brentford) – 226.Mason Greenwood (Olympique Marseille) – 207.Joaquín Panichelli (Strasburg) – 18.8.Jonathan Burkardt (Eintracht Frankfurt) -169.Robert Lewandowski (Barcelona) – 1610.Vedat Muriqi (Mallorca) – 16

  • Hidhet shorti për renditjen e subjekteve politike për zgjedhjet e 28 dhjetorit

    Hidhet shorti për renditjen e subjekteve politike për zgjedhjet e 28 dhjetorit

    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka bërë hedhjen e shortit për renditjen e subjekteve politike të certifikuara në fletëvotimin e zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Kosovës, që pritet të mbahen më 28 dhjetor.

    Pavarësisht se Vetëvendosje arriti të fitojë në zgjedhjet 9 shkurtit të këtij viti, nuk ia doli të formojë shumicën për krijimin e qeverisë, duke bërë që prej dhjetëra seancash të dështonte edhe konstituimi i Kuvendit të Kosovës, që i hapte rrugë formimit të qeverisë.

    Lëvizja Vetëvendosje do ta ketë numrin 116.

    Partia Demokratike e Kosovës do ta ketë 130.

    Lidhja Demokratike e Kosovës do ta ketë 123.

    Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës do ta ketë 129.

    Nisma Socialdemokrate do ta ketë 122.

    Partitë e tjera:

    Za Slobodu Pravdu i Opstanak – 134

    JGP Partia Unike Gorane – 118

    Iniciativa e Re Demokratike e Kosovës – 128

    Fjala – 114

    Partia Rome e Bashkuar e Kosovës – 133

    Partia Liberale Egjiptiane – 120

    Kosova Demokratik Turk Partisi (KDTP) – 112

    Kosovski Savez – 121

    Lista Serbe – 127

    Lëvizja Përparimtare e Romëve të Kosovës – 115

    Nisma Qytetare për Kosovë – 117

    Kosovaki Nevi Romani Partia – 124

    Unioni Socialdemokrat (SDU) – 126

    Partia Balli Kombëtar Demokrat Shqiptar –  113

    Koalicioni PAI-PDAK-LPB – 125

    Koalicioni Vakat – 132

    PSA – 131

    Nova Demokratska Stranka NDS – 111

    Kandidati i pavarur Nexhmedin Sejdillar – 119

  • Lara Colturi e dyta në renditjen e përgjithshme pas 3 garave: E kënaqur që po ngjitem në podium

    Lara Colturi e dyta në renditjen e përgjithshme pas 3 garave: E kënaqur që po ngjitem në podium

    24 Nëntor 2025

    11:50

    Telesport

    Ky sezon në Kupën e Botës për ski ka nisur mjaft mirë për skiatoren shqiptare Lara Colturi. Me dy podiume, dy vende të dyta në Levi dhe Gurgl, në tri gara të zhvilluara deri më tani, skiatorja 19-vjecare po befason me paraqitjet e saj.
    ”Ndihem shumë mirë dhe pse nuk ishte aspak e lehtë, pasi kushtet e pistës nuk ishin të mira në zbritjen e dytë. Kur pashë që isha e para pas zbritjes time nuk e besoja. Jam e kënaqur që ngjitem sërish në podium”, deklaroi Lara Colturi pas podiumit të dielën në Austri
    Më tej, në deklaratën e saj për mediat, Colturi tha: “Tani do të përgatitem për garën e radhës, ajo që zhvillohet në Amerikë dhe shpresoj të vazhdoj me këtë ritëm. Do të përgatitem në maksimum për të qenë gati për sfidën e radhës së Kupës së Botës”.
    Në renditjen e përgjithshme për femra në Kupën e Botës në ski, Lara Colturi ndodhet e dyta me 196 pikë, pas ikonës dhe kampiones në fuqi Mikaela Shifrin, që ka 250 pikë, që ka fituar dy garat e fundit, duke qenë e vetmja që ka mposhtur skiatoren kuqezi.

  • Drejt shortit të Play Off, në Poloni vlerësojnë Kosovën

    Drejt shortit të Play Off, në Poloni vlerësojnë Kosovën

    Kosova arriti të shkojë në Play Off të botërorit, pas një fushate kualifikuese mjaft të mirë. Ekipi i Fodës pret të mësojë rivalin në këtë fazë dhe një kundërshtar i mundshëm është edhe Polonia. Për dardanët ka bërë së fundmi një artikull mjaft interesant, televizioni publik i Polonisë.
    “Ekipi më i ri kombëtar i anëtarësuar në UEFA dhe i vetmi ekip evropian që Polonia nuk ka luajtur ende. Kjo do të jetë paraqitja e tyre e parë në fazën eliminuese, por e merituan plotësisht.

    E udhëhequr nga gjermani Franco Foda, Kosova mundi dy herë Suedinë, siguroi një fitore vendimtare 2-0 ndaj Sllovenisë dhe, për fat të mirë, barazoi 1-1 me Zvicrën. Edhe pse janë pjesëmarrësit me renditjen më të ulët në renditjen e FIFA-s, ata në asnjë mënyrë nuk janë të destinuar të dështojnë”- shkruan TVP.
    Capture 47
     

  • Shqipëria humbet pozicione në renditjen e FIFA-s, Kosova vijon ngjitjen

    Shqipëria humbet pozicione në renditjen e FIFA-s, Kosova vijon ngjitjen

    Këtë të mërkurë u përditësua edhe renditja e re e FIFA-s, pas sfidave të muajit nëntor.
    Pas fitores minimale 0-1 ndaj Andorrës dhe pas humbjes 0-2 ndaj Anglisë, Shqipëria ka humbur dy pozicione. Nga vendi i 61-të, kuqezinjtë e shohin veten në vendin e 63-të.
    Ekipi i Sylvinhos siguroi kualifikimin në Play Off të Botërorit, ndërsa këtë të enjte do mësojë rivalin që do ketë në gjysmëfinale.

    Pasi fitoi 0-2 ndaj Sllovenisë dhe barazoi 1-1 ndaj Zvicrës, Kosova është përmirësuar me 4 pozicione në renditjen e përgjithshme të FIFA-s.
    Dardanët, të cilët janë kualifikuar për në Play Off të Botërorit, tashmë janë në vendin e 80-të.

  • Kosova në “ashensor” ngjitës/ Shqipëria humbet vende në renditjen e FIFA-s

    Kosova në “ashensor” ngjitës/ Shqipëria humbet vende në renditjen e FIFA-s

    Këtë të mërkurë u përditësua edhe renditja e re e FIFA-s, pas sfidave të muajit nëntor. Pas fitores minimale 0-1 ndaj Andorrës dhe pas humbjes 0-2 ndaj Anglisë, Shqipëria ka humbur dy pozicione. Nga vendi i 61-të, kuqezinjtë e shohin veten në vendin e 63-të.
    Ekipi i Sylvinhos siguroi kualifikimin në Play Off të Botërorit, ndërsa këtë të enjte do mësojë rivalin që do ketë në gjysmëfinale.
    Pasi fitoi 0-2 ndaj Sllovenisë dhe barazoi 1-1 ndaj Zvicrës, Kosova është përmirësuar me 4 pozicione në renditjen e përgjithshme të FIFA-s. Dardanët, të cilët janë kualifikuar për në Play Off të Botërorit, tashmë janë në vendin e 80-të.

  • Renditja e fundit e FIFA-s: Shqipëria bie me dy vende, Kosova me renditjen më të mirë historike

    Renditja e fundit e FIFA-s: Shqipëria bie me dy vende, Kosova me renditjen më të mirë historike

    19 Nëntor 2025

    16:55

    Telesport

    Pas përfundimit të kualifikueseve për Kupën e Botës 2026, FIFA ka publikuar sot renditjen e përgjithshme. Pavarësisht se siguroi biletën për në play-off, Shqipëria ka rënë me dy vende nga renditja e kaluar dhe tani gjendet në vendin e 63-të.
    Kosova në anën tjetër është rritur me 4 vende dhe sot renditet në vendin e 84-të, renditja më e mirë që Dardanët kanë pasur ndonjëherë. Ashtu si Shqipëria, edhe Kosova do të luajë në play-off në muajin mars. Nesër, kuqezinjtë dhe dardanët do të mësojnë kundërshtarët e tyre.
    Përsa i përket 10 kombëtareve më të mira, 4 vendet e para nuk kanë ndryshim nga muaji i kaluar, ndërkohë që Brazili është rritur me dy vende, Gjermania dhe Kroacia me nga një vend. Portugalia dhe Holanda kanë rënë me nga një vend.

     

  • Shqipëria humb dy pozicione në renditjen e FIFA-s, ngjitet Kosova

    Shqipëria humb dy pozicione në renditjen e FIFA-s, ngjitet Kosova

    Shqipëria dhe Kosova kanë mësuar renditjen e përditësuar nga FIFA, pas dy ndeshjeve të muajit nëntor në kualifikueset e Botërorit.
    Kombëtarja kuqezi ka humbur dy pozicione dhe ka zbritur nga vendi i 61-të në vendin e 63-të.
    Në krahun tjetër, Kosova ka fituar katër vende. “Dardanët” janë ngjitur në vendin e 80-të.

  • Partizani dhe Tirana komandojnë renditjen në Kupën e Shqipërisë, me një këmbë në gjysmëfinale

    Partizani dhe Tirana komandojnë renditjen në Kupën e Shqipërisë, me një këmbë në gjysmëfinale

    Janë zhvilluar ndeshjet e raundit të tretë të Kupës së Shqipërisë në volejboll për meshkuj. Partizani kampion kryeson renditjen në Grupin A me pikë të plota.
    Të kuqtë e trajnerit Tomorri mposhtën me vështirësi 3-0 Studentin në derbin kryeqytetas (25-22, 27-25, 25-19). Dy setet e para ishin të ekuilibruara, ndërsa në të tretin Partizani dominoi e fitoi pa probleme.
    Në Grupin B, Tirana nis shkëputjen pas fitores 3-0 ndaj Erzenit (25-18, 25-22, 25-12). Bardheblutë ishin superiorë në parket në cdo drejtim, duke e merituar fitoren.
    Po në këtë grup, fiton edhe skuadra e Vllaznisë, që në Shkodër mposhti 3-0 Elbasanin e vendit të fundit (25-20, 25-15, 25-19). Skuadra shkodrane ngjitet e vetme në vendin e dytë.
    Meshkuj – Grupi A (java 3)
    Studenti – Partizani, 0-3
    Skënderbeu (pushim)
    Renditja: Partizani 6 pikë, Skënderbeu 3 pikë, Studenti 0 pikë.
    Meshkuj – Grupi B (java 3)
    Vllaznia – Elbasani, 3-0
    Erzeni – Tirana, 0-3
    Renditja: Tirana 9 pikë, Vllaznia 6 pikë, Erzeni 3 pikë, Elbasani 0 pikë.

  • Zgjedhjet e pjesshme në 5 bashki/ KQZ publikon fletën e votimit dhe renditjen e kandidatëve

    Zgjedhjet e pjesshme në 5 bashki/ KQZ publikon fletën e votimit dhe renditjen e kandidatëve

    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar fletën e votimit dhe renditjen e kandidatëve për Kryetar Bashkie në bashkitë Vlorë, Berat, Cërrik, Mat, Tepelenë! 
    Zgjedhjet e pjesshme do të mbahen më 9 Nëntor.

     

    View this post on Instagram

     
    A post shared by Ilirjan Celibashi (@ilirjan.celibashi)