Ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari duke replikuar në Kuvend me deputetë të opozitës, ka thënë mes të tjerash se qytetarët shqiptarë e dinë kush kërkon asgjësimin e SPAK dhe kush anatemon institucionet e reja të drejtësisë. Lamallari tha gjithashtu se Reforma në Drejtësi është mbështetur dhe vënë në jetë prej Partisë Socialiste dhe se po punohet për forcimin e standardeve dhe institucioneve të drejtësisë. Më poshtë pjesë nga fjala e ministrit Lamallari në Kuvend.
Viti i ardhshëm shënon një moment të rëndësishëm në historinë e shtetit shqiptar. Plot dhjetë vite nga miratimi i Reformës në Drejtësi, një nismë kombëtare e cila i dha jetë institucioneve të reja të drejtësisë. Përvecse një nevojë ulëritëse kombëtare për më shumë drejtësi, reforma, me gjithë kundërshtitë, përpjekjet për ta bllokuar dhe efektet e pritshme ka padyshim një rol të vecantë në të ardhmen e afërt të një vendi dhe populli evropian, i cili sot më shumë se kurrë sheh se “Shqipëria si gjithë Europa” nuk është më një thirrje utopike pas kolapsit të një regjimi shtypës dhe dëshpërimit që pasoi nga një tranzicion sfilitës dhe zhgënyes! Padyshim, qenia vend kandidat sot me të gjithë grup-kapitujt e negociatave të hapura me Bashkimin Evropian, është falë dhe përparimit të shënuar nga zbatimi i Reformës në Drejtësi.
E teksa Komisioni Evropian raporton vit pas viti mbi arritjet, sfidat dhe rekomandimet për sistemin gjyqësor, si Ministër i Drejtësisë kam përgjegjësinë e dyfishtë politike, të qenit njëkohësisht i matur po aq sa i zëshëm:– së pari para qytetarëve të vendit tim, pa dallim bindjeje apo përkatësie partiake;– së dyti, ndaj institucioneve të drejtësisë në funksion të detyrës time ligjore për mbështetjen dhe koordinim me ta, në respektim të parimit demokratik të ndarjes dhe kontrollit të pushteteve;
Me qëllimin NJË dhe të VETËM për të kontribuar për më shumë drejtësi dhe një sistem të fortë dhe të qëndrueshëm, në përvjetorin e 10-të të zbatimit të Reformës në Drejtësi, koha dhe pozicioni më diktojnë nevojën e një reflektimi të gjerë, gjithëpërfshirës dhe objektiv mbi arritjet dhe sfidat e drejtësisë, pas reformës!Të nderuar deputetë, ishte PS ajo që ideoi dhe mbështeti vënien në jetë të Reformës në Drejtësi.
Qytetarët e dinë shumë mirë se kush e kundërshtoi me cdo mjet dhe mënyrë. Është PS dhe kjo qeveri që është e vendosur të mbështesë me cdo kusht konsolidimin e saj. Shqiptarët e dinë shumë mirë se kush kërkon asgjësimin e SPAK-ut. Çdo ditë ne punojmë për forcimin e standardeve dhe institucioneve të drejtësisë sipas praktikave më të mira europiane duke përfshirë rishikimin e Kodit Penal dhe rishikimin e Kodit të Procedurës Penale.
Shqiptarët e shohin cdo javë se si të hënave shënjestrohen me emër dhe mbiemër prokurorët e SPAK dhe ngryset java me euforinë e mjerë kur subjektet e hetimit janë kundërshtarët politikë. Ne flasim për standarde, ju flisni për kallëzime dhe të pandehur edhe pse atë e keni në ballin tuaj. Ju mund të silleni sikur parimet kushtetuese të mos ekzistojnë, por ju e dini mjaft mirë prej 4 legjislaturash tashmë, se rotacioni politik vendoset me verdiktin popullor në kutitë e votimit dhe jo me vendime gjykatash.
Tag: reformës
-

Ministri i Drejtësisë: Shqiptarët e dinë shumë mirë kush kërkon asgjësimin e SPAK. Opozita e ka të pandehurin në ballin e saj
-

Kongresmeni amerikan Keith Self kërkon rishikimin e reformës në drejtësi në Shqipëri
Kongresmeni i Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA, Keith Self, ka kërkuar që të rishikohet funksionimi i reformës në drejtësi në Shqipëri, duke vënë në dukje se pas një dekade implementimi, rezultatet nuk janë ato që priteshin. Deklarata erdhi gjatë një seance të Komitetit për Politikë të Jashtme, ku Self ngriti shqetësime serioze për vonesat në sistemin shqiptar të drejtësisë dhe rritjen dramatike të çështjeve të prapambetura.
“200 mijë çështje të mbetura pezull – qytetarët presin deri në 15 vjet”Duke iu referuar të dhënave të paraqitura gjatë diskutimit, kongresmeni Self theksoi se numri i çështjeve të mbetura pezull në gjykata është rritur nga rreth 16 mijë në fillim të reformës, në rreth 200 mijë sot, një situatë që ai e quajti alarmante.
“Pas 10 viteve implementim, është e arsyeshme të rishqyrtohet nëse reforma në drejtësi po funksionon siç ishte parashikuar dhe po ofron drejtësi të paanshme për popullin shqiptar. Vonesat prej 8 deri në 15 vjet për një vendim përfundimtar minojnë sundimin e ligjit, besimin publik dhe procesin e rregullt ligjor,” u shpreh Self.
Ai theksoi se SHBA ka qenë për shumë vite mbështetësi kryesor i reformës në drejtësi, por “kjo nuk do të thotë se procesi nuk duhet rishikuar, sidomos kur rezultatet janë problematike.”
Shqetësimet për Ballkanin Perëndimor: emigracion, korrupsion dhe kriminalitet
Në fjalën e tij, kongresmeni Self u ndal edhe tek faktorët ekonomikë e socialë që po rëndojnë vendet e Ballkanit Perëndimor, përfshirë Shqipërinë: emigracioni masiv, plakja e popullsisë, papunësia dhe rritja e varfërisë.
Sipas tij, këto zhvillime po krijojnë terren për rritjen e krimit të organizuar, pastrimit të parave dhe korrupsionit.
“Emigracioni i paligjshëm është i përhapur, shkalla e papunësisë dhe varfërisë po rritet ndjeshëm. Këta faktorë po ndikojnë negativisht në sundimin e ligjit dhe po nxisin krimin e organizuar dhe korrupsionin,” deklaroi ai.
“Ballkani mbetet vatër tensioni – SHBA duhet të rrisë angazhimin”
Self rikujtoi përvojën e tij të drejtpërdrejtë në rajon, si pjesë e operacionit të NATO-s “Allied Force” në vitin 1999, duke theksuar se edhe pas më shumë se dy dekadash, Ballkani Perëndimor mbetet një zonë e brishtë.
“Pa një ndryshim strategjie, udhëheqja amerikane duhet të ketë një rol më të rëndësishëm në ruajtjen e stabilitetit dhe parandalimin e konflikteve të reja që ndikojnë në ekuilibrin e fuqisë në Evropë. Përgëzoj administratën Trump për riangazhimin në këtë rajon që shpesh është lënë pas dore,” tha Self.
Mesazh i qartë për Tiranën
Deklarata e kongresmenit Self përbën një sinjal të fortë politik për nevojën e rivlerësimit të reformës në drejtësi, në një kohë kur Shqipëria po përballet me kritika të vazhdueshme për kapacitete të pamjaftueshme gjyqësore, vetting të zgjatur dhe vonesa të theksuara në dhënien e drejtësisë. -

Kodi i ri Zgjedhor/ PS dhe PD miratojnë me konsensus programin e punës së Komisionit të Reformës
Partia Socialiste dhe Partia Demokratike kanë arritur një dakordësi për programin e punës së Komisionit të Reformës për Kodin e Ri Zgjedhor, duke vendosur që votimi në Kuvend të zhvillohet brenda korrikut të vitit 2026.
Ky vendim synon të sigurojë një proces të qartë dhe të koordinuar për përgatitjen e reformës zgjedhore.
Plani i miratuar përfshin rishikimin e elementeve kryesore të procesit zgjedhor, duke përfshirë financimin e partive politike, rregullat e fushatës, strukturën e administrimit të zgjedhjeve, përdorimin e teknologjisë, si dhe sistemin zgjedhor.
Një pjesë e këtyre çështjeve do të trajtohen në bashkëpunim me ekspertë ndërkombëtarë, përfshirë ODIHR dhe Komisionin e Venecias, për të garantuar standarde transparente dhe demokratike.
Komisioni ka përcaktuar afate mujore për shqyrtimin e çdo grupi çështjesh, ndërsa dokumentet dhe propozimet e miratuara do të publikohen periodikisht për konsultim publik dhe komente nga organizata vendase dhe ndërkombëtare.
Qëllimi i këtij procesi është të sigurohet një kod zgjedhor i përditësuar, i drejtë dhe i pranueshëm për të gjitha palët, duke rritur besimin e qytetarëve në procesin demokratik.
Ky hap i përbashkët mes PS dhe PD konsiderohet një mesazh i rëndësishëm për konsensus politik dhe përkushtim ndaj reformave që synojnë të forcojnë procesin zgjedhor dhe të rrisin besimin e qytetarëve në institucione. -

SYRI TV/ Nis punën Komisioni i Reformës Territoriale, Boçi: Duhen më shumë bashki dhe shërbime
Komisioni i posaçëm i reformës territoriale, miratoi kalendarin e punimeve, ndërsa opozita dhe mazhorancës shfaqën qëndrime të ndryshme për numrin e bashkive. Opozita deklaroi se duhet shtuar numri i bashkive dhe shërbimeve për qytetarët ndërsa mazhoranca i qëndron idesë, për të reduktuar më shumë numrin e tyre.
Syri tv
Komisioni i posaçëm i reformës territoriale nisi nga puna, ndërsa opozita dhe mazhoranca, shfaqen qëndrimet e tyre, për atë që do jetë një nga temat kyçe, numri i bashkive. Partia Demokratike kërkoi shtimin e numrit të bashkive, ndërsa socialistët duken të vendosur për të reduktuar numrin e tyre.
Deputetët e opozitës e vunë theksin te rëndësia e një reformë efektive, që do ju shërbeje qytetarëve duke bërë kritika për reformën e fundit territoriale e cila sipas tyre rezultoi një dështim.
Deputetët miratuan planin e punës, ku parashikohet që Përgjatë gjithë muajt janar e shkurt, komisoni i posaçëm do të zhvillojë seanca dëgjimore në terren me kryetaret e bashkive dhe këshilltarët bashkiake, ndërsa në muajin maj, komisioni parashikon që të bëjë gati paketat ligjore, që pritet të miratohen në kuvend, deri në fund të sesionit parlamentar që mbyllet në muajin korrik.
-

PS: “Ok” reduktimit të bashkive, opozita përplaset me mazhorancën në komisionin e territoriales
Mazhoranca nuk përjashton mundësinë e reduktimit të numrit të bashkive në mënyrë që reforma administrative territoriale të jetë efektive për vitet e ardhshme.
Në mbledhjen e komisionit të posaçëm, ku për herë të parë iu bashkua dhe anëtarësia e Partisë Demokratike, ishin socialistët ata të cilët vunë në dukje rezultatet e reformës së vitit 2015 si shembull ku duhet të bazohen për të ardhshmen.
“Nuk diskutohet që duhet të reduktohet numri i bashkive në mënyrë që të ketë bashki me më shumë kompetenca, fonde por pse jo edhe më tepër shërbime për qytetarët. Por kjo mbetet për tu diskutuar në mbledhjet e ardhshme”, tha deputeti i PS Blendi Klosi.Por opozita nuk ndau të njëjtin mendim. Madje e cilësoi të dështuar, reformën territoriale të mëparshme.
“Një prej sukseseve të reformës është shtimi i dërgimit para drejtësisë e kryetarëve të bashkive. Këto gjëra që thoni tani u thanë dhe në 2014-ën por çdo gjë u vendos në bazë të votave dhe produkti final ishte i njëanshëm”, tha bashkëkryetari i PD i reformës territorial Luçiano Boçi.
Megjithatë, socialistët u treguan të qartë se retorika politike duhet lënë jashtë diskutimeve, në mënyrë që kjo reformë t’i shërbejë qytetarëve.
“Mendoj se së pari duhet të fokusohemi tek procedurat teknike. Ne kemi afate dhe duhet të nxjerrim një produkt brenda korrikut të vitit të ardhshëm, prandaj të fokusohemi tek procedurat teknike”, deklaroi bashkëkryetari i PS së reformës territoriale.
Gjatë mbledhjes si opozita ashtu dhe mazhoranca, ranë dakord sa i përket kalendarit të punimeve të komisionit të posaçëm për reformën territoriale, ndërsa së shpejti pritet që të zhvillohen dëgjesa me institucionet vendore./vizionplus.tv -

Nis sot punën Komisioni i Reformës Zgjedhore, në rend dite caktimi i numrit të ekspertëve teknikë, zbulohet roli i OSBE/ODIHR dhe ‘Venecias’
Komisioni i Reformës Zgjedhore zhvillon mbledhjen e pare konstituive pas ngritjes së tij në Parlament sot në ora 12:00.
Gazetarja e Top Channel Elda Menga raporton se mazhoranca dhe opozita pas konsituimit nisin punën për amendimin e ligjit zgjedhor. Rendi i ditës parashikon caktimin e numrit të ekspertëve teknikë si dhe miratimin e kërkesës për mbështetje teknike nga OSBE/ODIHR dhe Komisioni i Venecias.
Formula e Komisionit të reformës zgjedhore parashikon bashkëdrejtim mazhorancë dhe opozitë ndërsa 7 anëtarë i takojnë PS, 5 PD, 1 PSD, 1 Partia Republikane, 1 anëtar Partia e Lirisë, 1 Mundësia.
Lëvizja Bashkë dhe Shqipëria Bëhet mund të marrin pjesë deputetët për diskutime, por pa të drejtë vote. Komisioni do të bashkëdrejtohet nga Damian Gjiknuri nga socialistët me Oerd Bylykbashin nga PD, të cilët gëzojnë te drejtën e vetos.Top Channel
-

Nis sot punën Komisioni i Reformës Zgjedhore, në rend dite caktimi i numrit të ekspertëve teknikë
Komisioni i Reformës Zgjedhore zhvillon mbledhjen e pare konstituive pas ngritjes së tij në Parlament sot në ora 12:00.
Mazhoranca dhe opozita pas konsituimit nisin punën për amendimin e ligjit zgjedhor. Rendi i ditës parashikon caktimin e numrit të ekspertëve teknikë si dhe miratimin e kërkesës për mbështetje teknike nga OSBE/ODIHR dhe Komisioni i Venecias.
Formula e Komisionit të reformës zgjedhore parashikon bashkëdrejtim mazhorancë dhe opozitë ndërsa 7 anëtarë i takojnë PS, 5 PD, 1 PSD, 1 Partia Republikane, 1 anëtar Partia e Lirisë, 1 Mundësia.
Lëvizja Bashkë dhe Shqipëria Bëhet mund të marrin pjesë deputetët për diskutime, por pa të drejtë vote. Komisioni do të bashkëdrejtohet nga Damian Gjiknuri nga socialistët me Oerd Bylykbashin nga PD, të cilët gëzojnë te drejtën e vetos. -

Vetëm dy aleatët paraqiten në mbledhje/ Komisioni i Reformës Territoriale nis punimet, PD e bojkoton
Komisioni i Reformës Territoriale ka nisur punimet sot, por ajo që u vu re ishte mungesa e paralajmëruar e Partisë Demokratike.
PD kishte njoftuar më herët se nuk do të merrte pjesë në komisione deri në një njoftim të dytë. Megjithatë, përballë deputetëve socialistë u shfaqn të ulur dy prej deputetëve nga partitë aleate të PD.
Të pranishëm në komision ishin Edmond Haxhinasto nga Partia e Lirisë dhe Vangjel Dule nga PBDNJ. -

PD “braktis” komisionin e Reformës Territoriale, aleatët marrin pjesë në mbledhje
Ashtu sikurse e kishin paralajmëruar, deputetët e Partisë Demokratike kanë bojkotuar komisionin e Reformës Territoriale.
Përballë deputetëve socialistë janë vetëm prej deputetëve nga partitë aleate të PD. Edmond Haxhinasto nga Partia e Lirisë dhe Vangjel Dule nga PBDNJ.
Top Channel
-

PD bojkoton komisionin e Reformës Territoriale, aleatët marrin pjesë në mbledhje
Është mbledhur sot për herë të parë Komisioni i Reformës Territoriale për të bërë konstituimin.
Komisioni drejtohet nga socialisti, Arbër Mazniku, ndërsa anëtarët e Partisë Demokratike nuk morën pjesë.
PD kishte njoftuar më herët se nuk do të merrte pjesë në komisione deri në një njoftim të dytë.
Por ajo që u vu re ishte prezenca e aleatëve të Partisë Demokratike, konkretisht Vangjel Dule nga PBDNJ dhe Edmond Haxhinasto nga Partia e Lirisë.
Ky komisioni bashkëdrejtohet edhe nga Luçiano Boçi i PD, por që nuk ishte i pranishëm. Mazniku deklaroi se janë të hapur për një bashkëpunim me opozitën.
“Jemi të hapur për të bashkëpunuar me opozitën siç u tregua me të gjitha kërkesat që opozita pati për krijimin e këtij komisioni dhe janë adresuar nga mazhoranca. Më vjen keq që sot anëtarët e PD nuk erdhën në këtë takim dhe shpresojmë që kjo të mos jetë një problem dhe në vazhdimësi të kemi bashkëpunim dhe ndërveprim”, tha Mazniku.