Hansi Flick zgjodhi të flasë për Yamal. Trajneri siguroi se e pëlqen shumë faktin që anësori nuk bie kurrë në tokë kur futet në duelet një kundër një, pavarësisht se në 90 për qind të rasteve ndaj tij bëhen faulle. Ai shtoi gjithashtu se Fermín do të ketë minuta kundër Betis dhe se De Jong është gati të luajë pas gjendjes gripale, që e pengoi të martën.
Eric García – “Është shumë mirë. E njeh klubin shumë mirë. E meriton, e meriton rinovimin. Është një lojtar shumë i rëndësishëm në dhomën e zhveshjes. Mund të jetë kapiten në të ardhmen, pse jo? Jep gjithçka për këtë klub”.
Niveli – “Jemi shumë të kënaqur që po luajmë në këtë nivel. Besoj tek ekipi im, shoh cilësinë që ka. Kemi hedhur një hap përpara, një hap të rëndësishëm. Kur jemi mirë të lidhur dhe luajmë si një ekip i vetëm, gjithçka shkon mirë. Kjo është ajo që duhet të bëjmë: të vazhdojmë të luajmë bashkë, si ekip”.
Raphinha – “Marrëdhënia jonë është shumë e mirë. Është një lojtar shumë, shumë i rëndësishëm për ne dhe e ka treguar pse. Gjithmonë nis presionin, ka intensitet me dhe pa top, na jep shumë. Është fantastik”.
Lamine Yamal – “Po i bën gjërat shumë mirë. Presionoi kundër Atlético me intensitet, e ndihmon shumë skuadrën. Ka përmirësuar shumë lojën mbrojtëse dhe gjithashtu atë sulmuese. Niveli që po shfaq është fantastik. Më pëlqen ta shoh dhe ta kem në këtë formë. Më pëlqen, sepse në duelet një kundër një, edhe kur e prekin, nuk bie, dëshiron të vazhdojë. Lamine, në 90 për qind të rasteve i bëjnë faull, por ai kërkon të vazhdojë”.
Tag: rasteve
-

I shqetësuar për Yamal, Flick: Ndaj tij bëhen faulle në 90 për qind të rasteve
-

Flick, i shqetësuar për Yamal: Ndaj tij bëhen faulle në 90 për qind të rasteve
Hansi Flick zgjodhi të flasë për Yamal. Trajneri siguroi se e pëlqen shumë faktin që anësori nuk bie kurrë në tokë kur futet në duelet një kundër një, pavarësisht se në 90 për qind të rasteve ndaj tij bëhen faulle. Ai shtoi gjithashtu se Fermín do të ketë minuta kundër Betis dhe se De Jong është gati të luajë pas gjendjes gripale, që e pengoi të martën.
Eric García – “Është shumë mirë. E njeh klubin shumë mirë. E meriton, e meriton rinovimin. Është një lojtar shumë i rëndësishëm në dhomën e zhveshjes. Mund të jetë kapiten në të ardhmen, pse jo? Jep gjithçka për këtë klub”.
Niveli – “Jemi shumë të kënaqur që po luajmë në këtë nivel. Besoj tek ekipi im, shoh cilësinë që ka. Kemi hedhur një hap përpara, një hap të rëndësishëm. Kur jemi mirë të lidhur dhe luajmë si një ekip i vetëm, gjithçka shkon mirë. Kjo është ajo që duhet të bëjmë: të vazhdojmë të luajmë bashkë, si ekip”.
Raphinha – “Marrëdhënia jonë është shumë e mirë. Është një lojtar shumë, shumë i rëndësishëm për ne dhe e ka treguar pse. Gjithmonë nis presionin, ka intensitet me dhe pa top, na jep shumë. Është fantastik”.
Lamine Yamal – “Po i bën gjërat shumë mirë. Presionoi kundër Atlético me intensitet, e ndihmon shumë skuadrën. Ka përmirësuar shumë lojën mbrojtëse dhe gjithashtu atë sulmuese. Niveli që po shfaq është fantastik. Më pëlqen ta shoh dhe ta kem në këtë formë. Më pëlqen, sepse në duelet një kundër një, edhe kur e prekin, nuk bie, dëshiron të vazhdojë. Lamine, në 90 për qind të rasteve i bëjnë faull, por ai kërkon të vazhdojë”. -

Rritet numri i rasteve nën hetim për pastrim parash, sekuestrimet bien me 82%
Numri i rasteve të referuara për veprën penale “Pastrimi i parave” ka arritur në 311 raste për muajt janar-gusht 2025, niveli më i lartë në 5 vitet e fundit, duke shënuar rritje prej 14% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
Megjithatë, vlera e parave të sekuestruara ka pësuar një rënie të ndjeshme, duke shënuar sekuestrimi në vlerë 9,4 mln euro për janar-gusht 2025, kundrejt 53,9 mln eurove të sekuestruara në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Ulje prej rreth 82%.
Të dhënat janë bërë publike në raportet statistikore mujore të Ministrisë së Brendshme.Referuar të dhënave të raporteve statistikore të Ministrisë së Brendshme, për muajt janar-gusht 2025 është shënuar niveli më i lartë i Veprës penale “Pastrimi i parave (N.287)” me 311 raste të referuara nga institucionet.
Krahasuar me të njëjtën periudhë të 2024-, numri i rasteve të referuar është rritur me 38 vepra apo rreth 14% më shumë. Ky është numri më i lartë i rasteve të referuara për hetim nga institucionet në 5 vitet e fundit.
Por pavarësisht rritjes së rasteve të referuara, nga të dhënat e Ministrisë së Brendshme rezulton se vlera e parave të sekuestruara për këtë vepër penale është ulur ndjeshëm.
Për muajt janar- gusht 2025 sekuestrimit kanë qenë në vlerë 9,4 mln euro, kundrejt 53.9 mln euro që u sekuestruan në të njëjtën periudhë të 2024-s. Për periudhën janar-gusht 2025 sekuestrimit në vlerë janë ulur rreth 82%.Për periudhat janar-gusht të viteve 2021-2025, sekuestrimet për veprat penale të kategorisë ‘Pastrimi i Parave (N.287), kanë pasur nivelin më të lartë në muajin qershor 2024 me 52,700,000 euro. Për 8 mujorin e 5 viteve numri i lartë i rasteve të referuara është shënuar në muajin qershor 2025 me 56 raste.
Sakaq sipas raportit vjetor të Ministrisë së Brendshme, gjatë vitit 2024 vlera e aseteve të sekuestruara për veprën penale të pastrimit të parave ka qenë 27,636,788 euro dhe vlera e aseteve të konfiskuara sipas ligjit antimafia ka qenë 4,093,091 euro pasuri të luajtshme dhe të paluajtshme.
Vepra penale “Pastrimi i parave” (N.287)Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale (N.287) – Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale, nëpërmjet:
a) këmbimit ose transferimit të pasurisë, me qëllim fshehjen ose mbulimin e origjinës së paligjshme të saj, duke ditur se kjo pasuri është produkt i veprës penale ose i veprimtarisë kriminale;
b) fshehjes ose mbulimit të natyrës së vërtetë, burimit, vendndodhjes, disponimit, zhvendosjes, pronësisë ose të drejtave në lidhje me pasurinë, duke ditur që kjo pasuri është produkt i veprës penale ose i veprimtarisë kriminale;
c) fitimit të pronësisë, posedimit ose përdorimit të pasurisë, duke e ditur në çastin e marrjes në dorëzim të saj, që kjo pasuri është produkt i veprës penale ose i veprimtarisë kriminale;
ç) kryerjes së veprimeve financiare ose transaksioneve të copëzuara për shmangien nga raportimi, sipas legjislacionit për parandalimin e pastrimit të parave;
d) investimit në veprimtari ekonomike ose financiare të parave a sendeve, duke ditur se janë produkte të veprës penale ose veprimtarisë kriminale./ Monitor -

1 Dhjetori/ 125 raste të reja me HIV në 2025, më të prekur meshkujt dhe grupmosha 35-44 vjeç
FOTO ILUSTRUESE
TIRANË-1 dhjetori është Dita Botërore e SIDA-s, e krijuar nga Organizata Botërore e Shëndetësisë në vitin 1988 për të rritur ndërgjegjësimin për sëmundjen dhe virusin që e shkakton atë, HIV.
Sipas ISHP-së, në vitin 2025 janë diagnostikuar 125 raste të reja të HIV-it në Shqipëri. Numri total i rasteve të raportuara që nga viti 1993 deri në tetor 2025 ka arritur në 1973 raste, me një prevalencë kombëtare prej 0.08% dhe incidencë 5.3 raste për 100,000 banorë.
Shpërndarja sipas grupmoshave tregon se grupmosha më e prekur është 35–44 vjeç (27.8%) ose mosha më aktive dhe 25–34 vjeç (26.9%), ndërsa më pak të prekur janë fëmijët 0–15 vjeç (2.9%) dhe personat mbi 65 vjeç (2.8%).
Sa i përket gjinisë, meshkujt përbëjnë 73% të të gjitha rasteve të raportuara deri më sot, ndërsa femrat përbëjnë 27% të rasteve. Vetëm gjatë vitit 2025, nga 125 rastet e reja, 98 janë meshkuj dhe 27 femra, duke e bërë raportin meshkuj–femra 3.5 : 1.
Rrugët kryesore të transmetimit mbeten ato seksuale, me 72.6% të rasteve heteroseksuale. Transmetimi nga nëna te fëmija përbën 2.4% të rasteve, ndërsa transmetimi përmes gjakut dhe përdorimit të drogave me injektim është minimal (0.6% secili). -

Kriza e fshehtë: Mbi gjysma e rasteve me HIV në Evropë zbulohen shumë vonë!
Infeksionet me HIV shpesh zbulohen dhe trajtohen me shumë vonesë në Evropë, sipas një studimi të publikuar, ku 54% e diagnozave në vitin 2024 u bënë tepër vonë për një trajtim optimal.
Raporti i përbashkët i Qendrës Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve (ECDC) dhe Zyrës Evropiane të Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) u publikua për Ditën Botërore të SIDA-s, e cila shënohet sot.
”Numri në rritje i rasteve të pazbuluara rrezikon arritjen e objektivit për eliminimin e SIDA-s si kërcënim për shëndetin publik deri në vitin 2030”, paralajmëruan ECDC, me seli në Stokholm, dhe OBSH Evropa, me seli në Kopenhagë.
”Gati 106 mijë diagnoza me HIV u regjistruan në rajonin e OBSH Evropës në vitin 2024”, sipas raportit.
Ky numër përfshin gjithsej 53 vende, që shtrihen përtej BE-së deri në Azinë Qendrore.
Duke marrë vetëm Parashtrimin Ekonomik Evropian (EEA), që përfshin BE-në si dhe Islandën, Lihtenshtejnin dhe Norvegjinë, u regjistruan pak më shumë se 24 mijë diagnoza, 48% e të cilave ishin diagnoza të vonuara.
Të dy institucionet kërkuan testime më të gjera për HIV dhe qasje më të mirë te testimi vetjak, duke argumentuar se objektivi i vitit 2030 është i arritshëm, por vetëm nëse Evropa mbyll menjëherë boshllëkun e testimit.
Sipas të dhënave të OKB-së, rreth 1,3 milionë persona në mbarë botën u infektuan me virusin e imunodeficiencës njerëzore (HIV) në vitin 2024, i cili mund të shkaktojë SIDA nëse nuk trajtohet.
Në fund të vitit 2024, 40,8 milionë njerëz në botë jetonin me HIV, më shumë se tre të katërtat e të cilëve kishin akses te medikamentet kundër virusit.
Rreth 630 mijë persona vdiqën si pasojë e SIDA-s. -

Pse po shtohen rastet e kancerit të tiroides në të gjithë botën?
Shkalla e kancerit të tiroides po rritet në disa pjesë të botës – dhe më shpejt se format e tjera të kancerit. Pse?
Shkalla e kancerit të tiroides po rritet me një shpejtësi më të madhe në SHBA sesa çdo kancer tjetër. Por çfarë fshihet pas kësaj epidemie misterioze?
Gjëndra tiroide ndodhet në bazën e qafës, pak poshtë mollës së Adamit. Detyra e saj është të çlirojë hormone që rregullojnë rrahjet e zemrës, presionin e gjakut, temperaturën e trupit dhe peshën. Kanceri i tiroides ndodh kur qelizat brenda gjëndrës tiroide fillojnë të rriten dhe të ndahen në mënyrë të pakontrollueshme, duke formuar një tumor. Këto qeliza anormale mund të pushtojnë indet përreth dhe potencialisht të përhapen në pjesë të tjera të trupit.
Edhe pse shumica e rasteve të kancerit të tiroides janë të shërueshme, ekspertët e shëndetit janë të shqetësuar nga shpejtësia me të cilën po rriten shkallët e sëmundjes. Sipas bazës së të dhënave të Mbikëqyrjes, Epidemiologjisë dhe Rezultateve Përfundimtare (SEER) – një sistem raportimi i kancerit në Shtetet e Bashkuara – incidenca e kancerit të tiroides në SHBA është më shumë se trefishuar midis viteve 1980 dhe 2016, duke u rritur nga 2.39 në 7.54 për 100,000 tek burrat dhe 6.15 në 21.28 për 100,000 tek gratë.“Kanceri i tiroides mbetet një nga të paktat kancere që ka qenë në rritje me kalimin e kohës, pavarësisht përparimeve në mjekësi”, thotë Sanziana Roman, kirurge endokrine në Universitetin e Kalifornisë në San Francisko (UCSF).
Pra, çfarë fshihet pas kësaj rritjeje të rasteve?
Është e njohur prej kohësh se ekspozimi ndaj sasive të mëdha të rrezatimit jonizues në fëmijëri mund të shkaktojë kancer të tiroides. Në vitet pas aksidentit bërthamor të Çernobilit në vitin 1986, shkalla e sëmundjes u rrit ndjeshëm tek fëmijët në Bjellorusi, Ukrainë dhe Rusi. Një studim zbuloi se midis të mbijetuarve të bombës atomike japoneze, rreth 36% e rasteve të kancerit të tiroides që nga viti 1958 mund t’i atribuohen ekspozimit ndaj rrezatimit në fëmijëri.
Megjithatë, nuk pati fatkeqësi bërthamore në SHBA në vitet ’80 apo ’90, apo gjetkë, që mund të shpjegonin një rritje të tillë. Në fillim ekspertët u habitën, megjithatë më në fund u paraqit një shpjegim – a mund të “fajësohej” një diagnozë më e mirë?
Në vitet 1980, mjekët filluan të përdorin për herë të parë ultrasonografinë e tiroides , një teknikë imazherie që përdor valët zanore për të krijuar imazhe të gjëndrës tiroide. Kjo u lejoi mjekëve të dallonin kancere shumë të vogla të tiroides që më parë do të kishin qenë të pazbulueshme. -

“Përparim në hetimin e rasteve, por pak përfundojnë me dënime përfundimtare”/ Gjetjet e Progres-Raportit të BE për SPAK
Në Progres-Raportin 2025 për Shqipërinë, Bashkimi Evropian vlerëson se Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka ruajtur një profil të lartë veprimi, por mbetet përballë sfidave serioze në efikasitet, bashkëpunim institucional dhe menaxhim të hetimeve financiare.
Sipas raportit, “SPAK ka përparuar në hetimin e rasteve të korrupsionit të nivelit të lartë, por pak raste përfundojnë me dënime përfundimtare”, duke theksuar se “efekti ndëshkues është i kufizuar dhe perceptimi publik për drejtësinë dobësohet”.Bashkimi Evropian i kërkon institucioneve shqiptare “rritjen e hetimeve, ndjekjeve penale dhe sigurimin e më shumë dënimeve përfundimtare”.
Një tjetër gjetje e rëndësishme lidhet me mungesën e bashkëpunimit ndërinstitucional. Raporti nënvizon se “koordinimi me agjenci si GDAC, HIDAACI dhe Policia e Shtetit është i dobët,” duke theksuar se kjo pengon referimin e qëndrueshëm të rasteve dhe informacionit drejt SPAK-ut. Si rrjedhojë, BE kërkon “rritjen e referimeve proaktive nga institucionet shtetërore”.
Raporti evidenton gjithashtu “vonesa dhe efikasitet të ulët në hetimet komplekse”, sidomos për krimin e organizuar dhe pastrimin e parave, për shkak të burimeve të kufizuara. BE rekomandon “forcimin e kapaciteteve të hetimit dhe përdorimin e mjeteve analitike të avancuara”.
Në fushën e pasurisë, gjetjet janë po aq kritike: “SPAK ka përparuar në hetimet financiare, por konfiskimi dhe menaxhimi i pasurive të kriminalizuara mbeten problematikë,” çka sjell “vështirësi në gjurmimin e pasurive të fshehura, bashkëpunim ndërkombëtar dhe përdorimin e pasurive të konfiskuara për interes publik”.
Së fundi, raporti thekson se “hetimet financiare dhe ato të krimit të organizuar shpesh trajtohen veç e veç,” duke i kërkuar autoriteteve shqiptare “model hetimi të integruar që kombinojnë inteligjencën financiare, AML dhe hetimet e krimit të organizuar.” -

Shqiptarët braktisin bankat, marrin më shumë borxh tek miqtë, ja çfarë zbulon raporti i fundit
Më shumë shqiptarë po marrin hua nga burime joformale, duke kërkuar ndihmë në para nga të afërmit apo miqtë për të mbuluar shpenzimet e tyre për konsum ose blerje banese.
Sipas një raporti të publikuar nga Banka e Shqipërisë, në rreth 47% të rasteve të raportuara, huamarrja e familjeve rezulton në formën e kredisë nga institucione financiare. Rreth 41% e rasteve janë në trajtë kredie bankare dhe 6% janë në trajtë kartash krediti apo overdraft.
Huamarrja në trajtë bankare ka pësuar një rënie me 3 pikë përqindje krahasuar me gjashtëmujorin e dytë 2024, ndërsa huamarrja në trajtë kartash krediti dhe overdraft nuk ka ndryshuar.
Nga ana tjetër, në rreth 39% të rasteve, huamarrja deklarohet në formën e parasë në dorë, duke shënuar rritje me 5 pikë përqindje në terma gjashtëmujorë. Në 13% të rasteve, ajo rezulton në formë malli të papaguar, në rënie gjatë të dy periudhave krahasuese.
Për sa i përket nivelit të të ardhurave dhe shpenzimeve të familjeve huamarrëse, këto të fundit po zhvendosen drejt një niveli më të lartë të ardhurash, ndërkohë që rritja e shpenzimeve është ngadalësuar.
Dy format kryesore të pagesës së huasë vijojnë të mbeten pagesat ‘me shumë të njëjtë çdo 1/3/6/12 muaj (58% e rasteve të huamarrjes), ‘me shumë të ndryshueshme në periudha të ndryshme’ (30% e rasteve të huamarrjes) dhe me ‘shuma të ndryshueshme çdo 1/3/6/12 muaj’ (7% e rasteve të huamarrjes).
Raporti tregon se në 63% të rasteve të huamarrjes rezulton se huaja është e pagarantuar dhe kjo peshë është rritur me 1 pikë përqindje krahasuar me gjashtëmujorin e kaluar. Nga ana tjetër, pesha e rasteve të huamarrjes së garantuar me një pronë të familjes ka rezultuar në rënie. -

Test revolucionar i gjakut që zbulon kancerin në fazë të hershme, premton ndryshim rrënjësor në diagnostikim
Një test i ri gjaku, që po përshkruhet si një nga përparimet më të mëdha në zbulimin e hershëm të kancerit, ka treguar rezultate mbresëlënëse në një studim të zhvilluar në Amerikën e Veriut. Sipas të dhënave të publikuara nga RTS, testi ishte në gjendje të identifikonte një gamë të gjerë kanceresh — përfshirë tre të katërtat që aktualisht nuk kanë asnjë program shqyrtimi.
Testi, i quajtur Galleri dhe i zhvilluar nga kompania amerikane Grail, funksionon duke zbuluar fragmente të ADN-së kanceroze që qarkullojnë në gjak. Ai po testohet gjithashtu nga Shërbimi Kombëtar Shëndetësor i Mbretërisë së Bashkuar (NHS), me synimin për ta bërë pjesë të programeve zyrtare të skriningut.
Në provat me 25,000 të rritur nga SHBA dhe Kanada, testi identifikoi kancerin në më shumë se gjysmën e rasteve në faza të hershme — periudha ku trajtimi është më efektiv dhe shërimi më i mundshëm. Afërsisht një në 100 pjesëmarrës doli pozitiv, dhe në 62% të këtyre rasteve, diagnoza u konfirmua më vonë.
Kryehulumtuesja Dr. Nima Nabavizadeh nga Universiteti i Shëndetit dhe Shkencës në Oregon tha se ky zbulim mund të “ndryshojë rrënjësisht mënyrën se si i qasemi zbulimit të hershëm të kancerit”, duke ndihmuar në identifikimin e sëmundjeve “shumë më herët, kur shanset për shërim janë më të mëdha”. Testi gjithashtu përjashtoi me saktësi mbi 99% të rasteve pa kancer, duke treguar besueshmëri të lartë.
Kombinimi i testit me shqyrtimet ekzistuese për gjirin, zorrët dhe qafën e mitrës rriti numrin e rasteve të zbuluara shtatë herë, ndërsa në 9 nga 10 raste testi identifikoi saktë origjinën e kancerit.
Megjithatë, ekspertët paralajmërojnë për kujdes. Dr. Claire Turnbull nga Instituti i Kërkimit të Kancerit në Londër theksoi se duhen më shumë prova për të vërtetuar se testi realisht ndihmon në uljen e vdekshmërisë. Rezultatet përfundimtare pritet të publikohen në kongresin e Shoqatës Evropiane të Onkologjisë Mjekësore në Berlin, ndërsa një studim më i gjerë trevjeçar me 140,000 pacientë të NHS pritet të japë përgjigje përfundimtare vitin e ardhshëm.
Sipas Cancer Research UK, kërkimet e ardhshme do të jenë vendimtare për të shmangur “diagnostikimin e tepërt” të kancereve që mund të mos jenë të rrezikshme për jetën, por që mund të çojnë në trajtime të panevojshme.
-

Testi që zbulon 50 tumore/ “Galleri” po zhvillohet në SHBA, rezultate të jashtëzakonshme tek 25 mijë persona
Një test i ri gjaku, që mund të zbulojë më shumë se 50 lloje kanceri, po shihet si një hap i madh drejt diagnostikimit më të hershëm të sëmundjes, sipas një studimi të zhvilluar në Amerikën e Veriut.
Rezultatet e provës klinike tregojnë se testi ishte në gjendje të identifikonte një gamë të gjerë kanceresh – rreth 75% prej të cilave nuk kanë asnjë program ekzistues kontrolli apo depistimi.
Mbi gjysmën e rasteve të zbuluara ishin në fazë të hershme, kur trajtimi është më i lehtë dhe mundësitë për shërim janë shumë më të mëdha. Testi, i quajtur Galleri, është zhvilluar nga kompania amerikane Grail dhe zbulon fragmente të ADN-së kancerogjene që shkëputen nga tumoret dhe qarkullojnë në gjak. Aktualisht ai po testohet edhe nga Shërbimi Shëndetësor Kombëtar i Britanisë.
Në provën e zhvilluar me 25 mijë të rritur në SHBA dhe Kanada për një periudhë njëvjeçare, gati 1 në 100 persona mori rezultat pozitiv. Në 62% të rasteve këto u konfirmuan më vonë si kancer. Sipas drejtuesit të studimit, të dhënat tregojnë se testi mund të “ndryshojë rrënjësisht mënyrën si bëjmë kontrollin për kancerin”.
Ai shtoi se testi mund të ndihmojë në zbulimin e shumë llojeve të kancerit “në fazat kur trajtimi ose edhe shërimi janë më të mundshëm.”
Testi rezultoi gjithashtu shumë i saktë në përjashtimin e rasteve pa kancer, duke dhënë rezultate të sakta negative në mbi 99% të pjesëmarrësve. Kur u kombinua me kontrollet ekzistuese për gjirin, zorrën e trashë dhe qafën e mitrës, numri i përgjithshëm i kancereve të zbuluara u shtatëfishua.
Veçanërisht, tre të katërtat e rasteve të zbuluara ishin të kancereve që nuk kanë programe depistimi, si ato të vezoreve, mëlçisë, stomakut, fshikëzës dhe pankreasit. Testi gjithashtu identifikoi me saktësi origjinën e kancerit në 9 nga 10 raste.
Shkencëtarët e përfshirë në studim besojnë se këto rezultate janë shumë premtuese dhe se testi mund të luajë një rol të madh në diagnostikimin e hershëm të kancerit.
Megjithatë, ekspertët që nuk kanë marrë pjesë në studim paralajmërojnë se nevojiten më shumë prova për të treguar nëse testi ul realisht vdekshmërinë nga kanceri.Top Channel