Tag: radhës

  • “Ne jemi objektivi i radhës i Rusisë”, shefi i NATO paralajmëron: Duhet ta ndalim këtë luftë pa nisur ende

    “Ne jemi objektivi i radhës i Rusisë”, shefi i NATO paralajmëron: Duhet ta ndalim këtë luftë pa nisur ende

    Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka dhënë një deklaratë të fortë gjatë fjalimit të tij në Berlin, duke paralajmëruar se Rusia po synon drejtpërdrejt aleancën dhe se vendet anëtare janë “tashmë në rrezik”.

    Rutte theksoi se NATO duhet të reagojë me urgjencë, duke thënë “Jam këtu për të thënë qartë se ku ndodhet NATO dhe çfarë duhet të bëjmë për të ndalur një luftë para se të nisë. Duhet të jemi të qartë për kërcënimin: ne jemi targeti i radhës i Rusisë.”
    Ai kritikoi qetësinë dhe vetëkënaqësinë e disa vendeve aleate, duke thënë se koha nuk është në anën e NATO-s: “Shumë nuk e ndjejnë urgjencën. Shumë mendojnë se kemi kohë. Nuk kemi. Shpenzimet dhe prodhimi ushtarak duhet të rriten shpejt.”
    Sipas tij, Moska është bërë “më e guximshme, më e rrezikshme dhe më brutale” si ndaj Ukrainës, ashtu edhe ndaj vetë NATO-s. Rutte kujtoi paralajmërimin e Ronald Reagan për “perandorinë e së keqes”, duke thënë se “Putin ka kaluar sërish në fazën e ndërtimit të perandorisë”.
    Ai shtoi se Kina mbetet “lifeline” (shpëtimtare) e Rusisë, e cila po mbështetet edhe nga Koreja e Veriut dhe Irani për të vazhduar agresionin.
    Në një moment të veçantë, Rutte lavdëroi presidentin Donald Trump si “i vetmi që mund ta ulë Putinin në tryezën e negociatave”, duke theksuar se kjo duhet provuar për të kuptuar nëse Kremlini kërkon realisht paqe.
    Në përfundim, ai bëri thirrje për presion maksimal ndaj Moskës dhe mbështetje të pandërprerë për përpjekjet për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë: “Është momenti të veprojmë. Siguria jonë varet nga kjo.”

    Top Channel

  • Dosja ‘Gërdeci’/ Shtyhet gjyqi për Mediun, zbulohet data e seancës së radhës

    Dosja ‘Gërdeci’/ Shtyhet gjyqi për Mediun, zbulohet data e seancës së radhës

    Seanca për Fatmir Mediun që ishte parashikuar të mbahej sot, është shtyrë.

    Gazetarja Anila Hoxha raporton se seanca e radhës për ish-ministrit të Mbrojtjes është shtyrë për në datën 23 dhjetor, 13:00.
    Në këtë seancë prokurorët paraqitën provat shkencore.

    Top Channel

  • Protesta e radhes para kryeministrise/ marrin pjese Ervin Salianji dhe Alimehmeti

    Protesta e radhes para kryeministrise/ marrin pjese Ervin Salianji dhe Alimehmeti

    Gazeta Standard është portali zyrtar i gazetës se përditshme “Standard”. Parimi ynë është informimi i thelluar i mbeshtetur ne objektivitet dhe investigim. “Behu pjese e lajmit”- eshte motoja jone kryesore qe fton lexuesit te jene pjese e jona

  • Samiti BE-Ballkani Perëndimor, takimi i radhës mes vendeve të rajonit dhe unionit mbahet në 17 dhjetor

    Samiti BE-Ballkani Perëndimor, takimi i radhës mes vendeve të rajonit dhe unionit mbahet në 17 dhjetor

    Në 17 dhjetor në Bruksel do të mbahet samiti i radhës i Bashkimit Europian dhe Ballkanit Perëndimor.
    Ky takim i nivelit të lartë, i cili mbahet për të katërtin vit radhazi do të zhvillohet në prag të mbledhjes së këshillit të fundit evropian për këtë vit.
    Mali i Zi dhe Shqipëria shkojnë në këtë samit me afate të përcaktuara për anëtarësimin në BE, përkatësisht vitin 2028 dhe atë 2029, si vendet pararojë që pritet t’i bashkohen unionit.

    Takimi i 17 dhjetorit pritet të përqëndrohet në gjetjet më të fundit të paketës së zgjerimit 2025.
    Gjithashtu plani i rritjes për Ballkanin Perëndimor prej 6 miliardë eurosh do të zërë vend qendror, i konsideruar gjerësisht në Bruksel si një nga mjetet më efektive për afrimin e rajonit me BE-në, si ekonomikisht ashtu edhe në aspektin e reformave./vizionplus.tv

  • Shtyhet në GJKKO seanca paraprake për dosjen ‘Veliaj’, e radhës më 12 dhjetor

    Shtyhet në GJKKO seanca paraprake për dosjen ‘Veliaj’, e radhës më 12 dhjetor

    Ka përfunduar seanca gjyqësore për kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj, ndërsa seanca e radhës është caktuar për datën 12 dhjetor.

    Nga të pandehurit, mbrojtjen nuk e kanë bërë ende Veliaj dhe bashkëshortja e tij, Ajola Xoxa, të cilët pritet të dëgjohen gjatë seancës së ardhshme.

    LEXO EDHE: 

    Ndihmoi Veliajn, Bushka në seancë paraprake me 2 kërkesa: pushim çështjeje ose gjykim të shkurtuar

    Në GJKKO u zhvillua sot seanca paraprake për kryetarin e bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj. Seanca e kaluar, ku Veliaj ishte i pranishëm u shty për shkak të kërkesës së tij për t’u njohur me aktet e dosjes. Ai kërkoi gjithashtu që të të mos vendosej në kafazin në sallën e gjyqit, duke e konsideruar si një shkelje të të drejtave të njeriut dhe kushtetuese.

    Veliaj ndodhet në paraburgimim që prej muajit shkurt dhe akuzohet për veprat penale si pastrim parash, mosdeklarim pasurie, korrupsion pasiv në 9 episode, shpërdorim detyre si dhe futje të sendeve të ndaluara në qeli.

  • Foltorja e radhës/ Berisha takohet pasdite me demokratët e Mirditës

    Foltorja e radhës/ Berisha takohet pasdite me demokratët e Mirditës

    Kryedemokrati Sali Berisha do të jetë pasditen e sotme në Mirditë, në vijim të turit të tij të ‘Foltores’ në zona në ndryshme të vendit.
    Përmes një njoftimi për shtyp nga Partia Demokratike, bëhet me dije se takimi do të mbahet në orën 18:30.
    Mësohet se Berisha do të zhvillojë një bashkëbisedim të hapur dhe të drejtpërdrejtë me qytetarët dhe simpatizantët në Pallatin e Kulturës.
    Që pas nisjes së protestave “Foltorja 2”, Berisha do të zhvillojë për herë të parë takime edhe në zona të tjera përtej kryeqytetit.

  • Nga legjionarët, tek investimet e FSHF-së dhe “Topi i Artë”, diskutohet gjithçfarëka në episodin e radhës “Në Shtëpinë e Futbollit”

    Nga legjionarët, tek investimet e FSHF-së dhe “Topi i Artë”, diskutohet gjithçfarëka në episodin e radhës “Në Shtëpinë e Futbollit”

    Në emisionin e nëntë të emisionit “Në Shtëpinë e Futbollit”, që transmetohet çdo të mërkurë live në FSHF TV, fokusi kryesor ishte te paraqitjet e legjionarëve, investimet e FSHF-së dhe mbrëmja Gala “Topi i Artë” e projekti “Uniforma ime”.
    Nën drejtimin e Lenida Halilaj, të ftuar në pjesën e parë të kësaj puntate ishin Tefik Osmani, drejtor i Departamentit të Skautizmit në FSHF, dhe moderatori i njohur sportiv Altin Sulçe. Kjo pjesë iu kushtua analizës së paraqitjes së lojtarëve të Kombëtares, me fokus te golat e Manajt, Muçit dhe Mehmetit, si edhe te asistet e Medon Berishës e Mario Mitajt. Një vlerësim i veçantë iu bë edhe portierit Strakosha, i cili priti një penallti, ndërsa Asllani gaboi nga pika e bardhë.
    U diskutua gjithashtu për dëmtimin e Arbër Hoxhës në ndeshjen kundër Goricës, ku u saktësua se mesfushori kuqezi nuk ka asgjë serioze dhe pritet të jetë i gatshëm për sfidën e radhës.
    Gjithashtu, në studio u fol edhe për dy miqësoret e Kombëtares së vajzave ndaj Turqisë. Performanca e skuadrës në të dy takimet dhe debutimi i prurjeve të reja ishin në qendër të diskutimeve.
    Në pjesën e dytë të emisionit, në studio u bashkua drejtori i Departamentit të Projekteve në FSHF, Kevin Lleshi, i cili foli për investimet e reja dhe të shumta të Federatës. Në qendër të diskutimit ishin stadiumi i Vorës, punimet në fushën stërvitore në Krujë dhe vizita e Presidentit Duka në stadiumin e Tetovës.
    Një tjetër temë e rëndësishme ishte edhe mbrëmja Gala e FSHF-së, që do të mbahet më 15 dhjetor në Teatrin e Operas dhe Baletit, si edhe projekti “Uniforma ime”, nga i cili përfitojnë mbi 20 mijë fëmijë në të gjithë Shqipërinë, përfshirë edhe fëmijët e Luginës së Preshevës.

  • Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s zhvillon nesër mbledhjen e radhës në Nion, ja pikat kryesore të rendit të ditës

    Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s zhvillon nesër mbledhjen e radhës në Nion, ja pikat kryesore të rendit të ditës

    Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s do të zhvillojë mbledhjen e radhës të mërkurën, më 3 dhjetor, nga ora 13:30 deri në 17:30, në Nion të Zvicrës.
    Pikat kryesore të rendit të ditës janë:

    UEFA Women’s EURO 2029 – caktimi i vendit pritës
    Finalet e turneve të të rinjve për djem dhe vajza për vitet 2028 dhe 2029 – caktimi i vendeve pritëse
    Rregulloret për UEFA Nations League 2026/27 dhe për garat e të rinjve për djem dhe vajza 2026/27

    Gjatë mbledhjes do të zhvillohen prezantimet finale të kandidaturave për UEFA Women’s EURO 2029, si edhe ceremonia e shpalljes së vendit pritës. UEFA do të komunikojë vendimet e Komitetit Ekzekutiv përmes një njoftimi për median pas ceremonisë.

  • Sot seanca e radhës paraprake për dosjen ‘Meta’/ GJKKO vendos, për kalimin ose jo të çështjes për gjykim

    Sot seanca e radhës paraprake për dosjen ‘Meta’/ GJKKO vendos, për kalimin ose jo të çështjes për gjykim

    Zhvillohet sot në GJKKO seanca e radhës paraprake për dosjen e Ilir Metës, Monika Kryemadhit dhe tre të tjerëve, pas shtyrjes herën e kaluar për shkak të mungesës së avokatit Kujtim Cakrani. Edhe më herët seanca u shty për shkak të kërkesës së avokatit të Metës për përjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka nga çështja.
    SPAK mbylli hetimet më 28 korrik, ndërsa dosjen e kaloi për gjykim në fund të gushtit, e cila përfshiu tre hetime në një aferën CEZ-DIA, lobimin e LSI në SHBA dhe hetimin pasuror.
    Meta dhe Kryemadhi akuzohen për korrupsion pasiv, pastrim parash dhe mosdeklarim pasurie. Pirro Xhixho akuzohet për korrupsion pasiv të funksionarëve të lartë të kryer në bashkëpunim ndërsa Fatime Kryemadhi akuzohet për pastrim parash, së bashku me Ema Çokun. Meta ndodhet në burg që prej tetorit 2024, ndërsa Kryemadhi me detyrim paraqitje.

  • Fjalimi i Berishës mbylli tubimin tek Kryeministria

    Fjalimi i Berishës mbylli tubimin tek Kryeministria

    PD zhvilloi këtë mbrëmje protestën e radhës para Kryeministrisë, ku u kërkua dorëheqja e kryeministrit Edi Rama dhe zv/kryeministres Belinda Balluku e cila është marrë e pandehur nga SPAK. Fjalimi i Berishës mbylli tubimin e radhës, ndërsa protesta tjetër pritet të mbahet të hënën e ardhshme. Foltorja sipas Berishës vjen si përgjigje e bllokimit të hapësirës së opozitës në parlament, por edhe pas marrjes së Belinda Ballukut të pandehur nga SPAK.