Tag: radhazi

  • Kërnaja theu “tersin” te Partizani, tashmë synon rekorde për veten

    Kërnaja theu “tersin” te Partizani, tashmë synon rekorde për veten

    Oltijon Kërnaja është i njohur si trajneri i deklaratave të bujshme te Partizani. Trajneri tropojan është treguar i vendosur që në fillim, duke treguar synimet për më tepër.
    Pas barazimit me Elbasanin në transfertë, Kërnaja i befasoi të gjithë duke treguar hapur objektivin: “Nuk na mjafton vetëm të mos mundemi për ‘Final 4’. Por duke mos humbur, bëjmë hapin cilësor për të shkuar te fitorja. Kemi tri ndeshjet e radhës në Tiranë me Bylisin, Tiranën dhe Flamurtarin dhe me 9 pikë mund të kapim ‘Final 4′”, u shpreh Kërnaja.

    Ky i fundit dukshëm rrezikoi duke folur me besim për Partizanin, që ndërkohë i mungonin dy fitore radhazi në kampionat prej nëntorit të kaluar. Fakt është se Partizani fitoi sfidën me Bylisin dhe më pas ndaj Tiranës, për më tepër pa pësuar gol. Tashmë është radha e Flamurtarit, që në rast fitoreje të mbahet edhe fjala e thënë si një premtim.
    FITORJA NË DERBI DHE ECURIA- Nuk do të jetë çudi, nëse Partizani mposht Flamurtarin që po ashtu ka surprizuar me disa rezultate. Kjo pasi Kërnaja ka thyer tashmë një ters. Bëhej fjalë për derbin ku fitorja mungonte prej prillit të kaluar. Ishin luajtur pesë takime dhe asnjë prej tyre nuk e nxori Partizanin me 3 pikë. Po ashtu edhe forma e Partizanit është në rritje. Dy fitore radhazi sërish shikohen si çlirim.
    Për të parë tri fitore radhazi nga të kuqtë ndërkohë duhet të kthehemi në sezonin 2023/24. Bëhet fjalë për Orges Shehin, që në fundin e kampionatit regjistronte gjashtë fitore radhazi, por më pas humbi finalen me Egnatian. Pra nga maji i vitit 2024, Partizani nuk e provon këtë ndjesi në kampionat. Bylisi, Flamurtari dhe Tirana u panë si rivalë për mbijetesën gjatë kohës që Kërnaja dha deklaratën e bujshme. Tashmë gjërat po ndryshojnë. Nëse Partizani fiton edhe ndaj Flamurtarit, atëherë llogaritë e vërteta bëhen me ekipet e renditura më sipër në renditje.

    © BalkanWeb

    Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.Grupi Balkanweb

  • 15 fitore radhazi për Oklahoma që dominon në NBA, Doncic-LeBron i japin fitoren Lakers

    15 fitore radhazi për Oklahoma që dominon në NBA, Doncic-LeBron i japin fitoren Lakers

    Skuadra kampione e Oklahoma fitoi 131-101 në fushën e Utah Jazz, duke korrur suksesin e 15-të radhazi në NBA këtë sezon. Williams e Holmgren realizuan nga 25 pikë secili për Thunder.
    Fitore të rëndësishme jashtë fushe korri ekipi i Lakers, që mundi 112-108 Philadelphia dhe qëndorn në vendin e dytë në Konferencën e Perëndimit. Luka Doncic realizoi një “triple double”, me 31 pikë 15 rebound e 11 asist, mbështetur nga LeBron James me 29 pikë.
    Jashtë fushe fiton edhe Boston, që falë 30 pikëve të Broën dhe 27 të White, triumfoi 121-113 në fushën e Toronto. Ndërsa Memphis mposhti 119-96 Portland, ndeshje ku për vendasit u dallua Aldama me 22 pikë.
    Nuk zhgënjen skuadra e Denver, që mposhti 115-106 Charlotte, sfidë ku dyshja Murray-Jokic realizoi 62 pikë së bashku. Ndërsa skuadra e Golden State, falë 53 pikëve të realizuara nga lojtarët e stolit, mundi 123-91 Chicago.
    NBA-Rezultatet e sotme
    New York – Orlando, 106-100
    Toronto – Boston, 113-121
    Charlotte – Denver, 106-115
    Memphis – Portland, 119-96
    Chicago – Golden State, 91-123
    Philadelphia – Lakers, 108-112
    Utah Jazz – Oklahoma, 101-131

  • VIDEO/ Triumfi i dytë radhazi në Bundesligë, Dortmund mund Hoffenheim

    VIDEO/ Triumfi i dytë radhazi në Bundesligë, Dortmund mund Hoffenheim

    Dortmund merr fitoren e dytë radhazi në kampionat, teksa kaloi me shifrat 2-0 pengesën e Hoffenheim. Nga një gol për secilën pjesë mjaftuan për të besuarit e Kovac, për të marrë këtë sukses në shtëpi.Pjesa e parë u vendos nga një gol i Brandt, në minutën e 43-të. Goli i dytë mban firmën e Schlotterbeck, në minutën e 60-të.
    Verdhezinjtë e vendit të 3-të do të përballen në ndeshjen tjetër ndaj Freiburg. Hoffenheim i vendit të pestë pret Hamburgun.

  • Luftëtari pëson humbjen e tretë radhazi

    Luftëtari pëson humbjen e tretë radhazi

    Luftëtari pësoi sot humbjen e tretë radhazi. Në përballjen me Lushnjen në fushën e vet, ekipi i Gjirokastrës doli me rezultatin 1 me 2.
    Golat për Lushnjën u shënuan nga Salvatore Ribaudo në minutën 18’ dhe Marjus Korreshi në minutën 29’. Për Luftëtarin ngushtoi diferencën në 71’ Kalonji Nyanguila.
    Në minutat e para Lushnja arriti të dominonte dhe mbylli pjesën e parë me epërsi 0-2. Luftëtari tentoi rikthimin në pjesën e dytë, por vetëm arriti të shënojë një gol — nuk mjaftoi për barazim.
    Me trajnerin e ri Bledar Devolli, Luftëtari s’ka arritur ende të marrë një fitore. Kujtojmë që ai humbi në debutimin e tij me Apolloninë, më pas me Burrelin dhe sot me Lushnjen.

  • Mundësia e dhjetë për Partizanin, a do e thyejë Kërnaja “tersin” në derbin me Tiranën?

    Mundësia e dhjetë për Partizanin, a do e thyejë Kërnaja “tersin” në derbin me Tiranën?

    Partizani nuk fiton dy ndeshje radhazi në kampionat, që nga nëntori i vitit 2024. Më 9 dhe 24 nëntor, të kuqtë fitonin respektivisht kundër Dinamos dhe Laçit.
    Më pas janë luajtur 22 ndeshje për të mbyllur kampionatin e kaluar dhe 14 aktualet, por asnjëherë nuk janë parë dy fitore radhazi. Bëhet fjalë për një edicion të plotë me 36 javë, nëse bashkohen ndeshjet. Çuditërisht pa gëzuar asnjëherë dy herë radhazi. Mundësia është parë çdo herë pas nëntë fitoreve.

    E njëjta gjë mund të thuhet sërish pas triumfit me Bylisin sepse është hera e dhjetë, që Partizani do kërkojë të kombinojë 6 pikë bashkë në kampionat.
    FORMA- Kërnaja shkon në derbi me formën e duhur, për të qenë pjesë e historisë si një ndër trajnerët që e fiton këtë takim. Në fazën e dytë të Superiores, askush nuk ka bërë më mirë se Partizani. Bashkë me Elbasanin janë grumbulluar nga 9 pikë.
    Të dyja skuadrat nuk e kanë provuar shijen e humbjes në fazën e dytë. Me pesë gola të shënuar dhe tre të pësuar, konfirmohet fakti se të kuqtë po bëjnë më mirë se rivalët. Kërnaja do mbushë nëntë ndeshje, ndryshe një fazë në krye të Partizanit, pas sfidës me bardheblutë. Gjatë kësaj kohe është humbur vetëm përballja në derbin me Dinamon.

  • Vitinha: E jashtëzakonshme po e fituam Champions-in dy herë radhazi

    Vitinha: E jashtëzakonshme po e fituam Champions-in dy herë radhazi

    5 Dhjetor 2025

    12:35

    Alfred Lleshi

    PSG mund ta fitojë Champions League për herë të dytë radhazi, duke arritur një sukses historik që, nga reforma e vitit 1992, vetëm Real Madridi e ka arritur me edicionet 2016, 2017 dhe 2018. Ekipi i Luis Enrique e ka nisur mirë në Europë dhe renditet i dyti në kampionat, duke treguar potencial të madh.
    Mesfushori i PSG-së, Vitinha, nuk i fsheh ambiciet e mëdha. “Kush nuk do të donte ta fitonte Champions-in? – tha ai për “Foot Mercato”. – Të gjithë duam ta ngremë trofeun përsëri, ta fitonim dy herë radhazi do të ishte edhe më e jashtëzakonshme. Sezonin e kaluar e deshëm po ashtu, por fillimi nuk ishte i lehtë.
    Nuk është vetëm dëshirë; ndonjëherë është çështje fati dhe forme optimale. Gjithsesi do të japim maksimumin, në kampionat dhe në Champions. E dimë që do të ketë luhatje, por do të bëjmë gjithçka për të mbetur në krye”.

  • Moti i keq në vend, për të katërtën ditë radhazi niveli i Vjosës mbetet në kuota rreziku

    Moti i keq në vend, për të katërtën ditë radhazi niveli i Vjosës mbetet në kuota rreziku

    Prej katër ditësh, niveli i lumit Vjosa vazhdon të shfaqë luhatje mes kuotave 7.8 dhe 8.3 metra, pa rënë ende poshtë zonës së rrezikut.

    Për dy ditë me radhë, prurjet kanë mbetur në të njëjtat intervale, duke shënuar ulje-ngritje të vazhdueshme.
    Situata ka mbajtur në gatishmëri strukturat e emergjencave civile dhe pushtetin vendor, të cilët po monitorojnë nga afër gjithë vijën e lumit dhe zonën pranë urës së Mifolit, një nga pikat më të ndjeshme në raste reshjesh dhe përmbytjesh.
    Autoritetet vijojnë vëzhgimin në terren, ndërsa pritet të vlerësohet ndikimi i kushteve atmosferike në orët e ardhshme.

    Top Channel

  • Sinner triumfon në ATP Finals për të dytin vit radhazi, mposht Alcaraz në finalen e Torinos

    Sinner triumfon në ATP Finals për të dytin vit radhazi, mposht Alcaraz në finalen e Torinos

    16 Nëntor 2025

    20:48

    Telesport

    Tenisti italian Jannik Sinner fitoi të dielën në mbrëmje turneun e ATP Finals (eventin ku marrin pjesë tetë tenistët më të mirë në botë). Në finale, ai triumfoi 2-0 (7-6, 7-5) ndaj spanjollit Carlos Alcaraz.
    Një ndeshje mjaft e fortë, që vuri përballë dy tenistët më të mirë në botë. Përballë tifozëve të tij (turneu u zhvillua në Torino), Sinner ishte i pagabueshëm, duke arritur të bëjë diferencën në momentet vendimtare të cdo seti.
    Në setin e parë, italiani triumfoi në “tie break”, ndërsa në të dytin arriti të rrëmbejë një “game” në shërbimin e spanjollit, duke arritur të fitojë ndeshjen, e cila zgjati 2 orë. Për Sinner ky është viti i dytë radhazi që fiton ATP Finals.
    Gjithsesi, Alcaraz e mbyll vitin 2025 në krye të renditjes botërore, me një diferencë të ngushtë pikësh ndaj Sinner. Një dyshe që prej 2-3 vitesh po dikton në fushat e tenisit dhe që pritet ta bëjë këtë gjë për një periudhë të gjatë.

  • Hera e parë në histori, Shqipëria fiton 5 ndeshje radhazi

    Hera e parë në histori, Shqipëria fiton 5 ndeshje radhazi

    Shqipëria po kalon një moment fantastik, duke shënuar histori me trajnerin Silvinjo.
    Pas kualifikimit në Europian, kuqezinjtë kanë arritur që për herë të parë, të kualifikohen për në “Play Off” të Kupës së Botës, megjithëse aty na pret një rrugëtim shumë i vështirë për të arritur ëndrrën e madhe.
    Fitorja ndaj Andorrës me rezultatin 0-1, ka qenë për Shqipërinë edhe e pesta radhazi. Kuqezinjtë nuk kishin arritur kurrë të fitonin 5 ndeshje radhazi, ku në listën e këtyre fitoreve, përfshihen ndeshja me Gjibraltarin, Letoninë, Serbinë, Jordaninë dhe së fundmi me Andorrën.
    Ndeshja e radhës për skuadrën tonë, do të jetë ndaj Anglisë në datën 16 nëntor, ndeshje që është e vështirë të fitohet nga skuadra jonë megjithatë, triumfi në Andorrë e zhbën rezultatin e sfidës me Anglisë, cilido rezultat që të jetë.
    Në këto 5 sfida, Shqipëria ka shënuar 8 gola dhe ka pësuar vetëm 2 në miqësoren ndaj Jordanisë, të fituar me rezultatin 4-2.

  • Besa- Laçi pa gola, Kastrioti fitorja e tretë radhazi

    Besa- Laçi pa gola, Kastrioti fitorja e tretë radhazi

    Besa-Laçi 0-0

    Lushnja- Iliria 1-0

    Kastrioti- AF Luftëtari 3-1

    Korabi- Kukësi 1-0

    Apolonia- Skënderbeu të dielën

    Burreli- Pogradeci 2-0 (luajtur të premten)/Sportiim.al/

    Vazhdo leximin
    Para E Para/ Besa pret Laçin në Luz, Lushnja pa Bicajn në timon