Tag: punojnë

  • ‘Fermerët zero mbështetje nga shteti’, Zhupa: AKU të gjurmojë në kohë abuzuesit për të mos dëmtuar bizneset e ndershme

    ‘Fermerët zero mbështetje nga shteti’, Zhupa: AKU të gjurmojë në kohë abuzuesit për të mos dëmtuar bizneset e ndershme

    Deputetja e PD, Ina Zhupa zhvilluar një takim me biznese të grumbullimit dhe shitjes së mandarinave në Mursi, ku ka shprehur mbështetjen e saj të plotë për prodhuesit vendas dhe për sipërmarrjet që punojnë ndershmërisht.
    Zhupa theksoi se vendi ynë është i bekuar me natyrë të mrekullueshme dhe njerëz punëtorë, por, sipas saj, vuan nga papërgjegjshmëria e institucioneve që nuk arrijnë të mbrojnë interesin e qytetarëve. Ajo ngriti shqetësimin se paaftësia e AKU-së për të kontrolluar tregun dhe për të gjurmuar abuzuesit krijon terren për lajme të rreme dhe godet drejtpërdrejt fermerët dhe bizneset që punojnë me integritet.
    Ajo u bëri thirrje qytetarëve të mbështesin ekonominë vendase: “Blini produktet e tyre, blini mundin e fermerëve tanë. Vetëm kështu i japim vlerë punës së tyre dhe fuqizojmë prodhimin shqiptar.”
    Statusi i plotë i Ina Zhupës:
     
    Vendi ynë është i bekuar nga natyra dhe nga duart punëtore të njerëzve të ndershëm, por fatkeqësisht i mallkuar nga qeveritarë të papërgjegjshëm që nuk i çojnë fondet e buxhetit atje ku duhet: te qytetarët, te fermerët, te ata që punojnë me përkushtim.
    Ndërkohë që AKU tregohet e paaftë për të kontrolluar abuzuesit dhe përhapjen e lajmeve të rreme që dëmtojnë fermerët dhe bizneset e ndershme, njerëz si Fatmir Shero vazhdojnë të ndërtojnë modele suksesi me prodhimet e fermerëve të Konispolit.
    AKU ka për detyrë të kontrolloj në kohë tregun dhe të gjurmoj abuzuesit për t’i vënë para përgjegjësisë dhe mos të bëhet pjesë e skemave për dëmtimin e prodhimit vendas.
    Prodhime me cilësi të jashtëzakonshme, të realizuara vetëm me mund, përkushtim dhe sakrifica dhe fatkeqësisht me zero mbështetje nga shteti.
    Të mbështesim punën e fermerëve tanë. Të bejmë produkte vendase. Vetëm kështu i japim vlerë punës së tyre dhe fuqizojmë prodhimin shqiptar.

  • Video/ Periferia e Londrës në flakë, shpërthimi në një depo mbulon zonën me re të zeza tymi

    Video/ Periferia e Londrës në flakë, shpërthimi në një depo mbulon zonën me re të zeza tymi

    Një zjarr masiv shpërtheu në një depo në Southall, në perëndim të Londrës ndërsa mijëra banorë u evakuuan dhe shumë nxënës të një shkolle aty pranë u larguan menjëherë nga vendngjarja.

    Sipas Departamentit të Zjarrfikësve të Londrës, 150 zjarrfikës me 25 automjete po punojnë për të shuar flakët, ndërsa shkaku i zjarrit mbetet i panjohur, ndërsa deri më tani nuk raportohet për të lënduar apo viktima.
    “Është shpallur një incident serioz ndërsa zjarrfikësit po merren me një zjarr në një depo në Bridge Street, Southall. Ky vendim u mor për shkak të pranisë së dyshuar të fishekzjarrëve dhe bombolave të ruajtura brenda ndërtesës. Të gjithë zjarrfikësit po punojnë nga një distancë e sigurt dhe nuk janë në rrezik”, thanë autoritetet.
    Zjarri ka përfshirë një ndërtesë dykatëshe që përmban një depo dhe një hapësirë tregtare, ndërsa rreth tre të katërtat e saj janë në flakë. Në vendngjarje janë vendosur tre shkallë rrotulluese, të cilat po u mundësojnë ekipeve të shuarjes të punojnë nga lartësia.
    Për shkak të kompleksitetit të ndërtesës dhe përmasave të mëdha të zjarrit, pritet që incidenti të zgjasë gjatë dhe operacionet të vazhdojnë për gjithë ditën.
    Një shkollë dhe një bllok apartamentesh janë evakuuar si masë paraprake, ndërsa retë e tymit mund të shihen në të gjithë Londrën perëndimore. Banorëve u kërkohet të mbajnë dyert dhe dritaret të mbyllura.
    Trafiku në zonë pritet të jetë i rënduar dhe qytetarëve u rekomandohet ta shmangin zonën nëse është e mundur.

    London firefighters are working to extinguish a large fire at a warehouse in Southall; it is not yet known if there are any injuries. UK.. pic.twitter.com/Da7wGCORHM
    — CMNS_Media✍🏻 (@1SanatanSatya) November 25, 2025

    Top Channel

  • Hoxha: Balluku pritet të hetohet edhe për ‘Tigrat 1-3’, e lidhur dhe ish-ambasadorja e SHBA

    Hoxha: Balluku pritet të hetohet edhe për ‘Tigrat 1-3’, e lidhur dhe ish-ambasadorja e SHBA

    Gazetari Artan Hoxha u shpreh se, në horizont duket se do të ketë një tjetër aferë korruptive që do ti bashkëngjitet Belinda Ballukut. Sipas gazetarit, bëhet fjalë për anijet termocentral të emërtuara ‘Tigri 1’ dhe ‘Tigri 3’, të ankoruara në Vlorë dhe për të cilat shqiptarët paguajnë 94 500 euro qira mujore, punojnë apo nuk punojnë ato.‘Këta i kanë ndezur në momentin që kanë filluar këto veprimet që ‘Tigri 1’ dhe ‘Tigri 3’ aty vetëm marrin para dhe nuk prodhojnë energji. Tani që të jenë në rregull që për të treguar që tigrat edhe punojnë, edhe prodhojnë energji, se e dinë që do vijë kjo fazë, prandaj e pyeta Eltonin.I ka ndezur për të nxjerrë tym, për të treguar se ka qenë dhe ditë e bukur aty kur e ka ndezur, duket dhe tymi. Në fakt ai tymi që prodhojnë ata vetëm ndot Vlorën, gjirin e Vlorës aty, sepse prandaj është bërë, por duke patur parasysh nivelin e abuzimit që është në këtë rast, sepse i kemi marrë me një kontratë shumë të shtrenjtë, kemi marrë mjete të cilat e kanë rendimentin jashtëzakonisht të ulët dhe kanë shkaktuar një dëm financiar shumë të madh.Prandaj e pyeta Eltonin sepse kjo është një çështje që mund të hapet në çdo moment. Dhe e kini parasysh në promovimin e këtij aktiviteti atëherë, ka qenë ambasadorja amerikane në Shqipëri, e cila mbasi u largua nga detyra në trupin diplomatik të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, është punësuar pikërisht në kompaninë e cila na solli ‘Tigrat’ aty.I ka ndezur disa herë, nuk është hera e parë që i ndezin ata. I ka ndezur që në momentin kur është bërë kallëzimi dhe kanë ndjerë që mund të ketë një rrezik.Dhe ‘Tigrat’ kanë filluar t’i ndezin dhe për të treguar që tigrat punojnë. Por, por kanë dhe një justifikim tjetër, thoshin, ne i morëm ‘Tigrat’ në një moment krize energjetike dhe në tregun vendas dhe në tregun ndërkombëtar. Dhe momenti që ne duhej që t’i ndiznim, qëlloi moti i mirë, ra shiu, u mbushën hidrocentralet dhe s’kemi patur nevojë t’i përdorim. Ndërkohë, ai që na i ka sjellë, na ka thënë, i përdor si përdor, kjo është sasia e lekëve që paguan.Aty është vërtet është një aferë shumë e madhe. Balluku është direkt ministrja që i ka sjellë.Ajo është shfaqur që në promovimin e ardhjes së tigrave dhe mbasi u largua nga detyra si pjesë e trupit diplomatik të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, është punësuar aty, duke të bërë një qark të shkurtër për të thënë se kush është ai që i solli tigrat, kush është përfituesi, kush është përfituesi nga jashtë dhe kush është përfituesi i brendshëm.Se përfituesi nga brenda është më tepër përfitues politik. Ai ka marrë një mbështetje të fortë diplomatike dhe prandaj e ka bërë këtë lëvizje’, tha ndër të tjera, Artan Hoxha

  • Moti i keq/ Ministria e Mbrojtjes: Situata po normalizohet

    Moti i keq/ Ministria e Mbrojtjes: Situata po normalizohet

    Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar situatën lidhur me reshjet e shiut me intensitet të lartë që kanë prekur Shqipërinë nga veriu në jug duke shkaktuar përmbytje si dhe problematika të tjera, bllok aksesh e izolime të disa fshatrave.
    Autoritetet bëjnë me dije se monitorimi i vazhdueshëm i nivelit të lumenjve, argjinaturave dhe infrastrukturës rrugore vijon pa ndërprerje, ndërsa ndërhyrjet në terren po kryhen me intensitet të lartë për garantimin e sigurisë së banorëve në zonat e prekura.
    SITUATA SIPAS QARQEVE
    QARKU LEZHË
    Po punohet me 12 mjete vetëshkarkuese dhe 2 ekskavatorë në argjinaturën e Lagunës së Vainit, Përmbytjet në këtë zonë janë të kufizuara vetëm në toka bujqësore.
    Në Kurbin vijon puna për riparimin e rrugës Skuraj–Gallatë–Vinjollë dhe mbushja e shpatullave të urave.
    Në Mirditë po punohet në aksin Rrëshen–Bukmirë me mjete të rënda.
    Në njësitë Fan dhe Selitë vijon rehabilitimi i rrugëve rurale.
    Lumi Drin me tendencë rënie; Lumi Mat pa probleme. Ndërsa furnizimi me ujë është normal.
    QARKU DURRËS
    Për shkak edhe të reshjeve me intensitet të ulët lumenjtë Erzen, Ishëm dhe Zezë nuk kanë shënuar rritje niveli.
    Pastrimi i kanaleve të kullimit në Durrës vijon me mjete të bashkisë dhe Drejtorisë së Ujitjes.
    Ndërsa kanë përfunduar punimet për forcimin e argjinaturës së lumit Droje në fshatin Dukagjin.
    Vijojnë ndërhyrjet për pastrimin e kanaleve dhe rrugëve në Borizanë dhe Cudhi
    Fatmirësisht ka një tendencë uljeje të nivelit të ujit në tokat bujqësore.
    QARKU FIER
    Niveli i lumit Lumi Seman është brenda argjinaturave, por ka dalë nga shtrati, gjë që ka sjellë përmbytje në tokat bujqësore në fshatrat Imësht, Seman dhe Suk.
    Referuar të dhënave të marra mbi prurjet e lumit Vjosa në urën e Memaliaj si dhe nivelit aktual në urën e Mifolit, në bashkëpunim edhe me strukturat e bashkisë Fier janë marrë masat për njoftimin e njësive administrative që shtrihen përgjatë rrjedhës së lumit Vjosa.
    Akset nacionale dhe rurale janë të kalueshme normalisht.
    Po monitorohet situate në argjinaturën e Mbrostarit.
    QARKU VLORË
    Edhe në Vlorë situate paraqitet më e stabilizuar.
    Në koordinim me prefekturat fqinje po mbahet në monitorim niveli i ujit në lumin Vjosa.
    Në mbështetje janë 67 efektivë të FA, 17 mjete, 5 varka dhe 2 pompa thithëse.
    Në Selenicë po punohet për zhbllokimin e segmentit Selenicë–Rromës.
    Sarandë: situata e stabilizuar, të gjitha rrugët të kalueshme përveç urës së fermerëve Metoq.
    Në Finiq gjithashtu po punohet për kalueshmërinë në rrugën Vrion–Aliko.
    Hidrovorët e Vlorës po punojnë me kapacitet të plotë.
    QARKU DIBËR
    Ekipet e emergjencave në terren po punojnë prej orësh punën për riparimin e dëmve të shkaktuara në infrastrukturë, si pasojë e reshjeve të një dite më parë.
    Në Bulqizë po punohet për zhbllokuar rrugën për në qytetin e Ri.
    Në Dibër punohet në Luzni, Zall Dardhë e Muhur për hapjen e shtratit të përrenjve.
    Në Mat gjithashtu ekipet po punojnë për pastrimin e rrugëve pranë spitalit, në akset Vig-Macukull, Derjan, Prell, Mesuç–Laç, Vinjoll, Gjalish, Karicë, Batërr, Selicë, Stojan etj.
    FA dhe strukturat vendore po punojnë intensivisht në Rukaj për hapjen e dy përrenjve me rrezik për banesat.
    Furnizimi me energji dhe ujë është normal dhe rrugët kombëtare të kalueshme.
    QARKU SHKODËR
    Me vëmendje maksimale po punohet në Fushë-Arrëz, në Qafë Mali, ku ka patur dëmtime të segmenteve rurale për shkak të rrëshqitjeve dhe gurëve.
    Ndërhyrje ka në Malësi të Madhe, për shkak të rritjes së prurjeve të përroit të Thatë.
    QARKU BERAT
    Niveli i lumit Osum, në Berat ka rënë nga 4 m në 3.65 m, por ka prani uji ende në tokat e Veterrikut dhe Moravës.
    Në Poliçan ujërat janë tërhequr.
    Në Dimal, lumi Osum ka përfshirë 13 ha toka bujqësore në Arrës dhe Çiflik.
    Ndërkohë vijon monitorimi I situatës së strukturave vendore.
    QARKU KORÇË
    Situata në përmirësim. Në Maliq niveli i Devollit dhe Dunavecit është në rënie; ujërat në tokat bujqësore janë të kufizuara.
    Përmirësim të situatës ka edhe në Pustec, Pogradec dhe Kolonjë.
    QARKU GJIROKASTËR
    Niveli i Vjosës në Memaliaj është nën pikën kritike. Në tendëncë rënie është edhe në Përmet.
    Akset kombëtare janë të gjithë të qarkullueshme.
    Fiormat kontraktore po punojnë në aksin Kolonjë–Golem, aksin Suhë–Poliçan dhe në disa rrugë rurale në Tepelenë.
    QARKU ELBASAN
    Në Librazhd, për shkak të nivelit të ujit në Urën e Murrashit, do të bëhet evakuimi I një familjeje.
    QARKU TIRANË
    Në Rrogozhinë niveli i lumit ka rënë dhe situate është drejt stabilizimit.
    QARKU KUKËS
    Akset, ku ka patur rënie gurësh dhe inerte tashmë janë pastruar dhe janë të kalueshëm.
    Ekipet e OShEE në të gjithë vendin po punojnë pa ndërprerje për të rikthyer furnizimin me energji në disa zona të thella.
    Ministria e Mbrojtjes dhe Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile, së bashku me strukturat në varësi mbetet në monitorim të pandërprerë të situatës dhe në kontakt të drejtpërdrejtë me strukturat vendore, ekipet e emergjencës dhe institucionet përgjegjëse për ndërhyrje të menjëhershme në rast përkeqësimi të kushteve atmosferike.

  • DITA 3! Moti i keq në vend-Lumi Vjosa dhe Seman dalin nga shtrati, akset rrugore ende të bllokuara

    DITA 3! Moti i keq në vend-Lumi Vjosa dhe Seman dalin nga shtrati, akset rrugore ende të bllokuara

    Ura Milot

    TIRANË-Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar situatën lidhur me reshjet e shiut me intensitet të lartë që kanë prekur Shqipërinë nga veriu në jug duke shkaktuar përmbytje si dhe problematika të tjera, bllok aksesh e izolime të disa fshatrave. Gjatë orëve të fundit, situata në pjesën më të madhe të territorit të vendit është më e qetë, për shkak edhe të qetësimit të reshjeve të shiut.
    Megjithatë strukturat e Mbrojtjes Civile, bashkitë, OSHEE, ujësjellës-kanalizime dhe Forcat e Armatosura kanë vijuar punën në terren, duke shtuar masat për të parandaluar pasojat e mundshme nga shtimi i reshjeve të parashikuara në orët në vijim. Monitorimi i vazhdueshëm i nivelit të lumenjve, argjinaturave dhe infrastrukturës rrugore vijon pa ndërprerje, ndërsa ndërhyrjet në terren po kryhen me intensitet të lartë për garantimin e sigurisë së banorëve në zonat e prekura.
    SITUATA SIPAS QARQEVE:
    QARKU LEZHË
    Po punohet me 12 mjete vetëshkarkuese dhe 2 ekskavatorë në argjinaturën e Lagunës së Vainit, përmbytjet në këtë zonë janë të kufizuara vetëm në toka bujqësore. Në Kurbin vijon puna për riparimin e rrugës Skuraj–Gallatë–Vinjollë dhe mbushja e shpatullave të urave. Në Mirditë po punohet në aksin Rrëshen–Bukmirë me mjete të rënda. Në njësitë Fan dhe Selitë vijon rehabilitimi i rrugëve rurale. Lumi Drin me tendencë rënie; Lumi Mat pa probleme. Ndërsa furnizimi me ujë është normal.
    QARKU DURRËS
    Për shkak edhe të reshjeve me intensitet të ulët lumenjtë Erzen, Ishëm dhe Zezë nuk kanë shënuar rritje niveli. Pastrimi i kanaleve të kullimit në Durrës vijon me mjete të bashkisë dhe Drejtorisë së Ujitjes. Ndërsa kanë përfunduar punimet për forcimin e argjinaturës së lumit Droje në fshatin Dukagjin. Vijojnë ndërhyrjet për pastrimin e kanaleve dhe rrugëve në Borizanë dhe Cudhi. Fatmirësisht ka një tendencë uljeje të nivelit të ujit në tokat bujqësore.
    QARKU FIER
    Niveli i lumit Lumi Seman është brenda argjinaturave, por ka dalë nga shtrati, gjë që ka sjellë përmbytjë në tokat bujqësore në fshatrat Imësht, Seman dhe Suk. Referuar të dhënave të marra mbi prurjet e lumit Vjosa në urën e Memaliaj si dhe nivelit aktual në urën e Mifolit, në bashkëpunim edhe me strukturat e bashkisë Fier janë marrë masat për njoftimin e njësive administrative që shtrihen përgjatë rrjedhës së lumit Vjosa. Akset nacionale dhe rurale janë të kalueshme normalisht. Po monitorohet situate në argjinaturën e Mbrostarit.
    QARKU VLORË
    Edhe në Vlorë situate paraqitet më e stabilizuar. Në koordinim me prefekturat fqinje po mbahet në monitorim niveli i ujit në lumin Vjosa. Në mbështetje janë 67 efektivë të FA, 17 mjete, 5 varka dhe 2 pompa thithëse. Në Selenicë po punohet për zhbllokimin e segmentit Selenicë–Rromës.
    Sarandë: situata e stabilizuar, të gjitha rrugët të kalueshme përveç urës së fermerëve Metoq. Në Finiq gjithashtu po punohet për kalueshmërinë në rrugën Vrion–Aliko. Hidrovorët e Vlorës po punojnë me kapacitet të plotë.
    QARKU DIBËR
    Ekipet e emergjencave në terren po punojnë prej orësh punën për riparimin e dëmve të shkaktuara në infrastrukturë, si pasojë e reshjeve të një dite më parë. Në Bulqizë po punohet për zhbllokuar rrugën për në qytetin e Ri. Në Dibër punohet në Luzni, Zall Dardhë e Muhur për hapjen e shtratit të përrenjve. Në Mat gjithashtu ekipet po punojnë për pastrimin e rrugëve pranë spitalit, në akset Vig-Macukull, Derjan, Prell, Mesuç–Laç, Vinjoll, Gjalish, Karicë, Batërr, Selicë, Stojan etj.FA dhe strukturat vendore po punojnë intensivisht në Rukaj për hapjen e dy përrenjve me rrezik për banesat. Furnizimi me energji dhe ujë është normal dhe rrugët kombëtare të kalueshme.
    QARKU SHKODËR
    Me vëmendje maksimale po punohet në Fushë-Arrëz, në Qafë Mali, ku ka patur dëmtime të segmenteve rurale për shkak të rrëshqitjeve dhe gurëve. Ndërhyrje ka në Malësi të Madhe, për shkak të rritjes së prurjeve të përroit të Thatë.
    QARKU BERAT
    Niveli i lumit Osum, në Berat ka rënë nga 4 m në 3.65 m, por ka prani uji ende në tokat e Veterrikut dhe Moravës. Në Poliçan ujërat janë tërhequr. Në Dimal, lumi Osum ka përfshirë 13 ha toka bujqësore në Arrës dhe Çiflik.Ndërkohë vijon monitorimi I situatës së strukturave vendore.
    QARKU KORÇË
    Situata në përmirësim. Në Maliq niveli i Devollit dhe Dunavecit është në rënie; ujërat në tokat bujqësore janë të kufizuara. Përmirësim të situatës ka edhe në Pustec, Pogradec dhe Kolonjë.
    QARKU GJIROKASTËR
    Niveli i Vjosës në Memaliaj është nën pikën kritike. Në tendëncë rënie është edhe në Përmet. Akset kombëtare janë të gjithë të qarkullueshme. Fiormat kontraktore po punojnë në aksin Kolonjë–Golem, aksin Suhë–Poliçan dhe në disa rrugë rurale në Tepelenë.
    QARKU ELBASANNë Librazhd, për shkak të nivelit të ujit në Urën e Murrashit, do të bëhet evakuimi I një familjeje.
    QARKU TIRANË
    Në Rrogozhinë niveli i lumit ka rënë dhe situate është drejt stabilizimit.
    QARKU KUKËS
    Akset, ku ka patur rënie gurësh dhe inerte tashmë janë pastruar dhe janë të kalueshëm. Ekipet e OShEE në të gjithë vendin po punojnë pa ndërprerje për të rikthyer furnizimin me energji në disa zona të thella.
    Ministria e Mbrojtjes dhe Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile, së bashku me strukturat në varësi mbetet në monitorim të pandërprerë të situatës dhe në kontakt të drejtpërdrejtë me strukturat vendore, ekipet e emergjencës dhe institucionet përgjegjëse për ndërhyrje të menjëhershme në rast përkeqësimi të kushteve atmosferike.

  • Moti i keq/ Ministria e Mbrojtjes: Ja si paraqitet situata në 12 qarqe

    Moti i keq/ Ministria e Mbrojtjes: Ja si paraqitet situata në 12 qarqe

    Ditët e fundit me reshje intensive shiu që kanë përfshirë Shqipërinë, kanë prekur të gjitha qarqet e vendit, ku janë shfaqur problematika të ndryshme.
    Përmes një njoftimi, Ministria e Mbrojtjes thekson se po kryhet monitorimi i vazhdueshëm i nivelit të lumenjve, argjinaturave dhe infrastrukturës rrugore vijon pa ndërprerje, ndërsa ndërhyrjet në terren po kryhen me intensitet të lartë për garantimin e sigurisë së banorëve në zonat e prekura.
    Ministria e Mbrojtjes ka ndarë edhe një informacion më të përditësuar të situatës sipas qarqeve:
    Qarku Lezhë
    Po punohet me 12 mjete vetëshkarkuese dhe 2 ekskavatorë në argjinaturën e Lagunës së Vainit, Përmbytjet në këtë zonë janë të kufizuara vetëm në toka bujqësore. Në Kurbin vijon puna për riparimin e rrugës Skuraj–Gallatë–Vinjollë dhe mbushja e shpatullave të urave.
    Në Mirditë po punohet në aksin Rrëshen–Bukmirë me mjete të rënda. Në njësitë Fan dhe Selitë vijon rehabilitimi i rrugëve rurale. Lumi Drin me tendencë rënie; Lumi Mat pa probleme. Ndërsa furnizimi me ujë është normal.
    Qarku Durrës
    Për shkak edhe të reshjeve me intensitet të ulët lumenjtë Erzen, Ishëm dhe Zezë nuk kanë shënuar rritje niveli. Pastrimi i kanaleve të kullimit në Durrës vijon me mjete të bashkisë dhe Drejtorisë së Ujitjes. Ndërsa kanë përfunduar punimet për forcimin e argjinaturës së lumit Droje në fshatin Dukagjin. Vijojnë ndërhyrjet për pastrimin e kanaleve dhe rrugëve në Borizanë dhe Cudhi. Fatmirësisht ka një tendencë uljeje të nivelit të ujit në tokat bujqësore.
    Qarku Fier
    Niveli i lumit Lumi Seman është brenda argjinaturave, por ka dalë nga shtrati, gjë që ka sjellë përmbytjë në tokat bujqësore në fshatrat Imësht, Seman dhe Suk.
    Referuar të dhënave të marra mbi prurjet e lumit Vjosa në urën e Memaliaj si dhe nivelit aktual në urën e Mifolit, në bashkëpunim edhe me strukturat e bashkisë Fier janë marrë masat për njoftimin e njësive administrative që shtrihen përgjatë rrjedhës së lumit Vjosa.
    Akset nacionale dhe rurale janë të kalueshme normalisht. Po monitorohet situate në argjinaturën e Mbrostarit.
    Qarku Vlorë
    Edhe në Vlorë situate paraqitet më e stabilizuar. Në koordinim me prefekturat fqinje po mbahet në monitorim niveli i ujit në lumin Vjosa.Në mbështetje janë 67 efektivë të FA, 17 mjete, 5 varka dhe 2 pompa thithëse. Në Selenicë po punohet për zhbllokimin e segmentit Selenicë–Rromës.
    Sarandë: situata e stabilizuar, të gjitha rrugët të kalueshme përveç urës së fermerëve Metoq. Në Finiq gjithashtu po punohet për kalueshmërinë në rrugën Vrion–Aliko. Hidrovorët e Vlorës po punojnë me kapacitet të plotë.
    Qarku Dibër
    Ekipet e emergjencave në terren po punojnë prej orësh punën për riparimin e dëmve të shkaktuara në infrastrukturë, si pasojë e reshjeve të një dite më parë.
    Në Bulqizë po punohet për zhbllokuar rrugën për në qytetin e Ri. Në Dibër punohet në Luzni, Zall Dardhë e Muhur për hapjen e shtratit të përrenjve.
    Në Mat gjithashtu ekipet po punojnë për pastrimin e rrugëve pranë spitalit, në akset Vig-Macukull, Derjan, Prell, Mesuç–Laç, Vinjoll, Gjalish, Karicë, Batërr, Selicë, Stojan etj.
    FA dhe strukturat vendore po punojnë intensivisht në Rukaj për hapjen e dy përrenjve me rrezik për banesat. Furnizimi me energji dhe ujë është normal dhe rrugët kombëtare të kalueshme.
    Qarku Shkodër
    Me vëmendje maksimale po punohet në Fushë-Arrëz, në Qafë Mali, ku ka patur dëmtime të segmenteve rurale për shkak të rrëshqitjeve dhe gurëve.
    Ndërhyrje ka në Malësi të Madhe, për shkak të rritjes së prurjeve të përroit të Thatë.
    Qarku Berat
    Niveli i lumit Osum, në Berat ka rënë nga 4 m në 3.65 m, por ka prani uji ende në tokat e Veterrikut dhe Moravës.
    Në Poliçan ujërat janë tërhequr. Në Dimal, lumi Osum ka përfshirë 13 ha toka bujqësore në Arrës dhe Çiflik. Ndërkohë vijon monitorimi I situatës së strukturave vendore.
    Qarku Korçë
    Situata në përmirësim. Në Maliq niveli i Devollit dhe Dunavecit është në rënie; ujërat në tokat bujqësore janë të kufizuara.
    Përmirësim të situatës ka edhe në Pustec, Pogradec dhe Kolonjë.
    Qarku Gjirokastër
    Niveli i Vjosës në Memaliaj është nën pikën kritike. Në tendëncë rënie është edhe në Përmet. Akset kombëtare janë të gjithë të qarkullueshme.
    Fiormat kontraktore po punojnë në aksin Kolonjë–Golem, aksin Suhë–Poliçan dhe në disa rrugë rurale në Tepelenë.
    Qarku Elbasan
    Në Librazhd, për shkak të nivelit të ujit në Urën e Murrashit, do të bëhet evakuimi I një familjeje.
    Qarku Tiranë
    Në Rrogozhinë niveli i lumit ka rënë dhe situate është drejt stabilizimit.
    Qarku Kukës
    Akset, ku ka patur rënie gurësh dhe inerte tashmë janë pastruar dhe janë të kalueshëm.
    Ekipet e OShEE në të gjithë vendin po punojnë pa ndërprerje për të rikthyer furnizimin me energji në disa zona të thella.

  • Përmbytjet/ Ushtria vendoset në Lezhë dhe Kurbin, 100 shtëpi nën ujë

    Përmbytjet/ Ushtria vendoset në Lezhë dhe Kurbin, 100 shtëpi nën ujë

    Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, i shoqëruar nga prefekti Tauland Malshi, zhvilloi një takim me Shtabin e Emergjencave në Lezhë për të analizuar situatën e reshjeve dhe masat që do të merren në orët në vijim.
    Në Bashkinë e Lezhës janë evakuuar 4 familje, të strehuara në konviktin e shkollës profesionale. Në lagjen “Sake” disa banesa mbeten të rrezikuara, por ndërhyrja kërkon miratim nga Ministria, pasi zona është e mbrojtur.
    Situatë kritike paraqitet edhe në Kallmet, ku rezervuari ka arritur nivelin maksimal. Probleme raportohen edhe në Dragushë e Dajç, ku kanalet e ujërave të larta mund të shkaktojnë përmbytje nëse reshjet vazhdojnë.
    Në Kurbin është evakuuar një familje në fshatin Gjorm, ndërsa në Mirditë situata është më e qetë, me rrëshqitje dhe prani inertesh në disa rrugë rurale, ku është ndërhyrë gjatë ditës.
    Drejtoria Rajonale e Ujitjes dhe Kullimit njoftoi se hidrovoret po punojnë me kapacitet të plotë dhe pa probleme.
    Ndërhyrje janë kryer në kanalet kulluese të Kurbinit dhe në ato të Zadrimës për të shmangur përkeqësimin e situatës. OSHEE raportoi ndërprerje të energjisë mëngjesin e sotëm, por furnizimi është rikthyer pas ndërhyrjeve teknike.
    Ndërkohë, Policia e Lezhës ka shtuar patrullat në akset me rrezik për të kufizuar qarkullimin dhe për të siguruar mbarëvajtjen e lëvizjes.
    Ministri Vengu kërkoi vijimin e gatishmërisë së plotë të të gjitha strukturave, pasi reshjet pritet të vazhdojnë. Mungesë energjie dhe qindra banesa nën ujë, gjendja nga moti i keq në vend sipas Emergjencave Civile, deri në orën 15:00:
    Qarku Dibër
    Në bashkinë Dibër raportohet mungesë e energjisë elektrike në njësitë Kala e Dodës, Sllovë, Zall Dardhë, Reç, Lurë si dhe pjesërisht në Arras e Fushë Çidhën. Grupet e OSHEE po punojnë për riparimit e defekteve. Intensiteti i reshjeve në qark është në rënie.
    Qarku Durrës
    Në Sukth janë prekur disa banesa në fshatrat Kullë, Hamallë dhe Rrushkull, ku ka edhe rrugë të bllokuara. Në Manzë raportohen rreth 48 shtëpi me prani uji.
    Në bashkinë Krujë, në Thumanë, Borizanë dhe Mazhë po punohet për hapjen e kanaleve dhe zhbllokimin e rrugëve, ndërsa në lumin e Drojës po forcohet argjinatura për të shmangur daljen nga shtrati. Niveli i ujit ka nisur të bjerë.
    Qarku Lezhë
    Në bashkinë Kurbin vijojnë ndërhyrjet për shkak të rritjes së nivelit të ujit në Mamurras, ku raportohen 50 banesa me prezencë uji dhe 12 të tjera në njësinë Milot. Po punojnë strukturat e bashkisë dhe mjetet e Drejtorisë Rajonale të Ujësjellës-Kanalizimeve.
    Në bashkinë Mirditë ka ndërprerje të energjisë elektrike në disa fshatra të njësisë Rubik. Nivelet e lumenjve Drin dhe Mat janë brenda kuotave. Qarku Kukës
    Në disa akse rrugore ka pasur rënie inertesh, ndaj kompanitë kontraktore po punojnë për pastrimin. Në zona të thella malore ka mungesë energjie, dhe ekipet e OSHEE-së po punojnë për rikthimin e furnizimit. Qarku Shkodër
    Nuk raportohen problematika. Vijojnë punimet në kanalin e Gurit të Zi dhe në segmentin pranë urës së Dajçit për garantimin e qarkullimit të ujërave. Në zonën e “Harkut të Berdicës” po kryhet pastrim i depozitimeve që pengojnë rrjedhën. Bashkitë e tjera nuk raportojnë probleme.
    Në qarqet e tjera si: Gjirokastër, Vlorë, Fier, Elbasan, Berat, Tiranë nuk raportohen problematika nga reshjet. Në Korçë po punohet për rikthimin e energjisë në disa njësi.
    gijotina.com/

  • VIDEO-Nga shtëpitë me prezencë uji te bllokimi i rrugëve e mungesa e energjisë elektrike/ MM informacion për situatën nga reshjet

    VIDEO-Nga shtëpitë me prezencë uji te bllokimi i rrugëve e mungesa e energjisë elektrike/ MM informacion për situatën nga reshjet

    Ministria e Mbrojtjes përmes një deklarate për mediat ka reaguar në lidhje me situatën e krijuar në vend nga moti i keq. Sipas Ministrisë së Mbrojtjes strukturat vendore dhe ekipet e emergjencave civile në të gjithë vendin po vijojnë punën për normalizimin e situatës së krijuar nga reshjet e fundit. Në disa zona janë shënuar problematika, ndërsa në shumicën e qarqeve situata paraqitet e stabilizuar. 

    Qarku Dibër 

    Në bashkinë Dibër raportohet mungesë e energjisë elektrike në njësitë Kala e Dodës, Sllovë, Zall Dardhë, Reç, Lurë si dhe pjesërisht në Arras e Fushë Çidhën. Grupet e OSHEE po punojnë për riparimit e defekteve. Intensiteti i reshjeve në qark është në rënie. 

    Qarku Durrës 

    Në Sukth janë prekur disa banesa në fshatrat Kullë, Hamallë dhe Rrushkull, ku ka edhe rrugë të bllokuara. Në Manzë raportohen rreth 48 shtëpi me prani uji.  

    Në bashkinë Krujë, në Thumanë, Borizanë dhe Mazhë po punohet për hapjen e kanaleve dhe zhbllokimin e rrugëve, ndërsa në lumin e Drojës po forcohet argjinatura për të shmangur daljen nga shtrati. Niveli i ujit ka nisur të bjerë. 

    Qarku Lezhë 

    Në bashkinë Kurbin vijojnë ndërhyrjet për shkak të rritjes së nivelit të ujit në Mamurras, ku raportohen 50 banesa me prezencë uji dhe 12 të tjera në njësinë Milot. Po punojnë strukturat e bashkisë dhe mjetet e Drejtorisë Rajonale të Ujësjellës-Kanalizimeve. 

    Në bashkinë Mirditë ka ndërprerje të energjisë elektrike në disa fshatra të njësisë Rubik. Nivelet e lumenjve Drin dhe Mat janë brenda kuotave. 

    Qarku Kukës 

    Në disa akse rrugore ka pasur rënie inertesh, ndaj kompanitë kontraktore po punojnë për pastrimin. Në zona të thella malore ka mungesë energjie, dhe ekipet e OSHEE-së po punojnë për rikthimin e furnizimit. 

    Qarku Shkodër 

    Nuk raportohen problematika. Vijojnë punimet në kanalin e Gurit të Zi dhe në segmentin pranë urës së Dajçit për garantimin e qarkullimit të ujërave. Në zonën e “Harkut të Berdicës” po kryhet pastrim i depozitimeve që pengojnë rrjedhën. Bashkitë e tjera nuk raportojnë probleme. 

    Në qarqet e tjera si: Gjirokastër, Vlorë, Fier, Elbasan, Berat, Tiranë nuk raportohen problematika nga reshjet. Në Korçë po punohet për rikthimin e energjisë në disa njësi. 

    Ministria e Mbrojtjes dhe Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile mbeten në monitorim të vazhdueshëm dhe në kontakt me strukturat vendore të mbrojtjes civile, me qëllim marrjen e të gjitha masave të nevojshme në rast të përkeqësimit të kushteve atmosferike. 

     

  • Kërkuan shfuqizimin e ligjit që i detyron të punojnë në Shqipëri pas studimeve, Gjykata e Strasburgut pranon të marrë në shqyrtim çështjen e studentëve të Mjekësisë

    Kërkuan shfuqizimin e ligjit që i detyron të punojnë në Shqipëri pas studimeve, Gjykata e Strasburgut pranon të marrë në shqyrtim çështjen e studentëve të Mjekësisë

    Gjykata e Strasburgut pranon të marrë në shqyrtim çështjen e studentëve të Mjekësisë, të cilët kërkuan shfuqizimin e ligjit q ëi detyron të punojnë në Shqipëri pas studimeve.

    Në Shkurt të vitit 2024 Kushtetuesja, la në fuqi ligjin, por me një ulje të viteve të punësimit me detyrim.

    Top Channel