Tag: prodhimi

  • Çifti Ruko nga Roskoveci: Një shembull suksesi në prodhimin bio të perimeve

    Çifti Ruko nga Roskoveci: Një shembull suksesi në prodhimin bio të perimeve

    Ndërsa shumë fermerë ankohen se nuk arrijnë të shesin prodhimet e tyre dhe shpesh detyrohen t’i hedhin, bashkëshortët Ajet dhe Lumturi Ruko nga fshati Suk i Roskovecit kanë gjetur një model suksesi përmes kultivimit të perimeve bio.Reklama në FieriWeb – “Oazi i Pishave”

    Ata kultivojnë speca dhe domate në një dynym, duke përdorur vetëm pleh organik dhe metoda natyrore për kontrollin e insekteve të dëmshme, përmes insekteve të dobishme dhe kurtheve me feromone. Reklama në FieriWeb – “KETU MUND TE JETË REKLAMA JUAJ”

    Ajet Ruko: “Kryesisht kultivojmë speca dhe domate dhe përpiqemi që prodhimi të jetë bio. Përdorim vetëm pleh organik dhe luftojmë insektet me metoda natyrale dhe kurthe feromonike.”Reklama në FieriWeb – “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

    Reklama në FieriWeb – “BREGU CLIMA”

    Puna në sera kryhet familjarisht dhe kërkon shumë përkushtim, por çiftit Ruko kjo lodhje i shpërblehet kur prodhimi shitet me çmim të mirë.Reklama në FieriWeb – “COVIM CAFFE”

    Lumturi Ruko: “Punojmë si familje. Puna është e lodhshme, por kur shohim rezultatin dhe prodhimin e mirë, lodhja harrohet. Sivjet kemi pasur prodhim të mbarë dhe çmim të mirë, jemi vërtet të kënaqur.”

    Në një serë prej një hektari, të ngritur që në vitin 2013, fermerët kultivojnë kryesisht domate, tranguj dhe speca. Prodhimi arrin deri në 17 tonë në sezon, të cilat shiten si në tregun vendas, ashtu edhe në atë të huaj.

    Megjithatë, çiftit Ruko u mungon mbështetja e duhur nga shteti, sidomos për infrastrukturën dhe skemat e subvencionimit, pasi thonë se nuk kanë përfituar ende nga mundësitë ekzistuese, pavarësisht prodhimit të konsiderueshëm.

    Ky çift tregon se me punë, përkushtim dhe metoda natyrore, prodhimi bio mund të jetë i suksesshëm edhe në kushtet e vështira të tregut vendas.

  • Buxheti 2026/ Berisha shpërthen: Piramidë mashtrimi! Rriten çmimet dhe grabiten xhepat e qytetarëve

    Buxheti 2026/ Berisha shpërthen: Piramidë mashtrimi! Rriten çmimet dhe grabiten xhepat e qytetarëve

    Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha thotë se buxheti i miratuar është një piramidë mashtrimi që bazohet në vjedhjen e qytetarëve shqiptarë. Në mbledhjen e Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Sali Berisha iu referua të dhënave të INSTAT, sipas të cilit tregojnë ‘efektin shkatërrimtar të karteleve të drogës mbi rritjen ekonomike të vendit’.
    Sipas Sali Berishës taksat rriten sepse rriten çmimet dhe grabiten xhepat e qytetarëve. Po ashtu ai tha se “të gjithë përpunuesit kanë leverdi të marrin prodhimet serbe dhe jo serbe dhe jo prodhimet e vendit, prandaj bie prodhimi vendas”.
    “Ky buxheti është një piramidë mashtrimi, vjedhjeje ndaj qytetarëve shqiptarë. Të dhënat më të fundit të INSTAT tregojnë efektin shkatërrimtar të karteleve të drogës mbi rritjen ekonomike të vendit. Çfarë tregojnë këto të dhëna mbi rritjen ekonomike mbi të cilën bazohet buxheti. Në këto të dhëna, rritja ekonomike për herë të parë pas 32 vitesh ekonomia shqiptare në rritje ka kontribut minorance.
    Këtu shteti predominon në ekonomi, me dy kontribute kryesore. Së pari me rrogat, pensionet, sigurimet shoqërore, sigurimet e tjera duke mbajtur një makineri gjigande të punësuarish dhe rritjen fiktive. Së dyti shteti kontribuon me taksën neto. Cfarë është taksa neto? Taksa neto është taksa që vilet ndaj prodhimeve dhe shërbimeve pasi zbritet subvencioni dhe shpenzimi për të.
    Ndodh që çdo rritje çmimi rrit taksën. Nëse çmimi i qumështit kalon nga 2 euro në 4, TVSH që vilet nga e njëjta litër qumësht dyfishohet. Sot vetëm nga 2023-2025 me 200 euro merr më pak seç merrje tre vite me parë me 160 euro. Kjo është e provuar. Rritja e çmimeve sipas eurostat krahasuar me vendet e tjera është 1% më lart se masatarja e BE. Prodhimi industrial është me minus, është në recension. Prandaj dhe taksat nuk vijnë se është rritur prodhimi, të ardhurat nuk rriten se është rritur prodhimi, por taksat rriten sepse rriten çmimet dhe grabiten xhepat e qytetarëve.
    Prodhimi bujqësor bie, çmimet rriten. Shqipëria me rregullat e Ballkanit të Hapur që ka instaluar argati i Vucicit. Të gjithë përpunuesit kanë leverdi të marrin prodhimet serbe dhe jo serbe dhe jo prodhimet e vendit, prandaj bie prodhimi vendas”, tha Berisha.

  • Ishte shpallur në kërkim, ndalohet i riu nga Gjirokastra

    Ishte shpallur në kërkim, ndalohet i riu nga Gjirokastra

    POLICIA E SHTETIT
    Specialistët për Hetimin e Trafiqeve dhe Narkotikëve ndaluan shtetasin e shpallur në kërkim A. B., 25 vjeç, banues në Gjirokastër, pasi Gjykata e Gjirokastrës ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”.
    Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

  • Semani del nga shtrati, prodhimi kalbet, fermerët kërkojnë ndihmë

    Semani del nga shtrati, prodhimi kalbet, fermerët kërkojnë ndihmë

    Dalja e lumit Seman nga shtrati në Bashkinë Dimal ka dëmtuar qindra hektarë sera te mbjella me perime të stinës.
    Fshati Goriçan është më i dëmtuari, ku edhe sot në ditën e katërt të përmbytjeve uji vazhdon të mbajë të përmbytura tokat bujqësore.
    Dëmet sipas banorëve arrijnë në miliona lekë. Edhe për familjen Goga të kthyer nga Gjermania për të punuar në vend lindje përmbytja nuk i kurseu serrat.
    Erigis Goga ishte në pritje të vjeljes se domates kur uji i lumit Seman iu fut deri në një metër brenda. Sot për shkak të qëndrimit të gjatë nën ujë, prodhimi është kalbur.
    Përmbytja e tokave bujqësore rrezikon edhe mbjelljet për sezonin e ardhshëm. Fermerët pohpjnë se kanë porositur fidanët por nuk mund ti mbjellin.
    Balta dhe lagështia e tepërt e bëjnë të pamundur mbjelljet edhe për disa muaj. Fermerët kërkojnë ndihmë nga shteti pasi kursimet e tyre ata i investuan në këto serra nga të cilat sot nuk mund të shesin asgjë.
    Në Bashkinë e Dimalit ditën e sotme problem mbeten tokat bujqësore nëpër të cilat uji po largohet me ngadalë pasi janë të bllokuara kanalet kulluese.
    Në disa zona ato mungojnë fare çka solli përmbytjen e tyre. Ndërsa uji është larguar nga fshatrat Çiflig dhe Arrëz dhe banorët kanë nisur pastrimin e banesave./TCH

  • Fermerët paralajmërojnë më pak vaj ulliri në treg, rendiment i ulët, por cilësi e lartë

    Fermerët paralajmërojnë më pak vaj ulliri në treg, rendiment i ulët, por cilësi e lartë

    Kultivues, grumbullues dhe përpunues të ullirit në të gjithë vendin paralajmërojnë ulje të sasisë së ullinjve dhe vajit të ullirit këtë sezon. Report TV ka qenë në të gjitha zonat ku të ardhurat nga ky biznes janë burimi i vetëm i ekonomive familjare.

    Fier

    Kodrat e Kurjanit në Roskovec janë 90% të mbjella me ullinj, kulturë kjo që siguron të ardhurat kryesore për fermerët. Ky vit ka sjellë prodhim të ulët për shkak të dëmtimeve gjatë lulëzimit nga i ftohti dhe mungesa e reshjeve.

    Astrit Abedinaj, kultivues i ullinjve tha se “kam 700 rrënjë ullinj. Vitin e kaluar prodhova 230 kuintalë, këtë sezon nuk do arrij as gjysmën. Edhe pse përdor plehra organike, moti i keq bëri të vetën. Kërkojmë ndihmë nga ekspertët për shërbime dhe maksimizimin e prodhimit për vitin tjetër.”

    “Rënia e prodhimit do të dëmtojë rëndë ekonominë e familjes, pasi nuk kam burime të tjera të ardhurash”, shprehet Namik Sefedini, fermer.

    Cakrani, zona më e madhe administrative e Fierit dhe ka rreth 600,000 rrënjë ullinj. Në vitin 2024, prodhimi shkoi ne 50 mijë kuintalë, por për vitin 2025 pritet disa here me pak.

    Kujtim Xhelili, pronar fabrike dhe grumbullues shprehet se “kam përpunuar rreth 1,500 kuintal ullinj deri tani. Një rrënjë ka dhënë mesatarisht 20 kg ullinj, krahasuar me 70 kg vitin e kaluar. Vaji po shitet minimalisht me 800 lek per litër.

    “Prodhimi është më i dobët për shkak të faktorëve klimatike. Vjelja është në 20% për të siguruar të ardhurat jetike”, tha fermeri.

    Nga Kurjani i Roskovecit deri në Cakran të Fierit, ulliri këtë vit është me gjysmë rendimenti, duke vënë në vështirësi fermerët dhe familjet që varen vetëm nga kjo kulturë.

    Lushnje

    Zona kodrinore e Lushnjes duke nisur nga Thanasaj e deri ne kodrat e ujëmledhësit të Thanës ka të kultivuar rreth 500 mijë rrënjë ullinj.

    Fermerët e kësaj zonë prej disa ditësh kanë filluar vjeljen dhe përpunimin për vajin e ri. Prodhimi i ullirit, krahasuar me vitin e kaluar ka një rënie në masën 40 deri në 50% sipas zonave por cilësia e vajit është më e lartë.

    Rënia e prodhimit  i penalizon kultivuesit e ullirit  pasi kostoja është e larte.

    Afrim Matjani fermer: Kam 800 rënjë ullinj. Kushtet atmosferike të motit bëjnë punën e vet, thatësira, të gjithë ato. Po vaji është cilësor për mendimin tim me një fjalë se nuk ka ngarkesë.Pra është me cilësi.  Për momentin po ikën me shtatëqind lek për litër. Deri diku nuk jemi të kënaqur duhet të ishte pak më e lartë krahasim me shpenzimet që ka për kultivimin e ullinjve.

    Aktualisht nje liter vaj ulliri direkt ne fabrike shitet me 700 lekë.

    Shyqyri Koçi fermer: Ne kemi një javë që kemi filluar sezonin e vajit te ullirit. Prodhimi është shumë i pakët me vitin e kaluar dhe shumë familje mund të rrezikojnë të rrinë pa te ardhura. Vjet shkuam te 12 ton vaj sivjet parashikojmë te 4 ton vaj nuk ka më shumë shumë prodhim i dobët. Ka qenë shumë vere e nxehtë, ne e kemi pa vaditje. Për momentin po e shesim vajin me 700 lek per liter.

    Për shkak të rënies së prodhimit, çmimi i vajit te ullirit mund të rritet në muajt në vazhdim.

    Sokol Matjani: Prodhimi është më i dobët pritet 40% e prodhimit ndersa vjet ka pasur goxha prodhim tashi këta janë punët e natyrës.  Aktualisht ka pak ngritje të çmimit ngaqë është prodhimi i dobët ka vajtur me 700 lek litri e domethënë mirë është kjo punë për fshatarësinë është mirë sa më i mirë të jetë çmim më mirë është po për momentin këtu shtatë shitet gjithandej këtu te ne.

    Shefit Kuqi: Natyra bën ndikimin e vet domethënë ka mbajtur thatësirë shumë edhe shumë e dobët me plehrat, me kostat që kemi bërë ne tani jemi shumë të dobët për sivjet ka rediment shumë të ulët ulliri. Një litër vaji sivjet po shitet me 700 lek/litër.

    Nje fenomen i shfaqur prej vitesh në sektorin e bujqësisë është mungesa e fuqisë punëtore per vjeljen e ullinjve.

    Berat

    Edhe pse zona e Bilçës dhe fshatrat përreth njihen për prodhimin masiv të ullirit në qarkun e Beratit, prej më shumë se dy vitesh prodhimi ka pësuar rënie të ndjeshme.

    Çdo familje në zonë numëron deri në 500 rrënjë ullinj, por kushtet klimatike bëjnë që nga viti në vit shpresa për sigurimin e të ardhurave të venitet.

    Ky sezon konsiderohet ndër më të dobëtit. Mungesa e të ardhurave po ul edhe shërbimet e domosdoshme ndaj parcelave të kultivuara me ullinj, ku tashmë nuk bëhet më fjalë për investime që lehtësojnë punën e fermerëve, të cilët kryesisht janë të moshuar pas emigrimit të të rinjve.

    ‘Kemi 300 rrënjë dhe nuk morëm asnjë kokërr ullinj, se nuk  prodhuan, pleh i hodhëm. Plehrat janë me çmim të lartë’, tha një fermer.

    ‘Gjendja është e dobët këtë vit, çoi lule dhe nuk i mbajti, unë si kam vjel fare këtë vit. Shumë pak do marr”- tha një fermer.

    Bilça numëron 270 mijë rrënjë ullinj, që deri tani kanë qenë e ardhura kryesore për banorët e zonës.

    Lezhë

    Ndryshe nga Berati apo Fieri, prodhimi i ullinjve është i bollshëm në Zadrimë të Lezhës. Në fshatrat Troshan dhe Fishtë, të njohura për kultivimin e kësaj kulture, fermerët kanë nisur vjeljen, por edhe këtu problem mbetet mungesa e fuqisë punëtore.

    “Të rinjtë janë larguar ne emigrim dhe po hasin vështirësi të shumta për të siguruar krahun e punës”, thane fermerët.

    Ndërkohë kërkesa mbetet e qëndrueshme dhe e lartë. Çmimi i ullirit varion nga 150 lekë deri në 200 lekë për kg, ndërsa çmimi i vajit shkon nga 800 deri në 1200 lekë për litër.

    Përballë këtij prodhimi të bollshëm te ullirit dhe vajit, tregu vendas është i rrezikuar dhe duhet gjetur mekanizmat e nevojshëm për të eksportuar edhe jashtë vendit, thotë specialisti i bujqësisë, Preng Marku.

    Sipërfaqet me ullinj në fshatrat e Lezhës po vijnë gjithnjë në rritje gjatë viteve të fundit, ku numërohen qindra hektarë tokë të mbjella me këtë kulturë.

    Elbasan

    Vaji i ullirit ka shkuar me 800-900 lek për litër në Elbasan. Shkak i rritjes se çmimi është prodhimi i pakët i ullinjve këtë sezon.  Fermerët e Shushicës në Elbasan pranojnë se ky vit ka pasur më pak prodhim krahasuar edhe me një vit më parë.

    Kushtet klimaterike në kohën e lulëzimit, por dhe ciklin biologjik i kulturës së ullirit kanë ndikuar në rënien e rendimentit. Megjithatë vaji është cilësor. Shqetësim për fermerët është edhe mungesa e fuqisë punëtore. Sipas tyre puna sezonale në bujqësi refuzohet, ndërsa tregu i shitjes nuk paraqet qëndrueshmëri.

    Në fabrikat e prodhimit të vajit të ullirit ka nisur tashmë puna, ndërsa vetë administratorët e tyre e cilësojnë cilësinë e vajit të lartë. Çmimi i shumicës është 100 lek më shumë se vitin e kaluar.

    Elbasani në rang qarku prodhon mesatarisht 117mijë ton ullinj në vit.

    Vlorë

    Vlora, një ndër zonat më të njohura për prodhimin e vajit të ullirit po has vështirësi për gjetjen e tregut edhe pse çmimi është 800 lek për litër. Sa i përket prodhimit, ai s’ka qenë i bollshëm këtë vit.

    Edhe në Vlorë ka nisur vjelja e ullirit dhe prodhimi i vajit. Fermerët e Novoselës kultivojnë disa varietete, ndërsa pranojnë se ky vit ka pasur më pak prodhim krahasuar edhe me një vit më parë. Megjithatë për ta ajo që vlen është cilësia e vajit.

    ‘Sivjet nuk ka pasur shumë, po atë që ka, e ka cilësor, cilësia e vajit është shumë e mirë këtë vit’, tha një fermerë.

    Adhurim Lazaj, specialist i Qendrës së Transferimit të Kulturave Bujqësore, thekson se janë disa shkaqet që kanë ndikuar në prodhimin e pakët të disa varieteteve .

    “Kanë ndikuar nga kushtet e motit, por edhe sëmundjet që kanë prekur ullirin këtë vit”, tha ai.

    Në fabrikat e prodhimit të vajit të ullirit ka nisur tashmë puna, ndërsa vetë administratorët e tyre e cilësojnë cilësinë e vajit të lartë. Aktualisht po shitet me 800 lek për litër.

    Durim Ogici dhe Naxhi Llanaj theksojnë se puna ka nisur, ndërsa kjo është edhe periudha më e mirë për prodhim, në bazë edhe të varieteteve të kultivuara.

    Sipas INSTAT, një vit më parë në mbarë vendin u prodhuan mbi 157 mijë ton ullinj.

    Megjithatë të gjithë thonë se konsumatorët do të kenë vaj ulliri më cilësor se vitet e shkuara, shpresa e fundit e kultivuesve dhe përpunuesve që të dalin të fituar nga sezoni sfidues i vjeljes së ullinjve./shqiptarja.com

  • “Prodhim armësh e mjetesh të blinduar”, Vengu: Buxheti më i rëndësishëm për mbrojtjen që nga antarësimi në NATO

    “Prodhim armësh e mjetesh të blinduar”, Vengu: Buxheti më i rëndësishëm për mbrojtjen që nga antarësimi në NATO

    Projektbuxheti më i rëndëisshëm që në momentin kur Shqipëria u anëtarësua në NATO. Kjo ka qene deklarata e ministrit të mbrotjes Pirro Vëngu përpara gazetareve pas diskutimeve në komision për ndarjen e tortes se investimeve për vitin 2026. Vëngu u ndal tek pjesa më e rëndësishme e buxhetit, që është pikërisht prodhimi i armëve që pritet të relaizohet gjatë vitit tjetër duke nisur nga mjetet e blinduara e deri tek sistemet antidron.
    Projektbuxheti synon që të financojë prodhimin e municioneve, prodhimin e uniformave, prodhimin e mjeteve të blinduara. Një kapacitet kaq i nevojshëm prej dekadash i cili nuk ishte në disponim të Forcave të Armatosura prej shumë kohës. Mjetet e Emergjencave Civile, dronët luftarakë dhe sistemet antidron që siç e dini shumë të nevojshme sidomos për infrastrukturat kritike në mbarë Evropën, që besoj e keni ndjekur kërcënime të kësaj natyre në shumë aeroporte të kontinentit tonë.
    I pyetur për deklaratën e Sali Berishës i cili tha se Rama i ka kërkuar dorëheqjen, Vëngu u përgjigj:

    Mua nuk më shokojnë aspak delire të kësaj natyre. Jam ambientuar me rrëfime të tilla, të cilat i marr më shumë si kërcënime të zotit Berisha, i cili nuk ka frikë nga ushtrimi i pozitës drejtuesit të opozitës shqiptare për të ushtruar kërcënime, trysni nga më të ndryshmet, sidomos për dikastere siç janë dikastere të sigurisë kombëtare. Nuk janë fare të vërteta këto gjëra.
    Prodhimi i armatimeve të rënda dhe atyre të lehta ‘Made in Albania’ priten të nisin nga kompania shtetërore KAYO.
    /vizionplus.tv

  • “Rama i ka kërkuar dorëheqjen Pirro Vengut”/ Ministri i Mbrojtjes mohon deklaratën e Berishës: Dëlire të kësaj natyre nuk më shqetësojnë

    “Rama i ka kërkuar dorëheqjen Pirro Vengut”/ Ministri i Mbrojtjes mohon deklaratën e Berishës: Dëlire të kësaj natyre nuk më shqetësojnë

    Pas përfundimit të mbledhjes së Komisionit të ‘Sigurisë’ ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu dha një prononcim për gazetarët.

    Ai u pyet se si e komenton deklaratën e kreut të PD, Sali Berisha, ku ky i fundi ka thënë se kryeministri Edi Rama i ka kërkuar dorëheqjen Pirro Vengut.
    Ministri Vengu e mohoi këtë deklaratë të Berishës, duke thënë se ‘dëlire të kësaj natyre nuk e shqetësojnë’.
    “I marr më shumë si kërcënime të zotit Berisha që nuk ka frikë nga pozita e drejtuesit të opozitës për të ushtruar kërcënime, siç janë dikastere si Ministria e Mbrojtjes. Nuk janë të vërteta këto gjëra. Dëlire të kësaj natyre nuk më shqetësojnë“, u shpreh ai.
    Po ashtu Vengu zbuloi se kur di të fillojë prodhimi i armëve ‘Made in Albania’.
    “Janë themeluar tre kompani të përbashkëta, një për prodhimin e uniformave, por edhe mund të eksportohen. Prodhimi i municioneve, kem i bashkëpunim europain dhe me partneritet vendas. Sa i përket mjeteve të blinduara kemi një partnerit mes një partneri vendas dhe një izraelit.
    Prodhimi uniformave edhe rekrutimit të punonjësve fillon këtë vit. Për prodhimin e municionet, brenda 6-mujorit të parë të vitit 2026 synojmë që linja të jetë instaluar dhe të fillojë prodhimi i municioneve, në fund të vitit të demonstrojmë sistemin e parë anti-dron ‘Made in Albania’.”, u shpreh ai.
     

    Top Channel

  • Plagosi me thikë 30-vjeçarin, arrestohet autori dhe bashkëpunëtori i tij në Vlorë

    Plagosi me thikë 30-vjeçarin, arrestohet autori dhe bashkëpunëtori i tij në Vlorë

    Dy persona janë vënë në pranga nga policia në Vlorë. Arrestimi i tyre ka ardhur pasi ata kanë plagosur me thikë një 30-vjeçar. Plagosja e të riut ndodhi pas një konflikti për motive të dobëta.
    Në pranga është vënë autori Edi Latifaj. Policia ka arrestuar edhe bashkëpunëtorin, Andreino Lena i cili ishte i përfshirë në konflik. Policia gjatë kontrollit sekuestroi një mjet prerës thikë dhe një armë gjahu pa leje. I plagosuri ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.
    Njoftimi
    “Sektori për Hetimin e Krimeve të Rënda, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë, menjëherë pas ngjarjes së ndodhur më datë 10.11.2025, në lagjen “24 Maji”, organizuan punën për identifikimin dhe kapjen e autorit dhe të personave të tjerë të përfshirë në konflikt.
    Si rezultat, falë veprimeve të shpejta hetimore, u bë e mundur kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve: * E. L., 32 vjeç, banues në lagjen “24 Maji”, Vlorë, për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje”, “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”.
    * A. L., 23 vjeç, banues në lagjen “24 Maji”, Vlorë, për veprat penale “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta” dhe “Moskallëzim i krimit”.
    Nga veprimet hetimore rezultoi se më herët, këta dy shtetas kishin pasur një konflikt për motive të dobëta, të cilin nuk e kishin kallëzuar. Për shkak të përshkallëzimit të tij, mbrëmjen e datës 10.11.2025, shtetasi E. L. është konfliktuar fizikisht dhe me mjete prerëse me shtetasit A. L. dhe B. S., gjatë të cilit ka goditur me thikë, në pjesën e kraharorit dhe të qafës, shtetasin B. S., 30 vjeç. Ky shtetas ndodhet në Spitalin Rajonal Vlorë, nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
    Në vijim të veprimeve, shërbimet e Policisë ushtruan kontrolle në banesat e dy shtetasve të arrestuar. Në banesën e shtetasit E. L. u gjet dhe u sekuestrua një armë gjahu, pa leje, si dhe një mjet prerës (thikë), i dyshuar si i përdorur në këtë ngjarje. Ndërsa në automjetin e shtetasit A. L., me të cilin ky i fundit ka transportuar shtetasin B. S, drejt spitalit, u gjet dhe u sekuestrua një thikë.
    Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.

  • Abuzoi në makinë 29-vjeçaren, kapet autori! E pësojnë edhe shokët. Policia sekuestron armë dhe lëndë narkotike

    Abuzoi në makinë 29-vjeçaren, kapet autori! E pësojnë edhe shokët. Policia sekuestron armë dhe lëndë narkotike

    Një 31-vjeçar ka rënë në prangat e Policisë së Tiranës, pasi akuzohet për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Marrëdhënia seksuale me dhunë me të rritura”.
    Armando Mirashi dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me një 29-vjeçare, në mjetin e tij dhe më pas ka shkuar në lokalin e Ersel Kumrija, ku dyshohet se konsumohej dhe shitej lëndë narkotike.

    Nga ana tjetër në pranga ra edhe Ersel Kumrija. Ai akuzohet për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Përshtatja e ambienteve për përdorim të lëndëve narkotike” dhe “Mbajtja pa të drejtë e uniformës”.

    Gjithashtu në pranga kanë rënë Endrit Kumrija, 23 vjeç, Anesti Prroi P, 25 vjeç, Siciljan Cakraj, 28 vjeç, Klevi Reka, 24 vjeç dhe Anxhelo Hodja, 26 vjeç, të cilët akuzohen për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”.

  • Pas përdhunimit të një vajze arrestohen 6 vetë, u gjenden armë dhe kokainë

    Pas përdhunimit të një vajze arrestohen 6 vetë, u gjenden armë dhe kokainë

    Një 31-vjeçar ka rënë në prangat e Policisë së Tiranës, pasi akuzohet për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”,  “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Marrëdhënia seksuale me dhunë me të rritura”.
    Bëhet fjalë për shtetasin Armando Mirashi, i cili dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me një 29-vjeçare, në automjetin e tij, dhe më pas ka shkuar në lokalin e shtetasit Ersel Kumrija, ku dyshohet se konsumohej dhe shitej lëndë narkotike.
    Për pasojë policia ka vënë në pranga Ersel Kumrijën. Ai akuzohet për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”,   “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Përshtatja e ambienteve për përdorim të lëndëve narkotike” dhe “Mbajtja pa të drejtë e uniformës”.
    Gjithashtu në pranga kanë rënë Endrit Kumrija., 23 vjeç, Anesti Prroi P., 25 vjeç, Siciljan Cakraj., 28 vjeç, Klevi Reka, 24 vjeç dhe Anxhelo Hodja., 26 vjeç, të cilët akuzohen për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”.
    gijotina.com/