Tag: premierë

  • Kalendari i Teatrit Eksperimental, Gjergj Përvazi: Do të kemi premierë shfaqjet “Bufalo”, “I huaji” dhe “Djali i Zeller”

    Kalendari i Teatrit Eksperimental, Gjergj Përvazi: Do të kemi premierë shfaqjet “Bufalo”, “I huaji” dhe “Djali i Zeller”

    Me rolin e “Babait” në shfaqjen e Teatrit Eksperimental, Viktor Zhusti u vlerësua me çmimin e aktorit më të mirë në Festivalin Mbarëkombëtar, që u mbajt në fund të nëntorit në Prishtinë.

    Pas kthimit nga Kosova, trupa e Teatrit Eksperimental “Kujtim Spahivogli” vijon punën për disa vepra që do të shfaqen për publikun gjatë dhjetorit. Muaji i fundit i vitit vjen me tre shfaqje premierë. Pas “Nënës’ dhe “Babait”, triologjia e Florian Zeller do të përmbyllet me veprën “Djali” që do të vijë për herë të parë për publikun shqiptar. Ndërsa në ditët e fundit të vitit do të kemi mundësi të shijojmë një vepër të absurdit, më të njohurën e shkrimtarit Albert Kamy.
    “Kemi një premierë për fëmijë ‘Bufalo’ dhe dy premiera për të rritur, ‘I huaji’, që do të vijë në 19 dhjetor dhe ‘Djali i Zeller’. Me këtë rast, mbyllim edhe triologjinë familjare të këtij autori të jashtëzakonshëm bashkëkohor. Jemi në përfundim të shfaqjes ‘I huaji’ të Kamy, me regji të një regjisori italian”, shprehet Gjergj Prevazi.
    Me një kalendar të ngjeshur, teatri mirëpret fëmijët, adoleshentët dhe të rriturit në shfaqje të dedikuara për ta.
    “Çdo fundjavë, do të kemi shfaqje për të rritur në mbrëmje dhe për fëmijë në mbrëmje. Në kuadër të programit ‘Edukim përmes artit’ kemi shfaqje me shkolla dhe kopshte. Deri në ditët e fundit të viti, jemi plot me aktivitete”, shton Prevazi.
    Si një institucion që përkrah artistët e rinj, edhe në planin për vitit e ardhshëm, Teatri Eksperimental do të ketë vazhdimisht audicione, thekson drejtori Gjergj Prevazi: “Është në strategjinë tonë që në çdo institucion të përfshihen aktorë, regjisorë, kompozitor të rinj”.
    I vendosur në ambientet e Arturbinës, “Kujtim Spahivogli” funksionin prej 11 vitesh si një teatër gjithëpërfshirë, edukues dhe argëtues.

    Top Channel

  • “Si ta doni”/ Komedia shekspiriane, premierë në Teatrin Kombëtar nga regjisori amerikan John Blondell

    “Si ta doni”/ Komedia shekspiriane, premierë në Teatrin Kombëtar nga regjisori amerikan John Blondell

    Komedia e William Shakespeare “Si ta doni” u shfaq premierë absolute në Teatrin Kombëtar, nën interpretimin e një kasti të gjerë e të talentuar aktorësh.

    “E gjithë bota është një skenë”, është një ndër shprehjet më të njohura të Shakespeare në këtë vepër, ku trajtohet nderi, morali, feja e mbi të gjitha dashuria.
    “Një nga gjërat që më bën të reflektoj me këtë rol është se sa kemi harruar të gjithë të duam njëri-tjetrin. Ky është një nga himnet që ‘Si ta doni” ua kujton të gjithëve. Jemi disi të burgosur nga disa barriera shoqërore, të cilat duhet t’i rrëzojmë dhe të kujtojmë që jemi qenie që jemi krijuar prej dashurisë”, u shpreh aktori Dritan Boriçi.
    Rosalind dhe kushërira e saj Celia arratisen drejt pyllit të Ardenit, ku takojnë Orlandon. E maskuar si djalë, Rosalind e josh nën maskën e “shërimit” të dashurisë që ndien për Rosalindën.
    “Rozalinda po zbulon njëkohësisht edhe një anë të vetën maskile, kështu që ka momente të caktuara që ajo argëtohet me faktin që është burrë. Shpesh themi nuk e kuptojmë tjetrin, por kjo është mundësi e mirë për t’u vendosur në këpucët e tjetrit”, u shpreh aktorja Luli Bitri.
    “Celia do me pastërtinë e një fëmije, është shumë e çiltër… pastaj në pyll, çdo personazh pëson një transformim, është ajo që përpiqet ta mbajë Rozalindën me këmbë në tokë dhe e gjithë kjo dashurisë e saj për Orlandon, e bën pak xheloze”, tregoi aktorja Elia Zaharia.
    Personazhet e veprës në fund gjejnë veten, maskat bien dhe të dashuruarit bashkohen.
    Kjo premierë rikthen në Tiranë regjisorin amerikan John Blondell, që përmes artit ka gjetur gjuhën e përbashkët të komunikimit me aktorët shqiptar dhe e ka çuar veprën në tjetër nivel përmes integrimit të elementëve tradicionalë.
    “E dua punën me aktorët shqiptarë, ata janë si sfungjerë. Duan të thithin gjithçka që është në tekst. Janë shumë kuriozë e shumë punëtorë. E pyeta Flaurën nëse mund të këndonte një këngë tradicionale shqiptare, ajo e këndoi dhe më pas më tregoi tekstin për mërgimin. Dhe mendova, kjo është perfekte për publikun shqiptar. Vendosa të bëj një shfaqje më bashkëkohore me kulturën shqiptare të përfshirë”, tha regjisori John Blondell.
    Në fund, e qartë është se dashuria na vjen si ta duam! Shfaqja do të vijojë gjatë kësaj fundjave dhe fundjavës së ardhshme në Teatrin Kombëtar.

    Top Channel

  • Cirku Kombëtar në nëntor me shfaqjen premierë “Arti i Cirkut përballë Inteligjencës Artificiale”   

    Cirku Kombëtar në nëntor me shfaqjen premierë “Arti i Cirkut përballë Inteligjencës Artificiale”   

    “Arti i Cirkut përballë Inteligjencës Artificiale” është premiera e radhës nga Cirku Kombëtar që vjen këtë sezon artistik. Shfaqja premierë do të jetë përgjatë nëntorit me artistët e Cirkut Kombëtar në vijim të aktivitetit artistik.
    Premiera “Arti i Cirkut përballë Inteligjencës Artificiale” do të shfaqet në skenën e Teatrit të Kukullave, aty ku edhe më parë kanë dhënë shfaqje artistët e Cirkut Kombëtar në aktivitetin e tyre artistik. Shfaqja premierë ka si autore dhe koreografe Romina Kason. Cirku Kombëtar shprehet për një shfaqje, që eksploron sfidën më të madhe të kohës. “Në një botë ku teknologjia po ndryshon mënyrën se si krijojmë dhe përjetojmë artin, kjo shfaqje eksploron sfidën më të madhe të kohës: si mund të bashkëjetojë krijimtaria njerëzore me inteligjencën artificiale, pa humbur emocionin dhe shpirtin e saj unik”, thuhet nga Cirku Kombëtar në faqen e tij. Shfaqja e re Cirkut Kombëtar do të jetë në datat 1, 2, 8, 9, 15, 16, 22, 23 nëntor në  Teatrin e Kukullave në Tiranë në ora 17:00. “Ju mirëpresim të zbuloni magjinë e shfaqjes sonë më të re: “Arti i Cirkut përballë Inteligjencës Artificiale”.
    Ky është Cirku Kombëtar- vendi ku dhurohet art, akrobaci, gëzim dhe hare, por edhe inovacion”, thuhet ndër të tjera nga Cirku Kombëtar. Shfaqja premierë që do të jetë përgjatë muajit nëntor në skenë është në vijim dhe të atyre më parë nga Cirku Kombëtar, ku herë pas here artistët e tij bëhen edhe pjesë e aktiviteteve të ndryshme, që janë zhvilluar në Tiranë apo dhe në qytete të tjera.

  • Filmi “Emili” shfaqet premierë rajonale në “Prishtina International Film Festival”

    Filmi “Emili” shfaqet premierë rajonale në “Prishtina International Film Festival”

    Filmi “Emili” këtë mbrëmje shfaqet si premierë rajonale në “Prishtina International Film Festival”, si pjesë e konkurrimit kryesor të festivalit. “PriFest 2025” nisi më datë 9 shtator në Prishtinë dhe është një event i rëndësishëm kinematografik, që sjell filma nga vende të ndryshme të botës. Me skenar dhe regji nga Ajola Daja, filmi do të shfaqet këtë të premte ora 19:30, te Kino Armata. Në role janë aktorët Arta Dobroshi, Luiza Xhuvani, Lulzim Zeqja dhe Noel Miraka, ku pjesë e filmit është dhe aktori Margent Caushi. Filmi përshkruan historinë e Emilisë, një grua e re e cila lufton për të gjetur balancën dhe forcën për të përballuar sfida të mëdha në jetën e saj personale dhe profesionale.
    Filmi është mbështetur financiarisht nga Qendra Kombëtare e Kinematografisë. Filmi “Emili” për Ajola Dajën ka qenë shumë i rëndësishëm për të si regjisore. Pas filmave të shkurtër me këtë projekt ajo do ta provonte veten edhe si regjisore në një film të gjatë. Filmi është shfaqur dhe më parë në kinematë në Tiranë, por regjisorja Ajola Daja ka treguar më herët se “Emili” nisi nga një ngacmim, nga një histori dhune reale, të cilat nuk është e vështirë ti gjesh në realitetin tonë. Ajo ka treguar se ka qenë një ngjarje që e ka ndjerë të nevojshme ta tregojë në mënyrën e saj. Festivali synon të promovojë kinematografinë dhe të krijojë një platformë për bashkëpunime dhe shkëmbim kulturor, ku gjatë tij veç shfaqjes së filmave zhvillohen dhe aktivitete të tjera. “PriFest 2025” vijon deri më datë 14 shtator.

  • Në teatër vjen premierë “Miu Griosh”, komedia që të bën të qeshësh me firmën e pakujdesshme

    Në teatër vjen premierë “Miu Griosh”, komedia që të bën të qeshësh me firmën e pakujdesshme

    Nga Julia Vrap
    “Miu Griosh” një komedi shqiptare, që vjen premierë në skenën teatrore këtë shtator. Me ngjarje që zhvillohet në mjediset e një shtëpie, në teatër vjen një komedi që të bën të qeshësh me firmën e pakujdesshme. Një vepër që mban emrin e dramaturgut Odise Plaku, i cili me veprat e tij në skena përcjell dhe mesazhe përmes ngjarjeve që zhvillohen. Komedia do të jetë premierë në skenën e Teatrit Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli” në Tiranë, me regji nga Eliona Thomaraj dhe në role janë një kastë aktorësh të njohur.  Komedia që pritet të jetë premierë në skenë për publikun rikthen në skenën teatrore dhe aktoren Julia Ilirjani, ndërsa në role janë edhe aktori Gert Ferra dhe Kliton Rama. Dramaturgu Odise Plaku, veprat e të cilit janë vënë në skena brenda dhe jashtë vendit, si dhe janë mirëprit nga publiku e kritika thotë se është jashtëzakonisht e rëndësishme që veprat shqipe të jenë prezente dhe të zhvillohen fuqishëm në skenat tona teatrore. “Për mua është kënaqësi në drejtim të promovimit të një vepre, që flet shqip dhe shton zinxhirin e krijimeve të mia që shohin dritën e skenës. Sa më shumë vepra shqip aq më e pasur është kultura shqiptare, por rritet dhe shkalla e përgjegjësisë regjisoriale dhe autoriale”, thotë dramaturgu Odise Plaku. Shfaqja që do të jetë premierë në skenën e Teatrit Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli” nga data 12 deri më 14 shtator pritet që të vijojë më pas edhe në skena të qyteteve të tjera të vendit. Sa i takon krijimtarisë së tij, Odise Plaku më herët ka shprehur se ai ka shkruar drama, komedi, monodrama, me të njëjtin pasion dhe përkushtim si në fillim.
    Komedia në sezonin e ri artistik
    Sezoni artistik teatror që u mbyll në muajin qershor solli vepra teatrore që mbanin emrin e Odise Plakut si dramaturg, të cilat u vlerësuan dhe me çmime dhe u shfaqën në skena brenda dhe jashtë vendit, ndërsa në vijim me sezonin e ri pritet edhe premiera e komedisë “Miu Griosh”. Projekti për këtë komedi që vjen në skenë është mbështetur nga Bashkia e Tiranës. Ngjarja në komedinë “Miu Griosh” zhvillohet në mjediset e një shtëpie, ku befas një gjendet një mi, i cili sjell trazime te i zoti i saj Alberti, që lufton për ta larguar. Kjo luftë i sjellë mërzi Dianës, e cila propozon që për ta larguar miun le të marrin në shtëpi një mace. Alberti i urren macet dhe pranon të bashkëjetojë me miun. Xhentilesa e miut bën që Diana ta shikojë me admirim. Mes të treve bëhet një pakt që në shtëpi të mos ketë rrëmujë dhe probleme. Nën nënshkrimin e paktit në të cilin miu Griosh lejohet të banojë në këtë shtëpi, miu shton si me të   qeshur shprehjen “….dhe për më tepër, e shpallim si djalin tonë të vetëm”. Dokumenti firmoset dhe mbetet në dorën e miut Griosh, i cili tashmë e shikon veten si zot të shtëpisë, dhe fillon dhe kërkon trajtim të veçantë. Një ditë, teksa Diana ishte larguar me disa mikeshat e saj në një udhëtim turistik, miu Griosh ankohet për pastërtinë në shtëpi dhe këshillon Albertin të marrë një pastruese. Por, ky është një kurth i ngritur nga Grioshi, pasi pastruesja e ngacmon Albertin, duke i ofruar të bëjnë marrëdhënie së bashku. Situata komplikohet dhe miu Griosh vazhdon lojën e tij djallëzore duke futur sherrin mes Dianës dhe Albertit. Ai fton sërish pastruesen, një mikeshë të tij, në shtëpi, por në fakt Alberti nuk di gjë. Pas akuzës për tradhti Diana largohet nga shtëpia, por Alberti nuk mund të qëndrojë në të njëjtin mjedis me miun Griosh, i cili e ka paralajmëruar që nëse e godet do të përballet me drejtësinë dhe mund të përfundojë në burg. Në fund, pas hapjes së shishes së shampanjës, miu Griosh merr në telefon mamanë e tij, duke e ftuar që të vijë me gjithë fisin e tyre të jetojnë së bashku në këtë shtëpi të re dhe moderne

  • PriFest shpall filmat garues në kategorinë kryesore ballkanike

    PriFest shpall filmat garues në kategorinë kryesore ballkanike

    Edicioni i këtij viti i PriFest – Prishtina International Film Festival ka prezantuar kategorinë kryesore garuese të filmave artistikë me metrazh të gjatë nga Ballkani. Në këtë seksion do të konkurrojnë gjashtë filma të fuqishëm, që sjellin histori të ngarkuara me emocione për lirinë, dashurinë dhe identitetin, duke ofruar një përzierje premierash botërore, rajonale dhe vendore.

    Filmat garues:

    “NGRYK” nga Ilirjan Himaj, Kosovë/Shqipëri – Premierë Botërore (107 min)

    “EMILY” nga Ajola Daja, Shqipëri – Premierë Rajonale (72 min)

    “THE PAVILION” nga Dino Mustafić, Bosnje dhe Hercegovinë, Kroaci, Maqedonia e Veriut, Serbia, Mali i Zi – Premierë (100 min)

    “ETERNITY PACKAGE” nga Magdelena Ilieva, Bullgari/Itali – Premierë (85 min)

    “MAN OF THE HOUSE” nga Andamion Murataj, Shqipëri, Itali, Austri, Kroaci, Kosovë, Maqedonia e Veriut – Premierë (104 min)

    “CYCLE” nga Erkan Tahhuşoğlu, Turqi/Kosovë – Premierë Rajonale (81 min)

    Secili film pasqyron një këndvështrim të veçantë mbi realitetin e rajonit: nga betejat personale për liri e identitet, te dramat sociale, marrëdhëniet familjare, e deri te kontradiktat klasore dhe morale.

    Kategoria ballkanike shihet si një prej pjesëve më të rëndësishme të festivalit, duke reflektuar diversitetin dhe energjinë e kinemasë së rajonit dhe duke i dhënë zë historive që prekën publikun me origjinalitet dhe fuqi artistike.

    PriFest zhvillohet nga 9 deri më 14 shtator 2025 në Kino Armata, Prishtinë./KultPlus.com

  • Shpaloset programi garues i filmave të shkurtër në PriFest 2025

    Shpaloset programi garues i filmave të shkurtër në PriFest 2025

    Festivali Ndërkombëtar i Filmit të Prishtinës – PriFest ka shpallur programin garues të filmave të shkurtër për edicionin e këtij viti, i cili do të mbahet nga 9 deri më 14 shtator në Kino Armata në Prishtinë.

    Programi përfshin shtatë filma të shkurtër, të gjithë premiera në Kosovë, një prej tyre premierë rajonale, dhe një tjetër premierë evropiane. Këta filma vijnë nga vende të ndryshme të botës dhe trajtojnë tema të fuqishme si falja, rebelimi, intimiteti dhe humbja.

    Në listën e filmave pjesëmarrës janë:

    ONE PUNCH – Huse Monfaradi, Mbretëria e Bashkuar (10 minuta) / Premierë EvropianeNjë rrëfim i vendosur në një burg britanik, ku një i burgosur përballet me prindërit e djalit që ai e ka vrarë.

    ONE WOMAN FILM – Anita Morina, Kosovë (9 minuta) / Premierë RajonaleNjë vajzë që punon si cam girl përballet me mendime të padëshiruara ndërsa e regjistron veten duke gatuar.

    BARK – Branislav Milatović, Mali i Zi (16 minuta) / PremierëNjë udhëtim i heshtur në një peizazh të bardhë mes një babai dhe birit të tij.

    BITTER CHOCOLATE – Sahar Sotoodeh, Iran/Gjermani (20 minuta) / PremierëNjë vajzë 16-vjeçare përpiqet të ndërpresë shtatzëninë e padëshiruar në një vend me kufizime të rrepta.

    MAJONEZË – Giulia Grandinetti, Itali (22 minuta) / PremierëElyria përpiqet të mbijetojë nën një regjim familjar autoritar në Ersekë, Shqipëri.

    THREE KEENINGS – Oliver McGoldrick, Mbretëria e Bashkuar/Irlandë/SHBA (10 minuta) / PremierëNjë aktor i dështuar merr një rol të pazakontë – si vajtues profesionist.

    THREE – Amie Song, SHBA (15 minuta) / PremierëNjë grua kineze që sapo është shpërngulur në SHBA përpiqet të mbrojë vajzën e saj nga gjykimet e miqve të rinj.

    Edicioni i sivjetëm i PriFest-it premton një përzgjedhje të larmishme rrëfimesh nga zëra të rinj e të guximshëm të kinemasë ndërkombëtare./KultPlus.com

  • PriFest prezanton katër filma garues në kategorinë e metrazhit të mesëm

    PriFest prezanton katër filma garues në kategorinë e metrazhit të mesëm

    Festivali Ndërkombëtar i Filmit në Prishtinë – PriFest ka prezantuar filmat që do të garojnë në kategorinë e metrazhit të mesëm, një program i rrallë dhe unik që sjell përpara publikut katër produksione evropiane me tema të guximshme dhe aktuale.

    Filmat e kësaj kategorie zgjasin nga 25 deri në 60 minuta dhe PriFest është i vetmi festival në rajon që e kultivon këtë format, duke i dhënë hapësirë kineastëve të rinj e të afirmuar të eksperimentojnë jashtë kornizave tradicionale të metrazhit të shkurtër apo të gjatë.

    Në garë do të jenë:

    “Two People Exchanging Saliva” nga Natalie Musteata dhe Alexandre Singh (Francë) – premierë rajonale. Filmi sjell një realitet të distopik ku puthjet janë të ndaluara dhe dënohen me vdekje, ndërsa historia rrëfen lidhjen e ndaluar mes dy grave në një shoqëri të mbërthyer nga frika dhe ndëshkimi.

    “Nikah” nga Mukaddas Mijit dhe Bastien Ehouzan (Francë) – premierë. Ky film e çon publikun në vitin 2017 në rajonin e ujgurëve, ku një grua 27-vjeçare përballet me presionet për martesë, ndërsa përmes komunikimeve virtuale me një mike në Paris përballet me një zgjidhje të papritur.

    “Princi” nga Alex Sardà (Spanjë) – premierë. Një djalë i rritur në një familje borgjeze, dhe njëkohësisht valltar në një trupë bashkëkohore, sheh jetën e tij të përmbyset pas arrestimit të babait për korrupsion. Ai detyrohet të zgjedhë mes fshehjes së së vërtetës dhe përballjes me realitetin.

    “Ishulli i Harresës” nga Jamie Vella (Malta) – premierë botërore. Filmi e çon shikuesin në një botë poetike ku Odiseu dhe Kalipso jetojnë në një ishull të qetë, por zbulimi i një të vërtete të mundshme mbi identitetin e Odiseut e vendos atë përballë një dileme të madhe.

    PriFest do të zhvillohet nga 9 deri më 14 shtator, në Kino Armata, Prishtinë, duke sjellë një përzgjedhje të pasur filmash që eksplorojnë tema si ndalimet shoqërore, presioni familjar, privilegjet klasore dhe identiteti personal./KultPlus.com

  • Komedia “Vendi më i humbur në Shqipëri” premierë në arenën antike të Amfiteatrit të Durrësit

    Komedia “Vendi më i humbur në Shqipëri” premierë në arenën antike të Amfiteatrit të Durrësit

    Nga Julia Vrapi
    “Vendi më i humbur në Shqipëri” një komedi premierë këtë sezon veror. Vepra nga dramaturgu Jean Pierre Martinez dhe me regji nga Andia Xhunga do të shfaqet në arenën antike të Amfiteatrit të Durrësit. Komedia premierë do të sjellë në role një kast aktorësh të njohur në jetën artistike që kanë punuar nën drejtimin e regjisores Andia Xhunga, e cila kë një aktivitet të vlerësuar me teatrin dhe në vijim të punës së saj është këtë herë edhe vepra e dramaturgut Jean Pierre Martinez. Premiera do të jetë për publikun te Amfiteatri i Durrësit, ndërsa teatri “Aleksandër Moisiu” në materialet rreth kësaj vepre që është përkthyer nga Anxhela Çikopano bën me dije se ajo do të jetë për publikun në datat 15, 16, 17 dhe 21, 22 dhe 23 korrik në orën 21:00 të mbrëmjes. Një fshat i harruar rrezikon të fshihet nga harta! Banorët janë të gatshëm të bëjnë gjithçka që fshati të jetojë, por ngjarjet marrin një rrjedhë të papritur dhe të pazakontë, kur në fshat vjen një gazetare e famshme.
    A do munden dot banorët, ta shndërrojnë vendin më të humbur të Shqipërisë, në atraksionin turistik më të vizituar? Rolet e komedisë do të luhen nga aktorët Gentian Zenelaj, Romir Zalla, Mimoza Marjanaku, Alex Seitaj, Ervin Doko, Alesia Xhemalaj, Adelina Muça, Amos Zaharia, Xheini Fama dhe Jaho Guma. Skenografe e kostumografe Alketa Tragaj dhe muzika mban emrin e kompozitorit Endri Sina. Premiera që do të jetë së shpejti në arenën antike të Amfiteatrit të Durrësit është në vijim dhe të tjera aktiviteteve artistike dhe kulturore që janë zhvilluar aty dhe janë mirëpritur nga publiku artdashës. Prej 17 vitesh Andia Xhunga është aktore dhe regjisore e teatrit “Aleksandër Moisiu” me mjaft shfaqje të suksesshme të vëna në skenë, si “Andi, Norman dhe Sofi”, “Dashuri me çdo kusht’, “3 femra, 3 divorce dhe 1 shtëpi”, “Gratë e Kazanovës”, “10 vjet martesë”, “Edmond”, “Familja Tot”, etj.
    Një bashkëpunim i veçantë
    “Vendi më i humbur në Shqipëri” komedi nga Jean Pierre Martinez pritet premierë këtë sezon veror, ndërsa provat për të kanë vijuar gjatë kësaj kohe nga regjisorja me aktorët. Por teatri i Durrësit shprehet se vetë autori Martinez ka shprehur dëshirën për të qenë pjesëmarrës në premierë. “Ky është bashkëpunimi ynë i parë me regjisorin Martinez, i cili ka shprehur hapur dëshirën për të qenë pjesëmarrës në shfaqjen premierë, duke e bërë këtë bashkëpunim mjaft të veçantë”, thuhet nga teatri në faqen e tij. Jean Pierre Martinez është një dramaturg francez me prejardhje spanjolle, karriera e të cilit ndoqi rrugë të pazakonta.
    Me një bazë të fortë akademike e me diploma në ekonomi, marketing, letërsi spanjolle dhe angleze, gjuhësi e semiologji, ai ka eksploruar gjithashtu në zhanre te ndryshme si, duke luajtur në bateri në grupe të ndryshme rroku, semiolog reklamash për disa nga kompanitë më të mëdha të konsulencës, skenarist i mjaft skenarëve televizivë, lektor frëngjishteje në një universitet të Teksasit, dhe tani një dramaturg i afirmuar, dramat e të cilit prodhohen në pesë kontinente. Dramat e tij luhen në të gjithë botën dhe studiohen në shkolla të ulëta, mesme, të larta si dhe në universitete në Francë dhe jashtë saj. Përmes 114 veprave teatrale që ka shkruar deri më sot, Jean Pierre Martinez thur një univers të veçantë dhe bindës. Duke përdorur me mjeshtëri të gjitha mjetet e komedisë, ai eksploron një gamë të gjerë zhanresh.

  • Dy shfaqje në një mbrëmje, TKOB pret publikun me “Kaleidoscope” dhe “Suitë në re”

    Dy shfaqje në një mbrëmje, TKOB pret publikun me “Kaleidoscope” dhe “Suitë në re”

    Dy krijime, dy universe artistikë, një skenë, kjo është një ftesë për të përjetuar artin e baletit në një tjetër dimension.
    “Kaleidoscope” dhe “Suitë në re” do të vijnë premierë në skenën e Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit.
    “Kaleidoscope”, koreografia e kanadezit Peter Quanz, vjen për herë të parë në Shqipëri. Kjo vepër, e krijuar në vitin 2005 për American Ballet Theatre, prezanton një ekspresion dinamik dhe vizual, duke shfaqur një sërë lëvizjesh dhe ngjyrash.

    “Baleti që ne sdo të sjellim në skenë është krijuar në vitin 2005 për Teatrin Amerikan të baletit, dhe sot pas kaq shumë vitesh ai vjen po aq aktual, sa në atë vit. është hera e parë që vihet në skenën shqiptare dhe jam shumë i lumtur që sjell një frymë të tillë baleti. sigurisht që këtu vjen si një premierë me një skenografi të përshtatur për teatrin tuaj, me kostumografi tërësisht të re. Si një kaleidoskop i vërtetë, çdo lëvizje sjell një pamje të re; çdo sekuencë, një bukuri që zhduket dhe lind sërish”, tha koreografi Peter Quanz.
    Në të njëjtën mbrëmje do të prezantohet edhe “Suitë e në re”, koreografia më e re e Alvaro Dule, e inspiruar nga muzika baroke e Handel-it. Kjo vepër bashkon teknikën klasike me elementë bashkëkohorë, përmes solove dhe dueteve të interpretuara nga pesë balerinë, duke eksploruar ndjeshmërinë dhe përvojën njerëzore.
    “Edhe pse rrënja e kësaj pjese është akademizmi, teknika klasike, unë kam kërkuar të shkoj më larg. I përshtatet traditës së baletit të repertorit dua dhe muzikës baroke, unë kam dashur ti jap një frymë dhe interpretim të ri”, tha Dule.
    Skena e Teatrit të Operës dhe Baletit do të përcjellë dy vepra të veçanta që sjellin ngjyra, ndjesi dhe elegancë në një premierë në datat 26, 27 dhe 28 maj, në orën 20:00./vizionplus.tv