Tag: postin

  • Lëvizje të reje në Policinë e Shtetit/ Largohet nga drejtimi shefi i Komisariatit të Kolonjës, ja kush e zëvendëson (EMRI)

    Lëvizje të reje në Policinë e Shtetit/ Largohet nga drejtimi shefi i Komisariatit të Kolonjës, ja kush e zëvendëson (EMRI)

    foto ilustruese

    KOLONJË- Lëvizje të reja jan regjistruar në radhët e policisë, këtë herë në Komisariatin e Kolonjës. Mësohet se shefi i Komisariati, komisar Alket Pashaj, është larguar nga detyra dhe në vend të tij është emëruar komisar Robert Haskaj. 
    Robert Haskaj ka mbajtur deri më tani postin e shefit të seksionit të trafiqeve në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë. Gjithashtu, ai ka mbajtur më herët edhe postin e drejtuesit të AMP-së, ndërsa në postin e ri pritet të emërohet në ditët në vijim. Ndërkohë, Alket Pashaj, ka mbajtur postin e shefit të Komisariatit të Kolonjës përgjatë muajve të fundit. Pas largimit, ai pritet të emërohet në një tjetër detyrë brenda strukturave të Policisë së Shtetit.
    Emërimi i ri vjen në vazhdën e lëvizjeve të drejtuesve lokalë. Policia e Shtetit ka bërë ndryshime të rëndësishme në drejtimin e disa komisariateve në Tiranë dhe në disa qytete të tjera të vendit. Lëvizjet përfshijnë rotacione mes drejtuesve aktualë të komisariateve, me qëllim rritjen e eficiencës dhe forcimin e rendit publik./ZËRI

  • SPAK i hap rrugën Jon Ketas për postin drejtuesit të BKH, vendimi pritet nesër

    SPAK i hap rrugën Jon Ketas për postin drejtuesit të BKH, vendimi pritet nesër

    Të martën me 9 dhjetor Këshilli i Lartë i Prokurorisë do të votojë Joni Ketën në krye të Byrosë Kombëtare të Hetimit. Keta, që aktualisht mban postin e zëvendës drejtorit të Byrosë, u propozua si drejtues në finale të një procesi që zgjati disa muaj.

    Në garë për drejtimin e strukturës që ndihmon SPAK në hetime ishin 7 kandidatë, përfshirë zyrtarë të lartë policie, por edhe prokuror.

    Në mandatin e parë 5-vjeçar struktura e pagëzuar si FBI-ja shqiptare u drejtua nga Aida Hajnaj.
    gijotina.com/

  • ‘Më jep postin e rëndësishëm ose kam një regjistrim me Metën’, Berisha tregon bisedën me Dritan Priftin: I thashë…

    ‘Më jep postin e rëndësishëm ose kam një regjistrim me Metën’, Berisha tregon bisedën me Dritan Priftin: I thashë…

    Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta i ka kërkuar Prokurorisë së Posaçme që të pyetet për 21 janarin, pasi ka dëshmi që mund ta ndihmojnë zbardhjen e asaj ngjarje.

    I pyetur për këtë kërkesë të Metës, lideri i opozitës, Sali Berisha nuk e përjashton mundësinë që aleati i tij, tashmë në paraburgim, të ketë informacione pasi deri pak ditë përpara ngjarjes ka mbajtur postin e zv.kryeministrit.
    “Se çfarë di Ilir Meta, sigurisht mund të dijë se ka qenë zëvendëskryeministër, por Ilir Meta në datën 14 apo 15 janar, pra para 21 Janarit, ka ardhur në zyrën tim dhe më ka thënë se unë do jap dorëheqjen sepse unë në prokurori nuk shkoj si zëvendëskryeministër”, thotë Berisha.
    Kreu i PD-së ka treguar edhe një bisedë me Dritan Priftin pak ditë para 21 janarit, kur nuk kishte dalë ende video e përgjimit mes këtij të fundit dhe Ilir Metës në zyrën e ministrit të Energjetikës.
    “Sali Berisha kryeministër, së pari kishte dëgjuar Dritan Priftin, ose i ishte kërkuar nga Dritan Prifti ta emëronte në një detyrë tjetër të rëndësishme ose përndryshe ka një regjistrim.
    Fjala ime ishte kjo: nxirre sapo të dalësh nga dera e zyrës time. Nxirre.
    Kjo është e vërteta. Kurrë, kurrë nuk më merr dot kush mua peng”, thotë Berisha.

  • Aida Hajnaj padi në Gjykatë, kërkon pezullimin e garës së policisë për drejtorë departamentesh

    Aida Hajnaj padi në Gjykatë, kërkon pezullimin e garës së policisë për drejtorë departamentesh

    Ish-drejtuesja e Byrosë Kombëtare të Hetimit pranë SPAK, Aida Hajnaj pas përfundimit të mandatit dhe mosrikandidimit, kërkon të rikthehet në postin e mëparshëm, në Policinë e Shtetit.
    Më parë Aida Hajnaj mbante postin e zv,drejtoreshës së Përgjithshme në Policinë e Shtetit, ndërkohë në këtë departament është hapur gara për plotësimin e vakancës. Referuar këtyre ngjarjeve, Hajnaj i është drejtuar Gjykatës Administrative ku ka bërë dhe padi.
    Aida Hajnaj kërkon pezullim të konkursit derisa gjykata të shpallë vendimin. Hajnaj ka drejtuar BKH-në për 5 vite ndërsa mandati i saj përfundoi më 1 shtator të këtij viti. Edhe pse ka të drejtën e rikandidimit, Hajnaj nuk është përfshirë më në garë.

  • Kush do ta zëvendësojë Avokatin aktual? Ja emrat që kanë hyrë në garë

    Kush do ta zëvendësojë Avokatin aktual? Ja emrat që kanë hyrë në garë

    Sot është afati i fundit për dorëzimin e aplikimeve për postin e Avokatit të Popullit.
    Deri më tani kanë aplikuar 23 kandidatë, të cilët do të kalojnë në procesin e verifikimit dhe vlerësimit nga Kuvendi i Shqipërisë, përpara se të zhvillohet votimi në seancë plenare.
    Lista e plotë e kandidatëve për postin e Avokatit të Popullit:
    1. Adriana Kalaja2. Aranita Brahaj3. Anton Kosteri4. Anton Lleshaj5. Besim Ndregjoni6. Dardan Mustafaj7. Endri Papajorgji8. Endrit Shabani9. Fatjona Male10. Genta Tafa11. Gerti Shella12. Ismail Tafani13. Jola Hysaj14. Juliana Hoxha15. Laureta Roshi16. Lulzim Hamitaj17. Myrteza Myftari18. Saimir Vishaj19. Shkëlqim Sulo20. Suela Koçibellinj21. Tartar Bazaj22. Valentina Teodoresku23. Skënder Haluci

  • Sot, afati i fundit për dorëzimin e aplikimeve/ Zbardhen emrat e kandidatëve për postin e Avokatit të Popullit

    Sot, afati i fundit për dorëzimin e aplikimeve/ Zbardhen emrat e kandidatëve për postin e Avokatit të Popullit

    Sot është afati i fundit për dorëzimin e aplikimeve për postin e Avokatit të Popullit. 
    Sipas burimeve të Euronews Albania, deri më tani kanë aplikuar 23 kandidatë, të cilët do të kalojnë në procesin e verifikimit dhe vlerësimit nga Kuvendi i Shqipërisë, përpara se të zhvillohet votimi në seancë plenare. 
    Lista e plotë e kandidatëve për postin e Avokatit të Popullit: 

    AdrianaKalaja2. Aranita Brahaj3. Anton Kosteri4. Anton Lleshaj5. Besim Ndregjoni6. Dardan Mustafaj7. Endri Papajorgji8. Endrit Shabani9. Fatjona Male10. Genta Tafa11. Gerti Shella12. Ismail Tafani13. Jola Hysaj14. Juliana Hoxha15. Laureta Roshi16. Lulzim Hamitaj17. Myrteza Myftari18. Saimir Vishaj19. Shkëlqim Sulo20. Suela Koçibellinj21. Tartar Bazaj22. Valentina Teodoresku23. Skënder Haluci 

     
     

  • Ish-ministrja Etilda Gjonaj “shkëputet” nga “drejtësia”, emërohet në postin e rëndësishëm pranë Ramës!

    Ish-ministrja Etilda Gjonaj “shkëputet” nga “drejtësia”, emërohet në postin e rëndësishëm pranë Ramës!

    etilda gjonaj

    TIRANË- Ish-ministrja e Drejtësisë dhe njëherazi ish-deputetja e Partisë Socialiste, Etilda Gjonaj, është emëruar këshilltare juridike e kryeminsitrit Edi Rama. Gjonaj prej kohësh ka qënë pjesë dhe ka drejtuar institucione të rëndësishme të dejtësisë dhe ligjit, ndërsa emërimi i saj i ri, vjen jo shumë larg pasi nuk mori mandatin në aqrkun e Tiranës në zgjedhjet e 11 majit.
    Etilda Gjonaj ka qenë zëvendësministër i Drejtësisë për periudhën maj-shtator 2017 dhe mbajti postin e Ministres së Drejtësisë në 2017-2021. Ajo ka ushtruar funksionin e Komisionerit në Institucionin e Avokatit të Popullit për një mandat 3- vjeçar, ku ka drejtuar Seksionin e Çështjeve të Administratës Publike qendrore dhe vendore (2014- 2017). Për rreth dy vite e gjysmë ka qenë eksperte e Sekretariatit Teknik, të ngritur pranë Komisionit të Posaçëm Parlamentar të Reformës në Drejtësi (2015-2017)./ZËRI

  • Firmosi shembjen e Teatrit Kombëtar, Rama shpërblen violinisten me postin e zëvendësministres së Arsimit

    Firmosi shembjen e Teatrit Kombëtar, Rama shpërblen violinisten me postin e zëvendësministres së Arsimit

    Shërbëtorët e bindur e të nënshtruar të Edi Ramës gjithmonë shpërblehen. Kushdo që i ka vënë fytyrën apo firmën punëve të pista të shefit të Rilindjes, ka marrë diçka prej pushtetit të tij.

    Kjo është një trajektore që ne kemi parë prej kohës kur ai ishte në bashki dhe deri më sot kur drejton Shqipërinë prej 13 vitesh.

    Siç mëson Lapsi.al, në mbledhjen e sotme të qeverisë, Herida Duro është emëruar zëvendësministre e Arsimit. Një violiniste me profesion që do të bëjë dhe implementojë politika në fushën e arsimit.

    Diçka që bën pak sens, por oborri i pushtetit të Ramës ka parë plot çudi të tilla. Është gati normalitet katapultimi i njerëzve në këtë formë. Por arsye thelbësore e emërimit të saj në postin e zëvendësministres, me siguri është kontributi që Herida Duro ka dhënë në shembjen e Tetarit Kombëtar.

    Asokohe ajo ka qenë drejtoreshë në Ministrinë e Kulturës dhe pjesë e grupit të punës që bënë vlerësimin e Teatrit Kombëtar, nëse duhej shembur apo jo.

  • Gara për Avokatin e Popullit, zbulohet ish-ministrja që mund të marrë postin

    Gara për Avokatin e Popullit, zbulohet ish-ministrja që mund të marrë postin

    Dy ditë më parë, Kuvendi i Shqipërisë hapi zyrtarisht garën për postin e Avokatit të Popullit.
    Kandidatët dhe emrat e mundshëm për këtë post janë diskutuar vazhdimisht kohët e fundit, teksa kjo detyrë po mbahet deri më tani nga Erinda Ballanca.
    Siç raportohet nga mediat, një emër në garën e hapur më 13 tetor është edhe Etilda Gjonaj.
    Gjonaj ka qenë më parë ish-ministre e Drejtësisë.
    Deri më tani nuk ka një dalje zyrtare me një emër nga mazhoranca.
    Sa i përket emrave të tjerë, nga radhët e opozitës, Partia Demokratike dhe kryedemokrati Sali Berisha kanë deklaruar mbështetje për kandidaturën e Besim Ndregjonit.
    Gjithashtu, një emër i mundshëm është edhe i ish-deputetit Dashnor Sula, që u largua nga PD pas u la jashtë listës së mbyllur në zgjedhjet e 11 majit.

  • Kryebashkiaku i Rrogozhionës fut gjithë fisin në bashki, disa nuk shkojnë fare në punë

    Kryebashkiaku i Rrogozhionës fut gjithë fisin në bashki, disa nuk shkojnë fare në punë

    Mbjellja e pemëve është një investim i rëndësishëm për mjedisin dhe për cilësinë e jetës. Nisur nga kjo, shumë bashki të vendit e kthyen në PR efikas, shpesh duke përdorur edhe figurat publike. Por në Bashkinë Rrogozhinë duket sikur ky koncept është marrë pak ndryshe, sepse brenda zyrave të saj është rritur një lloj tjetër peme, tepër e veçantë: pema familjare e kryetarit Edison Memolla, i cili ka vendosur në pozicionet kyçe të bashkisë të gjithë familjarët dhe miqtë e afërt të tij.
    Thënë shkurt, në Bashkinë Rrogozhinë, në vend të konkursit, mjafton mbiemri dhe miqësia. Por më mirë le t’i listojmë këta personazhe të “pemës Memolla”.
    Në postin e këshilltares është emëruar vajza e xhaxhait, Erinda Memolla. E kush më mirë se ajo do ta këshillonte të parin e qytetit?
    Por, përtej raportit nepotik, Erinda duket se nuk e ka shumë qejf këtë pozicion, pasi sipas punonjësve ajo nuk shfaqet asnjëherë në këtë bashki — qoftë edhe për një kafe të shkurtër. Por Erinda ka edhe një bashkëshort që quhet Andi Proshka.
    Meqë gruaja këshillon, burri çfarë mund të bëjë? Nënkryetar, mendoi kryetari. Ndërkohë, postin e besueshëm të sekretares dhe përgjegjëses së protokollit e zotëron Xhulia Kalemi, e cila është kushërira e kryetarit. Ndërsa vëllait të saj, Renato Kalemi, i është besuar pozicioni i punonjësit të shërbimeve. Në fakt, Renato ka vetëm emrin në listë, pasi as ai nuk paraqitet kurrë në punë. Në postin e magazinierit të Drejtorisë së Shërbimeve është Mariglen Memolla, djali i xhaxhait të kryetarit. Ndërsa kushëririt të dytë, Gëzim Memolla, i është besuar pozicioni i skrepistit.
    Postin e drejtorit të Arsimit, Sportit dhe Kulturës ia ka dhuruar Orges Toskut, kunatit të xhaxhait. Në pozicionin e drejtorit të Financës është vendosur Rezart Vogli, i cili bie kushëri me kryetarin. Ndërsa bashkëshortja e tij, Raimonda Vogli, është përgjegjëse në qendrën kulturore të bashkisë. Blerina Methasani Memolla, bashkëshortja e djalit të xhaxhait të kryetarit, është caktuar në pozicionin e përgjegjëses së financës.
    Fadil Halitin, djalin e hallës, e ka bërë shofer.
    Tani, pas Renatos dhe Erindës, kalojmë tek një tjetër fenomen që nuk paraqitet asnjë ditë të vetme në punë, pavarësisht se paguhet rregullisht nga taksat e qytetarëve të Rrogozhinës.Ky zotëri quhet Harun Murrani, pensionist dhe njëkohësisht “specialist i shërbimit social” — në letra, pasi Harunin e gjen në një tjetër detyrë, më të rëndësishme se punët e bashkisë: në treg duke shitur fruta e perime.
    Lidhur me këtë akuzë, Kryetari i Bashkisë së Rrogozhinës, Edison Memolla, mohoi kushërinjtë e tij, duke thënë se nuk ishte e vërtetë që i kishte të afërm.
    Është e qartë: të gjitha postet që përmendëm janë qoka të kryetarit, në rastin më të mirë me konkurse fiktive kur bëhet fjalë për nëpunës civilë, ose aspak në bazë të aftësive individuale për stafin e ngushtë të Memollës./Emisioni “Piranjat”