Tag: popull

  • “Liria fillon me padrejtësi dhe mbaron me një popull që qëndron në këmbë”/ Spiropali përshëndet fjalën e gjeneralit amerikan në Hagë

    “Liria fillon me padrejtësi dhe mbaron me një popull që qëndron në këmbë”/ Spiropali përshëndet fjalën e gjeneralit amerikan në Hagë

    Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali ka ndarë një video në rrjetin e saj në Facebook, ku tregon një fjalim të gjeneralit amerikan Wesley Clark në sallën e Hagës.

    Ndërsa video e Clark rikujton se ka momente në histori kur populli ngrihet jo për dhunë po për të mbrojtur dritën e vetë, Spiropali u shpreh se edhe bijtë e Kosovës u ngritën për dinjitet për të drejtën dhe për lirinë.
    “Dje, në sallën e Hagës, gjenerali amerikan Wesley Clark rikujtoi para botës një të vërtetë të thjeshtë: se ka momente në histori kur një popull ngrihet jo për dhunë, apo për pushtet, por për të mbrojtur dritën e vet.
    Ashtu siç luftuan bijtë e lirisë në kontinentin amerikan në vitet 1770, edhe bijtë e Kosovës u ngritën për dinjitet, për të drejtën për të jetuar të lirë.
    E njëjta dritë, i njëjti zjarr, sot digjet në Ukrainë.
    Liria ka gjithmonë të njëjtin ritëm: fillon me një padrejtësi, rritet me një zë që nuk pranon heshtjen dhe mbaron me një popull që qëndron në këmbë.
    Shqipëria qëndron krah atyre që zgjodhën dhe zgjedhin lirinë”, shkruan Spiropali.

    Top Channel

  • “Jemi popull i shthurur”, Mit’hat Havari flet me shifra: 8 nga 10 shqiptarë nuk e duan ligjin

    “Jemi popull i shthurur”, Mit’hat Havari flet me shifra: 8 nga 10 shqiptarë nuk e duan ligjin

    Ish-drejtuesi i lartë i Policisë së Shtetit, Mit’hat Havari, ka kritikuar ministren e Brendshme për shifrat e publikuara prej saj, lidhur me ngjarjet kriminale në vend.
    Teksa ishte i ftuar në emisionin ‘Off the Record’ me gazetarin Andrea Danglli në A2 CNN, Havari tha se ministrja e Brendshme duhet të jetë korrekte me punën e saj.
    Havari gjithashtu tha se shqiptarët si popull janë të shthurur dhe nuk e duan rregullin. Sipas tij, 8 nga 10 shqiptarë nuk e duan ligjin. Ai shtoi se duke mos respektuar ligjet e shtetit, rruga për në BE bëhet më e vështirë.
    “Unë i them ministers së Brendshme, që nëse do ta mbyllë me dinjitet atë punë, ta thërrasë atë drejtorin e Përgjithshëm të Policisë dhe t’i kërkojë t’i japë shifra zyrtare të sakta, jo mashtrime e gënjeshtra. Kështu ajo është korrekte me ndërgjegjen dhe punën e saj, si dhe me votuesit. Policia e Shtetit dhe strukturat e tjera kanë një koeficient që bie ndesh me punën e tyre.
    Nga analizat që kam bërë, në 10 persona, 8 nuk e duan ligjin. Është një popull i shthurur. Nuk u pëlqen rregulli, nuk jemi ne siç janë bota. Katërshe e bëjnë në aeroport radhën shqiptarët, ata jashtë qëndrojnë në radhë njëri pas tjetrit.
    U bënë 35 vite, deri kur thoshte Migjeni. Kur do të qytetërohemi? Që të shkojmë në Europë duhet të mësojmë prej tyre. Ne nuk mësojmë prej tyre. Vijnë emigrantët këtu bëjnë cubin, se këtu nuk funksionon. Sepse nuk qarkullojnë patrulla policie në lagje”, tha mes të tjerash Havari.

  • Deputeti demokrat sulmon Fatos Nanon pas vdekjes: I bëri shumë dëme Shqipërisë, Zoti pastë mëshirë për të

    Deputeti demokrat sulmon Fatos Nanon pas vdekjes: I bëri shumë dëme Shqipërisë, Zoti pastë mëshirë për të

    Deputeti Gent Strazimiri, ka reaguar për ndarjen nga jeta të ish-kryeministrit Fatos Nano, por me një ndryshim; tepër agresiv e me tone akuzash të forta.
    Statusi i plotë i Gent Strazimirit
    Kam bindjen se Fatos Nano, kur pranoi të drejtojë Partinë e Punës në 1991, mendonte seriozisht se mund ta reformonte për ta shndërruar në një forcë të majtë evropiane.
    I kishte të gjitha cilësitë për ta bërë!
    Qytetar, intelektual, i lexuar por, mbi të gjitha krejt i qartë për dëmet që Partia e Punës i kishte bërë vendit.
    Mjerisht, nuk pati kurajon që në momentin e parë, në qershor 1991, kur “shndërrim” të saj, quajti thjesht “ndërrimin e emrit”!!!
    Drejtoi Shqipërinë mbi këtë bazë moskurajoje, duke shkaktuar edhe më shumë dëme, i bindur se ky popull nuk e meritonte.
    “Popull” quante komunistët, veteranët, shefat e kuadrit, oficerët e Sigurimit… dmth të gjithë ata që e rrethonin, sepse në popull nuk doli kurrë vërtetë.
    Në fund, “popullit” e Shqipërisë i la si mallkim pasardhësin e vet dhe, iku të jetojë jashtë, i bindur se do e kërkojnë sërish kur ta njohin se kush është…
    Fatos Nano nuk është më!
    Dëmi që la pas, PO!
    Zoti pastë mëshirë për të!

  • “Diella shtatzënë me 83 fëmijë”/ Shehu pas deklaratës së Ramës: Ushqen me lugë bosh një popull, kërkon t’u shpërlajë trurin….

    “Diella shtatzënë me 83 fëmijë”/ Shehu pas deklaratës së Ramës: Ushqen me lugë bosh një popull, kërkon t’u shpërlajë trurin….

    Deputeti i PD, Tritan Shehu, ka reaguar pas deklaratave të kryeministrit Edi Rama në lidhje me Diellën dhe 83 fëmijët. 
    Shehu theksoi se Rama kërkon tu shpërlajë trurin qytetarëve shqiptarë, ku sipas tij, synon që këta të fundit ta harrojnë varfërinë dhe braktisjen e vendit. 
    “Rama, ushqen me “lugë bosh” një popull! Diella, shtatzënë, 83 fëmijë. Teatralitete pa “shije”, që kërkojnë të mbajnë në “trans” një popull të tërë. Të “shpëlajnë trutë” e njerëzve që të harrojnë varfërinë, denigrimin, braktisjen e vendit, të prindërve nga fëmijët e tyre. 
    Me fakt të krijojnë njeriun e Rilindjes pa tru. Një propagandë gebelsiane kjo, por që siç ka treguar historia efektin e ka të shkurtër!
    Dhe kur ky “efekt” paralizues kalon, njerëzit vihen në lëvizje e reagojnë me forcë! Uroj, shpresoj e duhet luftuar që çlirimi mendor, psikologjik, nga “katalepsia” shkatërruese të mos vonojë.Për të lindur e nesërmja reale e çliruese!”, tha Shehu. 

  • Neil Postman: Kur një popull i tërë vëmendjen e ka tek banaliteti…

    Neil Postman: Kur një popull i tërë vëmendjen e ka tek banaliteti…

    Nga: Neil Postman

    “Kur një popull i tërë vëmendjen e ka tek banaliteti, kur jeta e tij kulturore përcaktohet nga një rreth i qëllimshëm shpërqendrimi, kur serioziteti i debatimit publik shndërrohet në një bisedë kafexhinjësh, për ta thënë shkurt, kur ky popull vlen më shumë si audiencë ku të zhvatësh pagesa, dhe interesi biznesor shndërrohet në një tragjikomedi kombëtare, atëherë mund të themi se një komb i tërë është në rrezik; sepse vdekja kulturore e tij bëhet e mundshme.”Neil Postman (mësues, sociolog, teoricist i mass mediave dhe kritik i kulturës bashkëkohore), marrë nga libri i tij: “Duke e dëfryer vetveten tonë deri në vdekje”

    ObserverKult

    Neil Postman

    Lexo edhe:

    HERVIN ÇULI: BIG BROTHER, PO PËRDHUNOHET BARBARISHT ÇDO VLERË QYTETARE…

    Tmerr!!! Kurrë nuk e kisha imagjinuar që një ditë rrugaçëria, alabakria, malavita, do të pushtonin televizionet tona dhe do poshtëronin një popull të tërë!

    Nuk e di se si ndjehen njerezit e mendjes, intelektualët, njerëzit e artit dhe kulturës, kur shohin degjenerimin e plotë të televizioneve tona kombëtare?!

    Tekstin e plotë e gjeni KËTU

  • Edhe një mesele për trima

    Edhe një mesele për trima

    Ish kanë një burrë i zoti me e pa. U shitke trim, edhe dukej kreshnik që thonë njerëzia. Mirëpo nuk kishte kurfarë autoriteti në popull, edhe një ditë mendon çka me ba diçka që me i dal zani në popull si burrë i zoti.Një ditë takohet me Sylejman agën e Batushës. Aga ish kanë çaush atëherë. I thotë:– Lum aga, ndihmom pak me u ba i njofshëm në popull, se nuk po e din kush që jam gjallë.– Qysh me të ndihmua unë? – i thotë Aga.– Unë po dalë me armë në çarshi. Ti je me ushtarët e tu, edhe më drejtohesh mua: ‘Dorëzoji armët!’ E unë nuk po i dorëzoj.Ti banu sikur po don me kërsitë pushka e merri ushtarët edhe largohu prej çarshisë. Populli e shkep fjalën që Çaush Aga nuk mujti me më çarmatosë.

    Aga e pranoi këtë gjë edhe bënë marrëveshje. E lanë takimin në të nesërmen në mes të Çarshisë në kohën kur plot njerëz ishte qyteti. Kur doli ky me armë, Çaush Aga e rrethoi edhe i tha:-Dorëzoji armët! Ashtu siç ishin pajtuar.Ky i tha:-Jo kurrë nuk i dorëzoj’Aga u tha ushtarëve:-Mos ma l’shoni!Ushtarët i kthyen pushkët drejt ti.Ky u djersitë, i shikonte dhjetë gryka të pushkëve që e kishin marr në nishan. U ligështua edhe e lëshoi pushkën edhe alltinë në tokë, i dorëzoi armët.Aga i tha:– Pse, t’vraftë zoti i dorëzove armët? A e di qysh i kemi pasë fjalët?– He, more Agë, ta kishe pasë ti gishtin n’tâna ato pushkë s’pata me i dorëzue, po k’tu, dhjetë ushtarë, dhjetë gishta n’pushkë. Bani e luejti gishtin veç nja, mue m’shkoi jeta. Spo due hiç me kanë i zoti.

  • “Një popull në lëvizje”, ekspozita fotografike me pamjet e kohëve të varfërisë së Shqipërisë 1994

    “Një popull në lëvizje”, ekspozita fotografike me pamjet e kohëve të varfërisë së Shqipërisë 1994

    Mbrëmjen e së premtes u çel në Durrës ekspozita fotografike “Shqipëria 1994, Një popull në lëvizje”, me autor fotografin italian Gianni Bellesia dhe e kuruar nga Petrit Kozeli.

    Kjo ekspozitë sjell për publikun shqiptar një rrëfim të fuqishëm vizual, të realizuar tri dekada më parë, në një kohë kur Shqipëria përpiqej të ngrihej mbi plagët e diktaturës dhe të ndërtonte një jetë të re. Fotot e shkrepura në Durrës dhe në zonën e thellë të Nënshatit pasqyrojnë fytyrat, rrugët dhe shpresat e njerëzve të thjeshtë, që në fillim të viteve ’90 nisën një udhëtim të ri drejt lirisë dhe dinjitetit njerëzor.
    “Kur erdha për herë të parë në Shqipëri në janar të vitit 1994 me një mision humanitar, pashë një vend që donte të rilindte. Ishte një kohë plot vështirësi, por edhe plot dritë në sytë e njerëzve. Kjo ekspozitë është një dëshmi për atë shpirt të fortë që më frymëzoi shumë dhe sot shoh ndryshime të mëdha”, shprehet Gianni Bellesia, fotograf.
    Ekspozita u çel dhe me mbështetjen e FotoKlub Durrësit, që është një nismë e re, e cila synon të krijojë një hapësirë bashkëpunimi dhe zhvillimi për dashamirësit e fotografisë në qytet.
    Ekspozita do të qëndrojë e hapur në fundjavë në Qendrën Kulturore të Fëmijëve në Durrës. Ajo u cilësua nga të pranishmit si një udhëtim emocional në kujtesën e një kohe që ndryshoi rrënjësisht jetën e shqiptarëve, por që mbetet ende e gjallë përmes artit të fotografisë
     

    Top Channel

  • “Një popull në lëvizje”, ekspozita fotografike që dokumenton varfërinë e Shqipërisë në vitin 1994

    “Një popull në lëvizje”, ekspozita fotografike që dokumenton varfërinë e Shqipërisë në vitin 1994

    Mbrëmjen e së premtes u çel në Durrës ekspozita fotografike “Shqipëria 1994, Një popull në lëvizje”, me autor fotografin italian Gianni Bellesia dhe e kuruar nga Petrit Kozeli.

    Kjo ekspozitë sjell për publikun shqiptar një rrëfim të fuqishëm vizual, të realizuar tri dekada më parë, në një kohë kur Shqipëria përpiqej të ngrihej mbi plagët e diktaturës dhe të ndërtonte një jetë të re.
    Fotot e shkrepura në Durrës dhe në zonën e thellë të Nënshatit pasqyrojnë fytyrat, rrugët dhe shpresat e njerëzve të thjeshtë, që në fillim të viteve ’90 nisën një udhëtim të ri drejt lirisë dhe dinjitetit njerëzor.
    “Kur erdha për herë të parë në Shqipëri në janar të vitit 1994 me një mision humanitar, pashë një vend që donte të rilindte. Ishte një kohë plot vështirësi, por edhe plot dritë në sytë e njerëzve. Kjo ekspozitë është një dëshmi për atë shpirt të fortë që më frymëzoi shumë dhe sot shoh ndryshime të mëdha”, tregon Gianni Bellesia, fotograf.
    Ekspozita u çel dhe me mbështetjen e FotoKlub Durrësit, që është një nismë e re, e cila synon të krijojë një hapësirë bashkëpunimi dhe zhvillimi për dashamirësit e fotografisë në qytet.
    Ekspozita do të qëndroje e hapur në fundjavë në Qendrën Kulturore të Fëmijëve në Durrës. Ajo u cilësua nga të pranishmit si një udhëtim emocional në kujtesën e një kohe që ndryshoi rrënjësisht jetën e shqiptarëve, por që mbetet ende e gjallë përmes artit të fotografisë

    Top Channel

  • Ekspozita “Një popull në lëvizje”, italiani Gianni Bellesia sjell fotografitë e realizuara 31 vite më parë

    Ekspozita “Një popull në lëvizje”, italiani Gianni Bellesia sjell fotografitë e realizuara 31 vite më parë

    31 vite më parë, fotografi italian Gianni Bellesia mbërriti për herë të parë në Shqipëri si pjesë e një misioni humanitar, duke shoqëruar dy kamionë me ndihma për familjet e varfra të një vendi që sapo kishte hyrë në rrugën e demokracisë.
    Pas tri dekadash, ai kthehet sërish, jo më si vëzhgues i vuajtjeve, por si dëshmitar i një transformimi, për të hapur ekspozitën e tij fotografike me 30 imazhe që rrëfejnë historinë e një populli në lëvizje dhe të një kohe që nuk duhet harruar.
    Fotografitë janë realizuar nga Durrësi në Tiranë, Shkodër e deri në fshatin e thellë të Nënshatit. Në kujtesën e fotografit, shqiptarët mbeten njerëz të buzëqeshur e mikpritës, edhe pse jeta ishte e ashpër.

    “Ishit një vend me njerëz që buzëqeshnin. Edhe pse kalonit vështirësi, ata na prisnin gjithmonë me mirësi. Nga sytë e një italiani, më dukej një popull në zhvillim. Të rinjtë ëndërronin të shkonin në Itali, për të mësuar e për t’u kthyer me njohuritë e reja. Edhe të moshuarit i mbështesnin, sepse shpresonin që dija e perëndimit të sillte ndryshim. Sot, duke parë rilindjen e vendit tuaj, mendoj se ajo profeci e tyre është bërë realitet, dhe kjo më gëzon shumë”, tha Gianni Bellesia, fotograf.
    Ekspozita fotografike “Shqipëria 1994, Një popull në lëvizje” u realizua në bashkëpunim me Foto Klub Durrësi. Ekspozita do të qëndrojë e hapur për publikun gjatë fundjavës në mjediset e qendrës Kulturore të Fëmijëve Durrës.
    /vizionplus.tv

  • “Një popull kontrollohet nëpërmjet arsimit”,Zhupa kritikon qeverinë për politikë të dështuar arsimore:Rënia dramatike..

    “Një popull kontrollohet nëpërmjet arsimit”,Zhupa kritikon qeverinë për politikë të dështuar arsimore:Rënia dramatike..

    Kryetarja e Komisionit të Medias, Ina Zhupa, është shprehur në një intervistë për një emision televiziv mbi situatën dramatike të arsimit në Shqipëri, duke akuzuar qeverinë se e ka përdorur arsimin jo për edukim, por si mjet kontrolli mbi qytetarët.
    Zhupa theksoi se fatkeqësisht arsimi nuk ka qenë kurrë prioritet për këtë qeveri, por përkundrazi është lënë në rënie të lirë, me qëllim që të mos krijojë një popull të arsimuar e të ndërgjegjshëm.Ina Zhupa: Fatkeqësia është që në këtë qeverisje, arsimi nuk ka qenë ndonjëherë prioritet në asnjë aspekt. Përkundrazi kanë funksionuar sipas asaj filozofisë së njohur që ‘një popull nëse do ta kontrollosh, kontrollohet nëpërmjet arsimit…’, dhe gjithmonë pushtetarët që nuk e duan popullin e tyre por duan më shumë pushtetin e tyre, e kontrollojnë atë nëpërmjet arsimit. Duke mos e lejuar kështu, që të mos kenë një popull të edukuar.
    Këtë ne në fakt e kemi parë edhe në diktaturë në Shqipëri, ku arsimi ishte më i indoktrinuari. Aty formohej njeriu i ri socialist, aty zgjidheshin tekstet që do të kalonin për të indoktrinuar me filozofinë komuniste, ndërsa metoda tjetër është që nëse nuk e indoktrinon dot për shkak të avancimit të shoqërisë, të teknologjisë, të njohurive, të një demokracisë që po jeton, atëherë shkatërroje atë, bëje atë joefektiv për të marrë dije dhe për tu forcuar intelektualist.
    Kjo po ndodh në fakt në Shqipëri dhe ju e përmendët me të drejtë dhe një nga të dhënat kryesore të këtij viti është rënia e numrit të nxënësve. Dhe rënia e numrit të nxënësve është qartësisht e lidhur me largimet nga Shqipëria, me ikjet edhe për shkak të dështimit në arsim. Unë sot kam publikuar shifra të vetëm një mandati të Edi Ramës, nuk e kam nisur nga 2013 se ashtu është gati një katastrofë, se ashtu është gati një përgjysmim i nxënësve, por vetëm në një mandat 2021-2025 me qeverisjen e Edi Ramës, ne kemi -19% më pak nxënës në gjimnaze, -17% të nxënësve nga klasa e 6 de në klasën e 9, -11% nga klasa e parë deri në klasën e pestë. Pra, kemi një zbrazje të Shqipërisë.