Tag: peshës

  • Humbja e peshës pas vdekjes së babait, Kelly Osbourne i përgjigjet ashpër kritikëve

    Humbja e peshës pas vdekjes së babait, Kelly Osbourne i përgjigjet ashpër kritikëve

    Kelly Osbourne po merr qëndrim ndaj kritikave të ashpra për humbjen e saj të dukshme në peshë, me mbështetje të plotë nga nëna e saj, Sharon Osbourne. Gjatë një interviste me gazetarin britanik Piers Morgan, Sharon u shpreh mbi ditët e fundit të bashkëshortit të saj, legjendës së rockut Ozzy Osbourne, ndërsa u transmetua një video nga Instagrami i Kelly, në të cilën ajo përballet me komentet negative të ndjekësve për humbjen e saj të peshës.
    Në videon e fshirë më vonë, Kelly tha: “Për ata që mendojnë se janë qesharake dhe të keqija duke shkruar komente si ‘A je e sëmurë?’ apo ‘Shkruaj nga Ozempic, nuk dukesh mirë.’ Babai im sapo vdiq dhe po bëj më të mirën që mundem, dhe e vetmja gjë që kam për të jetuar tani është familja ime. Dhe unë zgjedh të ndaj me ju pjesën e lumtur të jetës sime, jo atë të mjerueshme.”
    Ajo përfundoi mesazhin e saj të fortë me një “F— off” për ata që e kritikojnë.
    Sharon, gjithashtu e shprehu mbështetjen e saj për vajzën dhe theksoi se Kelly po kalon një periudhë shumë të vështirë pas humbjes së babait të saj. “Ajo ka humbur babain e saj, nuk mund të hajë tani,” tha Sharon.

    Kelly, tani 41 vjeç, u bë e njohur që në moshën 15-vjeçare përmes shfaqjes së realitetit The Osbournes, dhe ka qenë gjithmonë e hapur për sfidat që ka përjetuar me imazhin e trupit dhe peshën e saj.

  • UFC-322/ Makhachev kampion i dyfishtë i botës, mposht JDM dhe merr titullin e peshës “welter”

    UFC-322/ Makhachev kampion i dyfishtë i botës, mposht JDM dhe merr titullin e peshës “welter”

    Në “Madison Square Garden” të Nju Jorkut u zhvillua sot eventi UFC-322 në artet marciale mikse, që dhuroi spektakël në kafaz me dy duele për titullin kampion bote në artet marciale mikse.
    Rusi Islam Makhachev fitoi me vendim unanim të gjyqtarëve sfidën ndaj australianit Jack Dalla Maddalena, duke rrëmbyer titullin e peshës “welterweight” (pesha 77kg) dhe duke u bërë kampion i dyfishtë i botës (mban edhe titullin e peshës ssë lehtë (pesha 71kg).
    Një duel i dominuar nga rusi, që pati epërsi në të pestë raundet, ndaj dhe gjyqtarët ia dhanë të tri fitoren me të njëjtin rezultat (50-45, 50-45, 50-45). Maddalena u përpoq të rivalizojë, por pa mundur të bëjë diferencën ndaj rusit, që tani mban dy tituj kampionë bote.
    Makhachev ishte më i saktë në gjuajtjet e tij, duke e vënë në vështirësi rivalin. Për rusin ky është suksesi i 28 në karrierë (ka edhe 1 humbje), ndërsa për Maddalena kjo është humbja e tretë në kafaz (ka edhe 18 fitore).
    Edhe mbrojtja e rusit ishte e mirë, duke mos lejuar rivalin australian të godasë shpesh. Në raundin e pestë ai realizon edhe një “takedoën”, duke vulosur suksesin, ndërsa australiani nuk arriti dot për asnjë moment të ishte superior në kafaz.

  • ‘Epidemia e re e humbjes së peshës’/ Të rinjtë në Indi kërkojnë mjekëve ilaçe për dobësim, mjekët paralajmërojnë për rreziqet

    ‘Epidemia e re e humbjes së peshës’/ Të rinjtë në Indi kërkojnë mjekëve ilaçe për dobësim, mjekët paralajmërojnë për rreziqet

    Thirrjet po shtohen çdo ditë në klinikën e endokrinologut indian, Dr. Rahul Baxi, në Mumbai. Por jo të gjitha vijnë nga pacientë me diabet. Gjithnjë e më shumë janë të rinjtë profesionistë që pyesin të njëjtën gjë: “Doktor, a mund të filloj trajtimin me ilaçe për humbje peshe?”

    Njëri prej tyre, një 23-vjeçar që kishte shtuar 10 kilogramë pasi nisi një punë stresuese në korporatë, i kërkoi mjekut ndihmë duke iu referuar miqve të tij në palestër që tashmë përdorin injeksione për dobësim.

    Por Dr. Baxi refuzoi, duke i kujtuar se këto ilaçe nuk janë zëvendësim për një stil jetese të shëndetshëm.

    “Nëse e ndalon, pesha të kthehet. Nëse e vazhdon pa ushtrime, humbet masë muskulore. Këto ilaçe nuk janë mrekulli,” shprehet ai.

    Kërkesa për ilaçet e humbjes së peshës është rritur ndjeshëm në qytetet e mëdha të Indisë – një vend që renditet i dyti në botë për numrin e të rriturve mbipeshë dhe me mbi 77 milionë persona që vuajnë nga diabeti i tipit 2.

    Këto barna, të zhvilluara fillimisht për trajtimin e diabetit, po konsiderohen “revolucionare” për rezultatet që ofrojnë në uljen e peshës. Por suksesi i tyre ka ngritur edhe shqetësime serioze për keqpërdorimin e tyre pa mbikëqyrje mjekësore.

    Dr. Anoop Misra, drejtues i Qendrës Fortis-C-DOC në Delhi, thotë: “Janë ilaçet më të fuqishme për humbje peshe që kemi parë ndonjëherë. Shumë barna kanë ardhur e ikur, por asnjë nuk krahasohet me këto.”

    Dy barnat më të përdorura në tregun indian janë Semaglutide dhe Tirzepatide, të njohura me emra tregtarë si Rybelsus, Wegovy, Ozempic dhe Mounjaro.

    Ato imitojnë një hormon natyral që kontrollon urinë dhe ndjesinë e ngopjes, duke e bërë përdoruesin të ndjehet plot për një kohë më të gjatë. Disa prej tyre merren përmes injeksioneve javore, ndërsa efektet janë të dukshme pas pak javësh megjithatë, ekspertët paralajmërojnë se pa ushqyerje të shëndetshme dhe aktivitet fizik, rezultatet janë të përkohshme dhe mund të sjellin pasoja afatgjata për trupin.

    Në një vend ku presioni estetik dhe stresi i jetës urbane po rritet, këto ilaçe po shihen si “rruga e shkurtër drejt formës perfekte”. Por mjekët si Dr. Baxi theksojnë se nuk ka rrugë të shpejtë për një trup të shëndetshëm dhe paralajmërojnë: “Magjia e injeksioneve nuk zëvendëson disiplinën e jetës.”

  • Çaji që nxit humbjen e peshës dhe zvogëlon inflamacionin!

    Çaji që nxit humbjen e peshës dhe zvogëlon inflamacionin!

    Pas studimeve të shumta që lidhen me sa e shëndetshme është kafeja dhe si ndikon ajo në trup, mund të konkludojmë me siguri se moderimi, si me të gjitha ushqimet e tjera, është çelësi për të ruajtur efektet pozitive të kafesë.
    Megjithatë, ekziston një mënyrë për ta bërë atë më të shëndetshëm duke shtuar një përbërës.
    Bëhet fjalë për vajin e kokosit. Para konsumimit, shtoni pak vaj kokosi në filxhan, aq sa të futet në majë të një luge çaji.

    Shija do të mbetet e pandryshuar, por do të ndikojë shumë në përfitimet shëndetësore të kësaj pijeje, dhe ja se si:
    I jep trupit energji, kryesisht për shkak të triglicerideve me zinxhir të mesëm që gjenden në vetë vajin. Zvogëlon inflamacionin falë acidit laurik që gjendet në produkt
    I siguron trupit yndyrna të shëndetshme, i rëndësishëm për zhvillimin dhe performancën e duhur të trupit
    Zvogëlon dëshirën për ushqime të pashëndetshme prandaj nxit humbjen më të shëndetshme të peshës!

  • Nxit humbjen e peshës dhe zvogëlon inflamacionin/ Shtoni gjysmë luge çaji nga ky ushqim në kafe, efekti do t’ju kënaqë

    Nxit humbjen e peshës dhe zvogëlon inflamacionin/ Shtoni gjysmë luge çaji nga ky ushqim në kafe, efekti do t’ju kënaqë

    Pas studimeve të shumta që lidhen me sa e shëndetshme është kafeja dhe si ndikon ajo në trup, mund të konkludojmë me siguri se moderimi, si me të gjitha ushqimet e tjera, është çelësi për të ruajtur efektet pozitive të kafesë.
    Megjithatë, ekziston një mënyrë për ta bërë atë më të shëndetshëm duke shtuar një përbërës.
    Bëhet fjalë për vajin e kokosit. Para konsumimit, shtoni pak vaj kokosi në filxhan, aq sa të futet në majë të një luge çaji.
    Shija do të mbetet e pandryshuar, por do të ndikojë shumë në përfitimet shëndetësore të kësaj pijeje, dhe ja se si:
    I jep trupit energji
    – kryesisht për shkak të triglicerideve me zinxhir të mesëm që gjenden në vetë vajin. Zvogëlon inflamacionin
    – falë acidit laurik që gjendet në produkt
    – I siguron trupit yndyrna të shëndetshme
    – i rëndësishëm për zhvillimin dhe performancën e duhur të trupit
    – Zvogëlon dëshirën për ushqime të pashëndetshme
    – prandaj nxit humbjen më të shëndetshme të peshës!

  • Diskriminim për shkak të peshës? Reperja amerikane mbyll çështjen me Lyft

    Diskriminim për shkak të peshës? Reperja amerikane mbyll çështjen me Lyft

    Reperja amerikane plus-size Dunk Demos, e njohur ndryshe si Dazhua Blanding, ka arritur një marrëveshje jashtë gjykatës me kompaninë Lyft, pas një padie që ngriti për diskriminim.
    Incidenti ndodhi në janar, kur Blanding pretendon se një shofer i Lyft refuzoi ta transportonte, duke i thënë se ishte “shumë e madhe” për makinën e tij dhe madje e kërcënoi se do t’i “shponte gomat” nëse tentonte të hipte.
    Në atë kohë, artistja kishte ndarë me ndjekësit në rrjete sociale se peshonte mbi 250 kilogramë, por se kishte nisur një program për humbje peshe, duke arritur të reduktonte mbi 18 kilogramë deri në fund të vitit.
    Në një video të publikuar në Instagram, ajo tregoi momentin e debatit me shoferin. Kur i tha: “Mund të futem në këtë makinë”, ai iu përgjigj: “Më beso, nuk mundesh”. Më vonë, shoferi kërkoi falje, duke i sugjeruar të porosiste një Uber XL dhe premtoi rimbursimin e udhëtimit.
    Pamjet shkaktuan reagime të shumta online. Ndërsa shumë njerëz e mbështetën reperen dhe e konsideruan incidentin diskriminues, të tjerë dolën në mbrojtje të shoferit, duke thënë se ai u tregua i sjellshëm dhe kishte arsye praktike për refuzimin.
    Avokatët e Blanding, Zach Runyan dhe Jonathan Marko, argumentuan se veprimi i shoferit përbënte shkelje të ligjit të shtetit të Michigan, i cili ndalon diskriminimin mbi bazën e peshës.“Refuzimi për të transportuar dikë për shkak të peshës nuk është vetëm i paligjshëm, por edhe i rrezikshëm,” tha Runyan për mediat.
    Edhe pse marrëveshja me Lyft u arrit, Blanding shprehu zhgënjimin e saj:
    “Kam qenë në makina më të vogla se kjo… Dua vetëm që ata të kuptojnë se ndjenjat e mia u lënduan.”

  • SHBA/ Shoferi refuzoi ta transportonte për shkak të peshës së saj, reperja ngre padi kundër taksistit

    SHBA/ Shoferi refuzoi ta transportonte për shkak të peshës së saj, reperja ngre padi kundër taksistit

    Reperja plus-size Dunk Demos, e njohur gjithashtu si Dazhua Blanding, ka arritur një marrëveshje jashtë gjykatës me kompaninë Lyft, pasi ngriti një padi për diskriminim ndaj një shoferi që refuzoi ta merrte në automjet për shkak të peshës së saj.

    Ngjarja ndodhi në janar, kur Blanding pretendon se shoferi i Lyft i tha se ishte “shumë e madhe” për makinën e tij, madje duke shtuar se do t’i “shponte gomat” nëse përpiqej të hipte në mjet.
    Në atë kohë, Blanding kishte zbuluar në rrjetet sociale se peshonte mbi 250 kilogramë dhe ishte angazhuar në një program për humbje peshe, duke humbur mbi 18 kilogramë deri në dhjetor.
    Në një video të publikuar në Instagram, ajo tregon përballjen me shoferin. “Mund të futem në këtë makinë”, i tha ajo atij. Shoferi iu përgjigj: “Më beso, nuk mundesh.” Më vonë, ai u përpoq të kërkonte falje, duke i sugjeruar që të porosiste një Uber XL – një automjet më i madh dhe më i kushtueshëm – dhe duke premtuar rimbursimin e udhëtimit.
    Ligji në Michigan mbron nga diskriminimi për shkak të peshës
    Sipas Daily Mail, avokati i Blanding, Zach Runyan, konfirmoi se çështja është zgjidhur, por nuk dha detaje mbi marrëveshjen. Ai dhe kolegu i tij, Jonathan Marko, argumentuan se refuzimi i shoferit shkelte ligjin e shtetit të Michigan, ku pesha është një karakteristikë e mbrojtur nga ligji.
    “E dija që ishte e paligjshme dhe ishte e gabuar,” tha Marko për Fox 2, duke e krahasuar incidentin me refuzimin për të transportuar një pasagjer për shkak të racës apo fesë. Ndërsa Runyan shtoi: “Refuzimi për të transportuar dikë për shkak të peshës nuk është vetëm i paligjshëm, por edhe i rrezikshëm. Imagjinoni pasojat nëse znj. Blanding nuk do të gjente strehë atë natë – kjo mund të kishte përfunduar keq.”
    Pavarësisht arritjes së marrëveshjes, Blanding shprehu zhgënjimin e saj: “Kam qenë në makina më të vogla se kjo,” u shpreh ajo për Fox 2, duke shtuar, “Dua vetëm që ata ta dinë se ndjenjat e mia u lënduan.”
    Videoja e incidentit të postuar në Instagram shkaktoi debate mes ndjekësve. Disa përdorues dolën në mbështetje të shoferit, duke thënë se ai ishte i sjellshëm dhe tregoi kujdes të arsyeshëm. “Është e paligjshme të mbingarkosh një makinë,” shkroi një komentues, ndërsa një tjetër shtoi: “Shoferi ishte shumë i sjellshëm, shpjegoi arsyet dhe kërkoi falje… përpiquni ta shihni nga perspektiva e tij.”

    Top Channel

  • Zvogëlimi i stomakut me kirurgji, ja e vërteta që duhet të dini

    Zvogëlimi i stomakut me kirurgji, ja e vërteta që duhet të dini

    Operacioni i zvogëlimit të stomakut, i njohur gjithnjë e më shumë si gastrektomia me frymëzuesinë e “sleeve”, po shndërrohet në një nga ndërhyrjet më të kërkuara për mbipeshë të rëndë. Por ajo që pak flitet realisht janë pasojat dhe sfidat që vijnë pas tij.

    Çfarë ndodh gjatë operacionit?
    Gjatë procedurës kirurgjike, hiqet rreth 75–85% e stomakut, duke krijuar një “gyp” të ngushtë madhësia e një bananeje që kufizon ndjeshëm sasinë e ushqimit dhe ul hormoni i urisë (ghrelin) .

    Rehabilitimi pas ndërhyrjes
    Pas operacionit, pacientët qëndrojnë në spital për vetëm 1–3 ditë (zakonisht 1–2 ditë). Ndjeket një dietë graduale: fillimisht lëngje për 1–2 javë, më pas pure dhe ushqime të buta, deri në ushqim solid pas rreth 4–6 javësh .
    Pacientët përjetojnë lodhje, nauze, dhimbje postkirurgjikale dhe ndryshime emocionale si mirqenie e sfidë psikologjike .

    Sa peshe humbet dhe çfarë ndodh me kohën?
    Në 12–24 muajt e parë, humbja e peshës mund të arrijë deri në 50–70% të peshës së tepërt. Pavarësisht kësaj, stilet e vjetra të të ushqyerit ose zgjerimi gradual i stomakut mund të sjellin fitim peshe të pjesshëm apo të plotë në vitet e ardhshme .

    Komplikacionet dhe pasojat afatgjata
    Rreziqet mund të jenë serioze: përfshijnë infeksione, përtharje (leakage) në shtrëmbërim të objektit, refluks të rëndë (GERD), ngushtim të traktit gastrointestinal, të vjella të shpeshta, ulje të përthithjes së vitaminave (sidomos B12, D, kalcium, hekur) dhe humbje kockore .
    Rreth 20% e pacientëve përballen me komplikacione gjatë 10 viteve pas operacionit nga rifitimi i peshës deri te çrregullimet gastrointestinale, probleme emocionale dhe shpërndarje e falimentimit emocional .Raste ekstreme përfshijnë komplikime fatale si sepsisi, pneumoni dhe tromboza. Një pacient i ri në MB pati një përvojë të tmerrshme: vjellje të vazhdueshme, infeksion të rëndë dhe dhimbje të përhershme një tre mujor në spital ai tani paralajmëron se kirurgjia nuk është zgjidhje e menjëhershme dhe sjell rrezik të madh . Një rast tjetër, një pacient nga UK ndërroi jetë pas një operacioni të ngjashëm kryer jashtë vendit perforim të zorrës dhe refuzim për ndihmë në kohë, rezultat tragic .

    Çfarë duhet të dini?
    • Operacioni nuk është një rrugë e shpejtë drejt humbjes së peshës kërkon përkushtim të përjetshëm ndaj dietës, aktivitetit fizik dhe suplementimit .
    • Duhet të jeni të gatshëm për kontrolla të përhershme mjekësore, teste gjaku dhe mbështetje psikologjike .
    Operacioni e zvogëlon stomakun dhe ngadalëson urinë por nuk është “mrekulli” pasojat mund të jenë serioze dhe të përjetshme, dhe suksesi varet ekskluzivisht nga ndryshimi i stilit të jetës.
    Një trajtim i mundshëm për ata që përballen me humbje peshe të konsiderueshme, por me kujdes të lartë!

  • Chermen Valiev i jashtëzakonshëm shkon në finalen e peshës 74kg, nesër duel për të artën në Botëror

    Chermen Valiev i jashtëzakonshëm shkon në finalen e peshës 74kg, nesër duel për të artën në Botëror

    14 Shtator 2025

    17:01

    Telesport

    Mundësi shqiptar Chermen Valiev është kualifikuar sot për në finalen e peshës 74kg të stilit të lirë, në Kampionatin Botëror të Mundjes që po zhvillohet në Zagreb të Kroacisë.
    Pas dy fitoreve të para të arritura në fazat eliminatore (12-2 ndaj Tugsjrgal Erdenebat të Mongolisë dhe po 12-2 ndaj belgut Ibragim Veliev), mundësi kuqezi ka arritur edhe dy fitore të tjera.
    Në çerekfinale, Valiev mundi 7-5 rivalin amerikan Dacid Carr, në një sfidë të ekuilibruar deri në fund. Ky sukses e çoi mundësin kuqezi në gjysmëfinale, ku arriti të mposhtë rivalin rus Zaurbek Sidakov me shifrat 6-4.
    Një fitore e vështirë, me përmbysje dher arritur në sekondat e fundit, pas një këmbëngulje të madhe të Valiev. Sukses i madh, që e dërgon Valiev në finalen e peshës 74kg, ku të hënën do të duelojë për medaljen e artë.

  • Canelo vs Crwford, veteranët e ringut sfidë magjike në Las Vegas për titujt kampionë, edhe UFC në skenë

    Canelo vs Crwford, veteranët e ringut sfidë magjike në Las Vegas për titujt kampionë, edhe UFC në skenë

    Në Las Vegas, do të zhvillohet këtë fundjavë (13 shtator) dueli i peshës super të mesme në boks mes kampionit në fuqi, meksikanit Canelo Alvarez dhe sfidantit amerikan, Terence Crawford.
    Dy legjenda, dy veteranë të ringut, që pritet të dhurojnë spektakël në këtë përballje. Canelo, 35 vjec, numëron 63 fitore, 2 barazime e 2 humbje në karrierën e tij dhe ka sfidën e vështirë të mbrojtjes së titullit kampion.
    Crawford, gati 38 vjec, numëron 41 fitore e asnjë humbje në ring. Ai mban titujt e peshës “light middleweight” dhe të peshës “welter”. Për të, një ngjitje në peshë dhe rikthim në ring pas më shumë se një viti.
    Ajo që bie në sy është se ky event po promovohet nga UFC dhe presidenti i saj Dana White, që ka qenë në takimin “ballë për ballë” të dy boksierëve. Kjo ka hutuar jo pak fansat e arteve marciale mikes.
    Drejtori ekzekutiv i UFC-së, Dana White, kohët e fundit nënshkroi një marrëveshje me yllin saudit të promovimit, Turki Alalshikh për të krijuar një ligë të re boksi që do të promovohet me nokaut teknik.