Tag: përsëri

  • Arteta: Fitorja në Champions me kaq shumë dëmtime tregon se sa të qëndrueshëm jemi

    Arteta: Fitorja në Champions me kaq shumë dëmtime tregon se sa të qëndrueshëm jemi

    11 Dhjetor 2025

    11:40

    Telesport

    Trajneri i Arsenal, Mikel Arteta, tha se fitorja 3-0 ndaj Club Brugge të mërkurën në Champions League ishte reagimi i përkryer i skuadrës ndaj humbjes së fundjavës në Premier League (1-2 ndaj Aston Villa. Fitorja mban “topçinjtë” në krye të renditjes në champions me 18 pikë të plota.
    “Kjo është ajo që dëshiron menjëherë pas një humbjeje: Të reagosh dhe të fitosh ndeshjen tjetër. Mënyra se si e realizuam këtë në Champions ishte mjaft pozitive, veçanërisht kur humbëm përsëri dy lojtarë të tjerë”, tha Arteta.
    “Përsëri, pavarësisht dëmtimeve, treguam se sa të qëndrueshëm jemi. Standardet që i vendosëm vetes dhe kapaciteti që ka skuadra për të fituar në mënyra të ndryshme është e mahnitshme. Ndeshja e djeshme mendoj se ishte një shembull i mirë i kësaj”, shtoi Arteta.
    Më tej, trajneri spanjoll komentoi: “Jam shumë i lumtur sepse tani kemi disa lojtarë përsëri në vijën e parë dhe mund të shihni sa më mirë kemi bërë. Jam i lumtur që u rikthye Gabriel Jesus, lojtar me cilësi. Kjo është diçka që ne si skuadër kemi nevojë dhe do të na bëjë më të mirë“.

  • Buxheti 2026, Rama: Pagat dhe pensionet do të shënojnë përsëri rritje

    Buxheti 2026, Rama: Pagat dhe pensionet do të shënojnë përsëri rritje

    Kryeministri Edi Rama ka folur sërish për buxhetin e vitit 2026.
    Në podcastin “Flasim”, Rama tha se pagat dhe pensionet do të shënojnë përsëri rritje, duke theksuar se Shqipëria tashmë është në një nivel tjetër.
    “Edhe gjatë kësaj jave, kemi qenë në dispozicion të qytetarëve, me parashtresat në detaje, përmes dëgjesave publike, të buxhetit të vitit që është në prag, një vit, që hyn me këmbë të mbarë për shqiptarët sa i përket të ardhurave në radhë të parë, në paga e pensione, por edhe sa i përket investimeve publike, që do të shënojnë përsëri, të gjitha këto së bashku, një rritje historike.

    Tanimë, Shqipëria është në një nivel tjetër. Ky është një fakt që do të bëhet çdo vit dhe më i prekshëm në jetën e përditshme të njerëzve tanë, të atyre që jetojnë me punë, qoftë në sektorin publik, qoftë në atë privat, në jetën e përditshme të pensionistëve, gjyshërve dhe gjysheve tona, në jetën e përditshme të atyre më në nevojë, për të cilët mbështetja, mbrojtja sociale, vjen duke u rritur. Sepse ata që na dhanë besimin e jashtëzakonshëm, me 83 mandate, një mbështetje e paprecedentë, për Shqipërinë 2030, jo vetëm meritojnë çdo vit e më shumë, por do të kenë çdo vit e më shumë, pasi barra e borxhit ndaj tyre është e tillë që do të na bëjë të vazhdojmë të rrisim punën tonë përditë e përditë”, tha Rama./vizionplus.tv

  • Rakuni hyn në një punishte vere në Virxhinia, dehet dhe humb ndjenjat në banjo, shihni fotot

    Rakuni hyn në një punishte vere në Virxhinia, dehet dhe humb ndjenjat në banjo, shihni fotot

    Një rakun u gjet pa ndjenja në banjën e një bodrumi vere në Virxhinia të SHBA-së, pasi kishte konsumuar alkool.

    Kafsha e dehur u vu re nga një punonjës i bodrumit të verës, i cili njoftoi autoritetet. “I dua rakunët”, tha Samantha Martin, një oficere lokale e kontrollit të kafshëve. “Ato janë kafshë të vogla qesharake. Ranë nga çatia dhe shkaktuan rrëmujë, duke pirë gjithçka.” Martin tha se e çoi rakunin përsëri në strehën e kafshëve, ku u lirua përsëri në natyrë pasi u shërua.
    Kontrolli i Kafshëve i Qarkut Hanover falënderoi Martinin për menaxhimin e incidentit dhe konfirmoi se rakuni ishte shëruar.

    “Pas disa orësh gjumë dhe pa shenja lëndimi (përveç një dehjeje të mundshme dhe zgjedhjeve të këqija të stilit të jetesës), ai u lirua përsëri në natyrë”, tha agjencia.

    Top Channel

  • “Pas 20 vitesh burgu, u arratis në Greqi ku i thanë se babai i tij ishte gjetur i mbytur”, historia tragjike e poetit korçar, që vdiq në mjerim…

    “Pas 20 vitesh burgu, u arratis në Greqi ku i thanë se babai i tij ishte gjetur i mbytur”, historia tragjike e poetit korçar, që vdiq në mjerim…

    Nga Vepror Hasani

     “Isha e dashuruar tërësisht pas tij”, – tregon Yrmete Medolli, gruaja e poetit të njohur Gëzim Medolli. Isha e sigurt se një ditë gjithçka do të përfundonte në një dasmë, ku do të mblidheshin të gjithë.

    Ne nuk mund të na ndante asgjë, ndoshta as vdekja…! E dija që në dasmën tonë, do të kishte shumë këngë dhe valle, ndërsa ai do më pëshpëriste te veshi, vargjet e tij të poezisë, për të më treguar se ato i kishte shkruar enkas për mua. (Gëzimi sapo kishte përfunduar vitin e katërt të gjimnazit, ishte viti 1970).

    E dija, nuk do të mungonte askush, as vëllezërit dhe as motrat e tij, por në atë dasmë, nuk do të ishte as nëna dhe as babai i tij…!

    Kjo gjë më hidhëronte, sepse nëna dhe babai për Gëzimin, ishin një brengë e madhe. Gëzimi kishte patur një jetë të vështirë, por çuditërisht, asgjë nuk e kishte mposhtur. Një vit pas lindjes së tij, në vitin 1950, babai i Gëzimit, Gani Medolli, u arratis në Greqi.

    Djalit të fundit, ia vuri emrin Gëzim, ndoshta kishte shpresuar se një ditë, edhe fëmijët e tij do të ishin të gëzuar…! Iku, sepse e kishte të pamundur të jetonte, në fshatin e tij në Trestenik të Devollit. Regjimi kishte nisur ta ndiqte, si një njeri të padëshiruar.

    Xhaxhai i tij, Xhemal Medolli, kishte qenë kryetari i “Ballit Kombëtar”, gjatë Luftës. Për këtë arsye e pushkatuan.

    Arratisja e babait e bëri edhe më të vështirë jetë e familjes Medolli, por unë përsëri e doja, edhe pse familjen time, e konsideronin si me “biografi të mirë”. Do të martohesha me të, edhe sikur të na çonin në burg të dyve.

    Kur Gëzimi ishte 6 vjeç, i vdiq edhe nëna, Mukadezi, por ndërsa rritej, nisi që dhimbjen e tij, ta nxirrte përmes vargjeve që shkruante. Në familjen e tij, gjithnjë do të kishte vetëm pranga dhe burgje. Megjithatë unë, isha e dashuruar pas tij dhe e dashuruar mbeta gjithë jetën”

    Arratisja e Gëzimit

    “Befas në fshatin tonë, në Trestenik të Devollit, u përhap një lajm që tronditi shumë njerëz. Ishte 4 shtator i vitit 1970. Dikush erdhi dhe më tha se; Gëzimin e kishin arrestuar. U trondita.

    Nuk jam në gjendje ta përshkruaj, as sot e kësaj dite. Kishte tentuar të arratisej, por e kishin kapur, pa kaluar dot kufirin. Nuk e përmbajta dot veten. U fsheha diku dhe nisa të qaja. Kjo gjë nisi të më ndodhte shpesh. I dashuri im ishte arrestuar!

    Nuk e kisha menduar që do të arratisej, por e dija që ai vazhdimisht, kishte një mall të pa treguar për babain e tij. Kur takoheshim bashkë, më fliste edhe për të atin, Gani Medollin. Më thoshte vazhdimisht: ‘Sa do të doja ta shihja edhe një herë të vetme… ndoshta do të takohem një ditë me të…më ka marrë malli…!

    Unë e di që edhe po të kishte qëndruar këtu, do të kishte vdekur nëpër burgje…’! Gëzimi ishte veç se një vjeç, kur babai iu arratis. Ndoshta kishte dashur të vinte ta takonte e, të kthehej sërish. Ne i ishim betuar njëri-tjetrit, për të qëndruar gjithnjë bashkë.

    Po kush të m’i tregonte të gjitha këto?! Tashmë për Gëzimin kishin filluar të thuheshin fjalët ‘agjent’, ‘kriminel’, ‘tradhtar’, por vetëm unë e dija kush ishte ai.

    E kisha njohur shpirtin e tij, nëpër vargje. Shpresoja se edhe mund të lirohej, por ditët kalonin dhe ai nuk po kthehej. Në fshat erdhi përsëri një lajm tjetër: Gëzim Medolli, ishte dënuar për tentativë arratisje, me 10 vjet burg.

    Ajo ditë mbeti e paharruar në jetën time. Ndoshta për herë të parë, urreva njerëzit e qeverisë, kuptova se njerëzit e regjimit dhe njerëzit e mirë, shkonin vazhdimisht në kahe të kundërta, për të mos u takuar më kurrë. Gëzimi kishte mbërritur në burgun e Spaçit. Atje do të shkruante:

    ‘Mirëmëngjes atdhe! Të përshëndes…! Dhe pse mbi sfonde telash, të ulen agimet…’!

    Lotoja vazhdimisht…”, kujton bashkëshortja e poetit, Yrmete Medolli.

    Pritja…!

    “Edhe pse u dënua me 10 vjet burg, vendosa ta pres. Ai sërish do të kthehej dhe ne përsëri do të ishim bashkë, por nuk do të ndodhte kështu. Kur kishin kaluar vetëm tre vjet, më 21 maj të vitit 1973, Gëzim Medolli, u ridënua edhe me 25 vjet të tjera, sepse kishte qenë mes 12 organizatorëve, të Revoltës së Spaçit. Përsëri u fsheha diku dhe lotova. Tashmë ai do të qëndronte në burg për 35 vjet.

    Më vonë në vitin 1980, do të mësoja një lajm tjetër, po kaq tronditës. Gëzimi ishte ridënuar edhe me 25 vjet burg të tjera. Atë ditë, pata përshtypjen, se e gjithë bota ishte çmendur. Nuk vonoi shumë dhe ai u dënua edhe një herë tjetër me 10 vjet burg.

    Gjithçka kishte marrë fund për të. Ai nuk do të dilte i gjallë prej andej. Përpiqesha të mësoja diçka për të, por lajmet që më vinin nga burgu, ishin të pakta. Isha e sigurt, vetëm për një gjë: ai edhe atje do të shkruante vargje, për të mposhtur dhimbjet dhe brengat e tij.

    Më vonë këto poezi, do t’i lexoja të gjitha. Shkruante poezi për pushkatimin e varjen e të burgosurve, për nekrologjitë dhe fatin e tyre, por edhe për shpresën dhe të nesërmen….

    ‘Ata binin nga plumbat,në krah të harrimit;Ata vdisnin urienë gjoks të përçmimit,Vareshin qelivedhe heshtnin kohët…Galerive mbeten nën gurë,nekrologji që s’u afishuan kurrë’!

    Tashmë isha e sigurt, se me Gëzim Medollin, nuk do të takohesha kurrë. Edhe për Gëzimin, nuk besoj se kishte mbetur ndonjë shpresë! Ndërkohë unë isha martuar, por nuk di pse ai, nuk më hiqej nga mendja. Kishte mbetur te loti dhe dhimbja ime…”!

    Fati për të qenë bashkë

    “Fati e deshi, që ai të lirohej në vitin 1989, kur era e demokracisë, dukej se do të afronte. Mora vesh që kishte ardhur në Korçë. U takuam përsëri. Nisi të më tregonte, për tmerret që kishte përjetuar, vuajtjet dhe torturat. Tregimet e tij, nuk kishin të mbaruar. Ai tregonte dhe unë e dëgjoja, qaja si atëherë, kur isha 18 vjeç. Gjithçka kishte qenë antinjerëzore.

    Tashmë kuptoja domethënien e vargjeve të tij;

    ‘Ekzistenca ime,një dosje,një numër,një skedë…’!

    Më tregoi se gjithnjë kishte ëndërruar, të takonte të atin, më tha se kishte ndërmend, të provonte sërish arratisjen, por këtë gjë nuk ia thoshte askujt.

    Kishte frikë, se mund ta arrestonin përsëri. Me këtë mendim, kaloi gati një vit. Punoi në minierë deri në vitin 1990, ku në një nga këto ditë, erdhi lajmi se; Gëzim Medolli, ishte arratisur përsëri.

    Ishte nisur për atje, të takonte të atin, por ky takim, nuk ndodhi kurrë”, kujton e tregon Yrmetja, bashkëshortja e Gëzimit.

    “Në policinë e Athinës, i kishin thënë se babai i tij, ishte gjetur i mbytur në rrethana misterioze në ujërat e Detit Egje, shumë pranë me kampin e refugjatëve, në Llavrios. Dyshohej se e kishin mbytur njerëzit e Sigurimit të Enver Hoxhës. Pas këtij lajmi të kobshëm, ai kishte shkuar buzë detit, ishte ulur atje dhe kishte qarë gjatë. Qante dhe i tregonte babait të tij, gjithçka që i kishte ndodhur. Që të dy nuk kishin patur fat.

    ‘Baba’, – pëshpëriste atje anës detit, ma vure emrin Gëzim, por unë nuk pata veç ditë të zeza…’! Ai u arratis, por vetëm unë e dija që ai do të kthehej.

    Po, u kthye që andej mjaft i dëshpëruar, me mendimin, se nuk do të shkonte më kurrë në Greqi, por herë pas here, ndjente dëshirën për të parë ujërat e Detit Egje, me shpresën se mes valëve dhe dallgëve, do të shfaqej babai i tij, të cilin nuk e kishte parë kurrë, që kur ishte një vjeç”.

    Martesa

    “Pikërisht në këtë kohë u martuam, – tregon dhe kujton me dhimbje Yrmetja, e cila e kishte dashuruar Medollin, që në rininë e saj. “Të them të drejtën, nuk dija nga t’ia nisja…! Nuk kishte as shtëpi, asgjë. Mehemet Medolli, vëllai i tij i vogël, e mori në shtëpinë e vet. Me punë, e caktuan fillimisht në minierën e Bitinckës dhe më pas në atë të Rehovës,. Tani, kur lexoj poezitë e tij, njëra prej tyre më pëlqen shumë. E titullon ‘E sigurt’.

    ‘Do të takohemi diku, e di… në tren,/ tramvaj,/ në holl,apo…nën një copëz re me shi.Do të puthemi prapë, e ndjej…në prag, në bar, në mol apo…nën mijëra copa diej…’!

    E lexoj dhe qaj. Pasi u martova me Gëzmin, na çuan te një shtëpi e vjetër, që dikur kishte shërbyer si shkollë. Nuk kishte as dyer, as dritare. Më 2 dhjetor të vitit 1992, lindëm Elionën.

    Më kujtohet si sot. Bënte shumë ftohtë dhe binte borë e madhe. Nuk kishim as dritë, as ujë, as bukë, as veshje, as punë. Lëviznim si dy hije, mes errësirës, por në çdo cep të dhomës që të shkonim, të ftohtët ishte njëlloj. Shtëpia ku jetonim, ngjante më së shumti me një burg.

    Shpesh më kujtoheshin vargjet e tij:

    Pol më pol shtegtimin enda,akuj jashtë e akuj brenda…!Det më det me valët renda,stuhi jashtë, e acar brenda.Yll më yll, shigjetë ngava,Mbi një hon me akuj, shkava…Gjaku ngrinte nëpër rremba,akuj jashtë e, akuj brenda…’!

    Përmes atij acari dhe akulli, ne të dy, unë dhe Gëzimi, përpiqeshim të ngrohnim me shpirtrat tanë, trupin e vogël të Elionës. Jeta jonë, ishte një tmerr i vërtetë.

    Nuk kishim me se ta mbështillnim. Mbaj mend, që na ndihmuan komshinjtë, na sollën gjithçka kishin mundësi, por varfëria jonë, mbetej e përhershme. Në vitin 1992, Gëzim Medolli u zgjodh kryetar i “Ballit Kombëtar” në Korçë, por ne përsëri mbetëm njësoj të varfër.

    Në vitin 1996, ai u zgjodh sekretar i Përgjithshëm i “Ballit Kombëtar” në Tiranë, por pas një viti filluan trazirat. Shpresa jonë për një jetë më të mirë, kishte nisur të merrte fund. Fatmirësisht, në vitin 1996, u sistemuam në një apartament të rregullt, por përsëri nuk kishim asgjë…”!

    Pa bukë…!

    “Në vitin 1997 e, në vazhdim, gjendja jonë ekonomike u bë edhe më e keqe. Vazhdonim të ishim pa ujë, pa drita, pa bukë, pa veshje, pa gjithçka tjetër…!

    Gjithë mbrëmjen dhe orët e vona të natës, i kalonim pa dritë. Mbaj mend që ushqimin e Elionës, e përgatisnim duke ndezur letra, e duke i zier makarona, në xhezven e kafesë.

    Me këtë mënyrë jetese, do të vijonim deri në vitin 2004. Elektricistët vinin dhe na prisnin dritat, se nuk paguanim dot faturat e energjisë, ata të ujësjellësit, vinin dhe na prisnin ujin. Shkoja, sa te një zyrë, te një tjetër, që të na lëshonin dritat, por të gjithë më mbyllnin derën; ‘Paguaje’!- më thoshin.

    Në të vërtetë, nuk ishim vetëm ne që nuk paguanim, kishte edhe shumë të tjerë, por me familjen tonë, silleshin njësoj si atëherë, kur Medollët i kishin quajtur kriminelë.

    Sa herë Gëzimi hynte në shtëpi, pyeste për dritat. ‘Nuk do të kemi’, i përgjigjesha. ‘Po ujë’? më pyeste ai. ‘As ujë’, ishte përgjigjja ime.

    Ai qëndronte i heshtur dhe i dëshpëruar. ‘Po sa lekë, na janë bërë të papaguara, deri tani’? pyeste pas një çasti heshtjeje. Në të vërtetë, ai nuk e donte përgjigjen, sepse ne nuk ishim në gjendje të paguanim. Unë e dija dhe heshtja, heshte dhe ai. Përpiqeshim ta lidhin fshehurazi, energjinë, por ata e merrnin vesh dhe na vinin në çast. Përsëri mbeteshim pa drita…”!

    Vdekja e poetit

    “Ishte 30 prill i vitit 2004, kur ai hyri në dhomë dhe pas një infarkti vdiq. Edhe atë natë, nuk patëm drita. Nuk do ta harroj kurrë, atë natë të zezë.

    Në tavolinën ku shkruante, i kishte mbetur vetëm një paketë “DS”, me pesë cigare, shkrepësja e përgjysmuar, syzet, një flamur kuq e zi dhe asgjë tjetër. Këto sende, i ruajmë edhe sot e kësaj dite. Eliona ra mbi trupin e tij dhe e mbuloi me të qara.

    ‘Ngrehu baba, – i thoshte ajo,-  mos më lër vetëm, unë të dua shumë. Të lutem baba, hapi sytë edhe një herë. Më fol edhe një fjalë, edhe një fjalë’,- vajtonte Eliona, por ai qëndronte i heshtur.

    Dukej sikur ende pyeste: ‘Po sot a do të kemi drita’?! Po ujë a do të kemi?! A është gati darka e Elionës”?, kujton e tregon me dhimbjeve, Yrmete Medolli.

    “E hoqa Elionën nga krahët e të atit dhe i thashë: Sill flamurin kuq e zi, sepse vetëm për atë flamur, betohej babai yt’. E mbuluam me flamurin kombëtar. Vetëm atë çast, m’u duk sikur ai u ngroh, sikur nisi të qetësohej.

    Nuk arriti të hante darkë. Të nesërmen e varrosëm, por nuk do ta harroj kurrë, që ai u varros pa ngrënë bukë. Pas përhapjes së lajmit, në shtëpinë tonë, erdhën shumë njerëz. Vdekja e Gëzimit, i mblodhi të gjithë. Atë natë të zezë, na u mblodhën mjaft lekë.

    Të nesërmen, shkova tek elektriku dhe me paratë e vdekjes së Gëzimit, pagova faturat e energjisë elektrike dhe të ujit. Eliona Vazhdonte të qante. ‘Mos qaj Elona i thosha’, ndërsa në të vërtetë, i thosha po ato vargje, që kishte shkruar babai i saj:

    ‘Mos qaj Mirel…

    Ai iku drejt qiellit,

    të t’i mbledhë lulet.

     Mos qaj Mirel…’!

     Ai ngau drejt,

     zemrës së diellit,

     të të sjellë rrezet…

     Mos qaj Mirel…

     Mos qaj…”,

    kujton Yrmetja, me të njëjtën dhimbje që e shoqëri gjithë jetën e saj./ shqiptarja.com

    ObserverKult

    Shën Tereza

    Lexo edhe:

    “NDIHMO NJERËZIT, JEPI BOTËS MË TË MIRËN”, POEZI MOTIVUESE NGA NËNË TEREZA

    E madhja Nënë Tereza, me poezitë e saja ka frymëzuar dhe motivuar njerëz për t’u ballafaquar e tejkaluar pengesat e problemet. Ato janë përplot mesazhe që ua rikthejnë besimin e humbur, besimin e lëkundur.Në vazhdim mund të lexoni njërën nga poezitë e Nënë Terezës.

    Nënë Tereza: Jep çka ke më të mirë

    Njeriu është i paarsyeshëm, i palogjikshëm, egoistnuk ka rëndësi, duaje.Po bëre mirë, do të të veshin qëllime dytësore egoistes’ka rëndësi, bëj mirë.

    Po realizove objektivat e tua, do të gjesh miq të rremë dhe armiq të vërtetës’ka rëndësi, realizoji.E mira që bën do të harrohet nesër

    Poezinë e plotë mund ta lexoni KËTU:

    ObserverKult

  • Strakosha në Itali, bashkë me te edhe ish-ët e Milanit, Interit e Juventusit

    Strakosha në Itali, bashkë me te edhe ish-ët e Milanit, Interit e Juventusit

    Thomas Strakosha do të kthehet të luajë përsëri në një stadium në Itali, aty ku shpërtheu në futbollin e rëndësishëm kur vishte fanellën e Lacios.
    Portieri i Kombëtares shqiptare, ka zbarkuar sot përsëri në Itali, më saktësisht në Firence, ku nesër skuadra e tij, AEK i Athinës, do të përballet me Fiorentinën në ndeshjen e vlefshme për Ligën e Konferencës.
    Përkrah tij në radhët e AEK-ut ai ka emra shumë të njohur të futbollit në Itali si ish-milanistin Luka Joviç, ish-interistin Zhoao Mario apo ish-juventinin Roberto Pereira. AEK-u është në kuotën e 4 pikëve pas 3 ndeshjeve të luajtura, ndërsa Fiorentina është në kuotën e 6 pikëve.

  • Nëntori rezervon surpriza, katër shenjat e zodiakut që do të gjejnë dashurinë

    Nëntori rezervon surpriza, katër shenjat e zodiakut që do të gjejnë dashurinë

    Nëntori rezervon surpriza për disa shenja me fat në sektorin e marrëdhënieve. Është muaji ku zemra merr përsëri drejtimin. Energjia e vjeshtës transformohet në butësi, shoqëri dhe dëshirë për lidhje autentike.
    Yjet sjellin ndjesi romantike, takime të papritura dhe mundësinë për të përjetuar përsëri ndjenjat e vërteta, pikërisht kur menduam se zemrat tona kishin nevojë për një pushim.
    Disa shenja do të tërhiqen nga një energji më e butë dhe më e thellë, plot spontanitet dhe ndershmëri. Është një periudhë që favorizon ata që nuk kanë frikë të dëgjojnë intuitën e tyre dhe i lënë emocionet e tyre t’i habisin.
    Le të shohim se cilat shenja të zodiakut do të jenë veçanërisht me fat në dashuri këtë muaj.
    Demi
    Nëntori i sjell Demit stabilitet, butësi dhe një dëshirë të ripërtërirë për të ndërtuar diçka kuptimplote. Planetët krijojnë mjedisin ideal për thellimin e marrëdhënieve të reja ose ringjalljen e lidhjeve që kanë humbur vitalitetin e tyre. Është një kohë kur butësia mbizotëron mbi impulsin dhe aktet e vogla të dashurisë flasin më shumë se fjalët.
    Gaforrja
    Për Gaforren, nëntori sjell një energji të ngrohtë emocionale. Ata të kësaj shenje do të ndiejnë një nevojë të fortë për afërsi dhe ndarje, dhe universi do të përgjigjet me mundësi të reja. Është muaji ideal për të krijuar lidhje të bazuara në besim dhe empati. Edhe ata që janë zhgënjyer kohët e fundit do të gjejnë ngushëllim dhe një fillim të ri: zemra do të besojë përsëri në dashuri, këtë herë me pjekuri më të madhe.
    Shigjetari
    Shigjetari rizbulon natyrën e shkujdesur dhe pasionante që i karakterizon. Nëntori i shtyn drejt emocioneve të reja, plot entuziazëm dhe zbulime.
    Yjet favorizojnë flirtet që lindin spontanisht, ndoshta në një udhëtim ose në një takim të rastësishëm. Është një muaj që e fton Shigjetarin të jetojë pa shumë “duhet”, duke ndjekur instinktin dhe duke shijuar çdo moment.
    Peshqit
    Peshqit janë ndër të preferuarit e mëdhenj të periudhës. Dashuria kthehet në plan të parë me gjithë imagjinatën dhe fuqinë e saj romantike.
    Planetët forcojnë marrëdhëniet dhe lidhjet e sinqerta që lindin nga afiniteti i thellë emocional, jo nga tërheqja sipërfaqësore. Nëntori parashikohet të jetë plot me emocione intensive dhe është ideal për ata që ëndërrojnë një marrëdhënie që i flet drejtpërdrejt zemrës dhe shpirtit.

  • Këto katër shenja të zodiakut do ta gjejnë dashurinë në nëntor

    Këto katër shenja të zodiakut do ta gjejnë dashurinë në nëntor

  • Ja cilat shenja të zodiakut do ta gjejnë dashurinë në nëntor

    Ja cilat shenja të zodiakut do ta gjejnë dashurinë në nëntor

  • Banorët e Metoqit: “Ju lutemi, na ndihmoni! Ura po shkatërrohet përsëri” – VIDEO

    Banorët e Metoqit: “Ju lutemi, na ndihmoni! Ura po shkatërrohet përsëri” – VIDEO

    Banorët e Metoqit: “Ju lutemi, na ndihmoni! Ura po shkatërrohet përsëri”
     
    Banorët e fshatit Metoq i janë drejtuar sërish Saranda Web me një ankesë: dërrasat e urës, që lidh lagjen me pjesën tjetër të zonës, po dëmtohet përsëri.
     
    Vetëm katër muaj më parë, pas publikimit në Saranda Web, u bë një ndërhyrje për riparimin e saj, por dëmtimet janë rikthyer. Drasat janë çarë dhe lëvizin nën peshën e automjeteve, duke rrezikuar kalimtarët.
     
    “E riparuan, por tani po shkatërrohet përsëri. Çdo ditë kalojnë fëmijë dhe makina — është e rrezikshme,” shprehen banorët.
    Banorët kërkojnë ndërhyrje urgjente dhe një zgjidhje të qëndrueshme për urën.
     
    Website Saranda Web
    Facebook Saranda Web
    Instagram saranda.web
    Youtube sarandaweb
    Tiktok saranda.web
    Pinterest sarandaweb
    in sarandaweb

  • Deklarata për Gonzaton, PS kërkon përjashtimin e Berishën për 30 ditë: Nuk kam fyer asnjë ambasador

    Deklarata për Gonzaton, PS kërkon përjashtimin e Berishën për 30 ditë: Nuk kam fyer asnjë ambasador

    Sali Berisha

    TIRANË-“Bazuar në nenin 10, ndalimi i ngacmimit seksual, deputetit i ndalohet çdo sjellje me natyrë seksuale që prek dinjitetin e cilit do, bazuar në nenin 65 fraksion 1, masa disiplinore përjashtim nga pjesëmarrja nga komisione dhe seanca plenare. Zoti kryetar ju informoj që i jemi drejtuar komisionit të etikës për të kërkuar përjashtimin për 30 ditë të deputetit Sali Berisha”, tha Taulant Balla.
    “T’i përgjigjesh një shpifësi të denatyruar moralisht dhe në integritetin e tij njerëzor, nuk ia vlen të humbasësh kohë.Por ajo që dua të them edhe njëherë, nuk kam bërë asnjë fyerje ndaj asnjë ambasadori, por kam shprehur mendimet e mia këtu, siç do t’i shpreh haptas në çdo rast. Kam kërkuar nga ky parlament, dhe jashtë këtij parlamenti, nga ambasadori Gonzato, të na tregojë se cilën direktivë, se ai ka mbështetur këtë ligj dhe zonja Marta Kos deklaron se ai ka mbajtur qëndrimin e BE. Plotësisht dakord. Por përsëri, cila direktivë e BE- BE funksionon me direktiva- cila direktivë e BE përdor terminologjinë e përkatësisë së shumëfishtë gjinore. Ta shoh, ta di, sepse ekspertë të shquar që unë njoh, më kanë konfirmuar se asnjëra nga direktivat e BE nuk kanë këtë terminologji, por janë që të gjitha në binaritet,flasin për burrin dhe gruan. Kjo është e tëra. Çdo lloj interpretimi sui generis është problemi i atij që e bën. Por unë përsëri dhe përsëri deklaroj këtu se jam kundër çdo forme diskriminimi dhe pabarazie, por jam në mënyrë kategorike kundër çdo përpjekje për të riformatuar antropologjinë njerëzore, binaritetin e gjinisë, Kushtetutën e Shqipërisë, kodet e vendit, të cilat sanksionojnë këtë binaritet si themel juridik të rendit kushtetues të Shqipërisë,”-u shpreh Berisha në Kuvend.